Shqipëria, oazi i shfrytëzimit seksual

 

Raporti botëror për personat e trafikuar, publikuar më 12 shkurt 2009 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) - Të dhëna turpëruese për trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri. Më shumë viktima dhe më pak të dënuar për trafikimin e grave, vajzave dhe fëmijëve. Rritet numri i vajzave për shfrytëzim seksual.

Shqipëria është ndër vendet ku lulëzon krimi që na turpëron të gjithëve, nëse do t'i referoheshim hyrjes, me të cilën nis "Raporti botëror për Personat e trafikuar, i publikuar, më 12 shkurt 2009 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC)".

Botimi i 10 ditëve më parë, përmbledh të dhëna nga 155 vende dhe sjell një vështrim botëror mbi trafikimin njerëzor, hapat ligjorë dhe informacione për secilin vend. Në prezantimin e raportit në Nju Jork, drejtori ekzekutiv i UNODC-it, Antonio Maria Costa, i mëshoi faktit se, ndërsa numri i trafikantëve të qenieve njerëzore po rritet, dy në çdo pesë vende që janë mbuluar nga raporti i zyrës, nuk kanë shënuar asnjë trafikant të arrestuar apo dënuar.

Sipas raportit, forma më e përhapur e trafikimit njerëzor (79 për qind) është për shfrytëzim seksual, ku dominojnë gratë dhe vajzat. Grupi i dytë përbëhet nga punëtorë me forcë (18 për qind), ndërsa në mbarë botën, mbi 20 për qind e viktimave të trafikimit janë fëmijë. Megjithatë, në disa pjesë të Afrikës, si në atë Perëndimore, fëmijët përbëjnë edhe 100 për qind të qenieve të trafikuara.

Shqipëria ka "vendin e saj" në hartën botërore të trafikimit, ku bie në sy mungesa e të dhënave të dy viteve e fundit. Në faqet 232-234, ku është vendi i Shqipërisë dhe në faqet që zënë raportet për vendet fqinje, si Italia dhe Greqia, bie në sy tendenca shqiptare për të "ulur" shifrat, ndërkohë që janë shtuar zyrtarisht viktimat e trafikuara. Në raportin për vitin 2007, thuhej se, "Afro gjysma e të gjitha viktimave shqiptare të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç dhe se trafikimi i brendshëm për seks i femrave dhe fëmijëve, është në rritje".

Megjithatë, ashtu siç e tregojnë grafikët, ndëshkimi i trafikantëve është i vogël.
Sipas të dhënave të marra nga Prokuroria e Përgjithshme për vitet 2003-2006, për trafikantët e arrestuar, bie në sy se në vitin 2006 ishin vetëm 14 tillë, ndërsa në vitin 2003 ishin 93, në 2004 ishin 1004 dhe në 2005-ën ishin arrestuar 27 të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore. Në ulje drastike ka ardhur edhe numri i personave të hetuar për trafikim nga vitet 2003 deri më 2006.

Nga 98 që ishin në 2003-shin, 185 në 2004-ën, dhe 55 në 2005-ën, në 2006-ën ishin vetëm 17 persona të hetuar për këtë krim.

Fatmirësisht, ka ardhur në rritje numri i personave të dënuar për trafikim dhe, ndërsa në vitin 2003 ata ishin 40, në 2004- ën 44, dhe në 2005- ën ishin 49, në 20060-ën ishin 58 persona të dënuar. Por, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, shumica e dënimeve kanë qenë të ulëta për trafikantët.

Ndërsa në 2003-shin dhe 2004-ën, 28 trafikantë u dënuan më shumë se 10 vite burg dhe, në 2005- ën, u dënuan 32, në vitin 2006 u dënuan vetëm 18 persona, që akuzoheshin për trafikim të qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave të marra nga Qendra e Pritjes së Viktimave të Trafikut, ka një rritje domethënëse numri i t ë trafikuarve brenda pak vitesh dhe sidomos numri i vajzave, numër i cili, nga viti 2005 në vitin pasardhës, e kalon atë të grave që ishin identifikuar si kontigjent i trafikuar.

Ministria e Brendshme: Lufta jonë antitrafik

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, kujdes i është kushtuar luftës ndaj korrupsionit dhe masave ndaj punonjësve të policisë dhe punonjësve të tjerë të shtetit, të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Gjatë vitit 2006, këto shkelje kanë konsistuar kryesisht në shpërdorim detyre apo falsifikime të bëra në sektorin e pasaportave, duke pajisur me pasaportë për jashtë shtetit persona në kërkim për krime të rënda, etj.

Ndërsa, gjatë vitit 2007, shkeljet kanë konsistuar kryesisht në bashkëpunim të oficerëve të policisë në kontrabandimin e personave. Në organin e Prokurorisë, gjatë vitit 2006 janë referuar 175 kallëzime penale për 244 subjekte policore, ku, 15 roli i lartë, 87 i mesëm dhe 142 bazë, prej tyre, 71 të arrestuar.

Vetëm gjatë vitit 2007, nga Drejtoria e SHKB-së janë dërguar pranë organit të Prokurorisë 4 kallëzime penale për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për 12 subjekte policore, ku, 4 të rolit të mesëm dhe 8 të rolit bazë, 10 prej tyre të arrestuar në flagrancë. Nga hetimet e deritanishme implikohen 35 persona, nga të cilët 15 janë punonjës policie.


Refreni i njëjtë i raporteve të Departamentit të Shtetit 2004-2008, për trafikimin në Shqipëri

Shqipëria, vendburimi për trafikimin, trafikantët nuk dënohen

Se sa përparim është bërë në Shqipëri për luftën kundër trafikimit të femrave dhe fëmijëve, e tregojnë edhe vrojtimet e raportuara vit pas viti nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Raportet e pesë viteve të fundit kanë pak a shumë të njëjtën përmbajtje negative dhe vetëm viti i përmendur bën dallimin.

Prej shumë vitesh, Shqipëria renditet ndër vendet e grupit 2, në listën e Vrojtimit, që do të thotë se, ashtu si dhe vendet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup, Shqipëria nuk ka bërë "përpjekje në rritje" gjatë vitit të kaluar; ka shmangur statusin e Grupit 3, bazuar mbi angazhime ndaj reformave antitrafikim gjatë vitit pasues, ose ka një numër shumë domethënës viktimash trafikimi, ose një popullsi domethënëse viktimash në rritje.

Më poshtë janë raportet për vitet 2003, 2004, 2005, 2006 dhe 2007, të prezantuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe që janë një pikë e fortë referimi për hapat që ka ndërmarrë vendi në luftën kundër trafikut.

2003

Shqipëria është një vendburimi për trafikimin e grave dhe fëmijëve, për qëllim shfrytëzimi seksual dhe pune të detyruar, kryesisht në Greqi dhe Itali, dhe në një masë më të vogël, në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Holandë.

Qeveria Shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithatë, ajo ka ndërmarrë përpjekje serioze për ta bërë një gjë të tillë.

