Seksi dhe politika

Kërkesa për "pocionin" e rikthimit të rinisë seksuale, është aq e vjetër sa edhe "Bibla". NJERËZIT QË NUK BËJNË JETË TË SHËNDETSHME SEKSUALE, A MUND TË JENË LIDERË?

PËRGJIGJE

Që në fillim dua të theksoj se, personalisht, nuk njoh asnjë nga politikanët shqiptarë të viteve të tranzicionit, prandaj, çdo ngjashmëri në shkrim është e rastësishme.
Përpara së gjithash, duhet të sqarojmë këtë pyetje: Pse disa njerëz, që na janë bërë si "burri i nënës", hyjnë në politikë dhe dalin prej andej vetëm kur vdesin? Pra, si bëhen këto personalitete kaq të "mëdha"?
Ka dy lloje personalitetesh.

1-Ata që në vetvete janë të mëdhenj, që nuk çajnë kokën për lidhjet me gra ose burra të mëdhenj dhe nuk bien në kurthet e zyrës. Këta kanë madhështi të brendshme. Kudo në botë gjen nga këta. Shikoni figura si Gandi, Nënë Tereza, Nelson Mandela, Haveli e tjerë. Këta njerëz janë burra dhe gra që u bënë të mëdhenj jo nëpërmjet zyrës, por nëpërmjet mençurisë së vendimeve që morën.

2- Ata që bëhen "personalitete" nga lidhjet që kanë me burra ose gra të "mëdha." Këta janë puthadorë, servilë, shpinëkërrusur, ose janë bashkërisht të përlyer në pisllëqe. Janë këto lidhje miqësore e familjare, prej servili dhe bashkëkrimi, që i bëjnë këta njerëz të kenë influencë. Për këtë tip "personaliteti", në disa kultura thuhet "Skllavi i mbretit, trajtohet si mbreti."

Të tillë ne nuk kemi pak, madje, shumica e tyre me grada e tituj shkencorë, që nuk i gjen para emrit të asnjë personaliteti tjetër politik në botë. Por, pa asnjë çudi, kur do të largohen nga zyra, askush nuk do të ketë më nevojë për mendimin dhe titujt e tyre.

Pse disa njerëz hyjnë në politikë dhe bëhen kaq të fuqishëm, ose liderë?
Përgjigja për këtë pyetje është: Gjithçka ka të bëjë me testosteronin, me uljet dhe ngritjet e tij kureshtare.

Testosteroni lidhet ngushtë me sjelljen agresive, siç lidhet edhe me sjelljen seksuale. Ne dimë se niveli i hormonit mashkullor në gjak ndryshon në mënyrë të theksuar në vartësi të gjendjes emocionalë të burrit. Eksperimentet kanë treguar se një majmun Rhesus, që është i pari në hierarkinë e një kolonie primatësh, ka nivelin më të lartë të testosteronit në gjak, nga çdo majmun tjetër. Prej këtej mund të konkludohet se, testosteroni është hormoni me shumë përgjegjësi dhe kush ka më shumë testosteron, zë kreun e vendit. Le ta marrim këtë primat që zë majën e piramidës dhe ta vendosim në një koloni ku nuk e njohin. Po qe se ai duhet të riafirmojë veten në këtë ambient të ri, ai duhet të rritë nivelin e testosteronit të tij. Për këtë, ai duhet të rritë ndjenjën e tij të sigurisë.


A e prek testosteroni trurin e burrave?

Natyrisht që po! Burrat influencohen nga hormonet e tyre, ashtu siç influencohen edhe gratë. Si influencojnë hormonet tek gratë, këtë e dinë mirë gratë dhe burrat e tyre. Si influencojnë hormonet tek burrat, kjo nuk njihet mirë as nga burrat, madje as nga doktorët. Një studim i Universitetit të Cambridge-it, ka vërtetuar se sjelljet e "pushtetarëve", influencohen shumë nga hormonet.
Interesant është fakti që, ky studim i fundit, ndryshe nga të tjerët para tij, hodhi dritë jo mbi performancën sportive, atletike, apo seksuale të burrave, por për mënyrën se si niveli i hormonit testosteron, influencon në marrjen e vendimeve zyrtare prej tyre.

Sot, kur burrat e "fuqishëm" nuk gjykohen më si më parë nga muskujt, por nga truri që kanë (ose më së paku nga aftësia e tyre për të përfituar me mënyra të pandershme), këto të dhëna kanë shumë rëndësi. Studimi tregoi se sa më i lartë të jetë niveli i testosteronit në gjakun e tyre në mëngjes, aq më shumë para dhe aq më shumë punë korruptive do të bëjnë ata atë ditë.

