Rrugëtim drejt këngëve të Shqipërisë

Rrugëtimi në gjurmë të këngëve të rralla shqiptare vjen në gjuhën gjermane nga etnomuzikologu dhe autori Eckehard Pistrick përmes librit të tij “Zëra të fshehur”.

Duke i zbuluar lexuesit gradualisht përjetimet e këtij udhëtimi sa drejt dokumentimit të këngëve shumëzërëshe të Shqipërisë së Jugut, aq edhe drejt zbulimit dhe njohjes së vetvetes, autori prezanton një stil të ri të shkruari. Përmes ditarit të mbajtur gjatë një pune të vazhdueshme në terren gjatë viteve 2004 – 2007, në Shqipërinë e Jugut dhe Greqinë e Veriut, ky libër përbën një pasqyrim të peripecive dhe kënaqësive të gjurmimit etnografik në kohën e sotme.

Të jesh në gjurmë të këngëve polifonike të paprekura nga praktikat e inskenimit dhe folklorizimit, do të thotë të jesh në gjurmë të njerëzve që i mbartin këto këngë si pjesë e jetës së tyre të përditshme, si pjesë e personalitetit dhe identitetit të tyre. Para së gjithash ky është një libër rreth fytyrës humane të Ballkanit, ajo anë e medaljes që qëndron përtej përvijimeve mediatike të gadishullit si një vend ku mbizotëron vuajtja dhe vetë-shkatërrimi. Përgjatë përshkrimit të këtyre vështirësive dhe momenteve të bukura, ne mbërrijmë të njohim një studiues të ndjeshëm, i cili vëzhgon me kujdes simptomat e një shoqërie në transformim, që ngërthen brenda vetvetes edhe nostalgjinë për të dokumentuar goditjet e fundit të zemrës së traditës që gjallon ende në jetën e përditshme të njerëzve të këtij vendi.

Nuk mund të përkufizohet vetëm si një stil përshkrimi etnografik. Nuk mund të përkufizohet as vetëm si një ndjeshmëri joshëse letrare. Ky tekst ndjek hapat e autorit të tij nëpër labirinthet e udhëtimeve të tij, rrugë të cilat përtej të dukshmes, kthehen në rrugë për meditim dhe për zbulim të vetvetes. Imazhe të vagullta, emocione të forta, përvoja të pamenduara më parë prej autorit, këto të gjitha janë momente të gjalla, të përjetuara me vërtetësi dhe passion. Ato nuk janë momente të para-fabrikuara, e as nuk janë momente të përfunduara një herë e përgjithmonë. Ato gjithmonë lënë të hapur një derë rikthimi, në një tjetër kohë dhe përmes një tjetër veteje. Shokimi nga sakrifikimi i një qengji, habia që shoqëron përballjen me betonizimin e bregdetit shqiptar, mahnitja pas këngëve polifonike të kënduara për rreth një orë e gjysëm nga banorë të Borshit si mjet komunikimi midis tyre, të gjitha janë momente të përjetuara çiltër, por asnjëherë momente të mbyllura.

Gjatë këtij teksti vihet re se si një studiues nuk hyn në marrëdhënie me njerëzit që ai studion duke i konsideruar ata si objekte kërkimi. Por ai ngre marrëdhënie të gjalla e të vërteta duke i konsideruar ata si miq, si njerëz me të cilët ai ndan të njëjtin fat përjetimesh në përpjekjen për të mbijetuar duke ruajtur të gjallë traditën e këngës shumëzërëshe në një botë gjithnjë e më pak mikpritëse. Ndjeshmëria përmes të cilës autori Pistrick i ka përshkruar personazhet e rrugëtimit të tij, tregon se kërkim shkencor në këtë rast nuk do të thotë ta përdorësh njeriun si objekt, por të shkëmbesh me një subjekt mendimet dhe përjetimet që vijnë nga pikëvështrime të ndryshme kulturore. Dhe ky shkëmbim përbën një proces pasurimi. Këta personazhe të vërtetë, të përshkruar me ngjyrat e përjetimeve të autorit, është e mundur ‘të preken’ realisht përmes një disku që i bashkangjitet librit dhe përmes referencave përkatëse që e bëjnë materialin e regjistruar në terren më të zbërthyeshëm për lexuesin.