Arrestimet dhe ndjekjet penale për vepra të lidhura me trafikimin janë rritur në mënyrë të dukshme, dhe qeveria e vazhdoi parandalimin e trafikimit me skafe përmes Adriatikut.

Në vitin 2003, qeveria arrestoi 317 të dyshuar për krime të lidhura me trafikimin, dhe, në 75 nga 102 raste dënimesh, u dhanë vendime me nga dy deri në mbi dhjetë vjet burgim. Disa gjykata liruan trafikantë të dënuar, ndërkohë që prisnin gjykimin në apel, pa ofruar mbrojtje për dëshmitarët dhe viktimat.

Korrupsioni i lidhur me trafikimin ishte problem; qeveria arrestoi katër oficerë policie për akuza të ngjashme, si dhe hetoi 11 raste të përfshirjes së policisë në trafikim. Në korrik 2003, qeveria filloi funksionimin e Qendrës Kombëtare të Pranimit për viktima në moshë madhore dhe fëmijë, e njohur me parë si Qendra e Linzës.

2004

Shqipëria është një vendburimi për gratë dhe fëmijët e trafikuar, për qëllimet e shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar, kryesisht në Greqi dhe Itali, ku shumë viktima më pas kalohen tranzit për në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Holandë. Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; sidoqoftë, ajo po bën përpjekje domethënëse për këtë.

Në vitin 2004, Qeveria e Shqipërisë vazhdoi të arrestonte, të ndiqte penalisht dhe të dënonte trafikantët. Gjykatat e saj ndoqën penalisht 132 trafikantë dhe dhanë 121 dënime.

Katër oficerë policie u hetuan për kundërvajtje në lidhje me trafikimin. Qeveria administroi disa programe parandalimi dhe vazhdoi të mbështetet kryesisht te OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare për kryerjen e veprimtarive të tilla.


2005

Shqipëria është, në radhë të parë, një vendburimi për gra dhe fëmijë të trafikuar për qëllime shfrytëzimi seksual dhe pune të detyruar. Viktimat trafikohen në Greqi dhe Itali, ku shumë prej këtyre viktimave trafikohen më tej në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë, Norvegji, Gjermani dhe Holandë.

Qeveria e Shqipërisë vazhdoi në mënyrë aktive të hetonte dhe ndiqte penalisht trafikimin; hetoi 49 raste, ndoqi penalisht 51 trafikantë dhe dënoi 54 trafikantë.

Gjykatat shqiptare dënuan më shumë se gjysmën e trafikantëve të dënuar për 5 deri 10 vjet - me disa dënime mbi 10 vjet - çka përbëjnë dënime domethënëse në nivel rajoni.

2006

Shqipëria është vend origjinë për gratë dhe vajzat e trafikuara ndërkombëtarisht dhe brenda vendit, me qëllim shfrytëzimi seksual komercial; vendi nuk konsiderohet më një vend kryesor tranziti dhe nuk është një vend i rëndësishëm destinacioni. Viktimat shqiptare trafikohen në Greqi dhe Itali, shumë prej të cilave trafikohen më tej në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Belgjikë, Norvegji, Gjermani dhe Holandë.

Trafikimi i brendshëm seksual i femrave dhe fëmijëve është në rritje. Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, vendi po bën përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.

Qeveria vazhdoi të tregonte një përpjekje domethënëse për të ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët, instaloi një linjë telefonike të posaçme falas në mbarë vendin dhe ratifikoi një marrëveshje dypalëshe me Greqinë kundër trafikimit të fëmijëve. Policia i referoi 51 çështje të reja trafikimi Prokurorisë së Përgjithshme, e cila vuri nën hetim 65 persona për akuza të lidhura me trafikimin.

Dyzet e tre çështje iu çuan për referim Gjykatës së Krimeve të Rënda, në të cilën pati 62 procedime dhe 57 vendime fajësie për trafikim.

Katër shkelës u dënuan deri në dy vjet burgim, 10 u dënuan me nga 2 deri në 5 vjet burgim, 26 u dënuan me nga 5 deri në 10 vjet burgim, dhe 25 të tjerë u dënuan me mbi 10 vjet burgim. Në vitin 2006, vetëm 20 nga 227 viktimat e trafikimit të identifikuara apo të dyshuara si të tilla ofruan dëshmi kundër trafikuesve të tyre.

Ligji shqiptar i lejon viktimat të bëjnë padi civile; viktimat, përgjithësisht, nuk ndërmarrin padi të tilla, për shkak të mosbesimit tek policia dhe gjyqësori. Qeveria nuk penalizon viktimat e trafikimit për veprime të jashtëligjshme, kryer si pjesë e trafikimit të tyre.

Aktualisht, nuk ka dispozitë ligjore për akordimin e lejes së përkohshme apo të përhershme të qëndrimit për viktima të trafikimit nga vende të treta; viktimat mund të aplikonin për azil.

2007

Shqipëria është një vendburimi për gra dhe vajza të trafikuara, për qëllime të shfrytëzimit seksual, për përfitim dhe punë të detyruar; ajo nuk konsiderohet më si një vend kryesor tranzitimi. Viktimat shqiptare trafikohen në Greqi, Itali, Maqedoni, dhe Kosovë, dhe shumë prej këtyre trafikohen më tej për në vende të Europës Perëndimore, si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Gjermania dhe Holanda.

Fëmijë u trafikuan gjithashtu në Greqi për të lypur dhe forma të tjera të punës së fëmijëve. Afro gjysma e të gjitha viktimave shqiptare të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç. Trafikimi i brendshëm për seks i femrave dhe fëmijëve është në rritje. Qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit; megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.

Qeveria e Shqipërisë është vendosur në Listën e Vrojtimit të Grupit 2, për shkak se dështoi të demonstronte prova të përpjekjeve në rritje për të luftuar trafikimin gjatë vitit të shkuar, sidomos në fushën e mbrojtjes së viktimave.

Qeveria nuk identifikoi si duhet viktimat e trafikimit gjatë vitit 2007. Gjithashtu, ajo nuk ka demonstruar se po heton apo ndjek penalisht në mënyrë energjike zyrtarët fajtorë. Qeveria e Shqipërisë nuk paraqiti fakte bindëse për përparim në përpjekjet ligjzbatuese për të luftuar trafikimin njerëzor gjatë vitit 2007. Shqipëria e ndalon penalisht trafikimin e seksit dhe punës nëpërmjet kodit penal, i cili parashikon ndëshkime nga pesë në 15 vjet burgim.

Këto dënime janë mjaftueshëm shtrënguese dhe më të rënda se ato që parashikohen për përdhunimin.

Gjatë vitit 2007, Shqipëria ndoqi penalisht 49 trafikantë të dyshuar dhe dënoi shtatë kundërvajtës për trafikim njerëzor. Shtatë nga ndjekjet penale ishin për trafikim të punës së fëmijëve. Dënimet për trafikantët e dënuar ishin të ashpra sa duhet, duke variuar nga pesë vite burgim dhe gjoba deri në 16 vite burgim dhe gjoba.

Midis qershorit dhe korrikut 2007, qeveria pushoi nga puna afro 20 për qind të oficerëve të policisë, që kishin qenë të specializuar dhe kishin marrë shumë trajnim, si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për ristrukturimin e policisë.