Testosteroni është hormoni i mbrojtjes, i vetëbesimit dhe kur është me shumicë edhe i agresivitetit tek burrat.
Niveli i lartë i testosteronit, bën që burrat të marrin mbi vete rreziqe dhe të jenë agresivë me vendimet që marrin. Të gjithë jemi dëshmitarë të këtyre vendimmarrjeve shumë herë të pamenduara dhe me pasoja tragjike, por jo për ata vetë.

Sjelljet e burrave varen nga hormonet.

Kur ish governori i New Yorkut, Eliot Spitzer, u gjet me një prostitutë në një hotel në Washington DC, shumë njerëz pyetën:

Pse një njeri i suksesshëm rrezikon karrierën dhe familjen?

Disa thanë se një burrë i suksesshëm, mundet që nuk i kupton plotësisht veprimet që bën. Edhe shumë burra të tjerë të fuqishëm, midis tyre edhe shqiptarë, kanë vepruar njësoj si ai. Ndoshta Spitzeri ishte politikani i fundit që u kap me brekë nëpër këmbë. Por, pa asnjë dyshim, ka aq shumë politikanë të përzier në këto afera, sa një psikologe, ato ditë tha: me ta do të bënin një grup shumë të madh, që do të mjaftonin për të bërë një studim shkencor të plotë.

Lind pyetja: Pse këta politikanë ndërmarrin veprime, me të cilat mund t'i humbasin të gjitha?.

Dhe përgjigja e psikologëve është: Të njëjtët faktorë që i ndihmojnë ata të arrijnë me sukses në funksione kaq të larta, i detyrojnë ata që të dështojnë në jetën dhe punën e tyre. Midis këtyre faktorëve, më i rëndësishmi është niveli i testosteronit shumë i ulët, ose shumë i lartë.

Psikologët mendojnë se, që të bëhesh politikan karriere, duhet të kesh profil intelektual të veçantë. Ata duhet të kenë të ashtuquajturin personalitet "kërkues të sensacionit". Këta "kërkues të sensacionit" i pëlqejnë, më shumë se njerëzit e tjerë, të panjohurat dhe eksperiencat intensive. Madje, si pjesë e kërkimit të sensacionit, është edhe synimi i tyre që të kenë shumë partnere seksuale.
Këtu del në plan të parë kimizmi i trurit. Eksperimentet kanë vërtetuar se "kërkuesit e sensacioneve" (politikanët, burrat e "mëdhenj&quotsmiley kanë nivel të ulët të monoamine oxidasës A, në gjak. Kjo lëndë kimike shërben për të rregulluar nivelin e dopaminës në tru. Dihet që dopamina është një neurotransmetues i trurit që lidhet me "kënaqësinë". Pra, që të jesh i kënaqur, duhet të kesh me bollëk dopaminë. Politikanët e fuqishëm, si "kërkues të sensacioneve", kurrë nuk janë të kënaqur, sepse u mungon dopamina. Ata janë vazhdimisht në kërkim, për të fituar padrejtësisht, për të shtuar pasuritë në mënyrë të pamerituar dhe për të plotësuar kënaqësitë e tyre, që kurrë nuk kanë të ngopur.

"Kërkuesit e sensacioneve", shpesh janë njerëz energjikë dhe me funksionim të lartë. Problemi i tyre është se ata kurrë nuk ngopen me kënaqësitë për veten. Eksperiencat e tyre duhet të jenë gjithmonë të reja dhe shumë intensive, ndryshe, ata nuk do të gjejnë kurrë qetësi. Shikojini kur dalin në televizor, gjithmonë të irrituar, të agjituar dhe agresivë. Kujtoni qejfet e tyre, shpenzimet e tyre, ballot gala, kur mijëra të tjerë ushqehen me lista.
Kur gjërat bëhen monotone, ata duan të bëjnë diçka tjetër që u rrit kënaqësitë. Por, për këta "kërkues të sensacionit", edhe ndjenja e mërzisë, është më e fortë se tek njerëzit e tjerë.

