Sërish të armatosur

“Broward New Times”

Më 15 mars, 2008, një lëmsh i zjarrtë shpërtheu mbi qiellin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Shpërthimi jehoi deri 100 kilometra larg në Maqedoni dhe Kosovë. Fuqia e saj ishte e krahasueshme me atë të një arme të vogël bërthamore. Por kjo nuk ishte atomike. Ishte një aksident në një depo armësh, ku fshatarët e varfër kishin qenë të punësuar që të trajtojnë municione të vjetra dhe predha artilerie. Shpërthimi vrau 26 vetë dhe plagosi qindra. Fshati Gërdec u rrënua komplet.

Tre vetë u arrestuan për vrasje masive në atë që mediet lokale e quajtën “Hiroshima e Shqipërisë”. Dy prej tyre ishin bashkëpunëtorë të dyshuar të një 23-vjeçari, tregtar armësh me bazë në Miami Beach që quhet Efraim Diveroli, i cili do përballet me gjykatën më vonë këtë vit me mbi 83 akuza për mashtrim dhe konspiracion për shitjen e municioneve kineze, duke i deklaruar si të prodhuara në Shqipëri.

Akuzat mund të jetë e vështirë për t’i vërtetuar, megjithatë. Një dëshmitar i mundshëm që të çonte te kjo çështje, Kosta Trebicka, vdiq në shtator në mënyrë të dyshimtë. Trupi i tij u gjet i gjakosur në një rrugë, në lindje të Shqipërisë, rreth 50 metra nga makina e tij fuoristradë, pak e dëmtuar. Trebicka kishte regjistruar një kasetë, në të cilën Diveroli thoshte se korrupsioni në vend ka “... shkuar deri te kryeministri dhe djali i tij.”

Në të vërtetë, javën e kaluar, prokurorët federalë u tërhoqën, duke i lejuar Diverolit kthimin e 4.3 milionë dollarëve - përfshi këtu një “Mercedes” të ri 550 - që kishin qenë konfiskuar. Por ndoshta edhe më e rëndësishme është se Diveroli zotëron një kompani të quajtur “Ammoworks”, e cila mund të jetë dhe tani duke i shitur municione qeverisë amerikane. Ky fakt është lënë pas dore nga prokurorët dhe Kongresi.

Diveroli vjen nga një familje që merret me shitje armësh. Xhaxhai i tij, Shmuley Boteach, kohët e fundit u shpall nga “Newsweek” si një nga 500 rabinët më njohur në Shtetet e Bashkuara. Ai është një ish-prezantues televiziv, një mik i Oprah's, dhe autor i një libri bestseller. Boteach është akuzuar për keqpërdorimin e parave për bamirësi në vitin 1999. Në vitin 2001, ai bashkëpunoi me nënën e Diverolit dhe Michael Jackson në projektin bamirës “Koha për fëmijët”, i cili falimentoi më pas.

Diveroli u rrit në Miami Beach dhe shkoi për të punuar në moshën 16-vjeçare për një tjetër dajë, Bar-Kochba Boteach, i cili drejtonte një firmë tregtimi armësh në Los Angeles. Dy vjet më vonë, në 2004, Diveroli ngriti në Nevada “Ammoworks”, e cila së shpejti do të rishfaqej në një komunitet të përbashkët në Hollywood, Florida.

Diveroli më pas u zhvendos në Miami dhe mori një punë në kompaninë e armëve të babait të tij, AEY Inc. Brenda një viti, në moshën 19-vjeçare, ai mori përsipër kompaninë si president. Bashkë me një shok të fëmijërisë që kishte dështuar dy herë për të mbaruar kolegjin, të quajtur David Packouz, ai arriti të fitonte një kontratë me qeverinë. Në vitin 2006, për shembull, AEY transportonte disa milionë dollarë veshje, armë, pajisje të zjarrfikësve për agjencitë qeveritare, sipas një website të quajtur Fedspending.org.

Shpejt, AEY ishte vendosur në një listë të zezë të Departamentit të Shtetit. Firma u hetua për “shkelje dhe mashtrime të shumta të Aktit të Kontrollit të Eksportit të Armëve”, sipas një raporti që lëshoi Kongresi. Përveç kësaj, ai u akuzua për punë pa cilësi në së paku 11 kontrata të qeverisë, që përfunduan të pezulluara ose u ndërprenë. Sipas raportit të Kongresit, që zotërohet nga “New York Times”: “Zyrtarët kontraktues të qeverisë disa herë kishin paralajmëruar për cilësi të dobët, mallra të skaduar, të vjetër, ose të dëmtuar, duke deklaruar se AEY po bënte që disa misione të dështonin dhe të rrezikonin punën e agjencive qeveritare”.

Megjithatë, në janar të vitit 2007, firma fitoi një kontratë $ 300 milionë me SHBA për furnizimin me municione të ushtrisë në Afganistan për të ndihmuar popullin afgan në përpjekjet antiterroriste. AEY duhej t’i ofronte ushtrisë dhe policisë plumba.

Diveroli pjesën më të madhe të armatimit e merrte në Shqipëri. Shumica e tyre datonin disa dekada pas dhe ishin municion kinez.

Shitja e municioneve kineze është e paligjshme, sipas një embargoje armësh që Pentagoni ka bërë në vitin 1989. Diveroli i dërgoi një e-mail Departamentit të Shtetit në vitin 2007 për të pyetur, nëse ai mund të dërgonte armatim kinez. Kur ata iu përgjigjën negativisht, ai hoqi armatimin nga kutitë me mbishkrime kineze dhe i maskoi si armatim hungarez.

