Raporti i Fox News: Skandali i dhëndrit të Berishës, më i rëndi në 60 vite të Bankës Botërore

Raporti i Fox News: Skandali i dhëndrit të Berishës, më i rëndi në 60 vite të Bankës Botërore

Menaxherët e Bankës Botërore kanë ofruar informacion fals për bordin e drejtorëve të agjencisë për një projekt evropian me lidhje politike për “pastrimin e bregdetit” me vlerë rreth 39 milionë dollarë, i cili çoi në shkatërrimin dhe varfërimin e një fshati të pafuqishëm shqiptar në 2007 dhe pastaj harxhuan rreth dy vjet për ta fshehur ngjarjen, ka mësuar FOX News.

Njerëz të brendshëm të bankës keqorientuan dhe refuzuan t’i përgjigjen një paneli investiguesish të pavarur, i caktuar nga bordi për të hetuar skandalin, sipas vetë investiguesve.

Burime nga Banka Botërore i thanë FOX News, se raporti i panelit, i cili iu dorëzua bordit 24 anëtarësh në fund të nëntorit, është një nga vlerësimet e pavarura më kritike për qëndrimin e agjencisë ndaj varfërisë në gjithë historinë 60-vjeçare të Bankës. Banka, institucioni më i madh dhe me influencë në botë kundër varfërisë dhe pjesë e sistemit të OKB njëkohësisht, do të financojë 100 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme për projekte zhvillimi.

Pasi u zbulua raporti në Shqipëri javën e kaluar, Banka nga ana e saj lajmëroi se disbursimi i mëtejshëm i kredisë për projektin shqiptar ishte pezulluar më 9 janar “për shkak çështjeve të caktuara zbatimi dhe politika të veçanta.” Një zëdhënës i BB nuk u prononcua për FOX News.

Skandali, i dukshëm edhe në dokumente që ka siguruar FOX News bën një përshkrim të detajuar për mënyrën se si Banka ka reaguar ndaj veprimeve abuzive dhe korrupsionit të mundshëm të zbuluar prej vetë asaj.

Ai tregon gjithashtu se si projekte që synojnë përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës në pjesët e harruara të botës mund të abuzohen dhe devijohen në emër të Bankës.

Për më tepër, siç ka raportuar FOX në një seri artikujsh që në nëntor, Banka ka fshehur informacionin në shumë raste kritike - nga shkelja serioze e sigurisë së kompjuterëve brenda institucionit, deri te marrëdhëniet e saj të trazuara me kompaninë “Satyam Computer Services Ltd”, gjiganti indian që u shemb muajin e kaluar, pas një mashtrimi prej një miliard dollarësh.

Në rastin e “Satyam”, Banka konkludoi në 2005 se “Satyam” ishte përfshirë në marrëdhënie financiare jo të përshtatshme me një zyrtar të lartë të BB, por nuk e pezulloi “Satyam”-in si furnizuesin kryesor deri në shkurt 2008, një pezullim që në shtator u kthye në ndalim zyrtar tetëvjeçar.

Edhe atëherë, Banka e fshehu nga gjithë institucionet e tjera të OKB edhe hetimin për korrupsion, edhe rezultatin e tij, një pjesë e të cilëve kishin kontrata me “Satyam”.

Por fshehja e të dhënave dhe shmangia e pyetjeve ka filluar të quhet “çështje institucionale sistematike” në një raport përcëllues për incidentin e Shqipërisë, nga paneli i pavarur i inspektorëve të BB, një trup hetimor i krijuar në 1993 nga Banka për të garantuar mbajtje përgjegjësie në veprimet e Bankës.

Kryetari i panelit, Werner Kiene, një ish-hetues për Programin Ushqimor Botëror të OKB dhe zyrtar i fondacionit “Ford”, ndërmori atë që e quajti “hap të paprecedent” duke i dërguar bordit një memo personale prej 6 faqesh, ku kritikonte ashpër menaxherët e Bankës dhe stafin që kanë “penguar” hetimin.

“Paneli i Inspektorëve nuk e kishte imagjinuar, kur i rekomandoi bordit të niste hetimet... se ky do të bëhej një nga hetimet më të vështira në historinë 14-vjeçare të veprimtarisë së tij”, - shkruante Kiene. “Në qoftë se paneli do të ishte bazuar në pohimet kategorike (fillestare) të menaxherëve të Bankës, ky hetim i rëndësishëm mund të mos kishte ecur para.”

Lajmi për raportin e panelit u zbulua fillimisht javën e kaluar nga Balkan Insight, një portal i drejtuar nga gazetarë investigativë në Evropën Juglindore. FOX ka siguruar raportin e panelit, letrën e Kiene dhe një “shkresë ligjore” prej 12 faqesh – të urdhëruar nga presidenti i Bankës, Robert Zoellick - që është shkruar nga Këshilltari i Bankës në detyrë dhe që iu prezantua bordit më 6 nëntor - tri javë para se të dilte raporti i inspektimit - në përpjekje për të zbutur përfundimet shpërthyese të panelit të inspektimit.

