Shqipëria përballë luftës - Bilanc dhe përfundime.

Gjendja e Shqipërisë të nesërmen e luftës nuk ishte për t’u patur zili. Vendi njohu shkatërime dhe vrasje, masakra dhe internime. Gjatë pesë vjet pushtimi, rreth 100.000 italjanë dhe 70.000 gjermanë shkelën tokën shqiptare, nga të cilët 26.000 u vranë dhe po aq u zunë rob nga rezistenca vendase. Nga pala shqiptare, megjithë mungesën e statistikave të plota dhe të imta, raportet e UNRRA - (United Nations Relief and Rehabilitation Administration) – të asaj kohe flasin për 30.000 të vdekur për shkak të luftës (2.5% e popullatës), për 13.000 të sakatuar, për 45.000 të burgosur dhe të internuar (4% të popullatës), për 200 fshatra krejtësisht ose pjesërisht të shkatërruara, për 18.000 shtëpi të djegura dhe të rrafshuara krejtësisht (numri i të cilave mund të ishte edhe 60.000) dhe së fundi për 100.000 të pastrehë, në kuadrin e një popullsie të përgjithshme që mezi e kalon milionin (shënimi 1). Shqipëria dilte nga ky konflikt pa porte, pa ura, pa asnjë industri të vlefshme, bile edhe ato pajisje minerale të rralla ishin të shkatëruara. Për më tepër, ajo kish humbur 30% të tufës së saj të kafshëve si edhe 35% të vreshtave dhe të pemëve frutore. Humbjet e përgjithshme u llogaritën në afro një miliard 600 milionë dollarë, ose 1.500 dollarë për frymë.

Megjithatë, në krahasim me periudha të tjera lufte të përmasave rajonale ose botërore, në aktivin e saj mbeteshin disa elementë të rëndësishëm që duhen marrë parasysh. Më e rëndësishmja nga të gjitha ishte padyshim ruajtja e tërësisë territoriale të vendit. Ky element merr një forcë të veçantë po qe se analizojmë planet e ushqyera qoftë nga forcat e Boshtit qoftë edhe nga Aleatët si edhe trajektoren e projekteve të tyre.

1. Ky fund lufte vjen me një përfundim, logjika e të cilit shprehet sikur të bëhej fjalë për një dukuri të pritshme – rikrijimi i shtetit shqiptar brenda kufijve të përcaktuara në vitet 1913 – 1925. Në të vërtetë, ai fsheh në vetvehte një variacion qëndrimesh dhe arbitrazhe konjukturale të fuqive perëndimore cilat njohën një zhvillim të pandërprerë, po të kemi parasysh atë ditë fatkeqe të 7 prillit 1939. Sipas ritmit të ngjarjeve, ato shkojnë nga pëlqimi i heshtur i zhdukjes së strukturës shtetërore për shkak të pushtimit italjan deri tek ajo ide karakteristike europiane e coptimit të vendit në favor të fqinjëve.

Jo më vonë se sa pranvera e vitit 1941, një nga fuqitë më të vendosura evropiane dhe përbërësja më e aktive e kampit aleat antifashist, Britania e Madhe, ëndërronte gjithmonë të përdorte territoret shqiptare si monedhë shkëmbimi për të shuar urinë e interesave greke apo jugosllave (sh. 2). Por ja që përgjithësimi i konfliktit botëror në kontinentin europian sugjeroi aleanca të tjera, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe strategjitë rajonale. Sipas Ueles (sh. 3), në fillim ishte Stalini ai që, gjatë bisedimeve të dhjetorit të vitit 1941 me sekretarin e Forin Ofisit, lord Iden, paskish propozuar një rimodelim të Ballkanit që merrte parasysh rikthimin e Shqipërisë në kufijtë e saj të vjetër dhe rimëkëmbjen e Jugosllavisë. Përballë kundërshtimit të menjëhershëm amerikan, ky plan përfundoi në kosh të plehrave ndërkohë që Britanikët propozonin gjatë vitit 1942 krijimin e një Federate ballkanike, ide e cila u adoptua menjëherë nga qeveritë greke dhe jugosllave. Kësaj rradhe ishte Bashkimi Sovjetik ai që bllokoi një inisiativë të këtij lloji, duke patur frikë krijimin e një kordoni sanitar të ri.

Në vitin 1943, lufta kish gjetur fytyrën e saj përfundimtare dhe Britanikëve ju desh të zbrisnin në terrenin shqiptar për të orientuar rezistencën dhe për të mobilizuar të gjitha forcat politike të mundshme drejt luftës kundër Wermachtit. Pak nga pak, ata zbuluan realitetin e sendeve dhe në 1944 – me ato vështirësi që ju njihen – ju desh të pranonin fitoren e pamohueshme të UNÇ, të frymëzuar nga PKSH.

Fundi i pashmangshëm i luftës diktonte një përqasje të re strategjike mes Aleatëve : ndarjen e botës, e vendosur gjatë konferencave të të Mëdhenjve. Në Jalta, sipas Stetinius (sh. 3), Stalini paskish deklaruar përpara Çurçillit që " ..Jugosllavia, Shqipëria dhe vendet e tjera të këtij lloji nuk kanë të drejtë të ulen pranë kësaj tryeze ". E vetmja përgjigje e denjë që mundi të gjejë Çurçilli, pa menduar aspak për interesat e Shqipërisë, ishte :

" .. Shqiponja duhet t’i lejojë zogjtë e vegjël të këndojnë dhe të mos e vrasë mendjen për arsyet për të cilat ato nxjerrin zërin ".

Më vonë në Kujtimet e tij, Kryeministri britanik (sh. 5) do të pranojë që kish harruar të shënonte çështjen shqiptare në axhendën e tij, gjatë diskutimeve të nivelit të lartë të Teheranit apo edhe të Jaltës. .

Sidoqoftë në vjeshtën e vitit 1944, marrja e pushtetit nga ana e Hoxhës nuk varej më as nga harresat e Çurçillit as edhe nga deklaratat bombastike të Stalinit, dhe aq më pak nga llogaritjet e këtyre dy " hanxhinjve " në Moskë, në tetor të vitit 1944 –, ku sipas legjendës u ndanë " zonat e influencës " ruso-britanike në Ballkan. Kështu pra, nuk kam se si të pajtohem me atë shprehjen e Paskal Milos në kontekstin e komenteve dhënë shtypit lidhur me veprën e fundit kolektive të historianëve shqiptarë (Historia e Popullit Shqiptar - vëllimi IV) :

" .. Arsyeja e tjetër që favorizoi ardhjen në pushtet të komunistëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ishte se vetë Fuqitë e Mëdha dhe veçanërisht Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, bënë ndarjen e sferave të influencës në Ballkan "
ndërkohë që çështja e marrjes së pushtetit nga komunistët shqiptarë ishtë tashmë çështje e zgjidhur një herë e mirë.

Për herë të parë në historinë e vendit, lufta i kish lejuar Shqiptarët nga njëra anë të vendosnin vetë lidhur me fatin e tyre dhe nga ana tjetër, të ngrinin një strukturë të re politiko-shtetërore mes gërmadhave të mbretërisë dhe rrënojave të konfliktit : një Këshill Antifashist Nacional-Çlirimtar me atributet e një Asambleje ligjëvënëse, një qeveri e Përkohshme dhe Këshillat e Çlirimit Kombëtar në rolin e pushtetit egzekutiv, një Ushtri Nacional-Çlirimtare që siguronte njëherësh mbrojtjen e territorit dhe shtypjen e klasave sociale të deklaruara armike dhe së fundi, një Front Antifashist që mbahej si faktor i forcimit të unitetit popullor rreth pushtetit.
Edhe sikur të mundeshim të mernim me mend projektin shoqëror që po përgatitej në zyrat e PKSH, kapitulli financiar i nevojshëm për të realizuar këtë projekt mbetej ende i errëtDuke njohur mirë burimet materiale dhe njerëzore të vendit si edhe praktikën tradicionale të rregjimeve të mëparshme, pyetja mund të shtrohej në formën e mëposhtme : kush do të ishte kësaj rradhe ajo fuqi kujdestare që do të mbështeste Shqipërinë ?

2. Elementi tjetër i sintezës i takon dinamikës së brendshme të kësaj lufte, asaj bashkësie zhvillimesh politike, asaj thurje dhe shthurje aleancash që çoi në përcaktimin përfundimtar të fituesit, PKSH dhe udhëheqësit të saj Enver Hoxha.
Në një vështrim të parë dhe veçanërisht, në lidhje me forcat e brendshme që mundi të mobilizojë, Lufta e Dytë Botërore ngjan në mënyrë të habitshme me Luftën e ParëNë nivelin e vendit, tema e sejcilit prej konflikteve të përbotshme është gjithmonë e njejtë : ndërkohë që vendi mbetet i paanshëm, vërshimi i trupave të huaja dhe pushtimi i territorit kombëtar shkakton një thyerje të rëndë të klasës politike vendase dhe tërheq të gjitha pasionet e popullsisë rreth një përplasje forcash, objekti kryesor i të cilët është pavarësia e venditSikundër tridhjetë vjet më parë, pejzazhi politik riorganizohet rreth katër poleve antagoniste lokale që paraqesin katër pamje të ndryshme të të ardhmes së vendit :

- Varianti nacionalist - republikan, për të cilin pavarësia i nënshtrohet zgjidhjes së antinomisë egzistuese komb - shtet. Realizimi i këtij projekti shtyn drejt aleancave me ato fuqi që përkrahin idenë e zgjerimit territorial dhe në konflikt të hapur me fqinjët e drejtpërdrejtë – pasi këto të fundit natyrisht janë kundër këtij zgjerimi. Idealiste deri në vetvrasje, kjo rrymë politike është në gjendje të shpërfytyrojë deri edhe natyrën e pushtuesit, bile të pranojë edhe sovranitetin e cunguar ose të kufizuar.

- Varianti radikal - diktatorial imperativi kryesor i të cilit është zgjidhja e ekuacionit forcë - pushtet, ndërkohë që çështja e kufijve kombëtarë mbetet e dorës së dytë. Në këtë kuadër, ideja e pavarësisë i nënshtrohet " çështjes " që mund të jetë ajo e një partie ose e një individi. Realizimi i këtij projekti çon në bashkëpunim me fqinjët – si rastësisht me Jugosllavinë që paraqitet gjithmonë e gatshme – dhe në konflikt me fuqitë që kërkojnë ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm tradicional. Realiste deri në çfarosje, kjo lëvizje e sheh zhvillimin kryesisht si vetëzhvillim i asistuar në shërbim të një sovraniteti të plotë, qoftë edhe nëpërmjet sakrificave territoriale.

- Varianti tradicionalist - legalist për të cilin pavarësia buron nga qenia e monarkut dhe shterron me zhdukjen e tij. Përveç atij monarqik, këtij varianti i mungon çdo projekt tjetër dhe është gati të bashkëpunojë ose të hyjë në konflikt me këdo – sipas qëndrimit që ai mban ndaj forcimit të pushtetit suprem, kufijtë e të cilit janë vetëm të natyrës kohore Endërrimtare deri në çmenduri, kjo frymë pothuaj mistike refuzon të pranojë realitetin hapësinor dhe shpreson në një ndërhyrje " hyjnore ", e cila përputhet me përfytyrimin që ajo ka për vendin dhe rolin e mbretit.

