Berisha në Opinion të Blendi Fevziut

Kryeministri Sali Berisha, ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne TV Klan per here te pare ka folur per skandalin seksual te ish-ministrit te Kultures, Pango, teksa eshte shprehur ai mori ate qe meritoi, megjithese ishte nje kurth i Edi Rames ndaj tij. Nderkohe ai ka akuzuar Prokurorine e Pergjithshme se po perdoret politikisht, sic eshte dhe rasti i hetimit te "Gerdecit". Njeheresh ai nuk ka munguar te flae per arritjet e qeverise se tij ne keto kater vite, duke partalajmeruar se fitoren e ka te sigurte. Por nga ana tjeter, ai nuk ka mohuar mundesine e largimit nga drejtimi i PD, ne rast se humb zgjedhjet per t'u marre me kujtimet. Berisha nuk ka perjashtuar mundesine e nje koalicioni qeverises bashke me ndonje parti te majte, vetem e vetem qe te mos e dergoje vendin ne zgjedhje.

Ndiheni mire sot apo keq per "Gerdecin"?

Gerdeci, eshte nje aksidentet me tragjike te vendit dhe sigurisht, nje aksident tragjik, i parandalueshem. Nje aksident qe mori jeten e 27 qytetareve te pafajshem dhe rrenoi qindra mijera shtepi e biznese. Kjo eshte ana e aksidentit tragjik. I parandalueshem, po, plotesisht. Te gjitha pergjegjesite, qe i takoi Kryeministrit te nxjerre, i nxori ne kohen e duhur dhe momentin e duhur. Pergjegjesite ligjore, i takon t'i nxjerre sistemi i drejtesise, per te cilen, ne menyre absolute, u angazhuam me te gjithe potencialin si qeveri, ta ndihmojme. Beme cdo perpjekje, ju pergjigjem cdo kerkese. Patem nje objeksion madhor. Kur u akuzua Fatmir Mediu, 1 vit me pare, se shmangu ushtrine, kjo ishte nje gje shume e rende. Nuk eshte ceshtja e personit, por eshte ceshtja e hetimit. Sepse ben nje devijim te hetimit. Kur thua se shmangu ushtrine, kur jane 34 dokumente, me firma ushtarake, ben nje akt politik te shemtuar dhe shkaterron hetimin. Hetimi mori premisa politike, s'kishte nevoje. Keqperdorimi politik i atij institucioni, eshte fatkeqesia e tij. Ishin 32 dokumente, qe rrezonin akuzat per Mediun se nuk perfshiu ushtrine. Kur leshon nje akuze kaq te madhe, permbys hetimin per qellime makabre.

Kush po e perdor politikisht prokurorine?

Se kush po e perdor prokurorine, eshte ceshtje e hapur, e dukshme. Por eshte perdorur ne shkalle ekstreme. Se te besh akuze, kur ka 32 dokumente. Akuza bazohet ne falsitet. Kujt i sherben kjo. Ajo qe ndodhi ishte nje akt i shemtuar. Pse zonja nuk solli dokumentet heren e pare.

Kjo verejtje te behej ne fillim jo ne fund?

Ja kam thene ne zyre, ne sy kete. Cdo lloj lehtesire i kam thene, do t'ia jap. Por te thuash se ke shmangur ushtrine. Cfare kujtojne se njerezit mund te thone keshtu, se fluturon gomari. U hetua nje vit dhe tani kthehet po te fjalet e fillimit. cdo gje mund te hetohet.

Cfare ndryshon. E ka pergjegjesine komanda apo ministria?

Eshte nje aksident tragjik i parandalueshem. A jane disa qindra tonelata barut aty, apo gjyqe te transportuara?. A kishte nje ndermarrje ushtarake qe punonte aty, kishte pergjegjesi ndermarrja. Atehere, ne kete mes, te perpiqesh te thuash qe i ke shmangur keta, kur ata kane qene ne cdo urdher, kjo eshte prishje e hetimit per nje qellim te caktuar.

I ndate pergjegjesite politike dhe ligjore. Kemi rastin e Gerdecit, ku Mediu nuk u shkarkua menjehere dhe rastin Pango, ku e shkarkuat menjehere, pa fakte. Vetem nje video. Ca standardi keni, aty vdiqen njerez?

Ai ishte nje situate, lufte e vertete. Nese kish nje ane tragjike ajo qe thash, mund te them qe operacioni i shpetimit, ishte me i miri i realizuar ndonjehere. Me ke do punoja ne nje operacion te tille. Doreheqja ish nje gje e vetekuptueshme. Por nese u shty 2 ose 3 dite, Mediu nuk tha asnjehere se s'do e jap doreheqjen. S'ka te beje vetem me operacionin e kerkim shpetimit. Kurse per Pangon e dhashe menjehere vendimin dhe do e marr ne te gjitha rastet qe do te shfaqet nje gje e tille. Dy fenomene u shfaqen ne kete shoqeri dhe qe jane shume te vecanta. Ai qe organizoi kurthin e Pangos, ai organizoi lincimin, eshte kreu i PS qe shkruan skenarin bashke me kater vete te tjere. Pango mori ate qe meritoi. Shtepia eshte shtepi, nuk dhunohet. Eshte e garantuar, ne te gjitha vendet e botes me Kushtetute. Asgje me te keqe s'mund t'i besh nje njeriu, se sa ta dhunosh ne shtepi. Ku jane keto shoqata te te drejtave te njeriut te dashur. Si ka mundesi te shkelet ne menyre te tille te drejtat e njeriut. Si dhunohet shtepia keshtu. S'mund ta pranojme kurre nje gje te tille. Tjetri s'mund te regjistrohet e filmohet, pa procedure ligjore. Shiko se c'beri Edi Rama. Detyron dhe keqperdor nje TV. Ai e beri, vetem Rama e beri. Kush tjeter mund te pranoje qe nje vajze te perdoret si kamikaze ne shtepi. Pango e meritoi plotesisht denimin, por shtepia e nje qytetari s'mund te dhunohet pa procedure ligjore. Do jap pergjigje ne cdo rast nga 1 deri 4 min pa hezituar. Por nese pranojme te jemi nje vend i tille, ku kamera perdoret per te filmuar shtepine e tjetrit. Keqperdorim ekstrem qe Rama i ben medias eshte ky. Keni pare ndonjehere ne bote, te regjistrosh tjetrin ne shtepi. Vetem ne diktature behet.

Keshtu bete dhe ju me Ramen ne fushate. I nxoret fotot nudo. Gjuha juaj, jo orgjia eshte e njejta?

S'jam dakord. Fotot e Rames lakuriq, kane qarkulluar ne kater vende te botes. Nuk eshte Berisha kurre qe e ka fotografuar, as ka derguar ndonje ta beje. Ka qene minister kur ka dale nudo. Ai filloi orgjite kolektive, per gjashte muaj resht, vet i gjashti. Ja dine te gjithe njerezit e asaj kohe. Une nuk e kam filmuar, por dihen si ngjarje.

Mund te beje nje parti me logon e saj, ato akuza ndaj Rames?

A nuk doli te nesermen, Rama dhe mbajti konference tre faqe per Pangon per te lare duart si "pons pilati". Atij i thoshte vrit veten se s'ke pune tjeter. Edhe une pastaj u rikujtova shqiptareve, tere shtyllen e tij qe eshte ne kulmin e turpit. Si mund nje njeri qe pretendon te jete Kryeminister, te dale nudo ne plazhet e botes. Dhe Pango ditet e para ishte keq. Pastaj ra, u pa qytetaria.

