Shqipëria në imagjinatën vizatimore

Më ka ndodhur shpesh herë që duke qenë mirë e bukur duke parë një film me kartona, pa pritur e pa pandehur përmendet Shqipëria.

 

Ja, për shembull, para disa ditësh po shikoja një film vizatimor të shkurtër nga BBC nga një serial që quhet Creature Comforts. Episodi në fjalë ishte mbi macet dhe qentë, mace që flasin për qentë e anasjelltas. Filmi është satirik, dhe macet e qentë në të janë kukulla që ankohen për njëri-tjetrin a thua se ishin të martuar me njëri-tjetrin. E një moment të caktuar (rreth 3:20 në videon më posht&eumlsmiley ia këput njëri: "e kishte kokën të madhe sa...sa... Shqipëria".

E duke parë këtë klip të shkurtër u kujtova se ky nuk ishte rasti i vetëm i paraqitjes së papritur shqiptare në komeditë vizatimore. Shqipëria ka dalë më parë dhe në episode të sitcom-eve popullore amerikane si The Simpsons dhe Family Guy, e po ashtu edhe tek një sitcom i vogël fare me emrin The Flight of the Conchords.

Tek ky i fundit, Shqipëria del në episodin e Albit, dragoit racist, si një fëmijë i vogël shqiptar i djegur keq që e bën dragoin më pak racist.

Tek The Simpsons, Shqipëria është përmendur herët, e përfaqësuar nga Adili, studenti shqiptar që vajti të jetonte me familjen e Homerit si shkëmbim (Bart Simpson shkoi në Franc&eumlsmiley. Homeri la kokën pas studentit shqiptar, sepse ky i fundit ishte shumë i interesuar në punën që bënte Homer. Dhe si shkëmbim, Adili spiunoi informacionet që mori nga centrali bërthamor ku punonte Homer dhe ia transferoi qeverisë së vet.

Ky episod i Simpsons është plot me barcaleta për Shqipërinë e shqiptarët. Si p.sh. eksporti kryesor politik i Shqipërisë është ideologji politike e furishme (furious political thought).

Shikojeni të plotë episodin, në anglisht.

Edhe Family Guy përmend Shqipërinë në episodin "E Peterbus Unum". Në këtë episod, Peter vendos të deklarojë shtetin e vet (që është i madh sa sipërfaqja e shtëpisë së vet). Dhe kur shteti i Peter-it, Petoria, merr pjesë në OKB, Peter-it i caktohet karrigia ngjitur me delegatin e Shqipërisë, seksioni më i dobët i sallës (nosebleeds në anglisht). Kur Peter kërkon të tërheqë vëmendjen e sekretarit të OKB, delegati shqiptar i thotë: "Më falni, po ca nga ne kanë ardhur këtu për të mësuar." "Nuk po të flet njeri ty, o Shqipëri" i përgjigjet Peter.

Shiko episodin e Family Guy, Shqipëria përmendet rreth minutës së 12-të.

A ka ndonjë tjetër film vizatimor që përmend Shqipërinë?

9 Komente

Kete episodin e Simpson s'e kisha pare, me kete kalamanin shqiptar Adilin, qe i ngjiste nga pamja Adil Carcanit. smiley

Kurse nga filmat jo-vizatimore qe na permendin, Wag the dog me vjen nder mend i pari, se eshte komedi e lezetshme.

 

 

Bile Penaro, tek episodi i Family Guy, kur diktatoret jane duke lozur Marko Polo ne pishine, minuta 18:55, ka dhe nje reference per peshkun pa uje. Si me spond po e shpall pavaresine, ose teme koti.

Shume iteresant si subjekt. Per vete nuk di cilen te zgjedh nga keto tema, Makaronat Italiane, vitin e ri Kinez apo filmat vizatiomor kur permendet Shqiperia. Medoj qe rendesia e ketyre temave tejkalon cdo shqetesim te rendomte qe mund te kete Shiptari.

nje film francez i Luc Besson, (boti qe ka bere Taken, ose Leon) , ka bere dhe nje film francez " le nid des gueppes"(foleja e grerezave). historia eshte nje kriminel sh i rrezikshem shqiptar, ekskortohet nga elita e policise franceze ne gjykate nderkombtare, per krime te tmerrshme. del me vone qe eshte nga malesia. banda e tij shqiptare i bene prite karvanit te policeve, me nje operacion sh te sofistikuar, dhe i detyron te fshihen ne nje magazine. ne kte moment vijne hordhi te tera shqiptaresh qe mundohen te shpetojne bosin e tyre por qe sja arrijne dot fale punes heroike te 5 policeve "robocop"! ka nje skene ku ky bosi shqiptar, mberthen nje polic dhe e vret me shpejtesi rrufeje duke i zhytyr gishtat ne fyt! Taken perpara ketij filmi eshte lule!

Po ngelem te imagjinata vizatimore...  Me lejoni "te marr hak", te pakten ndaj filmit "The Simpsons", qe tek-tuk kam pare ndonje seri, biles,  kam qeshur me batudat e tij.  Morali i filmit "The Simpsons",  po te kemi parasysh modelin e nje familje normale,  eshte  imoral. 

Ta shofin  ata producentet e Simpsons-ave, kur te behet ai studenti shqiptar Adili,  pas nja 10-20 vjetesh, president i Amerikes, i pari shqiptaro-amerikan ne Shtepine e Bardhe...

(sec kam nje T-shirt me Homer Simpson - ta kap ta hedh ke plehrat..)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).