Rrugët për shpëtimin e nderit kryebashkiak

Nderimi ushtarak i kryebashkiakut Edi Rama pasi i numëroi vetë votat për buxhetin sipas stilit gjeorgjian të Stalinit, shprehja "Hajt… mirupafshim", drejtimi me fjalë nga zv.ministri i Brendshëm dhe me sy nga kryetarja e këshilltarëve të LSI-së, ishte në kundërshtim të plotë me deklaratën e një dite më pas, sipas të cilës Rama nuk e ndiente veten fitues mbi Berishën dhe Metën. Kryebashkiaku i kryeqytetit në fakt në ato momente dukej se po ndihej triumfator. Pavarësisht se bëhej fjalë për buxhetin e Bashkisë së Tiranës, ku kishin kontribuar taksat e mijëra qytetarëve, ai e lëshoi veten në një gëzim të pashoq, megjithëse çdo gjë ishte në kufijtë e surrealizmit politik.

Për herë të parë u pa ajo që po paralajmërohet prej kohësh; Rama luan gjithçka për gjithçka. Këtë radhë luajti Bashkinë e Tiranës dhe qytetarët e kryeqytetit dhe ende nuk dihet se si do të dalë rezultati. Herën e dytë, janë socialistët dhe qytetarët e gjithë Shqipërisë. Dhe duket qartë se Rama nuk e parapëlqen dialogun me asnjë forcë tjetër politike, që nuk është e gatshme të "mrekullohet" nga politika e re.
Gjithsesi për qytetarët e Tiranës është e rëndësishme zgjidhja e krizës buxhetore, e cila duket se faturohet në të shumtën e kohës tek vetë kryebashkiaku. Eshtë e rëndësishme për qytetarët, sepse në emër të tyre flitet gjithë kohën, në emër të tyre dhe të mirëqenies së tyre justifikohet çdo lloj mangësie, në emër të tyre sulmohen kritikët, në emër të tyre përdoret cinizmi dhe po në emër të tyre mbulohen para dhe prapamendimet. 

Megjithatë deri në votimin e radhës ekzistojnë disa rrugë që mund të përzgjidhen prej Ramës, me qëllim shmangien e thellimit të krizës në Tiranë dhe turpërimit të tij me qytetarët që e kanë votuar për tre mandate rresht.

Së pari, Rama mund të vazhdojë rrugën e kokëfortësisë. Duke mbajtur të njëjtin qëndrim si një ditë pas mbledhjes së këshillit bashkiak, me arsyetimin se tashmë buxheti është miratuar dhe ai do të vijojë punën. E me këtë rast i jep edhe një goditje më shumë Tiranës.

Së dyti, Rama mund të vijojë sërish bisedimet me anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak, jashtë PD-PS-LSI, duke hyrë në çfarëdolloj pazari të dalë në media, të përfolur prej saj, ose ende të pazbuluar.

Së treti, Rama mund të niste bisedimet me këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkesat e të cilëve ishin edhe "më elementare" dhe më pranë qytetarëve, se sa ato të Partisë Demokratike. Do të mjaftonte vetëm pak dëshirë dhe vullnet nga Rama, që kriza të mbyllej në këtë mënyrë.

Së katërti, Rama mund të nisë bisedimet me këshilltarët e Partisë Demokratike, duke shfrytëzuar ndihmesën e dhënë në Kuvend për disa ligje tepër të favorshme për kryeministrin. Kështu, pavarësisht se një opozitë voton përherë kundër një buxheti (rregull i pashkruar), këtë radhë mund të justifikohej disi.

Së pesti, Rama mund të kalonte në ekstremitet, duke provokuar zgjedhje të reja për këshillin bashkiak, duke u përpjekur të marrë shumicën, e pas kësaj nuk do të ketë asnjë forcë që mund t'i kërkojë llogari për asnjë lloj buxheti apo shpenzimi të paqartësuar.

Së gjashti, Rama mund t'i shëmbëllente sadopak sivëllait përtej Adriatikut, Veltronit, i cili dha dorëheqjen si kryebashkiak dhe t'i përkushtohej totalisht fitores së ardhshme të Partisë Socialiste dhe vendit të lakmuar si kryeministër. Me këtë lëvizje, Rama shmangte prej vetes gjatë fushatës edhe akuzat për ndërtimet, por përgjysmonte edhe forcat e kundërshtarëve, të cilët do të hidheshin për fitimin e postit të lënë bosh në Tiranë.

