Reforma në arsim dhe prindërit

Fakti që sondazhet "ZOGBY", e paraqitën vetëm 8% shqetësimin e popullatës (të anketuarve) për arsimin, nuk do të thotë se arsimi është në rregull apo nuk paraqet interes.

Unë gjykoj që ky është një moment psikologjik, ku dominante në mendjen e njerëzve është nevoja emergjente për jetesë; si punësimi apo nevojat ekonomike në tërësi.

Por, po ta lexosh me vëmendje sondazhin, pothuajse në të njëjtat nivele shqetësimi paraqiten dhe kriminaliteti apo shëndetësia, kur të gjithë përjetojnë pasigurinë dhe mizerablitetin.

Kjo të bën të mendosh se ka edhe më keq, se një pjesë e madhe po kërkojnë vetëm të mbijetojnë, për të tjerat as që u del koha të mendojnë. Vërtetësia e këtyre fakteve sjell me vete edhe shqetësimin, sepse dihet që arsimi publik i një vendi përbën themelin e demokracisë dhe shtyllën kryesore të një shoqërie të lirë.

Sepse, një i paditur mashtrohet, dhunohet e përpunohet lehtë, qoftë dhe kundër interesave të tij, pa e ditur se çfarë po bën.

Një edukim i cunguar apo munguar, rezulton në rritjen e varfërisë, pabarazisë dhe privimit.

Duke vlerësuar arsimimin dhe edukimin, T. Xheferson (ish-Presidenti i Amerikës) ka thënë: "Ndriçojini njerëzit në masë dhe keni për të parë që tirania dhe shtypja e mendjes dhe e trupit do të zhduken si shpirtërat e këqij në agim të ditës".

Prindërit, duke bashkëpunuar dhe me aktorë e faktorë të tjerë, mund të marrin pjesë në hartimin e politikave të edukimit dhe të përfshihen në vendimmarrje. Në "Kartën e të drejtave dhe detyrave të Prindërve në Europë", hartuar nga Shoqata Europiane e Prindërve (SH.E.P), theksohet:

"Kush rrit fëmijë, jep sinjal shprese; tregon të ketë besim në të ardhmen dhe të besojë në vlerat që transmeton tek brezat e rinj". Përgjegjësia e prindërve, përballë fëmijëve të tyre, formon kështu një bazë të pazëvendësueshme të shoqërisë njerëzore.

Nisur nga keto pergjegjesi rrjedh dhe detyrimi moral per shoqatat e prindërve (deri tani ka ne 13 rrethe te vendit), te krijuara vullnetarisht si aleanca per ndryshim, qe ne statutet e programet e tyre, te kete nje mision vizionar mbi edukimin, te kete objektiva e synime te qarta.

Krijimi i politikave qe perkojne me nevojat e femijeve dhe familjeve, pastaj ndikimi ne qeveri per hartimin e kuadrit ligjor perkates, ne interes te prinderve, mbeten kurdohere ne fokusin e Shoqates Kombetare.

Drejtim i rendesishem është dhe rritja e vemendjes per mbrojtjen e femijeve, terheqjen dhe mbarevajtjen e tyre ne shkolle, per te siguruar kontigjentin e nxenesve ne arsimin e detyruar, pasi nje numer i madh kanë braktisur shkollen dhe shteti është dorezuar, kur ligji i gjobave nuk i frenon dot.

Nje ligj i tille nuk zbatohet dhe nuk mund te zbatohet per shume arsye. Kerkohen drejtime te tjera per te rritur interesimin apo per te "bere presion" ne zbatimin e detyrimit shkollor.

Tek "Dispozitat Normative" (te arsimit publik), ne nenin ku flitet per shoqatat, thuhet se shkolla ofron kushte per shfrytezimin e mjedisit, mbështetje materiale, te drejten e shoqatave per t'u informuar, etj. Por, si është e verteta?

Keto mbeten vetem ne leter, sepse drejtori i shkolles i anashkalon shume lehte, pa mbajtur pergjegjesi. Ne heshtje, te njejten gje bejne dhe institucionet e tjera eprore. Po te lejohej "realisht" shfrytezimi i mjediseve te shkolles, shoqata do te afronte me teper prinder ne shkolle dhe vete do te menaxhonte kualifikimin e tyre. Dhe nga lidhjet qe ka me bizneset apo agjenci te ndryshme sherbimesh, krijon dhe suport punesimi per ata me ne nevoje.

Edhe prinderit do te kujdeseshin me teper per gjendjen fizike te shkolles dhe mirembajtjen sipas standarteve te nevojshme.

Duke punuar se bashku me shkollat dhe me mbështëtjen e tyre, shoqatat e prinderve, shume mire mund te ndihmojne ne ripertritjen, ruajtjen dhe transmetimin ne breza te traditave qe po shkojne drejt zhdukjes, ne hartimin e historikut te vlerave te shkolles, etj.

