Shqiptarët, 700 lekë për emër të ri

Gjendja Civile kalon në sitë regjistrimin e të porsalindurve. Hiqen nga regjistri kombëtar 82 emra të papërshtatshëm. Psikologët: Emrat ndikojnë në personalitet dhe  bëhen shkak për vetëvrasje. T’i vendosësh fëmijës tënd emrin Bretk, Ballokume, Arançatë apo Përshëndetje e Xhenaze duhet të parashikosh dhe riskun psikologjik që mund të mbartë tek ai në moshë të rritur. Pikërisht për këtë arsye, për të shmangur problemet mes individit dhe shoqërisë, si dhe problemet mendore të cilat në shumë raste çojnë deri në vetëvrasje, në zyrat e të gjitha gjendjeve civile ka mbërritur një listë me emra, të cilat nuk lejohet që t’u vihen të porsalindurve. Bëhet fjalë për emra të cilët nuk janë më në përputhje me kohën dhe për më tepër i vënë në siklet personat që i mbajnë. Për këtë arsye, 80 emra do të hiqen nga regjistrat e zyrave civile dhe regjistrimi i tyre nuk do të lejohet në asnjë zonë, fshat apo komunë, pavarësisht dëshirës së prindërve.

Emrat e përjashtuar:
Nga verifikimi i listave të gjendjeve civile në të gjithë vendin ka rezultuar se prindërit, pavarësisht nga mosha apo zona ku jetojnë, zgjedhin për të porsalindurit e tyre emra jo vetëm nga më të rrallët, por dhe më nga të çuditshmit. Emrat janë realë, të regjistruar nëpër fshatra e qytete, kryesisht gjatë viteve të fundit. Por, prej disa ditësh është urdhëruar nxjerrja e tyre jashtë qarkullimit në të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Një studim i kryer mbi këto lista nga psikologë ka nxjerrë përfundimin, se pasja e një identiteti të tillë mund të ndikojë në formimin e fëmijës gjatë rritjes së tij. Madje, në disa raste nuk kanë munguar dhe raste vetëvrasjeje apo reagime të dhunshme, kur personat me emra të pazakontë janë bërë objekt fyerjesh. Për të shmangur krijimin e këtyre situatave të rënda, Ministria e Brendshme ka urdhëruar gjendjet civile që të mos lejojnë regjistrimin e fëmijëve me këta emra. “Në bazë të ligjit për gjendjen civile, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka përcaktuar listën me emrat e papërshtatshëm për shtetasit shqiptarë. Janë të lutur të gjithë banorët që të mos kërkojnë vendosjen e këtyre emrave që janë konsideruar si të papërshtatshëm”, është urdhëresa e afishuar tashmë nëpër zyrat e gjendjeve civile në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për plot 80 emra, të cilët sipas dikasterit përkatës nuk mund të vendosen për të porsalindurit. Në këtë listë ka emra që përfaqësojnë ushqime, që nisin nga Arançata, Ballokume, Groshe, Meze apo Spece; pyetjet Çbane apo Pseerdhe e deri te përcaktimi i fatkeqësive e i dëshpërimeve, si: Burgim, Jermësinë, Keqan, Pikëllime, Xhenaze e Zehere. Ndonëse prindërit, sipas njoftimit, luten që të mos i vendosin këta emra, gjendjet civile janë urdhëruar të mos lejojnë në asnjë rast përdorimin e tyre, pavarësisht dëshirës apo këmbënguljes. Një qarkore e tillë e Ministrisë së Brendshme është shpërndarë pikërisht në vitin 2006, kur fëmijët shqiptarë nuk merren më me lojërat tradicionale, por që katër-pesë vjeç mësojnë internetin dhe gjuhët e huaja. Sipas psikologëve, vendosja e këtyre emrave përbën një risk të përballjes së fëmijës me realitetin, ku ai mund ta ndjejë veten inferior ndaj shokëve me emra të bukur shqiptar, por jo rrallë edhe të huaj. Madje, nuk përjashtohet edhe mundësia e rasteve të vetëvrasjeve, kur fëmijët gjenden nën presionin e talljeve nga bashkëmoshatarët e tyre për emrat e çuditshëm që mbajnë.

