Bashiri dhe amnistia e së keqes

Ari Folman kërkon fajësinë e tij në masakrën e madhe që Izraeli ka bërë në Liban në vitet ’80. Një masakër e madhe dhe një ngjarje e çuditshme. “Vals Im Bashir”, në hebraisht, tregon rrugëtimin e tij në këtë botë në atë mënyrë që pas disa dekadash shokut të tij ë shfaqen për dy vite rresht qentë që i kishte vrarë në një rrugë. Një koncept i çuditshëm për të kërkuar fajësinë te vetvetja.
Pilati kur vret Krishtin shkon dhe lanë duart duke u shfajësuar kështu me ujin e natyrës. “Nuk e vrava unë, e vrau populli”, thotë ai shkurt si për arsyetim. Urrejtja dhe vrasjet kanë funksionuar prej që ekziston njerëzimi dhe që nga mëkati i parë. Vrasjet nuk janë ndaluar, por kjo nuk i bën legale as ato, e as luftën. Fakti që atëherë njerëzit kanë qenë më të pavetëdijshëm dhe edukuar, në njëfarë forme ka ulur idenë e marrëzisë sepse njerëzit nuk kanë mundur të besojnë shumë gjëra. Imagjinojeni dhe sot idenë së Zoti ekziston, se ka pasur të dërguar dhe se janë shfaqur shenja. Kjo dhe sot është një nga dilemat më të mëdha.
Është shumë e çuditshme se si njerëzit për një kohë të gjatë kanë kërkuar shfajësime dhe në mënyra përfikte kanë prodhuar histori. Por, sa nga në kemi shkruar një letër autokritike dhe kemi folur për vetën, kemi pranuar të drejtën e njeriut për të evoluar dhe menduar ndryshe. Nuk është faji i injorantit për faktin që është, por që mbetet.
Kohëve të fundit me pavarësinë e Kosovës, por edhe duke udhëtuar në Bosnje e Kroaci dhe duke jetuar në Beograd, kam vërejtur një gatishmëri për amnisti kolektive të së keqes.
Dokumentari i Folman është filmi i parë dokumentar i animuar dhe shfaqja e tij në festivalin e Cannes ishte shumë e mirëpritur. Lufta e vitit 1982, e kthen regjisorin në ngjarjet e masakrës në Sabra dhe Shatila të Libanit.
Waltz With Bashir bashkohet në mozaikun e rrëfimeve që i bëjnë shokët e luftës, personazhet që e kanë rrethuar në rrugëtim, fshatra, lumenj, kujtime të shlyera, vrasje, vallëzime me automatikët, emocione dhe pajtim për vrasjen e “rebelëve civil”. Ari kërkon vetën e tij dhe fajësinë. Në fund e bashkon ngjarjen, vrasjet e të pafajshmëve dhe heshtjen e asaj kohë në rini. Por, Ari kishte urdhër vetëm të ndriçonte qytetin me shokët e tij pa e ditur ç’po ndodhte. Megjithatë, u kishte dhënë dorë kasapëve dhe nën dritën e tij po kryhej gjenocid.
Në radhët e këtij filmi të realizuar bukur shihet nevoja për vetëkritikë. Këtë ide ka edhe “stripi” (rrëfimi i parë vizatimor nga Irani) Persepolis i Marxhan Satrapit, autorja që nuk guxon të kthehet në shtëpi. Rrëfimi kritikon nga Shahu, demonstratat, luftërat, Sheriati dhe rrëfen për “partyt” e fshehta në Teheran. E ne?
Në ish-Jugosllavi, në të gjitha luftërat llogaritet të kenë vdekur rreth 150 mijë veta. Duke llogaritur dhe numrin e të zhdukurve deri në 17 mijë persona që nuk dihet për fatin e tyre. Jo në fakt janë më pak. Janë më shumë serb. Jo, jo janë më pak boshnjak. Asnjë serb në Kosovë. Ata na e kanë bërë Jasenovcin, kampin nazist në Kroaci. Punë e madhe që këta i kanë vrarë ata të tjerët. Këta e nisën të parët. Duhet të jemi më nacionalist dhe më të egër. Madje, këto janë idetë e Evropës. E nacionalizmit të krijuar për të fshehur idetë, por edhe e kombeve që kanë identitet dhe ushtarëve që vrasin pa pagesë...
Meqë u përmend, Jasenovci ka qenë një kamp i krijuar nga Ustashët në vitin 1941 në Luftën e Dytë Botërore. Aty janë vrarë njerëz gjatë tërë kohës, të paktën për tri vite me radhë dhe ruheshin vetëm ata që duheshin si mjekët, punëtorët e ndërtimit, me një fjalë profesionistët. Kroatët dhe serbët në fakt kanë qenë motori kryesor që kanë drejtuar rënien e Jugosllavisë. Por, nëse flasim për amnistinë kolektive të se keqes duhet thënë se kjo prodhon vetëm një dhunë të vazhdueshme. Dhuna kundër dhunës.
Askush s’mund të thotë se sa njerëz janë vrarë në këtë kamp. Por, kjo atmosferë e fshehur nga politikat komuniste ka trashëguar dhunën. Serbët thonë se janë vrarë 800 mijë serb, ndonëse ka pasur dhe të tjerë përfshirë edhe shqiptar. Kroatët thonë se kanë qenë 80 mijë. Në Srebrenicë po ashtu një pjesë thonë vetëm 3 mijë, të tjerët 12 mijë. Të tjerët 8 dhe ca thonë 5 mijë. Por, askush nuk pranon një faj të vetin. Mos pranomi i krimeve ka bërë që përfituesit e qëllimshëm nga radhët e viktimave të gjejnë preh në shifra. A është lodhur ndokush?
Kush e ka dëgjuar dhe i kujtohet, edhe në Kosovë një aktiviste pati nxjerrë numrin 20 mijë të femrave të përdhunuara dhe më pas u arrestua për keqpërdorim fondesh.
Normalisht që nuk është mirë të luhet me viktimat dhe ndjenjat e tyre. Por, derisa askush s’pranon asgjë atëherë shifrat do të rriten, do të ndjelljen dhimbje. Tash kanë ndodhur kërkim-falje, por as viktimat e as viktimizuesit nuk kanë qenë në gjendje ti bëjnë e pranojnë sinqerisht. Nuk duhet harruar se edhe shumë shtete tjera për rreth janë sjellë keq. Shembull lufta e kroatëve me boshnjakët. Çudi, përse duhej të luftonin edhe ata mes vete? Problemi nuk është thjesht vetëm te krenaria e kërkim faljes, por edhe te zgjidhja e këtyre problemeve. Nëse kjo nuk ndodh dhe të gjithë nuk pranojnë ato që kanë ndodhur, Bashiri do të duhet të vallëzoj vetëm për shumë kohë. Nuk do të ketë asnjë zgjidhje për tu larguar nga kjo çmenduri kolektive e barazimit të krimeve dhe as jetë. Ballkani perëndimor është në një luftë të hapur, por jo më me armë. Ky nuk do të llogaritet si një sukses as për Bashkimin Evropian sepse ata duan që ne të rregullohemi para se të shkojmë atje. Por, përveç krimeve në njerëz sepse fundja në tërë botën ekzistojnë rreth 30 konflikte të hapura, ekziston një amnisti për çdo gjë të marrë. Për shqiptarët pa drita, për papunësinë e thellë si një oqean, për injorancën dhe shovinizmin, për sistemin e keq dhe poshtërimet. Për njerëzit që nuk jetojnë si njerëz. Ekziston një amnisti kolektive për gjithë këtë çmenduri shumëvjeçare dhe njerëzit nuk arrijnë të shohin përtej murit të fqinjit dhe ta kuptojnë se çfarë është mjerimi. Por, shumica përqafojnë një ndjenjë momentale euforish si në një finale futbolli me penalti. Gati të gjithë, përfshirë edhe shumë gazetar, skuqen në fytyrë dhe nxihen kur ua prek idiotësitë. Kriminelët nuk u duhen askujt. Nëse bëhet një bilanc i Klanit të Zemunit, ata i kanë bërë më shumë dëm serbëve së gjithë të tjerëve. Dhe nuk do më befasonte që ndonjë pseudopatriot të vritet në tentim të plaçkitjes së ndonjë banke.
Por, personalisht do të jem i lumtur vetëm kur të shikoj se politikanët ballkanas do të kundërvihen sikurse kancelarja gjermane Angela Markel me Papa Benediktin XVI kur ai mohon krimet ndaj hebrenjve. E kuptoj një familje që i janë vrarë shumë anëtar, jo edhe ata që vjedhin në emrin e tyre. Por, për të tjerët me intrigon pyetja: ka më shuam faj ai që manipulohet apo manipuluesi? Nëse përdor gjuhën e së vërtetës të Galileo Galileut, do të thosha megjithatë ajo (e vërteta) lëviz.

