Sikur s'jetoj në vendin tim

Sot "u krefa" me një zonjë oficere policie. Nuk më ndodh shpesh të përplasem me njerëzit, jam tipi që nuk i preferon konfliktet (disa do ta quanin tip ngordhalaq) e megjithatë sot shkëmbeva ca fjalë me të që në fakt i kisha grumbulluar prej ca kohësh. Është një kryqëzim që më duhet të kapërcej çdo ditë, dhe ka ca ditë rresht që semaforët në kryqëzimin në fjalë nuk funksionojnë. Kjo e bën kalimin e rrugës për kalimtarin një aventurë të poshtëruese. Ose do ecësh serbes duke shpresuar që Mercedezi gjigand nuk do të të shtypë si çumçakiz, ose do fugosh e do shmangesh makinave si lepur i trembur duke e lënë në asafalt çdo grimë dinjiteti prej burri të rritur. "A gentelman will walk, he'll never run" këndon Sting-u, po këtij asnjëherë nuk i është dashur të kapërcejë rrugët e Tiranës.

Edhe atëherë kur semaforët janë në gjendje pune kalimtarët janë po aq të rrezikuar nga vdekja për shkak të shkeljes nga rrotat (e nuk e kam fjalën për gomat e makinës) por për hajvanët që në mënyrë sistematike kalojnë kur dritat janë të kuqe. Duhet thënë këtu që edhe kalimarët nuk janë engjëj. Ata i shkelin rregullat me po aq zell dhe ndonjëherë janë këta që shkaktojnë aksidentet ndërsa provojnë fatin kur nuk duhet. A është kjo shenjë e civilizimit të munguar apo e mungesës së respektit për rregullat, kjo në thelb është e njëjta dilemë. Ajo që më mërzit më shumë është mungesa e respektit për tjetrin.

Para pak kohësh mora lejën e qarkullimit të Republikës së Shqipërisë. Disa të kthyer rishtaz zgjedhin të përdorin patentat amerikane, kurse unë si budallë shkova të jap provat nga e para. Më teper sepse doja një patentë shqiptare në xhep (mos më pyesni pse se nuk kam një përgjigje të mençur për kët&eumlsmiley. Pasditen e testit të praktikës më qëlloi të kaloj nga lagja e kombinatit. Në atë zallamahi të tmerrshme të atij trafiku që ta kthente humorin në pezëm u bëra pishman që i kisha hyrë kësaj meseleje. Dy vajza, më e madhja ndonja 12 vjeç, u nisën me vrap të kapërcenin rrugën jo më larg se tre a katër metra nga hunda e makinës që ngisja unë. Sipas rregullit amerikan frenova dhe i lejova të kalonin. Komisioneri, të cilit nuk i kisha thënë që kisha mbi 10 vjet eksperiencë në timon ma bëri të ditur që ndalimi për kalimtarët nuk ishte stili i tij. "Qënke keq fare! Si ndalon ti në mes të rrugës?!" "Po ata fëmijët!?" - u hakërreva unë, por  pa e zgjatur  më tej se e pash që po humbisja pikë me çdo tingull që nxirrja. "Makina nuk ndalon për këmbësorin. Pikë" - ishte përgjigja gati armiqësore e testuesit që po testonte mirësjelljen time. Diçka shënoi në fletën e provës, dhe ma mori mendja se nuk ishte ndonjë send i mirë. Me logjikën e tij prej shtetari dy vogëlushet duhet t'i kisha shkelur...

Ajo që më bezdis nuk është aq problemi relativisht i papërfillshëm i kapërcimit të rrugës por mënyra sesi në rrugët e qytetit tim çdo ditë shoh në forma të ndryshme sesi "tjetri" konsiderohet "hiç", dhe kur je një "hiç" pa makinë dmth që je "hiç fare". Kjo vlen jo vetëm në rrethanat e trafikut por virtualisht në çdo aspekt të jetës shqiptare. Njeriu modest - një hiç, një varfanjak - një hiç, një minator është doemos një "hiç fare". Vdekja e këtyre të fundit nuk shkakton më as ndonjë keqardhje kushedi çë. Kronika e lajmeve dedikuar njërit syresh që vdiq sot nuk zgjati as një minutë, po sonte ca zotërinj politikanë me kollare që kushtojnë sa shtëpia e një "hiçi" folën për disa orë në disa televizione...

Depersonalizimi i tjetrit, i bashkëqytetarit, bashkëkombasit, kolegut, rivalit në Shqipëri shkon dora dorës me lartësimin e pronarit, të huajit, shefit, eprorit... Më duket sikur njerëzit që janë shpërfillës të atij që e konsiderojnë nën veten, janë njëherësh më puthadorët e më servilët e atij që konsiderojnë mbi veten. E nuk ka persona më të shpifur se ata që janë hëm arrogantë e hëm servilë. Këta janë llumi i njerëzimit, e ndonjëherë më ngjan se llumi na ka arritur der në grykë.

Mëngjesin e sotëm, ndërsa prisja që zonja oficere policie që rregullon trafikun në kryqëzimin ku semaforët nuk punojnë të kujtohej për këmbësorët, përpara meje qëndronte një grua plakë. Dy herë u përpoq e mjera grua të hidhet matanë, dy herë u zbraps nga kërcënimi i rrotave. Zonja oficere bisedonte me një mikeshën e saj në trotuarin përballë nesh. U përmend nga biseda vetëm kur makinat bllokuan njëra tjetrën në kryqëzim. Kur u fut mes tyre për tu dhënë drejtim nuk di pse mu duk si bareshë e malit. Bashkë me plakën shfrytëzuam momentin e bllokimit për të kaluar matanë. "Po këmbësorit i jep rradhë moj zonjë?" - e pyeta shefen që më shihte sikur të isha kalë që flet. "Të pyes se kemi dhjetë minuta që presim," - egzagjerova unë. "Unë rregulloj trafikun për makinat, jo për këmbësorët," më përgjigjet pa ton. "S'ia paske haberin," ia kthej dhe i bëj shenjë nga vijat e bardha që duken si kurriz zebre. Ajo më injoron me takt. Kthehet nga mikesha, e ka zgjidhur nyjën e makinave tashmë. Vazhdova dhe unë në rrugën time, Dajti i mbuluar nga dëbora ofronte një panoramë të mrekullueshme që ma shoi inatin, dhe mu kujtua një poezi e pikëlluar e Dritëroit së cilës ia vodha titullin për të pagëzuar këtë rrëfim.

 

Sikur s'jetoj në vendin tim

Më ndodh sikur s'jetoj në vendin tim,
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qytet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më ndodh shpesh,
Kur s'ka njeri shtëpia, kur jam vetëm,
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska-flluska ma bën jetën.

Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm,
Helmoemi çdo çast me njëri-tjetrin...
S'e di nga vjen ky helm e s'kam ç'të them,
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmoet krejt
Nga heli rrjedhur vrimash në themelet,
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet.

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz.
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvisht,
më bën të qaj si nxënës prapa derës.
 

99 Komente

Me kete per kryqezimin dhe kembesoret me kujtove veten nje here qe kisha ca kohe pa u kthyer, dhe ne nje kryqezim ne Tirane mu duk sikur vija per here te pare ne kete qytet/vend, mu duk vetja si invalid per nje moment, se s'po deshifroja dot menyren per te kaluar matane, u mata disa here dhe s'ma mbante te kaloja ngaqe makinat fluturonin pa pike kriteri, nderkohe qe nja dy te jere kaluan para meje. smiley

 

Kurse ky paragrafi

Depersonalizimi i tjetrit, i bashkëqytetarit, bashkëkombasit, kolegut, rivalit në Shqipëri shkon dora dorës me lartësimin e pronarit, të huajit, shefit, eprorit... Më duket sikur njerëzit që janë shpërfillës të atij që e konsiderojnë nën veten, janë njëhësh më puthadorët e më servilët e atij që konsiderojnë mbi veten. E nuk ka persona më të shpifur se ata që janë hëm arrogantë e hëm servilë. Këta janë llumi i njerëzimit, e ndonjëherë më ngjan se llumi na ka arritur der në grykë.

them se ka gjera per tu diskutuar gjere e gjate, jo vetem per realitetin aktual, po per natyren tone ne pergjithesi dhe ca elemente jo fort te ndritshem qe na karakterizojne si shqiptare, si p.sh. kjo kenaqsia perverse e te qenit mire, por jo mire sa (ose se bashku me, apo dhe me mire se) te tjeret, po te ndjerit mire nga te qenit mbi te tjeret, mundesisht kaluar ne qafe, kjo e shprehur diku-diku qe ne lashtesi, e deri ne komunizem me luften e klasave, e ne ditet tona me forma te tjera, sa te reja aq dhe te vjetra. Me kete mendoj lidhet dhe mosrespekti per tjetrin e llojit/kombesise tende, ose dhe mos ndjerja e nevojes te shfaqjes se nje etike siperfaqsore te pakten ne mungese te respektit.

 

Dhe poezia e Driteroit shume e bukur. smiley

Më në fund një artikull që ngre vërtet një shqetësim qytetar.

E përditshmja  e parregullt për normat, është kthyer në të zakonshme. Pikërisht ndaj "thyerjes" së këtij pranimi të heshutr të shkeljes së normave më elementare duhet të jetë synim i djemve dhe vajzave që vërtet duan të ndryshojnë gjërat në Shqipëri.

Mbas shumë artikujsh "filozofikë" për Skënderbeun dhe politikën, më në fund një shkrim tek Peshku që vlen të diskutohet... dhe pse jo, edhe të merret ndonjë iniciativë nga peshqit, për të ndërhyrë tek qeveria dhe tek bashkia që të fillojë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit.

Vertete mendon se ca djem e vajza mund te ndryshojne gjerat ne Shqiperi? Kur jam ketej, kam optimizem, deshire, vullnet per t'iu perveshur punes se ndryshimit te diçkaje ne Shqiperi; kur shkoj atje, jo me larg se dita e 4, filloj te hyj ne nje faze demoralizimi te pandreqshem. Ngado shkoj gjej vetem pengesa, mungese edukate, acarim nervash... Me duket vetja si ne nje xhungel te mbushur me Tarzaner. Eshte deshperuese ta pranoj, por te merresh e t'ia dalesh me njerezit ne Shqiperi, eshte nje sipermarrje prej heroi ose te çmenduri.

Nuk ka iniciative, bashki apo qeveri qe t'i rregulloje keto pune. Vetem nje "pastrim" truri ne mase mund te jape noj efekt te zbehte.

 

 

Thyerja e rregullave te qarkullimit eshte per mendimin tim klauza me e rendesishme ne kontraten sociale te nje populli. Kur ajo thyet ne dicka elementare si rregulli civil ne mase popullore atehere instinktivisht e humb cdo kredibilitet dhe vlere.

Mos-rrespektimi i rregullave te qarkullimit eshte nje fenomen qe duhet luftuar ne te gjitha frontet, ate social, ate ligjor, ate edukativ etj.

Më duket sikur njerëzit që janë shpërfillës të atij që e konsiderojnë nën veten, janë njëherësh më puthadorët e më servilët e atij që konsiderojnë mbi veten. E nuk ka persona më të shpifur se ata që janë hëm arrogantë e hëm servilë. Këta janë llumi i njerëzimit, e ndonjëherë më ngjan se llumi na ka arritur der në grykë.

Do zgjidhja kete paragraf per thenien e dites, sepse fatkeqesisht e mjerisht eshte profili qe mbizoteron ne shoqerine shqiptare.

Ore, po cdo problem ka zgjidhje. Po te duan e zgjidhin fare mire.

Vene ca kamera ne kryqezime, qe marrin ne fotografi ato makina edhe targat e tyre qe kalojneme te kuqe. I con zarfin ne shtepi te gjobes, edhe ja. Po s'pagoi brenda nje afati i merr makinen.

