Si u njohët me Peshku-n pa ujë?

Gjithashtu na tregoni dhe ndonje histori gallate te meparshme ne lidhje me PPU dhe peshqit. Kemi nevoje per pak humor se na mbyten temat e skandaleve 50 milion euro dhe oazeve te prostitucionit.

Nexhi, ti po deshe mund te praktikosh ketu dhe per intervisten qe do besh me Blendin ne lidhje me PPU, meqe e ke mare me frike dhe po e vonon kaq shume. P.sh. fillo me pyetjen "Pse je kaq e fiksuar mbas qofteve?" smiley

114 Komente

Rastësisht dhe krejt padashje.

P.s: Vetëm humor dhe gallatë mos prit nga peshku... nuk dinë të qeshin.

Edrus, po thuaj dicka me teper mo meqe u pergjigje i pari, qe te jesh shembull per te tjeret. smiley P.sh. kur? Dhe si rastesisht, duke kerkuar ne Google, duke kerkuar ne bodrum te shtepise, apo si? smiley

 

Qe dhe mikrofoni. Po kujdes mos e shtypni fort butonin e inçizimit se eshte shume sensitiv.

Mos kliko se do behesh pishman. E kam seriozisht.


Çer do me t'thonë?
Që jam bo pishman?
Do kisha kursyer shumë dhimbje koke po ta kisha kaluar duke luajtur tavëll gjithë kohën që kam kaluar këtu.

Rastesisht..prej firmes se Blendit ne AF smiley

Qofjta te ngelte ne fyt dhe u mbytsh Gjib, se ndryshe ti sdi ta mbyllesh gojen smiley

Sa per PPU une kam ardhe shume vite me pare sepse hasa rastesisht nje postim agresiv qe fliste per punen me te cilen une po merresha per momentin dhe gjithashtu permendej nje i afert i imi. Postimi ishte gjys i vertete dhe gjys spekulativ dhe konspiracionist . Por duke qene e interesuar te lexoja se ca thuhej, rashe viktime e blogut dhe ngeca brenda smiley

Une kam ardhur te mbushem me dituri, me njohuri te gjithanshme. Ketu une kam kryer shkollen e larte. Nga profesor spiritusi kam mesuar sesi duhet te flasim per te mos thene asgje. Nga zyshe Tushja kam mesuar kengen

"moj Hena tekanjoze,
kah po shkon n'ato kolkoze,
ik er cun se jam goce shpie
nuk marr une cun shqipnie"

Pastaj, nga profesor Kodra kam mesuar te formoj fjali te veshtira, me nga tre-kater kundrinora, te drejte dhe te shtrember, te ngjeshur mire midis kryefjales dhe kallezuesit.

Kam marre gjithashtu dhe ca leksione mbi temen : "si te behemi shkrimtar kur kemi studiuar per zoologji".

Dhe nje qe me ka mbetur merak, zonjushe La Rosée, ka ardhur kohet e fundit ne fakultetin tone, dhe na jep lenden e edukates morale. Rralle here shkoj me thonj te paprere ne oren e saj.

Gjithsesi, kam kujtime shume te bukura me dekanatin, ku shquhet profesorja Monda, me nderhyrjet e saj tipike prej tipi.

Dhe ne fund, ne kete fakultet kam ardhur pasi me mori perdore nje studente e ketuhit, qe asokohe me donte shume (jemi ndare qe atehere - mosperputhje karakteresh, sic eshte moda kendej), dhe qe quhet...

Ja pse jam regjistruar plot modesti ne kete fakultet famemadh.

Kondrapedal, le te perpiqemi te leme duelet dhe sherret dhe poltiken dhe inatet dhe sarkazmat me sponto dhe larjet e hesapeve etj,  per ato 99.99% temat e tjera te PPU, nese eshte e mundur.

P.sh. ti s'do te thuash si e qysh e hase PPU dhe si u bere peshk i rregullut, dmth komentues. Ok. Ty te vjen dorjesh per bejte p.sh., bej nje bejte thjesht per humor. Edrus i vjen dorjesh per lojera tip puzzles, do sjelle nje nga ato. Nexhit i vjen dorjesh per programe rozë gjate oreve te vona dhe per intervista e apele  per te mbajtur nje qendrim no-nonsense gjate dites, do beje ato, ose ndonje gje tjeter. Dhe keshtu me rradhe. smiley

beeeeeeee

 

...dhe delja vrapoi si e çmendur derisa u perplas tek porta e PPU - tha Edrusi. smiley

Pyet xhibi:

Mire ne (mua) qe na solli detyra ne keto ane, po zotrote cfare t'ka fut ksaj fushe ne ket qamet?

