Sondazhet, nga parashikimi tek bërja e rezultateve

Në 28 Qershor shqiptarët do t’i hedhin në koshin e plehrave edhe sondazhet e Gani Bobit, edhe sondazhet e Gani Zgobit. Kjo është një histori e cila ka përfunduar.

Lëvizja Socialiste për Integrim është sot 25-27 për qind. Është sot në këto shifra, kur para një viti ka qenë 11-12 për qind. Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalë forcë e parë në 28 Qershor së bashku me koalicionin e saj dhe tmerri, edhe i kryetarit të PD, edhe i kryetarit të PS, është se sot në elektorat ka vetëm dy tendenca: nga PD-ja të vijnë tek LSI dhe nga PS të vijnë tek LSI. Dhe pakti i këtyre sondazheve është vetëm kjo.

Ilir Meta, 11 shkurt 2009
 

Ilir Meta ka të drejtë të ketë frikë nga rezultatet e dy sondazheve të kësaj jave, ose më mirë nga publikimi i rezultateve të tyre. Ka të drejtë se deri në fund të qershorit 2009 i duhet të luajë fort një bllof të madh publik me dy palë të ndryshme në lojën e pisët të të bërit politikë në Shqipëri; mbështetësit e lëkundur dhe Edi Ramën:

Mbështetësit e lëkundur

Ka një numër të madh njerëzish në Shqipëri që do të japin mbështetjen e tyre me votë, me para ose me shërbime për atë parti/deputet që siguron përfitim më të madh sa më shpejt. Problemi nuk është aq shumë me votuesit e thjeshtë sesa me të fortët dhe të njohurit e zonës; ata që ndikojnë me peshën e tyre në rrethin shoqëror e familjar. Këta njerëz do të ndiqen që tani deri në fund të qershorit nga të ngarkuarit me detyrë nga partia për të siguruar votën e rrethit në shkëmbim të parave apo ndereve të ardhëshme. Fatkeqsisht për LSI-në, në një treg të hapur vota i shkon atij që ka më shumë mundësi të vërë në jetë premtimin dhe nëse në mënyrë të vazhdueshme LSI parashikohet në shifra të ulëta, atëherë edhe premtimet e saj do të kenë më pak vlerë e do të sigurojnë më pak vota.

Edi Rama

Futja në zgjedhje jashtë koalicionit të drejtuar nga PS është një zgjedhje që LSI-së nuk i vjen shumë për shtat për shkak të formulave të përdorura për ndarjen e deputetëve (për më shumë shiko këtë shkrim). Për Ilir Metën ka vlerë të madhe të bindë Edi Ramën se ai mund t’ja shkatërrojë planet për zgjedhjet e 2009-ës dhe se PS-së i intereson të bashkëpunojë me LSI-në pavarsisht përplasjeve brenda llojit gjatë 2008-ës por një bashkëpunim i këtillë nuk mund të arrihet nëse Edi Rama nuk ka përballë tij shifra që tregojnë një peshë të rëndësishme për LSI-në. Nëse Meta arrin ta përfshijë LSI-në në koalicionin parazgjedhor të PS-së, atëherë edhe besueshmëria e premtimeve të tij për grupin e të fortëve/personaliteteve zonalë do të rritej dhe numri i votave që mund të sigurohen në këtë mënyrë do të ishte më i lartë.
 

Meta dhe LSI kanë përpara një garë të vështirë; të bindin votuesit që mund tua shpërblejnë votën pro tyre, dhe të bindin Ramën që sherri me LSI-në është më i kushtueshëm se bashkëpunimi. Botimi i sondazheve si ai i qendrës “Gani Bobi”, apo i sondazhit të përmuajshëm të Zogby-t vetëm sa ja vështirson rrugën deri në qershor.

