Qeveria shqiptare ka vendosur të kompensojë ish-pronarët me toka në bregdet

Qeveria shqiptare ka deklaruar sot se ka identifikuar 4000 mije hektaret e pare te tokes ne bregdet te cilen do t'ua jape si kompensim ish-pronareve. Problemi i madh i kthimit dhe kompensimit te tokave eshte me i mprehte sidomos ne bregdetin aq te lakuar shqiptar. Mjaft te kujtosh konfliktin qe ende zvarrit investimet ne gjirin e Kakomese dhe numrin e shumte te pretendimeve mbi token turistike te zones se jugut per te qene skeptik ndaj nismes qeveritare per tua kompensuar kete toke ish-pronareve qe perjashtohen nga toka e tyre e trasheguar per shkak te nenit 5 te ligjit 7501. A eshte ky premtim nje zgjidhje e mundshme apo dogme paraelektorale? A do te zgjidhte cmimi i majme i tokave te bregdetit koston e larte te kompensimit apo mos ndoshta do te hapte konflikt midis fshatareve autoktone te bregut dhe atyre qe mund te perfitojne nga kompensimi ne token bregdetare? Ju si mendoni?

 

Keshilli i ministrave: 27 Shkurt 2009

Deklaratë e zëdhënëses së qeverisë, Majlinda Bregu

Identifikohen hektarët e parë në bregdet për kompensimin e pronarëve.

4000 ( katër mij&eumlsmiley hektarët e parë të indentifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut si dhe në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve.

Nga grupi Ad- hoc i ngritur për të indentifikuar tokat publike në zonat turistike, të cilat do të përdoren për kompensimin e pronarëve përsos 4000 ha tashmë të përvijuar, deri tani janë në përfundim të procedurave të verifikimit edhe 2000 ha të tjerë të mundshëm në vijën bregdetare të Shqipërisë.

Në ditët që vijojnë do të konkretizohet një paketë e re aktesh nënligjore, në bazë të së cilës do të shpërndahen trojet për kompensim.

Çështja e kthimit dhe e kompensimit të pronave është një proces i vështirë, por jo i pamundur për këtë qeverisje.

Vetëm në qershor të vitit të shkuar u identifikuan 20 mijë ha tokë bujqësore të gatshme për kompensim.

Kompensimi fizik, kompensimi në cash i pronarëve, kreditimi së fundmi i 3000 familjeve që kanë zënë shtëpitë e pronarëve, bëjnë të mundur trajtimin si asnjëherë gjatë këtyre 18 viteve, të çështjes së pronësisë në Shqipëri.

Zgjidhja e këtij problemi është jo vetëm një detyrim absolut për kompensimin e shtresës së ish-pronarëve, jo vetëm një kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Europian, por ndihmon edhe në zhvillimin e ekonomisë si dhe në thithjen e investimeve në Shqipëri.

49 Komente

 Ju si mendoni????

Po kush po na pyet ne... pse e vrisni mendjen per te tilla pune... toke te lire me nuk ka...

Paragrafi qe eshte siper  lajmit, eshte krejtesisht i pasakte dhe propagande politike pa nivel.

E para, Kakomeja nuk ka lidhje fare me kete proces. 

E dyta, edhe pretendimet per tokat turistike ne bregdet, nuk kane lidhje fare me kete proces. 

E treta, fshataret "autoktone" nuk kane lidhje me kete proces, pasi nuk po ju prek dikush tokat qe jane ne pronesine e tyre.

Pse?

Nuk do shume mend per te kuptuar pasi lexon lajmin, se keto 4 mije hektare jane te verifikuar qe jane prone shteterore, pra nuk ka asnje paqartesi mbi pronesine e tyre, dhe kjo toke do perdoret per kompensimin e pronareve.

Kjo pune dhe angazhim i qeverise per te kompensuar ish-pronaret, eshte se pari detyrim ligjor por edhe nje vullnet politik i i qeverise se Qendres se Djathte Shqiptare per kete shtrese qe i perket dhe voton per te.  Me pak fjale, PD-ja dhe aleatet jane perfaqesuesit e kesaj shtrese qe kete e shprehin me veprime konkrete per kompensimin e tyre.

