Sjellja personale dhe normat morale

 

(Ftesë  për debat)>smiley>

Pas disa ditësh në  Top Channel  do të  fillojë  tranasmentimi i spektaklit  “Big Brodhër Albania 2” një  reality show i cili në  edicionin e parë  rezultoi gjerësisht i ndjekur por edhe i shoqëruar me debate dhe dilema të  natyrës etike.>smiley>

 spektaklet  e këtij formati,   një  nga pikat më   nxehta  dhe njëkohësisht më   debatueshme  mund të përmblidhet në pyetjet: >smiley>

-A është  etike transmentimi i skenave seksuale ndërmjet banorëve të  shtëpisë  Big Brather ?  >smiley>

-A ka një kufi ndërmjet sjelljes individuale dhe  detyrimit për respektimin  e   normave morale    shoqërisë?>smiley>

 Për partizanët e shoqërisë   hapur,  Big Bradher është  një  manifestim kulturor emanacipues në  tejkalimin e tabuve  dhe liberalizimin e sjelljes /raporteve seksuale  ndërsa për tradicionalistët  puritanistë,  publikimi i cdo aspekti të   jetës private (ku përfshihen dhe skenat erotike)  mbart rrezikun e transmentimit të  mesazheve të  gabuara   për formimin e brezit të ri.

6 Komente

-A është  etike transmentimi i skenave seksuale ndërmjet banorëve të  shtëpisë  Big Brather ? 

Ku ndryshon kjo nga moria e skenave te tjera seksuale qe jep Top Banali, m'fal To Qeni, ne cdo rast qe mundet, dhe ne programet familjare dhe gjate programeve ne oret qe shikojne gjithe kalamajte?

Juve qe jeni ne Shqiperi dhe ndiqni rregullisht programet, duke filluar nga ty qe hape kete teme smiley mund te na thoni: Ku kishte me shume skena/permbajtje seksuale? Ne programet e tjera te Top Banalit, apo tek Big Brotheri? smiley

Kjo eshte ceshtje tjeter Xhibi. Debati qe kerkoj te provokoj lidhet me nje spektakel i cili per vete natyren e tij-(reality show-njerez anonime qe befas mediatizohen deri ne detaje te jetes se tyre nen vezhgimin non stop te kamerave)   ka nje audience dhe influence mjaft mjaft te gjere, sidomos te brezi i ri.

Formati aplikohet edhe ne vende te tjera dhe do ishte interesant se si percillet ai ne kendveshtrimin sociologjik por edhe etik.Peshqit e shperndare neper vene te ndryshme kane c te thone besoj ne kete pike. Eshte interesant se si reflekton ky spektakel bie fjala ne Italine apo Angline me nje tjeter kulture dhe shkalle emancipimi dhe ne Shqiperine ku tabute, imitimi, koncepti mbi lirine dhe etiken jane nje konglomarat surealist. 

Shqiptaret e duan shume ekranin ,duan shume banalitetin ,dhe thashe themet ,dheee vdesin per nje cik "elektirik blu"....

Spiritus, s'te marr vesh.

Reality show thote. Po eshte show pra, nuk eshte dokumentar apo program edukativ. smiley

Dmth problemi simbas teje nuk qenka permbajtja/skenat seksuale po formati i programit dhe numri i audiences? Po c'rendesi ka? Nese dicka eshte e gabaur eshte e gabuar dhe pike, pavaresisht nese ndiqet nga shume apo pak, apo nese ai qe e ben ne skene eshte shqiptar apo i huaj, apo nese eshte film apo show. Ashtu si nese nuk eshte e gabuar prap s'ka rendesi kush e ben, dmth kush jane personazhet ne ekranin televiziv.

Per influencen qe thua (nese qenka me e madhe influenca e Big Brother sesa ajo e filmave/programeve te tjera/te huaja) ceshtja eshte po e njejte. Nese nuk po debatojme permbajtjen e programit, dmth cilat gjera jane ok te shfaqen ne TV dhe cilat nuk jane, nuk mund te thuash hajde te kemi standarte te tjera per kete program, meqe ky ka me shume shikues, dhe tia varim atyre qe kane me pak. Eshte si te thuash po vodhe 100 milion lek quhet vjedhje, kurse po vodhe 1 milion eshte ok, eshte vec marrje hua. smiley

Sa per Big Brother ne bote qe thua, s'e kam pare kur jepej ketej. Po ketej prap nuk varet nga formati i programit, se ka ligje federale/shteterore qe percaktojne ca eshte e lejueshme te jepet ne TV dhe ca jo. Ndersa tek ne ka rrumpalle shteterore. Ketej dhe per nje fjale "shit" p.sh. qe te thote dikush ne nje program, ai stacion merr nje fare gjobe per ate. Tek ne shahen ne parlament nga motra dhe nena, qe nga kryeministri e te gjithe te tjeret.

Me formatin nuk kam asgje Xhib.Por duke qene nje program me vecorine specifike te transmentimit live nonstop te jetes se personazheve "te ngujuar"-ketu fillon problemi. Le ta banalizojme dhe cojme ne ekstrem pak idene:  te vesh kamera ne kuzhinat  dhe dhomat  e gjumit  te familjeve  ne  nje qytetet. Imagjino cfar showsmiley 

Po ti ben sikur nuk e kupton ndryshimin ne shembullin qe jep?  Po eshte show pra nuk eshte jete reale, sa here duhet ta them qe te te ngulitet? smiley Nuk jane apartamente ato, eshte nje studio e ndertuar ne forme apartamenti ku ata vene me deshire dhe me vetedijen qe jane ne TV 24/7.

Kurse ideja qe ti pergjojme ne qytet me kamera pa e ditur ata me duket interesante. Ajo po qe do ishte reality TV. Kur mund ta fillojme si projekt? smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).