A keni pergjegjesi, per shkeljen e ligjit te rekrutimit te nepunesve civile?

Kryeministri nuk rekruton as nepunesit e tij. Zgjedh nepunesit e tij politik. Per Pangon, po ti shoh ne kompleks gjerat s'mund te shihen bardh e zi. Te them se Pango nuk ka pas merita ne politik, se them dot, se ka nje beground te madh. Por per ate qendrim qe pati i dhashe ate qe meritoi. Ai s'mund te bente prova ne shtepi, je per panaire apo jo. Nese do kish nevoje per vajza ne panaire, krijonte nje komision te posacem.

Besoni qe eshte procedure e punes se nje ministri te shohe vajzat e rroba banjo?

Absolutisht jo, ndaj u shkarkua. Te dergosh nje vajze te re me nje mision te tille i ben nje nga gjerat me te renda te jetes. Ketu kemi te bejme me nje shkelje te procedurave. Per mua s'ka rendesi veshja, por misioni qe shkoi ne shtepi. Une ate qe kisha ne dore e bera. Por s'mund te bie kurre dakord qe nje qytetar i lire i vendit t'i filmohet shtepia pa mandat. Nese pranojme krime te tilla te banda televizive, do krijohen drama te renda, si ajo ne Vlore qe e ekzekutoi maska se denoncoi ne polici.

Maxhoranca i qahet vetvetes per prokuroren qe e zgjodhet vete, dhe presidentin. Ca po ndodh me maxhorancen?

Marredheniet tona jane institucionale. Jo individuale. Marredheniet me presidentin jane korrekte dhe institucionale. Kur tentoi te krijoje pakicen bllokuese, mori ate qe meriton. Pas asaj kane qene institucionale. Po keshtu dhe me prokuroren e pergjithshme. Nuk pajtohem kurre me qendrimin qe mbajti Tom Doshi, qe e shtriu gazetarin.

Marredheniet me Prokuroren e Pergjithshme?

S'ka beteje me te deshtuar, se ajo politike e prokurorise se pergjithshme. A mund te akuzohet ministri, se ka genjyer qeverine. Si akuzohet nje minister kur s'ka asnje te dhene, fakt per te.

Ina Rama ka ambicie politike?

Historia e keqperdorimit eshte e gjate.

E zeme se Prokuria e Pergjithshme, po ben lufte politike. Po reagimi i qeverise e penalizon apo e pengon kryeprokuroren?

Keto 3 vjet eshte periudha e vetme qe jane penalizuar zyrtaret. 95 per qind e dosjeve kane shkuar nga qeveria ne Prokurorine e Pergjithshme. Pra po te kishte tendence pengimi, ne nuk do te conim dosje. Kemi derguar mbi 400 dosje. Shumica dermuese ka shkuar nga ne. Kjo eshte pengese?. Po si te pranoj une kryeminister, qe te akuzohet nje minister se ka genjyer, kur une i kam caktuar detyren me besim dhe ai e ka zbatuar. Kudo prokurorite mund te kene nuanca politike. E keqja e madhe eshte po te mos denonte zyrtaret ne pushtet. ajo do ishte shume e rende. Por po genjen publikisht shqiptaret.

Po hyjme ne fushate, eshte koha per nje bilanc te PD, mund te thuhet se cfare ka te mire gjate ketij mandati dhe te keqijat. Cfare rezultati do kete?

Ata qe gjethet do u pengojne te shohin trungjet, c'te them. Por do jene te pakte keta. Nje gje e ka realizuar te pakten qeveria, kete vend e beri ne teresi normal. Nese ne endeshim ne procese qe nuk i shtynin dot, ne keto 4 vite, u nis dhe u sos procesi i ratifikimit te marreveshjes se stabilizimit evropian. po ecim drejt statusit te kandidatit si nje vend normal. Kjo qeveri me reformat qe beri, shoi cdo skepticizem per anetaresimin ne NATO. A nuk ishte Durresi i dominuar nga klani i "Zemunit", Lushnja nga Aldo Bare, zona te tjera nga Nehat Kulla. Ku jane keto, aty ku e meritojne. Qeveria kampione ne masat kunder korrupsionit. kjo qeveri u faktoi partnereve se ky vend ndryshoi.

Qeveria zhgenjeu pritshmerine e publikut, ne luften kunder korrupsionit, nuk permbushi misionin e saj? Problemi i pronave, nuk u zgjidh. Ka prirje per investime, por kaotike. Cfare do thoni?

Kam fakte te palekundshme ne luften kunder korrupsionit. kjo qeveri, ka marre nga taksat e tatimet, 3.2 miliarde dollare me shume se qeveria e PS. Te gjitha u konvertuan ne rritje rrogash e pensionesh, shtrim te rrugeve etj. Kjo lufte beri qe te shkurtohen shpenzimet operative. Por prape ka korrupsion. Korrupsioni ishte ne ARMO, u privatizua. Skam thene kurre se do crrenjos korrupsionin, se se thote njeri.

Pritshmeria e popullit ishte me e larte, si ish pronaret, qe jo qe s'ka zgjidhje por dhe korrupsion, po keshtu te perndjekurit. Ndiheni borxhli ndaj ketyre shtresave?

Problemi pronave mbetet problemi me madhor. Por u perballem me nje mal falsifikimesh. Nese ka vend ku prodhohen dokumente falsifikimi ne shkallen me te larte se ketu, nuk gjen. Po shembim kete mal. Vendosem ligjin, te gjitha privatizimet, 10 per qind ta marrin pronaret. Do vazhdoj ne kete proces. Per te perndjekurit, ligji u be. Pati veshtiresi ne dokumentacion. Ne ishim ata qe futem gjykaten e faktit ne ligj. Tani qe u qartesuan dokumentet procesi po vijon. Ne s'kemi asgje me sistemin e drejtesise.

Per pronat, pervec dokumenteve te falsifikuara, ka raste qe ne pronat e pronareve, ngrihen pallate, e ata s'marrin gje?

Qe te them se s'ka presione per pronat, korrupsion, s'mund te them. Por perpjekjet tona jane te jashtezakonshme ndaj ketij problemi.

Opozita akuzon se po shperblemi kolaboracionistet?

Ai ka nje alergji ndaj kesaj kategorie. Majko ka gojen, mendjen e ka Rama. Asnje kolaboracionist nuk do te demshperblejme. Qendrimi yne ndaj tyre, eshte si e gjithe bota. Kreu opozites po mbron krimet e tmerrshme te komunizmit.

Kriza globale, Shqiperia eshte nder te paket vende qe nuk ka plan antikrize. Ju duket problem?

Qeverite ne bote, kunder krizes po ulin taksat, rritje shpenzime, investime ne infrastrukture dhe rritje te kerkeses brenda vendit. Shqiperia nuk eshte ne krize. E thote FMN, ne menyren me te perseritur. Ne kjo krize, na gjeti vendin me barren fiskale me te ulet ne bote. Me gjej nje qeveri qe ka rrit paga e pensione. Po keshtu, rritem investimet. Ne po keshtu vendosem te marrim kerkesat e kreditit per 6000 apartamente. Ne kredite i kemi gati. Asnje qeveri tjeter nuk ka bere kaq apartamente.