Mbi të gjitha, ky libër është një homazh mbi artin e të kënduarit në Shqipërinë e Jugut, nën mbrojtjen e UNESKO-s që nga 2005, e megjithatë në kërcënim të vazhdueshëm që nga viti 1991, si rrjedhojë e emigrimit masiv të popullsisë. Eckehard Pistrick duket se i ka vënë për qëllim vetes të përpiqet kundër këtij kërcënimi për humbje të traditës. Kjo jo vetëm përmes ‘Zëra të fshehur’, por edhe përmes aktivitetit të tij si studiues në Universitetin e Halle-s në Gjermani, në përpjekje për të dokumentuar stilet krahinore të të kënduarit në Shqipërinë e Jugut, si pjesë e identitetit shqiptar. Për më tepër ai është përpjekur të promovojë këtë traditë përmes organizimit të koncerteve polifonike me grupe shqiptare në Gjermani, Hollanë, Çeki e më gjerë.

 Detaje të mëtejshme të librit gjenden në faqen web.

7 Komente

Shi sa omel pershkruhet dasma Çame:

Es ist noch früh am Morgen: 9 Uhr. Der zweite Tag einer Çam-Hochzeit. Das Haus neu, davor der Tanzplatz, umsäumt von Bänken, überspannt von Planen gegen die brennende Sonne. Ich werde ein Gast von 200 sein. Es wird ein großes Fest. Der Keyboard-Spieler führt mich in das Saze-Ensemble ein. Erste Aufnahmen. Bis 12 sind alle Gäste – auch aus Tirana – da. Ein bewegender Moment: unter Olivenbäumen wird das Brautpaar erwartet. Frauen tanzen mit Taschentüchern vor der Braut im sonnenweißen Kleid. Dahinter das Saze-Ensemble. Die Klarinette beginnt mit leisen Tönen. Wie eine Tochter wird die Braut von der Familie des Bräutigams empfangen. Nun tanzen alle. Jung und Alt drehen sich in Reihen, Bögen, Doppelreihen. Taschentücher markieren Anfang und Ende der Tanzkette. Der staubige Boden bebt. Jeder tanzt: ob mit klobigen Turnschuhen oder auf zerbrechlichen Absätzen. Ich sitze neben dem Saze-Ensemble: die Verstärkung scheppert, der Klarinettenklang durchdringt Häusermauern, der Gesang schwebt voller arabischer Ornamente wie von einem Minarett herab.

Festessen mit Shishqebab, Feta, Schafsfleisch zäh wie Leder und Bakllava- Blätterteig in Zuckersoße. Ausgelassenheit. Dann der langsame Brauttanz, angeführt von den Eltern und Geschwistern der Brautleute. Von Zeit zu Zeit schwenken Vortänzer 500-Lek-Scheine in der Hand und werfen sie den Musikern ins Essen. Laben haben ihre Lieder mitgebracht. Bauchtanzeinlagen von der türkisblauen Tänzerin mit dem Schwurhand-Collier. Dann fahren die weit gereisten Gäste. Die Schwester weint mit der Braut um die Wette. Sie will nicht gehen, immer wieder bleibt sie zurück und winkt. Ihre Augen sind blauschwarz umflossen. Ihr Körper bäumt sich auf als sie ins Auto steigt. Tiefe Traurigkeit auch in mir, als gäbe es nie ein Zurück.

PS pertoj me e perkthy... ndoshta me vone.

Emigrant, kur te kesh kohe ta perkthesh, e fusim si hyrje me vete. Dmth, bej ca kohe ta perkthesh plz smiley

Qyqja, sa të kemi Goglën...

 Ajo është ende herët në mëngjes: 9 orë muri. Ditën e dytë të një Cam-wedding. E re e shtëpisë, para se të kërcimit hapësirë, rrethuar nga benches, përfshin pëlhurë gomuar kundër djegien e diela Unë do të jem prej 200 mysafir. Ajo është një festë e madhe. The keyboard lojtari më shpie në ansambël Saze Të. Së pari të shtëna. Deri me 12 të ftuar, të gjithë - edhe nga Tirana - da. Një moment lëviz: nën drunj ulliri, nusja dhe dhëndëri pritet. Valle me handkerchiefs Femrat në frontin e nuses në bardhë e diela vishen. Prapa Saze ansambël. Të kalrinetë fillon me tone të qeta. Si një vajzë, nusja e familjes së të marrë dhëndër. Tani të gjitha të kërcejmë. Të rinjtë dhe të vjetra të kthehet në rreshtave, bows, dyfishi rreshtave. HANDKERCHIEFS shënuar fillimin dhe përfundimin e zinxhirit valle. I murrët trembles terren. Gjithkush vallėzime, qoftë me kaba atlete ose paragrafet e brishtë. Ardhshëm të ulem në ansambël Saze: zgjerimin e scheppert, tinguj kalrinetë permeates muret e shtëpive, e këngë pluskues e plotë arabisht si stoli dorë nga një minare.