Pergjigjet x peshk:

Vatani, beu i madh qe u befsh pasha!  Memedheu, si i thone sot.

PS: Antirrote, miku im, je tip me vete dhe ti, honor student, sic i thone neper keto gerxhe smiley

Xhibi xhibi cka je kah flet ?
e n'kull t'Berishes, pse bertet ?
Jam i vockel dhe frikem shpejt
stili im : flas gjithmone drejt.

Edrusi eshte djale shume i mire.
Kjo ne gjuhe quhet fjali deftore,
por nganjehere behet fort i veshtire
dhe duhet patjeter ta marresh perdore.

Monda Monda stadiumi therret,
je me e bukura ne bregdet,
kur me shkon bashke me Irisin
pantallonat tub, te qepurat krisin.

Me xhib-xhibin e hapa vargun,
halles Esma t'ia marr hakun,
qofsh shendosh o xhib Lateesha
te fala te ben Sali Berisha.

Te marte e mira te marte lol.  C'paskeshit qene per bejte dhe ju smiley. Rrofte sebepi.  (Me thon t'drejten, ke ca pune per te bere te arrish solin smiley)

@ xhibi, beu yne qe u befte pasha smiley

Why don't u lead by example?  Ja na llafos njehere ti, si, qysh, tek, pse?! 

Personalisht, sikur u pergjigja pak me batute filmi.  Kam lexuar peshkun shpesh, por nuk regjistrohesha.  S'mbahen dot dhe aq kunguj nen sqetull lol, multi-tasking edhe ne virtualistan eshte pak si teper.  Kur eleminova ca hobe te tjera virtuale, dhashe e mora, dhe u regjistrova me ne fund.  The rest is history lol.

 

 

Xhib, kam ardhur herën e parë në peshk për një shkrim të një anglezeje/amerikane që rronte në Tiranë në atë kohë.

Peshku ishte pak a shumë kështu:

Ndërkohë që sot kemi kufizime komentesh, në atë kohë 50 komente bëheshin NË DITË tek peshku.

Mbaj mënd, nga ATA që e kanë BËRË peshkun, Zanfin (që tani e kemi specialistin e arteve figurative në Peshk) që na kërkonte ne të tjerëve se si bëheshin ikonatokOcXP-RRxPGM:http://www.corriereuniv.it/cms/wp-content/uploads/2009/01/smile.jpg" style="border: 1px solid ;" alt="" />

E di, do të thuash që peshkun e kanë bërë adminat... por kjo vlen vetëm për anën TEKNIKE, sepse fakti që ti i drejtohesh "peshqve" të veçantë dhe me emër, do të thotë se Emigranti, Edrusi, Zanfi dhe disa të tjerë, qoftë dhe Antirrota që ka vetëm pak kohë këtu, kanë fituar statusin e bashkbiseduesit me të cilët gjithmonë mund të diskutoje lirshëm. Ke bashkbiseduar dhe i konsideron bashkbisedues të preferuar (përderisa i përmend me emër në komente) edhe pa e ditur se nën këto nicke ka ndonjë adoleshent/plak, mashkull/femër, etero/biseks, komunist/antikomunist... pamvarsisht përplasjes së opinioneve, e ke ditur që me këta persona mund të diskutoje.

Të të them që pak na intereson respekti i të tjerëve, do të isha hipokrit... sepse në një farë mënyre "përkëdhelet" sedra personale... sepse në fund të fundit, e kemi treguar që nuk kemi ardhur këtu për të bërë revolucione apo për të fituar pare, por thjesht për të biseduar me NJERËZ... por ndodh shpesh, sidomos kohët e fundit, ku njerëzilliku, sidomos nga ana e adminëve, nuk dihet se nga e ka kasollen.

 

Ca eshte gjithe kjo qejfmbetje mor Ed? smiley

Une per vete peshkun e njoha nepermjet Ezetes. Ezeten e njoha nepermjet Penarit, qe vazhdonte te me thoshte se duhej te shihja edhe Peshkun.