Statusi kandidat, ambasadorja ceke kerkoi te prisni zgjedhjet perpara se te beni kerkesen. A ka ndonje rrezik per mospranim?

A i ploteson Shqiperia kushtet, ne menyre absolute po. Marreveshja e ratifikuar nga 27 vende, pa asnje problem dhe verejtje. Deklarata e ministrave te Jashtem qershorin e kaluar, thote qe reformat e qeverise jane me frymezueset. Ka ndodhur nje krize e rende ekonomike, ministri cek ka thene qe ne na kane plas ujerat ne shtepi dhe ju po trokisni. Ne do te negociojme me Presidencen, pa ate nuk do te ndermarrim asnje hap. Kam bindjen se ne i plotesojme kushtet, procesi nuk vjen as per nje muaj as per tre. Por zgjedhjet jane te rendesishme gjithashtu dhe nese ata do ta marrin vendimin pas tyre shume mire do te bejne.

A do kete perpjekjeje per certifikata, nese nuk merren kartat nga qytetaret deri ne zgjedhjet e ardhshme?

Ne kemi bere ulje shume te madhe per kartat dhe procesi po ecen mbare. Jane 126 mije karta te prodhuara, pas asnje veshtiresi. Opoziten e prek ky progres, sepse xhelozohet per kete arritje. Avokati i Popullit duhet te flase me fakte dhe te mos deklarata pa fakte. Ai nuk mund te flas per dublime te fshehta pa fakte. Cdo qytetare qe do te doje te votoj me karte ne zgjedhje do ta kete ate me 100%. Ka garanci te plote. Nuk mund te them se kjo kompani ka vendos korrektesen absolute, por ne teresi ajo funksionon dhe ka sjell standarde te larta per kartat.

Keni thene qe legalizimet do i beni per 3 muaj dhe si keni bere?

Per 3 muaj nuk behet dot nje ligj, e ka deformuar media e opozites

A do te kete ministri per diasporen ne rast se do te merrni nje mandat te dyte?

Kemi nje ministri te Emigracionit dhe jane bere perpjekje te shumta ne kete drejtim. Me diasporen jane bere perpjekje te medha per librat, qe te ruajne gjuhen.

A e keni ruajtur perparesen e fundit te punes ne spital dhe a do t'ju shohim me me ate veshur?

Sic mund ta dini pas dashurise familjare, ka qene dashuria ime e dyte me e madhe. Kam pas nje pasion te pashtershem dhe te pandalshem, jam ndare kur kam krijuar se ne hierarkine e vlerave kishte te tjera qe desha t'i mbroja. Kam ndjere keqardhje shume te madhe. Profesioni ka nje rregull, po e le te la.

Shqiptaret emigrante, pa letra ne Greqi. Cdo te behet me ta?

Liberalizimi i plote i vizave eshte menyra me e mire. Mund te jete fundi i ketij viti apo fillimi i vitit tjere.

Nje certitikate per emigrantet ben 5 mije dhe legalizimi i emigranteve, 40 mije. Pse kaq shtrenjte?

Kam insistuar se do te miratoj tarifat me te uleta. Ne do ju ofrojme sherbimet me te mira.

Do te votojne emigrantet ne zgjedhjet e qershorit?

Jam 100% te votojne, jam gjithmone gati ta pranoj.

A do te perfundoj Durres-Kukes deri ne zgjedhje?

Do te mbaroj brenda ketij mandatit. Muri i Berlinit, (tuneli) ne maj, rruga ne qershor. Edi Rama ka frike nga rruga, si djalli nga temjani.

A ka mundesi qe Berisha qe te bej debat para zgjedhjeve me Ramen me Meten?

Me kenaqesine me te madhe, por me kusht qe ata te bejne nje debat me Nanon. Ish-kryeministri doli ne media dhe Rama urdheroi telebashkine te beje censure lokale. A ka nje gje me te shemtuar se te besh censure ne media. Te dal ish-kryeministri dhe ta censurojne 3 media te Rames, eshte akt i shemtuar.

Po ju e keni akuzuar Nanon per korrupsion?

Une thashe se e kane censuruar. Nuk po flas per akuzat.

Nese do te humbasesh zgjedhjet ne Qershor, kush do t'ju zevendesoje ne parti?

Kjo eshte e paimagjinueshme, do te plotesoj vullnetin, por mandatin e dyte shqiptare do t'ia japin kesaj qeverie. Nese do te humbas nuk do te qendroj me ne krye te PD-se. Pasionet e mija jane te shumta, ku futen dhe librat. Une i kam thene atyre dhe 35 vjet mos te merziten.

Personat qe kane mbaruar jashte veshtiresi per pune. Cdo te bej per ne?

Jane me qindra me mastera ne administrate. 1000 vende jua kemi dhene universiteteve. Kemi percaktuar me vendime, bonos dhe stimul per ata qe jane graduar. Problem eshte ligji, sherbimi civil eshte delikat. Sherbimi civil ka te domosdoshme nje gare me te hapur. Sherbimi duhet te ndertohet ne baze te merites. Do te punoj me perkushtim te madh per kete ceshtje.

Cili ka qene deshtimi me i madh i kesaj mazhorance?

Cfaredo qe ka mbet pa realizuar, do te jete problem madhor i programit qe vjen. Jam ne proces te vazhdueshem me te gjitha fushat.

Ne po futemi ne fushate, nje nga arsyet per ndryshimin e sistemit zgjedhor, eshte se do te kemi nje perfaqesim me cilesor. Cfare garancie jep PD qe do te jete nje grup cilesor ne kuvendin e ardhshem? Si do te perzgjidhen?

Grupi ardhshem i PD do te kete nje ndryshim te madh, se pari do te respektohet ligji per zonjat, e konsideroj te rendesishme pranine e 30% e femrave ne parlamentare. Se dyti, sigurisht qe do te kete njerez te politikes. Me emra konkret nuk mund te futem. Por une kam nje kabinet me nje pjese prej te cileve kam qene kundershtar dhe funksionoj sikur s'kam pasur asgje, do te jete ky apo ai, do te jene vendime qe do te merren ne momentin e duhur. Por do te kete edhe figura te reja, eshte detyra jone.

Do ta mbeshtesni fushaten mbi ato qe keni bere apo ato qe do te beni?

Mbi ato qe do te bejme. Kam nje avantazh, nese 4 vjet me pare une zotohesha qe do te bej, me thoshin qe do te bej apo s'do te bej, kurse sot nuk ka nje qytetar qe te veje ne dyshim nese une jam nje njeri fjales. Une do te bej se edhe kam bere, por voton e dua per ato qe do te bej.

I keni percaktuar prioritet?

Po.

Do te bazoheni ne nje kod etik dhe moral ne fushate?

Ai ka krijuar nje makineri qe nuk percakton as kod dhe as moral, as asgje. Nuk do te merrem me negativitet. Une kerkoj voton per ato qe do te bej, kam nje projekt shume te madh, shume transformues per kete gje.

Do te merrni kompani per konsulence?

Sigurisht qe Partia Demokratike do te marre nje kompani te huaj dhe ka kompanine e vet konsulente shume te mire.

Nje koalicion me socialistet, e ka thene dhe Blushi?

Nuk hyj ne ato qe thone per koalicionet. Ne do fitojme zgjedhjet. Nuk mund te flas per koalicione te medha. Une nje gje di te them, qe nuk dua te coj vendin ne zgjedhje.

