Zhvillohet Konferenca Kombetare e Bujqesise e PS

wwww.ps.al

Është mbajtur sot në qytetin e Lushnjes Konferenca Kombëtare e Bujqësisë e Partisë Socialiste. Në këtë Konferencë Kombëtare kanë marrë pjesë mbi 600 vetë nga sektorët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit etj. Ata kanë diskutuar në këtë konferencë lidhur me mundësitë e shumta të zhvillimit agrobujqëosr në vend , si dhe gjendjen aktuale ku ndodhet secili sektor.

Kryetari i Partisë ka renditur disa nga premtimet e parealizuar të mazhorancës e cila ka dhe 148 ditë kohë, e këto premtime mbeten thjesht dhe vetëm demagogji pasi asgjë nuk është realizuar nga programi për të cilën mori votën e bujqve dhe të fermerëve në 05.

Pjesë nga fjala e Kryetarit të PS, Edi Rama:

 

“Duke e nisur nga një premtim, një ndër shumë premtimet e vitit 2005, të atyre që qeverisin sot Shqipërinë, mazhoranca dhe qeveria e saj, i garantoi fermerët e saj se do të zgjidhë çështjen e pronësisë mbi tokën, duke garantuar të drejtat e fituara me ligjin numër 7501.  Fermerët shqiptar brenda një viti- thotë programi i premtimeve të Sali Berishës në 2005,- do të gëzojnë plotësisht të drejtat e pronësisë nëpërmjet riaktivizimit me ritme të larta të projektit të regjistrimit të tokës. Tregu i hapur i tokës do të nxisë procesin e rritjes së dimensionit të fermave.

148 ditë nga fundi i mandatit të marrë për të bërë realitet këtë premtim, jo vetëm që nuk është zgjidhur problemi i pronësisë mbi tokën, dhe jo vetëm që nuk janë garantuar të drejtat e fituara me ligjin 7501, por gjithçka ka degraduar edhe më zi se cfarë ishte në 2005. Të gjithë ata që e kanë votuar Sali berishën për këtë premtim janë bujq dhe fermë të mashtruar e kokë e këmbë.

Premtimi tjetër i Sali Berishës në 2005, karburanti për konsum bujqësor do të sigurohej me një cmim prej jo më shumë se 40 lek për litër për të gjithë fermerët shqiptarë. Jo vetëm që ky premtim rezultoi një tjetër nga gënjeshtrat me shumë bishta të Sali Berishës, por bishti i kësaj gënjeshtre i është bërë lak në fyt, të gjithë bujqërve dhe fermerëve shqiptarë, që për shkak të çmimit të rritur stratosferikisht të karburantit, nuk kanë asnjë shpresë dhe asnjë të ardhme dhe mezi presin që pas 148 ditësh t’i thonë Sali Berishës largohu se je gënjeshtar, i paaftë dhe i papërgjegjshëm.

Premtimi tjetër, i vitit 2005, do të rihapen një rrjet i tërë shkollash, të profilit agrar e agropërpunues sipas modelit amerikan. Vetëm 148 ditë përpara se sa mandati i marrë për të hapur shkolla sipas modelit amerikan, në shërbim të bujqësisë, ka vetëm një model "jeminian", i cili është modeli i analfabetizmit, i injorancës, i obskurantizmit dhe prapambetjes edhe më të thellë se sa ajo që trashëgoi kjo qeveri në vitin 2005.

Premtim tjetër në sektorin e agrobiznesit, do të aplikohen politika lehtësuese fiskale, si psh përjashtimi 3 vjecar nga tatimet për bizneset e reja agrare dhe industriale, ulje me 20 % më pak të  tatimit mbi fitimin për bizneset e orientuara në eksportin e produkteve  ushqimore të mallrave të tjerë bujqësor dhe blegtoral. Një tjetër nga gënjeshtrat me shumë bishta të Sali Berishës për të cilat zotëria që ka keqqeverisur vendin, dhe të cilit i kanë mbetur vetëm 148 ditë, për të vazhduar të tërheqë lakun e premtimeve të kthyera, jo vetëm në gënjeshtra, por edhe në dështim e mungesë shprese, janë tërësisht me radhë e me radhë të pambajtura.

Atëhere nga ana tjetër më lejoni të them, se sot pas një periudhe të gjatë të keqqeverisjes të sektorit të bujqësisë dhe të fshatit në tërësi, jemi në kushtet kur kemi nga njëra anë një qytet i cili nuk arrin dot të përballojë cmimet e ushqimit të përditshëm dhe një sektor bujqësor i cili merr vetëm 0, 45 % të prodhimit të brendshëm bruto nga buxheti i shtetit. Kjo do të thotë, në vitin 2009, Sali Berisha i ka dhënë bujqësisë, u ka dhënë bujqërve dhe fermerëve, i ka akorduar fshatit pjesën më të më të vogël që nga vitit 2005, kur ishte 0.54, 2006 kur ishte 0.51, në 2007 kur ishte 0.50, 2008 kur ishte 0.50, për të ardhur në 2009 kur është 0.45.

Atë që të gjithë e kanë premtuar dhe për të cilën Sali Berisha ka marrë votat në vitin 2005 dhe që nuk e ka realizuar, ne mund dhe do ta realizojmë, inventarizimin e plotë të pronës në tërësi dhe të tokës bujqësore në vecanti dhe nga ana tjetër dhënien e certifikatës së pronnësisë të cdo shqiptari e shqiptareje që e ka fituar këtë me të drejtën Zotit dhe me forcën e ligjit dhe që për 18 vjet me radhë, nuk ka arritur ta ketë në dorë për shkak të Maliqit të radhës. Nuk mund të kemi dot kapitalizëm pa treg dhe nuk mund të kemi zhvillim të bujqësisë pa tregun e tokës. Atëherë ne e kemi shumë të qartë atë që duhet të bëjmë, mund ta bëjmë dhe pa dyshim do ta bëjmë.

