Stuhi ballkanike për bankat greke

Raporti i Citigroup flet për 11 miliardë euro humbje për katër banka greke. Ballkanin po e tmerron një “bombë” prej 11 miliardë eurosh, prej katër bankave më të mëdha greke, duke menduar se bëhet fjalë për një skenar të dhimbshëm krize ekonomike. Dje u publikua raporti publik për gjendjen e bankave, që rezultuan me një rënie të ndjeshme në bursa. Kështu, u shënua një rritje e mëtejshme prej 60 miliardë eurosh nga humbjet që kërcënojnë 17 prej bankave perëndimore huadhënëse. Në vendin e gjashtë, e llogaritur ndër këto humbje, ose 10 871 miliardë euro, përfshihen katër bankat greke: Banka Kombëtare Greke, Eurobank, Alpha dhe Pireas Bank, që kanë dhënë kredi për 67 miliardë euro në vendet e Ballkanit. Kjo shumë është e barabartë me 27 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të Greqisë.
Citigroup e konsideron raportin e Bankës Qendrore greke si ekstrem. Nga analistët dhe bankierët grekë këto shifra konsiderohen si një nga rreziqet më të mëdha të tregut.

Raporti i Citigroup pranon, megjithatë, të konfirmojë se ndonjë nga këta skenarë rrënimi mund të çojë në një krizë globale të paevitueshme. Raporti vë në dukje skenarë të mundshëm. Sipas bankierëve, këto përbëjnë një bombë për ekonominë e Ballkanit. Rritja e kredive prej 35 për qind është një sinjal i kuq alarmi për Ballkanin. Sipas raportit të Citigroup, përvoja e mëparshme e kreditit ka treguar se kriza në tregjet e kredive është rritur për 35 për qind të totalit të portofolit të kredisë. Humbjet kreditore rezultojnë në një normë prej 15-20 për qind.

Është kjo pikëpamje që çon në dëmtim të vlerësimeve për 10 871 miliardë euro të Bankës Kombëtare të Greqisë, Eurobank, Alpha Bank dhe Banka e Pireut, d.m.th. 4,5 për qind e PBB-së. Shifrat kombëtare të huadhënies në Evropën Juglindore arrijnë në 25 212 miliardë euro (në total janë 74 392 huadhënës). Eurobank ka dhënë 18 662 miliardë euro (total 64 576 miliardë euro), e ndjekur nga Alpha Bank me 13 328  miliardë euro (total 55 740 miliardë euro) dhe kredive të dhëna nga Pireas Bank në Ballkan me 9 722 miliardë (një numër i përgjithshëm prej 44 222 miliardë huash). Duke supozuar se 20 për qind e kredive në rajon do të kthehet në humbje për katër bankat, u identifikuan në 10 871 miliardë. Kjo shifër përbën humbjen më të madhe.

Bombat shpërthyese: Në përgjithësi, bankat në vitet e mëparshme vendosën për dhënie kredish në proporcion me rajonin, duke rezultuar në rritjen e kreditit për të kandiduar në një normë prej rreth 60 për qind në vendet e Ballkanit. Tani, rritja e kreditit ka rënë, ndërsa gjysma e kredive të kaluara është konsideruar si bombë shpërthyese. Dhënia e kredive është bërë kryesisht në euro në Ballkan, me normat që variojnë nga 35-65 për qind në kreditime shtëpish dhe nga 10-70 për qind në kreditime për biznes. Me rrezikun e kursit të këmbimit dhe me rritjen e aktivitetit ekonomik bankat duhet të bllokojnë dhënien e kredive, që është një kërcënim në rritje.

Me humbjet korrespondon gjysma e fondeve të bankave greke që veprojnë në Ballkan. Analistë theksojnë se Citigroup shprehu shqetësim të veçantë, në lidhje me paaftësinë e bizneseve dhe familjeve, për të përmbushur detyrimet e marrëveshjeve të kredisë.

Gazeta “Ta Nea”: Fitimi i Alpha Bank bie 33,5 për qind. Fitimi i Alpha Bank, e treta për nga madhësia në Greqi, shënoi një rënie të fitimit prej 33,5 për qind, rreth 512 milionë euro (656 milionë USD), duke mposhtur pritjet e tregut, thuhet në një shkrim të Reuters. Analistët, në një sondazh të kohëve të fundit, kishin parashikuar një fitim neto më të vogël, rreth 485 milionë, mesatarisht. Grupi i Apha Bank, që operon në Shqipëri, Bullgari, Qipro, Rumani dhe Serbi, tha se të ardhurat neto të interesit u rritën 12 për qind vitin e kaluar, ose rreth 1,8 miliardë euro. Diferenca e interesave ishte 3,0 për qind kundrejt 3,1 për qind më 2007-n. “Në këtë mjedis të ashpër, veprimtaria jonë fokusohet kryesisht në shëndetin e bilancit tonë”, deklaroi kryeshefi ekzekutiv i Apha Bank, Dimitris Mantzounis, në një deklaratë.

“Ndërsa ne jemi të mirëfinancuar dhe fitimprurës, pasi kemi edhe një bazë të fortë kapitali. Në deklaratë thuhet se ekspozimi ndaj ekonomive të Evropës ishte i kufizuar. “Duke parë një përkeqësim të paparë të mjedisit makroekonomik, ne kemi ndërmarrë veprime vendimtare parandaluese, kundrejt një risku në rritje në gjithë gjeografinë ku operojmë”, thuhet në deklaratën e  bankës.

Alpha tha se planet e saj u pezulluan, pasi një pjesë nga fitimi i kompanisë për vitin 2008 nuk iu shpërnda aksionarëve.

1 Komente

 "...Alpha tha se planet e saj u pezulluan, pasi një pjesë nga fitimi i kompanisë për vitin 2008 nuk iu shpërnda aksionarëve..."

 

Aksioneret te mos merziten se dhe kendej ne perendim, shum aksioner morren nocin.  Po keshtu do t'jete dhe vitin tjeter. Shterngo rripin Thanas smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).