Zhgaba dhe palloi

Vendi im! Me pasardhës nga ilirët krenarë, arbërit kokëshkretë dhe shqiptarët e përunjur, sot ende nuk dihet se nga ç’soj banohesh. Tek ty, kaq I vogël, janë mbledhur çuditë më të mëdha. Këtu I papenduari për pesë vrasje, mban tek koka e krevatit të burgut ikonën e Nënë Terezës. Këtu, mbi këtë dhe, kokat e ditura të kombit rropën lëkurët mes vedit për emrin e babait të Skënderbeut dhe për kumbarin e djalit të tij, por as nuk e ngjyen penën hiç për 20 minatorë të vdekur diku nga Bulqiza, andej nga kalonte jo pak herë edhe heroi. Këtu histerizohen miliona njerëz për një gol kundër Greqisë, por nuk bëzan askush për varret që do t’u ngrihen ushtarëve grekë në tokën tonë. Sepse kjo ishte marrëveshja. Hiç nuk e duam atë integrim me këtë kusht. Ose ndryshe, ngrini varre edhe për andartët grekë të ’49, apo ngrijini një përmendore kolonel Zervës; shqiptarët e Çamërisë dhe çamët e Shqipërisë do të krenohen dhe mallëngjehen. 

Këtu hahet buka ngjyer në vaj soje dhe shihet me ëndje Big Bradhër në Digitalb. Këtu qenit I bëhet vaksina antigrip, ndërsa fëmijës I jepet vetëm një gjysëm paracetamol. Këtu vila e milionerit ndodhet vetëm pesë metra larg kasolles së këmbëzbathurit pabuks, të cilit era ia mori edhe çatinë e ia la cullët jashtë. Këtu, vetëm këtu, në vendin tim, ministri I republikës I drejtohet këshilltarit të vet, vartësit të vet, “Naltmadhëni”. He, he, vendthin tim e drejton një ish-komunist që u premton qiqra në hell ish-të dënuarve dhe ish-pronarëve dhe më e bukura, ata e besojnë. Në këtë vend, përdoren xheli më I shtrenjtë, por flokët lahen vetëm dy herë në javë në rastin më të mirë. Vetëm në vendin tim bëhet tender për ushqimin e dhelprës në kopshtin zoologjik. Në këtë vendin tim, vëllai që dikur denonconte vëllanë për një kec të mbajtur fshehtas, sot e vret për një gardh. Këtu në vendin tim gjen gadishmërinë më të madhe për t’ia ngulur dikujt thikën për ofendim të motrës, teksa vetë motra numëron pllakat e trotuareve në Itali. Vetëm këtu mund të gjesh zonja kapelërënda që lëbyrin sytë për një thua të krisur, ndërsa një orë më larg, bashkëmoshatarja me fytyrën e gjyshes, mban mbi supe barrën e druve dhe në gji fëmijën e rradhës. Vetëm në vendin tim komandot nisen e kthehen me daulle nga nizami, tutje në Irak, ndërsa ushtarët për ato 28 mijë kilometra katrorë kapen me policë. Në këtë vendin tim, I falen Amerikës dhe I çojnë lule në varr Enver Hoxhës.

E ç’nuk të zë syri në këtë vendin tim. Madje edhe mund të verbohesh nga kontrastet e skajshme. E në këtë humbellë ndjenjash, ja tek të vijnë një shgabë e një pallua.

I pari me sytë e rrëmbyer që shënjestrojnë gjithkënd, e që kërkojnë të rrëmbejnë gjithçka që mund të mbajnë këmbët dhe sqepi. Që premton me fjali të shkurtra e të dhunshme, a thua kanë dalë nga ndonjë kanun I vjetër.

I dyti, me të përhershmin gjysëmrreth pas vetes, shumëngjyrëshat e të cilëve të japin ndjesinë e bishtit të një palloi gjigand. Premton me fjali të gjata, të bukura e të ëmbla për veshin.

