"Athgjë e re nga fronti i Lindjeth"

 

Boshesi e mirepritur, totale,
erresire hyjnore dhe mocale
te ndenjura e harruese, gjume,
vdekje e vogelth ku vullneti humb,
rime e rryme e nendheshme
ku lundron ninulle e djeshme,
ku kotesia te plote me mbledh
te vozis kuturu mbi nje gjeth
rreth e rrotull progresit ne drite,
progres ne NATO e progres ne dite,
drejt agimit, lindjes dhe se rese,
progres... pertej ures se Qabese.
"Do te kete dhe femra tha te duth"
tha togeri; "po dethe thkruj dhe gruth."

12 Komente

Ironia e dy vargjeve te fundit  çdramatizon mrekullisht, por  te ve ne siklet me tendencen e saj per t'i dhene nje shkelm by*theve struktures se formes qe e ke ruajtur ne 12 rrjeshtat e pare.

Me pelqeu

Dora falemnderit, ty dhe te gjitheve qe u ka pelqyer. Megjithate, ne qofte se do jemi tamam teknik, nuk ka shkelm struktures se formes nga dy vargjet e fundit, (ruajne rimen dhe barazine ne meter me njera tjetren) por thjesht ndryshim ne formen e ligjerates.

pethë pa hethitim...pa mëdythje.

Thum e bukur.... thkruaj pertheri thi keto  smiley

Thathe the ku kithe hum, o thoko! Po ti pathke qene thume i thene me kthu thagmash! :-D

 

hhaha e infektove peshkun

 Kush e mban mend librin "Urmeli qe mbiu nga akujt" te ngreje doren orgjent.

Po ngre doren urgjent! I frikshem dhe magjepses dhe ndoshta nje nga arsyet pse i kam rezistuar gjate Dalise.

Duhet t'i bej adetin vjershes. Ne leximin e pare para disa ditesh me pelqeu, por nuk kisha nge ta rilexoja mjaftueshem. Sot me duket me e lodhshme dhe e ngjeshur. Nga ana tjeter eshte e mire - ninulle e djeshme qabeja qe te sjell ne mend (qellimisht) si vajtime te embla nenash, si lekundje me ritmet e thjeshta, si forcat shqiptare ne afganistan. Nuk e kuptova pse edhe kuturu edhe rreth e rreth. me pelqen komunikimi me te shkuaran, se nuk behet shpesh/mjaftueshem ne menyre kaq te ndergjegjshme.

Lulian, ti duhet t'a shohesh c'behet me pallatin e kultures ne Tirane: NATO: A Miracle of Freedom me germa te medha pergjate gjithe fasades, per te mos folur per parlamentin, edhe ky sulmuar pergjate gjithe fasades nga endrra te projektuara elektronike, very european. Thashe gje qe ka dy DJ perpara kryeministrise?

ueee sa i bukur ka qene urmeli, duhet me e gjet se do e kem diku ne shtepi...e c mu kujtuan fundvitet e tetedhjeta...habakuk tibatongu, tim mereqepi smiley ca emrash. sa libra te mire kan pas perkthy atehere....tani kalamajte luajne fifa 2009 dhe football manager ose gta

U flly u flly.........u delth u delth.......me mil une qe th'folla falle smileysmileysmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).