Berisha: Gati të qeveris me Ilir Metën

Kryeministri, Sali Berisha, tha dje në emisionin “Opinion” në TV “Klan” se është i gatshëm që të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim pas zgjedhjeve. Pas disa rezultateve të fundit që e paraqesin LSI si një parti kyçe për rezultatin zgjedhor dhe koalicionet paszgjedhore, Berisha ka shprehur gatishmërinë. Berisha tha se vetëm me Ramën nuk bën aleanca.

Berisha e quajti hetimin e prokurorisë për çështjen e Gërdecit si një hetim politik, ndërsa shtoi se Gërdeci është si një gjethe që nuk mund të mbulojë trupin, që me këtë rast i bie të jetë puna e qeverisë.

“Ishte një aksident i parandalueshëm plotësisht. Të gjitha përgjegjësitë që më ka takuar të nxjerr, i kam nxjerrë në kohën e duhur. Përgjegjësitë përfundimisht ligjore i takon t’i nxjerrë sistemi i drejtësisë, të cilën në mënyrë absolute jemi angazhuar me të gjithë potencialin si qeveri për ta ndihmuar.

Kemi pasur një objeksion madhor: kur u akuzua Mediu një vit më parë se ka shmangur ushtrinë, kjo ka qenë një gjë tmerrësisht e rëndë. Nuk është çështja e personit, po e akuzove tjetrin për atë që nuk është, por çështja është e hetimit, sepse në këtë moment bën një devijim madhor të hetimit. Kur u thua shqiptarëve apriori se ka shmangur ushtrinë, në një kohë kur janë 32 dokumente, secili prej tyre me 4-7 firma ushtarakësh bën një akt të shëmtuar politik dhe ti shkatërron hetimin.

U hetua një vit në atë pistë dhe tani kthehet prapë te fjalët që ka thënë në fillim. Në momentin që thua je shmangur, do bësh të pafajshmin të fajshëm. Ky është një aksident tragjik i parandalueshëm”, - tha Berisha.

Sipas tij, prokuroria po bën betejë politike ndaj mazhorancës në shumë raste.

“S’ka betejë më të dështuar se beteja politike e prokurorisë. Ata që përpiqen marrin vetëm turpin dhe dështimin. A mund të akuzohet ministri se ka gënjyer qeverinë, ndërkohë që nuk ka asnjë provë. Këto tre vjet është periudha e vetme që janë dënuar zyrtarë. 95% e atyre dosjeve kanë shkuar nga kjo qeveri në prokurori, kanë shkuar nëpërmjet policisë kriminale dhe zyrave antikorrupsion”, - tha Berisha.

Ndërsa duke folur për rastin Pango, Berisha tha se ai u përdhunua në shtëpinë e tij. Berisha tha se përgjimi i tij bie ndesh me Kushtetutën.

“Sot, do flas lirshëm, se sot parlamenti ka votuar dhe ai ka marrë masën. Dy fenomene janë shfaqur në këtë shoqëri dhe fenomene të veçanta: së pari, një proces linçimi, por të jeni të sigurt se nuk jam kurrë dakord të linçosh një qenie njerëzore, në një vend ku ka ligje, rregulla. Pse u ndërmor linçimi? Ai që organizoi kurthin, ai organizoi linçimin dhe ai ka vetëm një emër, është kryetari i PS që shkruan skenarin e “Fiksit”. Sot e kam të lirshëm të flas se Pango mori atë që meriton. Shtëpia është shtëpi. Shtëpia e tjetrit nuk përdhunohet. Asgjë më të keqe s’mund t’i bësh njeriut pas ekzekutimit se sa ta përgjosh në shtëpi. Shtëpia e një qytetari, s’mund të përdhunohet”, - tha Berisha.

“Të filmosh në shtëpinë e tjetrit, s’ka dhunim më të madh. Bëri apo s’bëri, ti s’ishe aty, se ajo shkoi me gjysmë gjoksi jashtë. Ajo shkoi me mision për të filmuar në shtëpi. Nëse pranojmë një gjë të tillë, pranojmë krijimin e bandave televizive gjobëprerëse, të cilët do të krijojnë banda, siç krijuan në Vlorë”, - vijoi më tej kryetari i Partisë Demokratike.