Të gjithë ata që nuk ndihen komod me emrat që janë pagëzuar kur kanë lindur, mund t’u drejtohen bashkive apo komunave për ta ndryshuar atë. Mjafton të plotësojnë ca dokumente, të kenë në xhep 700 lekë të reja dhe të zgjedhin një emër “modern”. Në zyrat e gjendjeve civile çdo ditë  mbërrijnë më dhjetëra kërkesa për një emër të ri, pjesa më e madhe e tyre janë emigrantë, të cilët deklarojnë se e ndryshojnë emrin për arsye dokumentacioni. Sipas punonjësve të këtyre zyrave mund të zgjedhësh një emër çfarëdo (sigurisht nëse vërteton se nuk je një person që ndiqesh penalisht), por jo një mbiemër, pasi për të duhet të vendosësh midis atij të nënës dhe të babait. Ndërkohë që në të gjitha njësitë bashkiake është një listë me 80 emra “të ndaluar”,  që u rekomandohet prindërve të mos ua vënë fëmijëve të tyre.

Neni 37: Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit.

1. Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj ose për shkaqe të arsyeshme. Nuk mund të ndryshojnë emri e mbiemri i një personi ndaj të cilit ka kallëzim ose ka nisur procedimi penal, deri në përfundimin e tij.
2. Emri e mbiemri i madhorit mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij ose të subjekteve të përcaktuara në këtë ligj, për rastet e papërshtatshmërisë.
3. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, dhe që përfshihen në të njëjtën fletë familjare të regjistrit themeltar të zyrës së gjendjes civile të vendbanimit, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.
4. Shërbimi përcakton emrat e papërshtatshëm në kuptimin e këtij ligji, duke marrë mendim paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen drejtpërdrejt në përmbledhësen, që i vihet në dispozicion çdo zyre të gjendjes civile.
5. Ndryshimi i emrit e i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija madhor ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.
6. Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit bëhet pas miratimit të kërkesës së shtetasit nga drejtuesi i zyrës së gjendjes civile, ku ka regjistrin themeltar. Në rubrikën e vërejtjeve të regjistrit themeltar mbahet procesverbali, ku pasqyrohet shkaku i ndryshimit, emri e mbiemri i ndryshuar dhe nënshkruhet nga nëpunësi i gjendjes civile, kërkuesi dhe të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes, të cilët e kanë përbërës të tyre emrin ose mbiemrin e që pranojnë ndryshimin, si dhe drejtuesi i zyrës së gjendjes civile.
7. Mbi bazën e procesverbalit ose vendimit gjyqësor, bëhen korrigjimet në fletën familjare për personat që kanë nënshkruar dhe për të miturit, ndërsa për pjesëtarët e tjerë madhorë vetëm pasi të kenë dhënë pëlqimin me shkrim, të nënshkruar, të procesverbalit, përveç rasteve të vendosura nga gjykata.
8. Personat që e kanë përbërës emrin ose mbiemrin, por që janë familje më vete, bëjnë ndryshimin, me kërkesën e tyre ose kryesisht nga zyra e gjendjes civile, me procesverbal të veçantë në regjistrin përkatës, ndërsa në rastet e papërshtatshmërisë, janë të detyruar të pasqyrojnë ndryshimin brenda 1 muaji nga marrja dijeni.
9. Përveç korrigjimeve të mësipërme, emrit dhe mbiemrit mund t’i bëhen përmirësime dhe korrigjime, që lidhen me ndryshime e saktësime të shkronjave të veçanta, si rezultat i gabimeve materiale të bëra gjatë hartimit apo transferimit të të dhënave. Këto ndryshime bëhen mbi bazën e kërkesës së personit të interesuar, bazuar në një nga dokumentet që vërtetojnë identitetin e të njëjtit person.
10. Ndryshimet, korrigjimet dhe përmirësimet e bëra kryhen në zyrën ku ndodhet regjistri themeltar i gjendjes civile dhe i transmetohen zyrave të gjendjes civile ku janë regjistruar akti i lindjes dhe akti i martesës.

Disa emrat që përjashtohen nga Shqipja:
Ankim
Arançatë
Avash
Bretk
Betim
Betime
Berr
Burgim
Ballokume
Cub
Curranë
Currelë
Careva
Carina
Çbane
Deklarim
Dashuri
Dull
Dert
Derman
Dovlet
Durak
Ekran
Eros
Ferman
Federatë
Fodulle
Gazep
Gallata
Gabime
Groshe
Gjyle
Gjezap
Hyzmet
Përshëndetje
Hafije
Helme

18 Komente

Mire u bete..Ne kemi emrat e rinje !