Nje koalicion me LSI?

A e deshirojme nje koalicion te tille? Absolutisht qe jo. A mund ta cojme vendin prape ne zgjedhje, absolutisht qe nuk mund ta lejoj. Nuk duhet te marrim nje moment te sinqeritetit tim si platforme. Une po ta shoh vendin se nuk ka alternative, e kam thene, molle e ndare e kalbur ne dysh.

PD eshte ne fushate zgjedhore. Do te kete kongres perpara zgjedhjeve?

Sigurisht qe do te kete kongres perpara zgjedhjeve.

Sondazhet, keni nje mendim pas publikimi?

Jo Zogby apo Edi, po organizata me prestigjioze ne bote, qe eshte Gain International me ka nxjerre mua 15 pike prapa kundershtareve te mi, kur une nderkohe dola shume pike mbi ta. Shkojme ne bitin 2005, gjetem nje Gallup tjeter, i Sofies, me nxori 7 pike prapa, e barabarte me nxori sondazhi i Bosnjes. Une per definicion nuk i besoj ketyre, por ka nje organizate qe ka qene me afer realitetit, por prape nuk i besoj, mund te jete mire apo keq nuk i besoj. Une i besoj njerezve jo ketyre. Kur kam humbur une? Ne zgjedhjet lokale nuk kam humbur. Zgjedhjet lokale si i kam humbur duke pasur une 11 qarqe te miat. Une them kam humbur ne Tirane, por ne rreth Shqiperie une kam 11 qarqe.

Rikonfirmoni se ne rast se nuk keni numrat e duhur, do te beni koalicion me PS apo me LSI?

Kategorikisht qe jo. Nuk thashe se do te bej koalicion, thashe se nuk do te coj vendin ne zgjedhje. Se cfare do te bej, fusha shahut do te jete perpara. Ky sistem spanjoll do te jape qeveri. Me Partine Socialiste kurre s'do te kete koalicion. Me Edi Ramen, kurre.

Karriera e Pangos ka perfunduar ne PD?

Nuk eshte momenti i duhur per te biseduar per kete.

Ne rast se do te ishit ne opozite do te dilnit ne miting per "Gerdecin"?

Une s'do ta beja kurre kete. Por te shfrytezoj per qellime politike shpirtrat e tyre. Ky zoteri a organizoi mitingun per Trebicken, s'ka kod, i vdekuri duhet respektuar. Cfare do te thote kjo? Cili e ka bere kete ndonjehere? E ben vetem ai qe ka zero alternative.

Jeni kontaktuar per videon me perpara?

Nuk kam marre dhe asnjehere nuk do te marre ne mbrojtje nje zyrtar qe keqshperderon. Qe te marresh nje vajze dhe ta keqperdorosh ne ate menyre ke nje pergjegjesi te jashtezakonshme. Te dhunosh nje banese ke shkelur ligjet e ketij vendi.

Keni deklaruar se dosjen "Stela" do ta merrnit ne dorezim...?

Ky eshte problem i prokurorise, ate e ekzekutoi mafia.

Ditelindja e Berishes ne liste eshte gabim?

Nuk perjashtohet mundesia, kam pasur nje problem me datat.

Sigurimi i banesave...

Qeveria po merret ne radhe te pare me sigurimin e jetes dhe punetore. Do te forcohen ceshtjet e sigurimit te banesave.

Zgjedhjet i ke humbur ne 2005, ku keni pasur 70 mije vota me pak?

Keta jane ata qe i fabrikojne dhe i besojne genjeshtrat e tyre.

Masat qe po merren per krizen?

Rendesi te jashtezakonshme ka qe ne po marrim cdo veprim per te lehtesuar investimet e huaja. Ne kemi dhjetera koncesione, nese do te realizohen, absolutisht qe nuk do te kete pasoja dhe prekje nga kriza globale. Investitoret i besojne kesaj qeverie ndaj edhe kriza mund te them me bindje se ne nje mandat te dyte te kesaj qeverie eshte nje problem ne teresi pa dhimbje. Kurse ardhja e mister krizes ne pushtet, e kuptoni vete se cfare do te thote.

Infrastruktura shendetesore perballon kapacitetin e popullsise?

Jo, nuk i perballon sa duhet. Shendetesia dhe pronesia do te jene reformat kryesore qe do te vazhdojne. Shendetesia ka nevoje per reforme, ama kemi hedhur bazat. Po kontraktojme nje nga kompanite me te mira ne Evrope per sistemin shendetesore, ne kater vitet e ardhshme do te japim nje reforme qe tu japim ate qe meritojne.

Per te hequr dhe njehere merakun, nese nuk siguroni dot mazhorancen absolute, prioritet per koalicionin ka LSI apo PS?

Te harrohet se mund te kete koalicion keshtu si e imagjinoni ju. Politika, te themi qe zoti Rama merr partine e bashkise, se cfare behet aty nuk e di. Koalicion me Edi Ramen, nuk ka dhe nuk mund te kete. Duke thene kete qe nuk ka koalicion, theksoj se politika eshte arti i zgjidhjes se problemeve. Si PS dhe LSI, nje molle e ndare ne dy pjese jane. Atehere do te kete nje zgjidhje qe vendi mos te shkoje ne zgjedhje.

10 Komente

 """"Me gjej nje qeveri qe ka rrit paga e pensione""""".E mer Polo mer Polo e paske lajthitur fare me idiotizma ???? Per cilat Qeveri e ka llafne ai top budallai qe merr keshilla nga ty ? Per Zulute apo Ujgurine ? Akoma e di ai se ka QEVERI ne Shqipri ????? Nuk ja ke sqaruar mire qe ne rrojme akoma nen meshiren e beut , ne katundin Gropoveth ku kryetar eshte LAMASHI ! smiley Po i qelloje vit i mbare nga vjedhjet e shperdorimet , mund te hedhe edhe ndonje therrime per gjynafqaret ! E mer Polo mer Polo. Kontrollo njehere se mos i ka hyre LEFKOFEJA me koke te vet ne zyre dhe i ka dhene keshilla , se shume po kruhet ketu tek fusha jone keto kohet e fundit. Se do na duhet te merremi me shkeljet e te drejtave te dhunimit te zyres smiley ...Prit ..prit !

Nese do te humbas nuk do te qendroj me ne krye te PD-se. Pasionet e mija jane te shumta, ku futen dhe librat. Une i kam thene atyre dhe 35 vjet mos te merziten.

 

ncncncnc kot diskutohet dueli Rama-Berisha. Ketij i paska ngelur fiksim ai miku qe ka ikur nga kjo bote, me ate e paska garen.

cer te zhytme metes sala

shtoje ne liste pas ndryshimeve kushtetuese.

Nderkohe qe te majtet akuzojne njeri tjetrin si bashkepunetore te berishes ky e thote hapur qe bashkepunetor ka meten.

 

I ka ky dosje edvinit apo i ka edvini dosje saliut?

ky lexon PPU-n më duket.

Ehhh, c'mu desh qe e lexova te teren.  Ku ta zësh e ku ta lësh.   Kur i qa hallin Nanos njehere, te keput ne mes, por kur flet per akt makaber te perdorimit te nje tragjedie, z. Kryeminister do t'i kujtoja kete me poshte qe e qendisi me duart e veta pak dite pas tragjedise se Janarit.  Dhe po e le me kaq, se vallai keta .... 

Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Zija

nga Sali Berisha

Duke ju përshëndetur ju, qytetarë të Shkodrës dhe Vlorës, edhe një herë uroj që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe dhe lutem së bashku me ju, që shpirtrat e njerëzve tuaj të dashur, të gjejnë paqen e merituar. Ne kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm parlamentar për të shkarkuar kryeministrin Fatos Nano, si përgjegjësin kryesor të tragjedisë së Jonit, si njeriun që me politikën e tij, me klikën që mban përrreth, kanë zhytur në varfëri dhe mjerim progresiv, mbi 1 milion shqiptarë, si njeriu që me shpirt të kalbur nga urrejtja njerëzore, me mendje të helmuar nga cinizmi dhe shpirtkazmëria, me shpirt të shkretë si katrani, në një ditë zie e gjëme të madhe, poshtëroi kombin e tij, poshtëroi viktimat, poshtëroi shoqërinë shqiptare, poshtëroi qytetërimin perëndimor, duke vazhduar vakancat, masazhet, makiazhet, kur Shqipëria ishte mbytur në lotë e zi.

Unë nuk ju prisja ndryshe, veç kështu siç jeni. Nuk jeni deputetë po jeni vajmedet. Nuk jeni parlamentarë, por jeni KPD-arë. Nuk guxuat t'i thoni të paktën, as më elementaren që bën njeriu në zi, nuk e bëre. Nuk guxuat t'i thoni, o servilë të zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore, se "Ti ike në '98, mbrojte kokën nga Berisha", sepse kështu tha. Po tani nga kush e mbrojte kokën, ndërsa ishe me pushime në pishinat dhe ambientet e hoteleve të Mesdheut!? Si jeni kështu! Kjo është turp. A keni familje, a keni të afërm?

Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek Varfëria

Ne e kemi kërkuar këtë sesion të jashtëzakonshëm sepse shkaku themelor i së premtes së zezë së 9 janarit, për ne është Fatos Nano. Ti personalisht je shkaku kryesor dhe ministrat tuaj me klanet përreth teje të korrupsionit, kontrabandës dhe trafiqeve. Ti zhyt çdo ditë e më thellë shqiptarët në varfëri. Pra konsumon krimin kolektiv më të shëmtuar. Sot nuk është koha të ndalemi në statistika, por theksoj se ti, pasi ke vendosur taksat më të larta, mbi shqiptarët, në Evropë, me Dukët e krimit, me Maçët, me Malajvitat, Baçët, Ruçët, këtu, dhe sipas FMN vjedh 2/3 e taksave të popullit shqiptar në një vit. Sot në republikën tënde të ekonomisë kriminale 92% të të gjitha ushqimeve që konsumohen, importohen nga Dukët dhe Ruçët dhe zhdoganohet vetëm 1/10 e tyre. Kurse ato shiten me çmimet më të shtrenjta në Europë. Sot nga rreth 1 milion ton naftë që konsumon vendi në vit, Durakët dhe Maçët e tu zhdoganojnë vetëm 1/4 duke vjedhur qindra milionë dollarë. Sipas FMN shuma e taksave që vidhen në një vit në Shqipëri shkon deri në 600 milionë dollarë, kjo shumë do të mjaftonte për të siguruar punë për 120 mijë qytetarë shqiptarë në vit, ndërkohë që grupmosha e punës në Shqipëri për një vit është 70-80 mijë banorë.

Ti je shkaku kryesor i mjerimit dhe varfërisë së shqiptarëve. Je ti me shpurën e zyrtarëve ministrave dhe KPD-arëve, që jo vetëm vjedh e shpërdoron 2/3 e taksave, por ke krijuar monopole të tmerrshme, si në ushqime, naftë dhe hekur, duhan, pije e të gjitha mallrat kryesore, ke shkatërruar prodhimin e vendit, mban çmimet më të larta. Ke falimentuar me qindra e mijëra biznese të ndershme, ke shkatërruar në katër vjet sipas mikut tënd guvernator në Bankën e Shqipërisë, Shkëlqim Cani, 196 mijë vende pune që ekzistonin 4 vjet më parë. Ke larguar çdo vit nga Shqipëria sipas Institutit tënd të Statistikave, mesatarisht 100 mijë shqiptarë.

Sot në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të planetit, ti dhe ministrat e tu, zyrtarët e tu pasurohen me shpejtësi marramendëse, kurse qytetarët varfërohen, mjerohen me shpejtësi të rrufeshme. Sot më shumë se 1/3 e qytetarëve shqiptarë jetojnë në një mjerim të plotë me më pak se një dollar në ditë. Ndërsa lopët e Europës marrin subvencione, - jo ushqime, subvencione, - 2 dollarë në ditë! Kurse 1 milion shqiptarë jetojnë me 1-2 dollarë në ditë. Pra me 350 -700 dollarë në vit, kurse ti me Dukët, Malajvitat, me Maçët, Baçët, Durakët dhe kontrabandën e trafiqet e pista, tendera, taksa e tatime fiton në vit 50 -100 milionë dollarë për frymë.

Vetëm udhëtimet e ditëve të fundit, që bëre ti, paralel me udhëtimin e vdekjes së qytetarëve shkodranë, ke shpenzuar me 'çarter' dhe hotele, ballo, ahengje, orgjira, në Burgenland të Austrisë, në hotelet e Mesdheut e të detrave të nxehta 420 mijë dollarë. Asnjë centim nga paga jote, të gjitha të vjedhura nga tendera të taksapaguesve shqiptarë. Shto faturat që firmosin për heqjen e shpenzimeve tua.

Fatos Nano është shkaku kryesor i tragjedisë së Jonit, sepse varfëria, kjo kolerë e keqe që i dëbon shqiptarët nga Shqipëria, e ka shndërruar vendin e tyre të bekuar në një vend të mallkuar që nuk u jep punë dhe varr. Ky është krimi kolektiv më i shëmtuar i tij dhe i shpurës së tij. Këtë e them jo për politikë, por historia e re dhe e vjetër e njerëzimit në tërësi, dhe më shumë se kushdo tjetër historia jonë në veçanti ka provuar se në Haiti, ashtu edhe në Shqipëri, si në Burundi, ashtu edhe në Shqipëri e gjetiu, varfëria është krim kolektiv i qeverive të korruptuara.

Ti je Fatos Nano, mbrapa është Makutëria

Varfëria është ky krim më i rëndë se çdo krim tjetër, është ky krim që vret më shumë se çdo epidemi, se çdo kolerë, ajo ka dimensione dhe pasoja të shumta, por shkak kryesor vetëm një: vjedhjen nga zyrtarët e qeveritarët të pasurive që sipas ligjit duhet t'u shpërndahen anëtarëve të shoqërisë.

