Shqipëria dhe zgjedhjet parlamentare 2009: Përgatitje për manipulimin e zgjedhjeve?

Nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe për Lindjen e Mesme (IFIMES)

 

Në fillim të viteve 1990, Shqipëria i dha fund një regjimi komunist ksenofobik dhe hyri në një sistem shumëpartiak. Periudha e tranzicionit ishte e vështirë dhe qeverive që kanë drejtuar Shqipërinë me pak ose shumë sukses që nga viti 1990, u është dashur të merren me papunësinë e madhe, korrupsionin e kudogjendur, krimin e organizuar dhe infrastrukturën e keqe.

Sipas një regjistrimi të popullsisë, të bërë në vitin 2001, Shqipëria ka 3.069.275 banorë, nga të cilët 1,294,196 jetojnë në zona urbane dhe 1,775,079 në zonat rurale. Përllogaritja e vitit 2001 ishte dhe regjistrimi i parë i popullsisë, i organizuar që pas rënies së komunizmit. Mes viteve 1923 dhe 1989 janë bërë gjithsej 10 regjistrime të popullsisë.

 

Fenomeni i rolit pozitiv të korrupsionit

 

Në vitin 2009, pas pothuajse dy dekadash pas rënies së regjimit komunist, disa ndryshime politike dhe ekonomike mund të vihen re në Shqipëri, edhe pse krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të rriten akoma si një kancer në shoqërinë shqiptare.

Megjithatë, korrupsioni luan një rol pozitiv në Shqipëri, për shkak se grasaton mekanizmat e ndryshkura burokratike.

Derisa të thjeshtohen procedurat administrative, vendi nuk do jetë në gjendje që të zhdukë korrupsionin. Kryeministri, Sali Berisha, e ka sulmuar korrupsionin më intensivisht se paraardhësit e tij, por ai është marrë më shumë me pasojat e tij më shumë sesa me arsyet.

Sipas të dhënave të korrupsionit nga Transparency International (Perceptimi i Indeksit të Korrupsionit 2008), Shqipëria renditet në vendin e 85 nga një total prej 180 vendesh të marra në studim, afër vendeve të tilla si India, Madagaskari, Mali i Zi, Serbia, Panamaja dhe Senegali. Në një letër të datës 21 janar, Transparency International informon direkt kryeministrin, Sali Berisha, për format e ndryshme të korrupsionit dhe për presionin e bërë nga qeveria shqiptare.

 

Shumë vonë për anëtarësimin në NATO

 

Në vitin 2008, gjatë një samiti të NATO-s në Bukuresht, Shqipëria dhe Kroacia morën ftesa për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në vitin 2009. Pasi të gjitha vendet anëtare konkluduan procedurën e ratifikimit, Shqipëria do të bëhet anëtare më të drejta të plota në NATO, e në këtë mënyrë do të kontribuojë në stabilitetin politik dhe sigurinë në Ballkan.

Përveç stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik, anëtarësimi i plotë do të sjellë dhe investime të huaja në Shqipëri dhe do të përmirësojë standardet e jetesës për qytetarët e saj. Nga maji 2009, flamuri shqiptar do të valëvitet në oborrin e selisë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Rrethi i kryeministrit, Sali Berisha, nënvizon se 18 vjet më përpara nuk ishin të shumtë ata që besonin se Shqipëria do të bëhej anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe një vend kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2010, çka do të thotë normalizim i situatës në Shqipëri dhe hyrje në familjen e vendeve që janë anëtare të dy organizatave.

Megjithatë, intelektualët dhe gazetarët shqiptarë besojnë se realiteti është i ndryshëm - 18 vjet është një kohë e gjatë, e cila ka zhgënjyer të gjithë ata që kanë ëndërruar për Shqipërinë evropiane që në fundin e viteve ’80.

Ata argumentojnë se Shqipëria ka humbur trenin dhe tani nuk ka një strategji dhe një plan zhvillimi kombëtar, përfshi anëtarësimin në organizata të ndryshme multinacionale.

