Takim me njeriun që do më vriste babain

Një natë qershori katër vjet të shkuara, në një klub të vogël pranë Institutit Ekonomik të Pejës, tetë burra rreth një tavoline patën këtë bisedë: “E ke pas njoftë Kapedan Ismail Pogën?” pyeti Xhavit Haliti, atëherë zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëri prej njerëzve kyç të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Po,” përgjigjet Rexhë Berisha, një 85-vjeçar nga Novosella e Pejës pranë vendburimit të Drinit të Bardhë. “Kemi qenë duke ja cue pandat (pendët).” Duke e vrarë si me qenë zog. Në tavolinë kishte ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe oficerë nga Shqipëria. Ishte dhe Sokol Poga. Ia pret Haliti, duke treguar nga Poga. “Ai aty është i biri!”

Ismail Poga ishte krijuesi i çetës së Hasit në Luftën e Dytë Botërore. Familje me katandi dhe tradita, u bë partizan pasi italianët i zunë vëllain rob edhe vetë bëri burg në Prizren. Në çetë kishte vëllanë, nusen e vëllait, partizania e parë në Has, e njerëz të tjerë të zonës. Çeta e tij, bashkë me një nëjsit nga batalioni Perlat Rexhepi i zonës së Shkodrës, zunë gjallë dhe më pas vranë Ramë Malokun, kryetar komune në Zym, qendrën e Hasit të Prizrenit, të cilin partizanët e konsideronin bashkëpunëtor të italianëve. Më pas u bë komandant batalioni në brigadën partizane që përfshinte luftëtarë nga Shqipëria dhe zona e Kosovës në kufi me të dhe luftoi deri në zonën e Sanxhakut. Partia komuniste, pas çlirimit, e çoi në shkollë ushtarake. Regjimi atëherë ishte ngërthyer në konfliktin ‘e butë’ që solli Lufta e Ftohtë në vitet 50 dhe 60. Mbi 50 grupe diversantësh janë hedhur në vend nga CIA amerikane dhe shërbimi i fshehtë anglez për rekonjicion, për të krijuar baza, për të propaganduar dhe hedhur popullin në luftë kundër shtetit komunist.

Të tillë ishin Gjonmarkajt e Mirditës, Alush Lleshanaku i Elbasanit, apo Hamit Matjani i Myzeqesë. Për të shtypur Gjonmarkajt pas vrasjes së Bardhok Bibës, për shembull, regjimi pushkatoi 14 vetë me gjykim të shkurtuar në 1949-ën dhe shpërnguli mbi 300 familje të asaj zone në jug të Shqipërisë. Detyra e Ismail Pogës pas Luftës së Dytë Botërore, si komandant kufiri e më pas shef i zhdukjes së bandave, ishte të gjurmonte dhe të hiqte qafe diversantët dhe bashkëpunëtorët e tyre në zonën e vet.

Rexhë Berisha ishte një nga ata diversantë. Ai ishte në grup me shokun e tij të ngushtë, hasjanin Myftar Maloku, i afërm i kryetarit të komunës së Zymit që vranë partizanët në vitet e luftës, dhe dy të tjerë nga Luma e Kukësit. Berisha rrugëtoi shumë pas Luftës së Dytë Botërore nga bjeshkët e Malit të Zi e deri sa u parashutua në Shqipëri më 49-tën.

Ish-ushtar në xhandarmërinë e Shqipërisë të bashkuar nga italianët në Luftën e Dytë Botërore, Berisha kishte luftuar partizanët jugosllavë në Mal të Zi, pastaj, për 23 ditë në këmbë, u arratis në Greqi përmes Maqedonisë. Përfundoi në një kamp refugjatësh në Pire, ku rekrutohet nga CIA me një grup shokësh dhe me ndërmjetësimin e udhëheqësve shqiptarë anti-komunistë të mërgimit. Amerikanët e transferojnë në Itali në një kamp refugjatësh afër Barit e më pas në Banjola afër Peruxhias. Në një bazë të CIAs në Rohrbah, një qytezë 60 kilometra në veri të Mynihut, stërvitet për më shumë se 2 vjet për radiondërlidhje, armatim, luftim trup me trup.