Nga njoftimi per kete ceshtje, mendoj qe ja vlen te theksohet kjo meposhte: "Kompensimi fizik, kompensimi në cash i pronarëve, kreditimi së fundmi i 3000 familjeve që kanë zënë shtëpitë e pronarëve, bëjnë të mundur trajtimin si asnjëherë gjatë këtyre 18 viteve, të çështjes së pronësisë në Shqipëri."

 

 

E katerta, ku dhe si i gjeti shteti kto "pronat shteterore" qe s'paskan pronare tjeter e po i jep tashti si kompensim?

E pesta, po rruge per te shku te prona e re, do kete? Se, p.sh., tjetri e ka pas pronen ne Tirane a Durres, me plot rruge (easy accessible - meqe jeto ne vend Anglisht-foles), apo edhe ne Bathore, e tashti merr naj cope mocal/kenete ne breg te Liqenit te Shkodres qe te duhet varke me shku.

E gjashta, me duket mua apo Berisha po perpiqet te laje m... me sh....  tashti ne prag elektoral? Pasi ish-sekretari i organizates se PPSH-s i beri pronat lemsh DY here, njehere me ligjin famekeq leninist nr. 7501 ne 1991, pastaj me ligjerimin e ndertimeve pa leje, ligji nr. 9482, tani po perpiqet te fitoje pike elektorale.

 Kam frike se mos mavria me kete gjetje, mos e bej prap lemsh, siç e beri me ligjin 7501

Po ai vetem lemshe di te beje. E pastaj ja le lemshin PS qe ta ftilloje.

Edhe PS i fut nje ftillim qe, e q...an fare!

hahahhahahaha

Te pakten e kane treguar qe jane me te pergjegjshem dhe me qytetar.

Avazh avash do filloje ngritja e zerit nga pasardhesit e atyre qe shpronesuan keta njerez, i burgosen keta njerez etj., pasi ne thelb, pavaresisht se sot jemi ne nje sistem tjeter, keta i konsiderojne perseri kulake, borgjeze, gjakpires etj.

Kjo qeveri po kompenson ish-pronaret me para dhe toka te lira qe jane publike, apo shteterore.

Ka 18 vite qe kjo shtrese nuk arrin te gjeje te drejten e saj, dhe tani qe kjo qeveri ka filluar te merret seriozisht me kete problem, ta trajtoje si duhet kete problem, ngrihen pasuesit e atij sistemi per te kundershtuar.

ca quan me Qytetare ti o Maliq?

 

Socialistet ato toka, i moren te gjitha per vete. Shiko Golemin e Kavajes, nuk ke cep per te hedhur as nje kanace coca-cola se eshte plot ndertime.Edhe jane bere te gjith ne kohen e Ps, me leje te rregulla ndertimi.

 

Po ky artikull nuk ka pse te trajtohet vetem me politiisht.Ti hedhim nje sy pak , edhe teknik?Edhe lere se u kuptua 7 ore larg o Maliq qe je socialist ti bashke me qytetarizimin tend.

Ku ka Toka te lira????????? ne cilin vend ne bregdetitn adriatik?????????

Ju lutem na sqaroni pak, sidomos tek zona e Durresit se e njohim kete vend.

Kjo qeveri po kompenson ish-pronaret me para dhe toka te lira qe jane publike, apo shteterore.

Po mire mer Polic, dakort,  mire e ke lexuar ate njoftimin, po a nuk me thua kush eshte ligji i sakte qe e lejon kete shperndarjen  ?

 Shif se eshte duke thene kemi identifiku 4000 hektare , jo do shperndajme.

P.S. Sot me kapele je apo jo ?

Hahahaha, ka njerez qe nuk kuptojne lehte!  Nuk ma mban goja se do i krahasoja me ca kafshe pune.

Citoj: 

"4000 ( katër mij&eumlsmiley hektarët e parë të indentifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut si dhe në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve."

Vetëm në qershor të vitit të shkuar u identifikuan 20 mijë ha tokë bujqësore të gatshme për kompensim.

Prap pa kapele dmth  eee.

Vjet ne Qershor u identifikuan dhe vazhdo kupto  me tej. Nuk e kupton qe mbas identifikimit te 20 000 ha, jane dhene vetem 1000 ha me koncesion per ullishta asaj firmes qe do mjelle 20 milion rrenje ullinj. Kaloi javen qe shkoi ne parlament. smiley

Pronaret asnje m2. Edhe vjet ne te ardhmene larget u perdor ajo folja .