- Varianti individualist - fisnor për të cilin pavarësia e vendit mbetet një koncept abstrakt, pasi në të vërtetë për të pavarësia e vërtetë është ajo e fisit, sigurimi i të cilës historikisht nuk është varur pothuaj kurrë prej të parës. I jashtëkohshëm, të vetmit kufij të këtij projekti janë ato hapësinorë sipas antitezës : mik - armik. Indiferent deri në cinizëm, pak rëndësi për të ka fakti se cili është miku ose armiku – i afërt, i largët, i vendit ose i huaj.

Krahasimi me periudhën e shkuar bëhet edhe më bindës po qe se shtojmë trupat e huaja të pushtimit, qeverinë " kombëtare " të ngritur në këmbë dhe të mbështetur nga të huajt si edhe pafuqinë e kësaj të fundit për të kontrolluar qoftë territorin qoftë edhe zhvillimin e ngjarjeve.

Megjithëse analogjia krijon kushtet për të admiruar pjellorinë e mendimit politik shqiptar si edhe aftësitë e tij për të krijuar një mozaik të tillë pikpamjesh në momentet e krizave të thella, asaj i mungon forca e imagjinatës sikundër edhe forca e arsyes pasi një çerek shekulli më pas, nga një luftë në tjetrën, skena politike e gadishullit ka pësuar shëndrrime të thella. Nacionalizmi ballkanik, kjo ideologji dominuese e hershme që ka mundur të mobilizojë breza të tërë patriotësh, luftëtarësh dhe politikanësh, lëshon terren dhe fillon të rrudhet nën presionin e një ideologjie të re, internacionalizmit proletar.
Kështu, nëqoftëse episodi tragjik i Luftës së Parë botërore mbetet vepër e shteteve - të gadishullit dhe atyre evropiane, zhvillohet në hapësirën ndërshtetërore dhe mbyllet me triumfin e nacionalizmit, epizodi po aq tragjik i Luftës së Dytë do të luhet nga popujt, zhvillohet brenda vendit dhe dëshmon për fitoren e komunizmit. Ajo çka është e veçantë dhe e papërsëritshme përmblidhet në atë që lufta e përbotëshme me shprehjen e saj konkrete, pushtimin fashist dhe nazist, furnizon njëherësh dekorin, skenarin dhe bën përzgjedhjen e aktorëve kryesorë.

Cënimi i pavarësisë dhe vënia në pikpyetje e sovranitetit kombëtar prek thellësisht masat e gjera popullore dhe shërben si prolog i rezistencës së natyrshme, thyerja dhe e strukturave shtetërore e raporteve të vjetra shoqërore i hap rrugën çështjes së pushtetit të ardhshëm ndërkohë që mes tufës së kandidatëve te mundshëm dallohen pikërisht ata që janë të aftë të paraqesin një projekt shtetëror dhe shoqëror novator.

Në këtë pikë, Shqipëria në luftë nuk bën asnjë përjashtim dhe ndjek tendencën e përgjithshme të rajonit : vetëm bartësit e një ideologjie – në rastin tonë PKSH dhe BK - mundën t’i qëndronin kohës dhe të pretendonin për pushtetin e ardhshëm. Për të tjerët, mesha ishte kënduar me kohë : ose të zgjidhnin aleatin e tyre mes dy konkurrentëve të mësipërm ose të zhdukeshin nga skena. Sipas të gjitha gjasave, arratisja e Mbretit dhe paaftësia e kampit monarqik për të dalë përpara opinionit me një program të qartë dhe të orientuar drejt të ardhmes lajmëronte eklipsin e fuqisë tradicionale gegë që mbante pushtetin që prej shpalljes së pavarësisë së vendit.

Deri në momentin e kapitullimit të Italisë fashiste, forcat kundërshtare lokale, zemra dhe truri i të cilave ishte përqëndruar tashmë në jug të vendit, mbeten në dinamikën e mobilizimit të forcave dhe të përcaktimit të zonave të tyre të ndikimit. Megjithë fërkimet e rastit, të lidhura me strategjinë e përdorur, marrëdhëniet mes tyre karakterizohen nga kërkimi i elementëve të përbashkët dhe vendosja e kanaleve të kontaktit në kuadrin e rezistencës kundër pushtuesit. Ky proces kulmon me takimin e Mukjes, që dëshmon para së gjithash për njohjen reciproke dhe për një përpjekje kompromisi lidhur me të ardhmen, pikërisht në momentin kur forcat aleate zbarkojnë në Siqeli dhe kur tashmë dihet fati i rregjimit fashist të Musolinit. Pavarësisht shkaktarëve të prishjes së kësaj marrëveshjeje dhe arsyeve të përmendura, asnjë prej protagonistëve nuk mund të injoronte faktin që fundi i luftës ende nuk dihej dhe që atmosfera ballkanike sugjeronte një ndërhyrje shumë të afërt të forcave gjermane që gjendeshin dy hapa më tej, në territorin e fqinjëve.

Në verën e vitit 1943, Rajhu i IIItë megjithë forcën e vet të konsiderueshme ushtarake të shpërndarë në të gjithë territorin evropian, e kish humbur iniciativën fillestare dhe kish hyrë në një fazë tërheqjeje strategjike. Për më tepër, ai kish dështuar në përpjekjet e tij për të nënshtruar dy fuqitë periferike të kontinentit – Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Sovjetik, të cilët kishin marrë avantazhin e sulmit në frontin e Lindjes dhe në pellgun e Mesdheut. Çfarë qëndrimi duhej mbajtur ndaj gjermanëve, të cilët megjithëse nuk çfaqnin ndonjë entuziazëm të madh për të hyrë në Shqipëri, ishin të detyruar të ndërhynin dhe të likuidonin nga njëra anë trashëgiminë ushtarake italjane dhe nga ana tjetër të pengonin një zbarkim të mundshëm të Anglo-Amerikanëve ?
Për kampin e rezistencës të dominuar nga PKSH, përgjigja ishte evidente : nuk kish asnjë arsye që të dyshohej në vazhdimin e luftës së armatosur pa kompromis kundër pushtuesit, të filluar prej kohësh. Edhe pse LANÇ bashkë me frymëzuesen e vet PKSH e kishin të qartë që s’mund të mposhtnin ushtarakisht Wermachtin, vetëm fakti që ata ndërmernin sakrificën për t’a luftuar këtë të fundit imponohej si zgjedhja e vetme strategjike që çonte drejt fitores dhe më tej drejt pushteti. Gjykimi i kësaj ndërmarrjeje justifikohet në mos nga arsyeja racionale të paktën nga ndjenjat e brendshme, pasi perspektiva e qorollepsjes të Gjermanisë kish filluar të merrte formë qysh përpara se kjo e fundit të pushtonte Shqipërinë, në vjeshtën e vitit 1943. Mjaft që taktika e luftës partizane të mund të shmangte asgjësimin e lëvizjes. Çka mbetej problem ishte qëndrimi që duhej mbajtur ndaj konkurrentëve të tyre ballistë, predispozita e të cilëve për t’ju larguar përplasjes me forcat gjermane dukej nga larg.

Veçse në këtë pikë, komunistët përfituan nga " ndihma " e papritur e armiqve të tyre gjermanë, të cilët duke u vetëshpallur si "çliruesit" e Shqipërisë dhe si mbrojtësit e pavarësisë së saj brenda kufijve etnikë mundën të bënin për vehte një grup krerësh dhe simpatizantësh të Ballit, në mënyrë të veçantë klasën politike kosovare, duke i besuar këtyre të fundit krijimin e një qeverie " kombëtare ".

Me fjalë të tjera, megjithë hezitimet dhe luhatjet e natyrës taktike, një pjesë e Ballit Kombëtar bashkëpunoi me autoritetet ushtarake gjermane si në fushën e qeverisjes ashtu edhe në atë ushtarake, pjesa tjetër priste me durim tërheqjen e parashikueshme të këtyre të fundit, ndërkohë që e gjithë organizata nacionaliste me të madh e me të vogël i lutej Zotit që trupat e Vermahtit të asgjësonin forcat komuniste kundërshtare. Bile edhe atëhere kur mjetet në dispozicion të Zotit të madh (shiu, bora, akulli ose vapa dhe thatësira) u treguan të pamjaftueshme, ata e ndjenë për detyrë t’i ndihmonin në terren trupat çlirimtare gjermane për të përmbushur një nga premtimet e shpallura që në ditën e parë të ardhjes – shfarosjen e komunistëve.

Arsyet që shtynë gjermanët për të kërkuar bashkëpunimin me Ballin janë jo vetëm të kuptueshme por edhe krejt të justifikueshme nën dritën e objektivave parësore të ushtarakëve të Rajhut të IIItë : të bllokonin sa më pak trupa në këtë vend, interesi strategjik i të cilit kufizohej nga mbajtja hapur e rrugëve të tërheqjes nga Greqia dhe Maqedonia si dhe nga disa pasuri minerale të dyshimta. Megjithatë, politika e portës së hapur dhe e sofrës së shtruar nuk mund të shërbejë si apologji e fatalitetit që godet Ballin as edhe si argument për të shpjeguar fitoren e komunizmit, sikundër bën historiani Fischer :

" .. faktori më i rëndësishëm – i jashtëm ose i brendshëm – që çoi në fitoren e komunizmit, ishte politika e ndjekur nga gjermanët. Ndonëse gjermanët përfituan së tepërmi nga politika e tyre përça e sundo, po kështu bënë edhe partizanët. Sa herë që gjermanët arrinin të tërhiqnin pas vetes edhe një grup, ata hiqnin një pengesë tjetër në rrugën e Hoxhës drejt pushtetit. Në vjeshtën e 1943, komunistët ishin një grup i fortë pretendues për marrjen e pushtetit, por jo grupi që mund të shtypte të gjithë të tjerët – përfshi këtu edhe Ballin kombëtar, zogistët dhe bajraktarët e pavarur të Shqipërisë së Mesme, të Veriut. Si edhe ata të Kosovës. Duke i tërhequr pas vehtes të gjithë keta grupe, gjermanët shkatërruan krejt besueshmërinë e tyre politike dhe efektshmërinë luftarake që ata mund të kishin patur deri atëhere. Me afrimin e mëtejshëm të këtyre grupeve ndaj gjermanëve, si dhe me nacionalizmin e popullit shqiptar që po vinte dhe rritej, të gjitha këto grupe u shmangën nga e drejta e luftës për pushtet në periudhën e pasluftës (sh.6) ".