Kam frikë nga I pari, sepse e kam parë se deri ku arrin për pushtetin e tij, por kam më shumë frikë nga I dyti, sepse ende nuk I di limitet e tij. Të dy më kërkojnë të dal e t’i përkrah. Njëri I errët dhe I trembshëm, tjetri I bukur e shumëngjyrësh. Po, do t’I përkrahja me gëzim. Valle do të hidhja e këngë do të merrja, nëse njëri, veç njëri do të më jepte premtimin që kam kaq kohë që e pres. Le të mbetej veç premtim, unë do të doja ta dëgjoja. Pres me frymën në gjoks të më premtojnë se këtë gusht, pas qershorit, në Kakavijë e në Kapshticë nuk do të prishet kompiuteri, e unë me pafuqishmërinë time të rri sërish e të shoh motrat e vëllezërit e mi, se si lëngojnë në diell, në rradhë e me fëmijë në duar. E dua këtë premtim. Qoftë edhe sikur të më gënjeni se do të cconi kompiutera rezervë nga harxhet tuaja. Do të kënaqem për pak muaj me këtë gënjeshtër. Do të ndihem krenar se kam edhe unë shtet. Por jo vetëm për mua. Ua keni borxh atyre shqiptarëve. Kaq pak gjë ua keni borxh. Sepse ata vijnë çdo vit me buzën në gaz, e ikin të mllefosur. Kush është ai që lë parajsën, por qoftë edhe purgatorin, për ferrin. Dhe këtë ta përsërisë e ta përsërisë, vetëm për një puthje prindërish. E dua këtë premtim.

Pa dua edhe një premtim tjetër, e pas kësaj nuk do të kërkoj më. Dua që sado me zë të ulët, të më premtoni se nuk do të trembem më nga fatura e një telefoni. Kaq dua të dëgjoj prej jush, e më pas mbusheni zërin me ujin që do rrjedhë, me dritat që s’do shuhen kurrë, me rrugët që do të mbijnë, me punët që do të hapni, e me të tilla ngasje të vjetra e të reja. Mua më jepni premtimet që dua…E di që s’keni për ta bërë. As për të më gënjyer. Jo pse keni frikë nga mua. Por sepse keni frikë nga ata që u rritën në Greqi e Itali. Nga ata që panë me sy se si I kërkohet llogari shtetit për një padrejtësi. Nga ata që të vijnë me librin e hesapeve në zyrë, kur ti u ngre 0.01 euro çmimin. Nga ata që nuk ta falin gjakun e punës pse ke rrobën e shtetit. Prandaj ju nuk I doni ata këtu brenda. Por doni mua, ne, të këtushmit. Sepse ne i mësuam sytë me kontrastet. Ju doni ne, që përleshemi për kokallat e Skënderbeut dhe varrosim në heshtje 25 njerëz njëherësh. Por kjo heshtje nuk do të jetë e pafund.

35 Komente

Sa per Zhaben e mora vesh se kujt i drejtohet, por tek palloi dyshoj se gabohet. Li mitet e palloit jane deri tek te palluarit. Te pelqen apo jo kete une nuk e di, por ti provoje njehere se nuk u bo qiameti! 

Maliq,

(njejesi) Nje pallua => (shumesi) Disa pallate

Sa per artikullin, me se shumti futja si kau peles. Vetem dy paragrafet e para me pelqyen deri diku. Per pjesen tjeter, olio con mare...

Si "palloi" ashtu edhe ai qe s'permendet ne artikull, por qe mbetet alternativa e trete, t'a quajme kete figure "peshëngritësi", i bie te jene pjese e frikes se lexuesit nga e panjohura, sipas llogjikes se shkrimit. Dhe keshtu nga frika qe kemi nga keta te cileve limitet nuk iua dikemi me rezulton mua se zgjedhja racionale, sipas  shkrimit, eshte zhgaba.

Une i bashkohem Maliqit. Madje, sugjeroj qe nje nga partite e majta te adoptoje moton: "na provoni i here neve se nuk bohet qameti".

penar e ke pak gabim,sepse ajo figura qe thua ti ka qene dy vjet rresht kryeminister. Sa per maliqin; nuk behet fjale per zhabe,por per zhgabe. Dhe limitet e "palloit" nuk jane deri aty ku thua ti, por ndoshta duhet te kesh me vite jashte shqiperise dhe informohesh vetem nga blogjet dhe gazetat ne internet. Sa per ftjkt (me fal po kam harruar ndonje shkronje) pjesa e dyte e shkrimit nuk eshte merre me leng,po eshte vete berthama. sepse zoterinjte qe premtojne neper mitingje nuk kane premtuar kurre dy gjera shume serioze; dinjitet per emigrantet shqiptare, qe jane mbi 1 milion ne Greqi e Itali, si dhe shpetimin e shqiptareve nga faturat e AMC dhe vODAFON.