Po kete e ke vertet te veshtire ta kuptosh. Jam i sigurte. smiley

Rri mer Kothere rri, mos shkruaj gjera palidhje! 

Ti nese do ta shash qeverine per koncesionin e ullirit, beje mer daj, po ketu po flasim per 4 mije hektare toka publike/shteterore te identifikuara dhe qe ne baze te ligjit per kthimin e pronave do te ju jepen per kompensim ish-pronareve.

Kaq.  E kuptove?

... smiley

Vjet u identifikuan 20 000 ha, e  ka shkrujt Majlinda atje siper ke njoftimi. Nuk eshte shpendare asnje meter katror dmth e kam fjalen sipas ligjit qe thu ti, se keshtu me te zaptume nuk di te them gje.

Pra, po ta bej pak ndryshe  : nga  ato 20 000 ha qe ka identifiku qeveria vetem Qershorin e kaluar sa u jane shperndare ish pronareve ?

E thjeshte apo jo ?

Ja mer tani do shperndahen 4 mije hektare dhe jane ne proces dhe dy mije te tjere.

Prap nuk e kuptove, se nuk e ke lexu mire njoftimin :

20 mijë ha tokë bujqësore ; ... u identifikuan, vjet ne Qershor.

Identifikohen hektarët e parë në bregdet për kompensimin e pronarëve.4000 ( katër mij&eumlsmiley hektarët e parë të indentifikuar ; ... pra jane toka te tjera ne bregdet dhe jane te parat ( i pari hektar, te parat hektare )

Pra , mund te kesh ti te drejte, po njoftimi i Majlindes nuk thote ate qe thu ti. Dhe qe ta mbyll se behet e lodhshme:

  Në ditët që vijojnë do të konkretizohet një paketë e re aktesh nënligjore, në bazë të së cilës do të shpërndahen trojet për kompensim.

Keshtu thote Majlinda, pra akoma as per 20 000 te vjetshmet as per keto te tanishmet mungojne aktet nenligjore e qe ne gjuhen e nenes do te thote qe pronaret jane te kuar ( eshte gjuhe bixhozi kjo ) ose i kane ne mend pronat qe do marrin. smiley

Pjesa e pare eshte palidhje.

E dyta, normal qe do miratohen aktet nenligjore, pse si mendon ti se behet kjo pune?

4 mije hektaret do futen ne procesin e kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve.

Pronaret t'i gezojne keto toka, pasi ky proces do realizohet para zgjedhjeve.

Gjithsesi , Naten e mire !

eshte e qarte se kjo qeveri, ky staf eshte i vendosur te pakten ta marre seriozisht kete pune.kam besim se vetem nje qeverri e djathte mund ti jap zgjidhje, socialistet se kane per natyre te zgjidhin hallet e ish pronareve. normal, rama me shoke, para se te flasin per kte teme, lexojne njehere lumin e vdekur dhe pastaj shfryjne. eshte e qarte qe nuk do te jete e thjeshte, por te pakten po flitet per zgjidhje, me mire se heshtje totale eshte. dhe sala e ka treguar qe kur i hipen ne kokeper te bere nje gje e ben. tani te shohim si do vene punet, dhe ishalla me ne fund me hajer!

Eshte e njejta teme qe u diskutua pak ketu, a si?!  Se pertoj shume me shkrujt dy-tre here te njejten gje ...

Mirë ata që kanë patur do të kenë... po ATA që s'kanë patur???

Do ndëshkohen prej Zotit dhe Berishës që të ngelen gjithë jetën hyzmeqarë?

Jo ore, c'ne. Edhe ata te Bathores s'kishin, por tani kane.

Edhe hyzmeqari punon, paguhet, kursen e me vone blen. Kshu behet me dicka qe te kete. Ose merr kallashin edhe e ze pa leje dhe pastaj ja legalizon qeveria.

Gjembi, maskaralliku/poshtërsia këtu qëndron në faktin se nuk po flitet për TOKËN E BUKËS, e cila vazhdon të ngelet e djerrë, por po flitet thjesht për pazare elektorale: Unë të jap tokë që ti të ndërtosh ç'të duash... ku natyrisht edhe opozita nuk ka gojë të flasë... bile as OJQ se ndryshe nuk mund të rrinë në të njëjtin podium pastaj smiley

Pse e keni me kaq inat kete pune o shoke komuniste dhe socialiste?  Edhe nese i konsideroni keta pronare ashtu sic i konsideronte komandanti juaj, pak pune ben tani pasi eshte sistem tjeter dhe qeveri e Djathte ne pushtet. 