Publiku shqiptar ka përshtypjen se qeveria sillet si një korporatë, e cila operon vetën në bazë të kompensimit, duke kompensuar një anëtarësim për një tjetër.

 

Bashkimi me BE përmes Çekisë ose Suedisë

 

Në mars 2008, Partia Socialiste në opozitë përmes liderit të saj, Edi Rama, i bëri thirrje qeverisë që të plotësojë kërkesën për statusin e vendit kandidat për në BE në fund të vitit 2008. Qeveria shqiptare ende nuk ka shpallur se kur planifikon të plotësojë kërkesën e aplikimit - gjatë presidencës çeke apo gjatë presidencës suedeze.

Sipas rrethit afër Berishës, Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE gjatë këtij viti duke parashikuar se Shqipërisë do i jepet statusi i vendit kandidat gjatë fundit të vitit 2010 dhe mund të nisë negociatat në fund të vitit 2011 ose në fillim të vitit 2012.

Greqia ka ratifikuar së fundmi si shteti i fundit Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me Shqipërinë. Dy ditë më vonë, ministrja shqiptare e Integrimit, Majlinda Bregu, tha se Shqipëria do të aplikojë për anëtarësim në mesin e vitit 2009.

Instituti Ndërkombëtar IFIMES përllogarit se do të ishte më realiste, nëse Shqipëria do të aplikojë për statusin e vendit kandidat gjatë presidencës suedeze. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë programuar të mbahen më 28 qershor 2009 dhe shumica e vendeve anëtare të BE duan të binden se ato do të zhvillohen në përputhje më të gjitha standardet përkatëse. Nëse zgjedhjet do të plotësojnë standardet e OSBE/ODIHR, kjo do e bënte më të lehtë për Shqipërinë që të realizonte një proces anëtarësimi. Megjithatë, nëse zgjedhjet do të jenë të pandershme dhe të manipuluara, kjo do komplikojë më tej problemet e brendshme në Shqipëri dhe do të pengojë rrugën e saj drejt integrimit në BE.

 

Zgjedhjet parlamentare dhe manipulimi zgjedhor

 

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, shpalli që zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 28 qershor 2009. Shqipëria do të organizojë për herë të parë zgjedhjet e ardhshme si anëtare e re i NATO-s, prandaj ato do jenë një gur kyç në rrugën drejt integrimit në BE.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, arriti një fitore deçizive, duke u angazhuar se do të reduktojë krimin dhe korrupsionin, duke promovuar rritjen ekonomike dhe garantuar zhvillimin demokratik.

Katër vjet më vonë, situata, për sa i përket krimit dhe korrupsionit, nuk është përmirësuar. Madje, dhe analistët afër të djathtës mendojnë se qeveria nuk ka bërë sa duhet. Disa ministra dhe vetë anëtarët e familjes së kryeministrit, Sali Berisha, janë lidhur me korrupsionin.

Sipas analistëve, krahu i majtë, i dominuar nga Partia Socialiste, synon të eliminojë kundërshtarët brenda bllokut të majtë politik, kryesisht Lëvizjen Socialiste për Integrim, e drejtuar nga ish-kryeministri, Ilir Meta, e cila zakonisht merr 7 deri në 8 për qind të votave. Nëse krahu i majtë fiton zgjedhjet, këto vota mund të përdoren prej tyre për të bërë presion për të marrë postin e kryeministrit. Analistët afër të djathtës thonë se kryetari i PS, Edi Rama, ka vendosur të krijojë konflikte, në mënyrë që të eliminojë LSI nga skena politike. Megjithatë, një krah i majtë i pabashkuar mund të shërbejë për liderin e PD, Sali Berisha, për të fituar sërish zgjedhjet.

Instituti Ndërkombëtar, IFIMES vlerëson se krahu politik i djathtë nuk ka qenë kurrë më parë i bashkuar siç është tani, ndërsa e majta politike është e përçarë.

Sali Berisha e kontrollon skenën që prej vitit 2007, kur dhe fitoi zgjedhjet lokale në zonat rurale, ku e majta ka qenë tradicionalisht më e fortë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, Partia Demokratike fitoi 47.86% të votave, ndërsa Partia Socialiste mori 43.74% të totalit prej 1,314,633 votuesish të vlefshëm që kishim marrë pjesë në votime.