Nuk e bera per nje fare kohe, po duke klikuar nje shkrim timin ne internet, rrjedha me coi tek pellgu pa uje. Bera nje postim me emrin tim, edhe u zura me kotheren. Bera edhe nje postim tjeter, m'u kthyen ca peshq te tjere....atehere postova me te parin nickname qe me erdhi nder mend, edhe me nis Penari mesazh privat. Me kishte njohur smiley  

E keshtu me zenka e jo dhe aq shume sharje, por edhe me postime e te qeshura, u be nje fare kohe ne peshk, ku vazhdoj te jem e te mos jem fale larmise se faqes, por edhe fale Llukanit, Blendit, Penarit, Akllit, Mozes, Kotheres, Tropizmes, Swedit, Julit, Edrusit, eT-se, Self-it, Kapitenit, Lostit, Florit, Emigrantit, Belles, Bletezes, xhaxhait, Solit, etj...po edhe te reagoj (ne te dy kahet) prej shumekujt tjeter qe e ka marre ose ka refuzuar ta marre mundimin te sjelle ketu dicka qe vlen te diskutohet, pozitive apo negative qofte.

Ja keshtu qe the ti Xhib. Po ty, c'e mire te solli ne keto ane? 

Mua me "terhoqi" Lost-i.

Perpara PPU, me duhet ta pranoj meqe u permend me siper, kam qene admirues i fshehte i E-zeta, projekt elegant, fantastik.

Ketu kam gjetur nje atmosfere shume dinamike, por mbi te gjitha zera origjinalë, qe kane fituar respektin tim pertej permasave virtuale..per kete falemnderit Peshk.

Meqe jemi tek PPU, dy gjysemlekshat e mi...

Besoj se do te ishte ne dobi te te gjithe nese nga Adminat do te mundesohej nje lloj live chat-i (ore e caktuar) me personalitete te kultures, politikes, etj, etj brenda dhe jashte Shqiperise mbi nje ose disa tema te caktuara. Ndoshta fillimi do te ishte pak i veshtire por padyshim do te ishte shume magnetike dhe te gjithe do te kishim ç'te mesonim.  Nejse ishte thjesht ide... 

fh jam kunder live chat ne fillim do te ishte i bukur por me pas do te znehte peshkun....mendoj se anonimati eshte nje nga gjerat me fantastike...ben ne menyre qe mund te shrpehesh me lirshem... smiley

Rrezohet, Flor smiley

Cila do ishte ajo ore qe ti do rrije zgjuar per te degjuar c'ka per te (ri) thene kulturalisht apo politikisht dikush?

ka ca kok(rr)a t-red. pastaj me duket me e ndershme se telefoni i prish...

Duke kerkuar ndonje bllok shqiptar serioz , peshku ne google me kishte dale disa here por per shume kohe nuk e kisha hapur Nga emeri me dukej si ndonje faqe komike dhe per gallate.  Derisa  nje dite ne google pash nje shkrim  kundra Kadarese botuar tek peashku dhe me ca genjeshtra per jeten private te familjes se tij. I indinjuar se e  kisha jetuar te verteten sic ishte dhe jo sic e pershkruante ajo zonja e cmendur,  hyra tek peshku  dhe i ktheva nje pegjigje ( nga ato te mia me km te gjate smiley ) Hyra dhe mbeta brenda. Bej te dal e nuk dal dot. Kapa nje hajdut e leshoj por s'me leshon. smiley

Te faleminderit peshku

Per shume kohe sa here me dilte para peshkupauje, e pata lexu gabimisht: Peshkupaje- duke e mendu si slang, nje blog lokalist te Peshkopise...lol.

Artikulli i pare qe kam lexu fliste per nje takim letraresh dhe artistesh ne Vlore, dhe dikur, ish ngritur nje poet ( me duket ) i ri shume i revoltuar dhe pak i dehur dhe kish leshuar: eshte i share me rob shpie ai poet qe perdor ne poezi fjalen " gjithsesi".... smiley 

nejse, eshte blog shume vivid, vetem se ka shume politike dhe perseritje gjerash sa te plakin...

me te mira

Wow, cudi! Vertet cudi! Ekzaktesisht te njejtin gabim kam bere edhe une -- e lexoja PPU si Peshkupaje dhe e merrja si ndonje blog te Peshkopise. Bile ishte kjo arsyeja qe ashtu kot, per karshillek, u bera anetar i nje blogu lokal permetar... Pastaj shifja ne shtyp, me duket se tek Shekulli, artikuj qe ne fund thoshin "marre nga peshkupaja". U bera kurioz, vura re gabimin ne te shkruar, dhe the rest is history...

