Raporti i Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut në Shqipëri

Departamenti amerikan i Shtetit sapo nxori sot raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2008. Në kapitullin për Shqipërinë, në raport ngrihen një numër shqetësimesh që kanë të bëjnë me qëndrimin e autoriteteve ndaj pronës private, respektimit të të drejtës së të pandehurve për procese të drejta gjyqësore, kushtet e burgimit etj.

 

Në komentet lidhur me të drejtën për një proces gjyqësor të hapur dhe të drejtë, Departamenti i Shtetit jep komentet e tij mbi ligjin e pastërtisë së figurave. Raporti thekson se ky ligj është formuluar me terma të mjegullta që i japin qeverisë hapësirë tepër të gjerë për të përcaktuar se çfarë nënkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarëve të sistemit komunist, duke i dhënë dorë të lirë të vendosë se kush do të shkarkohet nga detyra. Raporti nënvizon edhe konfliktin e lindur ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit nga ky ligj, pasi pritet që ligji të prekë një numër anëtarësh të gjykatës kushtetuese.

Edhe gjatë vitit 2008, thuhet më tej në raport, policia, prokurorët dhe gjyqësori vazhduan të fajësojnë njëri-tjetrin për dështime që u dhanë mundësi autorëve të veprave penale t’i shpëtojnë dënimit. Raporti vlerëson ngritjen e task-forcës për të luftuar krimin ekonomik, i cili merr tani informacion të drejtpërdrejtë nga qytetarët për problemet e kësaj natyre.

Raporti i Departamentit të Shtetit thekson më tej se kthimi i pronave të konfiskuara nga regjimi komunist vazhdon të jetë një problem i madh në Shqipëri.

Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të avokati i popullit për të vepruar dhe ankesave që i parashtrohen atij lidhur me çështjen e pronave. Autoritetet, thekson më tej raporti, nuk vunë në zbatim shumë vendime lidhur me kthimin e pronave si rezultat i pasojave të mëdha sociale dhe ekonomike të këtyre vendimeve.

Lidhur me transparencën dhe luftën kundër korrupsionit, raporti veçon ndër të tjera përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të marrë në dorë dosjet e biznesmenit Damir Fazlliç që dyshohet për pastrim parash. Më 11 tetor, thuhet në raport, Ministria e Brendshme deklaroi se do të ngrinte padi ndaj 2 prokurorëve që po përpiqeshin ta merrnin në pyetje Z. Fazlliç. Ekspertët ligjorë e kanë komentuar kërcënimin e Ministrisë së Brendshme si përpjekje për të frikësuar zyrën e Prokurores së Përgjithshme për të mos ngritur padi ndaj Damir Fazlliçit, i cili akuzohet se ka lidhje me zyrtarë të lartë qeveritarë.

Në komentet për lirinë e fjalës dhe shtypit, raporti ngre shqetësimin e politizimit të medias. Grupet mediatike ndjekin një politikë redaksionale të politizuar, gjë që u intensifikua më tej në fund të vitit 2008, ndërkohë që afrojnë përgatitjet për zgjedhjet. Departamenti i Shtetit vë në dukje akuzat e ndërsjellta mes disa organeve të informimit dhe disa zyrtarëve për përfshirje në aktivitete të paligjshme.

Në kapitullin për Shqipërinë, Departamenti i Shtetit ngre gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet në burgje, të cilat ende nuk përmbushin standartet ndërkombëtare. Po ashtu, në raport përmendet edhe rasti i 7 të ndaluarve në një rajon policie që ishin mbajtur mbi 15 ditë, pra për një kohë shumë më të gjatë se periudha prej 48-orësh që lejohet për ndalim para gjykimit.//rd//

20 Komente

raportit te departamentit te sh te amerikes, do ti pergjigjesha me shprehjen e berlusces: -obama mund te arrije gjithcka, eshte i ri, i bukur dhe abronzato!

Raporti i plote per Shqiperine (anglisht).