Në fund të nëntorit 2008, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste ranë dakord për amendime në Kodin Zgjedhor. Zgjedhjet do të mbahen në qershor 2009. Sipas marrëveshjes së dy forcave politike, do të ketë një sistem të ri elektoral - modeli proporcional që do të zëvendësojë modelin e mëparshëm mazhoritar. Kjo ka sjellë reagime të forta nga ana e partive të vogla, të cilat besojnë se modeli i ri elektoral do i mbajë ato jashtë parlamentit.

Deputetët e 10 partive të vogla hynë në grevë urie për këto arsye, por nuk u arrit asnjë rezultat. Dy partitë kryesore insistojnë në atë që kanë pranuar.

Partitë e vogla, si LSI, e drejtuar nga Ilir Meta dhe të tjera parti kanë akuzuar Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se po përgatisin manipulimin e zgjedhjeve. LSI pretendon se, sipas ligjit të ri elektoral, komisionet do të formohen me përfaqësues të PS dhe PD, çka do të rrisë kontrollin bipolar në numërimin e votave pa ndërhyrjen e partive të tjera që janë në garën zgjedhore.

Kjo e bën manipulimin zgjedhor më të besueshëm dhe rrezikon zgjedhjet e lira dhe procesin demokratik në Shqipëri. Ligji i ri zgjedhor quhet gjithashtu dhe “ligji i mashtrimit” të regjimit autokratik të Sali Berishës, që për fat të keq është mbështetur dhe nga Partia Socialiste në opozitë.

Duhet të theksohet se pragu elektoral për partitë politike është 3 për qind dhe për koalicionet është 5 për qind.

Analistët kanë theksuar mundësinë që Partia Demokratike të përgatisë një manipulim zgjedhor në procesin e pritshëm në Shqipëri. Në zgjedhjet e fundit të vitit 2005, manipulimi zgjedhor ishte përgatitur nga Partia Socialiste, por u arrit të parandalohej.

Partia Demokratike e Sali Berishës ka përmirësuar deri diku imazhin, por pyetja është, nëse kjo është e mjaftueshme për të fituar zgjedhjet. Pavarësisht një perceptimi negativ publik, është e mundur pak a shumë që Berisha të fitojë rreth 40 për qind të votave dhe të formojë qeverinë me një nga partitë e vogla politike.

 

Lustracioni politik

 

Në fund të vitit 2008, parlamenti shqiptar kaloi ligjin për lustracionin pa pjesëmarrjen e opozitës, ligj që u kundërshtua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Ditën që kaloi ligji, një reaksion i fortë mbërriti nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, John Withers, që denoncoi ligjin si një dokument të Partisë Demokratike që hap probleme serioze legjislative dhe ngre dilema kushtetuese dhe i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, nënvizoi se ligji i lustracionit nuk ka qëllime të mira dhe mund të shkaktojë padrejtësi të mëdha.

Ligji i lustracionit është kritikuar gjithashtu nga Freedom House që trembet se ligji mund të dhunojë lirinë në Shqipëri, çka do të reflektohet negativisht në raportin e vitit 2009 për Shqipërinë.

Shqipëria momentalisht është nën peshën e përfshirjes së qeverisë së Sali Berishës në probleme korruptive. Berisha për këtë arsye nxitoi të miratojë ligjin e lustracionit që të zëvendësojë disa njerëz në poste të rëndësishme, veçanërisht në administratën e gjyqësorit dhe në prokurori, të cilat po e sulmojnë atë personalisht dhe qeverinë. Sipas Berishës, këta njerëz mbanin poste të larta gjatë regjimit komunist.

Edhe pse ligji për lustracionin shkaktoi shumë reagime të forta brenda dhe jashtë vendit, Berisha është i vendosur që t’i shkojë deri në fund. Shpresa e fundit ishte presidenti Bamir Topi që ka të drejtën kushtetuese ta kthejë ligjin në parlament për rishqyrtim, por ai nuk reagoi. Berisha duket i kënaqur, por pyetja është: Dhe për sa kohë?