Në Shqipëri pasuria që krijohet nuk shpërndahet, por ajo përqendrohet në duart e Nanos, në duart e lejtnantëve të tij, të Dukëve, Maçëve, të Baçëve, të Durakëve, pra varfërimi kolektiv i shqiptarëve është krimi më i shëmtuar i Fatos Nanos. Në të vërtetë, në themelin e tij, në planin filozofik moral qëndron babëzia, shpirtkazmëria, cinizmi i tij. Nuk është krim të jesh i varfër, jo dhe jo, Por është krim i madh të varfërosh të tjerët. Varfëria është krim sepse të detyron të rendësh drejt vdekjes, siç rendën qytetarët e Shkodrës që humbën jetën më 9 janar. Varfëria të detyron të shesësh fëmijën tënd, të detyron të shesësh trupin tënd, të ndan nga prindi, të ndan nga fëmija, nga bashkëshortja, të vdes nga sëmundja, të lë edhe pa të. Varfëria të zhyt në papunësi edhe pse nuk je dembel, por vetëm se Dukët, Baçët, Maçët, Naçët e Fatos Nanos rrënojnë çdo ditë vendet e punës, të lënë të pastrehë edhe pse ti meriton të strehohesh. Dhe mund të punosh çdo ditë në ndërtime, është lot, është dhimbje e foshnjeve si miza. Janë me dhjetëra e dhjetëra familje të ndara sot.

Varfëria është tmerr nga e ardhmja, është tmerri më i poshtër i tokës, është mallkimi më i madh jo nga Zoti, por i atij që nxin me mungesën e tij këtu.

Varfëria ka fytyra të shëmtuara, ajo ka rënkime therëse, por ti dhe shpura jote asnjë nga këto nuk i shikon, asnjë nga këto nuk i dëgjon, pa le t'i prekësh më, jo. Ajo ka fytyrën e foshnjës që përpëlitet në kthetrat e vdekjes për mungesë të qumështit dhe ilaçeve. Po ku pyet ti dhe ministrat e tu paguani milionat për dadot për fëmijët tuaj.

Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij të papuni anonim që në ngricë, acar apo në pikun e zhegut, pret me orë të tëra tek monumenti i "Ushtarit të panjohur", për t'iu afruar disa orë punë që t'u çojë fëmijëve një vakt bukë, ndërsa ti për konet shpenzon në ditë trefishin e parave krahasuar me familje si këto.

Varfëria ka fytyrën e vuajtur të atij që blen me listë ushqimet e dy vakteve bukë që u jep fëmijëve të tij, por ata nuk ekzistojnë për ty, sepse theksoj edhe një herë për vakancat e tua në Evropë ke shpenzuar 420 mijë dollarë. Varfëria ka fytyrën e nënës që i vdes fëmija për pikën e qumështit, apo të fëmijës me rrecka djerse të pjekura në ballë që nuk shkon dot as në shkollë, por shet ndonjë paketë cigare apo banane të Maçit rrugëve të Tiranës. Kjo sepse për ju, qeniet e varfëra janë qenie të neveritshme, ndaj dhe ju nuk guxoni të ngrini kokën kundër tij, madje ato janë qenie të padukshme, gjer në mosqenie, edhe kur ti i shtyp me benzin tënd luksoz, siç ke shtypur Petrit Islamin, apo i ekzekutoni pa gjyq në paradhomat e sallave tuaja. Ata nuk ekzistojnë, ju i urreni të varfërit tuaj për vdekje, deri në harresë fatale, për fajin e vetëm se ju jeni pasuruar duke i vjedhur ata, duke i rrjepur ata, njëlloj sikur hajduti ordiner, jo rrallë vret viktimën që ka vjedhur edhe pasi i ka marrë çdo gjë. Edhe ju i urreni të varfërit tuaj, nuk mund t'i shihni dot, për ju ata nuk janë nëna dhe baballarë, nuk janë fëmijë, nuk janë motra, nuk janë vëllezër, nuk janë fqinj, por thjesht statistika për t'i manipuluar. Për sojin tuaj çnjerëzor, shoqëria tjetër nuk ekziston.

Për ty, Liza nuk ishte nëna e dy fëmijëve që vdiq për t'u bashkuar me ta, Dritani nuk ishte babai i tre fëmijëve që u ngri në det për t'u bashkuar me vogëlushët, e ti në bregun tjetër si heroi i vlerave familjare, sepse i varfëri për ty nuk mund të jetë i tillë, as prind, as fëmijë. Kurse fëmijët e tyre janë thjesht vocrrakë, varfanjakë. Besmira, të cilën nëna e nisi nuse dhe më 9 janar u shndërrua në vajzën e detit, nuk mund të ishte nuse, madje po të mos qe i shoqi gjallë që e priste ne bregun tjetër, ti me shpurën tënde do ta etiketoje me epitete të tjera. Por pronat dhe pasuritë që ti ke vendosur duke vjedhur shqiptarët që Dukët, Maçët, Baçët, e Ruçët i kanë vendosur mbi mjerimin e të varfërve, bëjnë që ju të mos i shikoni dot ata.

Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen Tragjedia

Po të ndigjosh fjalimet tuaja në Shqipëri nuk ekzistojnë të pastrehët, sepse ju vetë jetoni në vila dhe pallate luksoze. Në Shqipëri nuk ekzistojnë të papunë, sepse ju vetë pasuroheni duke fjetur dhe soj-sorollopi juaj është i punësuar madje me 2-3 punë. Për ju në Shqipëri nuk ekzistojnë fshatra dhe as rrugica mjerimi në qytetet e saj, sepse ju nuk shkoni atje. Në këtë vend nuk ka dyqane me lista, mbasi ju vizitoni resortet më të kushtueshme të kontinentit. Për ju në Shqipëri nuk ka shkolla të shkatërruara, nuk ka fëmijë analfabetë, sepse ti me paratë që vjedh, shkollon fëmijët e tu në shkollat më të kushtueshme të perëndimit. Në Shqipëri nuk ka të sëmurë që vuajnë, nuk ka spitale të rrënuara pa ilaçe, pasi ti kurohesh dhe bën masazhe në klinikat më të shtrenjta të Europës. Në Shqipëri vdesin 50 foshnje në një mijë që lindin, pasi ato janë të shoqërisë që nuk e shikon, të shoqërisë së padukshme, vocrrakë që kanë lindur për të vdekur. Ti je Fatos Nano, mbrapa të ndjek mjerimi i shqiptarëve. Me të vërtetë ti je ngjitur lart, siç do t'u deklaroje ti kongresmenëve të tu disa javë më parë dhe se balta e kundërshtarëve të tu nuk të arrin në këtë lartësi, por gjaku i atyre që u ngrinë në ujërat e Jonit në datën 9 janar, të ka bërë sot të dukesh më i kuq se kurrë. Ti je Fatos Nano, mbrapa të vjen zija. Po dhe po. Mirëpo, mbrapa të vjen zija, sepse varret e djemve dhe të vajzave të Shkodrës që u ngrinë në thellësinë e Jonit të premten e zezë nuk janë në Jon, nuk janë në Shkodër, ato janë ngritur mbi pronat tuaja, të Dukës, Maçit, Baçit, Ruçit, dhe shpurës tënde çnjerëzore. Pikërisht për këtë arsye ata që mbetën të ngrirë në thellësinë e Jonit, në çastin e fundit të jetës së tyre, pasi u përshëndetën me të dashurit e tyre, u ndanë me ty dhe me shpurën e qeveritarëve tuaj. Ti mund të çuditesh, por më i fundit me Lizën e gjorë u nda pasi përqafoi fëmijët e saj, je ti Fatos Nano, pasi engjëjt e saj u zhdukën mes dallgëve. Mendoi se ti i kishe lënë pushimet dhe erdhe t'i jepje dorën e shpëtimit. Por jo. Ishte në bisedë me maskën tënde që i mori shpirtin e saj të pafajshëm. Besmirës që vdiq për besën ndaj të shoqit, pasi përqafoi fëmijët dhe bashkëshortin e saj para syve të saj i doli ministri yt, Duka i krimit. Mendoi se atleti do ta shpëtonte. Por edhe ajo u gabua. Nuk kishte skuadër shpëtimi. Ishte Xhebraili që kishte vënë si maskë fytyrën e ministrit tënd. Po kështu, Toma, Ramizi, Ridvani, Paulini, Alfredi, të gjithë atyre që vdiqën, Luçiferi dhe Xhebraili, iu afruan jo me fytyrën e tyre, por me maskën e fytyrës së Maçit, Baçit, Malajvitës, të Robos e kështu me radhë. Kjo është historia. Prandaj ti nxin me mungesën tënde këtu. Ti je Fatos Nano që pak javë më parë deklarove se je ngjitur aq lart, sa balta e kundërshtarëve nuk të arrin, kongresmenët e tu shpërthyen në ovacione dhe ngashërime, por ti Fatos Nano, tashmë je skuqur nga gjaku i viktimave të Karaburunit, që të bën më të kuq se të kuqtë.