14 Komente

http://www.thashetheme.com/wp-content/uploads/2007/10/monika-kryemadhi.jpghmmmmm a thua llukan duhet te puthemi me Edin tani ???   smiley    smiley

Po ne nuk flirtojme er cun. Une ne jete, para Ilirt vetem nje tjeter kam dashur smiley  smiley  smiley dhe ate virtualisht, pavaresisht se peshku nuk ekzistonte smiley 

Monika Kryemadhismileyara Ilirit kam dashuruar një tjetër

Shkollën e kisha afër shtëpisë, te “Shallvaret” dhe klasën e gjeta menjëherë”, - rrëfen Monika. Imagjinata “Petro Nini Luarasi”, një zgjedhje e mirë dhe me një shoqëri të mirë. Vitin e parë Monika e bën te G-ja, por pasi ngeli më shumë se gjysma e klasës, nxënësit më të mirë i çuan te e dyta A. Matematika dhe Vizatimi Teknik ishin pikat e forta të gjimnazistes, ndërsa shoqërinë e parapëlqente më shumë me çuna sesa me vajza. E pikërisht në këto vite, kur të gjithë të rinjtë përjetojnë momentet e para të dashurisë, për Monikën do ishte ndryshe. Kur na rrëfen, nis e qesh dhe vetë. Ajo nuk ishte si bashkëmoshataret e tjera, në mendjen e saj ishte vetëm një mashkull që e dashuronte.

 “Ajo ishte dashuria ime e parë, dashuri platonike. Nga shkolla në shtëpi nuk shihja ndonjë mashkull me sy dhe të gjithë më dukeshin shumë larg tij. Adhuroja pa fund Marko Van Basten, që në atë kohë ishte në kulmin e tij si futbollist”, - tregon Monika, ndërsa kjo dashuri mbase e ka shpëtuar nga vitet e prapështa ‘90 dhe lukunia e babëzitur e meshkujve. Por nuk ishte vetëm kjo arsyeja. Duke qenë se në fisin e saj kishte vetëm dy femra dhe shumica ishin meshkuj, përgjegjësia e tyre ishte e madhe, dhe vajzat survejoheshin"

smiley   smiley

Admin, e kisha pa qellime te mbrapshta, thjesht sa per i cike buzeqeshje ne kafen e mengjesit smiley

Aha, paske gjet nje dite ti qe s'paske shume pune dhe po pi kafe tek "Bar Peshku" smiley

 

P.S. Une nuk e di kush puth me mire, Milo apo Edi, por ne kete rast s'do ti thosha Ilirit "puthu me Milon" smiley

n'fakt llafi i sakte nuk eshte "puthu"  por duke qene se ke peshku shumica jane minorene nga trute, spo e prish gojen

smiley 

smiley

smiley

Dite me shi o Llukan, ku me e pi kafen tjeter pevese ke bar peshku smiley

Po ti referohemi  sondazhit te bere nga PPU-ja, dhe gjithmone duke e marre me rezerva, pasi kategoria e votueseve eshte shume specifike (gjysma jashte shqiperise dhe ne pamundesi per te votuar, dhe gjysma tjeter vetem qytetar nga shqipria), te ben pershtypje perqindja qe ka marre G 99 - 15% nga vetem 5% qe ka marre LSI. Sigurisht do te presim rezultatet e sondazhit te Shkurtit qe do te behet nga Zorgby, ku kesaj radhe besoj se do te jete e perfshire edhe G 99. Premisat jane per nje ngritje  te kredibilitetit te G99 si aleatja me e ngushte e PS-se. si dhe nje shkermoqje alla veze e prishme e LSI gjate muajve qe do te pasojne deri ne fillim te veres. E ne kete vetshkermoqje te LSI parashikohet te kemi edhe doreheqje te personave te ndryshem e me influence ne radhet e saj. Fatkeqesisht per familjen Meta, por fatmiresisht per politiken shqiptare, Levizjes se Skrapallinjeve te Inatosur po i vjen ai fund qe vet e gatuan.