Në tri raste të veçanta, Ministria e Brendshme arrestoi 12 oficerë policie të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore gjatë vitit 2007, përfshi gjashtë oficerë që kishin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për antitrafikimin në kufi.

Ndjekjet penale të këtyre çështjeve dhe shumë çështjeve të tjera, nga periudha e mëparshme e raportimit mbeten në proces.
Qeveria e Shqipërisë dështoi në vazhdimin konseguent të përpjekjeve për të identifikuar, referuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit gjatë vitit 2007.

Në vitin 2007, qeveria identifikoi vetëm 13 gra dhe shtatë fëmijë si viktima të trafikimit gjatë periudhës së raportimit, një rënie prej 25 për qind në krahasim me 25 viktimat e trafikimit raportuar nga qeveria gjatë periudhës së raportimit të vitit 2006. Sipas qeverisë dhe vëzhguesve të tjerë, autoritetet identifikuan si viktima vetëm ata që e identifikuan veten si të tillë në mënyrë aktive. Megjithatë, në të njëjtën kohë, strehat e OJQ-ve raportuan 146 viktima të trafikimit gjatë vitit të raportimit.

UNODC-i, sot seminar për trafikimin në Tiranë

UNODC-i do të mbajë sot seminarin Rajonal mbi Forcimin e Kapaciteteve Profesionale në Hetimin dhe Asgjësimin e Trafikut të Qenieve Njerëzore në Vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky është seminari i katërt rajonal, që zhvillohet në kuadër të Projektit Rajonal mbi forcimin e kapaciteteve profesionale të forcave të ruajtjes se rendit dhe ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Seminari do te hedhe dritë mbi punën e bërë në këtë fushë, si dhe do të prezantojë instrumentet e hartuara nga zyra e UNODC-it në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe atij ndërkombëtar, si hartimi i letërporosive, kërkesës për asistencë ligjore dypalëshe, ekstradimet, etj. Për më tepër, seminari do të jetë dhe një mundësi për prezantimin e Raportit Global të UNODC-it mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore, i cili u lancua më 12 shkurt 2009, në New York.

32 Komente

në 20060-ën ishin 58 persona të dënuar

Shqipja duhet shkruar me kujdes dhe nuk ka nevoje per emocione te ketij lloji me oaze kuplarash.

Kjo eseja ishte shume e bukur. smiley

Do isha kurioze te dija se cfare efekti do kishte ne Shqiperine me mentalitet mesjetar legalizimi i prostitucionit. Dhe ketu s'po flas vetem per anen e parimeve sociale por dhe per ate te krimit.

Shqiperia nuk ka nevoje per kete raport qe t'i nxihet faqja per trafikimet. Por, nuk jane gjerat as kaq te zeza sa i ben raporti, as aq te bardha sa pretendon Ministria jone  e brendshme. Raport alternativ akoma nuk ka, por dihet se eshte shume e thjeshte te thuash "Na nxiu faqen ky trafikimi", edhe pse problemet kane evoluar, nuk kane ngelur ne vend numero (si hartimi i ketij raporti).

Shqiperia nuk eshte me vend qe gjeneron trafik njerezor; eshte reduktuar ndjeshem madje edhe numri perdorues si vend tranzit. Ama probleme ka patjeter, dhe ai aktuali eshte "mosdenimi i personave qe jane marre me trafikim".

Pra, keto jane ceshtje thelbesisht te ndryshme...dhe nuk me duket se e meritojne me te sillen ne qender te vemdendjes te pa-ndara si fenomene.

Trendafile,

Legalizimi i shtepive publike do ta bente Shqiperine konkurente te denje me Tajlanden (Bankok) dhe ne kete kohe krizash do te rriste ndjeshem ardhjen e turisteve te huaj europian, te cilet per efekt kostoje do te preferonin Shqiperine ne vend te Tajlandes se larget. Mirpo keto gjera nuk behen dot kur ne krye ke mentalitate te vjetra e aq me teper patrialkale shekullore qe vazhdon ti mundoje eresiara e shpellave.

Maliqo,

Personalisht, parimisht jam pro legalizimit te prostitucionit. Prostitucioni eshte nje nga profesionet me te vjetra ne bote. Shteti mund te zgjedhe mes dy rrugeve per te trajtuar kete çeshtje:

  • kriminalizimi i njerezve qe perfitojne nga sherbimet e ketyre zonjave.
  • mbeshtetja e zonjave dhe klienteve me qellim qe ky transaksion sherbimesh te ndodhe me sa me pak pasoja dhe sipas ca standarteve shendetesore.

1. Shqiperia nuk eshte ne gjendje te kriminalizoje as kriminelet e vertete, atehere c'kuptim ka ky trajtim? Pastaj sikur te nisej me denim te ketyre njerezve kam frike qe gjithe burgjet e Shqiperise s'do mjaftonin.

2.  Prostitucioni ka egzistuar,  egziston dhe do egzistoje. Pse t'a kthesh ne nje molle te ndaluar dhe t'a besh biotop krimi? Pse t'i japesh allure-n e nje fenomeni te ndaluar?

  • Si shtet formo qendra bordellosh,  larg qendrave te banuara.
  • Lejo formimin e tyre vetem ne saje te lejeve te punes.
  • Organizo kontrolle shendetesore periodike.
  • Sensibilizo perdoruesit e ketyre sherbimeve qe t'i perdorin vetem mbas kontrollimit te certifikatave qe deshmojne mungese semundjesh seksualisht te transmetueshme.
  • Organizo data-base me te dhena punonjesesh seksi qe jane mbartese semundjesh seksualisht te transmetueshme.

Ti si femer, mashkull, trans,...duhet te kesh te drejten te vizitosh nje punonjese seksi nese ke deshire, natyrisht brenda legalitetit. Shteti eshte organi ligjeror qe ty duhet te te krijoje mundesite e duhura, shteti nuk duhet te rregulloje normat dhe vlerat e tua si individ duke te ndaluar te kryesh transaksione fizike/monetare qe ne thelb s'demtojne askend. Pastaj ana morale e kesaj eshte ceshtje private jotja.

Shembulli hollandez i trajtimit te prostitucionit eshte per t'u pasur zili; dhe te mendosh qe Hollanda eshte pikerisht vendi ku krimet seksuale jane nder me te uletat.

 

PS. La rosée s'ka te beje me trendafila, karafila, luledele, lulebora, lule-mos-prek,..apo c'do gje tjeter te ketij genri.

Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ahmet Prençi, në lidhje me Raportin e Zyrës së OKB-së për drogat

http://asp.gov.al

Kam kënaqësinë sot të bëj këtu përpara jush disa komente mbi raportin e zyrës së OKB-së për drogat, raport i cili është më i miri në vite për sa i përket Shqipërisë. Në këtë raport përsa i përket situatës së drogave kultivimit dhe tranzitimit të tyre në rajonin e Ballkanit, Shqipëria përmendet vetëm dy herë kur thuhet se:

Kultivimi i kanabisit tashmë bëhet vetëm në “prona publike”, pra prona të askujt dhe përsa u përket drogave të forta Raporti konfirmon se që nga viti 2007 kemi një devijim të rrugës së tranzitimit të drogës nëpërmjet Shqipërisë, ose siç thotë raporti tashmë rruga tradicionale është ajo e Ballkanit verior Turqi- Bullgari, Rumani- Hungari dhe më pas Austri.