Po ne Shqiperi nuk duan te zgjidhin keto probleme. Se domosdo, baresha/bariu police/polic i shikon makinat si dele, edhe kembesoret si huj. keta njerez duhet ta kene IQ minus!

Une u stresova me rruget e Tiranes kur ecja neper rruge. Tmerr edhe humbje e plote dinjiteti. E urreja te ecja, edhe te them te drejten arrita ne te njejtin perfundim. Atje po nuk pate makine, mund te vdesesh cdo dite. Nuk dilja me pa makine. Por jo te gjithe i kane mudnesite atje. Po pensionisti, studenti, femija qe sdi ti japi makines, po keto klasa te shoqerise, e marrin parasysh rezikun e te ecurin ne rruge me jete? Cmenduri!

Blend, mos e merr shume seriozisht situaten aty se do bluash veten kot. Se me ca shoh keto jane simptomat e para te "shock"-ut normal ta quajme me nota te lehta;"social", qe s'ka rob ti shpetoje, nga ata qe kthehen ne atdhe pas nje kohe te gjate. (sa per kthimin ke bere ate qe duhej, per kete te respektoj)
Nje keshille me dashamiresi, se I feel like I owe you per meriten e PPU, ( per kete, ti dhe krijuesit e PPU ose adminat me qe ra fjala meritoni respekt, dhe une Ju falenderoj si person jo si Taras. se ai sot eshte, neser mund te mos jete.
Po aty duhet ta besh tatuazh ate thenien;"sipas vendit dhe kuvendi". Jepi vetem pak nuanca perendimore ne trajten e asaj; "gjella me krip e kripa me karar" qe te cash dhe ti besh vend vetes,
ne te kundert rrezikon, "pirje lengu".  smiley

... se harrova, beji dalje PPU!
 

Pas shume kohesh nje shkrim qe vlen qe lexohet tek peshku.

 

Habiten te gjithe me mua ne shqiperi kur u them se preferoj ta bej rrugen ne kembe (dhe kane te drejte).

 

me duket se do te ndodhe shume shpejt qe shqipetaret do te fillojne te vriten per ceshtje te trafikut.

 

Pa i hequr asnje presje atyre qe ka shkruar blendi, une kam arritur ne mendimin qe

1- nga nje ane kemi arrogance ekstreme dhe na ana tjeter tolerance ekstreme

2- arroganca eshte, ne shumicen e rasteve, INJORANCE (fakti eshte qe nuk i njohin detyrimet - shembulli me i dukshem eshte kur nje makine do te kthehet dhe ka driten jeshile ashtu si kembesori qe i pret rrugen - ai ne makine e konsideron zakonisht veten ne te drejte te zotit ne nervozohet jashte mase) dhe toleranca eshte, ne shumicen e rasteve, INJORANCE (nuk i njohin te drejtat).

3- policat tane jane injorante deri ne palce.

4- ndeshkimi funksionon (me thone qe askush ne elbasan nuk guxon as te shkele vizen e stopit kur ndalon se e ka gjoben te garantuar) dhe patenta me pike do te ishte nje zgjidhje shume e mire.

 

 

Mund edhe te konsiderojme trafikun si  pjese te semundjes shqipetare te ketyre 2o viteve te fundit (FORTIZMI) por do te ishim me fat nese te gjithe problemet do te mund te zgjidheshin aq thjesht sa mund te zgjidhet problemi i arrogances ne trafik.

Ehhh, c'me kujtove kusheriren mor Blend.  Nje dite me ra rasti i vetem t'i jap makines ne Shqiperi (qelloi njehere qe ishte kunati i motres tek ne dhe e ka makinen me marsha automatike, se une s'ia them me keto standartet lol.)  Kur erdhem ne shtepi, kusherira lajmeroi mamin dhe babin qe: Monda e nget makinen me edukate! smiley 

Artikullit i kthehem me vone, por do te shtoja te njejtat gje pak a shume qe tha Tarasi (me perjashtim te daljes nga PPU) qe kjo faze do te te kaloje smiley.  Intervalet varen nga individi, por qe gjithesesi, ka per te te kaluar. 

Kur erdhem ne shtepi, kusherira lajmeroi mamin dhe babin qe: Monda e nget makinen me edukate

HAHAHAHAHAHAHA!!!!!

Rrofsh per kete goce! smiley

E di egzakt se ca je duke thone! smiley

 

Shkrim shume i bukur.

Kam pasur te njejtin problem dhe une persa i perket nje kryqezimi "te mallkuar" qe me duhej te kaloja cdo dite. Pas disa ditesh kuptova se nuk ishte gjasa qe gjerat te ndryshonin keshtu qe... ndryshova une trajektore.

Me te vertete absurde pergjigja e polices (e kam jetuar personalisht edhe kete). Ndoshta duhet denoncuar tek eproret e saj.

Pervec faktorit "hic", mendoj se vuajtjet tona aktuale per te levizur qofte si kembesor, qofte te pajisur me mjete, vijne edhe si paoje e "mesjetarizimit" post komunist te impjantit urbanistik dhe te arkitektures te qytetit te Tiranes.

Kemi nje rrjet rrugor teper te pamjaftueshem dhe te bere keq. Ndonese administrata e Tiranes ka bere nje pune te lavderueshem gjate viteve te fundit ne kete drejtim, problemet jane te shumta si pasoje trashgimise se te shkuares, e te gjitha nderhyrjeve te paligjshme te qytetareve dhe popullsive fshatare qe filluan te banonin Tiranen apo spekullimeve te ndertuesve.

Shikoni cfare ndodh ne rrugen Komuna e Parisit: Nje lagje me perqendrim te madh banoresh qe pershkruhet nga nje rruge dytesore (per te mos thene, rruge lagjeje).

Vetem nderhyrjet radikale ne urbanistiken e qytetit si edhe zbatimi i gjobave per te gjitha tipet e shkeljeve, per shofere e kembesore do ta zgjidhnin kete problem...

Per te mos thene qe do te duhej edhe nje riberje e patentave... si edhe fushata masive mediatike dhe ne nivel shkollor, per pergjegjesimin e qytetareve.

Shume bukur dhe me vlere

Faleminderit Blend

Blend ta kuptoj brengen. Ti vllajo je ne "limbo". Nuk e kam shume te qarte se pse u ktheve ne Shqiperi, po ti "nuk jeton ne vendin tend". Kete e ke thene me vend.

Te gjithe kur kthehemi pas shume vitesh na kap euforia ne ditet e para. Aaaaa, s'ka si vend jot. Por kur kalojne javet e muajt, e kupton qe nuk je ne vendin tend. 10 vitet larg te kane ndryshuar shume. Ti i shikon gjerat me sy tjeter. Te vrasin shume me teper nga c'duhet paradokset e Shqiperise.

Te uroj te kthehesh ne Amerike sa me pare, gjithashtu, hidhi letrat dhe per ne Canada, se gjerat levizin me kollaj ketej akoma...

Te fala,

Dite e keqe mo Blendo. Ta kuptoj merzitjen. Nuk ndryshon mentaliteti aty kaq shpejt. Eshte akoma ligji me te fortit, ose me thjesht, peshku i madh e ha te voglin dhe sèja ben syri terr. Do te duhen me mijera(ndoshta me miliona) Blenda e tjere qe ta civilizojne sadopak vendin tone.

Te fala dhe kurajo

Eh, siç duket, duhet t'i bëjmë rrotullim shqiptarëve në vende të huaja që të marrin ca edukatë. Ndoshta në mënyrë të herëpasherëshme, si puna e rrotullimit të gomave të makinës.

Ose ashtu, ose një farë privatizimi të policisë së rendit për sa i përket vjeljes së gjobave. Por kjo s'bëhet pa vënë semaforët në rregull.

Faleminderit te gjitheve per leximin, edhe per kurajen.

Sa per kthjellim, nuk jam "i brengosur", okkkk, ndoshta jam pak, ndonjehere - Por vetem per pak minuta. Fytyra ime ka me shume smiley sesa smiley  .

Gjerat jane nje rrumpalle e vertete, nje mish-mash i certifikuar - po as keto nuk i themi dot me ze te larte se na akuzojne se po shajme qeverine... Gjithesesi, nuk eshte dhe aq keq. Kush do te punoje per te ndryshuar dicka bujrum se ketu ka pune per 100+ vjet... smiley hehehe.

Por nuk jane vetem te kthyerit qe i nevojiten Shqiperise, sepse realisht ketu ka edhe shume "te paikur" qe kane edukate dhe intelekt per tu patur zili. Ceshtja eshte te gjejme rruget qe kete edukate (trafiku psh.) t'ia transmetojme shoqerise si e tere.

"Sikur s'jetoj në vendin tim"

 

 

Blend do me falesh por do ngec qe tek titulli smiley

Natyrisht qe s'jeton ne vendin "tend", mik ti s'ke me nje vend "tendin" nese ke jetuar pothuajse 40% te jetes tende ne nje vend tjeter. Me sakte, ajo qe ke tani eshte njefare perzierje (nuk them shkrirje) e te dyjave. Me shtimin e perqindjes se kaluar ne Shqiperi edhe ti do humbasesh nje pjese te mire te vetive te fituara ne vendin tjeter, edhe vendi i ketushem do te fitoje nje pjese shume me te vogel te vetive te atjeshme dhe duke vertetuar evolucionin (pa hedhur poshte Zotin smiley  ) do te "mbijetosh".

Cfare fatalisti qe je Llukan! Me kujto te mos shoqerohem aq shume me ty. smiley

Sinqerisht ama, i shoh gjerat me optimizem. Do rregullohet, duhet vetem pak kokefortesi.

PS. Jam live ne Radio. Do vish meqe je zgjuar? Po degjon?

ndoshta eshte i vetmi moment qe une bie dakort 120% me ty. Dhe e kuptoj sjelljen tende censuruse, tashme vlerat e fituara ne Amerike po veniten dhe po si te ai ujku "i zbutur" po ringjallen format e egra dhe primitive alla shqiptarce.

Me shtimin e perqindjes se kaluar ne Shqiperi edhe ti do humbasesh nje pjese te mire te vetive te fituara ne vendin tjeter, edhe vendi i ketushem do te fitoje nje pjese shume me te vogel te vetive te atjeshme dhe duke vertetuar evolucionin (pa hedhur poshte Zotin smiley  ) do te "mbijetosh".

keshtu ndodh gjithmone, keshtu ndodhi dhe te "Gjoleka djali i Abazit"

 

edhe ne Truqi kam hasur te njejtin respekt per kembesorin si ne Shqiperi.

 Blend pesën ta vura mbrëmë.

Ps: unë titullin do ja vija "sikur sjetoj në qytetin tim " pasi ti pershkruan nji copëzë qyteti.

të njëjtën ndjesi pata dhe unë para disa viteve dhe nuk ja vija dot emrin arsyes se pse

mora në konsideratë të gjitha ndryshimet. pozitive e negative. ndertimet e reja, trafikun, pak a shumë gjithshka përshkruan kënga Tirona e megjithatë kuadri nuk më dilte i plotë....

 

disa muaj pas kthimit gjej në web A1 Tv. në orën 7 të mëngjesit jepte nji progran ku intervistonte kalimtarët në sheshin Skënderbe.

Aty e kuptova, nji përqindje fare e vogël e qytetarëve fliste shqip. shqipen e para 90 es

Ishin ata persona që më rrethonin në ditët e qëndrimit tim. persona me të cilët nuk më binte të flisja direkt gjithsesi i dëgjoja kur kaloja rrugës apo në bar etj...

bëra llogaritë me qesim, sa banorë nga tirana 300 mijshme kishin ikur në kurbet, sa ishin 500, 600 mijë të ardhurit dhe në vënd të eureka bërtita gjaku.