Ende është e paqartë se, pse bordi i BB (dhe paneli i inspektimit) u keqorientua dhe kush mund të ketë përfituar prej kësaj në Shqipëri apo ndoshta edhe në Uashington. Zyrtarët e lartë të agjencisë dhe anëtarët e bordit nuk pranuan të flisnin për FOX.

Megjithatë, përpjekjet e zyrtarëve të Bankës për të fshehur diçka janë të qarta. Raporti i panelit është mbushur me akuza për përpjekje të Bankës që të ngatërronte hetuesit gjatë hetimit njëvjeçar - në një gjuhë të pazakontë për një dokument zyrtar.

Ja një pjesë e fjalorit të akuzave:

“Një sërë keqinformimesh... përsëritje të formave për të penguar kontaktin e panelit me të dhënat... një mungesë e pazakontë e aftësisë për të rikujtuar ngjarjet kryesore të projektit... përpjekje sistematike për të mbajtur panelin larg informacionit të nevojshëm... harrim të fakteve të rëndësishme gjatë marrjes në pyetje të stafit... përshtypje (e panelit), se kishin për “trajnim” para marrjes në pyetje...”

Përfundim i panelit: “Të dyja qendrat (në Uashington) dhe në terren (paneli) morën informacion konsistent, por shpesh jo korrekt në fakte ose keqorientues... (i cili), binte ndesh me informacioni që kishte tashmë paneli.”

Thelbi i skandalit në Shqipëri përfshin Jalën, një fshat i banuar nga pleq të varfër në një segment të bukur të bregut Adriatik të njohur si Riviera shqiptare.

Në 2005, sipas raportit hetimor, u dhanë 18 milionë dollarë për një projekt me formulim të paqartë si “menaxhim i zonës bregdetare”, me vlerë 39 milionë dollarë, i cili do të pastronte vijën bregdetare të zonës, “forconte qeverisjen” e zonës, “zgjeronte burimet e zonës”, dhe “inkurajonte përkrahjen e komunitetit për menaxhment të qëndrueshëm të zonës bregdetare”. Përfundimisht, projekti do të ndihmonte në kthimin e një pjese të bregut të Jalës në një fshat turistik privat. (Fonde shtesë do të jepeshin nga KE, Japonia, Austria dhe Holanda.)

BB pranoi të financonte, pasi bordi i drejtorëve në Uashington ishte garantuar se qeveria shqiptare, e kryesuar nga kryeministri socialist (gabimi është në origjinal), Sali Berisha, kishte arritur një marrëveshje “moratorium” për prishjen e shtëpive të Jalës.

Kjo garanci vinte në formën e një fjalie kritike në atë që quhet si “dokumenti i vlerësimit të projektit” (ose PAD) - analiza kyçe nga anëtarë të stafit ku u mbështet bordi i BB para se të aprovonte financimin e një projekti.

Në rastin e Jalës, PAD përfshiu një deklaratë se qeveria shqiptare dhe Banka kishin arritur një “marrëveshje” që asnjë ndërtesë nuk do të prishej, derisa të zbatoheshin “disa procedura dhe kritere të caktuara” për të asistuar qytetarët e prekur.

Por deklarata ishte false. Një marrëveshje e tillë nuk ishte realizuar.

Duke e zmadhuar gënjeshtrën, në atë që paneli e quan “Fjalim i menaxhmentit të Bankës” për bordin në 2005, zyrtarët e Bankës nuk e përmendën që deklarata e shkruar në PAD ishte e pavërtetë, megjithëse një kopje e të njëjtit fjalim (e siguruar më vonë nga paneli), përmbante një paragraf kyç që e korrigjonte PAD.

Pse ky paragraf ishte hequr nga fjalimi dhe nga kush mbetet mister për panelin dhe për Këshillin e Përgjithshëm të Bankës - sipas të dy dokumenteve.

Megjithëse nuk është përmendur kurrë me emër në asnjë raport dhe memo, shqiptari përgjegjës për koordinimin e projektit me financim të BB ishte Jamarbër Malltezi, një zyrtar i Ministrisë së Punëve Publike - dhe dhëndër i kryeministrit Berisha.

Në mars 2007, pak javë para prishjeve në Jalë, Malltezi i dërgoi një letër “drejtorit të Policisë Ndërtimore” - një letër me kokën zyrtare të projektit të BB, sipas raportit të panelit - ku diskuton prishjen e mundshme, “rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm” dhe nevojën që policia të veprojë “sa më shpejt të jetë e mundur.” Bashkangjitur me letrën ishin dy CD me fotografi ajrore - financuar nga BB - ku tregoheshin shtëpitë që duheshin prishur.

