Tre oferta për operatorin e katërt celular

Sot mësohet se janë zyrtarizuar tre oferta në tenderin për perzgjedhjen e operatorit te katërt celular në Shqipëri. Tenderi që ishte parashikuar fillimisht për tu mbajtur në tetor 2008, mandej në janar 2009. Këto shtyrje të tenderit sipas zyrtareve të Ministrisë u bënë si rezultat i interesit të lartë dhe kërkesave që kishin bërë në Ministrinë e Telekomunikacioneve disa kompani të huaja prestligjoze, që kërkonin më shumë kohë për të plotësuar dokumentacionin për këtë tender.

Megjithese ishte njoftuar qe hapja e tenderit do të reklamohej "në një nga gazetat më të mëdha në tregun e huaj" Ministria e puneve publike, transportit dhe telekomunikacionit nuk na ben të ditur se në cilin botim është njoftuar tenderi në rast se kjo ka ndodhur vërtetë. Sot, kur të tre ofertat janë zyrtarizuar disi ende lajmi nuk gjendet i botuar në faqen e ministrise apo të autoritetit shtetror që zhvillon ankandin, AKEP.

Edhe pse shpresohej pjesëmarrja në tenderin e Deutsche Telekom, gjermanët nuk kanë hedhur ofertë. Tre pjesmarresit në tender janë kompanitë relativisht të panjohura: Univers PG nga Shqiperia, PTK nga Kosova dhe kompania Tele2 (kompania Tele2 nga Suedia nuk ka paraqitur ofertë) për të cilat shkruesi i këtyre rreshtave nuk kishte dëgjuar kurrë më parë (pardon the ignorance).

26 Komente

PTK ofroi  7.2 milionë euro për blerjen e licencës dhe 100 mijë euro si garanci bankare

Univers PG 5 milione.

Tele2 nuk mori pjese.

Ndersa vetem 15 % e AMC-se , pjesa shteterore u ble nga Cosmote per 48 milione euro.

Jane vetem 120 dite dhe nuk ka kohe. Toke e shkrete. Asgje per pasardhesin.

Mua me duket si shitjet kur falimentojne dyqanet kendej. Everything must go!!!

E bukura e Shqiperise (dhe e shqipove) eshte qe i kane ozurpuar vendet e huaja ne cdo fushe( komunikacionit, energjise, arsimit, biznesit...) Madje Shqiperia s'eshte ne gjendje te prodhoje vete as te brendeshmet e veta por duhet t'u vine nga jashte. E ne kete forme cmimet rriten dhe rriten ne disproporcion me te ardhurat e popullsise, litari per fytin e shqipos shtrengohet cdo dite e me teper. Por ne fund, c'rendesi ka?! Te pakten litari iu vjen 'nga jashte'.

Sa keq qe gjermanet nuk moren pjese.

Tele2 eshte e njohur ne gati gjysmen e europes qekurse ketu u liberalizua tregu i telefonise fikse.

Kam patur fatin e keq ta provoja mbi shpinen time Tele2 Italia-n. Natyrsht kjo nuk do te thote qe ne te gjitha vendet eshte aq "irrituese" sa eshte ne Itali.

Nga 3 konkuruesit, natyrisht qe kjo eshte me e njohura dhe me e madhja, me aq sa shoh une.

PS: Tani lexoj nga Koth, qe s'paska marre pjese.

E me mire, jina msu, se kshu kane bo te gjithe. Edhe Nano shiti telekomin para se te ikte dhe na e la si m..t ate kompani dhe sot e ksaj dite , e po na ha shpirtin

. Pastaj kjo puna e licenses se 4 (madje une pata nigju dhe per nje 5-te smiley&nbspsmiley  ka me shume se 1 vit qe vjen perqark. Madje kompanite ekzistuese, kane shume kohe qe marrin masa per ti dale perpara situates, dmth mbingarkeses se tregut. Qe kjo pune do kryhej brenda qivirsjes PDiste as qe diskutohej.

Tele 2 brenda rrjetin ne Suedi i ka telefonatat falas, paguan vetem tarife lidhje, rreth 7 cent dhe fol sa te duash. Mbase ne Itali eshte ndryshe. Nejse. keto kompanite qe kane ngel ne gare duket qe sa e lexon qe jane te falimentuara ne kete lloj biznesi, po ishalla s'kane pagua garanci per sigurimin e ofertes se do ju shkojne kot ato pare, ose do bejne nga nje atene per komunikim me radiomarrese dhe do jua shesin policive private.