Gjaku* Blend. Popullata është gjaku i nji fshati, qyteti, vendi.

kuptova me nji llaf qi qyteti nuk do të ishte më imi. ai i dikurshmi

* me fjalën gjak nënkuptoj gjak**

**për ndonji të apasionuar për polemikë po shtoj: nuk ka gjak të mirë o të keq***

*** ec mo  smiley

 

 

Sikur Tushja mos te shkruante dje "flet-rrufen" sot do komentonte e para.

Pse moj Tushe u "idhnove" kaq shume.

Sot Blendi ka sjelle nje artikull ku pak a shume len te kuptoje, " o me jep te drejte te kaloj, o ika nga Shqiperia"?

Problemi qendron se te njejten "kercenim" ben edhe qytetari tjeter, tjetri, oficerja, plaka, une, ti, e me radhe.

Do ishte nje kenaqesi per shumicen e peshkatareve, qe Blendi te shkruante si e imagjinon trafikun e Tiranes, ku ai te ndihet se jeton ne vendin e tij.

Kjo poezia e Driteroit, ne cilin vit eshte shkruar?

lumdrin.
po me mua ca pate ???  Te dukem gje si kto kalamaqet qe merren me "te idhunme" ??? Mos me perdor mua si paranteze kur ke ndermend me qene ironik, te lutem shume !!
E sa per shkrimin, e ke gabim. Une nuk do komentoja kurre e para ne kete shkrim dhe po te doja sepse do isha paraprire nga te tjere.
Sepse te paret do ishin tufa e "te ikurve" me thirrjet "oh, mami, po po dhe une , dhe une ashtu mendoj", "poo po po shqiperia rrumpalle" , " bobooo sa skandal si ecin makinat atje" " po robte jane kafshe apo ca jane" , " po si rrojne atje" " po kjo eshte skandal" etc etc etc.
E nuk po them se nuk kane te drejte, jo. Thjesht do ishin me te shpejte se une, me kupton ??
Kam nje si vegim te turbullt se mbreme e lexova shkarazi, sikur shkrimi kishte nje paragraf qe eshte hequr i llojit : "Ne shqiperi ka shume te ngjare te vdesesh perdite" a dicka e tille. Eshte e vertete apo e kam pare une ne enderr ???
Nejse, ky shkrimi ka 4 kolona.
1. Trafiku - shume drejt ka shkrujt zotina qe ka bo shkrimin
2. Rregullat,percepimi dhe zbatimi i tyre - prape shume drejt e ka zotnia
3. Vlera e jetes ne shqiperi, respekti dhe renditja e qenies njerezore ne shqiperi - prape shume drejt e ka zotnia
4. Dyzimi i autorit qe i duket vetja i shkeputur menderisht nga rrumpalla dhe nuk ndihet ok - Per kete nuk di cte them sepse nuk gjindem ne kushtet e tij.

Zotnia gjithesesi, duke qene se ka jetuar ne amerike, ka pare shume, ka folur dhe me shume njerez qe vijne dhe nga vende te tjera. Tashti pa pretenduar te krahasohem me te, me aq pak sa kam pare une, ne USA ka me qindra idiote qe ngasin automjetin me keq se ne shqiperi. Qen dhe mace kane patente ne USA. Ka provu psh autori me fol psh me nai rob nga India qe jeton ke ato qytetet qe bejne namin me leke me pune outsource nga USA,se si eshte trafiku andej??  Po kalimtare qe kalojne me semafor te kuq ku kam pare? Ne gjithe qytetet e medha dhe liberale kam pare , perfshi London dhe NYC. Ke zona e biznesit ne Londer, madje, ket pune e bejne ata te kollarisurit qe jane perhere ne vrap e siper se po i ikin leket nga dora. 
Mire, mire, e di se tani doni me mu hedh ne fyt te gjithe, e di. Ideja ime ishte qe robte e zotit, gjithandej njelloj jane. Varet se ne c'vend i plug-in. Ideja ime ishte qe zotnia, meqe ju bene ca kohe ne shqiperi, ta kapte i cike mo qete kte muhabet, i cike me thelle. Sepse cdo gje e ka nje shpjegim nga mbrapa. Po kshu dhe situata SKANDALOZE ne rruget e Tiranes.
E, kaosi nuk eshte ne rruge, perjashta. Kaosi eshte ne mendjet e njerezve. Sot akoma ju nevojiten mendje kaotike shqiptareve, sepse vetem nje mendje e tille mund te prodhoje zgjidhje per veshtiresite qe kemi. Nje mendje e strukturuar nuk di si te sillet pastaj ketu dhe deshton. Gjerat do vijne avash avash, dhe paralel, duke u zbutur nga nje cike kaosi ne mendje, duke u rregulluar nje cike kaosi perjashta, duke u bo njerezit nje cike ROBOT nga brenda, e duke u vu ne shina situata perjashta. Keshtu ka ndodhur, jo per gje. Per cdo gje qe eshte permiresuar ne shqiperi, keshtu ka ndodhur.
Juve andej e keni gjetur shoqerine te rregulluar dhe strukturuar. Ju ka dashur vecse te pershtateni me te.
Kurse ketu na duhet me e rregullu dhe strukturu vete.
Eshte kapercim me pengesa ore shoke, dhe jo vetem neper kryqezime !!

Kaq kisha une per ket teme.

Tush, po te beja dhe une te njejten gje me komentin tend smiley do thoja qe ke pergjithesisht disa linja, si keto p.sh.

Ideja ime ishte qe robte e zotit, gjithandej njelloj jane.

E, kaosi nuk eshte ne rruge, perjashta. Kaosi eshte ne mendjet e njerezve.

Juve andej e keni gjetur shoqerine te rregulluar dhe strukturuar. Ju ka dashur vecse te pershtateni me te.
Kurse ketu na duhet me e rregullu dhe strukturu vete.

E para eshte ashtu tamam, por teorikisht dhe pergjithesisht, jo shume konkretisht. Dmth njerzit kudo njerez jane, hane buke dhe 10sin ne hale kudo, po nuk sillen njesoj. Te thuash qe dhe ne Amerike ka njerez qe shkelin semaforet e kuq (qe padyshim ka) eshte si te thuash dhe ne Amerike ka korrupsion. Padyshim ka, plot raste. Po nese krahason te pergjithshmen (ose mesataren) ndac te korrupsionit, ndac te edukates dhe etikes qytetare ne pergjithesi, dhe te trafikut ne vecanti, eshte si dita me naten. Dhe kjo e fundit eshte realiteti i perditshem me te cilen perballen njerzit, day-to-day. S'e di sa kohe dhe ne sa vende ke jetuar ketej, po nese do kishe disa vite p.sh. them se do ishe dakort, pasi do kishe aq eksperience qe ti shikoje realitetet objektivisht dhe konkretisht/realisht, jo vetem teorikisht.

Jo se duhet te jemi si Amerika patjeter, po meqe e solle shembullin dhe krahasimin, si dhe per te kuptuar reagimin e Blendit apo te ndonje tjetri nga ne qe jetojme ose kemi jetuar ketej, ne kete rast jo ne poziten e stereotipit (kryesisht fiktiv) negativ te refugjatit qe vjen ne Shqiperi dhe ankohet per cdo gje apo di ti tregoje shqiptareve vendas "si jetohet", po ne poziten reale te te venit ne pah te dickaje qe nuk shkon, kjo e ndikuar (enhanced) dhe nga nje realitet tjeter ku ke jetuar, ndac Amerike apo diku tjeter, qe ne keto raste eshte e pashmangshme, ashtu sic eshte e pashmangshme per ty p.sh. ndikimi i realitetit ku ti jeton ose ke jetuar per vite te tera.

E dyta dhe e treta linje e komentit tend, qe pak a shume permblidhet ne ato citimet, kundershton shumicen e argumentit tend te pare, qe njerzit dhe realitetet jane pak a shume njesoj kudo. smiley Natyrisht s'jane. Ne kete rast shqetesimi i Blendit me duket i drejte, jo se duhet kopjuar Amerika apo Evropa patjeter, por se duket ashiqare qe disa aspekte te realitetit shqiptar jane ato qe nuk shkojne, qe jane ndryshe nga shume vende te tjera, qe nuk duhet te jene ashtu, dhe pra qe duhen ndryshuar per mire. Ashtu si po te analizonim disa aspekte te tjera do thonim qe ne Shqiperi apo ne vende te tjera jo-perendimore jane me te mira, si p.sh. disa aspekte sociale/familjare.

Dmth te rrime shtrember nese duhet, po te flasim drejt. smiley Ne kete rast shkrimi i Blendit me duket qe i bie nje kambane qe i duhet rene, packa se ne fazen e pare te saj vetem. Tani ti mund te deshe te kishte me shume dhe rreth ca duhet bere per te ndryshuar realitetin pozitivisht, po nje artikull eshte ky, nuk eshte plan-projekti i kombit. smiley Ato mund te diskutohen dhe ne komente p.sh. .

Kshu Tush. Kurse kete E, kaosi nuk eshte ne rruge, perjashta. Kaosi eshte ne mendjet e njerezve e propozoj per thenie te momentit. smiley Eshte nje e vertete me e thelle dhe e pergjithshme e realitetit te sotem shqiptar, dhe ka vend per me shume shtjellime gjithashtu. smiley

Edhe ca Xhib ?

Se mora vesh ca deshe me me thane. Se une nuk eshte se kundershtova shkrimin apo nuk i dhashe rendesi fenomenit negativ. Thashe qe prisja nje elaborim pak me te ndryshem duke qene se zotnia autor rron ne tirane prej ca kohesh tashme. Ja KAQ ! Por problemet qendrojne dhe i dhashe te drejte. Lexoje dhe i here komentin tim please.

P.S. Nje dite te ftohte me bore dhe ngrica, ne ato urat e medha ne hyrje/dalje te NY ishte bo radha neper toll-e sa ktu e ne durres. Rob te stresum, shume ftohte, pellgje me uje dhe bore, makinat pllaq plluq, kaos total, kush e kush te mberrinte me pare ke toll-i. Vlonte parakalimi agresiv ore daje qe cte te them, burija po e po, sharje nga brenda makinave. Te betohem qe po te mos bente shume ftohte, mund te kishte rob qe zbritnin nga makinat dhe te kacafyteshin me nj-tj. Shkurt, robt qe sjane te qete, qe e kane terezine e prishur, trurin e ngarkuar me shume se duhet, e kthejne ambientin e perbashket (rrugen ne kete rast) ne nje ambient agresiv dhe te parregulluar.

P.S.2 Sme ktheu njeri xhevap, a eshte e vertete qe mbreme kishte nje paragraf apo fjali qe eshte hequr sot nga shkrimi?

Kur shkova ne Shqiperi heren e pare mbas 4 vjetesh,dhe une si burre i mire serbes serbes mbi vija te bardha te xhamia ne Vlore.Kur pa shkuar ne gjysem te rruges 3 benca ishin leshuar plumb pushke dhe as qe donte t'ja dinte njeri se po kalonin kembesor.I kam fut nje sprint te papare,dhe qe nga ajo dite e kontrolloja rrugen 1 km larg se mos vinte ndonje pilot.Te duket vetja kamikaz kur kalon rruget ne Shqiperismileysmiley

Eshte nje shkrim me te vertete per tu lavderuar, qe sjell ne pah ato dukuri negative te jetes se perditshme ne Shqiperi.

"Nese do te dish se si funksion nje shtet, dil ne rruge ne kembe dhe pa patur ndonje shkembim verbal me dike, e merr pergjigjen e duhur."

"Nese do te dish se ne cfare niveli shoqeror eshte nje vend, atehere dil e shetit ne kembe neper rruge."

