Zbulohet anija britanike HMS Victory, mbytur 264 vite më parë

Foto që dolën sot në shtypin e huaj nga Ekspedita Odyssey Marine Exploration. Sonda nënujore shkrepi foto të një topi të bronxtë që u gjend krah një skeleti anijeje që është ai i HMS Victory, me një gdhendje të stemës së Mbretit George I, në kanalin anglez. Eksploruesit e nënujit të thellë nga Florida të cilët zbuluan një thesar me vlerë rreth 500 milion dollarë në thellësi ujore dy vite më parë thonë se kanë zbuluar një tjetër thesar, kësaj here bëhet fjalë për të famshmen dhe legjendaren HMS Victory, anije lufte britanike që është mbytur në ujrat e kanalit anglez 264 vite më parë.

Odyssey Marine Exploration nuk ka zbuluar ende ndonjë sasi ari në këtë rast, por po kërkohet për një jackpot akoma më të madh.

Kërkimet e këtij eksplorimi bazohen në të dhëna historike se kjo anije ka qenë duke transportuar rreth 4 ton monedha ari para se të mbytej.

1 Komente

?

ps: ata thonë që sqënkërka mbytur ndonjiherë...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).