Në ndryshim nga Raportet e mëparshme ku problematika e Shqipërisë ishte evidente në të gjithë raportin, në këtë raport konstatohet që problematika spostohet në vende perëndimore, si Spanja, Franca, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Austria etj. të gjitha këto vende të BE-së në të cilat evidentohet një rritje e kultivimit, tregtimit, tranzitimit dhe konsumit të drogës.

Siç, e kemi theksuar vazhdimisht, puna e Policië së Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri, kanë pasur dhe do të kenë prioritet kryesor luftën kundër drogës dhe trafiqeve të paligjshme për ta fshirë përfundimisht emrin e Shqipërisë nga harta e kultivimit, tranzitimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.

Për ta përfunduar duhet të theksoj se ky raport është në vazhdën e vlerësimeve positive që kanë dhënë publikisht në Tiranë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Ministri Britanik për Sigurinë, Drejtori i FRONTEX dhe personalitete të tjera.

 La_rosée ....ka te drejte qe thote qe legalizimi i prostitucionit do ndalonte keq/perdorimin e femrave shqiptare ne europe and me tej! prostitucion ka kudo si ne europe dhe ne USA. Para se te vinin vajzat e evropes se lindjes ne UK gati te gjitha prostitutat ishin anglese.

Vajzat qe do "punonin" ne shqiperi do ishin te kontrolluara ne moshe, me te mbrojtura nga ligji prej pimpeve, marrin sherbime sanitare etj.

Dhe ne i japim zerin e keq vetit, se qeveritaret nuk kane numra te sakte te vajzave te trafikuara ...me dhune apo nga deshira per te bere ate pune. Qeveritaret nuk dini te mburren apo te fshihen nga shifrat e pasakte qe valvisin ne shtypin e huaj. qe nuk te japin zgjidhje por te turperojne ne te gjithat menyrat e mundshme

Sa per denimin qe kane pimpat, ne angli i kalbin pimpat shqiptare 2-3 here me teper se cdo rrace tjeter pimpi

mua me acarojne ata shqiptare qe perdorin vajzat shqiptare me dhune dhe ATA qe i kane nen-moshe

oaz i shfrytèzimit seksual...oaz i drogès...oaz i trafikimit tè qènieve njerzore...etj etj etj...na u bènè me kèto raporte,mbasa gabohem se nuk jam ekspert,por si njeri i thjeshtè mendoj se kètyre qè bèjnè kèto raporte ju mungon fantazia,kanè vite qè pèrmendin nè mènyrè mekanike tè njèjtat gjèra...sa jemi ne oaz i kètyre fenomeneve èshtè edhe e gjithè europa lindore dhe shumica e asaj perèndimore....pèr mos tè folur pèr mè gjerè!!!!

N'fakt mua me acaron vete fjala Oaz.

Ku e sajojne ket llaf keta gazetare. Sepse gjithe artikulli nuk eshte se permendte fjalen  oaz gjekundi. Pastaj po ta mendosh holle holle se ca eshte oazi, dhe ta krahasosh me shqiperine dhe se me cfare rrethohet ajo, vetem oaz qe nuk i bie te jete.

Me tere mend na e shpifen

oaz = burim uji me gjelberim perreth, ne midis  te shkretetires

tani kuptoji keto shkrimet e gazetarve tone qfare duan te thone me 'OAZ' dhe si i perdorin fjalet qe nuk mund te futen ne shkrim, por qe duan ta bejne me "intelekt" meqe futin fjale te zorshme

E di qe eshte shprehur dhe me lart, por keta gazetaret tane u bene boze me keta tituj.  Po flasim per "trafik human."  Ku dreqin hyn oazi ne kete dukuri?!  Sikur po shkruajne hartimin 2 oresh ne letersi te gjimnazit e jo nje raport per gazeten. 

Ne artikullin me lart jane perdorur dy raporte nga organizata te ndryshme.  

Raporti nga UNODC per Shqiperine ndodhet ketu

Raport me i zgjeruar, publikuar nga Departamenti i Shtetit, SHBA, dhe perdorur nga UNHCR, mund te lexohet ketu.  Ka te dhena per 2007, dhe nje pjese te 2008.  Gjithashtu, ky i fundi eshte me kritikues dhe me ne brendesi te situates se ai UNODC.  Po i kthehem kesaj teme pasi t'i lexoj te dy.

 

Albania tier ranking by year

 

 

 

Mu te Ur' e Zerzebilit,

Behançe, bil e Bakirit,

të vrau plumbi i qafirit,

pse agrite perçen e sirit

Koth, shkoqitu pa bejte, se mezi te marr vesh dhe pa to smiley

Ja si thom une.

Raporti eshte , raport. Shkrimi eshte pacavure qe ben lidhje ne kohe te nje gjeje goxha te reduktuar tashme.

Une te solla nje pjese nga biografia e popullit tim te dashur e qe do te thote qe jemi duke jetuar dhe keto interpretime gjithe ngjyra me te dhena  jo cilesore por te interpretuara me 22 Shkurt 2009 mbajne ere.

P.S. Populli, populli jo une, populli, gjithmone i shfrytezuari popull. smiley

 

Aha, ok.  Jemi ne nje vije pastaj.  Ndaj i solla raportet me lart.  Te lexohen ato e pastaj artikulli.  Dhe secili te nxjerr konkluzionet e veta smiley.

PS per p.s: Dakort, dakort lol.

 

 

La rosee smileyo isha kurioze te dija se cfare efekti do kishte ne Shqiperine me mentalitet mesjetar legalizimi i prostitucionit. Dhe ketu s'po flas vetem per anen e parimeve sociale por dhe per ate te krimit.

Pervojat dhe studimet e bera ne vendet ku funksionon tregu i legalizuar i sherbimeve seksuale tregojne se legalizimi nuk e redukton dukshem fenomenin e shfrytezimit seksual, trafikimit, abuzimit seksual me femrat dhe femijet etj.

teorikisht dihen avantazhet e legalizimit te shtepive publike por si mendon, do te kishte kontigjente te femrave shqiptare qe do benin punetoren e seksit? Ketu, ne nje vend te vogel ku dalim kusherinj te larget dhe te njohur me njeri tjetrin??

Kam lexuar nje tregim (Tregime te shek XX) ku tregohet se si babai-nje sindikalist do shkonte ne kryeqytet dhe nje miku i tij i jep adresen e nje bordelloje ku kishte kaluar nje ore me nje vajze kinge. Shkon ky dhe gjen...te bijen aty.

Ana psikologjike dhe mentaliteti shqiptar eshte nje tjeter barriere dhe besoj ende shoqeria nuk ka arritur ate nivel sa te kaperdije lehtesiasht nje zgjidhje te tille.