Berisha komentoi dhe çështjen e fotove nudo të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Atëherë kisha 1 mijë akuza që opozita bën seks kolektiv. Si të duket ty një kryeministër që ka dalë nudo, çfarë imazhi do lërë në botë?” - tha Berisha.

26 Komente

Ka nje pergenjeshtrim per keto komente neper gazeta :

 “Kryeministri në deklaratën e tij të mbrëmshme ka bërë të qartë se Rama dhe Meta janë gjysmat e kalbura të një molle me të cilët nuk bën koalicion”.

Koth!

Kjo eshte gjysma e pergjigjes qe nxorri nga goja ky apo jo?

 

Jo, shif,

teza kryesore qe eshte e vertete ne kete histori eshte nje PD pa Berishe, mund te beje koalicion me cdo pale ne Shqiperi.

Ajo do qartesohet kur te shohim listat e kandidateve per deputet nga PD.

Ta kam thene qe qeveriu i merr xvarre keta qe bejne politike tani. I ka tufe me dele se jane gjithe paranoja qe vijne bres pas brezi . 100 dite dhe ka te tjera gjera ne tavoline.

Vazhdojne matjet dhe testimet, por dhe monitorimet.  Populli si gjithmone bageti. Prape ne Shkoder miku sot dhe ju ka fol per dosjet. I njeh mire ky me cin ka te beje mer. ( Jo pune tredhjesh kete here  smiley )

Palet nga e majta jane duke lujt per vote.

Nano dje levizi identik si Topi 4-5 dite me pare.

Koth!

Une parashikoj, qe nqs ai sondazhi i Zogbyt eshte pak-a-shume i sakte, ne sensin qe Sala nuk i merr 50% "me i dore",  une parashikoj qe Sala do jete prape ne pushtet, kete rradhe ne koalicion me Ilir Meten! 

Kam pershtypjen qe Ilir Meta me shume urren Ed Ramen et. al. se sa Saliun! Plus, qe nuk e di pse me thote nje mendje qe ketij Ilirit, ky Saliu i di shume pislleqe! Me shume se Edit!

Ne fakt, qe ta bej me interesante kete pune, e kam vane dhe bast!

Hmm,

po pranuam Zogbyn kapitulli eshte i mbyllur. PS zgjedh kryeministrin e Meta futet ne rrjesht. Do rrije aty sa te krijohet nje tjeter mazhorance qe do dale nga nje PD e percare . Pra, o rri gjithe kohen ne rrjesht o humb.

Duke besuar qe ka mesuar pak nga keto 6 vite pa kokerrrz leku ngelet per tu pare por une besoj te paren. ( Gjithmone nese Zogby do jete i certifikum , llafje e madhe )

Berisha nuk do jete me kryetar i PD-se dhe me Pollo, Jozefin e Biberaj brenda pale ku do dalim. Do kete qeleres

Prandaj te them qe eshte e rendesishme te shofim listen per kandidate te PD-se.

Si  e ke vene bastin ?

P.S. Te gjithe ja dine njeri tjetrit me ze, figure dhe video nga keto ngjarjet e fundit erotike apo luftarake qofshin . smiley ( A je duke prit per qyrra ti ? )

E drejte, por a nuk thote Hyrijeti qe nese partia e pare nuk arrin te krijoje shumicen, atehere e provon partia e dyte (te krijoje) koalicion?

Nuk jam i sigurte per kete me thene te drejten!

Une besoj qe Saliu e ka Ilirin ne thes! 

Nese PS-ja nuk krijon dot qeveri, dhe pa Ilirin, si zor ta  beje dot, atehere a nuk i vjen rradha ketij mikut per me e provu?

P.S.

Qyrrat thua?

Normal qe do kisha qejf, po pa humbje jetesh! Se ajo goca vogel dje ne fotografi, me beri teslim! S'me zinte gjumi naten!

Ketij dite-prerit, nuk besoj se i kane gje keta! Ai as ate pune nuk e ka qejf, as kumarin, as "nargjilene" nuk e terheq! Per te pire, me thone, qe pi vetem salep!

Cun gush-pellum me i llaf! smiley

Vec ne e kane kapur duke i marre vendimet e Qeverrise ne baze te Horoskopit ditor! smiley

Une i pari nuk do u habitsha!