 

 

Kosova në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut

Zëri i Amerikës

Departamenti amerikan i Shtetit veçon si problemet më të mprehta në kapitullin për Kosovën trajtimin e pakicave, sulmet dhe kërcënimet ndaj figurave politike, korrupsionin, mungesën e transparencës, trafikun njerëzor etj.

Ndër aktet e dhunës kundër zyrtarëve, raporti vë në dukje se më 8 janar të vitit të kaluar, prokurorët shpallën fajtorë 4 banorë serbë që kishin sulmuar pjesëtarë të ekipit të shefit të UNMIK-ut Joakim Ryker dhe komandantit të KFOR-it.

Ndikimi qeveritar dhe korrupsioni mbetet problem në radhët e forcave të sigurisë, thekson raporti, duke sjellë si shembull një incident në muajin shtator kur policia arrestoi pjesëtarë të Shërbimit Doganor për përfshirje në një rrjet të kontrabandës së ilaçeve.

Lidhur me problemet në gjyqësor, raporti vë në dukje se në përgjigje të kritikave për mungesë drejtësie në gjykimin e pjesëtarëve të pakicave, gjatë vitit 2008 proceset gjyqësore kundër pjesëtarëve të pakicës serbe vazhduan të drejtohen nga prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë. Megjithë punën në drejtim të ndjekjes penale të autorëve të krimeve të luftës nga sistemi i drejtësisë në Kosovë shumë çështje mbeten pa zgjidhje.

Departamenti i Shtetit thekson në raportin e tij mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë vitit 2008 se megjithëse nuk ka pasur raste të rënda dhune ndaj pakicave, janë vërejtur incidente që vënë në dukje vazhdimin e tensioneve mes komuniteteve të ndryshme etnike, si për shembull incidente të gjuatjes me gurë të makinave të serbëve dhe komuniteteve të tjera pakicë, apo të makinave të shqiptarëve në veri të Kosovës. Megjithëse sporadike, këto incidente vazhduan të kufizojnë lirinë e lëvizjes së pakicave, por edhe të shqiptarëve që banojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Ritmet e kthimit të personave të zhvendosur vazhdojnë të përbëjnë shqetësim, thekson më tej raporti. Që nga muaji janar deri në nëntor, Zyra e OKB-së për Refugjatët regjistroi vetëm 533 individë që u kthyen në Kosovë, një rënie e ndjeshme nga shifra prej 1815 vetësh në vitin 2007.

Ligji në Kosovë parashikon masa ndëshkimore për korrupsion në radhët e zyrtarëve, por si rezultat i mos zbatimit efektiv të ligjit, thekson raporti ka akuza për korrupsion të zyrtarëve. Në radhët e publikut ka një perceptim të gjerë se ekziston korrupsion në radhët e qeverisë dhe UNMIK-ut. Organizata joqeveritare vazhduan të raportojnë se korrupsioni është një problem serioz. Mungesa e një kontrolli efektiv nga ana e gjyqësorit si dhe dobësia e shtetit ligjor janë faktorë që kanë kontribuuar në vazhdimin e korrupsionit në qeveri. Ndër problemet e tjera, raporti veçon edhe trafikun njerëzor, veçanërisht të grave e vajzave për motive prostitucioni, diskriminimin social ndaj personave me aftësi të kufizuara, si dhe homoseksualëve si dhe shfrytëzimin e punës së të miturve në ekonominë informale. //ad//

 

Raporti i plote per Kosoven

 

Une them ta ""HEQIM""" ... !!!! Po ke do te thoni juve........... ?

"Departamenti amerikan i Shtetit veçon si problemet më të mprehta në kapitullin për Kosovën trajtimin e pakicave"

Po trajtimi i shumices si koloni klasike e guvernuar nga Feith, nuk perben problem te mprehte?

"respektimit të të drejtës së të pandehurve për procese të drejta gjyqësore, kushtet e burgimit etj."

Ik ere pirdhu. I nxorren derrat nga Guantanamo per te kullotur keta? Apo i kane ra shkurt, flasin me inteligjencen e Bushit kur Gjeneva dhe Kombet e Bashkuara zere se nuk ekzistonin?