 

Po juve paski qene hem qorra hem analafabete mer smiley

Pranej ka marre i cike hije peshkopie peshku ee smiley  smiley  

smiley 

Mua me kishte folur motra ne USA, per kete faqe

avocados une kushedi sa here e mbyllja e tmerruar faqen pa lexuar as edhe nje fjale se e lexoja edhe une si ty "pashkupaje" smiley

Une me then te verteten jam pak i ri ne fushen e teknollogjis persa i perket komjuterit, internetit e tje.

Kur fillova para disa muajsh te luaja ne internet ndeshesha shume here me peshkun por kurr nuk kisha tentuar te klikoja e te shikoja ne brendesi deri kur ma keshilloj nje e njohura ime e cila punon si gazetare ne Athine, eshte me interes me tha dhe vetem kaq.

Dhe me te vertet eshte shume me interes se ka simpatizant me mendim  te forte gje qe e ben peshkun te dalloje.

mua me foli nje shoqja ime per PPU, dikush, diku ne nje shkrim tallej me nje mikun e tim.. e keshtu hyra ta lexoj, po nuk ngeca.. shume muaj me vone kur kisha ca kohe te lire thashe me mire lexoj ca gallat ketu se te dal te rri ne kafene...them se sbera keq, ketu lexon nga te tana.

Kapitalistia më porositi ti bëja tavë peshku për drekë. Gogla më solli këtu.

nje shok me tha dikur, un sapo kisha lidhur internetin, futu ktu tek peshku se ka gallata...qe prej asaj kohe brinjet i kam zevendesuar me ca prej platini qe ti rezistojne me mire gajasjeve... shume per te qeshur kjo!

Egoizmi, Mburrja, Megallomania , Shitja si Qender e Dijes,....me pak fjale c'ka te beje me njerez qe kane "fjalen e fundit" per kedo e per gjithshka , per te shkuaren - te tashmen - te ardhmen , perbrenda kufijve -ne rajon e me gjere.....diku perbuzen e tallen_THANE. Dhe keshtu gjeta PPU.

Kultura , dija bashkekoheore, info reale, mendime  e kendshikime ndryshe , karaktere tipa e personazhe te shkuara e te reja me humor e dashamiresi ,i vetmi vend ku njihet "me Fal'.....diku cfaqen_THANE . Dhe keshtu gjeta PPU

s'mbaj mend si erdha. por kam pas shume nevoje per rrethine shqiptare te mire. si student kam pas lexu nje alb-list qe ka qene jo pak interesante (kurresesi e krahasueshme me peshkun, sidoqofte). Prisja me qejf, me kujtohet, komentet e nje Gent Halili, kshu quhej ne mos gaboj. Te tjera burime shqiptare degjeneronin shume ne vulgaritet; nuk ia vlente. Nejse, kur pashe peshkun, u befasova ngaqe po shikoja elemente me te cilet mund te pije nje kafe virtuale. ka pasur tjeter atmosfere peshku dikur; shume me te mire se tani. mbaj mend qe shkruante eT, edrus, tomi korca dhe vlonjati. natyrisht edhe zana tejet elegante. me pelqenin, por nuk komentoja (si edhe tek alb-list). nje dite dikush perdori shprehjen "qeshte si i cmenduri para shiut". s'po e them per ke e tha. mbaj mend qe nuk mu durua, por i shpreha komplimentin tim komentuesit (nuk me kujtohet fatkeqesisht kush ishte); i them, eh c'me bere te shkruaj edhe une ketu. nickun emigrant e kam vene rastesisht fare; e para gje qe me shkoi ne mend. Postimi i pare qe kam bere te peshku ka qene leaving las vegas.

sado qe klima ketu u ashpersua (kjo vjen KRYESISHT nga memedheu dhe mentaliteti tejet agonistik i atjeshem), vazhdoj ta dua kete faqe; nuk krahasohet nje komunikim virtual per se mbari ketu me nje kafe konjak ne nje klub te NYC me shqiptare, psh.