P.S. Tushe, albtelecomi te pakten ofron sherbim interneti 5000 here me te mire se abisneti dhe 350 here me te mire se komanite e tjera qe ofrojne internet smiley

O Shoku,

Funksioni primar i Albteleturqiomit nuk eshte ofrimi i sherbimit te internetit !!!!

smiley

smiley 

Tushe. mua me intereson ajo qe perdor jo ajo qe I'm suposed to use. nese telefonia me kushton 7 cent per bisede, linja tokesore le te vdesi qe sot, tubat e vendosur nen rruge i perdor KESH-i se i duhen smiley

Jo jo, as une spo flisja per gjera te supozuara.

Ska shume lidhje me temen, dhe kot me e zgjat.

Por ideja ime ishte qe , menyra se si shitet (apo falet) nje operator i madh si ai qe permenda, ndikon shume ne menyren si do funksionoje me vone.

Dhe prova eshte e gjalle dhe e prekshme smiley

 

P.S. pse perhere me kundershton ti muve Swed ?  smiley

Po ku t'kundershtoj mi? asiher n'bot, vetem mo m'shaj telekomin se mbas 3 milion provash t'deshtume vetem ky ma garanto qe shkruj te peshku m'darke smileysmiley

qeke nazeli i madh pra, dashke 3 milion prova smiley

Po nuk ta shaj mer jo. Perkundrazi i uroj me te miren e mundshme, se na hongu shpirtin....

nje si merrena vesh periher, si shqiptar prej verteti qy jena smiley

Irrituese persa i perket internetit dhe asistences Swed. Per kete arsye nuk rinovova kontraten (nje odise me vete edhe kjo).

Per telefonin s'kam pasur probleme. Tarife fikse dhe flisja sa te doja.

Three bid for Albania's fourth cellphone licence

TIRANA, Feb 20 (Reuters) - Swedish telecom firm Tele 2 (TEL2b.ST) offered 7.2 million euros to buy Albania's fourth mobile phone licence, the ATA news agency said on Friday. The Albanian firm Univer P.G. offered 5 million euros while the Post and Telecommunication company of neighbouring Kosovo did not offer a concrete sum, it added.

"Official sources say the evaluation will be done in the coming days," ATA said.

Mobile phone operators AMC, owned by Cosmote, the mobile phone arm of Greece's OTE (OTEr.AT), and Vodafone Albania together have around 2.4 million customers in Albania's 3.2 million-strong market. Eagle Mobile, owned by the fixed-phone operator Albtelecom, has more than 350,000 users.

(Reporting by Benet Koleka, editing by David Cowell)

Reuters

___________________

 

Thote me pak fjale qe Tele 2 ofroi 7.2 milion euro, Univers PG ofroi 5 milion euro, kurse PTK nuk ofroi ndonje shume te caktuar, dhe qe vleresimi per tenderin do behet ne ditet ne vazhdim.

Po si nuk u beme njerez nje here ????? Cfare thote njeri nuk thote tjetri .....

Po pra. Nuk e di nga e ka mare lajmin Blendi dhe kur e ka botuar ketu, po ky artikulli i Reuters tek faqja e vet mban daten 20 shkurt, ora 18:39 me oren e Shqiperise (12:39pm EST). Hajde merre vesh si eshte realiteti. Mbase ka artikuj te tjere ne mediat shqiptare.

 Qe operatorin e kater ta marri ndonje firme shqiptare, ketu nuk shoh ndonje gje te keqe, perkundrazi.  E rendesishme eshte te thyhen çmimet e larta qe paguan konsumatori shqiptar. Edhe ajo firma turke, (operatori i trete, Eagle, ne mos gaboj per emrin), i kish çmimet e larta, vertet pakez , shum pakez me te ulta nga Vodafoni dhe AMC, por prap te larta, rreth 30-35 cent per minut,  ne nje kohe qe ketu ne Belgjik apo dhe vende te tjera, per nje minut nuk paguan me shume se 22 cent,  megjithse tani kane dale sistemet e abonese, paguan 5-10 euro dhe merr 50-100 minuta gratis, qe i bie 10 cent minuti. Ka disa qe paguajne 14-15 euro dhe marrin 200-240 minuta gratis. 