Në mes të nëntorit 1949, me Malokun dhe dy lumjanët, të pajisur me flori, armatim dhe radio, parashutohen prej Gjermanisë për në Degë të Tropojës pranë Hasit të Shqipërisë. Beson se shpëtuan pasi piloti i hedh në një mal në vend të një lëndine ku i prisnin organet shqiptare të ndjekjes.

Në Has dhe Lumë ishte e pamundur të punonin. Jetonin më shumë në shpella. Për të ngrënë herë vrisnin kafshë të egra ose dhi, herë ndihmoheshin nga përkrahës si një Selim Cahani, por dhe ky u zbulua dhe u vra. Florinjtë që kishin marrë për të jetuar dhe rekrutuar njerëz ishin të papërdorshëm. Një herë i dhanë një dyqanxhiu të kthente florinjtë në lekë, por këtij menjëherë i erdhën njerëz të policisë dhe e pyetën nga i kishte gjetur. “Nuk e di ça u ba me atë të shkretin, më duket se na e pa sherrin.” Lëviznin natën dhe një herë, kur ndiqeshin, iu desh të qëndronin një javë në tavanin e një shtëpie për tu fshehur, “ku s’kishim as ku me pshurrë.”

Dy vjet shkuan kështu. Një ditë, tregon një hasjan i vjen dhe u thotë, “a e vrisni dot kapedan Ismail Pogën?” Ismail Poga ishte atëherë komandant i kufirit me Kosovën, dhe Berisha rrëfen se ky kishte vrarë tre a katër shqiptarë të Hasit. Sokol Poga thotë se babai kishte vrarë vetëm banditë dhe bashkëpunëtorë të fashizmit gjatë luftës.

Tregon Berisha: “Erdhi njani dhe na tha, ‘a po e vrisni atë?’ I themi, ‘Pasha Zotin, po, kur të dush.” Ky grup lëvizte me fotografinë e Ismail Pogës në xhep.

Bëjnë planin për ekzekutimin e Pogës. Dihej që ai dilte për gjah në zonën e vet, malësia e Hasit të Thatë, pjesës së Hasit që është në Shqipëri. U thotë personi që kërkonte ta vrisnin, “Nesër në nëntë sahati e keni aty.” Grupi i Rexhës i thotë, “Të vijë kur të dojë se i gjallë s’ka me u kthy një herë.”

Këta zënë pusi në mal, marrin lajm që Poga vjen me mushkë, dhe me pesë ushtarë. I thanë informatorit të largohej. Gati! Pritje! Në atë moment fillon një shi rrëmbyer dhe informatori kthehet dh u thotë, “Pasha zotin u kthye.” “Shpëtoi”, thotë Rexha. “Badihava”.

Sokol Poga tregon se diversantët i kishin bërë një tjetër pritë Ismailit. Këtë herë ata e kanë pritur në stanet e të atit në malësi, por as atje Ismail Poga nuk shkoi. Pas këtij kurthi të dytë diversantët tërhiqen. Rexh Berisha lë Shqipërinë për herë të fundit.

Ismail Poga mbeti gjallë. Sokoli, djali i vogël i Pogës, lindi katër vjet më vonë. “I thashë Rexhës, po si nuk e kreve atë punë të kishim shpëtu edhe nga vuajtjet”, bën shaka Sokoli.

Oficer i vjetër dhe me përvojë zbulimi për ish-Jugosllavinë, Sokol Poga u kthye në aleat dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nisi prej saj. Poga mbeti nga ata njerëz që punonin në hije por që ishin vendimtarë për UCK-në. Një prej personave me të cilët bashkëpunonte më ngushtë Poga ishte Xhavit Haliti, ish-anëtar i shtabit të UÇK-së.

Aty nga vera e vitit 2004, Sokol Pogën e marrin në telefon nga Kosova, duke qeshur. “Mos eja më në Kosovë, se diversanti Rexhë Berisha me që nuk të ka vra babën, ka me të vra ty.” “Kush është ky more?” pyet ai.