Në një letër të dytë, Malltezi deklaronte se ai i dha policisë një kamera dixhitale, GPS dhe kompjuter “për të kontrolluar situatën në terren” - si edhe makineri (të financuara nga BB gjithashtu), për transportin dhe zhvendosjen e mbetjeve pas shkatërrimit.

Më 3 prill 2007, fshatarët u njoftuan se do t’u prisheshin shtëpitë. Atyre u ishin dhënë pesë ditë të apelonin në gjykatë, dhe ata e bënë, por Policia Ndërtimore nuk priti për vendimin e gjykatës. Ata rrethuan policinë - gjatë katër ditëve, duke nisur më 17 prill - prishën banesat, mes skenave prekëse me klithma dhe qëndresë.

Sipas hetuesve, të shpronësuarve u ishte thënë se ata duhet të gëzoheshin, sepse së shpejti BB do t’u ofronte shtëpi dhe stil jetese më të mirë.

Përderisa bordi i BB ishte garantuar gabimisht se nuk do bëheshin prishje pa marrëveshje zyrtare, natyrisht që në horizont nuk kishte shtëpi të financuara nga BB. (Për më tepër, raporti thotë se BB nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar viktimat e shkatërrimit.)

Shkatërrimi i banesave shkaktoi një stuhi në medien shqiptare dhe parlament - nëse jo në Uashington - me politikanët që deklaronin njëri pas tjetrit se ishin të paligjshme sipas ligjit shqiptar.

Megjithëse nuk ka prova se aprovimi i BB u përdor për përfitim privat, dyshimet kanë qarkulluar në gjithë vendin që prej kohës së shkatërrimit. Nga ana tjetër, qeveria është munduar të fshihet pas BB.

“Prishja ishte detyrim për shkak të projektit të BB për zonën”, - këmbënguli në parlament ministri i Transporteve. “E kërkonte Banka.”

Në anën tjetër, Vangjel Dule, një politikan që përfaqëson Jalën në Kuvendin e Shqipërisë, ka argumentuar se prishja u bë në emër të interesave të biznesit afër me kryeministrin Berisha. Berisha dhe dhëndëri i tij, Malltezi, i kanë mohuar akuzat.

Menaxhmenti i BB këmbënguli atë kohë (dhe e përsëriti para inspektorëve), se nuk kishte lidhje “direkte apo indirekte), mes projektit të Bankës dhe prishjes. Por paneli gjeti një lidhje direkte në financat e bankës për vëzhgimet ajrore dhe përshkroi rolin e projektit “shtrim rruge” për prishjen - për të cilën tha se ishte edhe shkelje e politikës afatgjatë të Bankës kundër “rindërtimeve të pavullnetshme”.

Në maj 2007, dy javë pas shkatërrimit, BB dërgoi një “mision për grumbullim faktesh” në fshat. Por ekipi nuk foli me asnjë banor të prekur dhe raporti për menaxhmentin e lartë në Uashington nuk përmendi asgjë nga zhurma në mediet lokale (shqiptare), dhe parlament.

Raporti e fshiu edhe rolin e Malltezit në përfshirjen e policisë shqiptare për shpronësimin. BB përgatiti një deklaratë shtypi për të sqaruar akuzat për lidhje të saj me prishjen, por pastaj vendosi të mos e publikojë.

Pastaj, më vonë, zyrtarët e Bankës u përpoqën të mbulonin gjurmët me bordin e agjencisë.

Në shtator 2008, rreth 17 muaj pas shkatërrimit, menaxherët e Bankës shkruan “corrigendum” (korrigjim), në retrospektive të PAD - ku deklarojnë se qeveria shqiptare nuk ra dakord me moratoriumin e prishjes dhe një pretendim i tillë ishte përfshirë “pa dashje” në PAD e vitit 2005.

“Korrigjimi” iu dërgua me urgjencë bordit të drejtorëve, para se paneli i inspektimit të nxirrte raportin e ashpër.

Por, çuditërisht, në korrigjim nuk ishte dhënë shpjegim racional se çfarë kishte ndodhur gjatë tre viteve, që raporti i paralajmëronte se mund të “vendosin një precedent shqetësues shumë serioz” për të ardhmen pas faktit të modifikimit të PAD.

Korrigjimi thoshte se menaxhmenti kishte informuar panelin për keq-paraqitjen në PAD. Por edhe kjo ishte e pavërtetë, sepse vetë panelit iu desh “të bënte përpjekje të mëdha për të mësuar rreth keqparaqitjes.”

