Sondazhi, 44% e nxënësve s’duan të jetojnë në Shqipëri

48 për qind e të rinjve besojnë se: “Nëse situata ekonomike do të përmirësohet, Shqipëria do të jetë vendi më i mirë për të jetuar, ndërsa 44 për qind e fëmijëve do të donin të jetonin në një vend tjetër në të ardhmen”. Këto janë konkluzionet e një sondazhi të publikuar ditët e fundit në Shqipëri, që dëshmojnë dëshirat, njohuritë, kërkesat dhe aspiratat e të rinjve sot.
Sondazhi
U shpallën më 20 shkurt të këtij viti, rezultatet e sondazhit të dytë kombëtar “Zërat rinorë shqiptarë“, sondazh i cili kishte në qendër të tij opinionet e të rinjve mbi aspekte të ndryshme të jetës në Shqipëri. Studimi “Zërat rinorë shqiptarë“ jep një vështrim të përgjithshëm për fëmijët, që nga marrëdhëniet, e deri tek shpresat dhe shqetësimet e tyre për të ardhmen;
nga abuzimi me substancat e ndryshme, e deri tek njohuritë për të drejtat e fëmijëve. Studimi bën apel për mungesën e mjediseve kulturore, sportive e zbavitëse. Pavarësisht se parashikimet për të ardhmen janë pozitive, 44 për qind e fëmijëve do të donin të jetonin në një vend tjetër në të ardhmen e tyre dhe vendet që ata preferojnë më shumë janë Europa Perëndimore ose Amerika e Veriut. Sondazhi kombëtar i rinisë do t’i shërbejë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për të ngritur një sistem referimi të dhënash për gjendjen e të rinjve në Shqipëri. Për më tepër, sondazhi do të përdoret si një mjet advokimi, për të ndikuar në qëndrimet dhe veprimet e shumë vendimmarrësve për të pasur politika më të mira në interes të fëmijëve dhe të të rinjve.
Studimi i kryer nga shtatori i vitit 2007 deri në marsin e vitit 2008, është i pari me përmasa të tilla, në të cilin përfshihen:
1. Anketimi në shkallë të gjerë i 2240 fëmijëve (9-13 vje&ccedilsmiley dhe të rinjve (14-17 vje&ccedilsmiley;
2. Diskutime të fokusuara në grupe;
3. Një rishikim i të gjitha studimeve ekzistuese për të rinjtë dhe fëmijët në Shqipëri.
Synimi i këtij studimi, përveçse të reflektonte pikëpamjet e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë, ishte të na jepte dhe një vështrim të pazakontë në mendimet dhe ndjenjat e tyre.
Anketimi u krye për llogari të zyrës së UNICEF-it në Shqipëri, nga Instituti për Zhvillimin e Kërkimeve dhe Alternativave (IDRA) si edhe nga një institut i kërkimit ndërdisiplinor dhe politikave publike. Projekti pati gjithashtu mbështetjen e pakursyer të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, të Drejtorive Arsimore rajonale, në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave të cilët mundësuan aksesin nëpër këto shkolla. Anketimi u zhvillua në formën e intervistave të drejtpërdrejta me fëmijët dhe të rinjtë, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt rastësore, ashtu si shkollat dhe klasat në të cilët ato bënin pjesë. Në Tiranë, Korçë, Kavajë, Fier, Vlorë dhe Shkodër u ngritën pesëmbëdhjetë grupe të fokusuara me të rinj. Në Tiranë u krijuan edhe dy grupe të tjera fokusuara me fëmijë që jetonin në zonën periferike dhe që kishin braktisur shkollën. Qëllimi i këtyre grupeve ishte të merrnin informacion dhe të pasuronin interpretimin e të dhënave të mbledhura. Në këto diskutime morën pjesë 118 të rinj. Bazuar në kodin e kërkimit Botëror, ESOMAR dhe Rregulloren për intervistimin e fëmijëve dhe të rinjve, IDRA zbatoi rregullat etike të mëposhtme në çuarjen përpara të këtij studimi:
Mosha
Për shkak se popullsia e zgjedhur për studim është e moshës 9-17 vjeç, për rrjedhojë shumica është nën moshën e pjekurisë, përpara intervistimit u kërkua pëlqimi i prindit ose i mësuesit përgjegjës.
Të dhënat
Të gjitha të dhënat e administruara u mbajtën në konfidencialitet dhe anonimat të plotë. Pyetësorët u përdorën vetëm për qëllime të këtij studimi.
Siguria
Siguria psikologjike dhe integriteti i të anketuarve u garantua nëpërmjet shmangies së pyetjeve të bezdisshme dhe me ndjeshmëri të lartë, si edhe minimizimit të rrezikut për diskriminim, për shkak të gjinisë, zonës gjeografike ose statusit ekonomik, veçanërisht gjatë diskutimeve me grupet e fokusuara.
Përmes këtij sondazhi u arrit të përcaktohej niveli i të qenit i kënaqur në Shqipëri, nga 46 për qind që ishte në vitin 2001, në vitin 2007 fëmijë të kënaqur janë 67,5 për qind.
Ka një rritje në numrin e fëmijëve që ndjehen të sigurt në lagjen e tyre, 84 për qind në 2007, në krahasim me 64 për qind në 2001.
Në 45 për qind të rasteve, fëmijët goditen apo u bërtitet nga prindërit.
44 për qind e fëmijëve njohin dikë të moshës së tyre që e ka provuar të paktën një herë duhanin dhe 29 për qind e tyre njohin dikë që është i varur nga duhani.
58 për qind e fëmijëve thonë se mendimi i tyre për çështjet e fëmijëve nuk merret fare parasysh nga qeveria, ndërkohë që vetëm 10 për qind e tyre mendojnë se qeveria e merr parasysh kur merren vendime që kanë të bëjnë më fëmijët.
50 për qind e fëmijëve kanë shumë pak ose aspak informacion rreth HIV/AIDS-it.
Profesionet më të pëlqyera prej tyre janë: Mjek (15 për qind), mësues (12 për qind), dhe futbollist (12 për qind), ndërsa ata që nuk shkojnë në shkollë, duan të bëhen biznesmenë.
Shumica e fëmijëve janë dakord që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së dhe thonë se kjo gjë do të sillte zhvillim ekonomik (60 për qind) dhe liri për të lëvizur në vendet e tjera (45 për qind).
Fëmijët shtrojnë problemet me të cilat ndeshet me shpesh mjedis shqiptar: 60 për qind e fëmijëve mendojnë se në Shqipëri ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit, 45 për qind e tyre mendojnë se në Shqipëri ka administrim të keq të mbeturinave, ndërsa 33 për qind mendojnë se ka një mungesë të theksuar të hapësirave të gjelbra.
 

