Topalli: Shoqëria shqiptare të ketë kurajo për një “Mea Culpa”

Kryetarja e Kuvendit: Shoqëria shqiptare të ketë kurajo për një “Mea Culpa”, veçanërisht ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura e persekutime.

www.parlament.al
 
topalli 26“Për çdo qytetar, çdo burrë e grua që ka jetuar në periudhën e diktaturës, në mënyrë të veçantë,  për ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura, persekutime, në biruca e burgje në të gjitha qytetet e Shqipërisë, “mea culpa” është e domosdoshme. Ne duhet të shohim nga e ardhmja , për të mos harruar kurrë cfarë ka ndodhur”- Me këtë mesazh është drejtuar Kryetarja e Kuvendit, shoqëruar nga Ministri i Arsimit Fatos Beja, në çeljen e ekspozitës, me karakter historik, hapur hapur në mjediset e Katedrales së Shkodrës në përkujtim të genocidit komunist ndaj klerikëve dhe objekteve të kultit. Kryetarja e Kuvendit

Ekspozita e, e titulluar  “M’shirë o Zot se kam gabue “ sillte një kombinim të veçantë kontrasti të dokumentave historike të kohës, me pamje filmike, fotografi, objekte dhe dorëshkrime nga vuajtjet e klerikëve katolikë e  myslimanë  gjatë persekutimit të pamëshirshëm nga rregjimi komunist si dhe prishjes masive të objekteve të kultit në të gjithë vendin. Një objekt i veçantë ishte libri i përshtypjeve të muzeut të vetëm ateist në botë, që regjimi komunist ngriti në Shkodër, libër që përmbante shënime dhe përshtypje të vizitorëve në vitet 82-90, kundër fesë dhe klerit.
 
“Unë falenderoj organizatorët e kësaj ekspozite  e cila  është një tjetër dëshmi rrenqethëse në fakt, jashtëzakonisht prekëse për atë që çfarë ka qenë periudha 50 vjeçare e diktaturës. Periudhë,  jo vetëm e ndaljes së kohës për Shqipërinë e shqiptarët po e një ndër periudhat  që ka krijuar dhimbje të jashtëzakonshme, që ka frenuar çdo gjë që ka ekzistuar në jetën e njeriut,  lirisë së tij, që ka ndaluar me ligj Zotin dhe cdo gjë tjetër që nuk  mund të imagjinohet”- u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
 
Kryetarja e Kuvendit dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni, mes të cilëve dhe Monsingnor Anxhelo Masafra, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare, të shtresës së të persekutuarve etj, përcollën  me emocion, ekspozimin  e dhjetra fotove, dokumentave, dhe dorëshkrimeve tronditëse  nga kalvari i gjatë i persekutimit të klerit katolik, i proceseve në hetuesi dhe të dëbimeve të emrave të spikatur  si Patër Anton Arapi, Patër Mushkalla.etj
 
Kryetarja e Kuvendit vuri theksin ndër të tjera dhe për procesin e dëmshpërblimit të të persekutuarve politikë, duke garantuar shpërndarjen e parave, ditët e ardhshme.
 
topalli 26“ Është një detyrim, që ne ia kemi pasur dhe një premtim që ne po e mbajmë. Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndjarja edëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist. Paralelisht në komisionin parlamentar të ligjeve, ne do të kalojmë dhe një amendim ligjit, duke i dhënë të drejtën e dëmshpërblimit dhe të pushkatuarve pa gjyq si dhe familjarëve të të dënuarve, që nuk kanë lënë  pasardhës, si  klerikët apo të dënuar të tjerë”
 
Kryetarja e Kuvendit tha se “ Mea culpa” nuk është për këtë vend, është për të gjithë shoqërinë shqiptare.
 
“ Idea e organizatorëve është e jashtëzakonshme për t’i thënë çdo shqiptari që secili prej nesh, duhet të bëjë përpunimin e asaj, cfarë ka qenë historia jonë. Ironia e gjithë kësaj është dhe te emërtimi i kësaj ekspozite “Mea Culpa”, ndërkohë që njërëzit e fesë ishin viktima të persekutimit çnjerëzor komunist.
Kontrasti i krijuar edhe në  këtë ambjent të vogël, mes pikturave të realizmit socialist dhe veprave të shkelura, të hedhura e të goditura fetare, apo dhënies së pretencave të prokurorëve ndaj dënimit të klerikëve dhe akteve të shkatërrimit kishave e xhamive, flet kaq shumë për këtë peirudhë të errët të historisë së shqiptarëve. Nga gjykatësit  që kanë dënuar me varje, pushkatim, e internim, dhe që kanë zhdukur ndër pjesët më elitare të shoqërisë,  kërkohet  një mea culpa “
 
Interesimit të medias mbi pezullimin e ligjit të lustracionit nga Gjykata Kushtetuese, Kryetarja e Kuvendit ju përgjigj:
 
“Në fakt kjo ekspozitë do të qëndrojë hapur në 24 orë dhe do të ishte mirë të levizë në të gjithë institucionet  dhe tek ato institucione që kanë penguar bërjen e transparencës për shtetarët e shtetit  dhe për ata që nuk janë penduar duke mos lejuar të bëjmë transparencë. Megjithatë ajo që mendoj është se kjo ekspozitë ka një domethënie të madhe ."
 