Ky realitet shqiptar dhe pse ngrihet shume shpesh ne diskutime, duket sikur nuk do te ndryshoje dhe per nje kohe te gjate. Diskutimi qe behet perreth dukurive jonjerezore qe ndodhin perdite ne qytetet tona, jane thjesh nje llomotitje kafeneshe, por asnje nuk fillon te zbatoje vete ato qe thote dhe kerkon. Sapo mbarohet ky diskutim, njerezit vazhdojne ate indiferentizmin e tyre dhe shume here ngaqe nuk duan qe te duken me ndryshe se ata qe nuk i zbatojne rregullat, behen pa dashur dhe vete aktore te kesaj dukure te shemtuar, sic eshte moszbatimi i rregullave qytetare. Ne nje bashkesi eshte e detyruar te zbatohen rregullat, qe rregullojne jeten e perditshme ndermjet bashkeqytetareve, perndryshe kemi nje kaos. Ky kaos eshte ulur kembekryq ne qytetet tona! Nuk mjafton vetem ti veme ne dijeni keto dukuri te shemtuara te jetes se perditshme, por RREGULLI DUHET TE FILLOHET TE ZBATOHET NGA CDONJERI NE RRADHE TE PARE.

Sa per ate polices injorante, me duket se kam diskutuar dhe une nje dite me te. Ajo ne vend qe te rrinte ne mes te rruges per te rregulluar trafikun, qendronte ne nje cep. Mu duk se ajo nuk ia kishte haberin fare te punes qe bente. Ajo shikonte vetem makinat dhe sa per kembesoret nuk donte tia dinte fare. Me e bukura ishte kur ajo i dha te drejte tre aneve te kryqezimit dhe aty u be nje lemsh ne mes. Une doja te levizja me makine ne rrugen qe kisha ne ane te majte dhe sipas rregullave u vendosa ne vijen qe me takonte, kur ajo filloi te bertase qe duhet te kalosh nje here djathtas(ajo vete ishte spostuar djathas meje). I binte sipas asaj qe une me makine te beja nje xhiro djathtas dhe pastaj dikur te kthehesha majtas. I bertita qe ajo duhet te rrinte me nes te kryqezimit dhe jo te bente kete kaos keshtu ne rruge. I shashe, por kujt i thashe?! Ika pa e zgjatur me se nuk mund te haheshe me me te.

Te pergezoj per artikullin Blendi, edhe pse ne pergjithsi i lexoj artikujt(ato qe me duken me interesante) ne menyre pasive(pasi gati te gjithe debatet perfundojne me PD vs PS) per kete vendosa te shkruaj pasi eshte nje problem me te cilin hasem sa here qe kthehem ne Tr-ne tone te dashur e te urryer(un jam nje nga ata qe kane vendosur qe te ardhmen ta ndertojne ne atdhe). Pra te qenit harbut eshte nje atribut i pashmangshem ne drejtuesit e automjeteve ne Tr, biles ka nga ata qe thone se po s'bere kshu ndryshe s'can dot mes kalimtareve qe jane gjithashtu "harbute" me menyren e te galopuarit neper rruge(s'me duket e denje te perdor fjalen ecje qytetari ose pedoni) dhe gjeja qe i them vetes gjithmone kete tufe te marreresh eshte:

Po ku ...... po ikin valle me kaq shpejtesi sa s'priskan dot fare???? A thua s'jemi vendi me me shum pertace, vendi ku koha vritet pa kurrfare ankthi edhe ku njerezit vrapojne vetem per te kapur minuten e pare te ndeshjes per te cilen kane vene bast.

Pastaj ftillohem e arrij ne perfundimin qe eshte nje menyre te sjelluri qe na vjen nga lart(si gjithmon te gjitha energjite negative nga ata na vin) pra POLITIKA jone. Jemi nje vend per fat te keq ku ai qe eshte lart e konsideron veten ZOT te plotfuqishem(biles kam pershtypjen se edhe kur perdor fjalet Zoti e bekofte Shqiperine kujton se ZOTI eshte AI), qe mund te beje c'do gje e prap si hyn ferre ne kembe, xhanem kur s'i hyne me gjith prapesirat qe na beri.. e pjell e kesaj jane edhe zyrtaret tane qe silllen si mbreter neper zyrat e shtetit te paguara nga ne e domosdo qe do dilnin edhe kto princerit e rrugve qe sillen si tua kete kokrra e qejfit ne timonin e makinave te tyre te parfumosura nga brenda por qe qelben era DALLAVERE nga jashte. Pra jam i mendimit qe derisa egziston fenomeni Berishe do ekzistoj edhe fenomeni Mbret e fenomeni UNE, kur te fillojm te perdorim fjalen NE dhe e JONA do kemi bere goxha hap perpara, deri atehere ...... do vuajmeeeee

P.S kerkoj ndjese per komentin e gjate po meqe s'para shkruaj shpesh besoj do ma falni. hajt tung

tre ditet e para te kthimit ne shqiperi veren qe kaloi ishin kalvar pagjumesie e mungese oreksi.  kto tre dite humba 2 kile te cilat zor se i fitova gjate atyre muajve qe isha ne shqiperi. por njeriu eshte qenie qe pershtatet, pas 2 javesh i thoja shokeve, familjareve, -he mo se dhe ktu s'eshte dhe aq keq! e mendoja me te vertete kte gje dhe po te dish si te jetosh dhe ku, atje me te vertet qe nuk jetohet keq! mbas disa kohesh me dhane dhe titullin "emigranti me i integruar"!

problemi qe ngre blendi eshte shume real, besoj se cdo kush e ka perjetuar. ne tirane kalimi i kryqezimeve eshte beteje e vertete. kjo vjen nga edukata e ulet qytetare, dhe edukaten njeriu nuk e fiton me imponim. kam bindjen se gjerat me kohen do rregullohen. mos u merzisni, sa jemi te rinj le ta shohim kte gje si nje sfide me shume dhe si stervitje mengjezi, se kur te plakemi, patjeter qe do jete bere me mire!

blendo,

tipat si puna jote me shume prishin pune se ndreqin. Mos te pafsha noi dit mbi vija te bardha se do i bej nder gjith komsharruesve te tjere! smiley 

Chene, ec te pime ndonje kafe me pamje nga Dajti se une edhe kur hidhem matane me ngut gjithmone guxoj prej asaj shpreses se do jete ndonji nga cunat florinj te peshkut e nuk do me shkeli. smiley

Depersonalizimi i tjetrit, i bashkëqytetarit, bashkëkombasit, kolegut, rivalit në Shqipëri shkon dora dorës me lartësimin e pronarit, të huajit, shefit, eprorit... Më duket sikur njerëzit që janë shpërfillës të atij që e konsiderojnë nën veten, janë njëherësh më puthadorët e më servilët e atij që konsiderojnë mbi veten. E nuk ka persona më të shpifur se ata që janë hëm arrogantë e hëm servilë. Këta janë llumi i njerëzimit, e ndonjëherë më ngjan se llumi na ka arritur der në grykë.

 

Keshtu eshte dhe se lun as topi. Ftakeqsisht

e papame smiley

gene , rrofsh

u shkriva, sidomos kur ja rrasi m'shpulle atij kalamanit smiley

Eshte kapercim me pengesa ore shoke, dhe jo vetem neper kryqezime !!

Shume dakord. Po vec se ky lloj sporti benet me rezultativ kur ka birbil e shkop traineri a gjyqtari. Halli jone eshte se stolin e kemi bosh e gjyqtari ka shit garen basteve.

Kjo puna e kryqzimeve nuk do me shume se nja dy jave te rregullonet. Kuptohet po i desh menderja pollitike shefit perkates. I cile nxjerr ca kacatore rrethe e qark. E keta u heqin kapellot ne vend ca policeve si puna e kesaj te shembullit. Per nja dy dit i ke te gjithe rrusht e pjek. Keta masanej, i sullen motorristave e u nxjerrin longun prej serbatori ... Ose druri vje prej qilli - tha.

"Kryqezimet" e tjera jane ca me te veshtira, por i njejti ilac puno, ne Tirane, NYC, Beixhing, a Mumbai. Se dhe ajo e shkrete "edukate" do icik motivim me u fut, e sidomos me nejt mrena. Psh. icik ta heqesh dajakun, ta bojne Suden 50 bilionshe a disa trilionshe, mu ne mes te Wall Street-it ta bojn, e jo katnar Momli, po zotrus universi, me ner me thon.

Shkrim qe prek ne disa aspekte te shoqerise shqiptare ...zhgenjim realiteti, pafuqi per te ndryshuar ate - mosrespectim te rregullave te qarkullimit - mosrespektim te kembesoreve nga policia rrugore dhe nga shoferat (dhe instruktori)

Ne rradhe te pare policia duhet te respektoje vete rregulloren se me sa ka m pare vete, policet jane me keq se shoferet e thjeshte.

Dhe shoferat duhet ta kene parasysh se rruge eshte dhe per kembesoret ..dhe ta kene te qarte se do hane noj penallti nqs nuk rrespektojen rregullat

o "krye fare" nuk ka krahasim qarkullimi me kembe ose me makine ne Britani me Shqiperine ...kjo eshte te vesh ne nje krahe te peshores nje elefant dhe ne tjetren nje mize! ketu ke shume me rruge dhe makina te mira, shume me shume polic dhe qe e dine rregulloren, shume rregullore te rrepte per te kaluar testin per tu bere shofer, etc etc

Pata shkruar kohe perpara per disa probleme te mijat lidhur me funksionin e administrates shteterore qe gjithmone nuk le pa i vendosru edhe cilesorin e shume meriutar -fashiste-.

Te marresh tre here rrugen nga poli i veriut per ne shtepine tende qe te del ne enderr thuajse cdo nate, te harxhosh disa shuka me pare vetem per te rregulluar nje problem te apartamentit tend, te te sjelle verdalle administrata shteterore (thuajse te gjitha zyrat e bashkise) dhe  pasi ti, o njeri, bindesh se cdo dokument e cdo grimce per te zgjidhur problemin e shtepise, eshte gati, gezohesh dhe thua me vehte, epo s'ka gje, gjerat do te rregullohen ne Shqiperi. 

..... Kur c'te me shohin syte?   Tmerri pa pare ne dokumenta!   Atyre u ishte dhene nje pergjigje idiote qe nuk me interesonte fare,  pergjigje qe kerkuan te ma shisnin si nje fillim te mire te zgjidhjes se problemit tim.  Vete me kishin kerkuar nje vandak me dok. dhe une ua cova ne rrugen e parafundit  ne menyren me te perpikte qe mund te egzistoje. Dhe me sadisto-cinikja.....  Ata kishin ne fytyre buzeqeshjen e pafajshme shvjko-hashekiane. Ajo buzeqeshje me kumtonte mesazhin e zi:  Ej, you na shisni pordhe se vinin nga Alemania, por ne ju kemi ne dore. Ose perkuluni para nesh ose pirdhuni andej nga Evropa e Amerika juaj-

 

Shpesh mua mi kane hequr shkrimet nga peshku, me sa duket. une  shpreh vleresimin tim per ate shtet qe nuk  eshte as komunist e as fashist.  Ai ne opinionin tim nuk eshete as me shume as me pak por nje shtet perfaqesues i shovinizmit serb e grek qe nepermejt politikave te reja ne forme, nuk kane permbajtje tjeter vec perzenies me cdo kusht te pjeses me vitale te popullsise shqiptare.

Blend per mu tresh ksaj rradhe. Nje pike me pak per titullin qe s'me pelqen se termi "vendi im" nuk do te thote "vendi i endrrave te mia" (apo tona si te dush ti). Vendi pra ka edhe ata harbutet qe na acarojne, edhe ate policen qe merr rrogen per te bo muhabet me shoqen. Jane gjera qe s'na pelqejne po kane qene jane dhe do jene per shume kohe akoma, prandaj jane bere pjese perberse e "vendit tone". Mgjt s'ia vle me e zgjat se e di qe me teper e ke perdor per paralelizem me poezine e Driteroit.

