Berisha: Prokuroria po funksionon si parti politike

Kreu i qeverisë akuzon përdorimin e Prokurorisë

 

“Opinioni i qytetarëve? Përgjigjja në Kashar”

 

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje Prokurorinë e Përgjithshme se po përdoret si parti politike. I pyetur dje nga media në lidhje me dosjet e hetimit mbi shpërthimin në Gërdec, Berisha tha se nuk pajtohet me një Prokurori që nxjerr dosjet në media. Sipas tij, po bëhet një presion mbi sistemin e drejtësisë për të fabrikuar akuza politike. “A e keni parë sot dosjen të publikuar në media? Kush e nxori dosjen? E nxori opozita? Jo, nuk e ka nxjerrë opozita. Unë do doja të thosha se e ka nxjerrë opozita. E ka nxjerrë ai, që do ta shndërrojë Prokurorinë në parti politike. Ata e kanë nxjerrë, sepse po të kishte argumente dhe po të ishin të fortë, botonin gazeta. Por nuk ka nevojë për gazeta. Kemi një sistem gjyqësor të konsoliduar në 3 shkallë. Duhet të kemi besim të plotë. Por, kur nuk ke besim tek gjykata dhe shkon u bën presion, siç ka ndodhur, atë e përdor, por keqpërdor dhe opozitën dhe median”, - deklaroi dje kreu i ekzekutivit. Sipas tij, Prokuroria ka ndërmarrë akuza false në këtë hetim që nga fillimi i tij. “Prokuroria, me akuzat false që ka formuluar në fillim, ka përdhosur të vdekurit. Në mënyrën se si nisi Prokuroria, me urdhrat politike, për të formuluar pseudo-akuza, ka qenë ky Kryeministër që ju ka thënë ju se duhet të zbardhet e vërteta dhe duhet të jeni të bindur se e kam bërë jo për të mbrojtur ndokënd mbi tokë, por vetëm për të mbrojtur hetimin që duhet të bëhej, pasi, nëse e akuzon tjetrin për atë që nuk qëndron, siç iu tha zotit Mediu se ai ka shmangur dhe anashkaluar ushtarakët, kjo është si t'i thuash këtij populli se “ti ha bar””, - tha më tej Berisha. Ai shtoi se janë anashkaluar 32 dokumente që tregojnë se ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, nuk kishte shmangur ushtrinë siç pretendon prokuroria. Si kreu i mazhoranës, ai tha se nuk pajtohet me këto metoda, që sipas tij, kanë thyer edhe Kodin e Vdekjes së shqiptarit. “Nuk mund të pajtohem kur shoh që nuk ngurohet të shkelmohet edhe Kodi i Vdekjes, kodi më i lashtë dhe më sublim i këtij kombi, por besoj i çdo kombi të qytetëruar. Të gjithë jemi vdekatar, ndaj mundësisht respekto dhe lexo zgjedhësit e Kasharit”, - shtoi Berisha.

Kreu i qeverisë tha më tej se për këtë çështje janë të ndërgjegjshëm edhe qytetarët shqiptarë. Ai mori shembullin e Komunës së Kasharit, e cila zhvilloi zgjedhjet pak muaj pas tragjedisë së Gërdecit. Berisha tha se qytetarët e Kasharit ndëshkuan me votë politikën që përdhos edhe të vdekurit. “Të përvetësosh opinionin e qytetarëve, të shpallësh veten padron të opinionit të tyre, pa e vlerësuar dhe njohur atë, nuk bën gjë tjetër veçse përsërit klishetë e vjetra staliniste në këtë vend. A patët një test elektoral në Kashar? Ju mendoni se nuk janë qenie shoqërore qytetarët e Kasharit? Ju mendoni se ata nuk kanë dhembshuri? Ata kanë dhembshuri shumë herë më të madhe se të gjithë të tjerët, sepse jetojnë ngjitur me qytetarët e Vorës dhe ata, me votën e tyre vërtetuan manipulimin me shpirtrat e viktimave të Gërdecit. Dhe cili ishte qëndrimi i tyre? Qëndrimi ishte ndëshkimi”, - deklaroi Berisha.