Në qoftë se si bazë arsyetimi qëndron fakti që gjermanët hynë në Shqipëri thjesht për arsye strategjike, është krejt e natyrshme që ndeshja mes LANÇ dhe BK të konsiderohet si fenomeni më i rëndësishëm i këtij fund lufte pasi është kjo ndeshje që do të përcaktojë fytyrën e ardhshme të vendit, për të cilën gjermanët janë krejt indiferentë. Sipas kësaj optike, faktori më i rëndësishëmi jashtëm ose i brendshëm – që çoi në fitoren e komunizmit, ishte politika e ndjekur nga Balli Kombëtar. Në qoftë se programi i afishuar nga autoritetet ushtarake gjermane ju hapte horizontin pikpamjeve dhe projekteve nacionaliste që frymëzonin dhe ushqenin politikën e Ballit Kombëtar, i takonte krerëve të kësaj organizate të ndanin kashtën nga kokrrat dhe të mos lejonin që bindjet e tyre të shëndrroheshin në zinxhir me të cilin të tjerët t’i tërhiqnin nga hunda ose si litar për t’i lidhur duart dhe këmbët përpara se t’i përdornin si mish për top, pa u shqetësuar për fundin e tyre të ardhshëm :

- Cili ishte misioni " çlirimtar " i gjermanëve të cilët vendosën të hynin në Shqipëri vetëm pas kapitullimit të Italisë fashiste ? Cilat forca apo shtete rrezikonin egzistencën e Shqipërisë Etnike, të ngritur me përkujdesin e fashizmit musolinian, për të justifikuar ndërhyrjen e trupave gjermane në mbrojtje të saj në vitin 1943 ? Si shpjegohet që gjermanët, këta mbrojtës kaq të zellshëm nuk kishin pranuar kurrë bashkimin e Çamërisë ose të zonës së Mitrovicës me vendin amë ?

- Si shpjegohet që urrejtja e natyrshme kundër pushtuesit aq instiktive dhe vluese në shpirtin e shqiptarit, e cila - nëqoftëse i besojmë thënies së ballistëve - ish çfaqur me forcë të paparë ndonjëherë në shpirtin e çdo patrioti të ndershëm që nga dita e parë e pushtimit fashist, nuk mundi të ngjitet deri në kokat e krerëve – këtyre Baballarëve të Kombit - dhe t’i detyronte të kundërshtonin politikën e dorës së zgjatur të gjermanëve, ose të paktën deri tek sytë e tyre për t’ju treguar greminën që hapej në fundin e luftës ? Edhe në qoftë se interesi imediat bëhej më i fuqishëm se sa arsyeja e brendshme dhe errësonte pamjen, përse atëhere nuk i besuan veshëve të tyre, ose më mirë të themi, thirrjeve të britanikëve që i nxisnin drejt rezistencës së armatosur dhe i këshillonin të braktisnin gjermanët ?

- Përse duhej besuar legjenda e " Shqipërisë së pavarur ", kjo shpikje kaq e goditur, e krijuar enkas për një million e gjysëm shqiptarë të papërfillshëm në nivelin kontinental ndërkohë që, prej Kroacisë deri në Francë, po këta gjermanë kishin ngritur një varg rregjimesh "mike", detyra e vetme e të cilave ishte lehtësimi i jetës së ushtrisë së Vermahtit si edhe sigurimi i furnizimeve të domosdoshme për kryerjen e luftës ?

- Së fundi, cila do të ishte gjendja e Shqipërisë në fund të luftës nëqoftëse Balli Kombëtar do të kish zgjedhur një variant strategjik të ndryshëm nga ai i bashkëpunimit : atë të luftës së armatosur dhe të vendosur kundër gjermanëve, gjithmonë duke mbetur jashtë lëvizjes nacional-çlirimtare dhe në konkurrencë të hapur me të ? Shembujt evropianë të një lëvizjeje republikane ose demokrate – deri edhe demokristiane – që ka kundërshtuar me armë pushtimin nazist, gjithmonë duke mbetur i pavarur nga lëvizja komuniste, nuk mungojnë. Mjafton të bëhet një paralele me situatën greke për të kuptuar se, edhe pa mundur të evitoheshin komplikimet e brendshme, çështja e pushtetit do të mbetej e hapur dhe përse jo, nën arbitrazhin e aleatëve perëndimorë.

Pavarësisht komenteve të pasluftës, sipas të gjitha gjasave, çështja e organizimit të rezistencës së armatosur kundër ushtrisë gjermane nuk është shtruar asnjëherë përpara krerëve të Ballit kombëtar, të cilët jo vetëm këmbëngulnin në karakterin kalimtar dhe të përkohshëm të saj por edhe shpresonin të shfrytëzonin mundësitë e krijuara për t’i shkaktuar një disfatë të plotë kundërshtarëve të tyre komunistë. Kjo gjë motivoi edhe pjesëmarrjen e një varg eksponentësh ballistë ose të afërt me Organizatën - me në krye Mitrovicën - në përbërje të strukturave shtetërore të qeverisë " kombëtare " pro gjermane, po kjo gjë shtyu edhe Enver Hoxhën dhe partinë e tij të vinin Ballin Kombëtar në një plan me pushtuesin dhe t’ju shpallnin luftë të armatosur.

Përfundimisht, duke perifrazuar një analizë mjaft të qëlluar (sh. 7) - paçka që ajo i takon një tjetër vendi, një tjetër epoke dhe angazhon të tjerë aktorë - mund të pohojmë me plot gojën :

Në qoftë se Lëvizja Antifashiste Nacional-Çlirimtare e udhëhequr dhe e frymëzuar nga PKSH mundi të fitojë luftën dhe të marrë pushtetin, kjo erdhi në rradhë të parë si pasojë e mediokritetit, e pasigurisë, e varfërisë të imagjinatës dhe e mungesës së kurajos të atyre që hiqeshin si mbrojtësit e " demokracisë " dhe të idealit republikan në Shqipëri ; dhe vetëm në rradhë të dytë, falë dinamizmit dhe fuqisë së PKSH, të aftësisë taktike të udhëheqësve të saj, të disiplinës, të vetëmohimit dhe të shpirtit luftarak të antarëve të saj – aq më tepër që masa dërrmuese e këtyre të fundit luftonte kundër okupatorit dhe jo për marrjen e pushtetit.

 Ja përse duket e dykuptimtë, e ndërsjelltë dhe veçanërisht tendencioze, shprehja tjetër e Paskal Milos kur deklaron se :

 " .. Faktorët që përcaktuan fitoren e komunizmit në Shqipëri janë të brendshëm, sepse ishte Partia Komuniste ajo që luajti rolin kryesor në organizimin e rezistencës dhe të luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shqipëri ".

3. Gjithmonë duke mbetur në kuadrin e bilancit përfundimtar, le të ngremë një pyetje tjetër : a ka patur apo jo luftë civile në Shqipëri gjatë periudhës 1941 – 1944 ? Përgjatë gjysëm shekulli të pushtetit komunist, autoritetet shqiptare kanë dhënë gjithmonë një përgjigje mohuese, duke patur frikë nga një " çvleftësim " i luftës nacional – çlirimtare si dhe nga një " ndotje " të burimeve legjitime të pushtetit të tyre. Përsa i përket ballistëve, përgjigja e tyre është aq e prerë sa edhe e ngutur, nga momenti që sipas tyre – nëpërmjet gojës së Abaz Ermenjit - "grupe njerëzish t'organizuar nisnë të vrasin me plan e me taktikë të tjerë grupe njerëzish t'organizuar".

Për të orientuar sadopak përgjigjen, mjafton të citohen përkufizimet e "luftës civile" :
- në variantin e saj klasik, lufta civile paraqitet si një kryengritje e armatosur, e ndërmarrë nga një pjesë e trupit social (një pjesë e madhe e popullsis&eumlsmiley kundër qeverisë (legjitime) të vendit (sh. 8),
- ndërkohë që në një variant më të afërt me ditët e sotme, lufta civile egziston kur në një Shtet, një pjesë e popullatës kundërshton t’i bindet qeverisë dhe merr armët haptazi, qoftë për të vënë një qeveri tjetër në vend të të parës, qoftë edhe për të krijuar një Shtet tjetër duke ndarë nga territori kombëtar një pjesë të këtij territori (sh. 9).

Duke ju kthyer pyetjes së mëparshme dhe duke nënvizuar kushtet specifike të vendit, së pari duhet kufizuar periudha kohore kur kjo pyetje bëhet "legjitime", pra gjatë periudhës shtator 1943 – nëntor 1944, atëhere kur dy Frontet – ai Nacional-Çlirimtar dhe tjetri Kombëtar përplasen me armë dhe gjakosen. Në vazhdim, nuk mund të mos vemë në dukje elementët e mëposhtëm, që mbështesin tezën e luftës civile : një qeveri kombëtare në fuqi – e ligjëruar nga Asambleja Kushtetuese ; një pjesë e popullatës që kundërshton t’i bindet kësaj qeverie – e rreshtuar pas një partie politike dhe që lufton qeverinë "e saj" me anë të forcës së armëve.

Paralelisht, nuk mund të injorojmë elementët fondamentale që kundërshtojnë këtë tezë : krijimi dhe vendosja në fuqi e një qeverie të tillë ad hoc ndodh në shtator 1943, pra në zjarrin e luftës së Dytë, duke ju bindur llogjikës dhe nevojave të Rajhut të IIItë dhe natyrisht, edhe interesave të çastit të politikanëve lokalë ; motivi i parë " i kryengritësve " të cilët nuk krijojnë as një trup social as edhe një masë homogjene, është të shporrin pushtimin fashist – në vazhdim nazist – dhe me këtë rast, të kundërshtojnë të gjithë ata që mbështesin këtë të fundit. Ajo çka mbetet dhe që s’mund të mohohet kurrsesi është dhuna, vrasjet mes shqiptarëve, asgjësimi fizik i justifikuar me termat " tradhëtarë të Atdheut " apo " bashkëpuntorë (të gjermanit apo të serbit) ", viktimat që jo gjithmonë i përkasin fushës së betejës. Sejcila palë bën llogaritë e saj dhe natyrisht, i hedh fajin tjetrës, - dhe harron kusuret e veta, paçka se dukuria e masakrave të civilëve të pafajshëm ose " pak të fajshëm " nuk është aspak shqiptare, bile as edhe ballkanike por e cilitdo vend që me hir apo pahir mori pjesë në këtë konflikt të pêrbotshëm.

Nuk ka asnjë dyshim që ushtria gjermane ka treguar një " imagjinatë, një zgjuarsi dhe një forcë të veçantë " - sipas shprehjes fatlume të Fischer - pasi ajo diti të shfrytëzojë për qëllimet e veta ndjenjat nacionaliste të shqiptarëve – posaçërisht ato të kosovarëve – të lidhur siç ishin ndaj konceptit të Shqipërisë etnike. Duke vepruar në këtë mënyrë, ata mundën të fabrikojnë një mit i cili vazhdon të jetojë deri në ditët e sotme, sipas të cilit, ky fund lufte s’qe gjë tjetër veçse një kasaphanë e thjeshtë mes shqiptarësh komunistë dhe nacionalistë – nga e cila lind edhe ideja e një lufte civile – ndërkohë që Wermachti kish ardhur dhe rrinte në vend thjesht si " vizitor " për të mos thënë si " mik çlirimtar ".