Pika e dyte qe po te heq eshte per lidhjen jo te drejte sipas meje midis diçkaje shume te sakte per servilet (nga te rrallat shprehje te momentit qe vertete e meritojne) dhe nje analize ultra-majtiste per indiferentizmin ndaj "hiç-ve". Jo se nuk shof lidhje po niveli i shprehjes se dites eshte shume i larte kurse i analizes disi banal. Personalisht me qa zemra qe nuk vesh dot bluza grupesh ne pune, pra nuk e rruj me ble plaçka te shtrenjta, po sidoqofte nuk besoj se ka ngel e keqja te çmimi i kravates se politikaneve. Per mua problemi qendron te ajo qe diskutojne ata politikane kur dalin ne televizor. Kete do kisha dash qe ti te prekje si teme per te tregu perçmimin qe ata i bejne "hiç-ve". Sepse ata me debatet qe bejne me njeri-tjetrin, jo vetem qe nuk nxjerrin gje ne drite per te zgjidh problememt tona, po ç'orientojne edhe debatet ne shoqeri ku temat e debatit jane po te njejtat me ato te politikaneve neper televizione apo gazeta. 

Sinqerisht sa here eshte diskutu ketu te PPU per probleme qe kerkojne zgjidhje? Perdite zihena per korrupsionin e ktij apo atij apo se sa diktator eshte Sala e sa eshte Rama. Po te gjithe e dime se kushdo qe t'i fitoje zgjedhjet, problemet do ngelen njesoj dhe e vetmja gje qe do ndryshoje do jete ftyra e ketij apo atij ministri, apo edhe e vete kryeministrit. Shkurt kemi pranu si te mireqene paaftesine e tyre (per te mos thene mos-rrujtjen e trapit se po te themi kete i bie qe nenkuptojme se aftesite i kane po s'dune, dhe ky o kompliment)

 Edhe kur hapet ndonje teme qe ka si kryefjale nje problem te caktuar qe e vujme te gjithe pa dallim preference politike, e tipit problemi i mungeses se nje plani urbanistik ne Tirane, ajo devijohet menjehere nga mbeshtetsit e atij qeveritari apo pushtetari lokal qe e ka ne pergjegjesi ate problem, ose nga kundershtaret qe duan ta "shfrytezojne" problemin per te sulmuar.

Une mendoj se ju duhet te lini gjithmone te hapur nje teme qe ta quani "sherr politik" dhe nga momenti qe njerzit devijojne nga nje teme ne akuza politike, postimi i kalon automatikisht te "sherri". Besoj e keni te qarte qe kjo nuk eshte akuze per askend se, une jom i pari qe mor kot neper sherre politike, po me teper nje sygjerim ne menyre qe t'i lihet vend robve per te shpreh idete e tyre ne tema te caktuara. Se jom i bindur qe ne shume tema qe robt mund te vijne me interes per tu shprehur kur shofin se si ka deviju muhabeti ne "ring politik", preferojne te mos shprehen se do dukej pa kuptim.

Me pak llafe do qe mire qe konfrontimin e ideve te mos e fillojme duke shpreh ne fjaline e pare se per ke votojme.

PS : O blendo mos qaj o burre se 5 te vuna si note per mos te te prish mesataren! Jo per gjo po si shoku Shabes je pak tip sekioni ti! hahahahahaha

L.S Njishtas, per pjesen ne lidhje me pjesen, ke fol edhe per mu.

      Dyshtas, eshte domethenese pafuqia per te kapercy ne anen tjeter te rruges  :-D

Lizander, te kemi te qarte nje gje: ky shkrim eshte "muhabet", nuk eshte as analize, as artikull, asgje e kesaj natyre. Eshte muhabet blogu, eshte blogim tipik; nuk mund ta fusesh ne tjeter kategori, as gazetari, as letersi, as analize e nje problemi.

Mbasi te jemi ne rregull me vendin ku futet prurja, atehere vazhdohet me pritshmerite. Pritshmerite per kete nivel jane vezhgime qe denduria e hasjes i shndrron ne bindje (te paperpunuara sintetikisht). Dhe s'ka asgje te keqe me kete, ky eshte informacion ne vetevete, nje lloj rrefimi "pa teklifin e nivelit profesional" qe siguron ndarjen e perjetimeve vetjake me te tjere (experience sharing with the readers).

Shume e sakte emo. Jo per te thene qe verejtjet e Lizandrit nuk jane te drejta, por shkrimi eshte thjesht nje grumbullim i perjetimeve te mia me disa refleksione brenda. Ne kete kornize pa pretendime qendron pa sforco.

Me ju deftu te verteten treçereku i ktyne qe shkrujta ketu ishin menime ene keshilla per te tema e Tushes apo e T-red (para ca javesh). Po me qe aty te tema e Tushes u acaru pak muhabeti thashe po boj humor mo mire e po grricem me Shaben (se e kom hoby grricjen dhe trillimet per ate çun)

Kurse puna e notes ishte sa per te bo si zhyshe e rrepte (kur kom qene i vogel i  thojsha zhyshe me verte)

Po shkrimi i Blendit qendron plotesisht sepse ne vetem ngaqe kena halle me te medhoja KUJTOJME se keto çarjet e vogla nuk na grryjne dhe shkatarrojne nervat pak nga pak.

Ky shkrimi Blendit eshte i ngjashem ne " letra ne redaksi", ku qytetaret shkruajne per problemet qe ndeshin gjate dites, nga me te ndryshmet.

Blendi, duket edhe se ka mundesi, te jape nje pasqyre te plote, me statistika, sa aksidente ndodhin brenda nje dite, sa me pasoja vdekjeprurse, akset e rrugeve me te rrezikshme.

Informacioni qe u jepet qytetarve, nuk bazohet se si e kalon kryqezimin njeri apo tjetri, po numeri i te aksidentuarve, pasojat qe sjell moszbatimi i qarkullimit rrugor, tabelat qe jane e ndihmojne qarkullimin o sjellin kaos.

Qarkullimi me automjete eshte i rendesishem.Nje pjese te mire te dites e kalojme duke qarkulluar me makine, ne kete marramendje , perzihen nje mori qytetaresh me probleme nga me te ndryshmet, jane ato qe kane pune, ato qe nuk kane pune, qarkullojne pasaniket, por edhe te varferit, te shendetshmit, e te semurit, te martuar e te pamartuar, me borxhe e pa borxhe, pijanec, drogum, garipa, intiligjent, budallenj, me patent e pa patent, qarkullojne njerez te mbushur me endrra te bukura per te ardhmen, po qarkullojne edhe ato qe nuk kane endrra, me nje fjale qarkullojne te gjithe.

Ky eshte problemi?

Shkrim qarramanesh!

Une kam jetuar ne Boston dhe kam paur te njejtin problem me kembesoret.Edhe kur eshte drita e jeshile per makinat ata kalojne pa e vrare mendjen,para makinave.Edhe kjo eshte nje shkelje flagrante rregullash.

Pra shkelja e rregullave nuk ndodh vetem ne Shqiperi.

Mos e beni sikur ne vendet tuaja ku jetoni cdo gje shkon per mrekulli.

Nje mikut tim ne Filadelfia psh nuk ja dhene patenten vetem se nje zezake qe ishte isnpektore ate dite ishte me nerva dhe ne humor te keq.Dhe une e di qe ai e nget makinen shume mire.

Puma,

1) Shkruhet "qaraman" dhe jo "qarraman". Eshte e rendesishme te kihet kujdes ne drejtshkrimin kur je kafshe ne rrezik si puna e nofkes tende.

2) Ne Boston ka edhe ligje qe kalimtari ha gjobe kur kalon me te kuqe. Shume me teper se kalimtari ha gjobe edhe shoferi kur kalon me te kuqe. Une qe i jap makines ne Shqiperi dhe jo ne ShBA si puna jote e di qe s'ka dite kur nuk shikoj te pakten 3 veta te kalojne me te kuqe.

3) Shkelja e rregullave nuk ndodh vetem ne Shqiperi por thjesht se ti je i semure une s'kam pse te jem gjithashtu i semure (krahasim ky se mos e marresh angllsh). Une e dua vendin tim te krahasohet me te miret, jo me te keqijte.

4) Shyqyr qe e ditke ti qe ai miku jot e nget makinen shume mire. Ishalla behesh ti punonjes ne DMV qe te marri patenten.

 

Ll.    Që të marri patentën?   smiley

Ajo që më mërzit më shumë është mungesa e respektit për tjetrin.

Ajo që më bezdis nuk është aq problemi relativisht i papërfillshëm i kapërcimit të rrugës por mënyra sesi në rrugët e qytetit tim çdo ditë shoh në forma të ndryshme sesi "tjetri" konsiderohet "hiç", dhe kur je një "hiç" pa makinë dmth që je "hiç fare". Kjo vlen jo vetëm në rrethanat e trafikut por virtualisht në çdo aspekt të jetës shqiptare

Shkrim shum i bukur, meditativ qe merr spunto nga nje problem i zakonshem shqiptar (dhe jo vetem) sikurse eshte kaosi trafikut per te mbritur ne disa konstatime jopolicore (pra nuk po kqyer thjesht trafikun me syte e policit) por qe kane te bejne me kulturen tone, me mentalitetin tone, me menyren si sillemi dhe komunikojme ne nje shoqeri ku liria ka ca "semafore" te cilet po nuk u respektuan ose do shkelesh mbi Tjetrin ose do e asgjesosh ate. 

Per dike qe ka jetuar vite jashte vendit i vrasin syte dhe i shikon me qarte ato defekte (qe shtrihen nga mjedisi, te bashkejtesa , rregullat e deri   te komunikimi me te tjeret) qe na duken aq te zakonshme dhe "rregulla" normale te funksionimit te kaosit. 

 Eshte problemi i madh i raporteve me TJETRIN  i cili ne shoqerine tone qe po behet individualiste dhe  pluraliste koncpetohet si hic, si pengese, si send, si  armik i cili duhet asgjesuar. Nuk ka nevoj te sjellesh dhjetra pamje  dhe pisode per te ilustruar kete mungese respekti per tjetrin i cili shprehet here si egocentrizem dhe here si mazohizem i hidhet, si cmire, si perqeshje, si agresivitet verbal edhe kur vjen ne formen: Une te urrej prandaj te dua dhe te dua sepse te urrej.

Ka humbur (ose na mungojne) njerzilleku, dashamiresia, takti  ne sferen publike, ne jeten reale , politike, ne TV, ne mjedise pune dhe dhomat virtuale.Individualiteti dhe liria per te thene e bere ate qe deshiron per nje takem njerzish keqkuptohet si individualizem ekstrem dhe anarki verbale dhe praktike. S ka me rregulla.Bota eshte e te forteve   (nga stausi financiar,social, hierrakia por dhe nga mendja delirante) Rrofte liria! Shume bukur e ka ilustruar Blendi kete psikologji te fortesh :kembesoret dhe ata qe vijne me makina te medha.

Dhe kush eshte rrugedalja? Ne xhungel s mund te sillesh si angel.Prandaj robi qe kerkon te respektoje rregullat, te demonstroje etike dhe qytetari nganjeher ndihet si leshko dhe  si i hedhur gabimisht ne nje bote te huaj.

Me pelqeu shkrimi dhe problemi qe ngrihet ne te. I shkruar me nje gjuhe te sakte ( na ka marre malli te lexojme SHQIP), paragrafet me lidhje llogjike me njeri tjetrin.

Pikerisht ashtu jam ndjere dhe une kur kam shkuar ne Shqiperi. Me duhej 15 min derisa te merrja guximin te kaloja nga ana tjeter e rruges, nderkohe qe njerez te tjere kalonin mes makinave pa care koken dhe makinat leviznin midis turmes se kalimtareve. Nuk behet fjale per te marre ndonjehere guximin dhe te ngas makinen atje.