Gjithsesi, cilëndo rrugë të zgjedhë apo të sajojë Rama, ajo të paktën duhet të qëndrojë larg akuzave qesharake të bashkimit të votave të LSI me Partinë Demokratike. Kjo, sepse këshilltarët e LSI-së kanë dalë ditë me radhë dhe kanë kërkuar ndryshimet në buxhet e më pas kanë shprehur votën, ndërkohë që deputetët e Ramës nuk folën asnjë fjalë dhe ndryshuan për një orë Kushtetutën. Ndërsa nga ana tjetër, nëse LSI do ta kishte qëllim në vetvete bllokimin e buxheteve ku drejton PS-ja, do ta kishte bërë edhe në ndonjë qytet tjetër të rëndësishëm. Aty ku kryebashkiakët nuk u drejtohen këshilltarëve me fjalët "harrojeni se mund të ndryshoj buxhetin tim".

(Video: Rama numëron vetë votat në Këshillin Bashkiak)

12 Komente

Ky eshte i vetmi dikator qe i numeron votat vete, sepse te tjerat i rregullojne punet perpara dhe nuk e marin kete mundim. Edi Rama, si dikator i fjales se lire dhe i mendimit ndryshe, nuk ka besim tek askush, perveç vetes se vet.

Opo mjere ai vend, nese bie ne dore te ketij perversi

O Penar ke ngatarru emrin e autorit o burre!

Mo i kujdesshem se e ka shkrujt Ilir Meta kte dhe jo nje gazetar i pavarur!

Ej pse na lodhni koken me kshu artikujsh ku robi as vete nuk i beso ato qe shkru?

Për herë të parë u pa ajo që po paralajmërohet prej kohësh; Rama luan gjithçka për gjithçka.

 

Me vonese, me vonese. Dhe je aq i vonuar ( jo ne kuptimin qe je i mete , po je vone )  sa e lidh Ramen kot me kete historine e gjithshkase.

Ja te ta zbethej nga qe je i vone ;

Sot grupi i LSI zhbllokoi buxhetin e Bashkise Korce, pa u plotesuar asnje nga ato pretendimet qe kishte kur e bllokoi. Qe ka dhe te tjere persona atje qe jane me te mencur se Kryetarja e Grupit te Keshilltareve te LSI-se, kete e di une, por ajo qe nuk kuptova ishte pse e bllokuat Peleshin e shkrete qe eshte rob zoti ? Ky as kryeminister do qe te behet as dhe diktator sipas LEftit nuk eshte . smiley

Pa shikoje i here se mos duhet zevendesuar kjo shprehja  Rama luan gjithçka për gjithçka me ndonje emer tjeter te pervecem !

E firmos apo nuk e firmos Dervishi ate vendimin, topi ka ngel ke fusha juj dhe ka kosto qe duhet ta perballoni te vetem, nuk keni cer nataroheni me te tjeret. Se kjo shprehja ketu sikur nuk shko per ne qe jemi ketej verdalle nga Hotel Grandi :

Së dyti, Rama mund të vijojë sërish bisedimet me anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak, jashtë PD-PS-LSI, duke hyrë në çfarëdolloj pazari të dalë në media, të përfolur prej saj, ose ende të pazbuluar

P.S. Arizaj mos bej shkrime me norme se fillojne dhe tallin bythen mileti .

Së treti, Rama mund të niste bisedimet me këshilltarët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kërkesat e të cilëve ishin edhe "më elementare" dhe më pranë qytetarëve, se sa ato të Partisë Demokratike. Do të mjaftonte vetëm pak dëshirë dhe vullnet nga Rama, që kriza të mbyllej në këtë mënyrë.

 

Shume gjate i ke rene xhaxhi. Ishte me mire  ta thoje shkurt: " Nese Rama e PS-ja sillen sikur Meta e L(e)S(h)I-ja jane te rendesishem, atehere Meta dhe L(e)S(h)I-stat nuk do ia cajne me derrasat askujt".