Sa paskom shkrujt!

Na falni!

 

Une personalisht nuk e shof me qeveriun ne qeveri. Nuk di ta them gjate e gjane.

Ata qe monitorojne krahas shume te tjerave duan te japin dhe nje leksion tjeter qe lidhet me edukaten. Te mesohen njerezit me fjalen rotacion se po e shikojne njeri tjetrin si hasem akoma.

Dhe ky milet nuk meson me dashje , po vecse me dru. Ketu nderhyn matanatllantiksi !

Por nje gje ka qe nuk shkon ne fakt simas kanarit tim : ai Zogby nuk eshte se eshte shume i sakte.

P.S. Ai cilesori luftarak tek ajo peseja ime te pshtoi ty apo si,  qe mu hudhe ke kumari, koqeboshi ene gushpllumi ? smiley

Shif!!! smiley

Tashi e pashe! Ah  sa jena letu knejna ne mer Koth!

Aha, nuk besoj t'kishte gjo aty, t'kapme m'trake them se kshu gojarisht ky i ka bo t'gjitha, me t'birin!

E di pse e them kete?

Sepse, hilaqim, t'kishte pas gjo m'trake, a m'kasete audio, ai Mehdiu, bashke me ate bjonden e buker, do kishin shku per gjueti mellenjash andjej nga Voskopoja qe te dy!

Per koken e vet, dhe per kalamojt e vet nuk fal njeri ky! 

Ta kput rrypin pa e bo dysh! smiley

 

 

Mrrokle !

Ky mileti knej dhe ju andej ( se ne fund te fundit keni kallaballuk qe ju qan zemra knej )  do i cike paqe me ne fund. E merito mer burr e merito.

Ene sa kohe qe nuk e japin kta emrat qi kan qene mkrye te sofres duhen saju te tjere, te bindshem. Ka ardh koha.

Une qeveriut do i jem mirenjohes nese me 29 Qershor, ben gati tre zarfat per qeveriun qe do vije qe ai t`ja beje atij tjetrit mbas 4 vjetesh e me rradhe. Sic e ka gjithe dynjaja.

Nga Gerdeci e knej jane shemb ca gjana, shemb, jo rrezu per tu ngrit gjene. smiley

E di qe e ke qejf kete foto. smiley

Sabri Mediut i vajti dosja ne gjykate sot ( 13 Mars ) dhe qeveriu gjun me teke jo me çifte.

Ma paske bo nofken italjone! Grazie, grazie! smiley

 

Une shpresoj qe ky qen e bir qeni kur te shkoje te flere te madhen, te kete fytyren e asaj te vogles me nje krah perpara syve!

 

 Shpresoj te mos fitoje as Saliu, as Edi dhe as Meta...por njeri ose dy nga keta do te qeverisin...

Gjithsesi Saliu ka te drejte ne ate qe thote (eshte hera e pare ne 18 vjet qe them Saliu ka te drejte)...ndal more, prit more...perveç gerdecit dhe te tjerave

kur e thoja kete para pak kohesh qe berisha do beje koalicion me ilir meten mi fshinin komentet,tani Ll na i poston vete,nuk ka asnje gje te keqe dija nuk ka ndonjehere fund.

as nuk vihet ne dyshim ky koalicion qe behet me ndermjetesimin e fatos nanos,qe te mos e zgjatim shume edi rama me veliajt eshte i destinuar te jete nje opozitare i perjetshem ku edhe si kryetar bashkie i tiranes e ka mandatin e fundit.por edhe Lsi-ja shume shpejt do beje firo,me marrjen e ps nga fatos nano shqiperine do ta qeverisi versioni gjerman qe ne gjermani ka dhene shume rezultat dmth qe dy forcat kryesore pd dhe ps te bejne koalicion ne qeverisje dhe sa here qe ka zgjedhje kush nga keto dy forca merr me shume vota merr kryeministrin.dmth edi rama eshte nje karte e djegur.

as nuk vihet ne dyshim ky koalicion qe behet me ndermjetesimin e fatos nanos,

Si ishte kjo "as nuk vihet ne dyshim"? smiley

Nuk e ve ti ne dyshim, apo eshte "pune e saldume" kjo si puna e te Henes qe vjen para te Martes?