Në cilin moment preciz lufta e çlirimit kombëtar i le vendin luftës civile ? Askush dhe aq më pak protagonistët e kësaj lufte të ngërthyer janë në gjendje t’i përgjigjen me saktësi kësaj pyetjeje të fundit sikundër mbetet po aq e vështirë të thuhet se në cilin moment interesat kombëtare zëvendësohen nga interesat politike që justifikojnë bashkëpunimin e fajshëm të klasës politike vendase me pushtuesin gjerman. Megjithatë, edhe vetëm përpjekja për të ngritur pyetje të tilla meriton një vështrim të veçantë dhe të kujdesshëm përballë harresës të qëllimshme – aq më tepër përballë përçmimit të historianit grek Stavrou, që s’ngurron aspak të përshkruajë një tabllo sintetike dhe të paharruar të Shqipërisë gjatë luftës, atë të një :

" .. orgjie nacionaliste e organizuar e cila ju ka lënë mbresa të pashlyera viktimave të saj të panumurta në Greqi, në Kosovë dhe në Shqipëri vetë … të një vepre magjistrale, e kryer nga njësitë e rregullta dhe të parregullta, të ngarkuara me detyrën e ndyrë të pastrimit etnik mbi Serbët e Kosovës dhe mbi Grekët e Shqipërisë së Jugut (sh. 10) ".

Duke përmbushur një mision fisnik, historiani niset për të gjuajtur mitet, të krijuara nga kolegët e tij shqiptarë gjatë periudhës komuniste, sigurisht, të shtyrë, të frymëzuar bile dhe të paguar nga rregjimi i Hoxhës, pasi :

" .. kërkesat dhe mitet e farkëtuara nga historiografia e epokës hoxhiane përbëjnë edhe bazën e analizave perëndimore dhe shpjegojnë se : (a) Shqipëria nuk egzistonte më si shtet i pavarur që prej vitit 1939, dhe si pasojë ajo s’ka mundur të luajë asnjë rol në skemat e Romës – dhe të sajat – kundrejt gadishullit Ballkanik ; (b) që nga ditët e para të vendosjes së ushtrisë fashiste italjane, shumica e njerëzve në Shqipëri i rezistuan pushtimit ; (c) vetëm qeveria kuislinge e Tiranës, e ndihmuar nga bashkëpuntorët e saj, mori pjesë në mënyrë kriminele në aksionet brutale kundër shteteve fqinje ; (d) komunistët filluan rezistencën e tyre menjëherë pas pushtimit dhe si pasojë, ata s’mund të jenë përgjegjës për gjithçka ndodhi ndërmjet 1939 – 1944 ".

Me fjalë të tjera, me qëllim që të respektohet e vërteta – e vërteta e tij dhe ajo e grekëve të tjerë që e identifikojnë vehten me të – na duhet të pranojmë brenda mundësive se :
- megjithë pushtimin e pamohueshëm italjan, Shqipëria çuditërisht i mbetur shtet sovran s’ish gjë tjetër veçse një bashkëpuntore e rregjimit fashist të Duçes në agresionin kundër Greqisë ;
- Shqiptarët u kënaqën dhe u mrekulluan nga mbrritja e ushtrisë së Duçes dhe, jo vetëm nuk i bënë kësaj të fundit asnjë rezistencë, por si një trup i vetëm mbështetën qeverinë kuislinge të Tiranës për të ndërmarrë aksione brutale kundër shteteve fqinje ;
- së fundi, komunistët s’kanë bërë gjë tjetër veç një rezistencë sa për dukje, dhe vetëm gjatë ditëve të fundit të luftës. Si pasojë, ata janë plotësisht përgjegjës për gjithçka ka ndodhur ndërmjet 1939 dhe 1944.

Duke denoncuar në këtë mënyrë " vakuumin historik " që karakterizonte Ballkanin, si pasojë e të cilit " mitologjia dhe historia fitojnë të njejtat përmasa ", Stavrou pretendon të zhbirojë paradoksin e Luftës së fundit, i cili kqyr " komunistët brutalë të djeshëm (sigurisht ata Shqiptar&eumlsmiley si viktima, ndërkohë që ata, të cilët kanë humbur me miliona njerëz, luftëtarë për demokracinë – Serbët dhe Grekët – trajtohen si armiq ". E thënë ndryshe, është në nderin e historianit të mjekojë amnezinë historike dhe të vendosë në vend sensin e vërtetë të ngjarjeve – dhe me këtë rast t’u rikujtojë shqiptarëve të kaluarën e tyre të turpshme kuisling, paçka se kjo terapi mbështetet mbi një mashtrim historik – atë të harresës – që e çliron studiuesin fqinjë nga kujtimi po aq i turpshëm i atyre kuislingëve grekë - ata Çollakoglutë, Logotetopullosët dhe të tjerë Ralis – pa harruar gjithashtu një kohortë simpatizantësh të nazizmit që u integruan menjëherë në gjirin e qeverive të para demokratike greke të pasluftës.

Nga ana tjetër e kufirit, historianët shqiptarë të pasluftës do të ngrenë në qiell karakterin heroik dhe bashkues të konfliktit, duke vënë në dukje faktin që " falë gjakut të 28.000 martirëve ", Shqipëria u çlirua vetë, pa patur nevojë që " çizmja e ushtarit të kuq " të shkelë truallin shqiptar.

Ata gjithmonë kanë dashur ta përshkruajnë Luftën Nacional-Çlirimtare si një proces të pandalshëm dhe të pandashëm, si një baticë popullore " pastruese " që mundi të ngrejë PKSH mbi piedestalin e pavdekshmërisë. Duke vepruar kështu, ata ndërtuan një mit të ri krijues i cili përcaktonte gjenezën e botës së re në atë vit të lumë 1944, vitin e kryqëzimit të fashizmit dhe të shërbëtorëve të tij mbi kryqin e turpit. U desh mbi një gjysëm shekulli që të tjerë në vendin e tyre të rikujtojnë ato fakte që ndihmuan dhe lehtësuan këtë fitore : organizimi jugosllav, ndihma ushtarake britanike (sh. 11), pjesëmarrja në luftë e Koalicionit antifashist anglo-amerikano-sovjetik ose që të venë në dukje anët e saj të lëna në harresë : aspektet e errëta të " luftës civile ", shqyerjen mes Veriut monarkist dhe klanik dhe Jugut komunist dhe republikan apo edhe diferencimin mes shqiptarëve dhe kosovarëve.

 ---------------------------------------------------

(1) Megjithë humbjet e konsiderueshme të shkaktuara nga Lufta e Dytë botërore, Shqipëria kish shpëtuar më mirë se sa fqinjë e saj : sipas Singleton, Jugosllavia kish humbur 1.750.000 persona mes të vrarëve dhe të zhdukurve (ose 11% të popullatës) ndërkohë që sipas Stavrianos, Greqia numuronte 500.000 viktima (ose 7% të popullatës së saj). Shih : Fred SINGLETON – Twentieth-Century Yugoslavia, Columbia University Press, N.Y, 1976 ; si edhe : L. S. STAVRIANOS– The Balkans since 1453, N.Y. Rinehart, 1958.

(2) Në prag të sulmit gjerman kundër Jugosllavisë dhe Greqisë, qeveritë e këtyre vendeve bënë deklarata krejt të ngjashme lidhur me synimet e tyre për të vënë Shqipërinë nën mbrojtjen e tyre të përbashkët. Në qershor të vitit 1941, Kryeministri grek në mërgim Cuderos shkoi edhe më tej në deklaratat e tij duke kërkuar një ndreqje kufijsh në lidhje me Epirin menjëherë pas lufte ndërkohë që në tetor, përfaqsuesit britanikë pranonin se " do të ishte e papërshtatshme për të vendosur në lidhje me rimëkëmbjen e një Shqipërie të pavarur ". Mbi këtë subjekt, Shih : Reginald HIBBERT – Ibidem.

(3) WELLES cituar në : François FEJTO Histoire des démocraties populaires, Tome I L’ère de Staline. Ed. du Seuil, coll. " Point-Histoire " 1992.

(4) STETINIUS cituar në : François FEJTO – ibidem.

(5) Winston S CHURCHILL – Mémoires sur la Deuxième Guerre mondiale. Ed. Plon, Paris 1952.

(6) Bernd Jurgen FISCHER – Ibidem

(7) Shih : François FEJTO – Ibidem.

(8) Shih : Victor-Yves GHEBALI – Les guerres civiles de la post-bipolarité : Nouveaux acteurs et nouveaux objectifs, në : Relations Internationales N° 105, printemps 2001.

(9) Shih : Robert KOLB – Le droit international public et le concept de la guerre civile depuis 1945, në : Relations Internationales N° 105, printemps 2001.

(10) Shih : Nicolaos A. STAVROU – Pages of Albanian History, Mediterranean Quarterly. Spring 2001.

(11) Në librin e tij " Rreziku anglo-amerikan në Shqipëri " e botuar më 1975, Hoxha do të shkruajë se kjo ndihmë s’ish gjë tjetër veç " një pikë uji në oqeanin e nevojave të luftës antifashiste ", përpara se sa të përmendë parashutimet angleze që përmbanin çizme ose shumë të vogla ose shumë të mëdha, benevrekë të stërgjëra – troç sende të papërdorshme, municione të kalibrave të papërshtatshëm, çokollata si dhe vogëlsira të tjera të këtij lloji. Natyrisht që mendimi i Anglezëve është krejt tjetër. Duke pranuar faktin që ndihma materiale ishte e pamjaftueshme dhe që nuk ishte ajo që vendosi mbi rezultatin e luftës nacional-çlirimtare, ata nuk harojnë të nënvizojnë ato dhjetra parashutime mujore – disa qindra tonë me armë, municion dhe uniforma – si edhe ato dhjetra mijra lira stërlina-ar të shpërndara mes protagonistëve. Shih mbi këtë subjekt : Reginald HIBBERT– Fitorja e Hidhur, Lufta nacional çlirimtare e Shqipërisë, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë 1993.

38 Komente

Për kampin e rezistencës të dominuar nga PKSH, përgjigja ishte evidente : nuk kish asnjë arsye që të dyshohej në vazhdimin e luftës së armatosur pa kompromis kundër pushtuesit, të filluar prej kohësh. Edhe pse LANÇ bashkë me frymëzuesen e vet PKSH e kishin të qartë që s’mund të mposhtnin ushtarakisht Wermachtin, vetëm fakti që ata ndërmernin sakrificën për t’a luftuar këtë të fundit imponohej si zgjedhja e vetme strategjike që çonte drejt fitores dhe më tej drejt pushtetit.

PKSH mobilizoi popullin për të luftuar për Çlirimin e Vëndit. Atë mobilizim e bëri kur ëndërra për pushtet akoma as nuk kishte lindur akoma... dhe për më tepër, e bëri duke mos e ditur se si do të përfundonte lufta... sepse tani që e dimë që nazifashizmi humbi, është kollaj që të mendojmë/supozojmë se PKSH po mendonte për PUSHTET, por jo atëhere kur nuk dihej se kush do të ishte fituesi i luftës.

Pyetje: Nëse fatet e luftës do të ishin NDRYSHE, pra nëse Gjermania do të kishte fituar L2B, a jeni të sigurtë që forcat demokratike të Ballit Kombëtar do të tregoheshin më të mëshirëshme/humane me komunistët dhe me ata që luftuan ndaj nazifashizmit se sa komunistët?
E kam fjalën që: Vërtet mund të konsiderojmë brutale dhe kriminale ato që ju kanë bërë komunistët kollaboracionistëve, por, i njëjti fat do t'i priste edhe ata (komunistët) nëse fitorja do të ishte nga ana tjetër... dhe ky nuk është "supozim" i imi, sepse BK e kishte "zhdukjen e murtajës së kuqe" një nga objektivat kryesorë e të deklaruar të programit të saj.