Hahaha o Tushe rrofsh per van Bastenin - jemi populli idiot por me lezet, s'ke c'i thu smiley

Ndersa per LSI-ne konsensusi me nje shoqe sot (si konsensus m'u duk) ishte qe njerezit me tru ne koke nuk votojne dot per LSI-ne ... por baza mbetet e gjere. Ishte dhe pak kompliment per peshkun ky smiley

Pershnetje dhe ju dalshin mire sondazhet inshaallah!

Moj ti,

Ke shan nga populli ti moj ?   smiley

Aq me teper nga populli qe pelqen Van Basten smiley (jo une se pelqej jo. Por eshte nje peshkatare tjeter qe e ka zemren portokalli )     smiley

Pershnetje dhe ju dalshin mire sondazhet inshaallah

Sondazhe për të tërë oo !

Ufff ca po i punojne ktij mileti .... smiley

Mendoj se LSI, si taktikisht, ashtu dhe strategjikisht,  eshte shume larg qellimit te saj,  per tu bere POLI i trete ne politiken shqiptare.  Tripolizimi i politikes shqiptare  parimisht eshte i nevojshem, praktikisht  eshte i pamundur. Forca e trete, kushdo qofte kjo, majtas apo djathtas, do te mbete thjeshte nje "shtojce" majtas apo djathtas; per aq kohe kjo, sa politik-berja ne Shqiperi eshte nje LOJE diletantesh, qe behet SOT per SOT. Tripolizimi i politikes shqiptare i takon te ardhmes (uroj) se aferme.  Cdo sforcim  drejt saj, eshte  thjeshte deshtim. 

Nuk eshte shume i besueshem kjo puna e sondazheve,meqe e paskeni marre me LSii, edhe pse personalisht jam i djath, mendoj qe eshte nje grupim , qe nuk eshte i destinuar per tu shuar, ka premisa hapje, edhe kjo tregohet me shuem faktore.

 

Pervec karizmave personale te liderit te saje Ilir Meta ( qe personalisht me duket me ne rregull sesa te tjeret ),edhe organizimit, si nje parti nga 0.Mund te bej edhe krahasimet, sikur nje ndertese, i jane bere themelet per 2 kate, edhe kur pronari behet me leke per te shtuar kate, del si shtese. kjo eshte ndertuar nga 0.Normalisht, ka edhe nje kaste te fuqishme, Businessmanesh nga pas, si cdo force politike. Qe kane interesat e tyre te perbashketa.

Po ta veni  re , ne cdo qytet bie fjala ne Durres keto ditet te fundit, LSi po perparon fuqishem.

 

Nje nga arsyjet qe personalisht mendoj, qe LSi nuk eshte drejt shuarjes, eshte fakti, tek karakteri i shqiptareve. Nje i majt, ose me sakte nje Jo Salist, i bie me mire, te dali ne paravijen e LSI sesa ne prapavijen e Ps.Ku po nuk i bere fresk Edvinit je i djegur politikisht. Kurse ne Lsi e ke terrenin e virgjer.

Po ta keni vene re, ku dalin lloj lloj qaftrashi , si Kryetare partie te LSi ne lloj lloj fshati, tribal qe kurr si kisha degjuar. Rrjedha nga Ps tek LSI eshte evidente, qe  nga figurat me te larta, qe nuk bejne pjese ne pseuod vizioni ne e Rames.

 

 

Mendoj qe Lsi, do e kapi Polin e 3 , sipas perceptimeve te mia pak edhe me ndihme fallxhoresh 17% arrin. hahahhahahaha

 

 

por  e sigurte, qe do te jete kyc,per formimin e qeverise.Po qe se babe Sala, si kap 51%.

ne te dy sondazhet sado te paperputhshem te jene te ben pershtypje se elektorati i pavendosur eshte i konsiderueshem, qe do te thote qe me gjithe zullumet e kesaj qeverie opozita nuk ka mundur ta beje per vete. me shume keto rezlutate ngjane me vote proteste se alternative. pak a shume e njejta gje me voten e 2005.  

