Berisha ul taksat për bixhozin

Këshilli i Ministrave vendosi dje të ulë taksat për lojërat e fatit dhe kazinotë e të gjitha llojeve, ku përfshihet edhe ulja e taksës së licencës për katër kazino të projektuara për t‘u ndërtuar në bregdet me 3.3 herë. Me një vendim të publikuar dje në faqen zyrtare të qeverisë në internet, taksat për ushtrimin e veprimtarisë zëvendësohen nga taksa që paguhen një herë, në taksa të përvitshme. Kategoritë e industrisë së bixhozit ndryshohen paksa në krahasim me ligjin e mëparshëm, por edhe taksat ulen shumë herë.

Kazinotë

Një vendim i qeverisë së mëparshme dhe që daton në vitin 2004, përcaktoi se në Shqipëri duhej të lëshoheshin pesë licenca për kazino. Nga këto, licenca e parë për kazinonë në Tiranë u dha në vitin 2005. Një debat publik shoqëroi dhënien e licencës dhe miratimin e një ligji për lojërat e fatit, ku qeveritarët e sotëm u shprehën kundër aktiviteteve të këtij lloji në parim dhe kërkuan rritjen e taksës së licencës së kazinosë në 10 milionë dollarë. Mazhoranca e asaj kohe e pranoi këtë kusht. Katër vite më vonë, ndërsa në Shqipëri është lëshuar ende vetëm një licencë kazinoje, qeveria e ndryshoi ligjin, duke kategorizuar më vete "kazinotë në zonat bregdetare" dhe veçmas kazinotë në Tiranë. Në fakt, të katër kazinotë e tjera janë projektuar të hapen përkatësisht në Sarandë, Vlorë, Durrës dhe Velipojë. Taksa e licencës për këto kazino u vendos 300 milionë lekë, (rreth 3 milionë dollar&eumlsmiley.

Bixhozi tjetër

Ligji i mëparshëm kërkonte 120 milionë lekë (1.2 milionë dollar&eumlsmiley taksë licence për organizimin e basteve sportive. Ndryshimi i propozuar dje nga qeveria e ul këtë taksë në 2 milionë lekë në vit (20 mijë euro).

Po kështu, për licencat për bastet në pista sportive (hipodromet), ulen nga 20 milionë lekë (rreth 2 milionë dollar&eumlsmiley për t‘u paguar vetëm një herë, në 2 milionë lekë që duhet të paguhen një herë në vit.

Vetëm licencat për lotari kombëtare do të kushtojnë më shtrenjtë, sipas vendimit të djeshëm. Për të marrë një të tillë duhet të paguhen 300 milionë lekë (3 milionë dollar&eumlsmiley, ndërsa më parë kjo licencë kushtonte vetëm 1.2 milionë dollarë. Në ulje janë edhe taksat për licenca bingosh tradicionale, apo televizive. Një licencë e tillë kushtonte 10 milionë lekë dhe paguhej vetëm një herë. Tani do të kushtojë 2 milionë lekë në vit.

Industria e bixhozit në rritje

Gjithmonë është thënë se bixhozi dhe ekonomia kanë ecuri të kundërta. Kur ekonomia ecën keq, bixhozi rritet dhe anasjelltas. Të varfrit luajnë bixhoz më shumë se të pasurit dhe natyrisht dëmtohen prej bixhozit edhe më shumë. Kjo gjë duket se po ndodh edhe këto kohë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, vitin e kaluar xhiroja e industrisë së bixhozit në Shqipëri shënoi "rritje dyshifrore". Shqiptarët shpenzuan më shumë se 100 milionë dollarë në bixhoz dhe lotari gjatë vitit të kaluar, me një rritje 70% në krahasim me vitin 2007. "Për shumë vite, të ardhurat nga bixhozi dhe lotaritë sportive kanë njohur vetëm rritje", tha Redian Kristo, i zyrës për kontrollin e bixhozit, cituar nga agjencia franceze e lajmeve AFP.