3 Komente

Cfare ishin ata qe qelluan Krishtin me gure?. Cfare ishin ata qe peshtyne mbi te? Cfare ishin ata qe ulurinin " Ne kryq... Ne kryq"?

Mos vale nuk ishin ata popull? Valle popull ishin vetem 12 shentoret, qe e qane kur ai vdiq?

Krishti tha "Fali zot se nuk dine cfare bejne" Fjala "Fali" eshte ne shumes dhe jo ne njejes "fale" Pra nuk eshte vetem Pilati ishte populli ai qe kryqezoj Krishtin me ndihmen e Pilatit, dhe sikur autori ta dinte kete apo te dinte se sipas bibles ne po vujame ne kete bote mekatet qe kemi bere perfshi ketu edhe kryqezimin e Krishtit jami bindur qe autori  nuk do te kishte shkrojtur keta artikull

Kriminelet fshihen pas populit, kur populli behet mburoja e  veprimeve te tyre

 

Krishti ishte i biri i zotit dhe e kishte ne dore fatin e tij.Pilati dhe te tjeret ishin figurantet e historise..C'dokush eshte i denje per fatin qe ka.

sapo e pashe. film shume i goditur dhe i dhimbshem, vertet art dhe qe te le dicka kur mbaron jo si ato rau xhau te hollivudit per trura 3-neuronsha smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).