Ed,

mos e shkëput "citatin" e prurë nga konteksti i tij.

Frazat që e paraprijnë janë:

Deri në momentin e kapitullimit të Italisë fashiste, forcat kundërshtare lokale, zemra dhe truri i të cilave ishte përqëndruar tashmë në jug të vendit, mbeten në dinamikën e mobilizimit të forcave dhe të përcaktimit të zonave të tyre të ndikimit. Megjithë fërkimet e rastit, të lidhura me strategjinë e përdorur, marrëdhëniet mes tyre karakterizohen nga kërkimi i elementëve të përbashkët dhe vendosja e kanaleve të kontaktit në kuadrin e rezistencës kundër pushtuesit. Ky proces kulmon me takimin e Mukjes, që dëshmon para së gjithash për njohjen reciproke dhe për një përpjekje kompromisi lidhur me të ardhmen, pikërisht në momentin kur forcat aleate zbarkojnë në Siqeli dhe kur tashmë dihet fati i rregjimit fashist të Musolinit. Pavarësisht shkaktarëve të prishjes së kësaj marrëveshjeje dhe arsyeve të përmendura, asnjë prej protagonistëve nuk mund të injoronte faktin që fundi i luftës ende nuk dihej dhe që atmosfera ballkanike sugjeronte një ndërhyrje shumë të afërt të forcave gjermane që gjendeshin dy hapa më tej, në territorin e fqinjëve.

Në verën e vitit 1943, Rajhu i IIItë megjithë forcën e vet të konsiderueshme ushtarake të shpërndarë në të gjithë territorin evropian, e kish humbur iniciativën fillestare dhe kish hyrë në një fazë tërheqjeje strategjike.

Pra, jo vetëm po shihej disi fundi i luftës, pasi jemi në vjeshtën e vitit 1943, por edhe "çështja e pushtetit" mes PKSH dhe BK tashmë është e shtruar!

 

Xixa, nëse "shihej disi fundi i luftës, pasi jemi në vjeshtën e vitit 1943, por edhe "çështja e pushtetit" mes PKSH dhe BK tashmë është e shtruar" ... atëhere faji vërtet që i mbetet atyre që për të siguruar supermaci ndaj konkurrentes së tyre, qenë aq pa tru sa të bëheshin aleatë me forca ku shihej që po humbisnin.
Nuk qe vetëm BK që urrente komunizmin... ishin edhe feja, monarkistët dhe shumë intelektualë që komunizmin e konsideronin  si një "farë" që do të mbillte më shumë të këqija se të mira, por më parë se rreziku komunist, në atë periudhë bëhej fjalë për rrezikun nazifashist... Prioriteti në atë kohë ishte përcaktuar: duhej luftuar më parë rreziku nazifashist (aq sa edhe amerikanët, pishtarët e antikomunizmit, nuk ngurruan që të krijonin alleancë me rusët e kuq smiley )

P.s: Tek komenti i parë bëja një pyetje... vërtet që është pothuajse retorike, por sot ka rëndësi që të flitet dhe rreth saj, sepse gjithnjë e më tepër nuk "harrohet" që të flitet për krimet e komunizmit, ndërkohë që të njëjtat krime do të ishin bërë dhe nga të tjerët që e mendonin ndryshe prej tyre.

 Xixa, e lexova ter artikullin tuaj, por nuk kuptova asgje, per te qene i sinqerte. Pasagje te shkurtera i kuptova deri diku, por thelbin nuk e morra vesh. A ka mundesi te na i koncetrosh dhe shpjegosh me mire.

Gjer me sot, une di nje gje, qe anglezet asnjehere nuk kan menduar per Shqiperine, por se si tokat e saja t'ua japin jugosllaveve dhe grekerve, gje qe e kane realizuar me kohe me politikat e ndyra te tyre. Ti kujton se ne takimet e çurçillit me Stalinin, ne Jalte dhe takimet e ketyre dy superfuqive te asaj kohe ne Teheran dhe takime te tjera te fshehta, vertete çurçilli e ka harruar pa dashje Shqiperine.  Jo i dashur, por pala britanike, nuk e ka futur kurre ne refene Shqiperine, per vete faktin e plotesimit te orekseve te padrejta te dy fqinjve tane, Greqise dhe Jugosllavise. Pra, me mos permendjen e Shqiperise ne takimet e tyre, ata kane dashur te vazhdojne politiken e flliqur te tyre. Ata nuk e kane dashur kurre E.Hoxhen, mirpo ata harrojne ose nuk e llogarisin se, dhe ne (nje pjese e popullit shqiptar) nuk e kemi dashur ate, dhe si e tille gjendja, ne nuk mund ta lejojme apo pranojme qe politika e ndyre e tyre te bie/binte dhe mbi kurrizin tone. Pra ndarja e Shqiperise ose coptimi i metejshem te vazhdonte akoma. Justifikimet e anglezeve me vone nepermjet librave te tyre, nuk ishte gje tjeter veç larja e mutit me shurre. 

Prandaj dhe nuk e shoh me E.Hoxhen, si armik, siç e shihja dikur. Gjith keto vite ne perendim, si dhe njohja e historise me tej , me binden se E.Hoxha kish te drejte ne lidhje me disa pika me politiken angleze. Politike kurvash, qe dhe vete disa  parlamentare te ndershem britanike e kane denuar. 

Xixa, une te vlersoj per mundimin qe merr per te na sjell fakte historike, por te lutem, ndaji mendimet e tua, mendimet e X apo Y historiani, politikani , dhe na sill konkluzionin. Artikulli juaj ketu eshte jo vetem i gjate (koncetroje pakez) por i pasqaruar e i pashtjelluar. Te lutem rishkruaje jo vetem per mua por dhe per peshqit e tjere, qe ta kuptojme me mire se ç'ke dashur te thuash.

"Gjatë pesë vjet pushtimi, rreth 100.000 italjanë dhe 70.000 gjermanë shkelën tokën shqiptare, nga të cilët 26.000 u vranë dhe po aq u zunë rob nga rezistenca vendase. Nga pala shqiptare, megjithë mungesën e statistikave të plota dhe të imta, raportet e UNRRA - (United Nations Relief and Rehabilitation Administration) – të asaj kohe flasin për 30.000 të vdekur për shkak të luftës (2.5% e popullatës), për 13.000 të sakatuar, për 45.000 të burgosur dhe të internuar (4% të popullatës), për 200 fshatra krejtësisht ose pjesërisht të shkatërruara, për 18.000 shtëpi të djegura dhe të rrafshuara krejtësisht (numri i të cilave mund të ishte edhe 60.000) dhe së fundi për 100.000 të pastrehë"

Tmerr!!!

 

Gjatë pesë vjet pushtimi, rreth 100.000 italjanë dhe 70.000 gjermanë shkelën tokën shqiptare, nga të cilët 26.000 u vranë dhe po aq u zunë rob nga rezistenca vendase. Nga pala shqiptare, megjithë mungesën e statistikave të plota dhe të imta, raportet e UNRRA - (United Nations Relief and Rehabilitation Administration) – të asaj kohe flasin për 30.000 të vdekur për shkak të luftës (2.5% e popullatës),

 

Kush eshte burimi i ketyre statistikave?

Se i bie qe 15% e ushtrive te huaja te jene vrare, dhe vetem 2,5% nga shqiptaret.

Me sa me ka rene rasti te lexoj, ne rastet e luftrave guerrile, raportet jane ndryshe.Pra,me shume vriten nga pala e guerrilasve sesa nga ushtria e rregullt

O censure eshte 2.5% i popullates d.m.th. perfshin e dhe pleqte me femijet!!

Jo 2.5% i forces guerrile ( partizane)..

 

ja disa statistika:

ushtri

Vietnam: 1:54

Izrael-Palestine 1:4

Afganistan:1:10

etj

Pra me keto statistika i bie qe minimumi te jene vrare 26,000 x4 afersisht 200,000 shqiptare

 

Xixe,

une nuk e di sa e ke pasur parasysh emra si   :

Gjergj Kokoshi

Omer Nishani

Shefqet Beja

Riza Dani

nuk ishin komuniste, por dhe as pranuan ndonjehere qe shqiptaret luftuan midis tyre ngjashmerisht si ne nje lufte civile.

 

Autori i ketij shkrimi eshte per tu adhuruar per punen e bere, deshiren e tij per te shkruar historin e popullit tij ne nje periudhe shume "kalavjerrse".

Jep te dhena , shifra, ben nje pyetje krejtesisht te gabuar " pse PKSH per pak vite arriti te marre pushtetin?" nuk ben lidhje te sakte midis situates nderkombetre e ndikimi i saj ne Shqiperi ndremjet Jugosllave, te internuarit te burgosurit te vraret nga Italianet per autorin jane Shqiptar, nuk merr mundimin te na tregoje kush jane te internuarit, te burgosurit e te vraret, nuk permend ballistat e vrare ne juge te Shqiperis.

Te lexosh kete shkrim, figura e komunistave zmadhohet para syve tane, sepse ato nuk perfillnin Italianet qe te benin lufte, por ishin ne pritje te nje ushtrie me te forte e me te organizuar si Gjermanet.

Lufta Naçl fillon kunder Gjermaneve.

Si eshte e mundur te mos luftosh ushtrin qe ka ardhur si pushtues, e ka vetdeklaruar nje gje te tille, siç ishte Italia, e ne moment me hyrjen e trupave Gjermane ne Shqiperi pozicioni i komunistave ndryshon, lufte kunder pushtuesve, krijimi i brigadave, divizione, gjenerale e gjeneralisimi, ka diçka qe nuk perputhet me te verteten.

Ne Jugosllavi luftetaret me te njohur kunder Italianeve eshte monarkisti nacionalis Mihajloviç, Tito njhet si komunsit i kominternit, per popullin Mihajloviçi eshte luftetari i liris, eshte heroi. Per çudi as luftetaret komunist Jugosllav te Titos nuk kane ndonje betej kunder Italianeve, perjashto ato raste per te marruar armet per ti perdorur kunder antikomunistave, njesoj si ne Shqiperi.

Edhe ketu me hyrjen e Gjermaneve ne tokat Jugosllave, komunistat organizohen ne brigada e divizione, gjenerali Tito me gjeneral te tjere.

Meqense populli jugosllav eshte me i mirinfomuar nuk besojne thirrjet e Titos per lufte, perkrahnin Mihajloviçin. Ketu linde dhe  beteja e shumeperfolur kunder Gjermaneve , ku Tito del i gjalle, per çudi.

Duken si pa lidhje keto rreshta, por tani po mundohem ta spegoi se ku qendron lidhja.

Pas betejs se Stalingradit Hitleri terheq nje pjese te madhe te  trupave  nga lindja dhe i dergon ne frontin e prendimit, po ashtu edhe me forcat qe kishte ne Afriken verire.Pse ne perndim, rezistenca ishte shume e vogel e sporadike, duhen muaj qe te vije V-Deay?

Sepse Hitleri, kur e kuptoj se nuk mund te zaptoj Boten, pergatitet per nje marrveshje paqe, keshtu qe edhe nuk humbte pushtetitn, dhe Gjermania mbetej nje superfuqi per Europen.