I pakënaqur për ta lënë me kaq, Këshilltari i Përgjithshëm në detyrë, Scott White, nxori një shkresë zyrtare për bordin në emër të presidentit të bankës, Zoellick, pak javë para se paneli të dërgonte raportin te bordi.

Letra e White e formuluar me kujdes, pranon disa probleme, ndërsa zvogëlon rëndësinë e tyre. Ai tha se kishte kryer hetimet e tij për incidentin, përfshi intervista me 20 anëtarë të stafit, dhe konkludoi se arsyet pse PAD e paraqitur në bord nuk ishte korrigjuar asnjëherë në atë kohë “mbeten të paqarta dhe jo të shpjeguara plotësisht.”

White vazhdoi të shpjegonte arsyet e mundshme për mospërfshirjen e informacionit fals dhe vendimin misterioz për të mos e korrigjuar atë edhe pas tre vjetësh si rezultat të “gabimeve” ose “konfuzionit gjerësisht të përhapur”, ose “ndërrimit të stafit”, ose “mungesës së përvojës së stafit”. Në një moment ai argumentoi se një faktor kishte qenë plani i pushimeve të anëtarëve kyç të stafit (përfshi vetë at&eumlsmiley, në momente kritike, duke ua lënë vendimmarrjen vartësve.

Një mundësi që White dukshëm nuk e mori në konsideratë ishte që informacioni mund të ishte falsifikuar qëllimisht dhe korrigjimi ishte fshehur qëllimisht.

Nga ana tjetër, ai pranoi që PAD fals mund të ishte “maja e ajsbergut në lidhje me besimin që drejtorët mund të kenë përgjithësisht te PAD, sepse ato janë dokumentet kryesore ku ata mbështeten për të informuar për vendimet e projekteve.”

Si përfundim, White tha se kishte “mundësi për erozion të besimit në afat të gjatë“ nëse sjellja e Bankës në rastin e Jalës nuk “adresohet direkt”.

Fatkeqësisht, Banka nuk jep shenja se po adreson gjë direkt, të paktën jo publikisht. Në vigjilje të zbulimit të Jalës dhe dëmtimit të marrëdhënieve të saj me bordin, zyrtarët e Bankës dhanë informacionin më pak të mundshëm dhe ketë e dhanë, pasi u publikua raporti i panelit.

“Janë bërë gabime, - tha Banka në një deklaratë këtë javë dhe, - po merren në konsideratë mënyrat e trajtimit të dëmeve të të prekurve.” Dhe shton: “BB është e shqetësuar për gabimet e bëra nga menaxhmenti dhe stafi në kontekstin e projektit. Në përputhje me proceset tona të brendshme, Banka po shqyrton veprimet e stafit të saj dhe, nëse është e nevojshme, do të ndërmarrë veprimet e duhura.”

Ndërkohë, në Shqipëri kryeministri Berisha akuzoi hetimin e panelit të Bankës si sulm ndaj qeverisë së tij me një raport “plot falsitete që burojnë nga rivaliteti i brendshëm i grupeve të caktuara brenda BB.” Ai shtoi se projekti dhe qeveria e tij vepruan me mençuri për të shmangur kontrollin e bregdetit në jug të Shqipërisë nga një “mafie trojesh” e paidentifikuar.

Pastaj Berisha shkoi në Uashington për një seri takimesh me zyrtarë të Bankës dhe politikanë amerikanë. Mes të tjerave, ai mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve më 5 shkurt, ku foli presidenti Obama, dhe pati edhe takime me zv/presidentin, Biden, Sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatorin republikan, John McCain.

Po bordi i BB? Ai do të mblidhet më 17 shkurt për të diskutuar raportin e panelit dhe përgjigjen e zyrtarëve të menaxhmentit. FOX News ka mësuar se Departamenti i Integritetit Institucional i agjencisë ka nisur një hetim të vetin për korrupsion të mundshëm brenda projektit shqiptar. Ndërkohë, presidenti i BB, Zoellick, është i mendimit se Banka duhet të shpërndajë më shumë pará në favor të të shpronësuarve në botë. Në një artikull në gazetën “Financial Times” më 25 janar, ai bëri thirrje për “Një epokë përgjegjësie” që do të përfshinte vendet e zhvilluara të jepnin rreth një për qind nga paketat e tyre ekonomike për të varfrit e botës.

“BB mund të menaxhojë shpërndarjen e parave me OKB dhe bankat rajonale të zhvillimit”, - shkruante ai. “Ne mund të përdorimin mekanizmin ekzistues për t’i shpërndarë fondet shpejt dhe me fleksibilitet, të mbështetur nga monitorues që paratë të shpenzohen si duhet.” Ai ka të drejtë për shpejtësinë të paktën. Banka aprovoi një kredi tjetër prej 20 milionë dollarësh për Shqipërinë më 6 janar, me synim për përmirësimin e qeverisjes dhe shërbimit publik, sipas një portal biznesi në Ballkan. Detajet e asaj kredie nuk janë bërë ende publike.