Pyetjes se “A ka konfliktit interesi në Gjykatën Kushtetuese?”, Kryetarja e Kuvendit iu përgjigj:
 
“Pa dyshim. Kjo është shkruar dhe në letrën drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Por është detyra jonë, që duke qenë besimtarë të mëdhenj të shtetit ligjor duhet të ecim përpara pa menduar se mund të tërhiqemi nga mea culpa nga bërja e transparencës dhe nga kërkesa se në postet kyce të disa segmenteve të shtetit mos kemi njerëz me të kaluar që kanë shkaktuar të tilla tmerre.”
 
Ministri i Arsimit Fatos Beja,  duke vlerësuar ekspozitën si një përpjekje të rëndësishme për dëshminë e një prej periudhave më të errëta të historisë së shqiptarëve , tha:
 
“ Ne si qytetare duhet të kemi kurajon që ta shohim historine përballë dhe të kërkojmë dëshmitë e asaj që kemi përjetuar. Kjo lidhet dhe me rëndësinë që ka kujtesa historike për brezat e sotëm dhe ata që do të vinë. Ne duhet të vlerësojmë atë ka ka ndodhur që të mos përsëritet më”
 
Gjatë periudhës së diktaturës komuniste mbi 25 klerikë katolikë nga rrethi i Shkodrës u ekzekutuan, ndërsa dhjetra të tjerë u dënuan më shumë vite burg, internime e kampe pune.

12 Komente

"Ne duhet të shohim nga e ardhmja , për të mos harruar kurrë cfarë ka ndodhur..."

Po kjo eshte e shkare apo ben vete? Po kush ia shkruan keto hajvanlleqe kesaj... ne fakt ne gojen e saj tingellojne te natyrshme!!! Shiko nga e ardhmja te mos harrosh te shkuaren. Ver syza qe te degjosh muziken, krifu qe te zgjatesh... fol qe te tregosh sa pak mend ke.

"Në ditët e ardhshme fillon menjëherë shpërndjarja edëmshpërblimit për të persekutuarit e regjimit komunist.."

Kjo eshte shakaja e madhe. Dhimbjes t'i shtosh edhe poshterimin. Mbas 18 vjetesh qe ka rene regjimi komunist, Znj. Topalli thote "Ne ditet e ardhshme fillon menjehere..."

Ja, prisni ketu o te mjere, mos u shperndani se nisi shperblimi. Edhe dy minuta...

 

Ne duhet të shohim nga e ardhmja , për të mos harruar kurrë cfarë ka ndodhur..."

Ne duhet të shohim nga e ardhmja , pa harruar kurrë cfarë ka ndodhur..."

Nejse, kuptimi eshte i njejti.

Jo s'eshte i njejti. E para eshte budallallek, e dyta eshte budallallek i korigjuar.

Yyyyyyyyyyyy si e formuloi fjaline Topalli. Ulu, 4 per sot ne Gjuhe.

Diskutojme tani per fundin qe kishte veshur dje? smiley

S'eshte se ma ndjen shume per gramatiken e saj, dihet qe kjo nuk di as te flase.

Puna eshte, kur nuk di te formuloje nje fjali, mendo pastaj si formolohen ligjet ne parlament.

topalli 26“Për çdo qytetar, çdo burrë e grua që ka jetuar në periudhën e diktaturës, në mënyrë të veçantë,  për ata që kanë marrë vendime, që kanë shkaktuar tortura, persekutime, në biruca e burgje në të gjitha qytetet e Shqipërisë, “mea culpa” është e domosdoshme. Ne duhet të shohim nga e ardhmja , për të mos harruar kurrë cfarë ka ndodhur”- Me këtë mesazh është drejtuar Kryetarja e Kuvendit, shoqëruar nga Ministri i Arsimit Fatos Beja, në çeljen e ekspozitës, me karakter historik, hapur hapur në mjediset e Katedrales së Shkodrës në përkujtim të genocidit komunist ndaj klerikëve dhe objekteve të kultit. Kryetarja e Kuvendit.

Tani persa i perket mos kujtimit te genocidit dhe te torturave komuniste une ju pershendes me kete. smileysmiley  http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ

Ne komunizem isha femije dhe vetem se kam degjuar nuk e perjetova ndersa  epoken e ndryshimeve  kam nje paqyrim te plot ne mendje! smiley

Populli thote nje fjale te urte te cilen me respekt (mu.... sa me shume ta gerrmosh me shume ere bij!)  smileysmileysmiley

Mendacem memorem esse oportere.