ka raste kur PPU behet addiction. nuk me duket problem kjo. para ca ditesh lexova per dike qe shkruante e-maile ndersa flinte (somnambul; me duket dukurise i thone zzzzzzz-mail). lajme te tilla jane inkurajuese, sepse kemi shume rruge per te bere deri atje.

ne menyre te perseritur shpreh FLM tim per PPU dhe tre adminet qe e themeluan.

ah, edhe dicka; ka patur shume komente te mrekullueshem, por jane dy qe me kane mahnitur, nje nga "mathuzalem" dhe tjetri nga "2+2x2=?". Kudos!

Nje mik i imi me kerkoi nje review per nje artikull te tijin ketu. Natyrisht une shpirti i sinqerte review-ne e bera, c'ti besh qe desh' m'zuri ne bastun, derebardhi,hahahaha. Mesa duket kisha harruar dorashkat ne shtepi asaj here. smiley Qe atehere s'harroj te pyes njerezit qe kerkojne mendime ne duan éloge apo review.

Mu m'ka sjellë motra. Më solli dhe vetë iku.

Pse ndenja? Nevojë për shqip. Platformë tërheqëse. Njerëz interesantë. Vend për sherr sa t'dush. Po dhe për dashuri.

Kshu.

Falenderoj pra motrën, minority game, treshen e adminave dhe gjithë peshqit që mbajnë gjallë akuariumin.

Per sherr ke te drejte o akvll !!  Per dashuri sikur e teprove nje cik..   smiley 

Asnje cike se ka tepru smiley

Mu per vete ke PPU m'kane dasht boll smiley

Ma shume se n'realitet smiley

hahahaha  ty po te duan shume..   smiley

Une jo! hate you.. ik pilu..  smiley

mos e ypos muhabetin liqi.

fjalorth

me ypue- me shit.

ashtu thua ti Zanf se s'ta kane sharre ndonjehre mamken ty kjo !!   smiley

 

E mer me dun,  pse ke inat ti / smiley   smiley 

I dont hate you, you are too stupid to be hated smiley 

smiley

smiley

hik boj cicin tashti

Edhe Nexhi, edhe Moza, (icike me shume Moza), si kripa qe i jep shije ketij peshku smiley

thenkju thenkju

na zgjatet jeten te dyjave smiley Mozes i cike me teper smiley

Edhe ti  t_red  pjese e kripes je se bashku me disa te tjere me flamur shqiptare.. Me behet sinqerisht qejfi qe shoh ne peshk, se komentet me te mira (jo te gjitha) jane me flamur shqiptare.. 

Peshku i ka te gjitha mire, vetem te gjente nje mundesi , si tip filtri qe te mos postonin bythdyperdorimshat. smiley

Kujt i ka shku mendja per nje gote vere , te dergoje sms . smiley

Ta kam borxh, kur te vish per zgjedhje smiley

Tjeter ka ? smiley

Mos më nga se kërkoj zgjedhje të parakoheshme pastaj. smiley

Po ku` mos kem njeri, nuk trembem hic nga zgjedhjet. smiley

smileysmileysmiley

O akull, e paste diten nje mije ajo motra jote mooooj smiley

 

sms pa msn s'ka!

Ti akull pse na i dergon mesazhet me pikatore? ; )

ëëë... se më kanë ngushtuar grykën e internetit... ku di unë... smiley po me mend peshk kam ngelur, vetëm se tani zihem në mënyrë akoma më virtuale, dmth me mend. smiley

E, per ashtu ta kaloj une smiley (per zenkat virtuale me mend. Ashtu zihem gjithe diten une smiley)

hajt t'lumt goja, t_red, se kshu mase e shof najherë (ësht shum e zonme smiley ).

   Me peshkun u njoha fillimisht nëpërmjet një postimi të përkthyer nga Ll. (fliste për diferencën midis francezëve dhe amerikanëve “Pse amerikanët urrejnë francezët” ishte tema. Këtë e kishte sjellë dikush në forumin që administroja atë kohë dhe duke qënë korrekt kishte vendosur edhe lidhjen te postimi. Më parë nuk e dija që peshku ekzistonte... Ndoshta e ka dhe fajin emërtimi i faqes. Faj i bukur sidoqoftë, në një kohë kur çdo faqe shqiptare në internet rivalizonte tjetrën vetëm nëpërmjet popullaritetit të supozuar prej adresës. 