Shkrimi nuk eshte i keq. une preferova pjesen e pare, retorika ishte goxha e mire. Problemi i Dinjitetit eshte Gjigand, problemi i faturave eshte gjithashtu i rende... Por sipas mendimit tim keto dy probleme, kur vihen ne kontekstin e gjithe problemeve te tjera sikur nuk shquajne aq shume.

Se ok, rradhet e emigranteve dhe faturat e celulareve jane sende te keqia.

Po sa me te keqia se varferia, mungesa e punes, korrupsioni, paaftesia, krimi, dhuna ndaj grave, degjenerimi i arsimit, moszbatimi i vendimeve gjyqsore, ceshtja e prones, sherbimi shendetesor...etj etj etj?

Pra nuk kam asgje kundra dy premtive qe kerkon ti kinse si naiv, por une per vete pretendoj shume me shume se aq nga ai qe kerkon voten time.

Edmond, pikerisht tek berthama ta kisha llafin edhe une. Puna eshte qe ajo qe kerkon ti mor mik nuk ka te beje fare me zhgabat dhe pallonjte (dhe as me peshengritesit apo kuzhineret). Ato qe thua ti nuk jane thelbi, ato jane thjesht pasoja dhe aq. Zhgabat, pallonjte apo shpendet e tjere nuk mund te kene ne dore gjera direkte, dhe per me keq nderhyrja direkte ne punet e fqinjeve, apo nderhyrja direkt ne treg do te ishin dy gjerat e fundit qe do t'ju kerkoja une si qytetar i RSH. Pasojat ne keto te dyja do te ndiheshin nese ata benin punen e tyre ne aspekte te tjera... keto duhet et kishe thene Edmond.

Ndersa ti me zgjatesh jo me zhgaba e pallonj, dhe e ngaterron njeriun e shkrete edhe me shume me dilema te titpit: Te jem apo te mos jem => Te votoj apo jo? Per te mos folur pastaj per nenteksin qe "peshengritesit bojne namin"!!!  

...

E para une nuk jam naiv. E dyta ato qe kerkon ti tani, une kam vite qe i kerkoj. E treta mua me lumturon me shume nje ngritje kurrizi e Shqiperise karshi Greqise, se sa ato qe rendit ti, qe vertete tregojne ose naivitet ose pasinqeritet. Dhe nese e ke njohur ndonjehere perbuzjen greke dhe italiane edhe mund te "falje" pak nga ato ceshtjet e tjera. Sa per faturat duhet ta kuptoje derisa permend naivitetet se nuk behet fjale posacerisht per faturat, por per amc dhe vodafonin. duhet ta dish se nga kane ardhur

Nuk te quajta naiv, shkrova: "kinse si naiv". S'me paske kuptuar.

Kinse, kinse, kinse.. smiley

dhe qe ta kuptosh me thjeshte dhe me qarte. qe nje njeri,apo nje poppull te kerkoje te drejtat e tij, duhet fillimisht te kete dinjitet. e kete nuk e kam degjuar ta shprehe, as berisha (zhgaba). as palloi (rama), e as veliaj (shoku i palloit)

ftjkt, po si mor burre thua nuk nderhyjme ne punet be fqinjeve,kur behet fjale per 700mije shqiptare, te cilet te pakten njehere e kane provuar te presin ne pike te diellit "rregullimin e kompiuterit", qe ne kete rast eshte simbolike? Po si thua nuk nderhyjme ne treg kur duhet ta dish fare mire se keto kompani paguajne qimet e kokes rryshfete qe mos ti ngacmoje njeri dhe ne ulim koken te gjithe?

ore se tani e lexova ate punen e peshengritesve. Une nuk jam ndonje ithtar partie. as kam qene ndonjehere. ne kete fushate zgjedhore kam marre nje pozicion qe sipas mendimit tim eshte me i drejti, shqiperia nuk duhet qeverisur me nga berisha dhe rama nuk duhet lejuar te qeverise i vetem. Kaq. Dhe po ta njohesh politiken dhe zhvillimet besoj do me japesh te drejte. Po deshe bejme edhe krahasimet mes berishes, rames e metes.

penar e ke pak gabim,sepse ajo figura qe thua ti ka qene dy vjet rresht kryeminister.