Bëri një lojë. Donte të njihte Rexhën, por u thotë shokëve të vet, përfshirë Xhavit Halitin, se donte të shkonte në burim të Drinit të Bardhë. Haliti ishte i fisit Berishë të asaj zone të Pejës dhe kushëri i Rexhës. “Vetëm Xhavit Halitit i besonte Rexha,” thotë Poga.

Berishën e gjetën në divan duke ndjekur RTK-në me dorë të mbështetur në mjekër. Aty për aty i thanë se e kerkonte Xhavit Haliti.

E marrin në makinë Rexhën dhe shkojnë në klubin pranë Institutit Ekonomik.

Kur Rexha u ul në tavolinë grupi iu prezantua si oficerë të Shqipërisë. Plaku ka dyshuar. I ngacmon. “A jeni të DB-së?!” Rastësia bën që edhe Degët e Brendshme të Shqipërisë së komunizmit, dhe Drzhavna Bezbednost, zyra e sigurimit jugosllav dhe serb, të kenë të njëjtat iniciale. “Jo, jo, të ushtrisë janë.”

Këtu Rexhës i thonë që ishte në tavolinë me djalin e Ismail Pogës. Ai nuk beson. Sokoli e pyet: “A lexon dot pa syze?” I jep pasaportën. Rexha ndez një cigare. “Ishte i mrrolët (i sert&eumlsmiley ai,” kujton më vonë. Cigarja mban erë plastikë të djegur. Ishte ndezur mbrapsht.

Atëherë Sokol Poga i thotë: “O shqiptar, po të kishte zënë Ismail Poga, do te kishte tredhur ty edhe ata shokët e tu!” “E di, e di, por ja që fati e deshti që as ne të mos zëmë atë e as ai te mos na zinte ne.” Qeshin.

Ismail Poga u bë me njëmbëdhjetë fëmijë dhe 23 nipër e mbesa. Doli në pension si kolonel, dhe u vlerësua nga shteti i vet. Vdiq në vitin 1982.

Berisha i pati dy djem dhe disa vajza, ka nipër dhe mbesa. Pas aventurës së tij si diversant, jetoi në fermë të vet në Novosellë. Tani 91 vjeç, qëndron ende drejt në këmbë, por shokët e grupit të vet diversant kanë vdekur të gjithë, sa në Francë, sa në Amerikë. Në Shqipëri s’ka qenë që prej asaj kohe, megjithëse është anëtar i Ballit Kombëtar dhe teserën e mban me vete. Tash po mendon me dekë e jo me ardhë në Shqipni, thotë, por pastaj ndërron mendje, “Xhaviti më ka premtu me më marrë me kerr të vedin atje.”

Ulur në divan, ndez cigaret pa pushim. Kujton takimin.

“Ku e dijsha unë që ai dreq ishte i biri.”

 

Nga Altin Rraxhimi dhe Vladimir Karaj

Botuar ne Gazeten Korrieri 26 shkurt 2009

Vazhdon

22 Komente

Shkrim shume interesant!

Kundeshtare gjate Luftes se Ftohte dhe aleate sot.

Shpresoj qe te mbetemi keshtu pergjithmone, pasi mbi te gjitha jemi SHQIPTARE!

"Ku e dija une qe ai dreq ishte i biri" smiley 

Rrefim interesant. Kam degjuar qe ka pasur vertet perpjekje ne ate kohe edhe nga disa leber agjente qe jane marre me kete pune per te hedhur poshte sistemin e asaj kohe. Cuditerisht asnjeri prej ketyre s'ja doli mbane qe te hidhte poshte ate rregjim aq te poshter komunist.

Nuk kishin se si tja dilnin mbane sepse ne rradhe te pare vete fuqite e medha nuk ishin te interesuar te hidhnin poshte regjimin e Hoxhes.Nuk me quhet perpjekje serioze te mundohesh te hedhesh poshte nje regjim, te armatosur deri ne dhembe si ai i Hoxhes, me 50 diversante.Qe ketu fillon ironia.

Se dyte i gjithe populli ishte bere brainwash nga komunistet keshtu qe ata qe hyne ne Shqiperi nuk kishte kush ti ndihmonte,pasi edhe nese i ndihmonte dikush ate e priste e zeza nga komunistet.