 

Berisha: Do investojmë në cilësinë e arsimit

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, mori pjesë dje në Konferencën e Rrjetit të Universiteteve Shqipfolëse, me temë “Problemet e sotme dhe sfidat e të ardhmes”, nga ku premtoi se qeveria e tij do të investojë më shumë në arsim, veçanërisht në cilësinë e tij. Berisha tha se në këto katër vjet është bërë e mundur realizmi i një reforme që mundësoi hapjen e dyerve të universiteteve si dhe rritjen e pagave të arsimtarëve. “Është e vërtetë që paralel me arsimin duhet të ecë cilësia e tij, por për këtë nuk ka asnjë pengesë. Kjo arrihet kur bashkërisht ne të kërkojmë resurset, të kërkojmë të gjitha potencialet, t’i mobilizojmë ato. Kjo arrihet duke hapur hapësira gjithnjë e më të mëdha për sektorin privat në arsim, duke ndarë me sektorin privat përgjegjësinë në këtë mision të madh. Arsimi nuk është lëmoshë, ne nuk duhet ta kuptojmë arsimin si asistencë sociale”, - deklaroi Berisha, në fund të flasë së tij, ai theksoi se arsimi është pritoritar për këtë qeverisë. “Dua t’ju siguroj se reforma e ndërmarrë gjatë këtyre katër viteve në arsim, me të cilën ne ia dolëm të dyfishojmë buxhetin në sektorin publik, të dyfishojmë së shpejti rrogat e arsimtarëve, të shtrijmë internetin në të gjitha shkollat e Shqipërisë, proces që përfundon këtë muaj, do të vazhdojë dhe në katër vitet që vijnë me vendosmërinë më të madhe. Asgjë nuk ka më të rëndësishme, më serioze për një komb, për një vend, sesa arsimimi, edukimi”, - tha Berisha.

4 Komente

A e keni parë sot dosjen të publikuar në media? Kush e nxori dosjen? E nxori opozita? Jo, nuk e ka nxjerrë opozita. Unë do doja të thosha se e ka nxjerrë opozita.

????? S'po di kush s'eshte ne rregull nga trute, k-ministri apo gaze-tari dhe redaktori.

Po si eshte e mundur qe ty si "Komandant" i ekzekutivit te te shkojne per shalesh 32 dokumente te firmosura per te vrare njerez ...si eshte e mundur te te shkojne per shalesh  25 kuadrot drejtues te ushtrise , perfshi dhe shefin e shtabit te pergjithshem , si kontrabandiste e shkeles ligji.....si eshte mundur qe te shkojne per shalesh struktura te tera te kontrollit e informimit si Shiku , Min e Ekonomise , Financave , Kontrolli i Shtetit...si eshte e mundur te te shkoje per shalesh ideja strategjikee demolimit smiley  te rekomanduar nga NATO , pa kontrolle e pergjegjesi , pa afate e raportime....si eshte e mundur tii kerkosh djalit llogari per kete lidhje dhe pasi merr pergjigjen "Jo babe" prej tij , te deklarosh me paturpesi  pasi ndodh ngjarja  dy atre muaj me vone ....."Une s'di gje". Ne te vertet ti di por ke mesuar vetem drejtimin e nje Shteti Rumpalle qe ta ka thane baba tye se eshte shteti me efektiv.

Si eshte e mundur te duroje kete KARSHILLEK ky Popull, Ajo Parti qe te ka ne krye, Ky ekzekutiv me lepuj qe i tremb e kercenon nga mengjesi ne darke me DOSJET..... Dhe paturpesia me e madhe qe mund te thoje ne nje interviste te tille eshte  “Prokuroria, me akuzat false që ka formuluar në fillim, ka përdhosur të vdekurit.......kur dihet nga te gjithe shqiptaret me dy gram tru ne koke qe ti karieren tende e fillove me komisione VARRIM -ZHVARRIMESH.

Ti po perpiqesh ta varrosesh perseri per se gjalli kete komb duke i vrare shpresen per DREJTESI  e duke i zene driten me peshtyma e jarge.

Nji lider qe sfidon ligjet dhe vepron mbi barazin e ligjit kerkon zgjerimin e autoritetit te kontrollit te shteit = sundim autoritar.  Politics 101

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).