Ata qeverisin duke rrezikuar

"Kërkuesit e sensacioneve", ose politikanët tanë, janë plot epsh pas gjërave që i kënaqin. Ata marrin gjithçka pa asnjë kufi, shpesh, duke shkelur ligjet dhe venë në rrezik jetën e të tjerëve. Këta janë njerëz që marrin përsipër shumë rreziqe dhe qetësohen vetëm kur fitojnë. Kur nuk arrijnë ta menaxhojnë mirë një situatë, ata turfullojnë dhe betohen se do ta arrijnë "me hir o me pahir". "Ka rreziqe", mendojnë ata, "por unë nuk çaj kokën për këto rreziqe". Kjo u ndodh shpesh, si në jetën e tyre private, edhe kur gjërat u dalin nga dora.

Për këta tipa, marrja përsipër e rrezikut është pjesë e shpërblimit. Prishja e rregullave dhe shkelja e ligjit është një kënaqësi për ta. Premtojnë se do të luftojnë me forcën e ligjit korrupsionin e kundërshtarit dhe vetë shkojnë në atë rrugë, madje, më thellë. Çfarë etikete mund t'i vihet kësaj sjelljeje, veçse të marrësh rreziqe mbi vete.

Ata janë të varur nga hormonet

Burrat e "mëdhenj" kanë shumë testosteron. Një psikolog i kësaj fushe, thotë: Testosteroni, është hormoni seksual mashkullor, që i thekson të gjitha të dhënat tipike të një kafshe politiko-seksuale. Niveli i lartë i testosteronit u jep atyre dëshirën e madhe për seks, dëshirën për të rrezikuar, agresivitetin dhe shpirtin e garës. Këta njerëz ndjejnë nevojën që ta fitojnë lojën, në të cilën kanë hyrë. Kjo ka shumë rëndësi për forcën e tyre politike (kujtoni fushatat elektorale). Njerëzit habiten me përkushtimin dhe rezistencën e tyre. Në fakt, merita është e testosteronit. Dhe suksesi e çon testosteronin e tyre lart, si një spirale. Humbja e sjell testosteronin në nivelin më të ulët dhe ata bëhen si pula të lagura. Ky fenomen është dokumentuar në eksperimente tek politikanët, tek atletët dhe tek kampionët e shahut.

Edhe gratë kanë testosteron. Niveli i testosteronit edhe tek ato rritet, kur kanë garë për të fituar, por fitorja, ashtu si dhe humbja, nuk kanë tek gratë efekte të tjera. Tek gratë rëndësi ka loja, jo rezultati. Suksesi nuk i bën ato të humbasin balancën, siç ndodh me burrat. Për të kuptuar pse është ky ndryshim midis burrave dhe grave, le t'i drejtohemi psikologjisë evolucionare. Kjo shkencë na mëson se, gratë politikane, nuk kanë shumë gjasa të rrezikojnë si burrat në skandalet seksuale. Dihet që, burrat dhe gratë luajnë role të ndryshme në riprodhim. Është kjo arsyeja që ne nuk shohim të njëjtën sjellje, pra nuk shohim një grua me status të lartë, që të kërkojë gjithnjë e më shumë burra. Kjo nuk ndodh, sepse ato e kanë të limituar numrin e fëmijëve që mund të kenë. Burrat, nga ana e tyre, e ndjejnë më shumë imperativin biologjik që të shpërndajnë gjenet e tyre në largësi dhe gjerësi. Ky është një lloj privilegji, që vjen shpesh tek burrat e "fuqishëm".

Të uritur për pushtet.

Jo gjithkush dëshiron të bëhet një politikan i profilit të lartë. Për këtë duhen, përveç gjërave të tjera, edhe vetëbesimi, vetëbesimi që lidhet me egocentrizmin e personit, që çon deri në shkatërrim. Për të zënë vendet më të larta në hierarkinë shtetërore, (nuk e kam fjalën për drejtues shkollash, etj. të këtij rangu), për kryetarët e bashkive, prefektët, deputetët, kryeministrat, presidentët, ata duhet të kenë një soj personaliteti të veçantë.