Fjale e huazuar nga Engels...Duket se kultura e znj. Topalli per Fene fillon dhe mbaron me liberthin e gjeniut Engels me titull : Rreth Historise se lindjes se Krishterimit te hershemAty turma MILIONESHE pas shembjes se Perandorise Romane bridhnin (neper Europe) te coroditura duke mos ditur kush e ka "mea culpa" dhe duke drejtuar gishtin nga vetja ose tek nje fuqi e MBINATYRESHME .. Kaq persa i perket kesaj gruaja tipike karagjoze ne kulture per krahasime absolutisht te bashkmateshme. Ndersa une pres dite per dite te me zhduket nga skena kjo VAMPIRE ajo mbllacitet me citate te vjedhura  per te shkuaren duke kerkuar dhe "mea culpa" timen . Ne jemi me shume se MILIONA qe bredhim botes per "buken e gojes" te perndjekur e larguar nga Atdheu nga UZURPIMI i Shtetit prej mentaliteteve KARA-GJOZESH...por kur vjen rasti edhe KRIMINELESH si ne '97 e '98 , kjo shperndan parate e djersen tone duke shperblyer "Partizanet "e kohes se sotme . Ndoshta edhe atyre duke u krahasuar me "Partizant e pare" duhet tu vije TURP njeqindhere TURP qe mbeten duke u perdorur si sargji prej kesaj dhelpre e ulkonje bashke  qe prej 20 vjetesh me kusht.... Aman o zot mos me hiq KARRIKEN ! TURP HISTORIK pranimi i pershendetjeve te tilla nga injorante KOMBETARE.

Topallja  ben gare me Topin  kush i do me shume me shume ish- te burgosurit politike! Zgjedhjet e PD-s po afrojne..

 

Po Mea Culpen tende, do e prese shoku Enver ne dyer te Ferrit gje? Jo moj zonje jo. Drejtesia eshte per te gjallet.

idris thote:

"Ne jemi me shume se MILIONA qe bredhim botes per "buken e gojes" te perndjekur e larguar nga Atdheu nga UZURPIMI i Shtetit prej mentaliteteve KARA-GJOZESH..."

Ia ke fut kot plako...smiley

 

Mea culpa.Kuptimi.Eshte nje fjale qe perdoret perhere te pare ne shqiperi nga Jozefina,dhe nje pjese te mire si une ndoshta duhet te hap fjaloret per te kuptuar cfare kuptimi ka ,ndoshta kjo nuk eshte e rendesishme se perdoret perhere te pare dhe se me kete Jozefina mund te mburret qe e ka perdorur e para.Por ka rendesi ,se “mea culpa” nuk eshte vetem per nje shoqeri e cila ka kryer gabime dhe faje ne te kaluaren dhe sot cdo gje shkon vaj por”mea cupla” vlen  edhe per te sotmen ,e cila neser do te jete nje “mea culpa” per vet Jozefinen , per ato gabime qe po behen sot si rezultat i te cilave po zgjatet nje tranzicion pafund pikerisht per “mea culpa” te kesaj mazhrance ,dhe kesaj kryetare e cila me nje kokefortesi ,nuk pranon verejtjet e” botes” dhe ndihmen e tyre per nje ligj me te mire se “Lustracioni” qe ajo mbron me kokefortesi.Nuk e besoj se Jozefina e urren me shume komunizmin   dhe krimet e tij ,se Amerika!Mea culpa  vjen nga latinishtja”faji i im” “une jam fajtori” ose “nepermjet fajit tim” qe referohet atyre qe ndjejne se jane mekatare perpara zotit  besimtareve e duhet te kerkojne falje,-dakort por edhe Jozefi nuk eshte engjell per kete shoqerine e sotme ,e cila po i fryn ne vesh duke i thene: “ se dakort dakort duhet te denojme krimet e komunizmit ,por nuk duhet te prekim te drejtat e njeriut ,nuk duhet te prekim kushtetuten, duke vene veton si komunistet ,dhe per kete hajde te japim ndihme per te bere nje ligj qe te funksionoje gjate “ i kujt eshte faji ketu ? Emorem vesh dhe e dine te gjithe qe komunizmi ka bere krime ,por nuk eshte mire qe me metoda propagandistike dhe me fjale te denohet komunizmi dhe krimet e tij .Sigurisht qe shume gjera te cilat sot ne shqiperi po marin rrugen e mashtrimit, pikerisht duke u mare me te kaluaren,per te fshehur te sotmen,skandalet e korupsionit ,me tokat ,pronat,me pasurine kombetare .Keto nuk jane mekate ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).