Se treti si shume po zmadhohet ky fenomeni trafikimit te brendshem i femrave aq sa te duket sikur ne cdo qoshe e rruge duhet te shikosh Ato. Nooshta behet fjale per prostitucionin me vullnet neper hotele, motele, shtepi private i cili sikurse thuhet goxha po mer hov e harliset. Sigurisht i gjithe faji eshte i para jsessmiley

Nje tjeter skandal me nje llaf, bile ky skandal me meze, me oaz dmth. Dite per dite gazetaret tane zbulojne te pakten nga dy-tre skandale qe e kane skandalizuar Shqiperine skandalerisht, bravo.

 

Me duket gjeta nje pergjigje per ekuacionin e djeshem. Shekulli + TCH + GSH + PPU = The Grinch, dhe adminesha e re (qe sikur e ka bere PPU me porosi), Peshku's Princess of Darkness, ose Dr. Skandali.

Mire u lexofshim ne skandalin e radhes mbas nja dy oresh.

Spiritus,

Cilat pervoja? Cilat studime? Ne Hollande ka nje tolerim prostitucioni qe ne 1811 me hyrjen ne fuqi te Kodit Penal ndaj pyetja qe lind ne forme spontane eshte: cilat studime tregojne qe ne Hollande ka pasur me pak krime seksuele sesa ne kohen e legalizimit te prostitucionit?

Krahasimi im i mesiperm ishte mes te dhenave statistikore te krimeve seksuele ne vendet ku prostitucioni eshte i legalizuar dhe atyre ku s'eshte i legalizuar. Pa folur fare per krimet seksuale te heshtura, pra te pa-raportuara.

Si s'paska kontigjente femrash qe bejne punetoret e seksit? Femrat qe prostituohen neper motele, hotele, ...ç'jane? Ato nuk mund te ndodh te kene kusherinj perreth?

Morali shqipetar eshte shume i trashe dhe hipokrit, biles thekur-thekur morali shqipetar s'egziston fare, egziston iluzioni i moralit shqipetar; ai i 'femrave te mira' qe perfundojne fshehurazi familjes neper motele,sedilje makinash,...por me e rendesishmja eshte te mos e marre vesh komshia kete. Apo jo?! Ky eshte morali qe servir Shqiperia anno 2009. E di qe ne fund fare qenka me efikas/ me i ndershem morali perendimor? Fundja, keto te pakten veprimeve te tyre iu bejne balle lirisht.

Per te vazhduar, ku qendron diferenca mes femres qe ofron sherbime seksuale dhe atij qe perdor keto sherbime seksuale? U deshka ketu te bejme nje hierarki morali mes ketyre dy kategorive?  2 meshkuj ne 10 statistikisht kane paguar per seks te pakten nje here ne jeten e tyre. Pra, statistikisht, 2 nga 10 meshkujt e mbare qe kane shkruar minutat e fundit ne kete site kane perdorur sherbimet e punonjesve te seksit. Do vazhdojme si popull te fusim koken ne rere dhe te mohojme keto fenomene?

La rosee, ndoshta bie dakord me ty kur ze ne goje hipokrizine e shoqerise shqiptare ndaj fenomenit ne fjale, me duhet te them se nuk bie dakord fare me ato konkluzionet apo interpretimet e atyre statistikave  qe citon.

Se pari, gabimisht behet nje lidhje shkak-pasoje midis legjislacionit perkates dhe krimeve seksuale. Ato si dy variabla mund te jene te korreluara, por nuk eshte e thene se njera sjell per pasoje tjetren. Thjesht sepse nuk merren parasysh faktore te tjere qe mund te ndikojne ne nivelet e krimit "seksual" (edhe ky si term eshte i debatueshem -- eshte e veshtire te klasifikohen krimet si vetem "seksuale&quotsmiley. P.sh. nje faktor tjeter qe lihet jashte diskutimit per rastin e Hollandes eshte politika e shtetit hollandez persa i takon perdorimit te drogave (te lehta). Aty lejohet me ligj konsumi i drogave, ne sasi te vogla, madje mund t'i blesh edhe neper kafenera. Po ashtu perdorimi i drogave te tjera (hard) eshte shume me teper i lejueshem sidomos neper pub-et e nates. A nuk jane keto faktore qe mund te ulin kriminalitetin seksual ne kete vend?

Se dyti, "2 meshkuj ne 10 statistikisht kane paguar per seks te pakten nje here ne jeten e tyre". Do ta vija shume ne dyshim kete lloj shifre. Pse? Sepse eshte ne natyren e meshkujve shqiptare qe te mos thone te vereteten kur pyeten per gjera te tilla. Sa meshkuj shqiptare pyeti ai/ajo qe beri studimin? Si varionte mosha e te anketuarve (une do te supozoja se moshat e medha jane dicka me te prirura per te paguar per seks)?  Le te themi se p.sh nga llogaritjet, atij statistikanit i doli numri 1.57 per cdo 10 te pyetur, dhe ai e rrumbullakosi (sic ndodh rendom per te "shokuar" publikun "shkencerisht&quotsmiley tek 2 per cdo 10 te pyetur. Te themi se koeficienti i genjeshtareve midis te anketuarve eshte 1 ne 10 (dhe ky eshte nje vleresim konservativ), atehere me shume reales i bie qe te jete 1 ne 20 meshkuj sesa 2 ne 10.

Se fundi, "Pra, statistikisht, 2 nga 10 meshkujt e mbare qe kane shkruar minutat e fundit ne kete site kane perdorur sherbimet e punonjesve te seksit." Kjo s'eshte fare e sakte..., statistikisht. Me kujtohet nje barcalete qe tregonim kur ishim studente ne Q.Studenti. Njeri ne nje grup studentesh po thoshte se, sipas statistikave, raporti i femrave me meshkujt ne Q.Studenti ishte 3 me 1. Keshtu qe, vazhdoi ai, i bie qe cdo njeri nga ne te kete 3 te dashura (??). Te gjithe u "entuziazmuan" dhe po flisnin per "sa mire me qene student ne Q.St", pervec njerit. Kur e pyeten shoket se c'kishte ai u pergjigj: Po ato tre te miat kush i ka zene, qe i zente ne gryke ishallah! smiley

 

Okay, ja te te çoj nje hap me tutje :

1. Ketu duhet bere nje diferencim mes krimeve seksuale, nese ke bere kete diferencim atehere mund te shohesh nje korrelacion te qarte mes legjislacionit dhe krimeve efektive:

  • une mund te ha biskotat e komshiut mbi tavoline sepse nuk kam te tilla dhe rastesisht ndodhi qe une kam preferenca deviante shijesh.
  • une ha biskotat e komshiut mbi tavoline jo sepse jane te preferuarat e mija por sepse s'kam opcione te tjera.

1+1 e metejeshme shpresoj te jesh ne gjendje t'i besh vete smiley

2.

