Ters*

TERS*

Një nga pyetjet më  legjitime që  i bëjmë  vetes sa herë që  meditojmë  rreth fatit tonë  historik dhe statusit aktual si vend dhe si komb, krahasuar së  paku me fqinjët tanë,  është  pa dyshim kjo: Perse ne, një nga popujt më    vjetër të  Ballkanit, me vyrtite dhe cilësi të vecanta, mbetem mbrapa në  Histori?

Kjo pyetje do të  mbetet pa përgjigje sakohë    Historinë  dhe fatin tonë  historik do ta kundrojmë  me syza romantizuese / glorifikuese ose duke e viktimizuar historinë-përgjigjen demistifikuesit posmodernë    historisë.

1. Romantizimi Historisë>smiley>

Rryma mbizotëruese e vështrimit romantizues të  Historisë  tonë  mund të përmblidhet si në  vijim:

Shqiptarët nuk kanë një histori të mbushur me triumfe e mposhtje popujsh, nuk kemi një histori superfuqish,megjithatë ne kemi një  histori ndër më të lashtat e rajonit tonë.Gjurmët e parardhësve tanë i gjejmë tek perënditë e lashta greke që ata i gjetën në këtë truall,te simbolet e shumë mbretërive mesjetare europiane dhe që sot janë pjesë e tyre.

Ndoshta fati e deshi që të mos kishim një gjuhë shqipe të shkruar që të trashëgonim historinë tonë,por ama kemi goxha për të thënë e për të treguar për veten tonë nëpër shekuj.Ne ishhim këtu, ne jemi ketu akoma...kjo është historia e popullit tim.

2. Viktimizimi Historisë>smiley>

Brënda këtij vështrimi romantizues, sa herë    bëjme një  bilanc të historisë tonë  nuk është e vështirë    dallosh një  linjë  justifikuese dhe fataliteti  e cila e viktimizon Historinë dhe fatin tonë në  histori. Kjo linjë përmblidhet    një  fjalë:  TERS*:

-Ne ishim Ilirët, pasardhës të  pellazgëve , një popull trim, me bujq, blektorë  dhe detarë  të zotë dhe jetonim në  viset tona të  begata. Kjo nxiti zilinë  e Perandorisë  romake e cila  vërshoi në tokën tonë  dhe shkretoi gjithcka përballë  qëndresës dhe shpirtit tonë liridashës .

Ndërsa Perandoria Romake po therrmohej ,  si për ters ne u ndodhëm perballe dyndjes së  Bizantit dhe kështu,  për shekuj të  tërë  e ndodhur midis dy perandorive, historia  jonë   përjetoi peripeci dhe dhimbje të pashembullta.

Pastaj në  token arberore u dyndën sllavet serbe dhe bullgarë  dhe ishte aq e  dhunshme përpjekja e tyre për të  na cbërë   saqë  mbrapa mbeti ajo mori toponimesh gati në  gjithë  territorin e vëndit. Por përsëri ne mbijetuam .

Ndërsa Bizanti mori rrokopujën dhe Arbëria e princërve mesjetare rrezantonte me po atë  dritë   oborreve aristokratike europiane,  mbi ne ra nata e zezë  e robërise osmane. Dhe përsëri ne nuk u nështruam. Kryezoti Arberisë  Gj.K.Skenderbeu për 25 vjet udhëhoqi betejat kunder fuqisë më të madhe të kohës. Pas atij moti zulmemadh skënderbejan, ne mbetëm në periferi të perandorisë osmane dhe si shpagim ndaj rrebelimit tonë, mbi    ne ra  zemërimi i zi  i osmaneve te cilët me  dhunë  dhe shperblime  arriten të  realizonin   konvertimin e pjesës    të madhe të popullsisë   nga katolike në myslimane   .

Fati i mbrapshtë na dënoi si   periferi e perandorisë  osmane por  pikerisht aty,    zemër të perandorisë,  elita intelektuale e kohës frymezoi dritën e Rilindjes dhe përgatiti terrenin drejt shpalljes së  pavarësisë. Por nuk ishte e thenë.Ters! Fuqitë  e Medha dhe fqinjët shovinistë  na grabitën gjysmën e trojeve.Më  pas erdhi Lufta e I Botërore e cila e ktheu Shqipërine në shesh  dhe plackë lufte.

  Kongresin e Lushnjës patriotët themeluan shtetin e ri shqiptar.Por përseri ters. Në  fuqi erdhi satrapi Zog i cili mbretëroi për 15 vjet duke e lënë  popullin në  varfëri dhe padije deri sa e shiti vendin te Italia fashiste dhe ja mbathi duke rrëmbyer floririn. Në L2B ne u rreshtuam në  anën e Koalicionit Antifashist  por në  pefundim të saj mbi ne pllakosi robëria komuniste.Ishte ky regjim që aplikoi diktaturën më të egër dhe na spostoi nga rruga e zhvillimit dhe prosperitetit.Ters përsëri.

 vitin 1990 më    fund në  tokën tonë  fryu era e demokracisë.Regjimi komunist u përmbys dhe erdhi liria. Por përseri ters! Kemi gati 20 vjet që  rropatemi në  rrugën e demokracisë  dhe ende s po shpëtojmë  nga kthetrat e tranzicionit traumatik dhe të tejzgjatur.Kjo për faj të  klasës tonë  politike e cila është  e korruptuar dhe e papërgjegjëshme.

Megjithatë, ne jemi nje popull trim , liridashës dhe rrugën e historisë e kemi carë me shpatë në dorë.

_________________

*Ters-ishte një  insert i përgatitur nga Top Show   nja nga emisionet e fundit ku u diskutua rreth shqiptarëve dhe historisë së  Shqipërisë.