Dakord, Mond, po dhe Edi Rama nuk eshte "i panjohur". Une thjesht po ekzagjeroja pak argumentin e artikullit. Ne realitet, te tre jane te njohur. Te mire a te keqinj pastaj, eshte debat i hapur.

Une, duke i pare gjerat nga jashte, dicka nuk kuptoj: pse Rama dhe Meta nuk merren dot vesh me njeri-tjetrin? Çfarë konflikti kane mer xhanëm që nuk bëjnë një pazar të vogël me njeri-tjetrin dhe t'i mbyllin këto cic-micet e sherreve që na kanë lënë atë komandantin historik aty në krye.

Unë po të merrja një përgjigje të pastër dhe objektive ndaj kësaj do isha i lumtur.

Pazar sikur s'do ishte fjala e duhur mgjth ke te drejte sepse me marreveshje nuk u eci. Me sa kuptoj une nga e gjithe kjo, duke i pare gjerat nga brenda smiley, Rama nuk asnje fare deshire te drejtoje me njerez te tjere. Njesoj,identik si ka dejtuar bashkine, kerkon te drejtoje edhe qeverine. dhe nuk me duket se eshte problemi kryesor tek meta.

Ok. Dakord jam (ne distance, kuptohet) se s'e kam pare ndonjehere Ramen te jete lider jo-dominues, jo-gjithperfshires. (Megjithese edhe Meta s'eshte larg te njejtes dispozite.)

E nqs ky interpretim eshte i sakte, ketu duhet te qendroje dhe kritika, tek mungesa e vullnetit per te ndare pushtetin me te tjere. Se ngjyrat e palloit pak rendesi kane...

Paradokset shqiptare jane te panumerta, por po te qe per sentimentalizma, apo skaje ekstremesh, ka kudo ne bote.  E refuzoj kete menyre perkufizimi te hapesires shqiptare. 

Do thuash ti (dmth autori) qe nga vendbanimi im eshte kollaj te flasesh.  S'eshte aspak e vertete.  Bile, shqetesimit te emigranteve i je drejtuar dhe ti, dhe i kapur me kete aspekt, te respektoj shume.   E megjithate, do te te sygjeroja qe te mos u veshesh ngjyra kaq pesimiste as ndjenjave te emigranteve.

Sepse ata vijnë çdo vit me buzën në gaz, e ikin të mllefosur. Kush është ai që lë parajsën, por qoftë edhe purgatorin, për ferrin. Dhe këtë ta përsërisë e ta përsërisë, vetëm për një puthje prindërish. 

Nuk mund te flas per emigrante te tjere, por une nuk kam perjetuar nje ndjenje te tille makthi.  Faktikisht, apo tekstualisht, kam puth token ne fillim, kur zbrita nga avioni, dhe pastaj prinderit qe me prisnin ne aeroport.

Ok monda, ja qenke nje lule e vetme ti. Por ato qe kam shkruar nuk jan te fantazuara,por te jetuara dhe te degjuara,nga njerez te aferm, nga shoke e miq. Prandaj une them se nuk duhet kerkuar maja e malit,pa marre "ne dorezim" fushen poshte tij

Mire mer, se e dime qe me nje lule s'vjen ... lulishtja!

Edmond, kam miq mer burre i dheut, kam fis, qe vene e vijne nga atdheu ne njerkllek.  Kam gjithe familjen qe jeton atje.  S'po flas ne hava. 

Aman me kete shpirt nihilist, ju ta ndillni mer.  C'kontraste jane ato me larte?  Vaji i sojes thote ky.  A e di qe ketej e kane me shkrese nga "doktori" qe vaji i sojes te ben mire per shendetin lol.  Se po merrem me keto, se s'di ku t'i le e ku t'i kap ato kontrastet e tua.  Qe jane te tipit, do hame buke te bardhe, se s'e durojme buken e zeze qe kishim ne kohen e xhaxhit, e nderkohe gjithe bota e qyteterume ia ka zbuluar te mirat e bukes se zeze.  Po keshtu per vaj qe thua ti, im ate vete e merr drejt e nga fabrika ne Vlore vajin e ullirit, pa u amballazhuar akoma.  Ne nje situate optimale, do e merrnim nga ullinjte tane ne fshat, po jemi pak me sherre per ate pune, ligji i zhgabes, e ke parasysh vete. 