  • Eshte punuar me 4 kategori te ndryshme moshe. Moshat 55+ dhe moshat ne adoleshencen e vone tregojne nje predispozicion me te larte.
  • Persa iu perket genjeshtrave te meshkujve shqipetare: statistikat e mesiperme vlejne per nje grup popullsie te BENELUX(siç e thashe mesiper), validiteti i te cilit eshte provuar. Pyetjet jane perpiluar ne nje forme te atille, nga nje grup specialistesh, saqe e njejta pyetje mund te riperseritej por ne forme subtile...Mundesia per t'u detektuar nga nje mashkull me I.Q. normal eshte shume e vogel. Dhe per kete 'vogelsi' eshte parashikuar nje marsh gabimi.
  • Rrumbullakosja poashtu eshte bere sipas principeve statistikore dhe metodologjike(ne kete rast kishim nje interval [16,23], une mora per thjeshtesi ketu 2/10)
  • Representativiteti ishte poashtu valid.

3. Ajo barcaleta eshte qe ne kohen kur gjyshi im ka kryer studimet e larta. Sdq, ngel e bukur.smiley Ndaj dhe une shtova fjalen 'statistikisht' e cila do te thote qe ne kete sample mund te kete 10/10 qe frekuentojne prostituta, ashtu siç s'mund te kete asnje. smiley

2 meshkuj ne 10 statistikisht kane paguar per seks te pakten nje here ne jeten e tyre.

Para te cuara dem smiley

Per shqiptaret e ke fjalen ? 

Se keto statistikat  kane nxjerre qe 50 % e atyre qe quhen shqiptare jane te huaj. Dmth, grek, vlleh, rom, jev, arumune, maqedonas, bullgare, serbe, malazeze. Harova ndonje ?

Koth,

statistikat jane per vendet e BENELUX, pra per vende ku egziston nje liri e plote seksuale, vende ku njerezit kane mesatarisht 3-4 partnere seksuale ne jete, vende ku nevojat fizike per te frekuentuar prostituta jane minimale. Ne vendet si Shqiperia ku tabute seksuale jane akoma te gjalla, jam e bindur qe ai 2/10 mund te shkoje kollaj ne 4-5/10. Por serish...nga t'a marresh vesh? Qeveria shqipetare s'leshon fonde studimi, departamenti i shkencave sociale ne Shqiperi s'luan prapanice vendi per anketime te vlefeshme sipas kritereve korrekte statistikore-metodologjike. Ah, po flasim dhe per kritere tani...kur s'jane as ne gjendje te ngrene pantallonat e tyre.

Jenny,

Pikerisht aty qendron hipokrizia e moralit shqipetar dhe standarteve te dyfishta.

 

Cilat studime? Ne Hollande ka nje tolerim prostitucioni qe ne 1811 me hyrjen ne fuqi te Kodit Penal

Po ngadale them une , ngadale e me rradhe, dmth te kalojne keto 200 vjetet e Hollandes nganjehere shume i kerkojme vetes dhe harrojme kush jemi.

Pra , si fillim te mesojme te ecim ne vijat e bardha dhe te mos peshtyjme perdhe.

Ne vendet si Shqiperia ku tabute seksuale jane akoma te gjalla, jam e bindur qe ai 2/10 mund te shkoje kollaj ne 4-5/10.

Para 4 ditesh 2 te rinj vellezer andej nga vendi i qeveriut vrane nje taksist se i kish fol nuses se njerit prej tyre. Vetem fol. Me lopate kokes dhe e hodhen te gjalle ne gremine.

Pra me i fjale kot natarohemi ne kur i referohemi modeleve.

 

Te them te drejten edhe kaq mesjetar mentaliteti yne s'me duket,sepse,kur vi ne Tirane shoh femrat e reja dhe me pak te tilla teper te avancuara qesharake  ne veshje, gje qe nuk e shoh ne Itali(jo se s'ka) dhe,jane po keto tipa qe kur vine ketu duken sikur jane me te "perparuara" se ne qe tashme po na dalin thinjat ketu;nuk jam kunder lirise te shprehur me gusto dhe s'pretendoj qe te gjithe mund ta kene ate,por, çuditem me "avancimin"(heshtjen ose nenshtrimin do ta quaja me mire) te prinderve mesjetare!!

kam dhe diçka te paqarte persa i perket dhunimit seksual,valle eshte 100% e vertete qe keto femra te terhqen fare pa dashje ne rruge?! per mua s'eshte absolutisht ashtu,e them me plot bindje sepse rastesite e jetes me kane çuar te njoh nga afer nje rast te tille e cila me shume dinjitet qe naten e pare u paraqit ne polici dhe sot ben jete normale me 3 femije,po ashtu kam njojtur edhe 3-4 te tilla te bindura krejtesisht per ate qe benin sa qe njera tha: "jane ribeluar qytetaret dhe s'na lejne me punu" ,kurse tjetra donte te mblidhte nje tot paresh dhe te hikte ne amerike ,e pesoi keq korba dikush e vrau.....

mgjth ate do vij koha pak nga pak qe edhe kjo "pune" te legalizohet dhe nje dite  ti shohim te nderuara ne parlament.

Nuk besoj se mentaliteti hyn ne kete debat.

Meqenese po sillet Hollanda si shembull atehere une dua te marre Angline si shembull ku se shpejti cdo burre qe paguan per seks do te mund te arrestohet nga policia dhe do te kete crimminal record!!!

Shfrytezimi eshte shfrytezim te dashur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Hollande! Si ne hotelet apo motelet e Tiranes/ Durresit ashtu so edhe ne rrugicat e kuqe te Amsterdamit !! Ndryshimi qendron tek perceptimi !!!

Nese ne Hollande eshte "kulture" dhe "emancipim"  dalja e nje femre me breke perpara xhamave ku cmimi vendose sipas shaleve dhe madhesise se gjoksit, ne Shqiperi eshte "kurveri" apo "degjenerim"  femra qe shkon hoteleve pas dyerve te mbyllura!

Si perfundim nuk mendoj aspak se hapja e burdellove do te ule shfrytezimin e femrave ne shqiperi !!!  Perkundrazi mund ta rrise duke shtuar dhe dhunen!

Kam studiuar/punuar per nje periudhe ne Cambridge University dhe te te them te drejten ambienti rrethues nuk tregonte ate friken/panjohurine qe po skicon ti ndaj prostitucionit. Apo njoh une njerezit e gabuar?!(mundet) smiley

Se dyti, emertimet gjate historise ndryshojne, jane koncepte variabel; ajo qe dje quhej 'turp' ose ' e ndershme' sot mund te mos etiketohet me e tille. Si e quajte 'kulture', si e quajte'kurveri' prostitucioni nje transaksion fizik/monetar ngel. Meqe prostitucioni nuk mund te eliminohet, le te te njihet si fenomen, te kontrollohet nga strukturat shteterore, ne kete forme duke limituar viktimat dhe semundjet seksualisht te transmetueshme. Nuk mund te kontrollosh/limitosh ate qe s'pranon te njohesh dhe ketu besoj qe jemi dakord bashke. Gabohem?! smiley

Pierre, pikerisht ate pohova dhe une: mesatarisht nje njeri ka 3-4 partnere seksuale ne perendim. Tani po na ankohesh qe je kufizuar ne 1?smiley Ah, te lutem, rendesi ka kualiteti dhe jo kuantiteti. Kuantiteti eshte per njerezit jo-te-fokusuar ne jete. Pastaj po me duket diçka vertete e embel, aq me teper sinqeriteti me te cilin e pohon hapurazi; jetojme ne nje bote aq me komplekse mashkullore ne lidhje me kuantitetin saqe....