" Keshtu eshte edhe ne perendim" nuk eshte argument! Sigurisht qe mund te kete raste te shkeputura sporadike kur shkelen rregullat e qarkullimit si nga kembesoret ashtu dhe nga ata qe jane ne automjete, por fakti qe ne qe kemi jetuar jashte na ben pershtypje kaosi i trafkut ne Shqiperi do te thote qe dicka eshte ndryshe atje nga ketu. Po te ishte njesoj as qe do e vinim re ndryshimin. Dhe me gjithe shembujt neper komente per rastet e shkeljes se rregullave ne vendet ku ne jetojme ndryshimi i ketushem me atje eshte si nata me diten. Po sigurisht qe ka neper bote vende qe e kane trafikun po aq kaotik sa dhe Shqiperia, ja ta them une nje, qe e kam pare me syte e mi: Kongo!

E pegezoj artikullshkruesin qe e ngre si problem, sepse eshte vertet nje problem per te cilin duhet ngritur zeri dhe duhet bertitur me te madhe. Sa me shume zera te ngrihen dhe te bertasin per kete, aq me mire eshte.

Eshte shume me e mencur dhe e dobishme te ngresh problemin e kaosit te trafikut dhe punes pertoke te punonjesve te kontrollit rrugor, se sa te merresh me fustanet e Ines apo kepucet e Zhozefines.

Well done!

Semaforet ndreqen, prishen..., ndreqen prape; problemi qendron te njeriu polic, apo te njeriu qytetar, qe, ose ndreqet, ose ngelet gdhè dhe s`ka reform, apo integrim qe e ndreq.

Thote Blendi: "nuk e kam fjalen..., por per hajvanet qe ne menyre sistematike kalojne kur drita eshte e kuqe".  Po kur kalon me te kuqe makina e policise, gjithashtu sistematikisht, cfare emri t´i veme(?)

Duke ngelur te nje nga kryqezimet e Tiranes:

Veren e shkuar,  te kryqezimi i rruges Elbasanit, sapo hyn ne drejtim te Liceut, dy polica ne sherbim kishin ndaluar dike, qe kish hapur krahun, dhe, me sa dukej, po i kontrollonin dokumentat. Deri ketu ne rregull, ... kur,  2-3m larg policave,  ndaloi nje makine e papame,  sic ishte ne korsine e qarkullimit, prej nga doli njo boss, po ashtu i papam, u takua me dy policat, pllaq-plluq  ene bon i dor muhabet, qytetari priste..  Skena ishte vertete E PAPAME; imagjinoni ne rruget e NY (apo diku tjeter) nje skene te tille: shoku i policit bllokon korsine e qarkullimit ne prezenc te policit; pllaq-plluqet e uniformes; qytetari qe pret..    

...Skena ishte vertete E PAPAME; imagjinoni ne rruget e NY (apo diku tjeter) nje skene te tille: shoku i policit bllokon korsine e qarkullimit ne prezenc te policit; pllaq-plluqet e uniformes; qytetari qe pret...

Jo une kete se kam pare por kam degjuar kete ketu ne Filadelfia:

 Pasi e ndaloi polici nje zezak qe po ecte me shpejtesi dhe i kontrolloi dokumentat doli qe ishin te njohur dhe i fali gjoben.

Po keshtu ne nje rast tjeter pasi nje polic i vuri gjoben nje qytetareje kjo e fundit doli e njohur me te se i njihte te motren policit.Keshtu qe e lane qe qytetarja te shkonte ne gjykate dhe dokumentat e policise nuk shkuan.Gjoba u hoq.

Te dyja rastet i kam degjuar me veshet e mij nga protagonistet.Qytetaren e kam kusheri. 

Kujtoni se keto nuk ndodhin cdo dite ne Perdneim?GABOHENI!

Ndodhin por ngaqe nuk i njihni njerezit,nuk i degjoni keto historira.

Puma, si mund te ngaterrosh pllaq-plluq me gjyqin???? Gjyqi eshte e drejte e individit qe te shkoje te ankohet nese mendon se polici ja ka vene gjoben pa te drejte. Nuk ka te beje fare ne e njef policin apo jo. Dhe ne gjyq shkohet jo aq shume per shumen e gjobes, se avokati kushton me shume se gjoba, po me teper qe mos ti kesh ne record arsyet dhe heret qe je gjobitur. Ti i ke nigju me vesh, une i kam provu n'kurriz.

Skena eshte e papame se bosi ne Amerike, nuk del te pllaq-plluqet me policin se nuk ka kohe.

"Makina nuk ndalon për këmbësorin. Pikë" - ishte përgjigja

Y! Hallall! Pritmeni se ardha!

....  smiley  Qafir, s'ka au iu ktu... s'merremi me vogelsira...  smiley   

PS Kjo nuk besohet po ta thone... duket ne fakt si gjys barcalete....

Dhe ju duket se nuk ka probleme dhe cdo gje shkon fjolle.

O Puma, po cfare argumenti eshte ky qe sjell ti? Ndodhkan ne Filadelfia te tilla gjera, e cfare pastaj? Mos do te thote kjo qe rregullat e qarkullimit te mos zbatohen dhe qe ne Shqiperi makinat te kalojne siper njerezve, meqe polici zezak i paska falur gjoben kusheririt te tij? Une nuk e kuptoj dot argumentin tend.

Ne Shqiperi eshte nje kaos i papare ne qarkullimin rrugor. Ti thua qe qenka edhe ne Filadelfia. Shume keq edhe aty!

Jo e kam fjalen se ky autori i shkrimit hiqet sikur vjen nga Marsi.A thua se nuk ka qene ndonjehere ne Shqiperi.

Problemi i trafikut  jep edhe temperamentin e kombeve.Kombi yne eshte me temperament dhe natyrisht qe do te kete edhe ngjarje te tilla se ka patur edhe kur nuk kishte shume makina.

Ne veri te Europes dhe ne Kanada njerezit jane me te ftohte dhe me gjakftohte dhe rregulli eshte me i madh ne dukje.

Ne Florida,Teksas,Los Anxhelos, Itali,Spanje dhe Greqi njerezit jane me gjaknxehte dhe te paduruar dhe kjo reflektohet edhe tek trafiku apo jeta e perditshme e ketyre popujve.

Pra autori duhet ta kete parasysh kete kur shkruan kete shkrim.Thjesht jam i revoltuar me menyren e ketij shkrimi.Jam dakort me problemet por jo me menyren e shtrimit te tyre.Me kujton disa qe vijne ne Shqiperi dhe ankohen se ka pluhur apo balte  dhe thone "pupu si jetoni juve ketu"dhe hiqen sikur po i shohin keto gjera per here te pare.Thjesht per tu mburrur!

 

Jo e kam fjalen se ky autori i shkrimit hiqet sikur vjen nga Marsi.A thua se nuk ka qene ndonjehere ne Shqiperi

Oj ti! A merr vesh ti qe i thot DMV-ja e Shypnis robit "Nuk nalo maqina per kembsorin'? Po Blendi po mos te shfryhet ketu del ne rruge me flakhedhese e drejto trafikun vete...leje goc kete pune tashi...this was simply therapeutic

Spot on, Blendi!

Une isha ne Shqiperi nja dy jave. Ate qe ke provuar ti, e provova dhe une. 

Kendon Driteroi kendon, po kujt i kendon thuaj...

 

 

 

O Pume ene une kom pa me syte e mi se si nje shokun tim qe e kapen pa bilete ne metro ne fleten e gjobes shkruhej "bla bla bla". Kjo sepse ai kishte fillu me i bo komplimenta kontrollores.

Po nuk e besoj se ka ne Perendim instruktor qe te te thote "Jepi mer gaz se po te shpetojne na dy kalamoj pa shtyp!"

Pra abuzime ka gjithanej kurse kafsheria osht "ekskluzivitet".

unè njè gjè nuk kuptoj sinqerisht...kèta qè shqyhen lart e poshtè pèr votat...qè flasin pèr reforma tè mèdha....pèr nato e be...si nuk ju shkon nè mendje se po tè zgjidhin disa probleme tè "vogla" njerzve mund tè qèndrojnè nè pushtet  sa tè duan...nuk duhet ndonjè mendje e madhe,qèndroju me shkop pas kokès kush sillet si kafshè, si atyre me makinè ashtu edhe atyre qè shkojnè e hedhin plehrat nè mes tè rrugès vend e pa vend,se nuk tè thotè njeri plaç me gojè... pèr mendimin tim nuk èshtè çèshtje mentaliteti e kulture,e kujt nè shqipèri nuk do i pèlqente tè jetonte nè 1 qytet tè rregullt e tè pastèr???kètej nga unè nuk respektojnè rregullat e qarkullimit rrugor pèr shkak tè kulturès por sepse po tè kapèn...tè piu e zeza!!!!

Thashe qe do i kthehem dhe njehere artikullit, se ia vlen. 

U shpreha per kalimin e fazes, me shume e nisur nga titulli, dhe poezia per ilustrim.  Por Blendi me c'shoh, s'ka nevoje per inkujarim se qenka natyre optimiste smiley

Ndersa problemi qe ngre eshte me te vertete me vend.  Trafiku ne Shqiperi eshte peripeci me vete.  Jo vetem ne metropole, por dhe ne te ashtequajtura autostrada.  S'kam se shkoj pertej familjes sime.  Me ze tartakuti kur me thote mami qe po shkojne per rruge te gjate me babain, ose psh ka vajtur babi ketu e atje.  Sic i tha nje polic njehere qe e ndaloi: "Ti zoteri i jep makines si adoleshent."  Gjobe s'i dha, se babi ka dy patenta, ate te makines, dhe gradat e punes smiley.  Kapelja e oficerit ne fakt, i ben me shume pune se patenta.  Do thoni ju, qe s'jane te gjithe si yt ate, dhe shyqyr Zotit qe s'jane lol.  (Megjithese dhe babit i terhoqa ca veshin here me urdhra te ledhatueshme, e here me tonin e se bijes se oficerit, lol, dhe me thone qe ka filluar i shtyp me shpesh frenat tani smiley.) 

Kemi te bejme nga njera ane me shofere te tille, qe Puma i shkallezon sipas paraleleve.  (E megjithate do permendja faktore te tjere ne kete shkallezim.)  E nga ana tjeter, kemi te bejme me zbatimin apo rigorozitetin e ligjit.  Eshte tjeter gje mosdhenia e gjobes me pune miqsh, meqe Puma e permendi ne US, qe eshte nje pike uje ne oqean, dhe tjeter gje rregulla te tilla si "mos ndalo per kembesorin."  

Makinat ne Shqiperi i rrine njera tjetres ngjitur si zinxhir, ne trafik e pa trafik.  Po s'e hapi rrugen filani qe eshte para, s'te shqitet tjetri.  Ketu nuk po flas me tonin qe sygjeron apo nenkupton Puma (ton te cilit ia veshi dhe artikullit.)  Por me shqetesim te sinqerte per kete ceshtje.  Sepse ne fund te fundit po flasim per jete njerezish.  Nuk e di nese nxjerrim statistika per aksidente ne vit per capita, ama kur lexon gazetat, pothuajse dite per dite ka ndonje lajm te zi me aksidente.  

O Monda, shume historicka ke dhe ti, por ja po te benje dyshe, meqe ndoshta merzitesh vetem :

Meqe eshte fjala per rruget, per rruget do te flas dhe une. Mbaj mend njehere, me ishin bllokuar keq rruget e... frymemarrjes. Pija duhan si plak 90 vjecar, dhe flija pothuaj jashte : xhamat e kapanonit te ushtrise kishin fluturuar qekur (kapanoni kishte qene stalle dhe e kishin braktisur para tre vjetesh). Kisha marre nje te ftohte qe c'te te them : kur u ktheva ne shtepi, tundeshin mobiljet ndersa kollisja. Degjohej zhurma e qelqurinave ne bufe.