Ti nuk je vetëm shkak themelor, por je dhe shkaku direkt i tragjedisë së Jonit. Je përgjegjës direkt i saj, sepse ti je përgjegjësi kryesor i shtetit oktapod, skafo-republikës tënde, i shtetit të punëve, trafiqeve, parave të pista, shtetarëve trafikantë, cinikë, imoralë, të ulët të pamëshirshëm, primitivë, Fatos të vërtetë dhe klaneve të tyre që s'kanë asgjë njerëzore dhe që përfitimin e paligjshëm, vjedhin, marrin peng, djegin të gjallë, vrasin pa gjyqe, mashtrojnë, torturojnë, rrahin, përdhunojnë, plaçkitin, përzënë nga Shqipëria. A nuk je ti mik i Nehat Kullës, i Feriz Kërnajës, i Nard Kokës, është apo s'është, ju që shihni këtu, KPD-arë. Eshtë apo s'është, thoni këtu? I Fatmir Ramës, atëherë çfarë mund t'i thuash, kujt për lidhjet e krimit, ti je vetë krimi i organizuar. Ti je bota e krimit.

Le të shtrojmë se bashku një pyetje: A ishte tragjedia e 9 janarit një akt i organizuar nga shteti? Hetimet paraprake tregojnë se të gjithë ata që mashtruan viktimat e Shkodrës ata që i transportuan, që i sistemuan në hotelin e Dhërmiut, që i siguruan që përtej detit do të kalonin dhe polici dhe jo me skafistë. Dhe pasi i vendosën në gomonet e vdekjes, pa përjashtim të gjithë ishin njerëz me uniformë, soji yt dhe i qeveritarëve të tu, familjarë shumë të afërt të KPD-arëve të tu më fanatikë, Makbule Robos, Luiza Hoxhës, dhe të Dukës, ndër ta anëtarë të bandës së Zani Çaushit, miq të ngushtë të ministrave të tu, pra rrugëtimin e vdekjes e organizuan zyrtarë të policisë dhe të SHIK-ut, të shtetit tënd oktapod, mishi i të cilit je ti.

Sot le të shtrojmë së bashku pyetjen: Ishte ajo një aksident, apo ishte një dramë e rrallë e planifikuar e shtetit tënd oktapod. Unë këtu nuk do t'u referohem burimeve të opozitës. U ngrita edhe pak më parë për t'iu përgjigjur përfaqësuesit të malavitës në koalicion për integrim. Eshtë e vërtetë që nga '92-'97 ka patur 182 gomone të konfiskuara. Eshtë e vërtetë që ata zyrtarë që ne i ndiqnim penalisht, ju u keni dhënë grada. Nga ana tjetër është e vërtetë që nga '97 e gjer më sot, akti i fundit ishte akti i 20 i tragjedisë shqiptare që luhet në ujërat e Jonit apo të Adriatikut. Dhe këto akte janë vetëm ato që nuk i ka përpirë dot deti, ndaj përqindjet janë shumë më të mëdha, për ne, për shoqërinë që ju nuk e shihni, këta shqiptarë, kurdë, kinezë, senegalezë. Ndërsa për ju çfarë janë ata? Janë dhjetëra dhe qindra milionë dollarë, janë vila luksoze, janë hotele, motele, vakanca të kushtueshme, afera të ngritura, pallate, etj., etj., ky është soji i poshtërsisë njerëzore. Në këtë soj i pari je ti Fatos Nano, prapa të vjen poshtërsia.

Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia

Ti je Fatos Nano, prapa të vjen Poshtërsia. Ti je përgjegjës kryesor i tragjedisë së 9 janarit dhe për këtë le të ndalemi dhe në një moment tjetër: A u ndihmuan viktimat e 9 janarit siç meritojnë të ndihmohen pa dallim, të gjithë ata që në dete, bien në fatkeqësi, apo u lanë ata me qëllim midis dallgëve mizore të Jonit?

Hetimet zyrtare pohojnë se drama e 9 janarit u ekzekutua nga deti me aprovimin e heshtur të shtetit, me mosveprimin dhe bllokimin e operacioneve shpëtimtare nga ana e tij. Këtë tashmë nuk e thonë vetëm familjarët e viktimave, e thonë mbarë mediat në raportet e tyre. Nuk e pohojnë vetëm Vlora dhe njerëzit e saj, këtë e pohojnë sallat e gjyqeve, e pohojnë të gjithë.

Dje, në sallën e gjyqit, oficeri i policisë së Dhërmiut, Vladimir Kordhishta, deklaroi se që në orën 17.40 të datës 9 janar kishte informuar për avarinë e gomoneve eprorët e tij.

Zoti Kordhishta, në dëshminë e tij, tha se këtë njoftim ua ka përsëritur eprorëve të tij vazhdimisht gjer në orën 21, por asnjëri nuk vuri ujin në zjarr.

Pse kjo? Kjo sepse dikujt diku i interesonte që ata t'i mbyste. Ose për të mos prishur pushimet e tij në detrat e nxehta, ose për të mos minuar "sukseset" e tij.

Ndaj dhe SOS-i u mbajt i fshehur.

Mediat morën lajmin. E shndërruan në një kushtrim kombëtar, por pas këtij kushtrimi dikush, o KPD-arë, u vërsul si bishë kundër mediave të lira. U tha se po mashtroni, lajmi është i rremë, se nuk janë klandestinë, janë dy drogaxhinj.

Por kush ishte ky dikush, or KPD-arë? Ky dikush ishte ai që foli aty, ai që doli dhe mashtroi këtu. Ky dikush ishte Igli Toska, anëtar konstant i malavitës shqiptare. U përpoq të bukosen mediat.

Ti, Fatos Nano, je më i zi se Zija

Të shkojmë më tej. Jeni disa deputetë të Vlorës këtu, shkoni pyesni në komisariatin e Vlorës. Por ju s'përfaqësoni Vlorën, ju përfaqësoni fakultetet më të errëta të shoqërisë njerëzore. Vlora e tëra thotë që policia e Vlorës gjer në orën 8 nuk bëri asnjë veprim, sepse dikush diku kishte vendosur që më mirë t'i merrte harresa e detit dhe të mos prisheshin pushimet e tij.