Kjo i pelqen prsidentit Amerikan Rouzvelt, po me nje kusht, te krijohet nje shtet Ebrej.

Winston çerçill nuk eshte dakort, nuk don qe dominimin e Europes te ndaje pergjysem me Gjermanet. Presidenti Amerikan eshte kunder planit Anglez, sepse i kerkohej sakrifica popullit Amerikan.

Anglezet arriten te krijonin klimen e duhur, te ngrini ne kembe popujt e Europes kunder Hitlerit, kurorzimi vjen me zbarkimin e aleateve ne Normandi.

Kjo kohe i gjeti nacionalistet bashkepuntore te Gjermaneve, per ta Shqiperia ishte "ure kalimi".

 

Lum,

Lidhur me takimin ne Jalte dy historiane shqiptare ne nje bisede televizive deklaruan te dhena te tjera shtese nga dy burime te ndryshme arkivore, punuar ne menyre te pavarur nga secili prej tyre.

Po e theksoj arkivore. Njeri kishte punuar per disa kohe ne arkivat ruse dhe tjetri ne ato anglese. Njeri kishte mundur te lexonte vetem faqen e pare sepse pjesa tjeter ishte akoma jo e vlefshme per publik, ndersa tjetri kishte mundur te lexonte 14 faqe.

Te dy njekoheisht pohonin qe diten e pare te takimit eshte harruar ceshtja shqiptare, por te nesermen ministrat e jashtem kane nderhyre  me nje ide te qarte mbi ceshtjen e Shqiperise se mbas luftes.

Keto gjera jane duke u thene per here te pare dhe jane te mbeshtetura ne prova arkivore zyrtare  dhe jo ne shkrime apo kujtime qe nuk mbarojne.

Historia eshte shkence. Zanafilla e saj lidhet me prova ndersa interpretimi apo konkuzionet simbas autorit qe ben analizen. Por ajo qe nuk ndryshon eshte fakti.

Ka shume spekullime me historine e Luftes NaCl. Ajo nuk behet duke lexuar traktet e Balit apo te PKSH. Kaosi ne vitet e para te pas `90, trendi antikomunist nxorri ne faqe te dheut turlisoj historianesh qe si prova nxjerrin libra me kujtime apo dokumenta arshivore te vendeve armiq te Shqiperise ( po behet histori me arkivat  e ish Jogoslavise )

Gjarjet qe shoqeruan pas Jalten kishin nje format te caktuar te permendur nga te medhenjte.

Qe te mos zgjatemi shume, faktet historike te elementeve te luftes edhe midis grupimeve shqiptare ne periudha te vogla kohore ( Shtator - Nentor 1943 ) , pa u deklaruar kalimi perfundimtar ne krahun e pushtuesit ishte me shume reflektimi i shpejte ( i ngutur ) i sinjaleve qe vinin nga jashte per pushtetin e ardhshem.

Dalja e hapur e Ballit ne fund te vitit 1943 ne krahun e gjermanevee mbylli kete kapitull. Ishte koha qe do luftohej edhe kunder bashkepunetoreve.

Ne kete kuptim, anglezet si pjesa e perfitimit ne Shqiperine e pas luftes, u angazhuan per mbeshtetje te grupeve te tjera nacionaliste jashte ballit, ( por edhe brenda tyre kishte nga ata qe nuk e bene de fakto bashepunimin me pushtuesin ) apo dhe i legalisteve.

Ne kete kuptim ngriten shtratin e tyre ne elemente liberal-demokrate te asaj kohe si  Dani* , Kokoshi, Nishani ( mund te jne me qindra keta emra dhe infuluenca e tyre ishte e madhe &nbspsmiley etj te cilet do ishin antifashiste por qe do ishin ne pushtetin e ardhshem qe duhet me e pranuar qe ne fillim nuk ishte i gjithi komunist.. Kjo plotesonte kuandrin e plote te formules qe ishte percaktuar ne Jalte.

Gjithashtu anglezet nuk mund te rrinin jashte zhvillimeve ne kampin e PKSH qe duhet pranuar qe ishte nen ndikim te forte nga kanale ruse.

Menxyra ne SHqiperi filloi jo mbas mbarimit te luften se Shqiperi, por mbas mbarimit te krejt L II boterore dhe ketu pastaj mund te flasim nje jete te tere per rolin shkaterues te PKSH dhe te Hoxhes ne vecanti.

PKSH nuk ishte ne dijeni ne fund te `44 dhe `45 te asaj qe ishte fol ne Jalte nderkaq qe nga sa duket ajo kishte respektuar bashkeqeverisjen . Gara apo pabesia do fillonte me vone dhe qe do manipulohej per publikun shqiptar akoma me vone me libra me kujtime te tipit " Rreziku Anglo Amerikan per Shqiperine" apo "Kur hidheshin themelet " qe disa iu rreferon si prova historie.

Ruset ( qe nuk ishin dakort me Jalten ne praktike )  e shfrytezuan mandej deshiren e Enverit per tu bere dollibash dhe ai si koqe kanari qe ishte coi ne sater gjithe investimin e anglezeve por rrjedhimisht e vendosi Shqiperine ne kahjen e gabuar.

Ketu fillon kalvari i mundimeve pastaj dhe kjo kishte vetem nje emer. E.H.

*Dani ishte nga Shkodra dhe ishte dere e madhe, e pasur, sikunder i njohur familjarisht si antifashiste.

Koth ; "....Ruset ( qe nuk ishin dakort me Jalen ne praktike ) e shfrytezuan mandej deshiren e Enverit per tu bere dollibash dhe ai si koqe kanari qe ishte coi ne sater gjithe investimin e anglezeve por rrjedhimisht e vendosi Shqiperine ne kahjen e gabuar...."

 

Te lutem i dashur, a mund te me thuash se; 1) sa e madhe ishte kjo ndihma apo investimi anglez.  2) Pse e çoi/vendosi Shqiperine ne kahun e gabuar.

 

Nga kjo histori apo fakte qe sillen ketu Koth, une kuptoj nje gje, se; nese Balli Kombetar dhe Legaliteti, nuk do te kishin bashkpunuar me gjermanet/nazistet, por do te vazhdonin te bashkpunonin me britaniket, mundesia e pushtetit mund te ishte e hapur sepse nga mbrapa do te kishin vazhdimisht mbeshtetjen britanike e pas tyre dhe ate amerikane, dhe s'ishte çudi qe Shqiperia te kish rrjedhje ngjarjesh tjeter nga ajo qe kaluam.  

O Koth, a kishte nevoje Enver Hoxha te dinte se cfare u bisedua ne Jalte per te kuptuar synimet e anglezeve? 

Kthehu ne kohe dhe imagjino per nje cast se cfare mendonte nje shqiptar i thjeshte i asaj kohe mbi fuqite e medha pas copetimit dhe roberimit qe i ben ata Shqiperise dhe shqiptareve. Enver Hoxha me te drejte sic do shqiptar ne ate kohe tregoi se nuk i besonte me fuqive te medha. A nuk ishin keto fuqi qe ne kongresin e Berlinit, ne konferencen e Londres copetuan Shqiperine dhe lane jashte territorit gjysmen e atdheut dhe te bashkekombasve, mallkim qe vazhdon te na mbaj te ndare? 

Politika angleze (pergjithesisht ajo europiane) e asaj kohe ishte ne menyre konstante ne dem te Shqiperise per profit te interesave greko-serbe. Sot sigurisht themi Enveri beri gabim u rendit me sovietiket ne vend te ishte me anglo-amerikanet, por sepse ne gjykojme me syrin e te sotmes. Duhet bere analiza ne kontekstin e kohes (proces HISTORICISER i thone francezet -historikim)

as,

lexo faktet e reja. Jalta kishte tjeter kompromis nga ai qe kemi lexuar deri me sot, pra kalimin ne Jalte te Shqiperise ne krahun e ruseve. Nga ai kompromis u diktuan rrjedhat edhe te luftes ne Shqiperi edhe pushteti i diteve te para . deri ne fillim te 1946.

Zhvendosja ( fillimi i zhvendosjes ) ne kahjen ruse nuk eshte bere ne kohe te luftes, por mbas zgjedhjeve te para dhe kur po hartohej kushtetuta  u be hapur duke goditur ( shfarrosur )  krahun liberal-demokrat te asaj kohe dhe jo vetem .  Nuk jam duke diskutuar kishte apo nuk kishte nevoje Enveri.

Nuk po flasim per sektarizmin por per prishjen e kompromisit te Jaltes dhe ketu ajo qe ndikonte ka qene influenta ruse, trendy i baba Stalinit i ardhur nga Jugot .

O Koth, a kishte nevoje Enver Hoxha te dinte se cfare u bisedua ne Jalte per te kuptuar synimet e anglezeve? 

Ketu eshte ceshjtje si u shfrytezuan rrethanat per ta realizuar ate qe ne fakt ndodhi me pas dhe njera prej tyre ishte Konferenca e Berlinit.

 

Koth une nuk po te flas per cfare mendoj une, une po vendosem ne kontekstin e kohes. faktet e reja mund te thone c'te duan, dhe historia do ti marr parasysh sic e the dhe ti.

Vendosu ne kontekstin e asaj kohe kur keto fakte nuk njiheshin fare dhe mbi te gjitha Shqiperia konsiderohej nga fuqite e medha (porsi sot) nje cope asgjeje pa vlere. 

Varet se cilave fuqive te medha nuk i interesonte te besonte, se aleanca me Jugosllavine,BRSS e Kinen i beri.

Ceno aleanca me jugot ishte e destinuar per tu prishur shume shpejt, ajo ishte thjeshte nje aleance opurtuniste e nje Shqiperie totalisht te rrenuar nga lufta qe rrezikonte madje dhe ato kufinj qe kishin mbetur. Mos te harrojme qe pas luftes, tek lufta vazhdoi me provokacionet greke, por qe ishin nje lufte e vertete me te. Enveri ishte midis dy zjarresh, serbet nga nje ane, greket nga ana tjeter. 

Nuk dua ta shfajesoj, por perpiqem te imagjinoj se cili ishte VESHTRIMI i kohes, cfare mund te mendonte nje shqiptar ne ate kohe, imagjino kur plasi lufta Shqiperia kishte vetem 30 vjet qe ishte e pavarur. Kujtesa ishte aty! Dhe te kemi parasysh dhe batertine qe u be ne luften e pare boterore ku fuqite e medha s'pyeten fare per territorin tone po e perdhunuan sic ua deshi qejfi. 

Sa per aleancen me Sovietiket, Enveri atyre sic do komunist europian i besonte sikur te ishin zoti vete. Dhe nuk ishte ideja qe jane "rus", por qe jane "sovietik" duke patur parasysh qe vete Stalini nuk ishte rus. Ne ate kohe revolucioni rus pati nje jehone qe ja kaloi dhe revolucionit francez sepse u be ne kohra moderne dhe ndryshoi rrenjesisht nje sistem te tere. Pas lufte, sikur ne France te mos ishte prezenca amerikane, Franca me 100% do kishte rene ne sistemin komunist (shih zgjedhjet e para te pas luftes, i fituan rendshem komunistet). Mos te harrojme qe Enveri e shihte revolucionin bolshevik si realizimi i teorive te Marksit i cili ne disa shkrime te tijat i bente reference Shqiperise si viktime e egos se fuqive perendimore.  Sa per aleancen me Kinen, mendoj qe Enveri vertet ka qene nje marksist-stalinist i cmendur, vertet i cmendur aq sa per te shkaterruar Shqiperine dhe shqiptaret per ato ideale. U prish me sovietiket kur Krushovi denoi krimet e stalinit, u prish me Kinen kur kjo i hapi tregun kapitalit te huaj. 