Ata duhet të jenë shumë të interesuar për nevojat e tyre personale, ashtu dhe për nevojat e të tjerëve. Kur ata arrijnë ndonjë sukses në fushën shoqërore, këtë e shfrytëzojnë si justifikim për të bërë shumë gjëra për veten. Ata fillojnë të justifikohen: "Hej, 23 orë në punë çdo ditë, unë punoj fort për shqiptarët kudo që janë. Tani është koha që të shikoj pak dhe për veten".
Ka diçka ironike në sjelljen tonë. Kemi rreth njëzet vjet, që me votat tona, ikin e vijnë në politikë po ata njerëz. Me sa duket, ne i duam mesiakët e vegjël dhe karizmatikët. Ne favorizojmë kandidatët që na duket se shqetësohen për ne dhe që reflektojnë forcë dhe pushtet. Ne jo vetëm i pëlqejmë, por i kultivojmë këto karakteristika. Ne ndjejmë, me sa duket, që këta njerëz janë specialë dhe të ndryshëm nga ne. A mendojnë edhe ata kështu për veten? Sigurisht që mendojnë.
Por, pushteti ka edhe efektet e tij korrozive. Një person që kërkon shumë pushtet, zakonisht, komprometohet. Por, kur e rifiton këtë fuqi, ai shkon më tej nga më parë. Ne themi: "Zot, çfarë bëjnë këta njerëz, ligji nuk është edhe për këta?". Dhe kjo shpesh është e vërtetë. Ata jetojnë tamam në një botë tjetër nga ne të tjerët. Kujtoni shpjegimin që bëri Bill Klintoni për aferën e tij me Luinskin: "Unë bëra diçka për arsyen më të keqe të mundshme, vetëm sepse mund ta bëja".
Pushteti është një afrodiziak dhe kjo është e vërtetë, thotë Krugeri.

----------------------------------------------------------------------

Më sipër u rreka të shpjegoj, se një person që ka tendenca për protagonizëm politik, duhet të ketë nivel të lartë testosteroni në gjak dhe truri i tij të punojë nën influencën e tij.
Por, pyetja juaj është për ata liderë, që jeta e tyre seksuale është drejt perëndimit, pra për ata që testosteroni ka rënë në nivele dramatike. Ata, duke qëndruar shumë vjet në politikë, e fillojnë me shumë testosteron në gjak dhe heqin dorë kur vdes me ta bashkë, dhe testosteroni. Këtë ndryshim të influencës së testosteronit në trurin e tyre, e vuajnë qytetarët, që presin diçka të mirë prej tyre.

Ç'ndodh me këta burra në andropauzë?

Testosteroni e ka pikun e tij në moshën 18 vjeç. Me kalimin e viteve, sasia e tij bie, por pas viteve 40, sasia e tij bie ndjeshëm. Kjo quhet andropauza dhe rënia e testosteronit i detyron këta burra të fuqishëm, që të kërkojnë mënyra të tjera që ta mbajnë veten "lart". Gratë e tyre, tani edhe ato në moshë të mesme, janë dëshmitare të faktit se burrat e tyre, me lëkundje hormonale, tej mundësive, angazhohen në aktivitete me risk të lartë në punët e zyrës, fillojnë e ngasin makina me shpejtësi, interesohen në sporte të tjera si noti, për disa të tjerë ngjitja alpinistike e të tjera, si dhe fillojnë të bëjnë dashuri me gra shumë të reja.

Këta burrat në moshën e mesme që ndjejnë shenja të impotencës seksuale, kanë nevojë për ndihmë hormonale. Viagra nuk ndihmon për problemet psikike të andropauzës. Ata përdorin barna që ulin nivelin e kolesterolit në gjak nga frika e sëmundjeve të zëmrës dhe trurit. Ndërkohë që, testet prodhojnë më pak testosterone, mëlçia prodhon kolesterol për të sintetizuar testosteronin. Pra, një cikël vicioz.
Këta burra të " fuqishëm" të moshës së mesme, përdorin mjekime kundër ankthit dhe depresionit. Përdorimi në këtë moment i testosteronit, veçanërisht atij bio-identik, do të ishte shumë lehtësues dhe do të ndihmonte që ata të funksiononin më mirë në zyrë dhe në shtëpi.

Niveli i testosteronit në gjak, nuk është diçka që një individ e ka pavarësisht nga situatat sociale. Individi është një sistem biologjik i hapur. Tek një kafshë e gjinisë mashkullore, që është mundur në një dyluftim, niveli i hormonit në gjak bie dhe mbetet i ulur. Po qe se e fusim këtë mashkull në këtë gjendje me testosteron të ulët, në një kafaz me një femër, të cilën ai duhet ta dominojë dhe të bëjë me të jetë seksuale aktive, atij, menjëherë do t'i ngrihet niveli i hormonit, ashtu siç do të ngrihet edhe shpirti i tij.
Kështu ndodh edhe tek njerëzit. Burrat e fuqishëm janë "sexy". Diktatorët, udhëheqësit, njerëzit e shquar... duhet të falënderojnë natyrën që u dhuroi hormonin pa kursim. Të gjithë kemi njohur e dëgjuar për njerëz seksualisht të shquar, që në të njëjtën kohë, janë edhe më të suksesshmit në fushën ku kontribuojnë.
Por, shumë nga politikanët tanë, ashtu siç mund të merret me mend, tani vuajnë uljen e nivelit të testosteronit në gjak. Ata ndjejnë shenja të disfunksionit erektil dhe të funksionimit joefecient të trurit. Efektet e testosteronit në trurin e burrit janë me pasoja dhe ai përgjigjet po njësoj edhe kur ka sasi të mëdha të testosteronit në gjak dhe kur niveli i testosteronit është i ulët.
Deri para disa viteve, për këtë ndryshim të veçantë moshor tek burrat, nuk kishte një emër të përcaktuar. Tani ka disa terma për të. "Klimakterik", "Andropauza", "Kriza e burrit në mesin e jetës", etj.