Duke bërë përpjekje reale me masa konkrete për të nxitur kooperimin dhe rajonalizimin, pa këto të dy element, nuk mund të ketë transformim, por vetëm fjalë dhe pastaj dëshpërim, dhe sigurisht që ne nuk mund ta nxitim kooperimin në asnjë rrugë tjetër sot në Shqipërinë e lirë dhe në kushtet kur duhet ta futim bujqësinë në kapitalizëm, përveçse përmes nxitjes së interesit individual dhe të përbashkët të njerëzve.”

Ka dhe aspekte të tjera që kanë të bëjnë me këtë temë e që nuk lidhen drejpërdrejt me bujqësinë dhe ushqimin por që lidhen drejtpërdrejt me dinjitetin e familjeve që jetojnë në fshatin shqiptar. Qysh kur lind një bebe ndërkohë që nëna është3 e detyruar të kthehet  menjëherë tek toka, bashkë me kalin e parmendën dhe me burrin e ndoshta dhe me fëmijën e madh , për të bërë të mundur të rrisë vetë që rrisë beben. Janë më shumë se 50% nenave në Shqipëri të pambuluara me përfitimin e barrëlindjes që do të thotë se janë më shumë se 50%  në Shqipëri fëmijët që lindin dhe nuk e kanë nënën pranë. E kjo në shekullin e 21-të në mes të Europës. Ne do ta vendosim menjëherë përfitimin nga barrëlindja për çdo nënë në qytet dhe në fshat sepse ky është një detyrim i të gjithë shoqërisë sonë. Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për asnjë shtet dhe për asnjë qeveri që mund të fshihet pas kontributit të sigurimeve , gjë që sot është e pamundur për shumë e shumë familje që mezi nxjerrin bukën e gojës, e që nuk kanë mundësi të shohin e të mendojnë për të ardhmen sepse nuk arrijnë dot të ngrysin të tashmen.

3 Komente

E di qe fjalimet e krereve te partive nuk shquhen per shume hollesi por ky fjalim ka shume nevoje per me teper fakte, ose te pakten premtime. Une arrij te shquaj tre gjera aty:

1) Inventarizimi i tokes dhe sqarimi i pronesise

2) Masa konkrete per bashkepunim dhe rajonalizim (????)

3) Shtrirja e perfitimit ne rast lindjeje.

S'do te ishte keq qe ne PS.al te postonin edhe fjalimet e atyre qe folen pas Rames qe te mund te njihen njerezit me propozime me konkrete.

Ishte Konferencë Kombëtare për Bujqësinë apo ishte Kongresi i PS për të analizuar PD-në?

Ç'më duhet mua se çfarë nuk ka bërë PD-ja, mua më intereson të di se cilat janë problemet që PS-ja i konsideron si më të rëndësishëm për bujqësinë dhe bujqit dhe se si mendon që të zhvillojë politika dhe programe për zgjidhjen e tyre.

Shkembime PS - LSI mbi ceshtjen e programit per bujqesine:

 

I pyetur nga gazetaret mbi dallimet PS-LSI nisur nga fillimi i paraqitjes se programit te PS-se per bujqesine, Sekretari i Pergjithshem i LSI, Petrit Vasili u shpreh se:

Praktikisht në këtë vend, për fatin e keq të moralit të politikës, ju thoni ka filluar Partia Socialiste prezantimin. Po, ka filluar. Por, për veshët e shqiptarëve kjo çështje ka filluar kohë më parë, sepse prezantimin e parë publik e ka bërë LSI. Ju e kujtoni, sepse gjithçka u bë publike dhe prioritetet u paraqiten nga një grup ekspertësh dhe kryetari i LSI, zoti Meta. Por, si duket nguti plagjiator, kopjues, që sapo një aktor politik bën një hap të madh përpara, përpiqen ta imitojnë nga prapa apo ta kopjojnë, ne këtë zell e kemi parë dhe pak orë pas asaj darke, kur njerëz që nuk kanë asnjë lidhje fare me procesin dolën dhe belbëzuan gjëra për këtë çështje. Programi ynë është dhe do të jetë shumë i qartë. Do t’ju lutemi të bëjmë zemrën gur dhe të mos vazhdojnë të kopjojnë në mënyrë kaq pa gusto dhe pa shije, sepse kjo është një gjë që u bën atyre dhe jo shqiptarëve. Ne kemi hedhur linjat kryesore të programit. Programi ynë është tashmë i mbaruar, drafti paraprak. Kemi mbajtur premtimin që do të kishin një program të gatshëm. Partia Socialiste ka folur për një program që do ta kishte gati që në shtator, që kur nuk mbahet mend, dhe duhet t’ju shpjegojë shqiptarëve se çfarë ka ndodhur me të. Dhe ti japin fund ata dhe ca të tjerë, partira të reja që kanë lindur, që duan të lindin dhe janë në procesin e ngjizjes së tyre parapolitike shoqërore, që të prodhojnë ide e të mos vazhdojnë të gjallojnë mbi kopjimin e të tjerëve.

 

Pas deklarates te z. Vasili, nensekretari per programin politik ne PS, Ervin Bushati u shpreh:

Ne kemi dy vjet që merremi me fshatin dhe Iliri ka një vit që merret me ne. E gjykojnë vetë njerëzit se kush e ka mendjen tek punët e Shqipërisë e kush  e ka mendjen tek punët e shtëpisë!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).