9 Komente

Shifra e mesiperme flet vete se si ky vend edhe pas 18 vitesh liri dhe clirim nga diktatura, vazhdon te jete i papelqyer edhe nga ata qe kane lindur mbas viteve 90-te. Kjo eshte nje shuplake apo nje gelbaze per gjithe klasen tone politike qe po te ishte ne dore te Ypit do te hapte nje grope te madhe e do ti varoste te gjithe ashtu te gjalle, e pastaj do theriste popullin qe te benin shurren mbi dheun e fresket.  

Shifra mund te komentohet ne menyre optimiste dhe pesimiste.Maliqi  dhe GSH psh e komenton ne menyren pesimiste pasi keshtu i thote Partia.

Nuk e shikojne fjaline:...48 për qind e të rinjve besojnë se: “Nëse situata ekonomike do të përmirësohet, Shqipëria do të jetë vendi më i mirë për të jetuar... por merren me pjesen e dyte te fjalise.

Maliq!

Kjo shifer (pra 48%) ka qene 0% para 18 vjeteve!

Soli,

Para 18 viteve, pra kur ra diktatura nuk eshte se shumica e shqiptareve donin te iknin nga atdheu. Pekundrazi shumica e shqiptareve perfshi edhe mua, menduam se tani do te vinin ditet e shumpritura dhe te gezonim duke ndryshuar vendin tone. Kjo eshte e verteta.

Per cfare partie e ke fjalen? Besoj per partine komuniste se vetem ata jane ne ilegalitet. Sa per keta legalet (futi te gjitha partite dhe partitaret) une e thashe me larte, ja kom lene Ypit me i varos te gjalle! smiley

 

Studim fantastik shume bukur 4,5 yje keq qeveria ka shpresa opozita...

rregulloni titullin  (jetojnën&eumlsmiley !!!

Lexo Maliq dhe mos shiko vetem titullin:

 

...Përmes këtij sondazhi u arrit të përcaktohej niveli i të qenit i kënaqur në Shqipëri, nga 46 për qind që ishte në vitin 2001, në vitin 2007 fëmijë të kënaqur janë 67,5 për qind.
Ka një rritje në numrin e fëmijëve që ndjehen të sigurt në lagjen e tyre, 84 për qind në 2007, në krahasim me 64 për qind në 2001...
 

Ceni!

Me duket se sontazhi i jep goxha shprese qeverise po ta lexosh te gjithin dhe jo vetem nje fjali qe ka nxjerre GSH.

Sondazhi eshte shume me interes dhe c'dokush mund ta interprtoj sipas deshires dhe ngjyres politike, une nuk jame pro qeverisjes se sotme por nese ky sonazh shfaqe mendimin e femije ne shqiperi ateher perparimi eshte i dukshem.

Por kjo nuk eshte e mjaftueshme se nje perqindje shume e madhe e femijeve kerkojne dhe enderrojne te braktisin atdheun?!

Duket qarte se kerkojne me shume dhe se ata jane mesuar me gjerat e inportuara qe dominojne ne shqiperi, ka shume akoma per te bere, duhet qe femijet ta ndjejne qe ndodhen ne shtepin e tyre! smiley

 Ne fakt dhe kendej ne perendim shum njerez preferojne te ikin nga vendi i tyre dhe te jetojne ne nje vend tjeter. E çuditeshme, kudo ne bote, 10-50% e popullates, nuk ndihet rehat ne vendin e vet. 

E çuditeshme, kudo ne bote, 10-50% e popullates, nuk ndihet rehat ne vendin e vet.

sumatite !

Pjer e drejte krahasimi yt, po duhet te dish se ne shqiperi femijet kerkojne te ikin nga varferia dhe nga mos kamja, nga mos ditja dhe nga dhuna psikoplogjike  dhe fizike qe dominon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).