Çfarë ndien një politikan klimakterik?

E mundojnë mendime fikse (obsesione). Ai ecën plot ankth, me orë të tëra, në mes të natës. Është i kapitur, i lodhur në mënyrë kronike dhe ka dhimbje koke. Këto shterin energjitë dhe ulin aftësitë e tij për punë. Shokët e punës ose të zyrës vënë re se diçka nuk është në rregull. Ai përpiqet të mos e pranojë këtë, veçanërisht kur gjendja e tij shpirtërore e detyron t'i ofendojë ata. Kolegët dhe miqtë fillojnë të shqetësohen se si do t'ua dalë mbanë punëve të tij. Kundërshtarët, i shfrytëzojnë këto mënyra sjelljeje, si armë kundër tij.

Ai e ndien se spiralja e zymte e jetës së tij, ka marrë të tatëpjetën. Duke e ndierë që po humbet sigurinë, ai bëhet më i shqetësuar. Ai është në ankth, sepse mosha po i kalon. Sa më shumë moshohet, aq më shumë ankthi frenon prodhimin testosteronit, që atij i duhet për të karikuar besimin. Po shkatërrohet jeta e tij seksuale. Kapaciteti seksual dhe niveli i testosteronit në gjak, janë në raport të drejtë.
Vlerësimet më të reja tregojnë se vetëm 15 për qind e burrave vuajnë nga rënia e menjëhershme dhe e shpejtë e testosteronit, që shoqërohet me simptomat shkatërruese të klimakterikut. Në 85 për qind të burrave, ndryshimi hormonal është i ngadalshëm dhe gradual.

Rënia e funksionit gonadal tek burrat vihet re pas moshës 40 vjeç, por ajo mund të ndodhë në çdo moshë.
Dr. Helmut J. Ruebsaat, në British Columbia, e vendos theksin në dekadën e katërt. Tre të katërtat e të gjitha rasteve që ai ka mjekuar, fillojnë në moshën 41 deri 50 vjeç dhe, në disa raste të rralla, përpara 60 vjetëve. Siç kuptohet, shumica e politikanëve tanë janë klimakterikë dhe vuajnë simptomat e saj.
Simptomat e klimakterikut vinë në grupe dhe janë elusive. Një ose dy simptoma mund të duken për disa ditë, që pasohen nga më shumë simptoma të tjera shqetësuese. Më vonë, të gjitha kalojnë dhe ai ndjehet mirë. Pas pak javëve ose muajve, fillon një valë tjetër. Në gjithë këtë konfuzion, burri mendon se vuan nga disa sëmundje që nuk lidhen me njëra-tjetrën. Për ta përmbledhur, po rendit ankesat që e shoqërojnë më shpesh klimakterikun:

Lodhje në mëngjes, këputje dhe dhimbje të vagëta.
Nervozizmi, irritabiliteti, fazat depresive, shpërthime në të qara, pagjumësia, humbje e memories, shqetësimi dhe shkatërrimi. Të gjitha këto janë simptomat cerebrale të klimaksit.

Rënie e potencës seksuale dhe humbja e vetëbesimit.
Ndërveprimi reciprok i gjithë këtyre faktorëve, janë shkaku i situatave jo të pëlqyera që krijohen në punë dhe në shtëpi .
Mund të ketë një tufë plot me shenja cirkulatore: Momente që i merret mendja, afshe të nxehta, të ftohta, djersitje, dhimbje koke, mpirje dhe miza në ekstremitetet, duar dhe këmbë të ftohta, shpeshtësim i pulsit dhe palpitacione të zemrës. Këto të fundit e trembin tmerrësisht burrin, ai mendon se ka një goditje në zemër.