Van dam

Stalone

Shvarceneger

Nato

Greqi

Vasil Bollano

America................ndihme.

 

 

Skerdi shto ato qe degjon nga mengjesi deri ne darke, i ke perreth dhe jo vetem kaq, shoqerohen dhe nga e folura rrjedhshem grrrreee?

Ketu eshte pika  kulminante!

O Ankim, c´ke a te keqen qe ankohesh!

..mami, Arancata ma piu arancaten.

..avash se me trembe, Avash-o.

O Bretk, boll prashite se te ra bretku. 

O Ballokume, u poqen ato ballokumet, apo jo?

He moj Cbane, c`bane sot?

Je bo per gazep, Gazepooo.

Detyrat e shtepise i ke bere gjith gabime moj Gabime.

      Disa nga keto emra te listes  i kam degjuar, per ca te tjere,  dyshoj te jene emra njerzish.

 tushe, ajo Republika e Big Brother e ka rrezikun diku tjeter, kur ta therrasin psh ne dhomen e sekreteve do te ngjaje keshtu: "te vije Republika e Lazaratit". E kupton c'ndikim do te kete ne subkonshin e popullit te asaj zone te paqete? Ne fund te ketij edicioni te BB Shqiperia do jete bere me krahina autonome fale edhe sistemit proporcional rajonal qe po aplikojme per zgjedhjesmiley

Viktoria,

Bosnia po ti fut ne mendje keto mendime separatiste smiley  ?

smiley

Spanja me t'thone te drejtensmiley

uffff ma hoqe trunin fare....

smiley

terhiqem tushe, jooooooooooooo smuj deri tek ikja e trurit tend, do me persekutonin peshq te tjere gjer ne "ujra" te largeta.  

ngavash se u kpute smiley

Edhe spanja separatiste eshte. Mo keq se Bosnia bile bile smiley

 

per ket arsye ta permenda oj Tushe po ti me dole shume e nijshme e une e keputmja u terhoqa. po ty po t'kruhet vetem mduketsmiley 

per ket arsye ta permenda oj Tushe po ti me dole shume e nijshme e une e keputmja u terhoqa. po ty po t'kruhet vete mduketsmiley 

ëhë po po ëhë

lesh lesh

smiley  

smiley

nje shoku im u be me cun... edhe... ja vuri emrin Herkul!

Burrash.... Herkul!

Une fillova te qesh kur me tha... mendova se po tallej, por pastaj e kuptova se e kishte seriozisht. Po ti ke ik per lesh, e pyeta, por s'i erdhi mire. Cuni marshallah... shume i shendetshem, edhe me cthot i jati, 12 cm me i gjate se cduhet per moshen qe ka (WTF?), edhe nja 5 kile me i rende, edhe me nje temperament qe s'e kam pare ne bebe tjeter... nqs i flet psh si bebe, ai te sheh ne drite te syrit e nuk reagon... pastaj kur e le ti ky fillon e qesh, por qesh si me pordhe.

Nuk ka shkuar deri tek T-ja se me siguri edhe emri TUSHE kishte me dale i padeshirueshem. Tush je e dale mode! smiley me llape perjashta

Nja dy gjera jane pak lemsh ne lidhje me kete ceshtje.  E para, nuk e di si mund t'i kufizosh te drejten tjetrit/tjetres per venien e emrit femijes se vet. 

Por nqs i futen kesaj pune, atehere me te drejte Skerdi ngre dhe shqetesimin tjeter, qe eshte teper me vend.  Dmth pse te lejohen emrat Xhordan, Jonathan (thani psh) e Xhizelda, e me the te thashe, qe s'kane asnje rrenje a karakter shqiptar?! 

Sa per emrat me lart, nuk besoj se ky brezi i ri i ve aq shume.  E megjithate, c'ka ketu emri Dashuria?!  Kam pasur dy profesore me kete emer (koincidence te dyja te frengjishtes, njera e kursit privat, tjetra tek Ali Demi.)   Te dyja zonje grua.  Eros, njoh nje, qe ishte ju garantoj komplet pa komplekse.  Keshtu qe te pakten ne keto dy raste, ai ligji s'ka asnje sens.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).