E kam me ter' men kete pyetje!

mrroklle,eshte e saldume,ka marre fund!jane dy te interesuar te fuqishem qe duan ta nxjerrin edi ramen nga politika fatos nano dhe ilir meta, corben e gatuan fatos nano,ilir meta e han,rama detyrohet te jape doreheqen se nuk arrin te formoje qeverine dhe kush e merr ps-ne? dhe mos harro kete tjetren qe fatos nano i ka akoma brenda ne ps ujqerit e vjeter dhe keto ujqerit kane elektoral dhe nuk durojne shume velika qe ti verviten neper kembe.

Koth, çfare ka thene Markoçi?

Fiton Edvin Rama, esht e vertet?

Po thjesht , thjesht eshte :  ( une di qe coroditesh po ta zura ne goje Xhanfinen )

Nje qe e quan veten nene vs tre nenave .

Po do qe ta shtjelloj akoma eshte :

Nje qe i thote vetes nene  eshte perballe tre nenave dhe dy prej tyre jane edhe gjyshe.

Nuk e di sa mund te sforcohesh per ta kuptu.  Nuk e kupton dot kete e kam te sigurte !

E ke idene se si mendon nje gjyshe nese nipin e saj te vetem ja quan bastard ? Dhe jo nje, por dy gjyshe, dy e tre nena.

Kete pune mund ta beje vetem nje grua me emrin Jozefine ! Besimtarja Jozefine mund ta beje kete, vetem ajo .

Bogdani: Rama dhe Meta janë gjysmat e kalbura të një molle me të cilët nuk behet koalicion

 

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Gerti Bogdani është shprehur në një konferencë për shtyp se Rama po censuron televisionet me leje ndërtimi. Sipas tij Kryeministri në deklaratën e tij të mbrëmshme ka bërë të qartë se Rama dhe Meta janë gjysmat e kalbura të një molle me të cilët nuk bën koalicion, por për luftën e brendëshme politike brenda opozitës,Rama urdhëron mediat e kontrolluara prej tij që të shkruajnë e të trillojnë deklarata të paqena. Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë çensurë dhe korruptim të mediave, ka theksuar Bogdani. Ai gjithashtu shtoi se Partia Demokratike i thotë Edi Ramës të heqë dorë nga praktika të tilla të shpifjeve dhe trillimeve sepse ky është një standart i papranueshëm nga mbarë qytetarët shqiptarë kundër shprehjes dhe fjalës së lire.

OraNews

Koth, te kuptova.

Ka qene nje ne Rome i famshem , i kane bere edhe film, çudi!

Asgje nuk ke kuptuar.  DHe isha i sigurte per kete.

Po meqe e do me te shtjelluar lexo kete :

...Sot në PD, përveç linjës zyrtare, fatkeqësisht ka edhe një linjë tjetër që përfaqësohet nga një grup i ngushtë individësh, të cilët dirigjohen nga kryetarja e Parlamentit, dhe në shumë raste linja e këtij grupi etiketohet si linjë zyrtare e PD-së.

Ky grupim ka pikëpamje, filozofi dhe qëllime të ndryshme nga pikëpamjet, filozofia dhe qëllimet e PD-së, lidhet në bazë të interesave personale dhe është totalisht i shkëputur nga elektorati demokrat. Po t’i referohemi fjalorit të gjuhës shqipe, një grupim i tillë quhet “sekt”. Siç dihet “sekti” marrin emrin e liderit të tij, kështu që në rastin konkret kemi të bëjmë me “sektin Jozefinë”, ose “sektin Topalli”.

Ky “sekt” që përfaqëson një pakicë në PD, ka si qëllim kryesor pushtetin absolut dhe pasurimin nëpërmjet tij. Për të realizuar qëllimet e veta, ky “sekt” jo vetëm që po keqpërdor dhe abuzon me pushtetin që i është dhënë nga demokratët më 3 korrik 2005, por po përdor edhe çdo mjet tjetër jo-demokratik, jo-institucional dhe jo-etik, si dhe një makineri të tërë shpifjesh, mashtrimesh, intrigash, prapaskenash, si dhe sulmesh të paprincipta, me qëllim likuidimin apo goditjen e çdo personi që nuk është anëtar apo shërbëtor i “sektit”.

