Rruga e Kalasë: Dru, qelq dhe sisteme ajrimi

Ministria e Kulturës prezanton projektin për muret e Kalasë së Tiranës. Janë 2,8 mln euro që do të përdoren për ndërtimin e rrugës. Arkitekti grek Fintikakis shpjegon

Rruga "Murat Toptani" do të ketë një tjetër pamje. Këtë e bëri të ditur dje ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Në kuadër të projektit "Zhvillim i Qëndrueshëm dhe Integral i Qendrave të Trashëgimisë Historike" janë 5 milionë euro që KE-ja i ka akorduar MTKRS-së për restaurimin e tri kalave të Tiranës, Himarës dhe Krujës. Sipas Pangos puna për rehabilitimin e këtyre monumenteve tani është në fazën e parë: "Të tre milionëve të parë për të tria kalatë".

Më i rëndësishëm ndër këto projekte është kalaja e Tiranës. I pranishëm ishte edhe arkitekti grek që ka realizuar projektin. Nikos Fintikakis nëpërmjet një videoprojeksioni, paraqiti atë çka është tani Kalaja e Tiranës dhe se në çfarë synohet të shndërrohet.

Funksioni i saj do të jetë ai i një parku publik.

Rrënojat e Kalasë do të mbulohen me një shtresë të trashë xhami në mënyrë që të gjithë kalimtarët të kenë mundësinë të shohin këtë objekt arkeologjik. Në projektin e Fintikakis-it ka një kombinim të drurit, qelqit dhe betonit. "Trotuaret e rrugës që do ë restaurohet do të jenë prej druri, në mënyrë që gratë dhe fëmijët të ecin në një vend më të sigurt se rruga" u shpreh ai.

Risia në projekt është sistemi i ventilimit, që për hir të së vërtetës bie shumë në kontrast me gjendjen në të cilën janë pjesa më e madhe e rrugëve në vendin tonë. Arkitekti ka prezantuar një sistem ajrimi nëpërmjet tubave të ngulur në tokë. Sipas shpjegimit të Fintikakis-it, në një thellësi të caktuar, temperatura e tokës rri gjithmonë konstante, 15 gradë celsius. Nëpërmjet këtij sistemi jo të ndërlikuar, në ditët e nxehta të verës ajri do të qarkullojë nëpërmjet tubave dhe do të freskosjë mjedisin e jashtëm. "Kjo është një metodë jo e kushtueshme dhe shumë e thjeshtë për t'u realizuar" siguroi Fintikakis-i. Projekti synon të krijohet një lidhje mes zonave arkeologjike dhe urbane. Në këtë pjesë të Tiranës që synohet të kthehet në një park publik arkitekti ka menduar që stolat e pushimit të vendosen në mënyrë të çrregullt, herë në formën e një pianoje, herë si flutur, herë si pentagram, madje edhe si kuti shahu.

Projekti në letër është gati, dhe duket shumë joshës, por dhe sa kohe do të duhet që të shohim këtë fytyre të re të rrugës "Murat Toptani"? Ministri Pango përgjigjet: së shpejti. Gjithçka është gati për të filluar punën, pritet vetëm tenderi i datës 24 shkurt i cili do të përcaktojë firmën ndërtuese që do të realizojë projektin që përfshin segmentin rrugor që nga Ministria e Brendshme e deri te Ura e Tabakëve.

Shumë pak u tha se çdo të ndodhë me kalatë e Krujës dhe të Himarës. Sipas arkitektit, në këto vende pritet që të rregullohen rrugicat që i përshkojnë.

Janë 5 milionë euro që KE-ja i ka akorduar Ministrisë së Kulturës për rregullimin këtyre tre kalave. Nga këto, 2,8 milionë euro, sipas Pangos, do të përdoren për rregullimin e kalasë së Tiranës dhe pjesa tjerë do të ndahet mes kalasë së Krujës dhe Himarës.

Rrënojat e mureve të kalasë së Tiranës u zbuluan në Mars 2008 gjatë punimeve për rregullimin e rrugës "Murat Toptani". Rrënoja, ca mure me blloqe të mëdha gurësh, mendohet të jenë ndërtuar vetëm në periudhën romake. Me kërkesë të Institutit të Monumenteve në atë kohë Bashkia e Tiranës ndërpreu punimet në rrugë. Tani Ministria e Kulturës është në prag të nisjes së punës për rregullimin e këtij segmenti rrugor historik.
 

