Shqipëria në BE kur të ketë përmbushur kërkesat

Kryetarja Topalli takon homologun Uesterberg. Suedia pro zgjerimit të unionit evropian

Kryetari i Parlamentit të Suedisë Per Uesterberg ka deklaruar dje mbështetjen e vendeve politike të vendit të tij pro zgjerimit të BE-së, politikë e cila sipas tij do të reflektohet gjatë presidencës së Suedisë. Kryeparlamentari Uesterberg, vendi i të cilit do të marrë presidencën e radhës të BE-së në korrik të këtij viti, gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topallin tha se Shqipëria është pjesë e Evropës dhe se meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Të gjitha partitë politike në Suedi mbështesin politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian, dhe kjo do të reflektohet gjatë presidencës sonë të BE-së në 6-mujorin e ardhshëm. Por zgjerimi i BE-së do të thotë plotësim i standardeve që i kërkohet çdo vendi për të qenë pjesëmarrës. Dhe unë mendoj se Shqipëria, si një vend europian, duhet të jetë pjesëtare e BE-së kur të ketë përmbushur kërkesat”, - tha ai, duke nënvizuar se vendi ynë ka ecur shumë përpara dhe ka bërë transformime të mëdha. Uesterberg ka vlerësuar gjithashtu rolin që Shqipëria ka luajtur për paqen dhe stabilitetin e rajonit ballkanik. Ai i bëri këto vlerësime pas panoramës që i paraqiti kryeparlamentarja Topalli lidhur me reformat e Shqipërisë në fusha të ndryshme, si dhe të angazhimeve që vendi ynë do të marrë për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Ky është një vit elektoral për Shqipërinë dhe kemi të gjithë vullnetin dhe angazhimin maksimal për të realizuar zgjedhje me standarde europiane. Tashmë ka nisur procesi i pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit, kusht ky edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve, që është një prioritet yni, pasi qytetarët shqiptarë, që kanë vuajtur gjysmë shekulli në izolim, meritojnë të jenë të lirë të lëvizin në Europë”, - tha Topalli. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Uesterberg me doktrinën e suksesshme ekonomike të aplikuar në Shqipëri, si uljen e taksave, rritjen e pagave dhe fokusimin te investimet, politika këto që e kanë ngjitur Shqipërinë në vend të dytë në botë për suksesin e reformave të tregut.

Gjithashtu Topalli e falënderoi Suedinë si një ndër vendet e para që ratifikuan MSA-në Shqipëri–BE, po ashtu ndër të parët që njohu pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Parlamentit të Suedisë dhe delegacioni që e shoqëron atë ndodhen në Tiranë me ftesë të Kryetares së Kuvendit. Kjo është e para vizitë e një kryetari të Parlamenti të Suedisë, duke shënuar kështu hapjen e një etape të re në marrëdhëniet mes dy parlamenteve dhe dy vendeve. Ndërsa sot Uesterberg do të pritet në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

9 Komente

Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, Kryetarja e Kuvendit e njohu zotin Uesterberg me doktrinën e suksesshme ekonomike të aplikuar në Shqipëri, si uljen e taksave, rritjen e pagave dhe fokusimin te investimet, politika këto që e kanë ngjitur Shqipërinë në vend të dytë në botë për suksesin e reformave të tregut.

A nuk ju kam thene qe Zanfina nuk duhet censuruar asnjehere dhe per asgje ?

Po konkurohet per te zevendesuar idiomen  cope mishi me dy sy  me emrin Jozefina. Ja te shofim !

P.S. Ketij suedezit nuk i tha njeri se me cin po takohej ?

Simbas ketij artikullit te Financial Times, gazetari thote qe nuk dihet me siguri (dmth s'ka llaf te brendshem) po duke pasur parasysh preferencen e BE per te pranuar shtetet e reja ne bllok, parashikohet te pranohemi gjate viteve 2015 - 2020, se bashku me Bosnjen, Malin e Zi, Serbine dhe Maqedonine.

Of the eight countries in question, only Croatia and Iceland have a chance of joining in 2011 at the earliest - and even they face obstacles. For the rest, it is almost impossible to predict an entry date. But given the EU's preference for accepting new members en bloc rather than one by one, a reasonable guess is that Albania, Bosnia, Macedonia, Montenegro and Serbia may all join together at some point between 2015 and 2020. As for Turkey, no one can truthfully say they know the answer.

Per Kosoven s'permendet gje fare ne artikull.

 Jozefina do te ishte mire te pyeste suedezet se, kur zhvillohet ekspozita e turizmit aty, dhe tu lutej ti ftonin perfaqesuesit e Ministrise se Turizmit shqiptar dhe firma shqiptare turistike. Per suedezet, plazhi shqiptar, eshte i ngrohte dhe ne janar, jo me ne prill  smiley 

 

Shqipëria në BE kur të ketë përmbushur kërkesat

 

 

C'fare lajmi ... Ky po qe eshte scoop i vitit

A mendoni se Shqiperia mund te futet ne BE ndonjehere me kete shkaterrim dhe abuzim dhe degjenerim te vendit?

Po , dhe kjo do te ndodhe 1 vit para se BE te shperbehet....

Ateher shperberie sa me te shpejte te BE qe te shpetojme?

 

Ky zoti homolog suedes ka takuar znj.topalli dhe ka thene qe shqiperia duhet te hyje ne BE.po cfar duhet te thoshte???ne e dime mir qe shqiperia as ka per te hyr ne CE.nuk e besoj,,sepse mbas te rejave qe po shikojme ne tv,,jo per te qene rraciste,,po rumania nuk po jep 1 shembull te bukur.ka koh per ne evrope.....

T`ja u thjeshtoj pak me gjuhen e popullit : Shqiperia do hyje ne Europe kur nje europian te vije ne Shqiperi dhe te """NDIHET"""" si ne shtepi te vet dhe anasjelltas ,nje shqiptar kur te dali jashte te kete te njejten ndjesi !!!!...(futni ketu nje milion faktore)...

ps. Lum ai qe do e shohe ""ZONJE"" !!!! (mund te filloni qe tani ta testoni veten&nbspsmiley...hahaa

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).