Nese keni hallin qe kjo shtrese do votoje per PD-ne, perseri nuk keni se cfare beni pasi nuk do votojne ish-pronaret anti-komuniste per PS-ne e Edi Rames dhe Erion Veliajt.  come on...

Thought, më mirë mos ju fut asaj valleje... se edhe sikur vërtet t'ja u jepte tokat ishpronarëve, sa do të kënaqte simbas teje? ...e kam fjalën që do ngeleshin shumë më tepër të pakënaqurit, që si ishjopronarë tokash do të ngeleshin me gisht në gojë smiley

polico, i lexove ate katren, pesen dhe gjashten qe te shkrujta une me lart? Apo s'te leverdisi?

Une per vete s'e kam marre me inat hic. Nese doktori me jep toke ne bregdet, ku te mund te shkoj pa pas nevoje per helikopter, apo qe t'i bie nga deti me dale ne breg, dhe qe pasneser mos te me dali nje pronar tjeter (i vjetri), nuk kundershtoj.

E po ishalla e bejne me. Ta gjejne ne bregdet a ne liqen. A mund te ndertojme ndonje hotel ne aty?

Sa pretendente jane? Ne sa pjese do ndahen keto 4100 Ha? Sa do na bjeri dmth? Sa ha prona diku tjeter do shpreblehen me keto 4100 ha. Pra cfare raporti ha/ha do te kete?

Kjo me duket si karrote qe na tundet para hundeve per te votuar. Doni prona ju nga viti tjeter? Votoni per ne kete vit. Harroni tere zhulin e pisllikun qe ne bejme, shikoni perpara dhe shpresoni.

Pse kjo gje do zgjidhet tani 4 muaj para zgjedjeve? A nuk premtoi te nejten gje para 4 vitesh, edhe akoma se zgjidhen.

Do ta ndajne kete prone tani ne keto 4 muaj para zgjedhjeve? Atehere per mirenjohje do votoja per PD. Po halli eshte se ata skane ndermend ta bejne prandaj se kane bere gjate ketyre 4 vjeteve, e skan per ta bere nderkohe. Po te duan voten, duhet ta bejne keto reforma para zgjedhjeve si premtime te permbushura, jo si premtime boshe, me ishalla!

Une nuk jam me asnje parti, po kultura e gjykimit politik duhet te jete: Partite maten jo me premtime per te ardhshmen, po me plotesim e premtimeve te meparshme dhe te punes per permiresim ekonomik, jo me premtime boshe per te ardhmen!

Ishalla behet! Epo Zoti na Dhashte Ne!

4000 ( katër mij&eumlsmiley hektarët e parë të indentifikuar në Ultësirën Bregdetare të Adriatikut si dhe në brigjet e liqenit të Shkodrës dhe Ohrit, do të vihen në dispozicion të procesit të kompensimit të pronarëve.

Vlera e ketyre hektareve ne brigjet e Shkodres  dhe Ohrit sa eshte ne hrahasim me nje hektare ne Tirane apo Durres?

Nese pronaret refuzojne te demshperblehen ne kete fare menyre si i behet?  Ju jepet me zore?

 

Meqe ra fjala sapo lexova kete lajm:

Shqiperia, Kosova dhe Mali i Zi do te kene nje park te perbashket natyror, i cili do te shtrihet ne nje siperfaqe prej 200 mije hektare.
Ky park nderkombetar turistik, do te shtrihet nga Bjeshket e Nemuna ne Malesine e Tropojes, ne Malesine e Gjakoves dhe deri ne Vermosh.
 

S'merret veshe tani na doli Shqiperia me e madhe se Kina me keto hektaret qe jepen pa hesap!!   smiley

 

Parathenie: une jam nje ish-pronar (shume i pakenaqur) keshtuqe shkrimi im mund te cilesohet si i njeanshem

Per mendimin tim, si dhe shumices ketu, kjo eshte thjesht nje nisme para zgjedhjeve qe do hape me shume pune se sa do kryej.