Rolin e prinderve, shoqatave te tyre, me fjale e pranojne te gjithe, por kjo nuk mjafton. Qe te kene me teper mundesi bashkepunimi e zgjidhjeje, me teper mundesi ndihme e realizimi, si mjete te refleksionit, te bashkeveprimit e te propozimit te prinderve, ato duhen perfshire ne çdo nivel te vendimit.

Qe nga instancat me te uleta e deri tek ato superiore qe merren me edukimin, here me cilesi konsultative e here me cilesi vendimore. Nje konceptim i tille, kerkon domosdoshmerisht reformimin e sistemit arsimor dhe keto te perbejne nje nga pikat kyçe te reformes.

Te planifikosh reforma per menaxhimin e shkolles, per zhvillimin e rrjetit shkollor, kualifikimet, sistemin e botimeve shkollore, kurrikulave, etj., dhe te mos perfshihen konkretisht prinderit, as dhe per monitorimin e tyre, qe jane te interesuarit e drejtperdrejte, do te thote te veprosh me njeanshmeri dhe pa seriozitetin e duhur ne procesin e edukimit.

Pse jo, pjesemarrja e prinderve duhet te kontribuoje edhe direkt, nepermjet nje vote te vlefshme ne vendosje, qofte per drejtorin e shkolles, zv/drejtorin apo stafin mesimor. Perfshirja e prinderve ne edukim, me kuadrin ligjor perkates, është zgjidhur shume kohe me pare ne shume shtete si, Franca, Belgjika, Irlanda, Holanda, Danimarka, Gjermania, etj., etj.

Natyrisht qe ne nuk krahasohemi me keto vende, por ne gjithmone duhet te mendojme "globalisht" dhe te zbatojme "lokalisht", duke pershtatur anet me te mira dhe duke zbatuar hap pas hapi.

Mbase do te ishte me mire qe te kete nje "Keshill edukimi", nje organizem i perbashket me perfaqesues te institucioneve shteterore, pergjegjes per edukimin, te prinderve dhe aktoreve te tjere te shoqerise civile, i cili te kete tagrin dhe pergjegjesine mbi gjithe ecurine e edukimit. Por, mbështëtja duhet edhe financiarisht, perveç krijimit te fondeve nga vete shoqata nepermjet veprimtarive ne dobi te te treteve, apo partneritetit ne biznes prinder- shkolle- komunitet. Keto mundesi lehtesojne shoqatat përfaqësuese të prindërve per te qene me prezente dhe me aktive ne veprimtarite lobuese e advokuese dhe me impakt pozitiv te dyanshem; ndihmon shkollen dhe edukimin; zgjerohet, forcohet e konsolidohet vete shoqata. Jashte kesaj veprimtarie, nuk duhet te mbeten as politikanët, drejtuesit e intelektualet, se dhe ata jane prinder, qe, per te thene te verteten, jane indiferente. Ata mund dhe duhet t'u bashkohen prindërve, se keshtu do te njohin gjendjen me mire dhe do te kontribuojne me teper. Lancimi i ketyre ideve dhe nevojave ne kete prag fushate, per disa do te ishte "moskoherence" me problemet e mprehta aktuale qe kalon vendi, apo e thene me troç, s'ka kush kohe nga qeveria, politikanët e politikëberesit te merren me keto probleme.

Atehere, kur do te kete nje fillim per ata qe e kanë te veshtire, apo qe s'duan t'i bejne? Une mendoj se është dhe ne interes te grupimeve politike pretendente per te marre pushtetin, qe te bashkepunojne dhe te lidhin nje "kontrate sociale" me prinderit e komunitetin. Kjo do te vleresohet edhe nga fakti se sa dhe si do te perfshihet ne programet qeverisese reforma arsimore. Cili do te jete vendi dhe roli i prinderve, shoqatave te tyre, qe nga planifikimi, krijimi i kuadrit ligjor e deri ne zbatim. Nje thenie e Xhefersonit, "Pelqej me shume endrrat e së ardhmes se historine e së kaluares", do te ishte aktuale.

*(Kryetar i Shoqatës së Prindërve, Tiran&eumlsmiley

1 Komente

Per momentin arsimin e ka mbytur pseudo-politika, perjetesia e pushtetit, monopolet dhe klanizmi. Akoma nuk po kuptohet se shtirja dhe anashkalimi i problemeve te verteta as nuk zgjat perjetesisht, e as nuk zgjidhet dot duke e lene arsimin ne vend te fundit ne buxhet, politika apo prioritete.

E nuk modernizohet arsimi duke cuar kompjutera ne cdo shkolle, mastera ne cdo fshat e diploma ne cdo xhep.

...do jete vone....po do zoti jo dhe shume, shume vone, kur te arsimi te na nxjerre ne rruge te madhe!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).