32 Komente

FOX News, po te bente gazete, vetem per leter higjenike do kishte vlere, madje cilesi me te ulet se NYT.

Filluan te shpifin perseri per familjen e kryeministrit tone. Ra edhe FOX pre e mafies se kuqe te Bazes.

Po ky Baze paska shume prestigje, dhe FOX news te jet me te?

Ra edhe FOX pre e mafies se kuqe te Bazes.

Ka dy qendrime dhe shume rryma ne banken Boterore-deklaroi Berisha pak a shume.

Tani spo meret vesh ,a ka ra BB ne kllapat e Berishes dhe Maltezit ,apo Gazeta ka fut ne kllap Fox-in?

Nje gjo osht e vertete shume shpejt do te vihen pikat mbi " i"!!

Si ka mundesi qe krieministrit tone i bien m'qafe kot? Te jete kaq e mbrapshte kjo bote valle? smiley

Nje problem qe ka Berisha eshte qe si tip klanor i maleve qe eshte, i ben pislliqet me te familjes, se vetem aty ka besim.

Prandaj po felliqet, nga cdo skandal qe del, do kete lidhje Argita, Shkelzeni, naj kunat 'i panjohur', tani i del dhendri, Jamarber Malltezi.

Te kish qen pak me i sofistikum, sdo binte kaq shume ne sy per keto zullumet qe ben.

Po edhe korrupsionin e kthyer ne art nga Nano me shoke, po e bastardon e primitivizon sipas menyres se vet smiley

flashback from 2005 smiley 

Ne prag te rrezimit me "vote popullore", institucione si puna e BB kthehen kunder qiviriut dhe i tregojne popullit rrugen "e duhur" drejt kutise se votimit

smiley 

smiley

A eshte e mundur nje permbledhje?

BB ka komisionuar nje studim mbi zhvillimin turistik te bregdetit te Jonit.      J. Maltezi eshte pjesmarres ne kete studim. Bukur, kte e mora vesh. Me realizimin e objektivave qe studimi percakton lidhet dhenia e nje kredie per inisiativa turistike. Kredi qe do ti jepej kujt dhe si? Shkaterrimi i fshatit ne fjale, c'lidhje ka? Behet fjale per nje fshat abuziv si shume te tjere qe jane krijuar pas '90 apo njerez vendali me kohe ne ate?

Me duket i çuditshem interesimi i nje tv kombetar amerikan per skandalet e BB, perderisa ajo drejtohet nga nje qytetar i tyre sipas marreveshjes FMN - presidet europian, BB - president amerikan. Me ngjan me nje lufte brenda BB shume me te madhe se sa nje studim ne nje zone te humbur te Ballkanit.

E po Mere eshte i fuqishem deri tek Fox, po Malltezi me i fuqishem, korrupton BB.

Pse mos tja japim Greqis Jalen, Berisha nje mut po ben korrupsion?

Kete kuptova nga artikulli.

 

Une s'mora vesh asgje. Vetem qe disa fshatareve i kane prish shpiat. Me te te drejte apo pa te drejte, keto lloj sjelljesh si Edi Rama kur prish shpite ne Tirane, mua s'me pelqejne.

Tani prit te vijne koth, e ti shpjegojne gjerat nga brenda.

Une s'mora vesh asgje.

E mer Hunter,

Ja e shef. Ky quhet sinqeritet. smiley . Jo si Xhibi, qe thote qe e kuptoj dhe duhet me i ba 3 postime qe ta marre vesh. smiley

Ke 18 vjet qe nuk ke marre vesh asgje, si do marresh kete here ?

Ja shif Lumin qe e ka kap problemin. Do na e marrin Jalen Greket ! smiley

Ai qe ka bere artikullin e kishte mbiemrin BEHAR....C'fare do e kete Behar Shtyllen KY ? Ka nonje te dhene nga perrejte apo pyjet e Shtylles ? Dallojne keta te FOX-it qe jane me prejardhje komuniste . Po pse te sulmojne Berishen xhanem ? Ai dihet qe eshte me rrenje komuniste ? Duhet hetuar nga te "specihaleizuar " ky artikull qe ti dalin rrenjet e deget e te kuptohet me mire.

kryeministri socialist (gabimi është në origjinal), Sali Berisha, 

Nuk o gabim. FOX-i jeto vetem ja fut te majteve kudo qe ndodhensmiley

Richard Behar eshte pseudonimi i Mero Bazes ne Fox news.