Ne princip nuk ka ku shkon me poshte:

1. Fakti qe flitet per kompesim ben te mendosh qe qeveria aktuale i njeh  ish-pronaret, legalisht.

2. Nqs eshte fjala per kompesim atehere pse duhet te kompesohem une, pronari i tokes? Pse te mos kompesohet Bedriu, Burbuqja, Vullneti dhe Fitorja  qe aktualisht kane "zaptuar" pronen qe gjyshi im e ka ndertuar me djerse pune (... kur, ne te njejten kohe, Kasemi, gjyshi i Vullnetit dhe Fitores masturbonte veten dhe gruan 3 here ne dite!)

3. Edhe ne rastin sikur une tja mbush mendjen vetes dhe te pranoj kete kompesim te pamoralshem, pse duhet te jete qeveria ajo qe vendos cmimin apo sasine e kompesimit? Ku e di qeveria se sa vlera ka prona ime? Kujt tjeter po ja merr qeveria pronen qe te me kompesoje mua?!

 

Disa nga ju ngrini ceshtjen e "cdo behet me ata qe nuk kane pasur prona?, do ngelen me shume me gisht ne goje .... etj etj":

Ata qe nuk kane patur prona nuk do kene. Pike. Ky eshte realiteti ne te gjithe boten. O njeri, duhet te punosh qe te arrish te kesh. Nuk egzizton e drejta per te pasur vetem se ai tjetri ka dhe ti nuk ke! Cdo gje fitohet. 

Nqs ata qe nuk kane, duan te kene dhe nqs ish-pronaret marrin pronat, keta te fundit do hapin vende pune - le te shkojne te punojne dhe kur te kene boll te ardhura dhe ata te pa-pasurit do te kene.

Pastaj ... mos harroni se ka Vullnete dhe Fitore pa mase qe nuk duan te punojne ne Shqiperi. Ata shkojne e mbjellin dhe te korin arat dhe fushat e "afendikoit" dhe kur vjen puna qe te punojne ne vendin e tyre per nje ish-pronar kthehen pernjehere ne kommies!

Shendet & Paqe

Fin

 

 

Po prandaj jeni te habitshem ju ish-pronaret.... Ju shani komunizmin qe jua rrembeu pronat me dhune gjyshit ketu e 50 vjeteve me pare edhe jo Sales qe jua rrembeu 10 vjete me pare perseri me dhune edhe vazhdon.. Ti shan  Bedriu, Burbuqja, Vullneti dhe Fitorja  por voten ja jep Plakur Mere qe nuk la me rob pa sjelle dhe toke pa zabtuar!

Me vjen keqe ta them po ju vjen hakut juve Sala!!!

 

 

Ketu po flet vetem nje ish pronare dhe s'mendoj qe e ka menduar me kujdes ate qe ka shkruajtur me lart. Ish-pronaret e vertete fatkeqesisht kane mbetur pa prona dhe ata qe s'kane patur prona kane dale pronare fale Berishes, Nanos & Co. Kjo eshte fatkeqesia e popullit tone qe po vuajme cdo dite e me shume nga keta palo "pseudo-demokrate" qe ma shpifin kur flasin per arritjet e Berishes dhe PD-se. Turp!!!!!

@Liqeni

Liqen, i dashur, ish-pronaret e vertete nuk i kane marre kurre pronat qe ua rrembeu komunizmi. Dhe Sala nuk kishte se si te na i merrte (me dhune) kur ne nuk na i ishin kthyer akoma. Me duket se po fle ne ndonje shpelle! smiley. Bisedo me nje ish-pronar, dhe shiko se sa "qejf" e ka Salen, Nanon & Co.!

@belle

Belle, pse nuk e paskam menduar mire ate qe kam shkruar?! Sepse kerkoj pronen time - ate qe me perket?! Apo sepse te pa-pasurit do ngelen pa gje?!

Me thuaj nje zgjidhje me elegante sesa: kompeso ata qe jane aktualisht ne pronen time dhe mu ish-pronarin me jep timen! Nuk dua asgje me teper, as ne bregdet, as ne mal, as ne koder, vetem pronen time. Eshte shume e thjeshte. E  parealizueshme? Aspak.

Apo do nje zgjidhje tjeter: Lerja Bedriut dhe Burbuqes pronen time per 5 vjet. Ata mund te bejne cfaredo lloj biznesi me te - vetem te mos e shesin - derisa te mekemben dhe krijojne te ardhura (i.e. they get 5 years of free income on  me). Pas 5 vjetesh toka/prona (ime!) kthehet legalisht & perfundimisht dhe Bedriu Burbuqja mund te bejne pazar me mua nqs duan ta blejne ose te qendrojne me koncesion.