"""""Meta dhe LSI kanë përpara një garë të vështirë; të bindin votuesit që mund tua shpërblejnë votën pro tyre, dhe të bindin Ramën që sherri me LSI-në është më i kushtueshëm se bashkëpunimi """"". Ke then gjene me percaktuese per KOHEN  ,sidomos pjesa e dyte eshte nje thenie si gur themeli per cdo analize.. Urime per rritjen cilesore. Me gjith ate "kush eshte ai qe te ka ngarkuar rrolin e fshesaxhiut" ? smiley. Keto mendime klasi, te cilesise se pare si me siper sikur nuk perputhen me veprimet e fshesaxhiut qe rrit koston me Leftin dhe Policin !

Per hir te vertetes duhet thene dhe pranuar, se te dyja partite PS, PD dhe satelitet e tyre, kane abuzuar keq me leket e taksapaguesit shqiptar, dhe veshtire qe ky votues/taksapagues ti besoj perseri ketyre dy ujqerve te politikes.  Vertete qe votuesi sot eshte shum i lekundur, por ai qe ka mend, voton jo per keto dy parti.

Aspekti i organizimit te fushates ka gjithashtu rendesi ne terheqjen e votuesit. 

O Pjer, dikur ne Vlore, Komiteti i Partise organizoje nje mbledhje me banoret e nje lagjeje me synim per te diskretituar dhe pastaj pushuar nga puna nje funksionar t Komitetit Egzekutiv dhe qe mereshe me zgjidhjen e problemeve te strehimit per popullin. Mbasi e shane dhe e kritikuan ne popull per padrejtesite qe ky person kishte bere duke favorizuar te afermit e tij dhe keqtrajtuar ata qe ishin me hallexhinj, , ashtu sic qe dhe zakoni, ja kaluan diskutimet popullit qe nepermjet servileve qe sigurisht nuk mungonin edhe atehere, te diskretitonin deri ne poshterim shenjestren e radhes. Mbas disa syresh qe kritikuan punen e shokut te strehimeve, lejen per te folur e mori Zeqo, nje burre i imet e fukara me ngjyre (te zeze) e me nje tufe kalamanjsh. - Nuk jam dakort qe te hiqet nga puna- tha Zeqo dhe u ul. Salla ra ne qetesi dhe pastaj i deleguari i komiteti te partise iu hodh Zeqos si me shaka: - Po ti o Zeqo ke 8 vjet qe me te 8 kalamajt e gruan jeton ne nje barake, qe hyn breshka e del matane, dhe ky shoku te ka genjyer vazhdimisht. Si nuk qenke dakort ti qe te pushohet nga puna?

Zeqo u ngrit prape ne kembe dhe ashtu si neper dhembe thote: - O shoku sekretar ki per 8 vjet i zgjidhi hallet e njerezve te vet, tani besoj se ka ardh radha ime. Po ta ndroni, ai i riu do filloj nga e para duke i dhene apartamente njerezve te vet e une prap pa gjo do ngelem.

Morali i kesaj historie te vertete ndonese ne kohe te monizmit eshte shume aktual edhe sot.

Edhe sikur e  dija qe ti Berber je garte e vjeter komuniste. hahahhahahah

Ja me kesoj historish Zeqos, rri akoma ti.Ketej flitet per Pallate me 20 kate ne qender te tiranes, apo autostrada, miliona euro,, edhe akoma sjan ngop. Edhe skan per tu ngopur kurre...

Hahahahaha shume i bukur epiteti "garda e vjeter komuniste". Ne fakt ti the nje te vertete qe ata qe po pasurohen tani vijne nga garda e vjeter komuniste. Sa per mua pa fat kom qene ne ate kohe dhe pa fat jam edhe ne ket kohe se jom i nershem. Nqs komunistet qe ti ke ne mend kane qene te tille, atehere une e pranoj si kompliment kete thenjen tende. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).