 

Merua e di qe FOX-i i ka inat te majtet keshtu qe ka hapur fjalte qe Sala eshte i majte. Do u kete derguar ndonje fotographi bardhe e zi ku ka dale Doktori me Dullen.

 

Thua, te jete Mero mavria me dinake se dhelpra amerikane!!!

Hunter, Malltezi nuk ishte thjesht nje i punesuar, ishte Project Coordinator, drejtuesi me i larte direkt i ketij projekti dhe po lexove raportin, ka goxha rol.

Per plotesim, sipas raportit, drejtuesi i meparshem i projektit eshte hequr direkt pas zgjedhjeve, me kerkesen e Qeverise ne nentor 2005 dhe i riu, Malltezi goxha i kualifikuar si CV eshte vendosur ne shkurt 2006, me propozimin e Qeverise dhe pas nje miratimi special nga banka meqenese kishte lidhje me nje "high government official". Pastaj fillojne zullumet.

Te gjitha problemet e hetimit permblidhen ne fakt pikerisht te Malltezi, jo te ndonje klan anonim ne Washington.

Nje permbledhje, lexo raportin dhe problemi dhe skandali qendron:

a) Ne keqperdorimin qe i ka bere Project Manager (Malltezi) pozicionit dhe emrit te bankes per te shkaterruar ndertimet per interesa te tjera. Psh. kerkesen policise ndertimore ja ka cuar me leter me koke te BB.

b) Ne keqperdorimin dhe shfrytezimin e emrit te BB nga qeveria Berisha, ministri i transporteve etj. per te justifikuar prishjet per interesa te tjera.

c) Perdorimi i mjeteve te BB nga PMU (drejtuar nga Malltezi) per prishje dhe shpronesim ne kundershtim me ligjet lokale dhe parimet baze te bankes.

d) Ne deklarimin e rreme nga PMU (drejtuar nga Malltezi) dhe qeveria (Berisha) shqiptare qe ishte dhene sigurim i meparshem per te shperngulurit - pra ishin pare ligjet, caktuar kompensimet dhe gjetur vendbanimet e reja me bashkepunim te plote nga banoret. Gje qe panelit i rezulton totalisht genjeshter.

d) Me problematiku per banken, mashtrimet dhe pengesat e hasura nga paneli i hetimit per te sqaruar ngjarjen kur kane folur me stafin ne Shqiperi (qe drejtohet nga, gjejeni vete Malltezi) te cilet kane genjyer, penguar dhe falsifikuar fakte, duke treguar raste qe kishin mesuar permendesh se cfare do te pergjigjeshin duke dhene fakte te genjeshtra (coaching).

Lexoni raportin dhe sa here te hasni PMU ose Management zevendesoni "dhendri i Sales" dhe kuptoni se ku hyn ai robi.

Pipth, flm. per shpjegimin. Te gjitha keto me duken vetem fjale.

Interesa te tjera (cilat? ne favor te kujt?), shkelje ligjesh lokale (cilin ligj? cilin nen?) parimet baze te bankes (pse BB nuk e denoncon ose te pakten shkarkon?) Nuk mjafton fjala magjike, Sali Berisha per te shpjeguar cdo gje.

Ajo qe policia ndertimore ka shkaterruar nje fshat pas kerkeses te nje dokumenti me siglen e BB ne koke eshte me madhja. Ja ta nxjerr une me photoshop nje leter te CIA ky shkruhet se peshkupauje eshte nje website terroristash islamik.  

 Sa i madh qe je o hunter kerkoke ligje dhe nene.    smiley

BB ka ligjet dhe nenet e veta. Eshte ne vazhdim nje hetim i hollesishem nga BB dhe pastaj behet kallezim penal nese shihet e nevojshme.  

Fakti qe fondi eshte nderprer dhe Sala genjeu paturpesisht para kamerave ( gjoja per lufte te brendshme) tregon qarte se kush eshte hajduti me qizme! 

Sala me fisin e tij duhet te therase ne ndihme Tosin se ai i zgjidh keto ceshtje! 

 

 

 

BB ka ligjet dhe nenet e veta. Eshte ne vazhdim nje hetim i hollesishem nga BB dhe pastaj behet kallezim penal nese shihet e nevojshme.  

..pikerisht.

Ke thene te vetmen gje me mend. Une nese nuk ja kam haberin nje gjeje, nese me intereson mundohem te informohem e mbi te gjitha nuk jap gjykime kur nuk e di se per cfare flas.

 Arithmetik e thjeshte, Fox News+Gazeta TemA=dizinformacion

 "....Pasi u zbulua raporti në Shqipëri javën e kaluar, Banka nga ana e saj lajmëroi se disbursimi i mëtejshëm i kredisë për projektin shqiptar ishte pezulluar më 9 janar “për shkak çështjeve të caktuara zbatimi dhe politika të veçanta.” ...."