Pra, kjo ishte një vdekje e parandalueshme, por nuk u parandalua. Në të kundërt, asnjë SOS nuk iu dha anijeve të lundrimit, asnjë ndihmë s'iu kërkua peshkatarëve. (Eksperienca ka treguar se më të fuqishmit në shpëtim sot për sot janë peshkatarët shqiptarë, ndaj mos dëgjoni përrallat e tij që del këtu i papërgjegjshëm).

Familjarët në Shkodër e falenderonin këtë, Majkon, për fjalët e mira që iu tha. Po, po, se kanë fisnikëri ata, por nuk guxoi të shkojë t'u paraqesë një ngushëllim.

Më thanë mua, falenderoje Pandeli Majkon për fjalët e bukura që na tha, kurse ky këtu, ministër gjoja, s'guxoi të shkëputej, por iu nënshtrua verbërisht urdhrit të Fatos Nanos, i cili nuk lejoi as qeverinë të shprehte një ngushëllim.

Kush mund ta pranojë këtë? Nuk ka soj njerëzor që pranon një gjë të tillë.

Çfarë bëtë më tej me kufomat? Kufomat i zvarritët në det. Kufoma ka kodin e saj. Media pastaj e mori gjithë fuqinë. Mediat njoftonin se kufomat po shkojnë drejt Vlorës dhe me të ardhur afër Vlorës, dikush i urdhëroi: "Nisini për në Sazan!" Harron ti, o lejtnant i Fatos Nanos se deti ka sy, se deti ka veshë?! Ti nuk e njeh detin, nuk e njeh as njerëzinë. Sepse deklarata jote, se u dërguan në Sazan për të parë se mos kishte të gjallë, të ngarkon ty me fajin më të rëndë.

I dërguat në Sazan për qëllimet më të mbrapshta njerëzore.

Ishte vendosur që Shkodra të poshtërohej, që kufomat të mos nderoheshin rrugës, por të shkonin pas mesnate.

Ti je primitiv, Fatos Nano. Ti e urren Shkodrën, por harron se Shkodra është djep i qytetërimit tonë perëndimor, është qenia perëndimore e kombit tonë.

Një apatrid si ti e nderon Shkodrën me urrejtjen e tij. Dhe kur të them apatrid, nuk nisem nga origjina. Jam i bindur se nacionalistët shqiptarë, pas kësaj deklarate, do të më qortojnë, por historia e këtij vendi më ka mësuar se pavarësisht nga origjina etnike, atdhetaria ka qenë konstante, e barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi. Kurse ti i urren qytetarët shqiptarë. Si mund të silleshe ti ndaj Shkodrës në atë mënyrë?! Në një kohë kur viktimat e 29 marsit që nise për në Vlorë i mbulove me lule dhe mirë bëre? Po këta të tjerët çfarë ishin? Pse ishin shkodranë ua bëre këtë? Ua bëre, sepse ti në mendësinë e vjetër shkodranët i konsideron shkodru. E bëre këtë se ti urren shqiptarët dhe qenien e tyre, e bëre këtë sepse ti urren viktimat e tua. Shpirti yt katran e di. Ti je Fatos Nano, je më i zi se zija.

E kam mbyllur gojën deri në orën 4 e gjysëm pasdite të ditës së shtunë. Kam ndjekur si prind, kam ndjekur si politikan, kam ndjekur si qytetar, kam ndjekur si ish-president, kam ndjekur si mjek, minutë për minutë dramën e Jonit. Por nuk mund të mos flisja unë, kur gazetarët njoftonin se Igli Toska u thoshte se janë drogaxhinj. Nuk mund të mos flisja unë, kur zvarriteshin trupat në det. Shpalla zi, por deklarova se do t'i bashkangjitem zisë, nëqoftëse shteti e shpall atë dhe iu bashkangjita. Por shteti bëri zi zemërthyer. Po të mos ishit në zi zemërthyer siç jeni, or KPD-arë, merrnit mundimin për të shkuar të ngushëllonit familjet e viktimave, të cilët kanë një kod të hekurt në vdekje, presin të gjithë njëlloj. Ju s'e bëtë atë, sepse dhe zinë e kishit me zemër të thyer.

Tani nuk do të vazhdoj më tutje, sepse nuk ka nevojë të përdorësh asnjë fjalë tjetër, vetëm ta quash Fatos Nano dhe kaq.

Si thote mjeshtri? Organizata me e mire nderkombetare ne berrjen e sondazheve e kishte kualifikuar Sulen 15 pike me poshte, por Sula fitoi. Sigurisht, si te ndrosh kutite e votimit e te futesh votues nga 10 here per te votuar, jo fiton, por me shume se PPSH-ja, dmth 100%.

Nga fotoja, mavria duket i plakur dhe i fryre. Per intervisten , do te thoja se a nuk mund te organizohet nje interviste ku mund dhe qytetari, ne lexuesit, te bejme pyetje. Pse te mos organizohet nje interviste publike. Pyetjet qe dua ti bej une p.sh. apo nje lexues tjeter, jane krejt ndryshe nga keto budedalliqe qe gazetaret bejne. 

Po harrojeni ate premtimin ,se ai do te lere PD,po i humbi zgjedhjet.Keshtu ka thene edhe ne levizjet "revolucioni demokratik"se sa po te fitoje Demokracia,dhe te rrezohet Diktatura,une "do te vesh bluzen e bardhe"!...do te shkoje dhe te punoje ne profesionin tim!

Ne fund te fundit ky ka aqene dhe dhe ky eshte Berisha,njeriu i pushtetit.Pa pushtet Berisha nuk rron dote. "Thembra e Akilit" per Berishen eshte "cfare thote ne darke,nuk e thote ne mengjez"me kete zemer ai ka mbijetuar,kete mund ta vertetoje shtypi me ze me figure,me teks!

Nuk ka gjethe fiku ne shqiperi(pervecc votes)qe te kap Berishen.C`nuk tha per Nanon?C`beri Nanos? C`po thote per Ramen?C`po i ben Rames?Nje vrim ne uje.

Akuzon Ramen per bosin e Medias,ka blere TCH ,e akuzon per skenare,per cer tethem une....nje fantazi sikur te ishte vertet ne kohen e Enverit qe ne cdo 3-4 vjet delte nje grup armiqsor,nje agjenture e huaj,etj ,,etj...dhe me pas fillonin pleniumet gjyqsore!

Edhe e shkarkoje Yllin,edhe akuzon se media ka dhunuar shtepine..dhe kete ja ngjesh Rames,e ka bere Rama kete skenar!

Po pse e shkarkove Ministrin atehere! per 4 ore,tak fap? nuk e mori vesh Berisha ,qe kamera ishte futur ne shtepi?

Nejse ky eshte Berisha!

KY LUMADHI ESHTE skandal seksual per vete. e bukur eshte kjo "e shkarkoi per 4min" po e dija une qe pango ishte me nam per femra e nuk e dinte berisha.

kemi nje kryeminister qe nuk di per gerdecin, pangon, e shume te tjera

dhe di per motrat e deputeteve socialiste, per grate e kryetareve te partive etj

po ku i ha me njeri keto perralla o xhaxhi sala me sulmues ne gjoks

Jo moooo.

I tha Edi atij perversit , Pangos, qe ti merrte me rradhe te gjitha ato qe i vinin ne zyre ?

Dhe ai i shkreti ra ne gracken e Edit.

Une them qe e ka fajin ODHIRI dhe OSBE . Ato ja bene gracken ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).