Shqipëria heq flamurin e delegacionit kosovar

TIRANË- Drejtoria e Aviacionit Civil bëhet protagoniste e një incidenti të shëmtuar me Kosovën teksa nuk kanë lejuar vendosjen e flamurit të saj në një tavolinë ku ndodheshin edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Gjithçka është ideuar nga delegacioni serb dhe pala shqiptare është viktima e radhës, e cila ka hequr nga tryeza flamurin kosovar. Është vetë pala kosovare ajo që ka denoncuar këtë skandal duke e cilësuar si pabesi të kolegëve shqiptarë. Nga ana e tij, delegacioni kosovar, ka qëndruar deri në fund të mbledhjes, edhe pse i ishte hequr flamuri.

Në datat 4 dhe 5 shkurt në Tiranë është zhvilluar takimi i përfaqësuesve të Aviacioneve Civile të disa shteteve, ku organizator ishte Shqipëria. Të gjitha shtetet e pranishme në këtë takim janë anëtare të dy organizatave ndërkombëtare të aviacionit civil "Autoriteti i Përbashkët i Aviacionit" dhe "Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit", ndërkohë që Kosova ka marrë ftesë për këtë takim edhe pse ajo ende nuk është anëtare e këtyre dy organizatave. Që në fillim të takimit delegacioni serb ka kundërshtuar praninë e Kosovës duke kërkuar që përfaqësuesit e saj të largoheshin. Pas disa debatesh ka nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij si dhe flamurin përkatës përpara. Pikërisht gjatë pushimit të parë ka ndodhur edhe një akt i shëmtuar nga pala shqiptare. "Të gjitha shtetet që ishin pjesëmarrëse në takim, përfshi edhe zyrtarët e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanë pasur përpara flamurin. Mirëpo gjatë pushimit, përfaqësuesit serbë, kanë protestuar për faktin që Kosova është pjesëmarrëse e këtij takimi, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të largohet edhe flamuri. Gjatë pushimit të drekës është larguar flamuri kosovar", -tha dje drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj. Sipas tij, Serbia që në fillim ka insistuar që Kosova të mos jetë pjesëmarrëse në këtë takim. Për këtë arsye Shqipëria si organizatore e takimit, nuk i ka rezistuar kërkesës së Serbisë, ndaj takimi ka vazhduar pa flamurin zyrtar të Kosovës.

"Jo vetëm heqja e flamurit, por edhe për pjesëmarrjen tonë në këtë takim Serbia ka qenë kundër",- ka bërë të ditur në vijim drejtori i Aviacionit Civil në Kosovë, Driton Gjonbalaj. Ai shpjegoi se delegacioni kosovar nuk është shumë i alarmuar për atë se çfarë ka ndodhur, pikërisht në shtetin e konsideruar "amë", pasi sipas tij për Kosovën ka qenë me rëndësi që ka qenë e ftuar nga këto dy organizata ndërkombëtare të aviacioneve civile. "Kjo mbledhje organizohet nëpër shtete të ndryshme anëtare të këtyre dy organizatave, ku kësaj radhe është mbajtur në Shqipëri. Organizimi është bërë nga Aviacioni Civil i Shqipërisë, nën patronazhin e këtyre dy organizatave ndërkombëtare",- ka thënë Gjonbalaj.

Gjonbalaj:
E rëndësishme është që ne morëm pjesë

Kreu i delegacionit të Kosovës e ka vlerësuar këtë gjest si një akt të pastër provokues nga ana e palës serbe, e cila që në fillim ka kërkuar që Kosova të largohet nga ky forum. "Rëndësia e këtij forumi ka qenë që Kosova është pjesë e një procesi, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian",- tha Gjonbalaj. Sipas tij, "Autoriteti i Përbashkët i Aviacionit" dhe "Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit", merren me rregullat e sigurisë në komunikacionin e aviacionit civil, me certifikim, rregulla të licencimit të aeroplanëve, helikopterëve etj. "Kosova nuk është anëtare e tyre, mirëpo me rëndësi është që kemi marrë pjesë në këtë takim",- ka thënë Gjonbalaj. Ai bëri të ditur se pranimi në këto organizata bëhet me konsensus. Në këtë forum është folur për planet e këtyre dy organizatave dhe mundësinë për t'iu dhënë shteteve që nuk janë anëtare të BE-së të kenë njëlloj lidhjeje me këto organizata.

 

Institucionet heshtin për skandalin e flamurit
Lidhur me skandalin e heqjes së flamurit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga zyrtarët Shqiptarë. Në departamentin e Informacionit të Këshillit Ministrave askush nuk ka dijeni për këtë ngjarje por shprehen të sigurt se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve, nga varet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nuk japin të dhëna në lidhje me ngjarjen. Të paditurin kanë bërë edhe zyrtarët në Kosovë. "Nuk mund ta komentoj këtë gjë, ngase nuk jam i informuar se çfarë ka ndodhur në Tiranë",- ka thënë shkurt zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës , Memli Krasniqi.