> smiley>

13 Komente

Spiritus,

diku gjetkë, këtë tersin tënd e kam quajtur dilemë:

Ky popull që beson se vjen prej Perëndive, në mos prej Pellazgëve dhe si pasojë po aq hyjnor sa ata, është gjendur që herët përballë një enigme të pakuptueshme :

Ndërkohë që disponon mjete të tilla njerëzore, të afta të pushtojnë Ballkanin, të rindërtojë Shtete që heqin shpirt ose të rimëkëmbë Perandori që heqin këmbën zvarrë, ai mbetet i pafuqishëm përballë lakmisë së fqinjëve të pangopur. Ndërkohë që « eksporton » Njerëz të shquar në mbarë botën, janë veç diktatorët që i përshtaten. Ndërkohë që a priori ai lind luftëtarët më të shquar të planetit, të gjithë agresorët i hynë brenda si në një mulli pa zot. Ndërkohë që bota rrethuese nuk pushon së rrituri, hapësira e tij vitale nuk pushon së zvogëluari.

Përse Zoti është kaq i padrejtë me të ?
 

Spiritus, a me lejon te sjell linkun e nje shkrimi te hershem timin ketu te peshku me titull "Tersi"?

Xixa: Përse Zoti është kaq i padrejtë me të ?
 

Besimi se Zoti eshte i padrejte dhe i pandershem me ne eshte thelbi i veshtrimit fatalist te historise tone edhe pse nje fare fatalizmi (kushtezimi) ne rrjedhen e historise ka besoj.

Po kaq driteshkurter eshte dhe romantizimi:ne mburremi pareshtur se cfar beri e cpersonalitet ishte psh. Mehmet Ali Pasha nderkohe qe gjenine apo suksesin e tij ai e tregoi brenda nje strukture tjeter dhe jashte kontekstit shqiptar. Ne krenohemi qe ne perandorine osmane drejtuan nja 15 vezire shqiptare dhe harrojme te shikojme aty dobesine tone. E plot e plot te tjera.

 

E lexova. parabole , filozofi dhe qesendismiley

Xixa; "....Ndërkohë që disponon mjete të tilla njerëzore, të afta të pushtojnë Ballkanin, të rindërtojë Shtete që heqin shpirt ose të rimëkëmbë Perandori që heqin këmbën zvarrë, ai mbetet i pafuqishëm përballë lakmisë së fqinjëve të pangopur. Ndërkohë që « eksporton » Njerëz të shquar në mbarë botën, janë veç diktatorët që i përshtaten. Ndërkohë që a priori ai lind luftëtarët më të shquar të planetit, të gjithë agresorët i hynë brenda si në një mulli pa zot. Ndërkohë që bota rrethuese nuk pushon së rrituri, hapësira e tij vitale nuk pushon së zvogëluari..."

 Kjo po eshte e vertete. 

Megjithatë, ne jemi nje popull trim , liridashës dhe rrugën e historisë e kemi carë me shpatë në dorë.

Ironi e hidhur shumë.

E megjithatë kemi qënë dhe do mbetemi...

QËNDRIMI

Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi këtë dhé,
q'e kam si fe,
e përmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Që gjysh stërgjysh,
që brez pas brez,
që gjithëmonë.
Ti shqa thërret,
ti shqa bërtet,
gjer lartë në retë
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bërtet ti,
si buçet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinë e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam këtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjëri,
as shqa të zi.
Se jam këtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga një det
në tjetrin det
isha zot vetë!
Unë jam këtu
nga moti
kur vetë Zoti
e bëri fushën
fushë
e malin
mal.
Unë jam këtu
e do të jem
- dem baba dem -
sa mali të bëhet hi
e hiri mal përsëri.

Me dukete se megjithate nuk eshte shume edhe çeshtje tersi..Eshte me duket se i kemi mbivleresuar aftesite tona...Na duket se ky nivel  nuk eshte i drejte,ky pozicion thjesht nderthyrje tersesh....po ne ku ishim....?Mbasenuk eshte kaq terse dhe i padrejte pozicioni yne.....mbase ne aq punam e ashtu u gjetem..Jemi i fije te leshte ne....

Tersi ,eshte ne genin e shqiptarit,historia e murosjes per ndertimin e kalase se Rozafes e tregon me se miri kete punen e "tersit",qe te rronte Kalaja ,sa me gjate dhe e forte ,perballe cdo stuhie dhe tersi ,duhej murosur nje grua!

Duhej nje kurban,per ti prere rrugen tersit,keshtu e kemi pare ne rrugen e parandalimit te tersit! por edhe keshtu nuk na ka ecur !

 

Artian: Tersi ,eshte ne genin e shqiptarit,historia e murosjes per ndertimin e kalase se Rozafes e tregon me se miri kete punen e "tersit",qe te rronte Kalaja ,sa me gjate dhe e forte ,perballe cdo stuhie dhe tersi ,duhej murosur nje grua!

Miti Rozafes eshte ndryshe: pa sakrifikuar dicka nga vetja nuk mund te ndertohet nje emire e perbashket. Megjithate ne kulturen tone populore kubani behej edhe per te shmangur syrin ekeq dhe tersllekun.

Kurse menyra se si ne perceptojme fatin tone ne histori lidhet me nje lloj mungese realizmi dhe aty ku punet s na kane ecur mire,  ja kemi vene fajin tersit, viktimizohemi nga njelloj fataliteti qe na ka ndjekur nga pas, pa pranuar dobesite tona (institucionale, aleancat, kohezioni brendshem, roli elitave ne histori )

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).