Topi dhe Rama, i sjellin fat Tiranes

Presidenti i Republikes se Shqiperise, Bamir Topi dhe kryetari i Partise Socialiste, si dhe kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama, jane pare se bashku ne tribunen "vip" te stadiumit "Qemal Stafa", per te ndjekur nga afer ndeshjen Dinamo-Tirana. Dy perfaqesuesit kane mbetur te kenaqur pas fitores se Tiranes, por gezimi i tyre eshte shtuar edhe me shume, ashtu si edhe i te gjithe tifozeve te tjere bardheblu, pas humbjes se Vllaznise. Per te ndjekur ndeshjen e djeshme, ne tribune ishin edhe perfaqesues te tjere te politikes, nga te dy kampet. Dominonin tifozet e Tiranes. Ne ndeshjen e djeshme derbi, me interesante dukej prezenca e kreut te opozites, Edi Rama, i cili nuk ka qene ne asnje ndeshje gjate ketij sezoni, per te pare nga afer kampionatin shqiptar. Ne nje ndeshje miqesore te Tiranes me Milanin, ne kete tribune ishte i pranishem kreu i qeverise shqiptare, Sali Berisha. Kete radhe Rama preferoi te shihte nje ndeshje normale derbi, ku luante ekipi i Tiranes, qe administrohet nga bashkia. Kurse Presidenti Topi njihet si nje tifoz i thekur i Tiranes. Madje Topi e ndjek shpesh ekipin e tij, edhe ne ndeshjet normale te kampionatit. Topi dhe Rama kane shkembyer edhe batuta mes tyre, gjate ndeshjes. Kreu i bashkise se Tiranes, vetem pak dite me pare zhvilloi nje mbledhje me drejtuesit e klubit bardheblu, me qellim qe te mos cenohet objektivi i ketij sezoni, fitimi i titullit. Donatoret e Tiranes gjate pjeses se pare te kampionatit kane pasur konflikte te shpeshta, aq sa eshte vene ne diskutim financimi i ekipit dhe permbushja e objektivit. Pas nje takimi me tre prej donatoreve, Rama arriti deri diku te normalizoje situaten. Kryebashkiaku preferoi te ndiqte ekipin nje jave pas mbledhjes, per te pare reagimin e lojtareve. Nderkaq, ne stadium ishin edhe perfaqesuesit me te larte te klubeve respektive.

14 Komente

Aq shume eshte gezuar gazetari qe ka bere kete shkrimin sa ka harruar te vere rezultatin smiley   (4 me 2)

Politiken e kom sha me "c'i ma pragu", dhe platformat politike te ketyre dy zoterinjve pak po m'interesojn i kYt cast. Por ama du me thon, shifni mer, cer hijeshie kon, cuna tirone, bukur mire, qe shofin i neshje futbolli dhe bindjet politike i lejn ke "mumat" (Tushe TM); bravo cuna! Bravo qytetaria. Leksion zuluve te provinces ne shpirt!

POSHTE KATUNARIA ME INOTE SEKTARE TE VERBRA E SKUTHE SI URITHI!!!!!

POSHTE KATUNARIA NE TRU E MENDESI, E ZEZA ME E MADHE E KOMBIT SHQIPTAR!

Gezimin e gazetarit e kuptoj 100%.

Topi dhe Rama jane bere si kurizoja qe duhet ti prekje gungen per te fat smiley

Po ti prandaj e solle ketu, qe te na tregosh se ka harruar te tregoje rezultatin e?

Pse ma ke fshire ate postimin tim ku te shaja edhe i sugjeroja solit te bente nje shkrim per ty? Me kaq trembesh ti? smiley

Eee po s'ka nevoje per shume ide ai se pastaj ben edhe procka smiley

 

Sa per shkrimin, ta kete harruar me te vertete ai gazetari apo po behem paranojak? 

Po ky nuk eshte lajm sportiv, c'fare rezultati do ti? Ky eshte lajm roze nga kampi blu, per t'i dhene dynjase pakez politike edhe nepermjet sportit.

Topi eshte duke u largu sa ka pare Ramen qe eshte ulur aty pranesmiley Shefit nuk i pelqejne kto gjonasmiley

Llukani s'ta kompletoi lajmin, por në artikull thuhet që ka fituar skuadra e Topit...

Provo dhe gjej se kush është skuadra për t'cilën bën tifo Presidenti smiley

Meqe shqipot nuk e lujn fort pingpogun, merren me futboll-politike.

Emo mos u gzo kot.

Pazar katuni all the way osht - tha

Ashtu ju pafsha te dy bashke se jeni cuna tironas dhe tek ju e kemi shpresen jo vetem me e bo Tironen kampione por edhe Shqiperine demokratike e ne harmoni! Hajt per hajer!

Emo I love his xhakavento ingeliti dhe shallin with christmas decorations.

Katunaria nuk eshte shume larg nga stadiumi

Ed Rama (nga veshtrimi) me duket se ka fillu te shofi shume filma me Marlon Brandon, kurse Topi ngelet si gjithmone "pozdravist" smiley

Me falni po sa per sherr (jo per gjo tjeter) nga na doli Rama çun Tirone? Jo se vallahi une as Tiranas nuk e quj ate!

Pritni me se na e bote tironcllikun gjosen qe msohet te Blloku.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).