Industria e bixhozit shoqërohet pothuajse gjithmonë me kriminalitet. Në disa vende, metoda të gabuara taksimi të kësaj industrie e kanë bërë bixhozin fushën më të lehtë dhe me kosto më të ulët të pastrimit të parave. Rastet e vrasjeve, vetëvrasjeve, apo krimeve të tjera të lidhura me industrinë e bixhozit raportohen vazhdimisht në median shqiptare. Shqipëria njohu një bum të lojërave të fatit në vitet ‘98-‘99. Sot duket se industria po përjeton një bum të ri.

Rikthehen dyqanet pa taksa në kufi

Qeveria u hap rrugë dyqaneve të mbyllura si subjekte kampione të kontrabandës me mallra të forta

Në vitin 1999, dyqanet pa taksa në pikat e kalimit të kufirit (duty free shop) qenë bizneset më fitimprurëse të kohës. Fluksi i njerëzve që kalonin kufirin mund të blinin mallra të fortë si cigare, apo pije alkoolike pa paguar taksa. Qeveria e kohës pa se si një pjesë e konsiderueshme cigaresh që shkonin në këto dyqane të ndërtuara në tokën e askujt, gjenin rrugën për të kaluar në tregun e brendshëm, i cili u përmbyt nga cigare, apo pije alkoolike që shiteshin pa pullë fiskale. Për këtë arsye, në atë kohë u vendos që dyqanet pa taksa të mbylleshin në të gjitha pikat kufitare dhe licencat përkatëse për ushtrimin e aktivitetit të anuloheshin. Nga ky vendim u përjashtua vetëm Aeroporti i Rinasit, i vetmi aeroport ndërkombëtar i vendit dhe praktikisht e vetmja pikë kufitare ku kontrolli mund të shmangë transformimin e këtyre dyqaneve në rrugë kontrabande.

Dje, pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, qeveria vendosi t‘i rihapë dyqanet pa taksa në pikat kufitare, si dhe sanksionoi një procedurë ligjore që do t‘i mundësojë ministrit të Financave të lëshojë licencat brenda një afati maksimal prej 55 ditësh. Duke qenë se bëhet fjalë për një vendim qeverie, ai mund të zbatohet menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare, gjë që do të thotë se brenda qershorit të këtij viti, në të gjitha pikat kufitare mund të hapen dyqane pa taksa dhe afati i licencave do të jetë pesë vjet.

Dyqanet e Rinasit, në rishqyrtim

Vendimi i qeverisë ka sanksionuar se disa dyqane ekzistuese "duty free", të cilat operojnë aktualisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, do të hyjnë në procedurë rilicencimi.

"Subjektet, të cilat operojnë me autorizim/licencë për ushtrim të veprimtarisë ‘duty free‘, brenda një periudhe tremujore duhet të përshtaten me kriteret e reja dhe të pajisen me autorizimin përkatës. Mospajisja me autorizimin përkatës, sipas dispozitave të këtij vendimi, i humbet të drejtën e ushtrimit të aktivitetit, si ‘duty free‘", thotë vendimi i djeshëm.

Afatet

Subjektet e interesuara do të dorëzojnë kërkesën për dyqan pa taksa në pikën doganore përkatëse, në zonën ku do ta hapin dyqanin. Dogana ia transferon dokumentet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave brenda 15 ditëve.

DPD-ja shqyrton dokumentet dhe ia transferon Ministrisë së Financave brenda 10 ditëve.

Ministria e Financave lëshon lejen përkatëse pas shqyrtimit, por jo më vonë se 30 ditë nga marrja e dokumenteve. Nga dorëzimi i kërkesës, deri në miratimin e licencës, nuk do të kalojnë më shumë se 55 ditë.