     Aheng me Shishqebab, feta, dhen e mishit si lëkurë e ashpër dhe Bakllava-pudre në Zuckersoße. Bollëk. Pastaj nusja ngadalshëm dhe valle, të udhëhequr nga prinderit dhe vellai dhe motra e fejuar. Nga kohë pas kohe vorbull Vortänzer 500 Lek vëren në dorë dhe ta hedhin muzikantë në ushqim. Laben kanë sjellë këngët e tyre. Bellydance depozitave bruz blu e balerin me betim të dorës minator. Pastaj deri në drive-udhëtoi ftuarit. E motra e nusja është qarës me bast. Ju nuk duan të shkojnë, gjithnjë qëndron prapa dhe valëzim. Your sytë janë blu zi përfundoi rreth. Your bäumt trupit si ato të hynë në makinë. Vrerosje thellë në mua, sikur atje nuk është kurrë një kthim.

 

 

 

Penar, ja nje perkthim "ne kembe"  smiley  

Eshte ende mengjes heret: ora 9. Dita e dyte e nje dasme çame. Shtepia eshte e re, perpara hapet sheshi i vallezimit rrethuar prej stolave dhe i mbuluar me tende kunder diellit djeges. Jam nje nga 200 te ftuarit. Festa duket do jete e madhe. Ai qe luan key-bardin me paraqet grupin e sazeve. Filmimet e para. Deri ne oren 12, te gjithe mysafiret kane mberritur, edhe ata qe vijne nga Tirana. Nje moment prekes: çifti pritet te vije nen kuroren e ullinjve. Grate kercejne me shami perpara nuses me fustan te bardhe. Nga pas grupi i sazeve. Klarineta fillon me tone te uleta. Nusja pritet si nje bije nga familja e dhenderrit. Tani vallezojne te gjithe. I madh e i vogel kercejne ne rresht te drejte, ne hark, ne rresht dysh. Shamite shenjojne fillimin dhe fundin e rreshtave te kercimit. Toka e pluhurt dridhet. Kercjne te gjithe, me kepuceatletike te medha apo me taka delikate. Une ulem prane grupit te sazeve: amplifikatori ben zhurme, tingulli i klarinetes pershkon muret e shtepive, kenga jehon me detaje arabike si prej nje minareje.

Zhdepje vence me shishqebap, djathe te bardhe dele, mish te forte deleje dhe bakllava – pete ne sherbet. Gaz e hare. Pastaj vallja e ngadalshme e nuses, udhehequr nga prinderit, vellezerit e motrat e nuses. Here pas here vallezuesit valevisin 500 leksha dhe ua hedhin muzikanteve tek hajet e tyre. Leberit kane sjelle kenget e tyre. Nderfutje te vogla “kercimi me bark” nga valltarja me ngjyra gurkali dhe varese te shndritshme. Pastaj zene e largohen mysafiret e ardhur nga larg. Motra qan bashke me nusen, kush e kush me shume. Ajo nuk do te iki, gjithe duke mbetur pas e duke bere me shenje. Syte e saj jane buavitur nga ngasherimet. Trupi i saj perkulet ndersa futet ne makine. Trishtohem shume edhe vete, sikur te mos kish me kthim pas.

Tani vallezojne te gjithe. I madh e i vogel kercejne ne rresht te drejte, ne hark, ne rresht dysh. Shamite shenjojne fillimin dhe fundin e rreshtave te kercimit. Toka e pluhurt dridhet. Kercjne te gjithe, me kepuceatletike te medha apo me taka delikate. Une ulem prane grupit te sazeve: amplifikatori ben zhurme, tingulli i klarinetes pershkon muret e shtepive, kenga jehon me detaje arabike si prej nje minareje.

Cuditerisht ky i huaji e ka kap dhe shprehur me pak fjale gjallerine, marrezine, bukurine, harene dhe trishtimin e dasma ve shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).