Jam kurioz nese dikush di me teper, si eshte e mundur qe sot Nexhmije Hoxha jeton ne nje apartament te humbur fare te vockel ne Laprake me pensionin e saj, pyes veten si eshte e mundur qe ky njeri per 50 vjet nuk vuri nje pasuri, nderkohe qe kemi Salen me shoke qe per 10 vjet jane bere miliardere dhe mund te kene me qindra shtepi brenda dhe jashte SHqiperise? Mund te me pergjigjet dikush ne menyre krejt neutrale, jam thjesht kurioz.  

Jam kurioz nese dikush di me teper, si eshte e mundur qe sot Nexhmije Hoxha jeton ne nje apartament te humbur fare te vockel ne Laprake me pensionin e saj, pyes veten si eshte e mundur qe ky njeri per 50 vjet nuk vuri nje pasuri, nderkohe qe kemi Salen me shoke qe per 10 vjet jane bere miliardere dhe mund te kene me qindra shtepi brenda dhe jashte SHqiperise? Mund te me pergjigjet dikush ne menyre krejt neutrale, jam thjesht kurioz. 

Nexhi nuk eshte as pasunare e re e as katunare. Dreqi vet, mo! smiley

Edhe kalamajte ne dite te hallit i ka, per tu qare hallin! smiley

Të nderuar lexues,

Të më falni për heshtjen e deritashme (të tjera angazhime që më largojnë nga interneti), por me sa duket, disa sqarime janë të nevojshme:

Koth,

i lexova me vëmendje komentet e tua. Me sa duket (nën ndikimin e të tjerave lexime) ti kërkon "t'i djegësh etapat". Le të qëndrojmë deri në përfundimin e luftës (nëntor 1944), pasi çka vjen më pas është tjetër mesele - sikundër e thua edhe vetë.

është shumë e vërtetë që Anglezët ishin të interesuar - më të interesuarit mes fuqive të huaja - për drejtimin që do të merrte çështja e pushtetit pas lufte. Përpara se të zbrisnin në terren (fundi i 1942-fillimi i 1943), skemat e tyre ishin ato të përgatitura nga "etnologët" e tipit Hasluck, që të gjithë agjentë të Madhërisë së Saj Mbretëreshës. Pra, përparësia e tyre ishte në veri të vendit: bajraktarët, Kreshnikët e Kombit etj. etj.. Lufta dhe komplikimi i gjendjes në Greqi i detyroi të rishikonin këto skema dhe të dërgonin misione ushtarake pranë Shtabit të Përgjithshëm, pranë BK dhe pranë bajraktarëve verioreë (këtu edhe Kupi). E megjithatë ata kishin në Londër vetë Zogun të cilin nuk e njohën kurrë si përfaqsues legjitim të vendit dhe aq më pak njohën "qeverinë" e tij në mërgim.

Nëse Anglezët u munduan të zgjeronin bazën e lëvizjes Na-Cl, duke nxitur pjesëmarrjen e intelektualêve dhe figurave të njohura si Dani, Kokoshi dhe të tjerët në rradhët e Frontit, kjo mund të merret si një investim ndaj të ardhmes, të cilën e ndjenin që po ju shpëtonte duarsh. Të njejtën përpjekje, bile edhe më të fuqishme, ata e bënë ndaj Ballit - por pa sukses.. Le të kujtohemi për Mukjen - dhe për rolin e Kupit, ku anglezët kanê një meritë.

Sa për atë historinë Jaltës, ata historianët kanë interes të bëjnë kërkime edhe më të thelluara dhe të sakta, përpara se të fillojnë të tregojnë përralla. Bile, njëri prej tyre P. Milo, ne një bisedë të rregjistruar nga Gazeta shqiptare (dhe të sjellë tek Peshku), na rrëfen se :

Është njohur edhe është zbuluar në fund, madje pjesën e ndarjes për Shqipërinë e kam zbuluar vetë në Arkivin e "Foreign Office" në Londër, që në tetor 1944, kur Shqipëria gati po çlirohej, në Moskë Çurçilli dhe Stalini ndanë vendet e Ballkanit me përqindje sipas sferave të influencës. Shqipërinë e ndanë 50 për qind me 50 për qind. Por, duke qenë se Britania e Madhe mori përparësi Greqinë dhe në Jugosllavi u ndanë 50 për qind me 50 për qind sferat e influencës, për rrjedhojë edhe në Shqipëri mbeti në këto raporte. Madje, në ndarje, Stalini me Çurçillin e kishin harruar Shqipërinë. Ndarja e vendit tonë është bërë një ditë më vonë nga dy ministrat e jashtëm respektivë të kohës, nga Molotovi dhe Ideni. Këta kanë qenë faktorët kryesorë të cilët përcaktuan në Shqipëri vendosjen e regjimit komunist.

Po në atë shkrim, e kam vënë në dyshim këtë version, pasi për fat i kam lexuar shënimet e arshivuara të Idenit:

Extracts from pencilled diary kept by Anthony Eden Oct 9-12, 1944, on his visit to Moscow. Lord Avon papers, University of Birmingham, file AP.20/3/09.

dhe ende i kam përpara hundës. Për fat, megjithë syzet,  nuk arrij të shoh emrin e Shqipërisë në ato bisedat me Molotovin, një ditë më pas. Nejse! Mendoj se "e vërteta" duhet kërkuar në proces verbalet e bisedës mes Titos dhe Curçillit në Napoli, më 12 gusht 1944 ku ata biseduan lidhur me fatin e Ballkanit pas lufte, si edhe në proces verbalet e bisedës së Titos me Stalinin në 22 shtator, po të vitit 1944, ku u rishqyrtuan marrëdhëniet e BS me lëvizjen çetnike dhe me atë partizane, sikundër dhe e ardhmja e Jugosllavisë.

Po e ndërpres këtë koment (pa harruar aspak Lumidrin-in dhe ato komentet e tij disi të çoroditura).

 

Xixe,

eshte nje tjeter studiues qe ka punuar ne arkivat ruse dhe ndryshe nga Milo qe ka lexuar vetem faqen e pare te materialit nga arshivat angleze, ky robi i huj ka arritur te lexoje 14 faqe.

Kete material apo teze perralle si e quan ti ata e sollen ne publik dhe pohuan te njejten gje , i dyti me epersine qe kishte lexuar me shume materiale arkivore dhe jo libra me kujtime . Por thelbi nuk ndryshon.

Propozimi ishte 50/50. Me erdh mire qe e sole ti dhe jo une.

Xixe,

mos ngataro taktikat qe u perdoren dhe strategjite e gjithsecilit per te mberit ne qellimin final.

Ato Tito, Mukja, Zogu  etj e me the te thashe jane detaje taktikash qe hane modifkime jo ne kohe lufte , po e po po edhe ne kohe paqeje.  smiley

Edhe nje here jam preciz : Diten e pare nuk eshte folur hic, te dyten po. Kjo eshte pohuar nga studimi i arkivave ruse.

Eshte ze tjeter dhe ka punu me arshivat ruse. Eshte antipod  i Milos si studiues dhe nuk ka asnje peng nga historia e kaluar.

Anglezet kerkuan aq sa ata besonin qe iu mjaftonte per te qene bdrenda nga matjet dhe investimet qe kishin ne terren.

Enver Hoxha me te drejte sic do shqiptar ne ate kohe tregoi se nuk i besonte me fuqive te medha. A nuk ishin keto fuqi qe ne kongresin e Berlinit, ne konferencen e Londres copetuan Shqiperine dhe lane jashte territorit gjysmen e atdheut dhe te bashkekombasve, mallkim qe vazhdon te na mbaj te ndare?

Europa perendimore ka shume mekate, po edhe Ruste nuk jane pa mekate.

''Europe, ti kurva e motit, 
qi i rae mohit beses e Zotit,
po, a ky asht sheji i qytetnise :
me dà token e Shqipnise
per me mbajte kelyshet e Rusise''

Si te thashe edhe ma pare , varet se cilave fuqive te medha nuk i interesonte te besonte EH.

S'e kuptoj pse eshte fshire ky komenti im ku i thoja Cenit qe normal qe Fishta shkruante ato gjera per ruset pasi si katolik qe ishte s'kishte si ti donte bolsheviket. (ku eshte problemi ketu per te fshire komentin?)

xixa, lexoje te lutem komentin tim te 28 shkurtit ora 10,09, dhe na i shtjello shkurtimisht mendimet e tua, ndaji nga faktet dhe mendimet e te tjerve. 

Pjer Thomas,

Ato "rrëmujat" që ti i quan me aq dashamirësi, kanë për titull "Shqipëria përballë luftës - Bilanc dhe përfundime". Me fjalë të tjera, para se të lexosh bilancin dhe përfundimet ja vlen të lexosh aktet e tjera të dramës (tetë të tilla që e paraprijn&eumlsmiley dhe që merren me periudhën 1939-1944, pra me vetë luftë. Mund t'i gjesh qoftë tek Peshku, qoftë edhe gjetkë.

Sa për vërejtjen tjetër që teksti të duket fort i gjatë, mundohu të lexosh një tjetër Masakra e 1951, e shkruar nga teoricieni i BK Uran Butka, që tjerr tezën e Luftës civile. Për një episod fort të dhimbshëm të vitit 1951 - i quajtur me të drejtë masakër - ai prodhon një tekst po aq të gjatë sa i mësipërmi që përmbledh gjithë luftën.

Pjer Thomas (edhe një her&eumlsmiley,

Mendimet e të tjerëve i ke në italike, bile edhe të referencuara (Shënimi 1, 2.. deri në 11), qoftë si pjesë të shkëputura nga lexime të tjera, qoftë edhe si shprehje të veçanta (brenda thonjëzave).

Gjithçka tjetër, jashtë italikeve, është e Xixes.

Nje nderhyrje te vogel i nerumi Xixa. Shqiperia (alias Trojet Shqiptare) u bart e tille e "gjymtuar" e prere" qe prej vitit 1912. Ndoshta do te duhet me shume hulumtim nga JU per te thene (zbuluar ) nje realitet ndoshta te fshehur me kujdes nga takimet midis te "medhejve" . A me te vertete kane argumentin e harreses ? Kjo eshte e para qe EH e percjell ne kujtimet e tij si "pabesi e Jugosllaveve"(bashkimin me Kosoven ..nuk do ta kuptonte reaksioni serbo-kroat????) ...plus naivitetin "tone te besimit pa rezerva ndaj "vellezerve komuniste J.". Besoj me kupton drejte qe behet fjale per ate ndarjen 50% me 50 % ku Kosova lihej pa u permendur. Dhe per ta perforcuar kete eshte nje fakt shume kokforte qe SITUATEN ne BALLKAN e dominonin perfaqesuesit e ANGLISE (misionet e tyre) . Dhe akoma me tej prane Titos ndodhej i biri i CURCILLIT...Atehere me c'te drejte dilet ne perfundim qe situata dominohej nga ruset kur dihet (fakt historik) qe i pari SOVJETIK ne Shqiperi shkeli nga maji '44..(mison ????dhe cuditerisht TEK) ?