 

Apo i kane ra shkurt, flasin me inteligjencen e Bushit kur Gjeneva dhe Kombet e Bashkuara zere se nuk ekzistonin?

Lulian, raporti eshte bere per 2008, nga "departamenti" i 2008 smiley.  Keshtu qe ...

Megjithate, s'ka rendesi kush i tha.  A qendrojne shkeljet me siper apo jo?  (I referohem raportit per Shqiperine dhe jo per Kosoven.) 

Para se ta fshini menderen me raportet si Birisha me artikullin e New York Times smiley hidhini nje sy dhe raporteve te viteve te kaluara, per te pare si/sa kane ndryshur gjerat. Keto lloj raporte e kane ne rutine qe te fokusohen dhe ti shikojne me lupe gjerat negative, jo me tendence kuptohet po per nga natyra e tyre, dhe keshtu eshte per te gjitha shtetet jo vetem Shqiperine e Kosoven. Ketu gjeni raportet e viteve te tjera. Per Kosoven ne vitet e meparshme raportet jane bashke me ato te Serbise, gjysma e dyte.

Nje raport tjeter vjetor i Departamentit te shtetit amerikan per shtetet e tjera jane Background Notes.

"Cudi", mbase keta te DoS s'i kane lexuar deklaratat e kryeministrit se ndryshe me siguri nuk do shpreheshin qe qeveria eshte perpjekur te pengoje hetimin e Gerdecit!!!!

Ti permendesh SHBA raste te shkeljes te drejtave te njeriut si Guantanamo, burgimet ne vende diktatoriale te dyshuarve per terrorizem, praktika si waterboarding etj. eshte e gabuar.

Sot Shqiperia mund te kete bere hapa perpara ne respektimin e te drejtave te njeriut, por mbeten shume probleme. Abuzimi i forces nga policia, mosrespektimi i te drejtes nga gjykatat, arroganca dhe indiferenca per te gjetur te drejten nga istitucionit jane probleme reale.

mua personalisht kto raportet nderkombtare te amerikes me duken te kota dhe fyese. me cte drejte amerika kerkon te fus hundet gjithandej dhe te leshoje raporte varg varg, ku e gjen ajo te drejten dhe detyren per me teper per ti mesuar te tjereve se c'eshte demokracia apo te drejtat e njeriut. amerika mund te kete demokracine me te mire ne bote per momentin, por kjo sdo te thote se ajo di te eksportoje dhe te implementoje demokraci. te drejtat e njeriut shkelen ne amerike me shume se ne cdo vend tjeter te botes. ata bene dhe burg kastile per ti shkelur rehat rehat. jane aq te prapambetur ne kte drejtim, sa mbrojne katunaret teksane me fanatizem denimin me vdekje! nqs amerika do ti bente ndonje tjeter vendi, psh frances te tilla raporte, do kishte plas skandal. prandaj kto raporte jane tamam per te mbeshtjell buken!

Ok pra, ti printoje raportin, gjysmen jepja Birishes, gjysmen mbaje vete, dhe fshini prapanicen ne menyre te sinkronizuar. smiley

Ai nuk eshte raport imponues, eshte thjesht nje raport, mos bej dhe ti sic te thote ky tjetri si komunistet qemoti, se late nam, ju mori militantizmi ne qafe, partia s'duhet kritikuar se ndryshe ju shpallim armiq. smiley Edhe ti po deshe bashke me Birishen beni nje raport vjetor per shkeljen e te drejtave te njeriut ne Amerike dhe botojeni, s'te ndalon njeri. Bile do e keni kollaj ta shkruani, se sa raporte dhe shoqata ka qe monitorojne dhe raportojne per shkeljet e te drejtave te njeriut ne Amerike, shoqata te brendshme bile, s'ma ha mendja se ka ne vend tjeter.

un thashe te mbeshtjell buken, jo b..

skam asgje kunder raporteve nqs nuk perdoren politikisht. se kupton qe neve dhe afganistani po tna beje raport, do dali nje qe do ta citoje?