Nuk e di si kam shpetuar. Me pati dale zeri ne qytet si "i shpetuari i shekullit", dhe se ia kisha kaluar dhe vete Migjenit (sapo i kishnja kapercyer te 27-at, adios Migjen !).

Qe ta lidh me temen, rruget e Shqiperise jane si rruget e frymemarrjes.

Monda une kam jetuar disa vjet ne Boton.Atje kalimtari ka te drejta absolute dhe gjendja ka qene opozita e gjendjes qe thote ky artikull.

Dmth dritat jane jeshile per makinat por kalimtaret  megjithese e kane te ndaluar ,kalojne pa e care koken sepse "i mbron" ligji.

Ligji thote qe edhe kalimtari duhet gjobitur per kete gje por sa isha atje nuk pashe nje kalimtar qe te gjobitej!

Ja pra qe dhe te tjeret kane probleme jo vetem Shqiperia!

E thashe nuk me pelqen thjesht menyra se si eshte shkruar ky artikull.Me kujton ata qe vijne ne Shqiperi dhe ankohen se ka pluhur apo balte  dhe thone "pupu si jetoni juve ketu"dhe hiqen sikur po i shohin keto gjera per here te pare.

Mund te ishte shkruar si nje shqetesim qytetar jo si nje UFO qe vjen ne Shqiperi dhe i bejne pershtypje inspektori i policise ne Tirane kur ka kaperdire me shume fyerje dhe fytyra te bera nga inspektoret apo policet e vendeve te BE ku racizmi eshte ulur kembekryq.

 

Qytet allau na rujt smiley.  Jemi sorrollatur me nje shoqen time nja dy ore per te gjetur nje dreq restoranti lol.  Ne NYC s'humbet kurre smiley

Puma, shkrimi nuk m'u duk i shkruajtur me ate ton.  Thashe, titulli dhe vjersha e Driteroit te jep ne paraqitje te pare ndoshta nje ide te tille. 

Une do jem e para qe do mbroj cdo individ ne uniforme, qofte blu, qofte jeshile, qofte e bardhe etj.  Por kjo s'do te thote qe do jystifikoj neglizhencen, mos-zbatimin e ligjit, apo ne raste te tilla, mos-kokecarje flagrante. 

Nga ana tjeter, ne qe jemi jashte, mundesisht mos te behemi me katolik se Papa, apo t'u tregojme arat atyre qe jetojne atje, qe gdhihen, ngrysen dhe marrin fryme me realitetin shqiptar 24/7.

PS: Ndoshta s'eshte nevoja per shpjegim, por futem ne kategorine e atyre emigranteve "patriot" ( smiley ) qe s'durojne dot ata/ato qe vijne e s'lene gje pa thene per Shqiperine, si ato qe permende ti ne nje postim.

 

Monda, be kind...rewind the "allahu na rujt" part. All good things come out o' Boston. Dont mind Puma, he just a scarry cat. I kidd, I kidd...

Blend, mbase e ke parasysh pastaj Mistral.  Ate po kerkonim dhe na rane kembet duke i rene kryq e terthor Bostonit lol, me ato rruge kryq e terthor smiley Ama it was worth it, great food, great atmosphere smiley.

PS: j/k lol, I kid Boston, por eshte me kollaj te orientohesh ne NYC me katrore lol. 

Qenkeni fiksuar te gjithe tek trafiku dhe policja e trafikur smiley .  Mungesen e kultures vetem aty e keni pare? Po kur terhiqni para ne ATM dhe robt e huj iu rrijne njit, s'ju ben pershtypje? Po kur kerkoni info ne ndonje zyre administrate dhe nepunesit iu japin vetem arrogance, nuk ju ben pershtypje?

Dikush me lart tha se avash avash do rregullohen punet ne Shqiperi... beh.."Lum kush te rroje qe ta shohe zonje".. se une per vete me duket do e le prapa si  nje varfanjake harbute e te hallakatur. smiley  

Po kur terhiqni para ne ATM dhe robt e huj iu rrijne njit, s'ju ben pershtypje?

Hihihihi po jepu moj nje cike kohe robve. ATM-te e para per popllin andej nga 2005 u shfaqen per here te pare dhe vecse disa muaj a nje vit maksimumi ka qe te gjithe te punesuarit i marrin rrogat ne banke e per rrjedhoje ne ATM. Na jepni ca kohe ne fukarenjve ......

 

Kohen mund ta kerkoni me shumice, nese ju nevojitet per te msu si funskionon ajo gjoja elektronike. Por per mbajtjen e radhes me nje fare distance nuk mund te kerkoni kohe sepse ajo s'do mesim - shqiptaret, edhe pse ne komunizem, kane patur aq z hvillim ekonomik e kulturor sa te dallojne ndryshimin midis bankes dhe furrit te bukes smiley

Really ?

Une kujtoja se ne komunizem kur merrej rroga, firmosej ne bordero, ku, by the way , mund te shifje gjithe listen e emrave, rrogave perkatese sepse ishin te gjitha ne nje qitap te madh.Dhe aty gjithashtu robt rrinin ne radhe njeri pas tjetrit, ngjitur fare.

 

 Po flisnim per ATM banke ku, pasi mbaron pune njeri, tjeri pas tij nuk shef gjo. Pra radha, po, mbahet njeri pas tjetrit dhe jo anash njoni-tjetrit. E shifni pra qe paskan dit albot si u mbate radha? smiley

 

Po Aria po,

Keni plotesisht te drejte smiley

 

Ktu ku une jetoj nje nga gjerat qe cmoj me teper eshte rregulli i hekurt i automjeteve dhe trafikut . E dyta mbajtja e rradhes qe  anglezet e kane perfeksionuar ne nje ART me vete.

Eshte shume e thjeshte. Nese nuk mban rradhe nuk te sherben kush automatikisht!!!!!! 

You don't wait your turn in a queue you don't get serve!

Ndersa per rregullin e makinave pasojat nuk jane kaq te thjeshta. Nese ne Angli nuk respekton te kuqen apo shkel shpejtesine Minimumi  60 £ gjobe dhe 3 pike ne license! Nese rezulton ne aksident beje gati valizhet !!!

Ndersa ne cdo automat ke warning per te mos qendruar ngjitur!

Nese dikush nuk e  respekton  kete gje e para merret per weird dhe e dyta ke mese te drejte te njoftosh policine per nje tip te dyshimte!!!!

Si perfundim nuk mund ti lesh gjerat ne dore te popullit qe te civilizohet dhe kulturohet qofte Anglez, Vietnamez apo Shqiptare !!

Populli do drejtim rregull dhe disipline, si bariu me kopene me dhene. Po i le lirshem i ha ujku ose bihen ne gremine!

 

Eh, sa probleme ka "ky muhabet"... 

I mora mesimet ne nje nga autoshkollat e shumta te Tiranes. Meqenese cmimi qe duhet te paguaja nuk ndryshonte pavarsisht se cilen prej tyre do te zgjidhja, shkova aty ku me drejtuan disa te njohurit e mi (seksere? bo...). Kam ndjekur te gjitha oret e teorise dhe ne provimin me shkrim, te mos flasim per kushtet ne te cilat behej, mora piket maksimale. Ne te njejten dite dhashe dhe provimin e praktikes. NDROQ, vape, asnje pipetime dhe as makina nuk kish shume sepse autostrada Tr-Dr e lehtesoi levizjen. Nuke e mora provimin sepse duhet te kisha shtypur nje qen endacak dhe te vazhdoja drejt...por, meqe nuk kishte asnje makine, dola ne mes te rruges... Pas nje muaji e mora provimin ne nje dite ku shiu binte me gjyma duke zbritur Dajtin smiley 

U zgjata pak, por ajo qe doja te thoja eshte se diten qe kurseva jeten e qenit endacak, instruktori im me akuzoi se duhet te kisha ofruar leke para dy ditesh (5,000 leke te reja), kur ky i fundit me kerkoi t'ia jepja "per siguri ne diten e provimit" smiley dhe une nuk do te kisha patur asnje problem, se "...fundja keto pune keshtu rregullohen, me leke ne dore. Makinen do ta mesosh duke bere praktike me vone, nuk do ta mesosh dot per nje muaj sikur edhe te flesh me te!..."

Dy muaj me vone lexova emrin e tij ne gazete, e pashe dhe surratin e buzeqeshur ne foto ku ishte ndaluar nga policia per falsifikim dokumentash, dhe disa pislleqe te tjera qe kryheshin ne autoshkollen e tij (mesova se ne te rite e tij kishte qene traktorist dhe se autoshkolla qe bllokuar smiley )

Sot, rreth nje vit me vone, instruktori dhe autoshkolla jane perseri aty, sikur te mos kish ndodhur asgje.

...no comment!

 

 

 

Thote njana 'tu nalt...

...kane patur aq zhvillim ekonomik e kulturor....

You need to stop reading Albanian newspapers for a while luv! smiley

Kur fillojne robt' me fol sikur jane m'televizort, mu m'vje me qesh!

Ne kuader te kesaj, Mrroklles i la shume mbresa menyra se si u shpreh para-para-folesja e nderuar! smiley

A nuk o' gallate e modhe?

 

Fraza "zhvillim ekonomik e kulturor" ishte sinteze e garrumbullit te fjaleve " e kan pas njof banken ca ishte dhe e kan pas njof furrin e bukes ca ishte dhe e dijshin se si mahet rradha te banka, nuk mahet te furri bukes". 

Kam pershtypjen se Mrroklla ka qejf t'i bij Kines per t'i kuptu ca gjojna dhe pranaj nuk e ka kuptu mire menyren si u shpreh parafolsja, megjithate me bohet qejfi per ty qe je tu bo gallate smiley

I kane pas th'rrit' Arka e Kursimeve, llafi Banke kishte t'bote vetem me Banken e Modhe!

Aty, ke ajo e Modhja, ty t'u dridhshin gjunjet kur i kalojshe onash, jo t'hyshe me u shty m'rradhe! smiley

Bo' vaki e ngatarro me Dispecherine per karshi kur u shtyjshit me i hyp Sates per m'Kamez?!!

Kidding, kidding!

Mos u xef! smiley

Po po vje ora me hik m'shpi dhe na ka hyp i' si bicim ilariteti (jalla! )

O Tushe, sot m'u kujtu ajo barcaleta me Edukaten Seksuale!

Mu kujtu nga ajo qe i jepte maqines "me edukate"!

Ka pas ca t'forta Peshku i here vaftit!

 

hahhaha,

Po mer po, por ju e shani portokalline juve.

Por batutat apo barcaletat i doni smiley  smiley 

Une akoma s jam over the shock qe ti je kthyer ne Shqiperi....le per kto per kto cmendurite ditesore qe nuk e di ku i gjen nervat aq te forta qe te shtyjne te kalosh cdo dite aty....qe me bllokojne cdo opinion ne koke smiley ...........waste waste comes in mind ......

Ky reportazh eshte interesant Blend. Titullin do ta kisha vene ne te kundert "Nje dite e jetuar ne vendin tim". Pershendetje. 