Pavarësisht pretendimeve të tij se ligji i lustrimit do të jetë i drejtë dhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 do të jenë të lira dhe të ndershme, konfliktet e Berishës me ambasadorin amerikan, delegacionin e KE dhe përfaqësuesit e OSBE janë shumë domethënëse.

Analistët thonë se personaliteti i Sali Berishës është ai i një njeriu pasionant, duke shtuar se ai i jep tone të panevojshme psikologjike të gjitha çështjeve, dhe është gati të sfidojë çdo kundërshtar, përfshi dhe komunitetin ndërkombëtar. Problemi i tij, e rrjedhimisht dhe i PD, është se atij i mungon një platformë e detajuar, e qartë dhe koherente për zgjidhjen e problemeve, me të cilat përballet Shqipëria. Berisha në vend të kësaj ofron përgjigje duke pretenduar se komunizmi është akoma i fortë. Berisha do të bëjë gjithçka dhe do të përdorë çdo mjet për të mbetur në pushtet.

Për momentin, ndërtimi i një autostrade që do të bashkonte Shqipërinë me Kosovën po kthehet në një fushatë që më shumë po përçan shqiptarët, në vend që të jetë një projekt i bashkimit të kombit.

Si në shumë vende në tranzicion, Shqipëria po përjeton rikthimin e totalitarizmit, e plotësuar me autokraci në nivele më të ulëta. Për shembull, çdo lider është një person autoritar dhe çdo parti është totalitare, çka krijon kushtet për rritjen e numrit të fraksioneve dhe krijimin e forcave të reja politike.

Shumë shqiptarë kanë përshtypjen se ngjarjet aktuale të kujtojnë ato të vitit 1996, (një vit më vonë - në vitin 1997- Shqipëria rrëshqiti në kolaps), kur Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike fituan 90 për qind të votave. Frika është prezente mes njerëzve, çka tregon se viti 2009 do të jetë një vit shumë intensiv për skenën politike në Shqipëri.

Analistët theksojnë se ligji i lustracionit, si dhe gjithçka tjerë është projektuar mbi bazën e disa kapriçove të një partie politike. Nuk është e kuptueshme se pse shpenzohet kaq shumë energji në diçka që nuk luan më rol domethënës në Shqipëri.

Berisha po lufton çmendurisht, a thua se dilema është që të zgjidhet mes komunizmit dhe demokracisë, ndërsa dilema reale është të zgjedhësh mes demokraturës dhe demokracisë.

Instituti Ndërkombëtar IFIMES beson se viti 2009 nuk është si viti 1996, as në terma të politikës së brendshme apo asaj të jashtme. Gjithçka është shumë ndryshe, vetëm Sali Berisha është i njëjti.

 

* Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe për Lindjen e Mesme (IFIMES), me qendër në Ljubljanë, Slloveni, analizon rregullisht ngjarje në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan. IFIMES ka përgatitur një analizë për situatën politike aktuale në Shqipëri në dritën e zgjedhjeve të pritshme parlamentare, të programuara për t’u mbajtur më 28 qershor 2009. Disa nga pjesët më të rëndësishme dhe interesante të analizës së plotë me titull “Përgatitja për manipulimin e zgjedhjeve?” jepen më sipër

22 Komente

Manipulimi i pare tashme eshte zyrtarizuar. Me shkrim, me vule, me dashje, enkas, pa iu dridh qerpiku fare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke i rreferuar Rregjistrit Kombetar , pa zgjidhur problemin e dublikimeve te banoreve, ka shpallur numrin e vendeve per deputet ne baze qarku.

Shembull : Nje banor nga Kukesi eshte i rregjistruar edhe ne Kukes edhe ne Tirane . Ne te dyja rastet numri i votuesve eshte fiktiv.

Po te kemi parasysh se kush eshte kahja e migrimit, Veri drejt Shqiperise se mesme, atehere numri i deputeteve ne Qarkun e Kukesit eshte me i madh nga sa duhet. E njejta gje mund te thuhet per Malesine e Madhe.

