Tatimet: Shqiptarët shpenzuan 10 miliardë lekë në bixhoz

TIRANE-Shqiptarët kanë lënë plot 10 miliardë lekë në lojërat e fatit dhe bastet sportive, përgjatë vitit që lamë pas. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në raportin për 2008-ën. Në vitin kur sektorët e ekonomisë filluan të shfaqin shenja të qarta rënie si pasojë e krizës ekonomike botërore, industria e lojërave të fatit sfidon krizën duke regjistruar gjatë vitit 2008-të një rritje mjaft të fortë.

Në vitin 2007-të shifra ishte vetëm 6 miliardë lekë ose afro 60 milionë dollarë, çka do të thotë se krahasuar me vitin e kaluar tregu i lojërave të fatit në Shqipëri është rritur me mbi 65 për qind, duke u shndërruar kështu ndoshta në tregun me rritjen më të fortë.

Shifrat e publikuara janë nxjerrë nga deklaratat e TVSH-së, që subjektet e ligjshme të lojërave të fatit kanë bërë në drejtorinë e Tatimeve. Por vetë autoritetet pranojnë se një pjesë e mirë e këtij tregu vazhdon të jetë informale, dhe e pakontrolluar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit, del se në të gjithë vendin ekzistojnë rreth 1500 adresa, të cilat dyshohet se janë qendra të lojërave të fatit dhe basteve të tjera.

Ministria pohon se në rreth 400 prej tyre ushtrohet aktivitet i paligjshëm bixhozi nga kompani apo pika të paliçensuara. Ndaj besohet se industria e lojërave të fatit në Shqipëri është më e madhe nga ajo që paraqesin shifrat zyrtare, duke u shndërruar kështu në një nga tregjet më të mëdha në vend së bashku me telekomunikacionet dhe energjinë.

8 Komente

Paradoksalisht shifra 10 miliarde leke te lena ne kazino eshte tregues i pesimizmit dhe mjerimit (material dhe shpirteror) Kur jetes nuk i buzeqesh fati ne  lojen e tregut, njerzia i drejtohen Lojes e fatit.  Ndersa USA perjeton krizen e  kapitalizmi kaziono , ne Shqiperi lulezon shpresa per fitime ne kazinote e kapitalizmit. Shqiperia-rast i vecantesmiley

Kazinot jane nje vend i mire per te pastruar parate e pista

Thua vertet shqiptaet kane lene ne bixhoz 10 milijard leke?

Keta ja fusin vetem kot vallaj! E si e gjekan tatim leshet se sa jane harxhuar nga populli neper lojrat e fatit dhe bastet sportive? Kur nuk kane asnje sistem kontrolli per matjen e xhiros!!!!! Dhe pretendojne se kane bere reforma edhe ne sistemin fiskal. Pika qe sju bie. Ju rofshin gjobat fikse qe i vendosin ne fillim te cdo viti kompanive te basteve dhe lojrave te fatit dhe qe i  arketojne pastaj mbi baza tremujori, si dhe ju rofshin ligjet qe i detyrojne firmat te paguajne TVSH-ne paradhenje (pra te kreditojne kete shtet koqe dhe zhvates ne ekstrem) qe ne momentin e zhdoganimit te mallrave ne pikat doganore. Pa keto dy elemente aspak demokratik dhe qe mbajne nje ere te qelbur etatizmi, kjo qeveri breshke nuk mund te beje as edhe nje hap per te permbushur detyrat minimale te funksionimit te shtetit.

E cfare jane 10 miljarde leke kur Shqiptaret kane 20 vjet qe luajne kazino me jeten e tyre duke ri-zgjedh te njejtat plehra ne pushtet?

 Berberi, kjo shifer mund te jete nxjerre mbi bazen e tatimit qe keto pika paguajne, pra qe i bie qe keto pika kane deklaruar shifra me te vogla (ne %) se sa kane realizuar ne te vertete, per shkak te tatimit. Tatimoret ua kane gjetur perafersisht se sa xhiro bejne pikat e bixhosve, dhe i kane ndare ne kategori, keshtu qe nje pike qe eshte klasifikuar ne X kategori (p.sh. qe realizon nje xhiro 800 000 deri ne 1 milion euro ne vit) nuk mund te deklaroje nje shifer me te vogel se kaq.  