Eshte njesoj sikur te mundohesh te hedhesh nga brenda rregjimin e Kastros dhe te Korese se Veriut.Pune e kote!Rregjime te tilla rrezohen vetem nga jashte si Sadami ne Irak.Enderra e europianeve qe keto do te rrezohen nga brenda eshte ne rastin me te mire naive.Keto lloj regjimesh rrezohen vetem me force ushtarake nga jashte,gje qe ne nuk e patem kete fat.

Ku shkrim me celi syte.

Falenderoj adminet, qe me ben te kuptoj se sigurimsat jane palca e kombit.

Kjo histori eshte vertete sublime dhe meriton interpretim letrar. there's smth so very cool about this.. that I cant even get my head around it (ka dicka kaq mahnitese prej ksaj qe eshte pertej mendimit tim)! ....eshte nje vizatim (depiction) filozofik e 'te qenurit'.. se si ky i fundit eshte konsekuence e shancit, (ne gjuhe religjioze do te quhej destiny), dhe si i tille nuk ka pse te merret seriozisht nga qenia, (koshienca), nuk ka pse jeta e vdekja te mos vihen ne loje.. ("si nuk e mbarove ate punen te na shpetoje edhe neve nga vuajtja&quotsmiley... sepse venia ne loje ndoshta eshte e vetmja menyre qe qenia mund te dal pertej te qenurit. me ben pershtypje kontrasti midis vendosmerise se qenies ("pasha Zotin, kur te dush" dhe "Te vij si te doj se gjalle nuk kthehet&quotsmiley, dhe paparishikueshmerise se shancit (ose ironise se fatit).. dhe menyra se si qenia gjen harmoni ne kete..

E thënë ndryshe, mendja e njeriut s'koncepton dot kollaj probabilitetin prandaj fillon dhe filozofon.

Yeah, smth like that.. I think..

Tregim interesant.

Paksa jashtë teme, por fjala diversant akoma vazhdon të më tingëllojë keq nga trushpëlarja. E para e punës, s'kam arritur ta kuptoj se pse u përdor kjo fjalë. Divergjencë do të thotë të dalësh veçant nga rryma kryesore (ose e mëparshme). Pra s'ka kuptim t'ia vesh këtë etiketë dikujt që dëshiron të ndryshojë rrymë (regjimin) komplet. Nuk do thjeshtë që të jetë i ndryshëm (diverso), por ka si qëllim zëvëndësimin. Edhe po ta marrësh nga kuptimi në anglisht (diversion), i del që të jetë përsëri diçka ndryshe pasi ka kuptimin e dikujt që tërheq vëmendjen.

Keta diversantet ,nga qe nuk ishin te zote te vrisnin Ismail Pogen ,shkonin e vrisnin femije 14 vjecar si Nik Pjeter Ndreka!

Dori ,diversant quhet nje njeri qe saboton ,nje vegel qorre ,nje mekanizem pa tru qe e kane mesuar se si te vrase ,te shkatroje cdo gje qe ai mendon se mund te bej nje buje,ose zhurme te madhe.E kupton nje lloje terroristi ,ja keshtu kane qene diversantet ,vet shkrimi i mesiperm e tregon me se miri se cfare lloje njerzish ishin keta! e kuptove ?Po deshe kuptoje po sdeshe ,prap ska gje,ta meson Polici  ose Nexhi!

hehe e bukur kjo

Njeri prej femijve eshte mosha ime. E kam mik te vjeter...Edhe Sokolin ma ka prezantuar. Djem trima dhe te zgjuar. Shume miqsor e te dashur. Profesioni eshte gje tjeter . Sot eshte kohe tjeter dhe ashtu si mprehtesia e Krastes qe sjell ne kujtese te tilla ndodhi ashtu duhen percjellur me tolerance "te shkuarat" e asaj kohe. Behej fjale per Mbajtje ose Marrje Pushteti. Dhuna ishte nga krahu i Ligjshem. Te kundertit qe parashutoheshin si "diversante" ishin as me shume e as me pak por "grupe terroriste te kohes ". Deri ne 1951 ata jane vrare e asgjesuar kudo qe jane cfaqur ne vendet e Lindjes. Pas ketij viti keto qendra te pergatitjes e mbeshtetjes Logjistike e Politike u shuan . Ne fuqi hyri koncepti i "mosndryshimit te sistemit me dhune ". E gjithe kjo mesele u transformua ne forma te tjera qe mori emrin "Lufta e Ftohte". Keto ngjarje sot, nga sisteme te cakorduara te mendimit si ndo zot te te famshmit POLIC dhe babait te tij Mixhes , quhen "akte kriminale te DIKTATURES". Shendet plakut Berisha!Tu forcofte pena e vyer Kraste!