Eshte skandaloze qe konsumatori me i varfer i Europes, te paguaje çmimet me te larta te telefonise ne Europe. Ne Shqiperi, nje minut bisede (celular me celular)  duhet te ishte 5-10 cent, dhe jo 30-40 cent.

Edhe nje shembull tjeter i pa-aftesise (apo dicka tjeter?) i burokrateve Shqiptare. E para, me nje logjike biznesi qe s'ka themel, ofrohet shitje kompanie ne kohe krize, kur shumica e kompanive qe, ne kohe tjeter, do kishin interes bleres, po lepijne plaget e perpiqen te mbyllin vrimat, ose shesin, e jo me te kene mend per te blere. Ato qe kane mundesi te blejne, jane ne treg per te blere copa me cmime shume te ulta, ose sic quhet ne Anglisht "fire sale prices".

Megjithese... edhe kur ishte kulmi i blerjeve ne tregun telefonik, kompanite shqiptare (albtelekom) u shiten me cmime goxha me te ulta se simotrat e tyre ne vende te tjera.

Jam kurjoz te di cfare ben Albinvest per te promovuar kto kompanite shqiptare per shitje te te huajt? Apo jane te zene duke bere dasma madheshtore, me grupe kercimi te huaja, etj. etj. per CEO-n nga Amerika?

Mos! e terheq pra. Do e redaktoj ate qe thashe. S'e dija smiley

e mer mire se nuk u bo qameti

smiley

Po pse u merzite ?  Qe kane heq CEO-n nga Amerikaja ?

smiley

Edhe per ate u merzita smiley  Po u merzita se shkrujta pa i kontrollu faktet me te reja.

Mos te keqkuptohemi ish-CEO eshte shume i squt dhe i zoti. Po me kto lloj cmimesh qe po marrin kompanite shqiptare... me ngrejne i cik nervat.

te squte jemi t'gjithe ne ktu, jo vetem CEO-ja ne fjale smiley

Puna osht me bo nai gjo t'squt mer lal, jo thjesht me qene i squt smiley

Nejse, une sdi gje se ca kane bo kta te Albinvestit apo nese kane bo nai gjo smiley

CEO-n e kam thjesht ne kujtese si surrat dhe emer "te squti" ne kohet e lashta te femijerise smiley  Sdi ma teper smiley

 

O Shqiptare nuk e moret vesh qe UniversPG eshte 100% Shqipetare ?,dhe se po qe sa per Tele 2 + PTK nuk jane fare per Popullin Tone,por per interesa ....

Shikoni tarifat qe do te dalin se nuk u bene publike .

Pastaj saper experience  e dine shume foles qe sherbehen me cmime VOIP qe prej 3 vitesh nga UPG.

Pa merak monopolet do te marin nje pergjigje ALLA Shqiptarshe ne ket vend 

Hë Hë Hë  smiley

Dështon tenderi për operatorin e 4-ët celular

TIRANE- Dështon tenderi për licencën e celularit të katërt. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka s’kualifikuar njërën nga kompanitë. Në garë ishin dy shoqëri: shqiptarja “Univers PG” dhe kompania kosovare “PTK” dhe bashkimi i investitorëve, në përbërje të së cilës ishin edhe disa biznesmenë shqiptarë. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk bën publike emrin e kompanisë së s’kualifikuar, por vetëm njofton se ajo nuk ka plotësuar kërkesat për kualifikim, të përcaktuara në dokumentin e tenderit. Në kushtet e mungesës së konkurrencës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka ndërprerë procedurën e tenderit.
Ky institucion deklaron gjithashtu, se hapat e mëtejshëm do të ndërmerren pas përfundimit të afatit të ankimit nga kompanitë në fjalë. Futja në treg e kompanisë së katërt të telefonisë fikse pritet të rrisë më tej konkurrencën. Aktualisht në këtë treg ofrojnë shërbimet e tyre kompanitë “AMC”, “Vodafon” dhe “Eagle mobile”. Sipas të dhënave zyrtare, tregu i telefonisë celulare në vendin tonë numëron rreth 2.5 milionë abonentë. (a.r/news24/balkanweb)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).