Leje mer se robt ne shqiperi s'din absolutisht me i dhon makines, s'e kane idene e rregullit, e te drejtes se kalimit, prioriteti etj etj...Futet robi nga rruga dytesore ne kryesore pa bere stop, pa pare majtas/djathtas...thjesht yyyxhym, drejto rroten atje ku do me shku

Edhe taksixhinjte (kamikazet) e NYC ngasin me me rregull se sa katnaret e Tirones.

megjithate, ne fund te fundit, car m*ti kerkoni, shqiperia ka qene, eshte, dhe (fatkeqesisht) do jete 90% katnare. So..f*ck it, lere ta marre timonin ne dore instinkti, ce do trunin

p.s. shumica (99%) e shqiptareve jetojne ne USTA (theksi tek u-ja), jo ne Boston...so, don't believe the hype..it's all bs

Sa here qe shkoj ne Shqiperi, pendohem qe s'blej nje revolver dhe te kaloj vijat e bardha me revolver ne dore. Aq llahtari eshte te kalosh vijat e bardha, sepse nuk te lene makinat. Mirpo mendoj se kjo pune mund te degradoje ne anarshi, neqoftese te gjithe do te paisen me pistolete, dhe do te kerkonin te drejten e tyre me ane te forces apo presionit, prandaj kjo pune duhet te zgjidhet nga specialistet e qarkullimit rrugor, te cilet jane njekohesisht dhe punonjes te ministrise se Rendit a te Brendeshme. 

Mendoj se per ta ulur ate rrumpall trafiku qe vihet re aty, specialistet ne fjale mund ti rregullojne semaforet/llambat  ne nje menyre qe ajo e kembesorve te ndizet pak me shpejte se ajo e makinave dhe te fiket pak me shpejte se ajo e makinave, ose e kunderta. Ne kryqezimet e medhaja si ne qender, pika periferike me shum njerez, mund te veprohet si ne perendim, ku te 4 pikat per kembesoret ndizen njesoj dhe kalojne tere grumbulli i madh i njerzeve, pastaj fiken keto dhe ndizet njeri krah i makinave dhe pastaj krahu tjeter. Dhe perseri vjen rradha e kembesorve nga te tera krahet. Menyrat per ta disiplinuar kete zallamahi trafiku, jane te shumta, biles dhe me ura metalike apo nenkalime .

Para nja pak kohesh isha ne Tr. E mire, nje dite mbasi pas 7 pale hallesh arrita te dalloj se c'ngjyre kishte drita e semaforit(nga pluhuri mbi drita, dritat e dobeta,...) dhe mbasi rashe ne perfundimin qe ishte e kuqe, u ndala. Kalojne 2min semafori s'po ndryshojne ngjyre, kalojne 3min...makinat prapa meje po ecnin pa u ndalur. Hajt mo, une ne mendjen time s'po kaloj me te kuq se s'dua te bej ndonje gje nje dite pa u rikthyer. Ne nje moment degjoj nje bam-bam-bam ne xhamin e pasagjerit. Kthej koken e frikesuar, nje polic. Hey, belà -them me vete. 

-'O shoqe, pse nuk ecen?'

-'Semafori i kuq, shok, ti po arrite t'a ndryshosh ne jeshil une do ecja me qejf se ky qendrimi ketu sikur s'po me pelqen' i pergjigjem une goxha e acaruar nga toni agresiv i tije.

-' Ec o shoqe ec se s'punon! Vini nga jashte dhe vetem aksidente shkaktoni!' Kishte pare targat e huaja te makines. Mbylla ate xham e duke pare qe qellimi kryesor kur gjendem atje eshte te kthehem ne nje cope, i them vetes ec ne punen tende e mbyll gojen deri neser se keto ne kaosin e tyre kane gjetur rregullin. 7 vjete ne timon une dhe vjen kokrra e katnarit te Shqiperise dhe mundohet te te vere ligjin e kaosit ne trafik.

Rose, policit nuk i falen fjale te tilla, por e kupton vete, me doktorate nuk i kemi ato vende pune (ehhh c'zeme ne goje kot doktoraten per etike lol.)

Por kjo puna e emigranteve eshte pak me spec.  Ne gusht nuk i hasje dhe aq rralle anekdotat psh ne Vlore, se erdhen emigrantet dhe mbushen rruget, trafiku keqesohet, rriten cmimet etj etj etj.  Qysh, si dhe pse, ka vend per analize, por steriotipet e popullit ndonjehere vetem me vape gushti ikin smiley.

S'kane te sosur ekzagjerimet, kollaj me e bo qimen ashtu..... i paska thone polici 'o shoqe' ?!!!!

Duke lexuar gjithe keto deshmi te "verteta" mbi trafikun ne Shqiperi, me vjen te dyshoj se nuk paskam qene ne vendlindejn time.

Una kujtoja se kam qene edhe ne Tirane, por me sa shohe e kuptoj me duket se kam gabuar qytet.

Po tregoj se ku kam qene, ndonjeri me ndihmon te gjej te verteten.

Kam parkuar makinen para nje kazinoje me emer aziatik. Perballe saj ishte nje kafe me çadra kuadrate,  e afer saj shoqata e Qemal Stafes,( nuk jam krejt i sigurt) pak me larte m. e mbrojtjes, kisha ortodokse ne ndertim, etj.

Kam qene ne Tirane apo jo?

Ne qofte se eshte e vertet se kam qene ne Tirane, trafik i njejte me gjitha qytetet e medha, e kunderta ju lutem te me thoni se ku kem qene. 

"....-' Ec o shoqe ec se s'punon! Vini nga jashte dhe vetem aksidente shkaktoni!' ...."

 

Opa, filloi dhe racizmi kundra emigranteve  smiley   

Mos Pjer, mos e karakterizo si te tille.  Vetem ne je shprehur me sarkazem te mprehte, atehere e terheq verejtjen miqesore smiley

Ah, te lutem Pièrre, ky eshte diskriminim pozitiv smiley Eshte njesoj si te me thoshte:'vini ju nga jashte me rregullat tuaja dhe na demtoni kaosin tone te arritur me aq mund dhe djerse!' smiley

Monda, ne total 3-4 here mund te jem rikthyer ne memedhe.  Per aq kohe sa kaloj une atje, mund te varin dhe parulla rrugeve kunder shtetasve me nje background shqipetar. Une e tolerova ngaqe nje dite me pas do rikthehesha dhe s'doja probleme pasi kisha ca gjera te rendesishme ne pune qe kerkonin prezencen time pale te isha ketu ku banoj une dhe te me drejtohej njeri me ate ton ...vallai aq rehat nuk do e kishte kaluar. smiley

Dje aty ku punoj une part time nje shqiptar i vuri policit italian qe po kontrollonte dokumentat leke te patenta. Polici i tha shefit menjehere dhe shefi mu drejtua dhe tha: I thuaj zoterise qe kesaj here po bejme sikur s'e vume re, nese ben prape nje gje te tille do e arrestojme!

  Zoterise shqiptar jo vetem qe s'i beri tert syri nga kjo gje, po me tha: Paskam rastisur dhe une ne polic te ndershem. I shpjegova qe  quhet tentative per korrupsion dhe me te vertete te arrestojne, por zoteria vazhdoi: "Epo kshu jemi mesuar ne! " dhe qeshte.

Kete ta lexojne ata qe ia ngjisin fajin qeverise apo borderove te Enverit... S'ka faj as qeveria as regjimi, fajin ia ka truri ketij populli - jane injorante kronike.

fajin ia ka truri ketij populli - jane injorante kronike.

Hëëëë ?  Ooo bukur,bukur, pse na duhet me diskutu me tej ??

E qite ti konkluzionin smiley

Pse sthu ti, ta kisha thone me kohe  une ate te borderove, por per zotin se mendova aq te rendesishme

smiley  smiley

 

Te gjithe ata qe kane marre patenta jashte shtetit, kane pasur keto probleme, perfshi dhe nje kusheririn tim qe erdhi me makine nga zvicra.

Nuk mbroj trafikun pa rregull te Shqiperise, por kur mesohesh me kete rrumpalle, te duket sikur çdo gje eshte normale.

Bile bile, ngandonjehere te duket vetja sikur arrin dhe me shpejt atje ku je nisur, po te imagjinosh si do te shkoje duke rrespektuar rregulloren siç duhet.

Ne kemi nje fjale te urte si popull qe eshte; "sipas vendit behet dhe kuvendi"

keshtu qe nuk kam fjale, per nje vend si ky i yni, ku te ndjekin me sy e te marrin per budall po te kerkosh ne rruge nje kosh per te hedhur paketen e cigareve bosh, ku te marrin per budall, dhe ne te njejten kohe ta falin ndezjen e sinjalit te vetures vetem po te jesh autoshkolle ose femer.

Sipas meje eshte mungese e thelle civilizimi, nuk mjaftojne vite, por besoj se do te duhen dhjetra vite per te riparuar "ndoshta" te ngarit e makines sipas rregullave te qarkullit ketu ne Shqiperi.

 Më duket sikur njerëzit që janë shpërfillës të atij që e konsiderojnë nën veten, janë njëherësh më puthadorët e më servilët e atij që konsiderojnë mbi veten

Cezari ka thene " duhet te dish te perulesh nqs do qe te tjeret ti nenshtrohen vullnetit tend"

Teksa lexoj rrjeshtat e Blendit me bie ndermend nje njoftim i shkurter tek SPIEGEL qe po e lexoja sot ne tren. Bente fjale per ministrin e ekonomise gjermane Michael Gloss, i cili duke nxituar me makinen e shtetit, per arsye se ishte bere vone ne pritjen e Presidentit te Kazakistanit, qellon qe makina te bllokohet ne nje postobllok policie. As gjestikulatura teatrale e shoferit te ministrit dhe as zeri i larte dhe aresyet e ministrit nuk bene qe polici te bente prapa dhe ti lironte rrugen ministrit. Fundja polici as nuk e ndjente veten pergjegjes per vonesen dhe nxitimin e ministrit, sipas motos se njohur gjermane: "po qe se e ke me ngut duhet te ishe nisur cerek ore me perpara".

Pasi ministri dhe makina nisen me tersellim, njera nga gomat e makines i kalon siper kembes se policit dhe vazhdon tutje.

Te nesermen, pasi ministrit i ishte ftohur gjaku, i nis nje leter pendimi policit, ku i shpreh keqardhjen e tij, qe rrethanat i kishin perplasur te dy ne nje "situate krejt te pakendshme" dhe duke i kerkuar te falur shpresonte qe polici te mos ia merrte per ters vrazhdesine e shprehur prej tij.

Mirepo kjo leter sic duket nuk do te influencoje ne vendimin e prokurorise per te hapur proces ndaj ministrit dhe shoferit te tij per "venien nen detyrim ndaj policit te shtetit, si edhe per arratisje nga vendi i aksidentit", ceshtje e cila do te jete me konsekuence per ish ministrin tashme te dorehequr dhe ndaj shoferit te tij.

 

Shume vete do te hidhen tani me fjaline me te perdorur ndonjehere: "Pse, Shqiperine me Gjermanine do te krahasosh ti?"

 

Pse jo? Fundja keta nuk kane as brire dhe as bisht, edhe gjermanet nje koke dy duar dhe dy kembe si shqiptaret kane. Dhe nese nje shtetar nuk mund te beje dot sic i do qejfi, kjo eshte arritje e civilizimit dhe angazhimit te shoqerise.

Sa here qe shkoj ne Shqiperi me ben pershtypje zhurma e zyrtarit dhe jozyrtarit teksa ecin neper rruget e Tiranes me makinat e shtetit. Shofere dhe bodyguarde te ngrehur dhe te zhurmshem, qe as semafore dhe as rregulla qarkullimi nuk njohin. Dhe duke qene se keta tolerohen ne kete pike, ketu fillon te hedhe themel edhe arroganca dhe prepotenca e tyre ndaj qytetarit. Duke e ndjere veten te paprekshem ne kete pike, ata vertetojne me kete supremacine e tyre ndaj qytetarit "te vogel". Ata jane "dikushi", kurse qytetari eshte "askushi".

 

Ky eshte shkruar shkelqyeshem...Ka doren e nje gazetari te vertete.....Me pelqeu shume.....Dilema e madhe e Blendit dhe e shume si ai se tashme nuk jane aq amerikane sa te ndihen te tille e nuk jane aq shqiptare sa per te thene beje Zot enderr....Me vjen keq qe gradualisht po i therret mendjes .... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).