Zakonisht “sektet” dalin më vete me ideologjinë e vet dhe shkëputen nga partia mëmë, por me “sektin Jozefinë”, po vihet re një dukuri e paparë më përpara: transformimin e sektit në partinë mëmë. Që nga viti 2005, kur PD-ja erdhi në pushtet dhe deri sot, ky “sekt” është përpjekur të shtrijë rrjetin e vet gjithandej dhe tani po përpiqet të finalizojë strategjinë e vet, duke synuar të komandojë gjithkë, gjithçka dhe gjithkund.

Tani që jemi në fushatën e zgjedhjeve të reja në PD, “sekti” po përpiqet që të privatizojë partinë, duke synuar të vendosë ithtarët e vet gjithandej, gjë që do të përpiqet ta bëjë edhe me listën e deputetëve për zgjedhjet e 28 qershorit. Natyrisht që në realizimin e qëllimeve të veta, por edhe duke i dhënë një kosto shumë të lartë PD-së, “sekti”, në planin e jashtëm është armiqësuar me botën demokratike dhe institucionet ndërkombëtare, ndërsa në planin e brendshëm është armiqësuar me institucionet shtet-formuese dhe me bazën e partisë, të cilën nuk e ka përfillur fare gjatë këtyre 4 viteve.

Strategjia e tyre në këtë prag-fushate është më se e lexueshme, pasi futen në fushatën e zgjedhjeve, duke pasur barazimin në xhep. Nëse fiton PD, do të synohet qeverisja e vendit, çfarë nënkupton vazhdimin e shfrytëzimit të pushtetit për interesat e tyre, nëse PD humbet zgjedhjet, ata nuk e kanë për gjë që të fajësojnë dhe të bëjnë përgjegjës për humbjen lidershipin e PD-së, dhe pastaj të përpiqen që të marrin në tavolinë lidershipin e PD-së...

Te gjithen lexoje ketu nga Aleksander Biberaj

 

Une sapo e lexova intervisten e mavrise, dhe nuk flitej fare per nje bashkpunim me LSI.  

LSI e Vlores eshte shkrire krejtesisht si dege partie dhe bashkuar PS! Se shpejti do degjoni edhe ne rrethe te tjera te vendit.. Neser do te jete manifestimi me i madh qe ka pare ndonjehre Tirana ne historine e saj ne kujtim te Gerdecit!

Sa vjen edhe laku po i ngushtohet plakut Mere..

Meta ne nje legen  tip Ndoka dhe Xhuvel.. Kot mban shpresa nga Nano i kane rene bolet Nanos mavris..

Ajo qe do ndodh neser, eshte turpi me i madh qe ka bere e do beje ndonjehere PS ne gjithe historine e vete.

Skripti i Biberajt eshte ky Koth, se me duket me shume si teater ku roli i heroit i mbetet i atij katartikut, se sa dora e tjeter kujt. E keqja eshte Jozefina, dhe duke dalluar te keqen, dallohet gjithashtu pastertia dhe babaxhanlleku i Berishes, per te cilin ia vlen serish te votohet!? Ca sekt leshi. Berisha e ka lidh Shkodren per koqesh, Biberaj po na mbush mendjen se Jozefina, qe rrezik e ka sfumuar karrieren politike me nje term kryetare parlamenti po mos luaj rolin e sek(re)tares, qenka e keqja. I mire skripti, por vjen era katarsis, ku Jozefina, e premtuar pale cfare ministrie, eshte e detyruar te luaj rolin e "skorrjes". 

Megjithese cfare nuk ben vaki. Ai qe nuk u zhduk pas 97es, ai qe nuk u zhduk pas Gerdecit, ai qe vetem prezenca e naltmadhenise tek kalaja, nuk e lejon te provoje te gjithe titujt e mundshem qe ka njohur njerezimi, ben vaki te jete lodhur e te iki vete, ben vaki edhe triumfator, per t'i kthyer kafen e marre ne 91shin, diku buze nje deti te paprekur shume nga betoni mundesisht, atij pensionistit qe uron shqiptaret ne 16 tetor.

C'ia fus kot une. Nje njeri aq i moralshem dhe i distancuar nga ceshtjet e pamoralshme seksuale nuk ka si te lodhet. Berisha eshte si Fan Noli. I martuar me Shqiperine.