artian,

pyetja e diteve tona nuk duket te jete me "e di... apo s'e di?", por "e di, apo kujton se e di?"..(ndoshta kshtu ka qene perhere xhanem por une skam jetuar ne dite te tjera), sigurisht ky mund te te duket si tip paradoksi gjuhesor ty, si atehere kur dikush shtron propozicionin "une jam genjeshtar!".. jam i vtedishem per kete ndaj kam perdorur "duket te jete" ne vend te "eshte" ... pervec ksaj mund te te duket edhe jo shume praktike per vullnetin. demek, "e di" nuk mund te ekzistoj pa "nuk e di", kjo sepse "kujtoj se e di" do te reduktonte gjithcka ne "kujtoj se e di", pasi dija absolute "e di", nuk eshte e mundur... e kjo ndoshta do te conte ne nje si tip nihilizmi epistimologjik... (nqs s'jam duke ja futur kot fare une ktu) ..kshtu qe... e gjitha varet prej faktorit njeri e fakulteteve te veta si logjika, instinkti ose intuita, te vendos se ku behet ndarja midis "e di" e "nuk e di"... por per ato dite si tonat, kur ky faktor reduktohet e degjenerohet ne nje koktejl toksiko-psiqik e nje koleksion paragjykimesh e aksiomash foljesh njevetore e pavetore, pra ne formen infinitive te tip "behet", "shkohet", "thuhet" "quhet", atehere eshte e nevojshme per nje ndryshim paradigme nga "e di apo s'e di?", ne "e di apo kujton se e di?".. por ne veten e pare do te ishte ideale per tu shtruar... sepse ne veten e dyte eshte shume e veshtire.. dhe ka tingellim te dyshimte. Por nqs kto jane te veshtira, atehere duhen patur parasysh disa folje ose shprehje kyce si "eshte", "ngaqe", "sepse", ose kur flitet per veten e trete shumes, etj, sepse shancet jane te medhaja se shume gjera nuk "eshte" ashtu sic kujtojme... dhe vjen nje moment ku edhe vete folja "eshte", nuk ka me kuptim.

 Mos u perpiqni te analizoni as diversantin as oficerin. Ata te dy ishin gure shahu, te drejtuar nga lojtare te keqinj, shume te keqinj. Njera pale bente sikur luftonte komunizmin, tjetra bente sikur shpetonte fatet e kombit. Qe te dy luftuan per atdhe, ashtu si ata e kuptonin.

Mbaj mend rreth 1985-6 qe kam pare nje diversant rreth 30-35 vjec me mjekerr, i rraskapitur, i palare, i tmerruar nga qente e ushtrise qe e ndjeknin ...dhe ne fund e kishin kapur mas nja 2-3 oresh

Keto qe kapeshin na i sillnin para shkolles tetevjecare te ua nxjerrnin bojen dhe qe nxenesit te talleshin me to

Kam bera biseda te gjata si me ish-diversante dhe me te sigurimit dhe nga ata qe benin si kunder komunizmit ne ate kohe dhe jetonin jashte.

Kane tregime shume interesante te dy palet ...por sigurimi tregon gjera shume me interesante, dhe qe kane pasur shume me shume sukses se diversantet ...qe bindja e tyre kunder komunizmit eshte shfrytezuar nga shtetet armike te shqiperise

Per dreq, keq jemi ngaterruar.

Qe djalli e marrte ate Filbin.

I githë ky shkrim është i trilluar nga një mendje diabolike.

Një ballist ose shqiptar i vërtetë nuk mund të rrij në një tavolinë me një fundërinë të sigurimit të shtetit si Xhavit Haliti që ka jetuar për një kohë të gjatë në Zvicër duke bërë propagandë për "arritjet" Shqipërisë komunisto-staliniste. 