Po keshtu edhe per Qarkun e Beratit. Po gjithsesi eshte problem i pergjithshem.

Disa gjeran behen si pa dashje me vone se sa duhet, qe te mos kete kohe per t`i korrigjuar.  smiley

------------------------

Tani une do i tregoj PD-se nje variant se si mund te fitohen nja 50 000 vota ( 50 000  me pak opozita ) pa shume zhurme nese po te duan le ta bejne 100 000 :

Ju e dini qe kete here votuesit do votojne ose me Pasaporte ose me kete karten e identitetit. Numri i personave qe nuk kane pasaporte eshte rreh 700 000 persona. Qeveriu ka dhene urdher qe paisja e ketyre personave  te behet me perparesi.

Tani skema eshte kjo : Seksionet e PD ne cdo qark, duhet te identifikojne nepermjet administrates qe kane se kush jane votuesit potenciale te opozites ne cdo fshat apo komune nga ky numur personash ( 700 000 ) dhe nepermjet vonimit te paisjes se ketyre personave me carten e identitetit   t`i lene pa votuar. Duhet te kihet kujdes qe kjo pune te mos behet si ne `96, por te kete shtrirje ne te gjithe vendin ne rendin 7 % te kesaj . Kjo do te thote qe rreth 50 000 vota. Nese kane oreks me shume vete e kane ne dore.

50 000 vota bejne afro 5 deputete. Nese do veje puna per kaq kete e kane te sigurte se dhe nuk ndihet shume.

Si qark te pare per te bere nje test duhet te zgjedhin Korcen ( eshte nje prefekte atje tip Jozefine ) . Qarku i dyte per t`e vazhduar eshte Elbasani, se ketu  do cojme dhe Fahri Balliun per t`u bere deputet  dhe parlamenti i ardheshem nuk ben dot pa Fahriun . smiley

 

P.S. Ajo permendja e Korces aty nuk eshte se eshte ashtu fare kot. Mbase iu ka vajt ne mendje andej kjo skema edhe perpara se ta mendoj une. smiley

...edhe po si kishte vejtur ne mend me pare, me siguri do ta mendojne tashi qe u shtjellua ketu. nese e lexojne peshkun smiley

 

Tentativa per manipulim zgjedhjesh do kete patjeter, sidomos nga ana e PD-se. Berisha & co. kane ca llogari te hapura, te cilat do u shkaktojne shume probleme nese u iken pushteti nga duart.

Vazhdojme  me njoftime  zyrtare  :

Drejtori i Pergjithshem i Gjendjes Civile, Armand Teliti deklaroi se

50,892 persona jane persona te dubluar.

Po te isha une personi qe do udhehiqja skalionet e PD-se do jepja edhe kete udhezim shtese.

Premtoni qe do pastrohet kjo pune sa me shpejt te jete e mundur. Per kete japim garanci. Pastrimi te behet per 45 000 persona, ajo 5 000 duhet majt rezerve. Stukturat e PD-se ne baze duhet te identifikojne se per ke do votojne potencialisht keta persona dhe nga ky numur pra nga 50 000 te gjejne vetem 5000 persona qe do te mund te votojne per PD-ne. smiley

Keshtu fitojme 10 000 vota pa u ndjere fare. sepse do votohet dy here, ne te dy qendrat e votimit. Por ama procesi i pastrimit duhet te behet se na marrin me qafe nderkombetaret. Ai 5000 eshte brenda gabimit te softit dhe deri ketu jemi ne rregull edhe me ligjin.  smiley Dmth plus nje deputet.

Pra, vetem me keto dy rekomandime deri tani kemi 60 000 vota me shume ne llogari. Procesi vazhdon.

Pra 6 deputete jane ne xhep pa fillu. smiley

Tjeter shtese qe duhet te kene parasysh seksionet e PD-se :

Meqe se shpejti do kaloje ligji qe nje person qe eshte jashte qendres se tij cilvile per minimumi 15 dite , duhet te deklaroje qendjen e  re civile, atehere duhet qe per arsyje pune duhet te levizin per 15-20 dite 5000 zyrtare te vegjel te shteti. Levizja te mos jete qendrore por nga lokalet.