Koth, te falenderoj per sqarimet.

Si mund te  komentohet nje artikull, i cili personi eshte ne kontakt te perditshem me koleget e tij.

Me mire se eshte i informuar Biberaj nuk mund te jem une e shume te tjere si une, qe nuk jemi anetar Pd-s, e me teper jetojme jashte Shqiperis.

E lexova me vemendje artikullin, siç e thashe me larte e veshtire ta kundershtosh kur nuk njeh realitetin.

Mbetet vetem menyra se si e pershkruan, te krijon dyshimet se nuk thote te verteten.

Biberaj,( qofte ashtu siç thote ai) gabon ne perceptimin qe i ben çeshtjes.

Ai e quan "sekt", "sekti Topalli, o Jozefina", d.m.th. largimi i Znj. Topalli çliron Pd nga "sekti" qe po shkaterron partin.

Pra sipas Biberaj, ne Pd nuk kemi nje rryme anetaresh qe mendojne ndryshe nga lideri i tyre e nga shumica e anetareve, ku edhe vete artikullshkruesi thote se per kete eshte nje gje e mire, demokraci mbrenda partis, nje rryme qe mund te jete me e "djathte" me "radikale" me e "eger" apo me e "bute".

Jo, ne Pd kemi nje "sekt" sekti Topalli.

Sipas kesaj logjike me deshperim po duhet te pranoj se Pd ka marre fund si parti demokratike, e pazonja te qeveris vendin.

Kjo eshte logjika qe na afron Biberaj?;

Ne fakt nuk eshte kjo, sepse Biberaj elozhon partin, po me nje kusht, " te luftojme sektin", te heqe "sektin qafe", ku shqip do thote te largojme Jozefinen.

Nuk eshte gabim si ide, mjafton largimi i kesaj zonje, dhe Pd vazhdon rrugen e saj filluar qe ne '90.

Mirpo na del nje problem i madh, jo se Jozefina eshte e veshtire te largohet, problemi eshte se kur ke te besh me nje "sekt", largimi i personit qe figuron si kryetarja e "sektit" , eshte e kote, "sekti" ben kurban kryetarin e vjeter per ti bere vend kryetarit te ri.

Kush na siguron se me largimin e Jozefines, nuk do ekzistoje "sekti" ne Pd, me nje figure tjeter po aq te rendesishme.

Forca e nje "sekti" qendron te " betimi" qe kane bere antaret e tij "frymes", "ideve" qe i bashkon ky "sekt".

Mendimi im qe eshte krejt i parendesishem, eshte se Biberaj me kete akuze kaq te rende, jo vetem kunder Kryetares se Parlamentit, por edhe kunder kolegeve te tij, qe i akuzon per vjedhje, "po pasurohen per dite" shprehet bashkepartiaku, o thote krejt te verteten , o e ben alla Shqiptarshe, hakmarrje pa fre, pa u ndalur nje moment e te pyes veten se ku me çon kjo zgjidhje.

Koha eshte gjykatesi me i mire.

 

 

Sipas Mero Bazes, "les jeux sont faits" ("loja ka mbaruar&quotsmiley, fituesi dihet :

 

Debati qesharak mbi përdorimin e tragjedisë

 