Se dyti ke nje fakt TEPER -TEPER domethenes ne ato kohe. Ne kulmin e k/ mesymjes e Gjermaneve ne ADERNE , ku aleatet per pak perfunduan ne det njehere e pergjithmone te shkatruar.....(s'po kaloj ne K. Myftar per ndryshimet e situates) Curcilli la FRONTIN dhe u nis URGJENTISHT me aeroplan PRIVAT ne GREQI per shkak te zhvillimeve ku forcat komuniste kishin marre PLOTESISHT NISIATIVEN...Me pas dihet !Si qeka ndryshuar ky raport 50% me 50% ? 

Dhe nje fakt me shume "kujtime" por nga ish sh. shtabit te Pergjithshem te Stalinit VASILIEVSKIJ....Behej fjale per Keninsbergun nje nga qytetet palce aristokrate te Austrise . Pasi i paraqiten harten dhe i argumentuan qe i takonte Gjermanise ..pyeti - "Sa gjermane u vrane per mbrojtjen e tij ? (s'mekujtohet por ..rreth 800 mije" )..pyetja e dyte : - " Sa ushtare RUS u vrane per te marre ate ? "1miljon e gjysem" ! Pergjigja " Shume gjak RUS eshte derdhur. Te kaloje nga Ruset." Qe do te thote :

Te besh Histori te Shqiprise tip Berishe ( me luftra civile etj) e lloj lloj debilesh( qe librat i shndruan ne te ardhura per berje VILASH) pa e INKUADRUAR brenda interesave te SUPERFUQIVE por ta shohesh si produkt te Mujit me Halilit smiley , kjo do te thote as me shume e as me pak por i njejti mentalitet i vendosjes se Shqiperise si QENDER e BOTES . Nejse ky eshte mendimi im qe  nuk krahasohet me tuajin per referencat dokumentare , por gjithsesi i lexushem nga JU per ca kendshikime jashte Lumenjve e perrenjve . Urime per perpjekje te tilla !

Lumidrin,

Nga të gjitha këto rreshta – sipas shprehjes tënde « si pa lidhje », ajo çka më tërheq vëmendjen nê mênyrê tê veçantë është shprehja :

Autori i ketij shkrimi  […] ben nje pyetje krejtesisht te gabuar " pse PKSH per pak vite arriti te marre pushtetin?"

E pra, dashur padashur, të paktën ke kuptuar ku qëndron shqetësimi – paçka se e quan të gabuar. hajde ta quajmë « naive » apo « tendencioze », bile edhe « të papërshtatshme » ose « të bezdisshme »… Pyetja ime ishte :

si ka mundësi që një parti politike – në rastin tonë komuniste – e cila në fund të vitit 1941 ka vetëm dyqind antarë, mund të dalë nga prapaskena e historisë dhe të realizojë një sukses të tillë marramendës – marrjen e pushtetit – vetëm tre vjet më vonë, në nëntor të vitit 1944

dhe ajo i përgjigjet një realiteti që askush nuk mund ta mohojë. E pra, nuk ka pyetje të të gabuara, por përgjigje të tilla. Në se ti mendon se përgjigja që unë sjell është e gabuar, na sill një tjetër. Veçse, të lutem fort, mos na fut nëpër thekrat e gjeopolitikës së Hitlerit apo të Ruzveltit, shtetit çifut të Madagaskarit apo të V-day, pasi ballistët kur merrnin pjesë në qeverinë e Mitrovicës në vjeshtën e 1943 – verën e 1944, kishin të tjera halle.
Sa për përqasjen mes resistencës shqiptare me atë jugosllave të Mihajlloviçit apo të Titos, duhet të heqësh nga skema « pushtuesit italjanë ». Jugosllavia u pushtua fillimisht nga Gjermanët dhe menjëherë pas tyre hynë italjanët që zaptuan Kosovën, Malin e Zi dhe një pjesë të bregdetit kroat-slloven. Historia e rezistencës jugosllave si edhe strukturimi i saj s’ka të bëje fare me atë shqiptare, sikundër republikani Lumo Skëndo s’kanë të bëjë fare me ruajalistin Mihajlloviç – as në planin e përpjekjes personale, as në atë të ndikimit mbi popullin.
 

OBOBO

 

 

ENVER HOXHA - 28 Shk 2009 - 2:29pm  Të dashurë shokë dhe shoqe !

Të dashurë vëllezër e motra !

Të dashurë peshq !

More xixa të pëlqen të shkruash historira ty të pëlqen ?

Po ju të tjerëve mo ju pëlqen të shkruani historira ?

Ju pëlqen. E shoh që ju pëlqen.

Shkruani historira shkruani por mos harroni ama që historia o bëhet, o shkruhet.

Të dyja në të njëjtënë kohë nukë bëhenë.

E di ti xixa se çbëja unë kur isha në moshënë tënde ? E di ?

I thoja Hrushovit Jo ! Largë duarëtë nga Shqipëria !

E dini ju kush ishte Hrushovi ? E dini ë ?

Nuk ishte udhëhëqësë vetëmë i Bashkimit Sovjetik por i gjysmësë së botësë.

Hrushovit i thoja Jo! Ik shporru !

Moshënë e edrusitë kisha unë kur Jo i thosha Titos ! Larg duart nga Shqipëria!

Jo Fasllëçit por mareshallit Tito. Qeverritarëtë që keni zgjedhurë ju i lëpijnë bithënë Fazllëçitë.

Le pa më keni vënë në krye të tavolinësë Maçokun. Maçok restoranti.Sovjetikëtë maçokut i thonin Kothka, dhe e dëgjoni me gojë hapurë si peshq se çishte Dani apo Mukja. E dija unë. E dinte Partia. Nuk ja fshehëm popullitë. Të gjithë tradhëtarë ishin. Dënimin e merituar morën.

Nejse se ju prisha muhabetinë. Shkruani historira në se nuk jeni të zotë të bëni dot gjë tjetërë.

Por edhe në se fitoni ndonjë pare për të mbajtur kalamaqërit shkruani

Mos harroni ama se unë fillova të shkruaj historinë pasi e bëra atë. Pasi Partia e preokupuar për shëndetin tim, nëpërmjet shokut Ramiz më rekomandoi të shkruaj.

Shkru, shkruj  se ke talent m'tha. E nakatosim vetë komunizmin o shoku Enver m'tha. Dhe e katranosi

Idris paçim !

     Enver is off line now

 

Xixa, pyetja " pse komunistet arriten te marrin pushtetin per tre vjet?" pergjigjia eshte e thjesht.

Mafia e Marshallit TITO.

 

 

Per nga perfundimet dhe konkluzionet qe nxjerr shkrimi,  them se ne vend te komenteve, lind nevoja e ngritjes se debateve ne nivele historianesh (me falni JU, qe keni komentuar ketu te Xixa, por ja vlen para/prapagjykimi).

Lumidrin,

Në se ky është argumenti i fundit "shpëtimtar", më duhet të të them se megjithmënd kandari ka shkuar shumë poshtë.

Besoj se e ke të qartë se nga momenti i themelimit dhe deri në fund të vitit 1942, pranë udhëheqjes së PKSH ka patur vetëm dy jugosllavë. Në fillimvitin 1943, ata u bënë katër... Në se nuk e di ende lexo këtu, pasi i ka ardhur rradha.

Po qe se fati i luftës dhe marrja e pushtetit nga ana e PKSH varej nga katër jugosllavë të mjerë, pika që t'i bjerë "baballarëve të Kombit" si dhe gjithë klasës politike shqiptare - qoftë ajo republikane apo legaliste!

 

 

Meco as nje nuk eshte historian ketu ,Xixa eshte nje amator qe perkthen libra ,kujtimesh nga gjuha frenge ,por aspak historian profesionist!Ai ananon me cdo kusht nga Balli,pra nuk eshte i ekulibruar!Keshtu qe ne kete shkrim,dhe ne keto komente ,mos kerko qiqra ne hell ,kur nuk egzistojne!

 

E pra Meco,

A e kuptove më së fundi arsyen përse ngulmova tek Adminët lidhur me botimin e këtij shkrimi në faqet e Peshkut?

Pasi i njejti shkrim frymëzon Lumidrin të më "akuzojë" se jam komunist ndërkohë që Artion më quan ballist. Ja pra ky është mjedisi i PPU: komentuesit janë që të gjithë "profesionistë" dhe shkruesit "amatorë".

Fundja, dëgjo këshillën e mësipërme dhe kërkoji profesionistët e vërtetë tek historianët që kanë shkruar "Historinë e popullit Shqiptar"- volumet 1 deri 3 - pa harruar volumin e 4. Veçse, në këtë rast, mbaje vehten përpara se të ngresh pyetje si ajo

si ka mundësi që një parti politike – në rastin tonë komuniste – e cila në fund të vitit 1941 ka vetëm dyqind antarë, mund të dalë nga prapaskena e historisë dhe të realizojë një sukses të tillë marramendës – marrjen e pushtetit – vetëm tre vjet më vonë, në nëntor të vitit 1944

pasi s'ke asnjë shans të marrësh përgjigje bindëse.

...amator per mua eshte nje njeri ,qe nuk ka licence diplome ne nje fushe te caktuar ,por kjo nuk do te thote se eshte injorant!

 

Xixa.

Ku e merr te ishte thenia e ime. Per fat te keq, e kam gjetur tek historia e ballkanit dhe L2B , ku autori shkruan tekstualisht ato qe shkruan ti, ne pak vite komunistet moren pushtetin, edhe ky ben pytetjen retorike "si eshte e mundur, shkaqet, rrethanat, ideologjia,etj".

Duke bere krahasimet me vendet e tjera te ballkanit, qe kane nje histori me te vjeter partit komuniste, ardhjen ne pushtet te PKSH e cileson te tipit revanshist, me vrasje, eleminime te kundershtarve, presion e propagand, te futesh brenda kesaj organizate politike dhe te studiosh veprat e tyre, mardheniet dhe veprimet jane te tipit mafioz.  

Xixa, nder 26000 te vrare italogjerman, besoj se jane edhe ato italiane te vrare ne luften kunder Greqis ne tokat Shqiptare?

Xixa, pika J.F.Kenedi, per nje telefonat E.Hoxhes la boten pa gjume nga frika e nje konflikti nuklear.

Xixa mua me pelqen pikerisht ky neutralitet qe ti me nje kujdes te vecante ke ditur te ruash ne shkrimin e kesaj historie. Urime dhe pune te mbare. 

 

.. dhe ti mendon se mjaft të kesh diplomën e fakultetit të histori-fillologjisë për t'u quajtur historian?

i indoktrinuar quhet ai që nuk mundohet të lexojë dhe aq më pak të kuptojë argumentat e të tjerëve, nga momenti që ato venë në dyshim ose përmbysin idetë ose teoritë që ai i ruan në kokë, por kjo nuk do te thote se eshte injorant!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).