Me kete rast fitojne dhe dieta 15-20 dite, pra paguhen per punen qe do bejne.

Psh : Drejtori i Arsimit Korce duhet te jete per 20 dite me sherbim se bashku me 15-20 drejtore e nendrejtore shkollash ne Pogradec ( shkojne per 20 minuta atje ) per eksperience, ndersa ai i Pogradecit ne Korce  e me rradhe . Ose bashkiaket e  Koplikut  te shkojne ne Shkoder dhe e kunderta, bashkiaket e Shkodres te shkojne ne Koplik per specializim vetem pak dite.  Kjo te behet per 100 njesi vendore lokale me nje mesatare 50 persona. Pra vetem nepermjet kesaj te fitohen dhe 5000 vota te tjera.

Te mos i cojne neper qarke te tjera se ndryshojne nga dialekti dhe do diktohen, por ama ata  50 duhet te shperndahen me kujdes dhe jo te gjithe ne nje qender votimi se bin ne sy. smiley

Tani ndonje nga ju do thote qe fjala e urte popullore qe : gur gur behet mur nuk ka kuptim ?

E ka gabim !  smiley

Deri tani ligjerisht pa asnje bules problemi une e dhashe kontributin tim me 65 000 vota. Jeni te lutur te beni shtesa per skema te tjera.

Ju falenderoj paraprakisht !

Kjo e bën manipulimin zgjedhor më të besueshëm dhe rrezikon zgjedhjet e lira dhe procesin demokratik në Shqipëri. Ligji i ri zgjedhor quhet gjithashtu dhe “ligji i mashtrimit” të regjimit autokratik të Sali Berishës, që për fat të keq është mbështetur dhe nga Partia Socialiste në opozitë.

Berisha po lufton çmendurisht, a thua se dilema është që të zgjidhet mes komunizmit dhe demokracisë, ndërsa dilema reale është të zgjedhësh mes demokraturës dhe demokracisë

Analistët theksojnë se ligji i lustracionit, si dhe gjithçka tjerë është projektuar mbi bazën e disa kapriçove të një partie politike. Nuk është e kuptueshme se pse shpenzohet kaq shumë energji në diçka që nuk luan më rol domethënës në Shqipëri.

Me kete gjuhe flet ky organizem, qe kontrollon "nivelin" demokratik te Ballkanit.

Te kontrollojne veteveten, ky eshte nje fjalim kongresesh , nga i I tek I VIII.

o Koth, o byrazer as ato te PD sma merrte mendja ti shkonte kaq Perfekt sesi te vjedhin.

 

 

Po pse mer daje, me te vertet thua ti , qe do ti paguaj 20 dit pushime atyre, drejtoreve qe te shtoji 20 vota diku tjeter???? i bieme shkurt ti paguaj ja 20 te papuneve aty tek zona vete.

 

 

E di sa a e forte, eshte ky shpejgim, si rasti kur Ilir meta me Partine Socialiste , po i shpjegonte sesi mund te vidhte Sala votat e Zgjedhjeve 2008?

aq perfekt, e aq mire e kishin thelluar, Edhe e dini pse?

 

Sepse i kishin vjedhur vete me kete stil ne 2001.Dinin edhe bashkite edhe komunat, ku ishte me shume i madh proprabiliteti. hahhahahahahhahaha

 

Keto do te jene me te verte zgjedhjet me te kushtueshme e gjith historise se Shqiperise. Edhe Ne kete mes nuk eshte puna Komunizem apo Demokraci, se te dy, jane komunista.

o koth, mendohu edhe sonte edhe na jep edhe nje Formule tjeter, se ja kam derguar linkun e peshkut, PD. hahhahahahah

Ta kishe thene qe ne filllim, te kishin Fut ne Kqz qendrore.

 

Castor,

ja njoftimi i KQZ-se dje .