Nga Mero Baze

Opozita shqiptare duket e kompleksuar nga fjalori shterpë i shumicës mbi përdorimin politik të tragjedisë së Gërdecit. Disa ditë para përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, kryeministri Berisha anatemoi përpjekjet e opozitës për mitingje më 15 mars dhe më pas kori i njerëzve pa tru që ai nxjerr para kamerave përsëriste këtë anatemim. Ky zhvillim është ndoshta më absurdi që mund të ndodhë në një vend ku kultura politike nuk kultivon debatin e hapur politik për çështje që tronditin shoqërinë. Nëse ka një gjë të dënueshme, ose së paku të kritikueshme tek opozita e sotme është mospërdorimi si duhet politikisht i tragjedisë së Gërdecit. Opozita, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës, nuk ka se si të përdorë ngjarjet veçse politikisht. Ajo as mund ta blejë dhe as mund ta shesë Gërdecin, siç bëri ministri Mediu, kryeministri Berisha apo djali i tij. Opozita nuk mund të ketë asnjë qasje rreth Gërdecit veçse asaj politike dhe nuk mund ta përdorë ndryshe këtë tragjedi, veçse politikisht. E qortueshme është se kjo opozitë e ka përdorur Gërdecin për përfitime politike, por pa debat politik. Pas 15 marsit të vitit të kaluar, ajo pa se kryeministri u rrënua dhe ndryshoi tërësisht historinë e tij politike. Brenda javës ai u bë regresiv, anti-institucional dhe u kaplua nga makthet e njeriut që u kap duke vjedhur dhe vrarë. Seancat e tij parlamentare, nëse ritransmetohen tashmë, të rrëqethin për shkak të rrënimit të tij psikologjik dhe rënies morale. Këtë moment opozita e pikasi dhe në vend që të përdorte politikisht tragjedinë, përdori politikisht kryeministrin. Duke e kapur atë në vendin e krimit, ajo e detyroi “elefantin” të ulej në karrige dhe për gati 9 muaj të bënte çfarë i thoshte opozita. I detyruar prej saj ai hartoi një Kod Elektoral, që përveç defekteve demokratike ka firmosur realisht humbjen e sigurt të së djathtës në zgjedhje.

Sistemi proporcional që ai pranoi në bazë qarqesh, nxjerr fitues të padiskutueshëm dhe në kohë të mirë qeverisjeje të majtën shqiptare, e cila ka provuar se ka votat popullore në Shqipëri. E djathta ka fituar në këtë vend falë mazhoritarit dhe efektit në mazhoritar të ndarjes së të majtës. Ky sistem e bën vitale të majtën, pasi vlerëson pluralitetin e saj dhe e kthen atë në vlerë elektorale. Me sistemin elektoral që firmosi, dhe garancitë juridike që i dha kundërshtarit të tij politik, në emër të harresës së përkohshme për Gërdecin, Sali Berisha u soll si një politikan në hall që po i paguante gjobën kundërshtarit të tij duke luajtur me fatin e së djathtës shqiptare. Për gati 9 muaj ai u bë një nxënës shembullor i Edi Ramës dhe shpresonte se me këtë sjellje kjo tragjedi do të harrohej.

Tashmë, Edi Rama i mbaroi punët që duhet të bënte me zotin Berisha. Tre muaj para zgjedhjeve, ai ka me vete një Kod Elektoral tërësisht në favor të tij dhe një kryeministër të rrënuar, që tmerrohet nga 15 marsi. Ajo tashmë është në të drejtën e tij, jo ta përdorë politikisht 15 marsin, por ta poshtërojë politikisht kryeministrin, pasi e ka përdorur atë politikisht një vit të tërë.

Nëse do ishte Sali Berisha në vend të Edi Ramës dhe atij do t’i kishte ndodhur korrupsioni dhe më pas tragjedia e Gërdecit, ai do ta kishte nxjerrë nga zyrat më 16 mars dhe sot do kujtonim njëvjetorin e rënies së Edi Ramës. Ky i fundit zgjodhi taktikë tjetër. Edi Rama mori shkas nga tragjedia për të përdorur politikisht kryeministrin dhe tashmë ka kohën të përdorë politikisht dhe 15 marsin. Është normale që kryeministri bëhet nervoz nga kjo besëprerje, por ata që duhet të shqetësohen nga kjo duhet të jenë mbështetësit e së djathtës, të cilëve ai u ka shitur pushtetin paraprakisht tek Edi Rama vetëm që të mbyllej historia e 15 marsit, ku ka lënë gjurmë djali i tij.

Tashmë opozita nuk ka pse kompleksohet nga akuzat për përdorim politik të 15 marsit. Shumica ka të drejtë formalisht, pasi e ka paguar gjatë vitit që shkoi në dorë taksën informale të 15 marsit, por ja që politika është e pamëshirshme dhe do t’i duhet ta paguajë këtë taksë dhe politikisht. Është problem i kryeministrit Berisha mënyra që zgjodhi për të bërë kompromis me këtë tragjedi të shkaktuar prej korrupsionit. Opozita arriti të përdorë edhe kryeministrin, dhe tashmë dhe tragjedinë politikisht. Ky i fundit natyrisht që ka dalë me bilanc të keq, se as financiarisht nuk arriti ta përdorë dot deri në fund.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).