Me thuaj ti nje gje qe s'perdoret politikisht, kudo ne bote, e aq me teper ne Shqiperi.

Raporti flet per te drejtat e njeriut, dhe keto jane shume me te rendesishme sesa politika qe mund te beje partia ne opozite per momentin me raporte te tilla. Ndryshimi ne kete rast, qe raportin e ben Amerika ne krahasim me nje shtet tjeter apo individ privat, eshte qe raporti ka rezonance me shume ne vendet per te cilat flitet.

Dhe po Amerika ka plotesisht te drejten morale ti jape leksione te tjereve per demokraci, pasi eshte demokracia me e vjeter (jetegjate) ne bote, po s'eshte fare aty. Keto raporte te dept te shtetit perdoren se brendshmi ne Amerike per shume funksione, jane referenca per keto shtete per shume gjera. Perdorimi i jashtem, dmth nga ne shqiptaret ne kete rast per raportin per Shqiperine, eshte dytesor, dhe sic thashe aspak imponues nga Amerika.

Po sido qe te ishte, dhe te mos i dije keto, eshte absurde ti vesh fajin Amerikes pse ben raporte te tilla. smiley

s'eshte se i ve fajin amerikes qe beri raport negativ ne kete rast dhe oburra, po u e gjykoj si ceshtje principi. amerikanet jane shume larg realitetit europian ne pergjithesi, dhe te ndikoje amerika ne politikat e europes apo ti gjykoje ato, me duket e pavend. prandaj me vjen inat qe me shume tek ne kane rendesi raportet qe bene amerika sesa ato qe ben europa. ne ne europe e kemi vendin dhe jo i 51 shtet amerikan!

E e, ja te presim sa te dali ndonje raport qe te lavderoje qeverine dhe te shohim se sa do ti vleresosh pastaj Left-o smiley

Ja Lefto, kur flet si kamunist i vjeter, asnjo nga kamunistat e rinovum nuk ndihen. E shef apo jo, mor po hic nuk ndihen..., u ke pelqy... 

 Poshte Imperializmi Amerikan, qe fut hundet kudo..., me ate, socialimperializmin rus ne krye!  smiley

Ameriqent le te lehin karvani me ne krye kalorsin qe eshte bere njesh me kali ecen perpara. 

Diku nga 88-89 Shqiperia mori nje cmim nderkombetar(me falni nese nuk jam 100% i sakte), si vendi me ushqimin me te mire. Pra produktet ushqimore shqiptare ishin me te mirat ne bote. Dhe qiviriu i atehershem ja trumpetonte kete arritje te madhe atyre robve qe mbanin tollonen ne xhep(se helbete nuk i dihej kur vinte mishi).
...Une s'kam i koqe leku ne xhep, ti me thua...Jo or se ke, ja po e thote DASHI qe ti i ke xhepat plot me lek, nemos plot i ke gjysem...
Nese Saliu nuk duhet te qeverise kete vend, kjo duhet te ndodhe per aresye se e thote populli dhe jo DASHI, Delja, Dhia apo Cjapi.

Kjo duhet te ndodhe per Gerdecin, Fazllicin, Mediun, Bashen, Malltezin, te bijen , te birin, sojin e sorollopin e tij qe levizin Tiranes me "Sllona" e BMVera dhe per gjithe handikapatet dhe shpellaret qe kane zaptuar gjithe institucionet shteterore.

Shyqyr qe tha CNN, BBC dhe DASHI qe shpertheu GERDECI se une qe po kaloja ne autostrade ne ate moment edhe pse e pashe me syte e mi nuk do t'a besoja.

Hajt rrofte Xhuveli.
 

Kur USA te heqi "Patriot Act" edhe te rivendosi "habeas corpus" atehere te flasi per te drejtat e njeriut. E te mos flasim per "Rendition", apo "culture/religion/racist profiling". Hmm, administrata e Bushit flet per te drejtat e njeriut?! Ato jane per turp ne Amerike, edhe jane te paekzistueshme ne Shqiperi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).