Nejse, se s'ia vle te zgjatesh dhe aq shume.  Por serish te sygjeroj qe do ishte me efikasitet me te madh artikulli, apo idete, shqetesimet etj, nqs nuk do ishte shkruar me kete ton elegjie vaj-kujane.   

 

Penar ngjyrat e palloit jane serish simbolike.Por ti ose nuk ekupton ose nuk do. them qe eshte e dyta

Edmond,

ja po supozojme qe LSI del parti e pare ne vend.

Tani na thuaj keshtu pa kolorin e bishtit te palloit, si e kane menduar ata qe ti i njeh nga brenda per ta qeverisur memedheun ?

Do bejne aleance me ke?  PS-ne e Rames ( sipas teje nuk ben se eshte Pallua ), me zhgaben po ta pranoj qe nuk bien dakort, po si akoma nuk e kane thene.

Keshtu thjesht e desha pa metafora qe dun 30 postime me pas per tu sqaruar thelbi i shkrimit.

Duke bërë alleanca me gjithë të tjerët... përfshi dhe ato 3-4 vëndet në parlament të Bollanos smiley

Mua smë pëlqeu hiç ky shkrimi. Dysh. Meqë e ka për herë të parë te peshku ky djalka.

 

Ky shkrim nuk ka gje te re i dime i dime te gjitha ashtu eshte.,lemsh eshte ,Edmondi e ben me lemsh gjendjen,me pallua dhe me zhgaba!kush eshte burre te tregoi rruget dhe te gjej fillin e lemshit!!

 

O Monce fole po kujt i fole, pordhaceve dhe komentatoreve te diplumuar neper blogje. Thelbi Monce thelbi ka rendesi, ai qe ka mendje e kupton, ai qe s'ka pune e madhe, ai qe s'do ta kuptoj ....... ahaha aty eshte problemi. Nejse si patriot dhe shok te vjeter qe te kam te them bravo. Se me ate punen e emigranteve  nuk po e rruan njeri, hic mo emigrant ne dhe te huaj emigrant dhe ne Shqiperi. Kjo ka qene dhe eshte llogjika e shtetit tone dhe e nje pjese te shoqerise shqiptare sidomos asaj hiçberses dhe llafazanes.

Te fala Mondi dhe shpresoj qe te shihemi se shpejti

Vlonjat mgjth nuk te njoh se je me pseudonim rrofsh. Me vika keq per shumicen e komentuesve ketu tek peshku, sidomos atyre qe jetojne jashte, sepse mendojne se dine me shume dhe mund te japin me shume. Bujrum ne shqiperi kush do ta rregulloje dhe e do kete vend. Sepse mend jep edhe nipi im qe andej nga flisni shumica juaj. Mendje dhe kritika japin te gjithe. Vazhdoj te shpreh keqardhje sidomos per monden, nese vertete eshte femer, qe simboliken e vajit te sojes e merr shabllon sic e lexon (ashtu si ne fakt bene shume te tjere me te tjera figura). Monda, vaji i sojes qe te hash buken thate me te, tregon kulmin e fukarallekut, si tregonte dikur nese e ke arritur buka me vaj kikiriku (meqe je nga vlora) dhe kripe. Une nuk jam profet monda dhe artian, une jap opinionin tim per ate qe shikoj, sipas menyres dhe mendimit tim. Per "J"; qenke akoma tek germat e abetares mor cun, flasim kur te kalosh tek kendimi. Per koth; mua sme intereson se kush del i pari apo i dyti. Mjafton te mos jete me berisha kryeminister. mund te jete aldo bumci. Dhe me mjafton po ashtu qe rama te mos jete si berisha. Kot t'ju pyes shumicen qe lexojne peshkun, cfare dini ju per Ilir Meten dhe Edi Ramen? Fjala brenda koth ishte per penarin qe i shihte gjerat nga "jashte". dmth jashte shtetit, dhe brenda shtetit.