Si mund të rrij në një tavolinë krimineli (koloneli i sigurimit, ose pjella e tij, që ka vrarë si e thot edhe vet shumë shqiptar&eumlsmiley me viktimën ("diversantin&quotsmiley i cili ka luftuar me aq sa ka mundur kundër këtyre far trimave që kanë vrarë shiptarë të vërtetë pas shpine. 

Ky shkrim do të barazojë xhelatin me viktimën bile më keq sepse do të mohojë krimet e komunizmit.  

@ peshkaqeni ...

1.  'Pjella e tij' sic e thua ti me perbuzje, ska te beje me krimet dhe as me komunizmin.

2. funderrime ai nuk mund te quhet se ka bere palle ne Zvicerr ai.

3. 'arritjet' jane arritje nqs i heq syzet urrejtese ...pamversisht se nuk u ka pelquer shteteve te huaja apo diversanteve, dhe qe mund te kete cenuar e vrare shume shqiptare duke i arritur ato.

4. Me sa e kam degjuar vete nga diversantet (qe kane vdekur tani) ata kane qelluar mbi ushtaret e thjeshte neper posta kufitare dhe fjetore, dhe kane vrare shume ushtare ...dhe partizane gjate/ dhe duke mbaruar lufta SHQIPTARE Nacional Clirimtare

5. ti dhe ne te tjeret duhet ti nderojme qe ata ulen ne nje tavoline, dy kundershtare te asaj kohe ...qe te dy jane SHQIPTARE ..dhe jo serb!!!! Purkundrazi nga ajo qe ndien ti, ne duhet ti nxisim keto bisedime ...dhe jo te nxisim brenga, irritime, thashetheme dhe urrejtje

 

mua me ben pershtypje nje fakt i thjeshte qe paska kaluar pa u vene re. pa u thene mire. shkrimi duket ashiqare si me pas dale prej librit te letersise qe kam pase ne klase te katert. me ballista qe s'dine as me ndeze cigaren dhe me bij partizanesh qe e kane syrin pushke dhe luftojne per fatet e kombit. personalisht nuk njoh asnjanin.

di se ne lume, nga ku vij une, komunistat, dmth koleget e ismail poges kane pushkatuar per qejf sa here iu ka ardhe mbare. pyetni per masakren e buzemadhes, ku jane vrare edhe kalamaj per te plotesu numrin nga nje per shpi. apo sepse ne 50 vjet kush nuk ishte komunist nuk shkoi ne shkolla, dhe sot gjindemi brainwashed, te bindur ende se ballisti ishte burre i keq e komunisti djale trim e se ka edhe komunista qe dine me fale gjakun. qysh kur keshtu?

te kesh qene anetar i ballit kombetar duhet te kete qene nder besoj, e vetmja parti gjithekombetare, e perqendruar ne kosove e cameri, nen udheheqjen e Mit'hat Frasherit, qe u rreshtua ne anen e atyre qe humben luften. sepse edhe lufta nuk eshte se duhet te ishte ashtu si thone.

6 milione hebernj duhet te barazohen me 6 milione ukrahinas besoj. apo holokausti eshte me i trumbetuar se ai i ukrahines, si quhej prognost? dhe kjo sepse njera pale fitoi luften e etjetra e humbi, qe rastesia gjeopolitike do qe shqiperise i interesonte qe luften ta fitonin ata qe humben. dhe balli kombetar keshtu e ka menduar besoj.

e keni vene re nje dicka tjeter qe ka bere komunizmi? ka ngritur lart njefare patrioti me emrin lumo skendo, e ka nenvleresuar patriotin Mit'hat Frasheri... strange.

 Shkinak's,nuk ka si kalon pa rene ne sy.Po nuk ke c'ben kur faktet jane te tilla.Nuk e kam njohur personalisht I.Pogen.Me sa kam degjuar nuk i rendojne mbi shpine gjera te tilla,pekundrazi.Djemt ja njoh.Jane shume shume te respektuar ngado qe shkojne.''Badihava'',patriot,te uroj dite te mire!

s

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).