12 Komente

Tani nuk e di ndoshta me mungon ndonje pjese e gjeegjezes mua po ventilimi per rrugen per cfare duhet?

Cere jane kto allafronga mer Pango    smiley
Xhama ene derrasa. Vallai si shume e ekzagjerume me duket.
Pse u dashken pa nga xhami guret e kalase ?
Pse qenka zahmeti i madh me i lene ato rrenojat te zbulume,
e ti rrethosh psh me nai trotuar te vogel apo nai rruge kalldremi dhe kaq?
Vetem ajo ideja e freskllekut me pelqeu shume smiley
Ne pisk vape do vika gjithe mileti aty me ftof prapanicen smiley
Po nejse, une kam kuriozitet te di kush eshte kunderveprimi i bashkise ne ket rast ?
Ca kane thene Rama, Shkreli, Lame per ket punen e xhamave, derrasave, freskut dhe grekut?
 

smiley

Ka ikur epoka ku historia paraqitet vetem me rrenoja; historia duhet bere vizualisht e qarte per gjitha kategorite e popullsise. Nese shqipot duan te ruajne nje pjese te asaj historie, le te bejne studimet e duhura dhe t'a rikonstruktojne serish, duke i qendruar besnike kalase fillestare. E perderisa rikonstruksione te tilla po behen ne pasurite me te medha historike boterore si psh. ne Kreta(me Knossos), Rome, Paris etj. atehere s'kuptoj se pse Shqiperia duhet t'i mbuloje me xhama e derrasa(siç tha ky shoku mesiper). Sdq, AutoCAD-i ia kenaq shpirtin shqipetarit te varfer, i mesuar me gropa e grumbuj betoni ne cdo ane.

Nexho, egjiptianet nga ana historike jane me barbare se shqipetaret. Mire qe historine e tyre e ka marre nen krahet e saje bota duke i shpallur pasurira nderkombetare se po te ishte per shumicen e egjiptianeve vete...

 

Sa keq dhe sa turp!

Duke qene i zanatit, kur lexova artikullin dhe pashe edhe renderings te projektit, me erdhi te ulerisja, po se bej dot, se koleget afer meje do te me marrin per te cmendur.

"Kush nuk njeh te kaluaren, ai nuk ka te ardhme". Alexander von Humboldt

Mendoj qe Tirana eshte kryeqyteti i vetem ne Europe, qe nuk ka nje identitet te vetin dhe eshte gjithashtu kryeqyteti i vetem ne Europe, qe, pertej miteve dhe legjendave, ka historine me te kontestueshme. Asnje nuk eshte ne gjendje te te thote sakte se cila eshte historia e qytetit te Tiranes. Jane mbi tre variante qe kundershtojne njeri-tjetrin dhe perkrahesit e secilit variant perpiqen qe te argumentojne variantin e tyre ne menyre shkencore.

Dhe pertej Tiranes, eshte me se e qarte qe shqiptaret vuajne nga mungesa e historise se tyre. Perse kjo amnezi kolektive? A ka arritur njeri ti bej kete pyetje vetes? Mendoj qe analiza e kesaj pyetjeje mund tu jape pergjigje edhe shume pyetjeve te tjera.

Sipas mendimit tim nje nga arsyet e forta per amnezine kolektive te shqiptareve eshte menyra e te menduarit te tyre. Te jetosh per momentin dhe te mos e cash koken fare as per te kaluaren dhe as per te ardhmen. Mbizoteron mentaliteti i tregtarit, per te shtrydhur te gjitha resurset ne menyre qe te besh ca pará dhe te mos e cash koken fare per ate qe le mbrapa.

Per t´iu kthyer projektit, ne teorine e Ruajtjes se Monumenteve dhe Trashegimise Kulturore pasqyrohen keto metoda se si behet kjo ruajtje monumentesh:

1. RINDERTIM - kjo metode eshte shume e kontestueshme, per arsye se humbet ose fallsifikon autenticitetin e vepres monument. Nuk mund te thuhet  qe nje germadhe, e cila ne vitin 2009 rindertohet nga e para, edhe nese mund te kete plane dhe dokumente qe pasqyrojne se si kjo veper ka qene meperpara, eshte e vitit ta zeme 39 pas Krishtit.