Pikerisht ky eshte morali i kesaj fabules: Zgjidhja e vetme morale eshte qe Rama te beje jo si eshte me mire per Tiranen apo me demokratike/ligjore si proces, po sic do Meta. smiley

ate punen e thertores 25 milione euro nuk e mora vesh une.

pse u pre Rama ne fytyre kur e premenden??!!

Diktatorit me edukate rrugacesh Rama, buxhetin ja kaluan votat e ca te "djathteve" te medhenje si keshilltaret e LZHK-se dhe nje parti e cuditshme qe ka mbire jo para shume kohesh, ajo e cameve, etj.

Mire ja u bejne! Te kalojne shperdorimin dhe vjedhjen e parave te qytetareve duke votuar nje buxhet teresisht sipas deshirave korrupsioniste te Rames, duke financuar punime dhe objekte qe kane qene financuar dhe perfunduar njehere, duke mos pasur detajim se ku do te shkojne parate e buxhetit dhe duke mbajtur Rama miliona euro te pa percaktuara, por qe mund t'i ndaje sipas deshires.  Merret vesh lehte qe do t'i perdore per fushaten qe po vjen.

Rama ja mori parasysh PD-se ndonje propozim, mire, nese nuk ja merr prape mire, po LSI-ne me te cilen fituan zgjedhjet lokale ne Tirane, pra e ka aleat, pse nuk ja merr asnje propozim?

Puna me e mire qe mund te beje Rama, te jape dorheqjen e ti kushtohet zgjedhjeve politike si Veltroni, e te fitoje si Veltroni.

O Polic po pse je kaq negativ o njeri (nese je qenie njerzore!). Ti kujton se eshte lehte te vjedhesh fonde? Po ata keshilltare aty kane qene e aty jane. I kane te gjitha te drejtat dhe mundesite per te investguar mbi te gjitha shpenzimet qe ka bere bashkia te themi vitin e kaluar. Dhe nqs konstatojne abuzime dine ata si te veprojne. Prandaj jane keshilltaret aty, qe te kontrollojne cdo lek qe harxhon bashkia ne dobi te komunitetit. Fakti qe deri me sot nuk ka ndonje denoncim nga ata tregon se ose nuk e cajne b..th. te shohin se si jane realizuar shpenzimet, ose i kane kontrolluar po nuk kane gjetur gje qe te dyshoje per abuzime. Por ata jane kaq te mbrapshte (ja shih ty qe i ngre nervat nje tufe te tere peshqish) sa qe kerkonin ta lenin bashkine pa buxhet per disa jave meqellim qe Tirana te qelbej nga plehrat dhe papastertite dhe keshtu e njerzit te fillonin te shanin Edin. E pra te ndertosh skenare ne kuriz te popullit vetem njerez te marosur (pra te semure nga ment e kokes) mund ti urdherojne. Turp per ata keshilltare qe vazhdojne te ndjekin verberisht urdherat e komandantit donkishotesk dhe mjere femijet e tyre per baballaret qe kane.

unè jam pèr pikèn 5....edi duhet tè vazhdoj nè rrugèn e tij dhe tè mos pranoj pazare...le tè shpèrndahet kèshilli bashkiak...dhe tè bèhen zgjdhje tè reja,mos tu gènjej mendja se ai fiton pèrsèri...populli èshtè albitri mè imirè,e gjithè kjo rrèmujè pèr mendimin tim bèhet pikèrisht pèr tè shmangur popullin dhe gjèrat e tè ardhmes tè vendosen nè tavolinè....por me edi ramèn ju ka ngecur gozhda nè dèrasè kètyre!!

 Me gjith punen e mire qe Rama ka bere per infrastrukturen e Tiranes dhe demokratizimin e PS, mendoj se misioni i tij si kryetar bashkie ka mbaruar apo eshte afer mbarimit.  çdo qendrim i metejshem i tij ne ate post , vetem sa do te shtoje betonizimin dhe jo ngritjen e parqeve per femije. Ne punen e tij si kryetar bashkie, ka dhe deshtime, si ajo e gropes se Sejdise, ku nuk arriti te bindte pronaret per ngritjen e nje parkingu me kate, ajo e ktheses se Kamzes, puna e se ciles ka zgjidhje provizore, fshirjen e fushave te futbollit e sporteve te ndryshme, mos gjelberimin e trotuarve etj. 