   Peshku mu duk ndryshe, po në fakt ishte ndryshe. Përveç rolit të informimit dhe diskutimit që kanë forumet, ishte një lloj media më vete që prodhonte opinione dhe lajme. Vetë administratorët shkruanin tema shumë interesante dhe kjo e bënte të bukur peshkun. Por edhe përzgjedhja e temave prej blogjeve. Në fakt atëherë edhe blogjet ishin dukuri e re. Një lloj evolucioni ndaj komunizmit të forumeve. Ishte më rehat të shkruaje te peshku... Duke qënë se isha marrë ca me administrimin e faqeve online, unë dalloja edhe elemente të tjerë interesantë, disa “tricks” që përdornin çunat për të thithur audiencë dhe anëtarë...  Madje në një temë hapur nga Blendi ia bëra të ditur smiley duke shkruar më pas të fshinte postimin...
 
 Peshku për një farë kohe ka qënë vërtet në pikun e vet, kjo periudhë përkon me qëndrimin e administratorëve në USA atëherë... kishte më shumë gjallëri dhe atmosferë më të shëndoshë sesa tani.

    Pastaj kishte dhe disa anëtarë brand mark. Emo dhe Papi te letërsia, çarçafët e Tomit plot me sinqeritet te temat politike dhe kombëtare, mprehtësia e Kothit te aktualiteti në Shqipëri, Lumja rrëmujaxhie gati nëpër çdo temë.. rromuzet e Idrisit që në çdo postim nuk të linte pa qesh. Më pas u njoha me shejtanllikun dhe gjëagjëzat e Edit e një çikë më pas akoma me idealizmin tulipanist të t_redit. Nuk ishte e vështirë të kapje moton “një figurë sa 1000 fjalë” të Zanfit, pa harru të kujtoj respektin për çiltërsinë e Tironsit. I miss Ina by the way. smiley  Ok po shtoj dhe dy swiss chocolates: Kullën e Najës dhe Selfin.

 A është prish peshku?
 
      Hëm, kjo është pyetje e vështirë... ndonjëherë del jashtë akuariumit ky peshku pak herë për faj të administratorëve e më të shumtat e herëve për faj të anëtarëve. Më mirë do ishte të thosha se peshku është zmadhuar. Me të gjitha të mirat e të këqiat që sjell kjo... Një e keqe psh është se në dukje, po vetëm në dukje, pesha specifike e çdo anëtari duket më e vogël, ngaqë jemi bërë shumë... nuk thonë kot “pak e për mall, apo shumë e për lumë”. Megjithatë, kam përshtypjen se edhe kjo gjendje zgjidhet nëpërmjet një përqasjeje ndryshe. Dmth normalisht nuk duhet më të presim prej peshkut të ketë standarte të larta çdo ditë të javës, por te anëtarët që citova (dhe kam cituar pak, të më falin kush nuk është përmend, ca i kam mbajt dhe vetë sekret ) nuk jam zhgënjyer ndonjëherë... Po thellë thellë nëse e mendon ama... po të mos ishin të “tjerët” që nuk hahen, dmth halat, as peshku s’do hahej. Me kë do tallej Mrroku, Kothi dhe Idrisi më pas? smiley

   Edhe me këtë të fundit që thoni juve, justifikoj ndonjë surufkë ndaj këtij hapësit të temës që mendon se ka imaginary virtual big hairy balls sa herë që i rikujtoj se po ia fut kot si kau pelës. 
 

I miss Ina by the way.

Me rafte pika me rafte!

Big hug to you J.

Big hug to u 2!

Moj po si shpjegohet njëherë sa të përmend emrin dukesh? smiley

p.s në fund të çdo postimi do shkruj një Ina lol mbase vjen më shpesh. smiley

 

Telepathy.