 

Opa, doli perseri pune per Prokurorine e Pergjitheshme, agjensine e krimit financiar dhe agjensine e krimeve shoqerore/sociale. 

Ne bote, keto dy agjensi/dege/sektore,  do te viheshin menjehere ne levizje. Te shohim se ç'do te ndodhe ne Shqiperi, a do te vihen ne levizje apo jane kapur prej koqesh nga pushteti i qeverise. 

Te shohim se ç'do te ndodhe ne Shqiperi

C'te shohesh?! Pergjigjen e kishe brenda te artikulli ku Berisha thote jane qe jnae thjesht lufte klanesh te Zemunit a sapunit brenda BB.

Po pse te sulmojne Berishen xhanem ?

Ate me te ndershimin sulmojne ,mor aman ,me te urtin ,me te thjeshtin deri ne dhimbje!

 

Cfare thote Kryeministri ?

Lufte kunder korupsionit toleranca zero!

Cfare ben Kryeministri  ?

Eshte perfshire familjarisht ne skandale korrupsioni !

Cfare udhezon Kryeministri ?

Mos beni si une .

Ku qendron morali i  Kryeministrit  ketu ?

 

Iku ajo kohe qe njerzit hanin bar jonxhe dhe buke misri.,dhe hapnin syte sa nje koqe lepuri ,kur degjonin Udheheqsin...te izoluar ,nuk del kot llafi...dhe aq me teper ne Fox news!

 

 

Hunter, s'jane llafe. Lexo raportin :>>

http://www.foxnews.com/projects/pdf/0209...>>

>I>nteresante dhe tipike mu duk menyra sesi u vendos Malltezi ne krye te asaj pune. 

Shkurt, zgjidhet koordinatori, Korrik vjen Berisha ne fuqi, Nentor qeveria kerkon heqjen e koordinatorit te pare, Shkurt - merret ne pune dhendri i Sali Berishes i propozuar nga qeveria. smiley . Pastaj fillojne ngaterresat.

 >---
>

"  Feb. 2005 - Bank provided no-objection to selection of Project Coordinator

>>

> >July/Sept 2005 - National elections and change of administration and ministries.>>>>

> >Nov 2006  - Government informed Bank that Project Coordinator’s contract would be terminated and selection process for hiring new Project Coordinator would be launched.>>>>

> >Feb 2006 - Bank provided conditional no-objection to selection of a new Project>>>> Coordinator, in light of Coordinator’s close family ties to a key>>>> government official. "

Pipth - 11 Shk 2009 - 12:22pm
........Shkurt, zgjidhet koordinatori, Korrik vjen Berisha ne fuqi, Nentor qeveria kerkon heqjen e koordinatorit te pare, Shkurt - merret ne pune dhendri i Sali Berishes i propozuar nga qeveria. Smile . Pastaj fillojne ngaterresat.

Po kush jane pra ngaterresat, se me cmende o robo?

Lexoj sot nje reagim ne RD, te Osman Metalla

http://www.rilindjademokratike.com/RD%2011%20shkurt/koment.htm

Per hir te respektimit te paanshmerise, pres qe ne kete blog te publikohet edhe ana tjeter e monedhes.

Me sa mora vesh, paneli i inspektimit eshte nje njesi e brendshme e BB, e cila aktivizohet kur ka te pakten 2 ankime. Nga ana tjeter ekziston nje pergjigje zyrtare e ekipit te menaxhimit.

Z. Osman Metalla, gjithashtu sqaron 2 pika te rendesishme, per te cilet une pyeta edhe me siper edhe askush, qellimisht nuk u pergjigj. E kam fjalen, qe fshati i shkaterruar jane ndertime pa leje (citoj: Kështu lidhur me prishjet e ndërtimeve pa leje, në paragrafin 28 sqarohet se prishjet nuk lidhen as direkt dhe as indirekt me projektin në fjalë) dhe se vendimi per prishjen e tyre eshte marre nga Policia Ndertimore, duke respektuar procedurat e parashikuara ne keto raste (citoj: Prishjet e ndërtimeve pa leje janë ndërmarrë nga ana e Policisë Ndërtimore në kuadrin e një programi qeveritar kombëtar, i cili kishte nisur që në vitin 2001 në përputhje me legjislacionin kombëtar shqiptar. Prishjet të cilat referohen në ankesën e parë nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në zonën e projektit dhe nuk janë shkaktuar apo nuk lidhen me projektin)

 Pastaj mos te ankohemi se plazhet shqiptare jane mbushur me pisllek, kioska, ndertime pa leje e monstra betoni ku fiton ligji i me te fortit.

