Tek seksionet mungon një temë humori.

Jo se ka ndonjë rëndësi të madhe, por them se do ishte mirë të kishte edhe një seksion humori/zbavitjeje për të balancuar disi zallamahinë e temave me politikë, si dhe për të shfryrë ca nga rromuzet që bëhen nëpër komente në një mënyrë disi më të pranueshme e pse jo, zbavitëse.

16 Komente

Unë them t'i përjashtojmë administratorët (në fakt është ide e Thought Police kjo smiley ), sepse o janë shumë nursëza o janë shumë seriozë dhe nuk dinë të qeshin smiley

Kur po diskutohej versioni i ri i peshkut  shkruajta dicka qe mbeti ne eter.Nder te e tjera te kishte nje tip hapsire e lire Humor & Bejte.

Shume ide e mire eshte kjo. E kemi thene dhe me pare, po s'ka "ngjit" me qeverine. E shikojne si element qe shperqendron vemendjen e popllit nga ngjarjet e rendesishme, dmth temat e politikes. Une nje teme si kjo, tek pyetjet, pata hapur, me shprehje humori anglisht-shqip, dhe mbas pak e fshine. Keshtu qe jam dakort me sugjerimin e Edit, qe ti perjashtojme administratoret, dmth te bejme revolte komuniste te armatosur dhe me pas te marrim pushtetin me puç (dmth thjesht puç, jo puç-pu&ccedilsmiley, e pastaj ti fusim ne burgje, te pakten ne burgje virtuale ketu tek Peshku.

Tek Peshku mungon nje seksion per Oscar smiley , me humor sigurisht.

 

Tek Peshku mungon nje seksion per Oscar

Dostojevske kemi sa te duash, oscar mungojnesmiley

Spiritus, e zgjidhi qeveria e ppu kete pune smiley.

Me mire qe s'kishte mbreme nje teme te tille, se kush e di c'do kisha shkruar kur s'ia dhane Rourke "Best Actor" lol.

Hajt pra se ja japim ne .MJafton admin. te hapin rubriken e votimit.Dhe ja postojme Rourke si peshq esh nga peshkusmiley

Cer humori doni mo juve mre.

Po ktu shkulesh brinjesh ne cdo teme me idiotsirat qe fliten. Ska nevoje per senksion me vete smiley

Humori nuk duhet te jete qellim ne vehtvehte, por duhet gjetur ashtu ne menyre rastesore, tek debatet e perditeshme mbi temat e servirura. Pastaj si te kesh personazhe si Pollua ose rendom Polici, nuk ka nevoje te hapesh rubrika speciale humori; ai prodhon humor pa dashje, ndonese karakterizohet nga nje seriozitet bolshevik dhe nga nje moral kurvash kryenece.

ketu edhe shkulesh..edhe s'shkulesh...pastaj pse t'ja leme rastesise ne dore. te hapet nje rubrike humori te jete zyrtarisht e te shkulemi sa here t'ja kemi ngene...

Na duhet ca humor patjeter se jane bere peshqit si ata te semuret mendore tek filmi Kukumi qe vraponin mbas turmave dhe gjerave te levizshme rreth tyre; ne kete rast peshqit vrapojne mbas jashteqitjes dhe scoopit te rradhes se mediave tona.

Plus qe dhe Nexhi ja ka varur rub-ri-kes qe kishte marre persiper. smiley

sepse o janë shumë nursëza o janë shumë seriozë dhe nuk dinë të qeshin ,,,,, hahahahahahahahahaha me kenoqe Ed... Ja dhe une per njerin prej tyre

Ja ku vjen dhe XH..marazi

i hakryer e mustakzi

varur bo.et si k.qe dashi

A thu po vjen per me na ki !!! hahahahahahahahaha smiley

xhibi, hap nje teme te vecante per anekdoda,barsaleta....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).