Diveroli dyshohet se ka punësuar dy të dyshuarit për vrasje masive në Gërdec për të drejtuar procesin e ripaketimit në Tiranë, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Municioni hiqej nga kutitë me mbishkrimin “Made in China”. Më pas ato hidheshin në kuti kartoni dhe niseshin për në Afganistan. Shpesh kutitë shpërbëheshin.

Në kasetën e regjistruar, Diveroli i thotë Trebickës që të gjejë ndonjë vajzë për të shkuar me ata që bëjnë ripaketimin. “Dërgojini një nga vajzat tuaja”, - thotë Diveroli në regjistrimin e postuar në YouTube dhe cituar nga “New York Times”. “Nëse merr $ 20.000 nga ju, unë mund të jetoj me këtë.” Trebicka paralajmëron për rrezikun në lidhje me Pinarin dhe njerëzit e mafies. Por ai shton se ka njoftuar autoritetet amerikane, përfshi këtu në mënyrë të çuditshme dhe CIA-n.

Nuk kaloi shumë pas daljes së kësaj kasete dhe trupi i Trebickës u gjet disa kilometra larg Korçës. Qeveria tha se ky ishte një aksident, por ka shumë dyshime rreth kësaj.

Marsi 2008 ishte katastrofik për Diveroli. Më 27 mars, “NY Times”, e akuzoi AEY se kishte dërguar municion kinez në Afganistan duke shkelur ligjin. Ditën tjetër, qeveria e SHBA pezulloi AEY nga puna kontraktuese. Në një letër të njoftimit të pezullimit, zyrtarët e Pentagonit paralajmëronin se Diveroli mund të marrë punë të tjera përsëri: “Është e arsyeshme për të besuar se të dy, z. Diveroli dhe AEY, do të kërkojnë për të marrë punë të ngjashme në të ardhmen, ose në mënyrë direkte, ose si përfaqësues i një tjetër kontraktuesi.”

Kjo u vërtetua. Më 6 mars, 2008 - tri javë para se të dilte historia rrënuese në “Times” - Efraim Diveroli kishte regjistruar “Ammoworks” në Florida. Ajo ishte me seli në një apartament në Hayes Street. Në prill, një tregtar armësh e ftoi atë në një pazar armësh në Malajzi. Por, në qershor, një juri federale e paditi Diverolin dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të AEY, për mashtrim dhe konspiracion. Shtatorin e kaluar “Ammoworks” u zhvendos në Michigan Avenue. Firma nuk ishte e regjistruar në regjistër, por kishte hapësira të bollshme. Edhe pse një punonjës nuk pranoi të bëjë komente, në faqen zyrtare të kompanisë thuhet me krenari se ajo ka dërguar qindra-milionë dollarë armatime për forcat tona në Irak dhe Afganistan.

Në fakt, “Ammoworks” mund të jetë thjesht një mbulesë për AEY. Të dhënat tregojnë se faqja e “Ammoworks” është blerë dhe regjistruar nga AEY. Në një intervistë të shkurtër me “New York Times”, Efraim Diveroli pranoi se të dyja kompanitë janë të tijat. Edhe pse Diveroli po pret gjykimin dhe “Ammoworks” është vendosur në listën e zezë të SHBA, një punonjës i saj, Baz Kramer, konfirmoi se kompania po mundohej të shiste indirekt.

Një zyrtar i qeverisë që pranoi të fliste duke ruajtur anonimatin, tha se ky është një rast, kur një kompani pezullohet, pronarët e saj formojnë një tjetër kompani që të marrin kontrata në emër të saj.

Ndoshta Efraim Diveroli - ky i akuzuar njëzet e ca vjeçar - të cilin një zyrtar anonim e quajti ‘mut i vogël’ - po përdor këtë strategji për të shitur sërish armë për luftërat që bën Amerika

2 Komente

ai ka per ti shitur posi jo armet,,esht puna e tij,, .e verteta esht qe asnje prokuror nuk interesohet seriozisht.nuk eshte aq e rendesishme shqiperia per amerikanet.bejne gjoja,,vetem per te thene qe bene dicka.po sikur te kishte ndodh ne amerik 1 gje e tille,e pakta e pakta,,do kishte marr burgim te perjetshem.. nuk ka asnje lloj drejtesie ne shqiperi,,,,si ndihen ato njeres qe sot nuk kane as shtepine,as nenen apo vellain,,apo motren..kush po i ndihmon???apo tani ka kaluar kohe,ne le te flasim ne ajer,,se fjalet i merr era...

Artikulli eshte botuar nga nje gazete lokale aty ku ka kompanine ky, nuk eshte botuar per Shqperine dhe aty ku fokusohet artikulli s'eshte per drejtesine shqiptare, po me ceshtjet amerikane, dmth sesi ky edhe pse eshte ne procedura penale kunder tij, gjen menyra anesore per te bere te njejtin aktivitet per te cilin po ndiqet.

Ajo qe ka te beje me drejtesine shqiptare eshte fakti qe sot nuk degjon me te flitet as ne mediat e opozites per tregetine e shemtuar te armatimeve kineze te skaduara me Ameriken, qe nga fakti qe, sic thoshte raporti i Kongresit amerikan, Shqiperise i ishte thene shprehimisht qe nuk mund te pranoheshin municionet e saj dhe Mediu, Pinari and Co vazhduan e bene tregetine gjithsesi, e tek fakti qe i shiteshin Amerikes me dyfishin e cmimit te parave qe merte shteti jone, etj etj.

Askush nuk flet me sot as per kete tregeti, as per gjyqet e tjera per Gerdecin, se deri ku jane dhe ku kane ngecur. Mediat preferojne te flasin per "skandale" te tjera, se keto skandalet e verteta mesa duket nuk kane me te njejtat benefite per sulme partiake.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).