 "Në bazë të të dhënave të dërguar nga Ministria e Brendshme, KQZ ka llogaritur numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore si më poshtë: Numri total i shtetasve 4,249,942 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,357, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati (numri real i dalë nga pjesëtimi është 30,356.7285714286)"- sqarohet në njoftimin e KQZ-së. Sipas tij, numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30,357, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh, i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim.
Pas këtij veprimi ngelën pa u shpërndarë edhe 6 mandate, të cilat në bazë të Kodit Zgjedhor u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm.

 

Po e mora vesh mer e mora. Po ku eshte komenti im ke ky postimi me siper ? Pse e ka hequr adminellesha komentin tim?

Cer kam dash te theme une me kete qe keni lene ju si postimin tim?

Pse nuk e hiqni te gjithin e kam fjalen.

ajo qe me habit nga ndarja e kolltuqeve sipas zonave eshte se kane marre si baze numrin e popullsise dhe jo numrin e zgjedhesve. Nuk ve ne dyshim nese eshte  ligjshme apo jo. Thjesht me habit.

Mesa di une, kan marre numrin e zgjedhesve potencial, pra te te gjithe atyre qe ne Qershor 2009 kane mbushur moshen 18 vjec e lart.

 

KQZ miraton ndarjen e deputetëve në 12 qarqe

Projekti niset drejt Kuvendit me procedurë të përshpejtuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendimin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009. Numri total i shtetasve 4,249,942 është pjesëtuar me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, ku është përcaktuar numri 30,357, si numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati (numri real i dalë nga pjesëtimi është 30,356.7285714286). Numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati, 30,357, dhe çdo zone zgjedhore i është caktuar një numër mandatesh i barabartë me numrin e plotë të përftuar nga ky pjesëtim. Pas këtij veprimi, mbeten pa u shpërndarë edhe 6 mandate. Në bazë të nenit 75, pika 5, të Kodit Zgjedhor, këto mandate u janë shpërndarë zonave zgjedhore (qarqeve) që kanë mbetjen më të madhe pas presjes dhjetore, të numrit të përftuar nga pjesëtimi i mësipërm. Institucioni i menaxhimit të zgjedhjeve si përfundim vendosi t‘i caktojë Qarkut të Beratit 8 deputetë, Qarkut të Dibrës 6 deputetë, Qarkut të Durrësit 13, Qarkut të Elbasanit 14, Qarkut të Fierit 16, Qarkut të Gjirokastrës 5, Qarkut të Korçës 12, Qarkut të Kukësit 4, Qarkut të Lezhës 7, Qarkut të Shkodrës 11, Qarkut të Tiranës 32 dhe Qarkut të Vlorës 12 deputetë. D.M.

 

 

marre nga gazeta shqip

Ti ke te drejte, sipas njoftimit duhej saktesuar qe numuri 4,249,942 jane shtetasit mbi moshen 18 vjec ne Qershor 2009.

Keta thone qe eshte bazuar ne numrin e shtetasve.

 

Mendo nje familje te migruar me 10 femije.

o berbero nuk me del llogaria mu mer vlla

 

sa i bi me qene shqipetaret total simas llogarise tate?

Kuptohet qe ne numrin 4 milion e ca, jane te perfshire edhe te gjithe emigrantet qe jane mbi 18 vjec, por qe vazhdojne te jene te regjistruar ne zyrat e gjendjeve civile ne Shqiperi. E keta mund te jene rreth 95% e te gjithe te larguarve nga vendi.

Afersisht tek 5.3 milion.

prap sm vje llogaria mu

kerkoj falje per gabimin tim.

 

o berbero (se nuk puno site i kqz) di gje sa ishte numri i total i zgjedhesve ne 2005?

Sipas meje ne kemi rreth 1.5 milion shqiptar qe kane emigruar dhe/ose lindur jashte nga emigrant shqiptar. Gjithashtu, sipas regjistrimit te popullsise ne 2007 ne shqiperi jetonin rreth 3.6 milion. Per dy vjet, le te themi se keta 3.6 jane bo 3.8 + 1.5= 5.2 ose 5.3 milion. Nga kjo zbrit ata qe jane deri ne 18 vjec dhe perafersisht dalim tek shifra 4.2 milion shtetas potencial per te votuar.