Ta heq kapelen per ato qe thua per PD et al.

Aj Shednet

 

Finsnynack, ne shkrimin tend dukej nje si moskokecarje per kthimin e prones tek pronaret e vertete, prandaj edhe te thashe se ke menduar mire, por te paskam keqkuptuar dhe te kerkoj ndjese.

Eshte mese e drejte qe prona t'i kthehet pronareve te vertete te tokes, por sic e dime fort mire qe eshte bere nje mish mash me shume nga ky sistem qe udhehiqet nga ish-komunistet te cilet flasin per rikthim atyre qe i kane qendruar besnik idealit te Partise "Demokrate".

Jam mese darkort qe shteti duhet te gjeje nje zgjidhje edhe per ata qe jane me te padrejte ne pronat e tjetrit, por kjo do vite pune qe te realizohet. Plus, keto ide qe jane altruiste dhe qe mendojne edhe per ate qe s'ka, nuk ekzistojne ne agjenden e ketyre pseudo-politikaneve te cilet mendjen e kane te zaptojne sa me shume pasuri. Me e keqja eshte se tallen akoma me ata njerez te cilet besojne ne Partine Demokratike qe do ju riktheje pronen. Ah medet ne c'duar kemi mbetur per te qeverisur nje pellembe vend si Shqiperia.

 

finsynack

Leri shpellat e para! E dyta komunizmi i shteteroi tokat nuk i rrembeu apo i dha tapi dikujt tjeter !!  Pra prona aty ka qene, mjaftonte nje nderim ligji..

Sala per interesat e veta jo vetem qe nuk la toke pa  dhene ne Tirane , Durres por eshte bere nje kasapane qe nuk ka kthim. Gjerat nuk jane aq te thjeshta sic i ben ti. E mban Plakun Mere qe bente thirrje per te rrembyher armet nese dikush prek pronat e bathores e te kamzes???

Kam biseduar me ish-pronare edhe i kam pare, ashtu sic shoh edhe kete Topin presidentin ish-pronare.

Ka disa shtresa te shoqerise qe Sala me zagaret e tij kane tall b....n me vite dhe vazhdojne.. Nga ish-pronaret me ish-te pendjekurit politike e deri tek fshataret e mamurasit & lazaratit.. Jo nje gisht nga pas po dy gishta !!!  smiley

 

Urime qeverise !

Ishalla e zbaton sa me shpejt edhe kete vendim!

Jam i sigurte qe komunistave ketu tek PPU po ju shkon tensioni 20.

S'kane me cfare te marren pastaj dhe do ankohen si ky Edrusi ketu,qe thote po ata qe skane cfare do te marrin?Ata qe skane nuk kane c'te marrin se skane pasur gje.Ky eshte tipik komunist dhe me duket se lexon Bertinotin cdo dite.

Personalisht i kam konsideruar ish-pronaret pergjegjes( me sjelljen dhe mentalitetin e tyre) per ardhjen e murtajes komuniste ne Shqiperi,por kjo nuk do te thote qe ata te fyen dhe shahen nga komunistet e ketij forumi.

Dikush thote qe po behet per fushate elektorale.OK e drejte!Qeveria perbehet nga politikane dhe ata duan te zgjidhen ne 2009.Cfare gje te gabuar ka ketu?

Sot Obama doli pa pike turpi dhe tha qe do te heqe trupat nga Iraku ne 2011,te njejtin plan qe beri Bushi dhe qe Obama e shau dhe e mallkoi gjate fushates elektorale.Dhe kjo behet 1 vit para zgjdhjeve te 2012.Pra e kam fjalen qe politikanet njelloj jane.

Edhe njehere u uroj qeverise suksese ne kete nisem dhe komunisteve te PPU shendet dhe kontrolloheni tensionin here pas hare.Vetem Gerdeci ju ka mbetur per fushate!

 

 

O SolidarnosC, nuk e di se ku e pe emrin e Edrusit smiley, por meqë e paske kaq merak punën e komunistave dhe të Obamës, këto ditë ka thënë edhe që: Do t'ju rrisë taksat atyre që fitojnë më tepër për tu siguruar shërbimin mjeksor falas shtresave më të varfëra.... komunist hesapi edhe ky smiley

Pastaj... gjyshi im ka qënë Beu i fshatit në kohë të vet: Unë s'kam bythë që të kthehem dhe të punoj më ato toka (edhe pse tashmë atje janë bërë ndërtime)... por mua më duket absurde që unë të pretendoj për pronat e gjyshit tim pas 100 vjetësh... kur ja kam harruar fytyrën gjyshit që është bërë për rahmet ka 30 vjet.