Ne Cambridge vetem "njerezit" e gabuar mund te njohesh..   smiley

Nuk eshte pune frike/panjohurie por eshte nje debat i thelle midis dy kraheve te argumentit. Ne thelb qendron dilema -Si ti japim fund skllaverimit modern ?

Krahu liberal mendon se shfrytezimit te nje femre mund ti vije fundi nese prostuticioni liberalizohet dhe femrat e shfrytezuara rrugeve te intergrohen ne shoqeri dhe te mbrohen! Padyshim si shembull ne maje te gjuhes qendron Amsterdami!!

Ndersa ai konservatore mendon se fundit  te shfrytezimit i vjen kur "kerkesa" te ulet, atehere edhe nevoja per femra te afrojne kete sherbim do te jete me e paket. Ka disa menyra per te ule kerkesen dhe nje nga keto eshte kriminalizimi i prostuticionit!

Aty ku une ve theksin eshte tek mentaliteti! Nuk mund te fajesohet "mentaliteti" , aq me pak ai shqiptare!

"Meqe prostitucioni nuk mund te eliminohet, le te te njihet si fenomen, te kontrollohet nga strukturat shteterore, ne kete forme duke limituar viktimat dhe semundjet seksualisht te transmetueshme."

Asnje shtet ne bote nuk mund ta garantoje kete. Eshte e pamundur! Interesante eshte fakti se ne Amsterdam nje shumice e konsidureshme e shpive publike jane ilegale!!!

 

"Përparësi, lufta kundër bimëve narkotike"

BBC Shqip

Autoritetet në Tiranë kanë premtuar se shumë shpejt do ta heqin Shqipërinë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike.  

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i tha BBC-së se zhdukja e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike është përparësi e punës së policisë së shtetit.

Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve te Bashkuara për drogat e ka përjashtuar Shqipërinë nga rrjeti i vendeve tranzit të drogave të forta, ndërsa e përmend atë për kultivimin e kanabisit në prona publike.

Zoti Prençi në një intervistë për BBC-në flet edhe për mundësinë e riatdhesimit të një numri kriminelësh shqiptarë që kanë gjetur strehim në Britaninë e Madhe, si dhe për angazhimin e policisë në periudhën e zgjedhjeve në Shqipëri. Me zotin Prençi bisedoi Iliri Kadia:

BBC: Zoti Prençi ju e njihni mirë situatën e kultivimit të drogës në Shqipëri. Këto hapësira publike jashtë tokave private të fshatarit shqiptar, janë duke u zmadhuar apo zvogëluar? Si është situata reale?

Prençi: Ne kemi patur kultivimin e bimëve narkotike pothuajse në gjithë vendin dhe nga viti në vit këto sipërfaqe kanë ardhur në ulje. Vitet e fundit ne kemi patur 3 zona problematike, vitin e kaluar vetëm 2 zona të tilla, vitin që vjen mendoj se do kemi vetëm një zonë problematike dhe shumë shpejt Shqipëria do të hiqet nga harta e kultivimit të kësaj bime.

BBC: Ky besoj nuk është ndonjë premtim elektoral, meqenëse jemi në prag të fushatës?

Prençi: Jo. Ne jemi policë dhe kemi strategji të caktuara lidhur me këtë fenomen. është prioritet i padiskutueshëm i punës tonë. Nuk jemi të vetëm në këtë luftë, kemi dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në vend, kemi gjithë organizmat shtetërorë që strategjia i detyron që të jenë të angazhuar në luftën e këtij fenomeni.

BBC: Zoti Prençi vazhdon akoma të ketë jehonë një deklaratë e juaja e para ca kohësh në shtypin britanik për një numër vrasjesh e kriminelësh, të dyshuar si të tillë, që janë strehuar në Britaninë e Madhe. Si është situata konkrete dhe çfarë po bëhet që ata të riadhesohen në Shqipëri?

Prençi: Interpol Tirana ka hedhur hapa gjigand në kthimin e personave të dënuar nga drejtësia shqiptare, në vende të tjera të Evropës, po ashtu dhe nga Britania e Madhe. Me policinë dhe ministrinë e brendshme të Britanisë së Madhe, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera, të vazhdueshme, të përhershme, të drejtpërdrejta, por ne kemi patur një problem lidhur me gjykatat që kanë trajtuar këto raste në Britani. Ne nuk paragjykojmë absolutisht vendimet e gjykatave qoftë britanike apo të cilitdo vend, por kemi rezervat tona për zvarritjen e disa rasteve dhe janë bërë me procedura shumë të ngadalta këto ekstradime. Ne kemi një shkëmbim online të informacionit jo vetëm me Interpol Londrën, por me të gjitha vendet e tjera. Problemi ynë është vetëm tek gjyqësori që trajton këto raste.

BBC: Bëhet fjalë për 80 jo të dyshuar, por njerëz të dënuar nga gjykatat në Shqipëri për krime të rënda.

Prençi: Bëhet fjalë për 100 persona të tillë. Këto ritme kanë filluar të lëvizin. Këtë vit kishim 7 persona të ekstraduar. Në takim me Ministrin e Brendshëm Britanik në Tiranë, ne diskutuam gjerësisht lidhur me këtë temë. Na është garantuar me aq kompetencë, sa ka ai, në këtë fenomen, të bëjë maksimumin për t'i dhënë një shtytje, një zgjidhje këtij problemi.

BBC: Ka një ndjeshmëri kohët e fundit nga opozita shqiptare rreth largimeve, siç e quan ajo, të profesionistëve nga policia shqiptare. Si është situata?

Prençi: Unë nuk mund të bëj politikë, këtë ma ndalon ligji. Politikanët kanë të drejtën e tyre për të bërë deklarata si politikanët dhe ish kolegët e mi politikanë. Unë mund të them që të gjithë kriteret e rekrutimit të rritjes në gradë, të promovimit të oficerëve të policisë bëhen vetëm në përputhje me ligjin e ri të Policisë së Shtetit. Unë jam i hapur, jam transparent që kushdo që do të shoh se si promovohet një oficer policie në karrierën e tij, si rekrutohen punonjësit e policisë në Policinë e Shtetit, të vijnë të shohin. Ndërkohë që ne kemi ekspertë të huaj që asistojnë dhe ndjekin me vëmendjen më të madhe këtë proces. Ata janë shprehur me nota mjaft pozitive për ecurinë që ka patur zbatimi i ligjit të ri të Policisë së Shtetit.

BBC: Si do ta vlerësonit ju situatën e krimit në Shqipëri krahasuar me periudhën para se ju të merrnit detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe aktualisht periudhën që jeni si i tillë?