Une habitem me shifren e vogel qe tatimoret kan dhene (10 milion dollare), gje qe tregon se pikat e bixhosit kane deklaruar shifrat me te ulta te xhiros, duke e fshehur te verteten, per te mos paguar taksa te larta.

Ne Shqiperi, ter xhiroja e basteve dhe lojrave te fatit, (legal dhe informal) llogaritet aty tek 65-75 milion euro. Pra i bie qe 20-25% i tregohet fiskalitetit dhe regjistrohet nga kjo e fundit, ndersa 75-80% eshte informal, pra e fshehur nga fiskaliteti. 

Nderkoh qe ne sektorin e ndertimit dhe sektoret e tjere, shifra eshte e kunderta, pra 75-80% formale/legale dhe 20-25% informale, ne sektorin e bixhozit, basteve e lojrave te fatit, situata eshte krejt tjeter.

Ndoshta duhet ngritur pakez % e gjobave, si nje nga industrite me ndihmuese te buxhetit te shtetit. Per vitin 2008, ne Belgjik, industria e gjobave mblodhi rreth 340 milion euro.

 pika kane deklaruar shifra me te vogla (ne %) se sa kane realizuar ne te vertete, per shkak te tatimit.

Pjero,

Ose mund te jete e kunderta. Shifrat e deklaruara te jene me te larta

Kazinot kane nje lloj bisnesi qe  edhe ne boten qe eshte shume shume e kontrolluar e kane te veshtire te gjendet shifra e sakte . Per kete ato gjithmon jane perdorur nga organizatat kriminale ( Mafia etj) per te pastruar parate e pista nga droga armet dhe prostitucioni.  ( tani mos me shani si Veliajn e Londres se po permend organizata kriminale ne shqiperi e kam thene kete ne shqip jone anglisht  Ne anglisht per te huajt une them "There are no criminal organization in Albania. CNN, MSNBC, BBC Veliaj C and all the other Cs are lying. Albanian’s are very honest people smiley Jemi fanar ndicuer per boten apo jo? E shikoni sa patriot qe jam ? Nuk jam Veliaj une  Ju lutme mos me shani smiley&nbspsmiley

Keto tre fjalet e fundit droga armet dhe prostitucioni nuk te kujtojne pak fare pak shqiperine?  smiley  Atehere mund te ndodhe qe edhe ne shqiperi ku kontrolli ndaj kazoinove eshte si aman o zot te perdoret per pastrim parash Pra deklarojne me shume se sa blihet ne ralitet? 

 

Pjer, ketu tek ne, kompanite e basteve sportive tatohen aforfe (lol) , pra jo mbi ndonje baze llogjike te realizimit te te ardhurave apo xhiros. Psh. nje kompani per te ushtruar aktivitet paguan nje kuote fikse XXXXXXXX leke per nje vit (e ndare ne tremujore) dhe pastaj nje shume tjeter po fikse per cdo filial (pike basti). Nuk po flasim per shumen e paguar qe ne fillim per dhenjen e licenses. Pra nga sa thashe, te gjitha keto pagesa jane fikse dhe s'kane asnje lidhje me xhiron apo dhe me fitimin qe eshte me e rendesishmja. Sepse sic mund ta dish, nje kompani basti ne nje dite te caktuar mund te fitoje, por edhe mund te humbase. E keto detaje as qe merren parasysh nga tatimoret tane. Tani, kur qeveriut i teket qe ne vitin pasardhes keto kuato fikse ti rise, kuptohet qe shteti arketon me shume te ardhura ne buxhet, por pavaresisht faktit se jane rritur xhirot nga bastet sportive apo jo, dhe aq me teper pavaresisht faktit qe kane fituar keto kompani apo jo!

Pra eshte njesoj si me energjine elektrike qe disa e paguajne aforfe. Po ketu te gjitha bizneset i paguajne detyrimet fiskale aforfe, pradaj une them se ky sektor nuk eshte i reformuar dhe i prapambetur sic jane vete keta xhaketat e vjetra.

poshte cezari! poshte eurolloto, globast etj! na ropen ja q.. m

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).