Vetëm fëmijë pati 7 ai... dhe vetëm kushërinj të parë nga ajo degë jemi rreth 45... imagjino tani që të ngrihem unë bashkë me 45(familje tashm&eumlsmiley të tjerë dhe të pretendojmë që të marrim tokat e gjyshit... i takon të shpërngulet një fshat i tërë tani atje ose të na bëjë një fshat turistik vetëm neve Sala.

 

o e, tek mhalla ime gjith pleqt njoni tjetrit bej i thojshin. aqif bej, isuf bej, nazif bej etj etj...

 

Soli, (i Solidarizuari komunist?)

Po Bushi skishte "timeline" fare, as kishte per te nxjerre trupat, biles McCain that se di ti linte qofte edhe 100 vjet po te ishte nevoja. Pra Bushi me shoket e tij Republikane as kishin ndermend te dilnin nga Iraku apo te kishin nje afat te terheqjes se trupave. Po mos u merzit se Demokratet e duan afatin e terheqjes te filloje mbas zgjadhjeve te Dhjetorit atje, pra edhe me heret.

Obama po i ben gjerat gjate 4 vjeteve qe eshte ne fuqi. Ti beje edhe Sala premtimet gjate 4 viteve qe ka pushtet, e te mos premtoje cdo 4 vjet ne fushata.

Aman ore ku te gjeje Shqiperia nje politikan si Obama qe mban fjalen per cdo premtim qe ka dhene ne fushate. Gjithe bota do nje politikan/qeveritar si Obama.

Budalleku i radhes i Berishes. I duhen vota; ne njeren po mundohet te reabilitoje gjysmen e hajduteve/spiuneve/... te kohes te komunizmit duke ju dhene statusin e te prekurve politike ne shpinen e taksa-paguesve( po ç'me plasi mua njehere te paguaj per shtresen margjinale te popullsise te 50-vjeteve?), nga ana tjeter po 'shet' dhe malet e vendit(territori perreth Liqenit perbehet vetem nga male te thepisura qe s'i duhen as dreqit).

po pse duan tu japin tokat nè bregdet apo kudo tjetèr???unè kètè nuk e kuptoj....ish-pronarèt tè marrin tokat e tyre,dhe atje ku nuk mundet le tu jupet vlera monetare ....nuk kemi aq lekè??po ajo toka nè bregdet qè do ju jepet sa lek bèn??ajo èshtè e tè gjithè shqiptarve dhe jo vetèm e qeverive qè shkojnè e vijnè....

 

 

 

 

Sistemi diktatorial komunist ishte ai qe shkaterroi pronen private, jo vetem fizikisht por edhe si koncept tek shqiptaret.  Pasojat e atij sistemi po paguajme sot dhe qe normalisht per shkak te kostos se kompensimit qe rritet cdo vit (qe duhet bere me cmim tregu), kerkon kohe.

Tani gjendja kjo eshte.  Qeveria aktuale, qe eshte perfaqesuese e qendres se djathte po mundohet ta fute ne rrugen e zgjidhjes kete problem. 

Nderkohe, opozita e majte, eshte shprehur qarte me kryetarin e saj Rama qe ish-pronaret per partine e tij nuk perbejne ndonje prioritet dhe dihet se si eshte sjellur Rama me pronat e tiranasve te vjeter ne kryeqytet.  I ka shpronesuar me keq se paraardhesi i tij E. Hoxha dhe qe keta njerez kane ngelur dyerve te gjykatave.

Ligji 7501 nuk e ka bere PD-ja pasi nuk ishte ne pushtet atehere por Ramiz Alia ne vitin '91. 

Edhe ish-pronaret qe kane te drejte, por ju duhet te bejne kompromise dhe te marrin me te miren e mundshme. 

Nuk ka qeveri ne bote (pervec ndonje diktature) qe mund te zhbeje shtepite e qindra mije njerezve qe kane ndertuar ne toka te tjeterkujt. Ka kosto shume te medha sociale, ekonomike, politike etj. Pronaret te ecin me kembe ne toke.