Simptomi më shqetësues është "rënia e stabilitetit psikologjik"

 

Klimakteriku i padiagnostikuar, sillet në mënyrë të tmerrshme. Ruebsaat-i thotë: "Episodet e temperamentit të keq, që janë një simptomë e zakonshme tek klimakteriku, hapin mjaft probleme për të, në punë dhe me shokët e miqtë e tij. Në rastet më ekstreme, ato çojnë në zënie, rrahje deri në vdekje". Këto episode të temperamentit të keq u ndodhin po një soj edhe klimakterikëve me edukim të lartë dhe ambiciozë, që kanë qenë shumë të suksesshëm në jetë. Klimateriku mbrohet me panik ndaj kërcënimeve për prestigjin dhe jetën e tij, edhe kur ato nuk ekzistojnë realisht. (Kujtoni sjelljet arrogante, të papërmbajtura të politikanëve në ekranet e televizioneve tona)

 

Një lider që fillon të shfaqë simptoma emocionale të klimakterikut, bëhet një tmerr për bashkëpunëtorët. Ai bëhet një personalitet volatil, gjithnjë i gabuar, i padrejtë, njeriu më i urryer në vendin e punës. Ai nxiton në marrjen e vendimeve për punët e rëndësishme të postit që ka. Vendimet që ai merr, janë në vartësi të gjendjes së tij shpirtërore, optimiste, ose pesimiste.

 

Ky shkatërrim i karakterit, që ndodh tek një burrë, është e papëlqyeshme edhe për atë vetë. Në të vërtetë, burrat, këto sjellje ua faturojnë grave, marrëdhënieve plot telashe, ose një situate shumë të keqe të gatuar nga gratë në menopauzë. Por, e vërteta nuk është kështu. Pakënaqësitë seksuale të zakonshme, të grave në menopauzë, mbingarkohen edhe më shumë nga problemet e burrave të tyre klimakterikë, që fatkeqësisht janë pak të njohura.

 

Ç'mund Burrat që e kanë pasur mundësinë kanë përpirë gjëndrat e majmunëve. Ata mendonin se kështu mund të ngrinin moralin e tyre seksual, por më kot. Këto gjëndra, nuk kishin efekt fizik në gonadet e tyre. Edhe kur merrnin hormon të pastër mashkullor, rezultatet nuk ishin të mira.

 

Të zëvendësosh ose të mos zëvendësosh hormonet, është një çështje kontradiktore. Sasitë e testosteronit që përshkruhen për burrat e moshuar, mendohet se shpejtojnë rritjen e qelizave kanceroze. Kjo bëhet më shqetësuese kur dimë se një e katërta e të gjithë burrave mbi 40 vjeç, kanë kancer latent të prostatës. Ai është i fjetur dhe gjendet rastësisht në biopsi.

 

Nuk është e lehtë t'i vësh gishtin çdo burri nevrik në moshë të mesme dhe të thuash: "Aha, menopauza mashkullore!". Më shpesh se me menopauzën, të varfërve burra, u duhet të luftojnë me një krizë plot variacione të mesit të jetës. Me aq sa dimë sot, vetëm 15 për qind e burrave janë kandidatë për një ndryshim zhurmëmadh të nivelit të hormonit. Ne sot dimë shumë dhe nesër do të dimë edhe më shumë për misteret e burrave klimakterikë.

 

Nga sa kuptohet, andropauza dhe kriza e burrit në mesin e jetës, janë kondita mjekësore që nuk pajtohen me pozicionin e liderit dhe të funksioneve të rëndësishme shoqërore dhe shtetërore.

7 Komente

Prandaj duken te gjithe keta deputetet krejt si rrugace dhe pedere.  Epo, sa te rrosh do mesosh.

 

Shume i ngaterum si material, por megjithate ka gjera interesante tek tuk. Do te ishte me mire te trajtonte kete ceshtje si te mirfillte mjeksore, se sa ta lidhte edhe me politikanet meshkuj. Keshtu, une do ta kisha lexuar akoma me me vemendje. Eh, nuk po na thote as i gjo se si kurohet apo zbutet kjo smunja e testosteronit. Sigurisht duhet me e taku in persona doktorin se ka ngel pa lek i shkreti. Po qe eshte feminist i papame a e dini? Ka nje metode seksi me gishta qe i cmend femnat. Por eshte lekist i papame, tamom gjirokastrit 100 karat.

e mer toko kesaj ja jap voten me qef une. she knows how to run a country smiley

ky doktori eshte i papame fare. sidomos te ajo faqja seksologu .com ka shkrime fantastike te tij.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).