Ja disa nga reagimet kunder Buxhetit te Tiranes :

 

Dritan Prifti

“Plot 55 përqind e buxhetit të bashkisë Tiranë shkon për rrogat e punonjësve. Pjesa tjetër e këtij buxheti duhet të shkojë për shërbime e investime për qytetarët e Tiranës. Gruaja e Skënder Gjinushit merr pagën nga bashkia Tiranë ndërkohë që nuk shkon asnjë ditë në punë dhe të njëjtën gjë bën edhe djali i tij, i cili edhe ky merr rrogën nga bashkia e Tiranës. Një fond prej 14 milionë eurosh është i pa detajuar dhe Edi Rama kërkon që të ketë në dispozicion të tij 14 milionë euro dhe nuk është përcaktuar se për çfarë do të përdoret ky fond”.

Arben Demeti :

“Votimi i datës 3 shkurt për projektbuxhetin e vitit 2009 të bashkisë së Tiranës është i pavlefshëm dhe përgjegjësia është e kryebashkiakut, Edi Rama, i cili me arrogancën e tij detyroi kryetarin e Këshillit Bashkiak të ndërpresë seancën. Pavarësisht përpjekjeve që po bëhen për ta konsideruar fakt të kryer miratimin e buxhetit të bashkisë së Tiranës, nuk ka asnjë shans që ai të jetë i tillë”.

Gerti Bogdani :

“Tirana është i vetmi kryeqytet në Evropë që nuk ka buxhet dhe pse nuk ka një buxhet, sepse gjithë shqiptarët e panë në shfaqe ‘live’, sa komike aq dhe tragjike, të Këshillit Bashkiak dhe të kryetarit të bashkisë i cili demonstroi arrogancë dhe vetëm interesat e ngushta personale. Ai jo vetëm nuk dëgjoi këshilltarët e Tiranës, të cilët janë zgjedhur nga qytetarët e Tiranës për të bërë politikën e qytetit të Tiranës, por në arrogancë maksimale injoroi propozimet e tyre. Ai i bëri të qartë jo vetëm qytetarëve të Tiranës që po ndiqnin buxhetin, por të gjithë qytetarëve të Shqipërisë politikën e pëlqyer prej tij, alla Staliniste, ‘ju votoni dhe unë numëroj’”.

Ilir Meta :

"Politizimi ekstrem i buxhetit të bashkisë vjen vetëm prej kryetarit të bashkisë së Tiranës i cili, për fat të keq, nuk arrin ende të ndajë funksionin e kryetarit të bashkisë dhe mënyrën e detyrimin se si duhet të sillet si kryetar bashkie me faktin që është kryetar i Partisë Socialiste dhe se si duhet të sillet për të realizuar aspiratat apo qëllimet politike të kësaj partie. I kanë dalë 29 (vota) sepse ka pasur parasysh dhe dy breshkat që mban në zyrën e tij. Por, kjo përsëri nuk është shumë për tu shqetësuar, sepse ato nuk janë votuar nga qytetarët e Tiranës dhe nuk janë pjesë e Këshillit. Megjithatë, kjo është një çështje që i takon Kryetarit të Këshillit të Bashkisë dhe atyre, të cilët përgjigjen nga ligji për këtë çështje".

Astrit Patozi :

“Rama ka një koncept stalinist për votën të cilën kërkon ta blejë ose ta marrë nën presion. Nuk dua të ndalem në perversitetin e dëshmuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës gjatë votimit të buxhetit, por në konceptin stalinist që Kryetari i opozitës ka për votën. Konceptin e Ramës 'ju votoni, unë numëroj', në një kohë kur po kërkojmë të shkojmë drejt zgjedhjeve me standardeve, duhet ta shikojmë si një kërcënim. Partia që po kërkon perfeksion në afatet dhe mënyrën e shpërndarjes së kartave të identitetit, ka këtë koncept stalinist për votën. Kjo votë po kërkohet për fat të keq me joshje dhe me dhunë, po blihet ose po fitohet me shantazh. Nuk dua të merrem me integritetin politik të atyre personave që shiten, pasi ky është një problem tjetër dhe ata janë viktima të blera apo shantazhuara, por dua të ndalem te kryetari i bashkisë që ka konceptin se vota ose blihet, ose merret nën presion".

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).