Prençi: Unë mendoj që situata kriminale është në parametra të qëndrueshëm dhe normal. Nuk është merita e njerit apo tjetrit për përmirësimin e kësaj situate. është një proces që ka hyrë dhe policia e shtetit është e përgatitur tashmë për të përballuar sfidat më tej, për të përmirësuar këto parametra, për të përmirësuar marrëdhënien e saj me publikun edhe më mirë, duke dhënë rezultate të përgjithshme për operacionet që bën Policia e Shtetit, në ndihmën që u jep qytetarëve, në zbulimin e ngjarjeve të vjetra, në uljen në maksimum ndaj ngjarjeve të rënda që ndodhin mes personit dhe pronës. Këto janë tregues mjaft të mirë që ka sot policia e shtetit dhe në të ardhmen absolutisht do jenë tregues akoma më pozitivë.

BBC: Sfida e zgjedhjeve është për të gjithë shtetin shqiptar. Po për policinë shqiptare konkretisht edhe pse jemi 3 muaj përpara, cila do jetë deviza juaj?

Prençi: Fatmirësisht në disa zgjedhje, në fund të tyre, policia ka dhënë një imazh mjaft pozitiv, do të thotë që ka zbatuar me përpikmëri detyrimet ligjore që ka. Ne që tani kemi filluar të shohim me vëmendje detyrimet që ka kodi i ri zgjedhor. Për angazhimin e policisë në zgjedhje do të presim udhëzimin e KQZ-së ku janë më të detajuara detyrimet për policinë, do të fillojmë trajnimin e gjithë punonjësve të policisë që do të jenë të përfshirë në zgjedhje, do të prodhojmë broshura ose manuale të vegjël, libër xhepi për çdo punonjës policie që do të ketë detyrim në zgjedhje, do të monitorojmë punën e gjithë strukturave vendore të policisë duke çuar dhe lënë prezent aty ekspertë të huaj dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit me qëllim që në rastin më të parë që do shfaqet ndonjë shkelje sado e vogël e punonjësit të policisë në detyrë masat do jenë jashtëzakonisht të ashpra dhe mendoj që policia do të ketë një progres akoma më të madh në detyrimet e saj në zgjedhje.

BBC: Pra në zgjedhjet e ardhshme policia shqiptare do të bëj më të mirën e saj?

Prençi: Pa diskutim do jemi transparentë çdo ditë me median, me publikun për të pasqyruar punën tonë.

 

@ spiritus - 23 Shk 2009 - 5:35pm

Studimet e bera jane gati te gjitha ne favor te legalizimit (kam studiuar ato per nje teme of assignment) ketu futen dhe 'women institute'  (WI) qe jane krejt feministe dhe nuk lejojne te fyen femrat ne asnje forme. Ne kundershtim jane disa konservatore te pasur dhe disa banues te vendeve ku punojne prostitutat e rrugeve. Prostitucioni ilegal ka nje zingjir me disa lloje krimesh qe kane deme te ndyshme per shoqerine dhe per prostitutat. i.e organised crime, fraud, terrorism funding, drugs pushers and trafikers, human trafikers, under age seks, AIDS/HIV, broken homes & communities, criminal wars etj etj

 

@ La_rosée - 23 Shk 2009 - 8:46pm  ku e gjete ate studim per 2/10? kishin anketuar ndonje shqipetar ne Greqi (qe jane me keq per femrat) apo EU/USA se ka te beje % e moshes/klasit/edukimit/profesionit/vendbanimit/lifestyle etc. Sa % nuk kane pranuar te japin pergjigje? sa mund te kene genjyer +/- etj etj

 

@ xhibi - 24 Shk 2009 - 1:15am

nuk e di se ky hyn ky shkrimi, por ate intervisten e kam pare vete ne BBC1 ...ky Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi  mua mu duk krejt i pa-mbajtur dhe ne fund u paraqit si IDIOT nga nje i HomeOfficit ne fund te pogramit. Nuk e di se sa i zoti Prenci eshte ne fushen e policise por tregoi ne ate interviste se eshte teveqel. Ne BBC behej fjale per te huajt qe bejne krime ne Angli & Wales. Folen per disa shtete te EU's dhane filmime qe u kishin bere disa Polakeve duke i futur ne nje Hercules aeroplan per ti cuar ne Poloni ....por nuk thane sa kane cuar (hard criminals) ne poloni dhe c'kishin bere. Disa perdhunuas/vrases te latvis Lithuanise etc.

Ky palla A.prenci cohet si miza ne m*t dhe bertet  'ne e dime kemi 100 kriminele te rende ne angli'  ...po ku jane i pergjigjet gazetarit nje i anglise? pse prenci nuk na i tregon?

Per asnje komunitet, rrace apo shtet tjeter nuk dhane numra ...vetem ky prenci pa u menduar fare i thote BBC'se 100 kriminele te rende shqiptare banojne ne Angli!!!!!!!! kesaj i thone ti biesh vetit me shkelm dhe pastaj te ftosh te tjeret te te bejne me balte

Rilexo postimet qe bera mesiper dhe do e kuptosh per cfare behej fjale. Nuk kam dell perserites une. smiley

ahaa e pashe qe ishte 2/10 ne 4-5/10 me hamendje smiley po gjeje nje 'dell perserites' se na lodhe te shkruajt smiley

persa thote Liqeni ligjet ne Angli jane pikerisht per ato qe frekuentojne vajzat e rrugeve jo per bordellot, call girls. escorts apo strip clubs qe bejne gati te njeten pune

Po dalim pak nga sfera e diskutimit, por ne nje fare menyre debati i legalizimit te prostitucionit eshte pak a shume i ngjashem me debatin e legalizimt ne US te marijuanes.  Dmth meqe eshte sheshit, te legalizohet, te kontrollohet dhe shteti te mbledh taksat.  Te mirat dhe te keqijat e kesaj ideje jane te debatueshme dhe ka material per te dyja anet.

Nga ana tjeter, prostitucioni eshte vertete nje nga profesionet me te vjetra ne bote.  Por eshte i lidhur drejtperdrejte, te pakten nga ana e femrave me kushtet ekonomike.  Per mendimin tim, eshte si t'i bihesh shkurt ceshtjes se rritjes se mireqenies.  Dhe kemi eksperience me renien shkurt nga ajo ane, psh piramidat. 

Ne Shqiperi, po te legalizohej prostitucioni, sa femra shqiptare do "legalizoheshin"?!  Eshte vend i vogel, pa folur pastaj per aspekte te tjera.  Ne Vlore psh, te Summer Depot, "poll dancers" kishin ardhe nga Serbia, 200 euro nata. 

Statistikat me siper, per trafikim dhe prostitucion nuk bejne te qarte sa nga keto femra jane shqiptare, dhe sa nga te trafikuarat punojne ne Shqiperi apo jashte saj.  Bile, nje nga shembujt ne raportin e departamentit te shtetit amerikan, fliste per nje femer, e cila u "ritrafikua" ne Greqi (tmerri i kesaj historie, nga vete vellezerit e vete.) 

Nga kjo pikepamje, mendoj se legalizimi i prostitucionit ne Shqiperi, nuk ka se si t'u vije ne ndihme ketyre femrave. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).