 

Me vika keq per shumicen e komentuesve ketu tek peshku, sidomos atyre qe jetojne jashte, sepse mendojne se dine me shume dhe mund te japin me shume.

Per "J"; qenke akoma tek germat e abetares mor cun, flasim kur te kalosh tek kendimi.

Edmond, e kishe nis mire muhabetin, por shoh se e paske perfunduar ne shah pa fushe. Ne te s'emes t'i bejne pazaret, me shume se sa ndonje grifsh hibride si mushka qe mba pesha, nuk do dale nga nderzimi i zhgabes me palloin. Premtime mos kerko shume, se ben vaki edhe gjen c'kerkon pastaj, premtime. Thuaj hapur mo vlla, nuk votoj kete rradhe, sepse keni kaq kohe qe ia fusni kot, sepse levizshmeria e shtetasve shqiptare nuk eshte nderhyrje direkte ne punet e brendshme te fqinjeve dhe jemi ngopur me premtime bosh sa te duash, Thuaj hapur mo vlla, nuk votoj kete rradhe, sepse ishte kjo kaste politike, perfshi edhe studentin e famshem Rama, qe e sollen demokracine te fundit ne Evrope, dhe se po nuk nderhyri shteti ne treg sic po nderhyn kudo ne hemisferen veriore, do na e sillni edhe komunizmin, qe u be 68 vjet qe eshte premtuar dhe ende nuk ka ardhur, te fundit ne bote. Dhe te bashkohem dhe une. Te premtoj. Askushi jam, harabel para ketyre shpendeve pesherenda.

Artikulli, djema e vajza, me pelqeu, kish krahasime te sa aq te bukura po aq dhe te verteta. Rasti i Mondes (siç e permend dhe vete) ishte si duket per te treguar xhestin e saj (bravo Monda) se sa per te kundershtuar autorin. Me fal Monda qe te zbulova shkakun (ketu do te doja te beja ate fytyren me gjuhen jashte, por s'arrij ta bej dot, se nuk jam kompiuterist).  

Artikull i mire, dmth, ka nje nivel siper mesatares se Peshkut. Vetem se eshte & nje artikull qe as nuk heq e as nuk shton asgje.

pmusaraj thote: "

pse Rama dhe Meta nuk merren dot vesh me njeri-tjetrin? Çfarë konflikti kane mer xhanëm që nuk bëjnë një pazar të vogël me njeri-tjetrin dhe t'i mbyllin këto cic-micet e sherreve që na kanë lënë atë komandantin historik aty në krye.

Unë po të merrja një përgjigje të pastër dhe objektive ndaj kësaj do isha i lumtur. "

Penar une s'e di nese do te te beje te lumtur kjo pergjigja ime, por mqs Rama eshte mik me 2K, dhe Meta ka nje konflikt teper te vjeter me 2K, (ceshtje tenderash), mendoj, madje jam i sigurt qe keshilltari i vertet i Rames, 2K-ja pra, nuk e do Meten neper kembe...

Ndoshta Koth mund te jete me i mireinformuar smiley

Me vika keq per shumicen e komentuesve ketu tek peshku, sidomos atyre qe jetojne jashte, sepse mendojne se dine me shume dhe mund te japin me shume. Bujrum ne shqiperi kush do ta rregulloje dhe e do kete vend. Sepse mend jep edhe nipi im qe andej nga flisni shumica juaj. Mendje dhe kritika japin te gjithe. Vazhdoj te shpreh keqardhje sidomos per monden, nese vertete eshte femer, qe simboliken e vajit te sojes e merr shabllon sic e lexon (ashtu si ne fakt bene shume te tjere me te tjera figura). Monda, vaji i sojes qe te hash buken thate me te, tregon kulmin e fukarallekut, si tregonte dikur nese e ke arritur buka me vaj kikiriku (meqe je nga vlora) dhe kripe. Une nuk jam profet monda dhe artian, une jap opinionin tim per ate qe shikoj, sipas menyres dhe mendimit tim.

Rrofsh o Mondi (ke dhe emrin e djalit te halles sime, qe e pac me jete) rrofsh qe e paske shkruajtur me dore ne zemer kete postim.  Ejvallah ... se helbete, si e gjinise "se dobet" per te ardhe keq jemi kur s'i kuptojme ca gjona te thella ...