Kostot

Për të hapur një dyqan pa taksa, subjekti i interesuar duhet të marrë parasysh se do të detyrohet të paguajë një tarifë vjetore prej 20 mijë eurosh te doganat. Në rastin e marrjes së autorizimit për magazinë doganore "duty free" në bordin e anijeve dhe të avionëve, tarifa vjetore e autorizimit është dhjetë mijë euro. Duke qenë se licencat pritet të lëshohen tani shpejt, qeveria në vendim ka parashikuar edhe rastet kur puna do të fillojë në mes të vitit.

"Nëse subjekti e merr autorizimin gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, paguhet 100 për qind e taksës, nëse e merr autorizimin në gjashtëmujorin e dytë të vitit, paguhet 50 për qind e masës së tarifës vjetore", thotë vendimi i qeverisë.

21 Komente

26 Mar 2009 | Kryesore

Titulli:Berisha ul taksat per bixhozin.

Hyrje e artikullit: Këshilli i Ministrave vendosi dje të ulë taksat për lojërat e fatit dhe kazinotë e të gjitha llojeve.....

tani pretendoni qe jeni edhe te pa-anshem???

ps. mos me kujtoni se edhe origjinali eshte keshtu.....

tani pretendoni qe jeni edhe te pa-anshem???

Peshku s'pretendon qe eshte i paanshem, apo apolitik. Mos i akuzo kot.

Ta shnderrojme Shqiperine, ne nje Montekarlo te Ballkanit.

Ti Cen Cen po ben gje dallim midis Berishes dhe Keshillit te Ministrave? Dhe mendon se njesimi i ketyre te dyve perben anshmeri? Me ka kapur mua dielli i drekes apo te ka kapur ty?

parate qe kane bere per shume vite me duar te pasterta, me piramidat, me Fazlliçerat & Co. do te na i investokerkan ne kazino...

nuk them se i biri, e bija, dhenderri apo kunati i kujt sepse nisin e me ushetojne veshet: horr, gjidi edepsiz te nzjerr dosjen, po motra e nena jote çfare do te behen, ne motele...

Ketu ne hije Berisha me del njejes.

Keshilli i ministrave nj,e dy..... shume ministra, me del shumes

Nqs arikulli do me nenkuptu ndonje gja tjeter eshte pune tjeter.

Dmth kur flitet per Bashkine e Tiranes nuk duhet thene asnjehere Edi Rama?

Keshilli im Ministrave do thoshte Berisha. Vendi im, qeveria ime, partia ime, une, mua, populli im, delet e mia - nuk dija gje, s'eshte pergjegjesia ime.

Po a nuk eshte plage e madhe kjo qe po i ther ketij populli ky legen? E nisi Nano degjenerata, e vazhdon Sala... Kazino, bixhoz, zhvatje.

Tirana eshte pellembe e Lojra fati - sa me pelqen kur Bixhozit i referohemi me fjale te embla si "Loje"...

Turpi juaj zoti Kryeministri im.

Ok mer ok kush jua prishe juve, nuk eshte tendencioz aspak.

E la me kaq se nuk kam nder mend te mbush koken time e te zbras tuajen.

Ne fakt dhe disa vende te tjera e aplikojne kete metode , vec une do ta kundershtoja caze per vete faktin se ne nje vend si Shqiperia, ku plot tregtare perpiqen ti shmangen detyrimit fiskal, kjo metode do beje qe shum prodhime ti shmangen takses doganore, megjithse dhe dy vjet,  e taksa doganore per shumicen e produkteve do te shkoje zero, sipas marrveshjes MSA.  Une do te rekomandoja per taksa te reduktuara apo te pergjysmuara.

mua me cudit se ate qe e shof me syte e mi,  te tjerat - ne kete rast gazetat - te bejne te dyshosh dhe te thuash ore a e pashe apo jo???

sa fola me njerin qe eshte ne fushen e lojrave te fatit, dhe i thashe qe duhet te jesh i kenaqur se te ulen taksat, dhe tha ca ulje mor burr, vetem na i ngrene per cdo dite.