2. RESTAURIM - eshte proces kompleks i cili kerkon njohuri te thella shkencore ne fushen e historise se ndertimit. Edhe restaurimi ashtu si edhe rindertimi eshte ne konflikt me autencitetin e vepres. Nje restaurim i arritur quhet kur per vepren ne restaurim jane perdorur materiale dhe teknika te ndertimit te kohes se ndertimit te vepres.

3. KONSERVIM - me konservim nenkuptohet lenia e germadhes sic eshte dhe ruajtja e saj nga demtimi i metejshem nga faktoret atmosferike dhe faktori njeri.

Nga te gjitha keto metoda nuk ka nje recete te caktuar se cila eshte me e mira per ruajtjen e monumenteve. E gjitha varet nga gjendja dhe rendesia e vepres e cila ben pjese ne monumentet e kultures, si edhe mbi te gjitha kuptimi qe ato kane per ndergjegjen e kombit.

Nuk mund te thuhet qe projekti i mesiperm nuk eshte nje alternative, por me teper eshte per te dyshuar qe kjo eshte alternativa me e mire. Nuk eshte per ti vene faj studios se arkitektures, sesa aftesise perceptuese dhe largpamesise se funksionareve te Ministrise se Kultures si institucion qe ndjen veten pergjegjes per trashegimine kulturore shqiptare.

Eshte per te ardhur keq, madje per te uleritur, kur keta funksionare nuk e kuptojne trashegimine kulturore si trashegimi te brezave qe do te vijne, por si trashegimi te tyre dhe e ndjejne veten jo si ruajtes se kesaj trashegimie, por si administrator te saj.

Per aq kohe sa ky mentalitet nuk ka per te ndryshuar, per aq kohe shoqeria shqiptare do te vuaje nga amnezia kolektive dhe si pike te vetme referimi do te kete vetem Skenderbeun.

Deri atehere mireuharrofshim se bashku!

 "....përcaktojë firmën ndërtuese që do të realizojë projektin që përfshin segmentin rrugor që nga Ministria e Brendshme e deri te Ura e Tabakëve...."

 

Kryetari i bashkise se Luven-it, e ka mbiemrin si familja e famshme Taback, dhe e çuditeshme eshte se ky ngjan me pinjollet e kesaj familje te vjeter tiranse, nje pjese e te cileve emigruan shum shekuj perpara (ne kohen e Otomaneve/Osmanllinjve) drejt Europes. Kam njohur disa flamange qe nuk flisnin shqip por qe e kishin origjinen nga arbereshet apo arvanitasit. Nuk eshte çudi qe dhe ky te jete nga familja e njohur e Tabak-eve, por i asimiluar me kohe, dhe qe po t'ia permendje origjinen e hershme te tij, nuk eshte çudi qe te habitet dhe te mos ta besoj. 

Pierre,

nuk e di sa e zoteron gjuhen hollandeze ti por tabak(=duhan) eshte fjale hollandeze.

Kurse Tabaket e Tirones, si te gjithe Tabaket e Ish-Perandorise Osmane, kane pasur te bejne me zanatin e Lekure-punuesit (me sakte, lekure-rregjesit). Prroni i Lanes, dhe ai i Pal Poces (tanime i mbuluar, dhe i kthyer ne tubacion hale me dalje ne Lane, te Ali Demi) sherbenin si burim uji per kete zeje, dhe per keta tironsa puntore dhe te ndershem, qe i ka bo zoti edhe t'bukur, si gocat edhe cunat!

Ja k'shu!! smiley

Trotuaret e rrugës që do ë restaurohet do të jenë prej druri, në mënyrë që gratë dhe fëmijët të ecin në një vend më të sigurt se rruga" u shpreh ai (greku medemek) smiley

Degjoni o gra!

Ua beri greku xhadene me dhoga, qe te mos u shtipe automobilli, kur te veni ne Tirane!

Juve, dhe ciliminjte te pakten te shkoni serbes!!

Selamlleku (burrat sipas Eqerem Bej Vlores), tha greku, me qafe paste veten. Ja te hapen syte, ja te mos zbresen fare ne Tirane!

Et'hem, jo Eqerem! smiley

Ej, mua si projekt me duket i lezetchem ky!

Po me keto marrezirat e gazetave tona, eshte e veshtire te mos behesh cinik!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).