Do shkruaja nja ca rreshta te tjera keshtu per sport, me sarkazem per te kthyer reston, por eshte disi harxhim kohe, keshtu qe ja pak me shkoqitur:

Une nuk te hodha poshte shqetesimet.  Te hodha poshte tonin me ato "kontrastet", bile shabllone me te cilat ishte mbushur artikulli.  Po e perseris dhe njehere, ndersa vertete piskamat jane per burrat, artikulli me lart eshte si cjerrje fytyre qe benin qemoti burrat e Malesise ne rast vdekjeje.  Kerkon dinjitet ti per emigrantet ne Greqi e Itali?!  Ngulmo me dinjitet.   Fatura e telefonit po te vret xhepin?!  Ankohu per monopolet.  

Nuk te tha, dhe nuk pret njeri te jesh profet.  Varet nga besimi fetar, por ka ca shekuj qe s'eshte pare ndonje profet pe verteti verdalle.  Vure nje artikull ketu, mendimin tend, dhe meqe e vure, dmth kerkon mendimin e lexuesve.  Por ty te duket ose naiv (ne rastin e Blendit) ose per te ardh keq (per shumicen dhe specifikisht ne rastin tim.)  Here tjeter, kerkoju admin-eve t'i vene drynin artikujve te tu, qe lexuesit t'i sodisin ne heshtje. 

Pa lejen e edrus por me kujtoi dicka kjo puna e kikirikut (mos e lexo ti Mondi, se shabllon eshte dhe ky.)  Ne fillim te viteve 90, kush mban mend, plasi pureja sheshit (nga ato ndihmat italianet qe u be pazar me to.)  Ne US, kur erdha fillimisht, isha dy vite e gjysem andej nga jugu (bote me vete.)  E qe thoni ju peshq te dashur, pure dhe miser e kane keshtu si tip "buke e kripe e zemer te bardh" ne menu.  Une per t'i bere balle "culture shock" dendesha me to.  Kur po flisja me mamin nje dite ne telefon, dhe me pyeste nder te tjerash si eshte ushqimi andej, i llafosesha per miser e pure.  "U moj cupe, me rrafte pika, cfare ha.  Po purene ketu hanim nga halli e misri ishte per derrat, e ju i hani nga qejfi".  Nuk i thashe gje per vajin e kikirikut, qe deri dje ne US reklamohej per vlera te medha.  Dale ngadale po zene mend dhe keta, ceshtje lobing edhe "pak" obisiteti. 

Rasti i Mondes (siç e permend dhe vete) ishte si duket per te treguar xhestin e saj (bravo Monda) se sa per te kundershtuar autorin. Me fal Monda qe te zbulova shkakun (ketu do te doja te beja ate fytyren me gjuhen jashte, por s'arrij ta bej dot, se nuk jam kompiuterist).

Pjer, ncncncncn, s'te fal jo.  Dhe hic mire bere qe s'e nxore gjuhen jashte smiley.  U mendova nja ca here para se ta shkruaja, qe thu ti, se ta marrin per naivitet per Zotin, apo per keqardhje.  Jam per sevap mer, ehuu, femer hesapi, seks i dobet, flokegjate e mendjeshkurter etj etj etj.

 

Jam per sevap mer, ehuu, femer hesapi, seks i dobet, flokegjate e mendjeshkurter etj etj etj.

hehehe c'me kujtove edhe nje tjeter "trupi lart e mendte poshte" smiley

 

Gonxhe, per femrat e thone kete me lart apo per meshkujt mi goce? smiley ( Do te te pyeste Tushja po te ishte verdalle) smiley

Monda nese nuk do te kisha dashur te lexoja mendimin tend, dhe te te tjereve, as nuk do hyja ne kete blog. Por kam hyre se me pelqen. (nuk di e ka pas ndonje autor tjeter qe e ka bere kete). E shoh qe e paske problem menune. Gjithsesi po te interesohesh shume, do te shohesh se ushqimi mesdhetar eshte edhe me i miri, edhe me i rendi. Mos e mat cdo gje me kutin e Amerikes. Eshte 9 ore larg ne vije ajrore, dhe 300 vjet para ne vije demokratike

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).