9 Komente

Është normale kur në Shqipëri shqiptarët e Kosovës i kosiderojnë si shokët Kosovarë dhe serbët si vëllezërit serbë dhe kinezë

te mos marrim kot zjarr tani se jo me pak se para 6 muajsh, federata jone e volejbollit u "pezuallua" nga cdo aktivitet nderkombetar pasi kishim bere nje miqesore me Kosoven. Pra, duhet te jemi te ndergjegjshem qe Serbia jo vetem kercenon, por dhe vepron ...

Po emrat e gomereve perkates prej Shqiperie pse u jane kursyer lexuesit?

Teknikisht, mbledhja eshte mbajtur per anetaret e kesaj organizate.  Kosova nuk eshte akoma anetare.  Dhe u ftua nga Shqiperia si vend mik.  Me ligj nderkombetar te organizatave nuk e lakojme dot kete vendim ne shume trajta.  Patjeter qe kuptohet loja e Serbise ne kete rast, rrofte sebepi kur i thone.  Ama, me rregulla, e gjejne te drejten te protestojne.

Nga ana tjeter, Shqiperia si vend organizator, beri shume mire qe e ftoi Kosoven, por nuk mendoj se i imagjinuan te gjithe rrjedhojat. 

E megjithate, nje loje me "makiaveliane" duhet bere ne keto rrethana.  Por kush do ta beje?  Mbaj mend para nje viti lexova nje artikull ne lidhje me regjimin e vizave me Serbine.  Nenshtetasit serbe s'kane nevoje per vize te vijne ne Shqiperi.  Nderkohe, nje nenshtetas shqiptar (i ftuar nga nje organizate serbe) u sorrollat neper ambasaden serbe per nje muaj, dhe perfundimisht nuk ia dhane vizen. 

Ca flamuri Kosovare dhe budallalleqe thoni,thuaj shyqyr qe serbet nuk kerkuan te hiqej flamuri Shqiptar,se dhe kete do ta kishin bere keta hajvanet tane.

Pastaj ne jemi mikeprites,nuk behej ti prisnim serbet ne bese.

Turpi qendron ne momentin kur e vune flamurin e Kosoves ne ate aktivitet. Ai qe e vuri duhet te kishte menduar se pastaj Shqiperia duhet te shkonte e ta lepinte ate qe beri duke  e hequr qe eshte me keq se sa te mos e vinte fare.

Ja kjo eshte politika jone  e ruges qe behet ne zyrat e Z Basha. 

Idiote me brire per te mos thene maskarenj.

Toko, ne kete rast me duket me shume pune injorance, nisur nga nje qellim i mire dhe jo nga maskaralleku. 

Ligji nderkombetar per anetaresime ne organizata dhe protokollet qe vijojne s'eshte dhe aq i komplikuar.  Ama, sic thone ketej "it can't be taken for granted."  Kur u shperbe Bashkimi Sovjetik, ne qarqet e juriprudences nderkombetare (kam pasur nje prof te Ligjit Nderkombetar te NYU, qe luante pjese aktive ne kete fushe,) pllakosi si te thuash nje fare makthi.  Ishte i paimagjinueshem kaosi qe mund te vijonte sikur 15 republikat mos t'i aderoheshin traktateve dy-shumepaleshe-nderkombetare qe kishte firmosur Bashkimi Sovjetik, per te mos permendur pastaj ligjet e tjera nderkombetare, te ratifikuara me pare.  Por e gjithe kjo u evitua, sepse republikat nuk tentuan te ndryshonin proceduren e meparshme.

Per incidentin ne fjale, nuk jam ne dijeni te procedures specifike per shtetet e ftuara jo anetare te dy organizatave.  Por, qe pala serbe ka gjetur pretekst, do kete pasur ndonje klecke.  

Keshtu qe, perfaqesuesit tane, here tjeter, per te evituar idiotlleqe te tilla, do benin mire t'i hidhnin nje sy protokolleve perkatese. 

 

Kjo qe pasa ndoshur ne shqiperi me heqejen e falmurit te kosoves per mua nuk ben as nje problem se ai vetem flamur nuk eshte eshte nje beze pa as nje histori Ku me shenjat e keti flamuri me shume perfitojne ata qe nuk kan as nje kontibut per kosoven ose thane troç qe jane jabanxhij ne kosove ose siq i thone te ardhur. Si perfundim me mire qe eshte hequr se sa te qendronte ai turp i popullit shqiptar qe eshte nje ofendim per shqiptaret ky flamur. Me dhemb koka kur e shohe ate falmur. Ne raste se kan protestuar Serbet per kete flamur kan protestaur per te zezen e vet se nje dite ne tyeze do ta shohin flamurin kombetare qe ka nje histori dhe qe eshte perfituar me gjak e jo imponuar me vendos , e ne tavolinat e delagacionit shqiptare te Prishines do te jet flamuri shqiptar ai flamur ku dhan jeten mijra e mijra shqiptare duke perfershir dhe deshmoret e luftes se fundit ate  te kosoves ku keta deshmore jan varrose me flamurin kuq e zi e jo me ate cope beze te shpifur me gjashte yje qe s'jan gje tjeter vetem disa sembole serbe, mos me dalte shpirti pa pa kosoven te bashkuar me shqiperin si nje komb i vetem ashtu siq jemi ne realitet. Poshte Serbia

Rrofte shqiperia Etnike

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).