Zoti Hunter,

Edhe une jam shume dakort qe te prishen ndertimet pa leje aq me teper ne zonat buze detit. Por nuk kam si te jem dakort qe ato te kryhen ne menyre selektive. Po ju a e pranoni kete llogjike qe une po perdor? Po te ishin prishur edhe ndertimet pa leje, te themi  ne Ksamil, apo ne Gjipe, apo ne Dhermi, nuk do te kisha llapur. Por ne Ksamil ndertimet pa leje jo vetem qe shtohen (lulezojne) dita dites, por jane bere dhe ne troje te shtetit apo te privateve te tjere, ndersa ndertimet ne Jale ishin bere ne trojet personale qindravjecare te banoreve autoktone. Prandaj une shoh padrejtesi dhe njeanshmeri nga ana e te fortit shtet. E kur ky i forte vepron si ti teket cfare garancie per nje te ardhme me te mire kemi ne populli ku futemi edhe ne te dy zoti Hunter?

citim nga Hunter:

Z. Osman Metalla, gjithashtu sqaron 2 pika te rendesishme, per te cilet une pyeta edhe me siper edhe askush, qellimisht nuk u pergjigj. E kam fjalen, qe fshati i shkaterruar jane ndertime pa leje (citoj: Kështu lidhur me prishjet e ndërtimeve pa leje, në paragrafin 28 sqarohet se prishjet nuk lidhen as direkt dhe as indirekt me projektin në fjalë) dhe se vendimi per prishjen e tyre eshte marre nga Policia Ndertimore, duke respektuar procedurat e parashikuara ne keto raste (citoj: Prishjet e ndërtimeve pa leje janë ndërmarrë nga ana e Policisë Ndërtimore në kuadrin e një programi qeveritar kombëtar, i cili kishte nisur që në vitin 2001 në përputhje me legjislacionin kombëtar shqiptar. Prishjet të cilat referohen në ankesën e parë nuk kanë qenë të kufizuara vetëm në zonën e projektit dhe nuk janë shkaktuar apo nuk lidhen me projektin)

Nuk e di se ku e shikon ti sqarimin e ketyre dy pikave. Per piken e pare, qe prishjet nuk lidhen direkt ose indirekt me projektin, ky nuk eshte sqarim, eshte vetem nje pretendim i koordinatorit te projektit. Hetimi i brendshem i BB eshte i tjeter mendimi dhe me fakte paraqet qe Policise Ndertimore nuk i eshte terhequr vemendja, por i eshte kerkuar ne menyre imediate shkaterrimi i shtepive. Une nuk kam nevoje te bindem nga interpretimi i gazetarit te RD duk qene se jam ne gjendje te lexoj raportin origjinal, i cili i nxjerr gjerat ndryshe nga RD.

Nuk ka vend tjeter ne boten demokratike ku pretendohet te zbatohet shteti i te drejtes, ku te te jepet mundesia te apelosh vendimin e nje institucioni shteteror, edhe pse afati i apelimit eshte tmerresisht i shkurter (brenda 5 diteve, po qelloi qe vendimi te te arrije diten e premte ne oren 16.00, mendoji vete te tjerat) dhe kur ti arrin te apelosh vendimin ne gjykate, institucioni shteteror nuk pret vendim gjykate, por zbaton vendimin e tij. Kesaj i thone vetegjyqesi shteterore.

Por shqiptaret i meritojne vete te tilla gjera, sepse po te mos i meritonin, keto gjera nuk ndodhnin.

pedro, qe ne Shqiperi shteti ligjor eshte shume i dobet nuk ka diskutim. Kjo eshte tipike per gjithe vendet me histori demokratike te shkurte. Pushteti gjygjesor nuk eshte entitet i huaj nga realiteti shqiptar, i paprekur nga korrupsioni.

Sa per temen ne fjalen, ka nje interviste te ministrit S. Olldashi ku perseritet qe nuk behet fjale per shkaterrim te nje fshati qindravjecar, por me thjeshte per 12 ndertime pa leje nder te cilet vetem njeri eshte pronar i terrenit ku eshte ndertuar nje shtepi pa leje.

link http://www.balkanweb.com/sitev4/lajme.php?id=33493

 

O hunter ti paske probleme me te kuptuarin me duket mua. Perderisa arsyetimi jot bazohet ne te dhenat e zotit Olldashi e zotit Bode. Psh kryeministri para ca ditesh that se Paneli i Inspektimit te BB-se ishte ndikuar nga "mafia e ndertimeve". Sipas gjykimit tend kjo duhet te jete e vertete.

Ne do te marresh ndonje pozicion ne kete ceshtje, pro apo kunder,  informohu nga ndonje burim me serioz.

Po mire mo vlla, me gjithe ate Dreq Berishe qe e ben te vuaj Bazen, tek Rupert Murdoch e gjeti te falet Baze, tek Djalli vete?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).