Tani ke te besoj, nje gazete e pavarur nga qeveria, por e varur nga kundershtari i qeverise, apo ate qe meret me kete pune ne te vertete???

nejse, ne shqiperi jemi, te gjithe jemi specialiste te gjithckaje dhe asgjeje....

Bravo Berisha, i zgjidhi problemet e Shqiperise! smiley

e po mire beri qe uli taksat, ne kte menyre mbase ata i "lirojne" njecik kompjuterat se lane lesht cunat!

"e po mire beri" - mire beri qe i uli, mire do bente dhe po ti ngrinte, mire do bente dhe po mo ti levizte. "epo mire epo mire", mjafton qe e ka bere ose s'e ka bere berisha pa gjithmone "epo mire" eshte.

Hajde police thuj dhe ti "epo mire"

smiley

së pari: Mirë që qeveria(dmth Këshilli i ministrave) është shprehje e vullnetit të Berishës dhe i nënshtrohet pa asnjë kundërshtim, por sado fshatar që të jetë Berisha dhe këshilltarët e tij, nuk do ta fusnin fjalën BIXHOZ në formulimin e tekstit të ligjit.

Së dyti: Rruga më e mirë për të çveshur njerëzit në momentet e krizave, janë pikërisht ëndërrat me fitimet në lojëra dhe kazino... dhe këtu Qeveria, duke favorizuar tregun e përhapjes së kësaj tipologjie tregu fitimprues, tregon vetëm që: AS NUK I BIJE NDËRMËND PËR POPULLIN.

...boooo, laj-shplaj-thaj, kalo edhe 20 vjete, po.......ngeli ai
dmth.........i thençin,  se per veten e vet po bo hajer ai...kush e di sa pare ka marre lobby i kumarshitesve...po pergatit pensjonin tjetri, mbase ka ndonje parandjenje te keqe si dihet kohe te veshtira.

Ku eshte shoqeria civile, OJQ-rat, anal-istat, Mjafti, opozitat etj etj? Ka me turp se kjo? Eshte tamam loje para zgjedhjeve - hajde te fitojme sa te kemi mundesi para se te ikim... hajde te shperndajme ca licenca duty free (dmth be lek per kokerr t`qejfit) se po na vjen dita me ike...

E thjeshte fare.Eshte nje element i Paktes antikrize. Ndersa bota po perjeton efektet e Krize se Kapitalizmit Kaziono, "Marjo magjistari" stimulon lulezimine Kazinove ne kohe krizash. Ku do shkojne te papunet e depresuar? Duhen ushqyer iluzionet e Al-dorados.

Ka nje lidhje te shkurter midis vendimeve te KM dhe kazinove,se nje qeveri nuk mund te mblidhet posacerisht per uljen e tasave te kazinove.,sepse ka shume aktivitete te tjera qe kane si baze," shance  per fitim" si,llotarite,bastet etj...me kete rast boset e kazinove nuk do ta lene pa ndonje"thele shperblimi" bosin e vendimeve te KM!

AV影音娛樂網-情色視訊區.av女優-成人交友網站日本av-色情視訊娛樂網.日本av女優-美女視訊區.色情av-情色視訊聊天室.av下載-成人視訊聊天室.免費av-情色視訊成人網.成人av-色情交友聊天室.情色av-愛情公寓成人交友網.av383成人-視訊成人網站.av美女-正妹視訊區.av片-情色影音娛樂論壇.av女郎-成人交友網.巨乳av-情色視訊娛樂區.av巨乳-情色視訊成人網站.av成人-愛情公寓情色交友站.美女-成人交友情色聊天室.av美女-情色視訊成人網站.美女交友-情色成人網站.美女視訊-成人交友區.情色美女-視訊聊天室.視訊美女-情色娛樂站.美女寫真-AV成人視訊網.美女遊戲-色情視訊區.美女圖片-A片視訊影音站.美女照片-SEX視訊娛樂區.美女牆-成人交友網站.正妹牆-情色視訊聊天室.無名正妹-視訊成人網站

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).