Reiffeisen Bank pritet te shkurtoje 300 vende pune

Kriza financiare botërore duket se i ka dhënë shenjat e para të saj edhe në sistemin tonë bankar. Një prej bankave më të suksesshme dhe me bilancin më pozitiv për vitin 2008 në vend, Raiffeisen Bank, mësohet se është gati të shkurtojë nga puna rreth 300 punonjës të saj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve “Ora News”, e cila ka cituar burime konfidenciale pranë kësaj banke, sipas të cilave, “punonjësit janë paralajmëruar për shkarkim nga puna”. Sipas agjencisë, “punonjësit e kësaj banke ende nuk kanë përfunduar procedurat për mbylljen e marrëdhënieve të punës me këtë bankë, por pritet që në ditët në vazhdim, rreth 300 persona të dalin si të papunë”. Burimet konfidenciale kanë thënë për agjencinë se “ka disa ditë që këta punonjës janë lajmëruar për shkurtim të vendeve të punës. Raiffeisen Bank po ndjek modelin e disa prej bankave të tjera perëndimore, si ‘Fortis’, ‘Leman Brothers’ apo dhe Banka Europiane, të cilat, të prekura nga kriza financiare, kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës me shumë punonjës”.
Të kontaktuar nga media, specialistët e marrëdhënieve me publikun në këtë bankë nuk e kanë konfirmuar një lajm të tillë, madje e kanë cilësuar si “të pavërtetë”. Por, sipas burimeve konfidenciale brenda kësaj banke, punonjës të saj flasin se në ditët në vazhdim shumë njerëz do të mbeten pa punë. Gjatë deklaratave publike për mediat shqiptare, drejtuesit më të lartë të kësaj banke në Shqipëri kanë mohuar prekjen nga efektet e krizës financiare botërore të sistemit të kësaj banke, duke thënë se “pasojat për këtë bankë janë minimale dhe nuk paraqesin shqetësim”. Por, pas disa artikujve edhe në media prestigjioze evropiane, ku flitej për dëmtim të aksioneve të Bankës Raiffeisen në Austri, nga kreditimi tek amerikania “Leman Brothers”, e cila falimentoi vitin e kaluar, tashmë janë dhënë dhe shenjat e para që tregojnë dobësimin e sistemit financiar të kësaj banke. Në vendin tonë Raiffeisen Bank i ka reklamuar publikut një potencial të madh financiar me mbi 100 degë në të gjithë vendin, duke qenë një ndër bankat më të besuara edhe nga ana e shtetit shqiptar, ku një pjesë e madhe e administratës shtetërore marrin rrogën pranë kësaj banke.

10 Komente

Sh po ia permend Lehman Brothers, Reiffeisenit, ky! Brrrrrr! smiley

Por, pas disa artikujve edhe në media prestigjioze evropiane, ku flitej për dëmtim të aksioneve të Bankës Raiffeisen në Austri, nga kreditimi tek amerikania “Leman Brothers”, e cila falimentoi vitin e kaluar, tashmë janë dhënë dhe shenjat e para që tregojnë dobësimin e sistemit financiar të kësaj banke.

 

 Kush qenkan keto shenjat e para te dobesimit nje here?

Lajmi tek kanali Ora News apo me e rendesishmja, Reiffeisen u rrotulloka rreth Shqiperise.

Ne dege te tjera jashte Shqiperise, si po i ecin punet Reiffeisen, ne burse  a ku ta di une si po shkon, se s'na thate gje, vec thashetheme qe na prishin gjumin kot.

Nejse, me sa thuhet, Raiff ka i cike probleme andej nga Ukrania dhe Hungaria.

Ne shqiperi, ka dale me fitim dhe shumica e robve qe punojne aty nuk po presin shkurtimin e vendeve te punes, por shperblimin (leke dmth)  per mbylljen me sukses te vitit financiar.

Ne nje sipermarrje aq te madhe, me aq shume punonjes, gjendet kollaj nje justifikim (psh automatizim procesesh smiley biznesi) per te reduktuar ca stafin psh neper deget e rretheve . Thjesht krasitje dmth smiley  se kohet jane bere nje cike me te veshtira.

Sido te jete puna dhe e verteta, krasitje rreth e perqark apo 300 shkurtime ne bllok, adminja jone sot ne sabah i eshte bashkuar Ora News dhe Albania-s ne perhapjen e panikut aspak te shendetshem.

 

Dmth, ti leket s'ke per me i terhek? smiley

Nejse, se une si hallexhije po perpiqem ta ve trurin ne perdorim... dhe po mendoja, per nje firme qe paska me sh se 100 filiale ne vend (sic na thote kjo gazeta) te cosh me pushime smiley 300 veta, s'me duket ndonje hata e madhe. Pastaj sa % e punonjesve te Reiffeisen do ishin 300 njerez?

U befshin lemsh keta, qe s'na thone asgje! Duhet me hedh fall ne hi.

Jo, skam terheq asnje lek, dhe skam ndonje plan.  Po une pak gje kam, sa per te mos ngel drangull ne kohe te keqija smiley

Po te kisha ca me shume mund te mendoja per te blere ndonje te paluajtshme.

Po te kisha shume me shume smiley do paguja nje kasaforte sigurie me celes,brenda bankes, dhe do ti rrasja aty smiley

Zgjidh e merr tashti smiley 

Si ta kesh smiley

Zoti ne qiell di mo teper smiley    smiley    smiley 

 

Ashtu eshte, ai Zot e di, po c't'i bej prinderve te mi pensioniste qe me kerkojne mend sikur me qene une Zoti?  smiley

Rrofsh Tushe per pergjigjet, i vleresoj. smiley

 

Tushja sikur ha optimizem cdo mengjes, s'te le me i thon asi llaf te keq per shqiperine. Duhet ta bejme Ministre te Propagandes

Po llafi jot ne vesh te perendise o Mushk.

Po une nga natyra e kam zakon qe e shof zi e mo zi cdo gje, dhe goten perhere gjys bosh. Hera e pare qe me "akuzojne" per pozitivizem ne peshk smiley   Se dija qe do vinte dhe kjo dite smiley

Nejse, Me thone 1000 te zeza dhe llafe te keqija eshte aq kollaj sa se ke idene. Veshtire eshte me gjet llafe t'mira. Por anyway, une se kisha me ndonje qellim te caktuar. Fola per aq sa di dhe shof. Dhe e marr parasysh qe dhe mund ta kem gabim.

Ja shendet !

smiley

 

 

 

Ca t'shkurtoje me? Raiffeisen ku ta gjeje me shtu 300 vete te tjere se do i duhet 'longu' i Shqiptarit me mbulu vrimen e zeze ne vende si Letonia, Ukraina etj etj..Shkurt s'eshte e vertete, dhe po te isha une do i beja nje telefon ktij gazetarit e do i thoja te mos perhape panik.

 Artikuj te tille, ne kete kohe delikate, mua me duken te rrezikshme dhe te papergjegjeshme nga ana e gazetarit. Edhe kendej, shum banka apo institucione, mendojne shkurtime por ne nje forme me te zbutur dhe te pjekur; atyre qe u ka ardhur mosha e pensionit, dalin dhe nuk merren me te rinj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).