Berbero keto jane te dhenat e kqz per zgjedhjet e 2005 

 

 

Zgjedhës në listë

2,850,821

Pjesmarrje në votim

49.23%

Vota të vlefshme

1,367,347

Vota të pavlefshme

21,973

Po te jene zgjedhes ata qe kane marre parasysh ne ndarjen e zonave, i bie qe te jemi rritur  rreth 50% ne 4 vjet. (nese nuk e kam bere llogarine gabim)

Nje anal-ize mbeshtetur kryesisht mbi anal-izat e anal-isteve te shtypit shqiptar. E bere si me porosi per PPU. smiley

Ndersa disa gjera qe thote jane te verteta, si ligji i ri zgjedhor qe favorizon partite e medhaja dhe ve ne disavantazh ato te vogla, per disa te tjera ja fut krejt kot, si kau peles. P.sh.

Në vitin 2009, pas pothuajse dy dekadash pas rënies së regjimit komunist, disa ndryshime politike dhe ekonomike mund të vihen re në Shqipëri, edhe pse krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të rriten akoma si një kancer në shoqërinë shqiptare.

Kjo thjesht nuk eshte e vertete. Nga te gjithe organizatat nderkombetare, flas ato qe bejne sutdime te mirfillta te tyre (FMN, BB, TI, etj), jo si kjo qe eshte anal-ize anal-istash te shtypit shqiptar, treguesit jane qe si krimi dhe korrupsioni jane ulur ndjeshem vitet e fundit, packa se jane akoma ne nivele te larta ne lidhje me ku duhet te jene.

Megjithatë, intelektualët dhe gazetarët shqiptarë besojnë se realiteti është i ndryshëm - 18 vjet është një kohë e gjatë, e cila ka zhgënjyer të gjithë ata që kanë ëndërruar për Shqipërinë evropiane që në fundin e viteve ’80.

Intelektualet? Po sa vende te Ballkanit jane bere tashme antare te Natos dhe BE para Shqiperise, aq me teper duke pasur parasysh faktin qe Shqiperia e pas-komunizmit ishte vendi me i varfer dhe i korruptuar i Ballkanit? Jane bere te gjithe dhe vetem ne kemi mbetur jashte? Ne mund te kemi deshire dhe te jemi neser si Amerika, po kjo s'eshte analize, aq me pak intelektuale.  

Me nje llaf sikur ta kishte shkruar ndonje anal-ist shqiptar dora vete kete raportin, qe bazohet gjithsesi ne punen e tyre. Dhe me gjithe reziqet e mundshme per manipulim, anal-iza cuditerisht le pa permendur faktin qe keto do jene zgjedhjet me te monitoruara nga nderkombetaret ne historine e Shqiperise.

 

Dhe per efekte perkthimi

IFIMES ka përgatitur një analizë për situatën politike aktuale në Shqipëri në dritën e zgjedhjeve të pritshme parlamentare, të programuara për t’u mbajtur më 28 qershor 2009. Disa nga pjesët më të rëndësishme dhe interesante të analizës së plotë me titull “Përgatitja për manipulimin e zgjedhjeve?” jepen më sipër

in light of the new elections, apo si mund te kete qene ne anglisht nuk perkthehet ne driten e zgjedhjeve o qypa, po ne prag te zgjedhjeve. smiley

Për zhvillimin e rregullt të procesit të kartave të identitetit, pak ditë më parë u përcaktua lista përfundimtare me emrat e qytetarëve. Drejtuesi i zyrës së Gjendjes Civile, Aramand Teliti, deklaroi se është përpiluar lista e plotë me emrat e qytetarëve, ku janë shmangur të gjithë emrat dublikatë. Njëkohësisht ka dalë dhe regjistri i plotë me numrin e popullsisë së vendit, ku numërohen rreth 4 milionë e 300 persona. Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Armand Teliti, deklaroi se regjistri është i pastruar nga dublikatat. Sipas të dhënave paraprake, në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë rreth 3 milionë e 133 mijë e 248 zgjedhës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).