Kompensimi me toka ne bregdet eshte njera nga menyrat, kur dihet qe toka ne bregdet eshte e kushtueshme dhe jashtezakonisht e kerkuar dhe vlera e saj do te rritet edhe me tej. 

Pra, kjo qeveri perfaqeson interesat e ketyre pronareve dhe mundohet ta zgjidhe dhe ta fuse ne kete rruge kete problem.  Te tjerat jane propagande e atyre qe jo vetem i shpronesun keta pronare por edhe i burgosen per shkak se kishin pasuri.

 

Kjo puna e kompesimit ne bregdet eshte me shume nje show sesa nje tentativ per te zgjidhur c'eshtjen! smiley

E them kete nisur nga e verteta e cila eshte teper e hidhur per ish-pronaret pasi ne bregdetin shqiptare nuk ka mbetur asnje pellemb tok e pa shitur dhe e pa ndare sipas rrangullit te rrjetit te tyre (plitikaneve dhe jo vetem) te cilet tani me kete rremuje te bumeshme qe ka mare kjo c'eshte thjeshte premtojne!

Edhe sikur te jet e vertet? Qe kane diktuar truall ne bregdetin shqiptare me siguri qe eshte nje tentativ sa per sy e faqe se nuk ndodhet ne vendbanimin e ish pronareve, pra duhet qe ish-pronari te behet pronar ne nje pjes te rivieres ku nuk di se ku bie plus qe nuk di se c'fare mund ti japin bregdet apo breg perrua?! smiley

Perse te mos privilegjohen dhe te komesohen ata ish-pronar te cilet jetojne dhe jane pran bregdetin aty ku ata kane pasur pronen e tyre....

Nuk do te ishte keq fillimisht te shpreheshin juristet rreth nismes ligjore qe kerkon te ndermarre maxhoranca si force politike ne favor te pronareve qe gjenden pa pronat e tyre pas 64 vjeteve kohe kur pronat e tyre u moren me praktikat e nje regjimi qe jo vetem nuk respektonte pronen por  e futi ne rreth per ta perndjeke cilindo qe me administrimin e prones se tij kishte nje jete te mire dhe dinjitoze.

Por zbatimi i nje ligji te mundeshem me baze kompensimin ne troje bregdeti apo ne bregun e liqenit te Shkodres mendoj se eshte nje thirrje propagandistike me shume se deshire.Dihet nga te gjithe se si eshte trajtuar bregdeti i Adriatikut tere keto vite sidomos pas vitit 1997.Vila,Hotele,shtepi banimi,apartamente te shitura,disa me dokumenta te hipotekuara (sidomos te "ZOTET E PUNES&quotsmiley disa ne pritje per te dale ndonje ligj per tu legalizuar.Dhe ketu besoj se ka bazen edhe shifra e zbuluar me mijera ha toke ne bregdet. Imagjinoni konfliktet mes pronarit te kompensuar dhe atij qe ka ndertuar dhe qe pret nga qeverija e tij qe e voton,qe paguan taksa per te qe ta mbylle tranzicjonin e prones se tij apo investimit sadoqe mund te jete i gabuar por eshte nje fature shume e madhe per nje vend te varfer si ky i joni.Ndersa per tokat buze liqenit te Shkodres asht krejtesisht informacion falls pasi keto toka kane pronare te vjeter Shqiptare jo vetem ne pjesen brenda kufirit shteteror por edhe ne pjesen e Malit te Zi.Bile trashegimtare te pronareve te imponuar nga nje realitet abuziv i tejzgjatur i kane shitur nje pjese te ketyre tokave atyre qe kane ndertuar atje pa i pyetur.Qeveria duhet te marre nje nisme me te zgjuar ligjore per te zgjidhur problemin e pronave.

Subjekti i nje situate te mundeshme nga nje iniciative ligjore e tille mund te jete objekt i mire per skenarin e nje drame ku ne qender mund te viheshin 2 persona me jetet dhe interesat e tyre te ndryshme por qe koincidenca i con te perplasen 2 here per problemin e prones.Heren e pare kur pronarit ja zaptojne token me ndertim dhe shteti i tij i cili ja njef pronen si te ligjeshme i jep te drejte zaptuesit,dhe heren e dyte gjithmone per koincidence gjen po te njejtin zaptues ne token qe shteti vendos ta kompensoje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).