 

Kuptoj, kuptoj. (d.m.th. kuptoj sepse mendoj se eshte ajo e zviceranit, se po te jete ajo tjetra, nuk e kuptoj edhe aq mire smiley )

To do votosh para se ta pish veren, apo pas saj? Jo, qe ta dime sa e ndershme do jete fleta jote e votimit smiley

Sigurisht që pasi të pi verën do votoj. Dua të jem 100% e ndershme. smiley

kur jam njohur fillimisht me PPU.. mbaj mend ka qene nje periudhe shume e rende psiko-emocionalisht per mua... isha ne kerkim te drites, dhe po mendoja seriozisht ti hyja piktures... e nejse... u futa ne google edhe po kerkoja "si te behem piktor?"... edhe me dha googli dy opsione: nqs e ke ne kuptmin letrar, m'tha, futu ktu... kurse per ate figurativ futu ktu, edhe klikova une tek kjo e dyta edhe me solli tek Peshkupauje.. nanje here mendoj se duhej t'isha futur tek ajo e para.

haha, je shum i forte smiley

nanje here mendoj se duhej t'isha futur tek ajo e para.

korrekt,

kam qene ne palester.. smiley

smth is stoopid

Une hyra qe te kontrolloja burrin.  Rrinte me ore para kompjuterit dhe  thashe se po i ik truri tjetrit.

e gjete ?e

PPU, ishte dashuri me "shikim" (lexim) te pare.

Mua me tha nje shok me email faktikisht, po s'e kontrollova qysh ne fillim.

Me vone googla nji emer dhe me doli qe ish nje artikull tek PPU; e hapa e pastaj c'te themi me, historia eshte pothuajse e njejte me te gjithe.

une isha anesor, si anije e batuar ne njeren ane ne breg azilantesh posacerisht shqiptare, dhe dihet, kur fillon e rizbulon gjera qe jane intimisht te kuptueshme, batohesh ne anen tjeter per te kuptuar pse tjetrit i kruhet aty ku ty s`te behet dhe aq vone.... Çer pamje qenka ktu! smiley

 

Lost, vallai ti ke bo mire qe ke hy n'ket pellg se ndryshe s'kishim si te lexonim poezite e tua aq te bukura smiley

Une jam e re ketu ne komunitetin tuaj, por me duket sikur ju njoh prej kohesh, ngase ju kam lexuar vazhdimisht, sidomos rubriken e letersise. Jam ndeshur per here te pare rastesisht nga googla me emigrantin, pastaj e pashe tek castadiva ( ngase e adhuroj arien e casta dives tek norma) dhe perfundimisht me duket se peshku pa uje, nuk ka vetem "ujra" por dhe brum shume te mire! smiley

Desha thjesht me ju thone qe e shoh kete temen vazhdimisht, dhe lexoj me kuriozitet historite e ardhjes se anetareve tek Peshku. Flm per fjalet e mira.

Flm xhib qe e nise pyetjen.

Penar i yti ka qënë ky blog kur kishte templaten si fletore katrore shkrimin allasojshe, bardh e zi ?

 

jo, jo rreth 2000shit kishte nji template te tille. e shfletoja rralle shkak shpejtesia e vogel. ishte me regjistrim. e kisha futur ne te preferuarat dhe e rigjeta nga fundi i 2005..

megjithse duke ripare linkun tend ......

pse: me eshte fiksuar bardh e zi (?) smiley

Si u njoha me ty PPU?

Fillimisht dua te them se kjo i ngjan pak asaj bisedes qe bejne dy te dashuruar pas kohesh, pasi ka kaluar vala e pare e dehjes.Po ja, shifeshim nganjehere si rastesisht ne google dhe une mendoja se ti o peshk ishe tip humoristik dhe une kerkoja dicka me serioze. Pastaj ate kohe qe vidhja ne orarin zyrtar ja kushtoja nje tjeter pasioni virtual....pastaj rastesisht duke neviguar u perplasa me ty... uaaa po ti qenke ndryshe ...nga larg se si me dukeshe... dhe kshu tu afrova pllaq ..plluq.Dhe kshu rashe ne dashuri me ty dreq ...smiley

Zbulova nje hapsire ku diskutohej me pasion, seriozitet dhe niveli komenteve ngrihej mbi ate mesataren vulgare te chateve.Ajo qe e ben PPU interesant dhe terheqes eshte mundesia per te debatuar online, jane kendveshtrimet dhe profilet e komentuesve, larmishmeria  dhe mundesia per te diskutuar rreth tematikave qe percjell shtypi dites. Kjo ka qene pika me terheqse per mua personalisht-diskutimi rreth ceshtjeve te dites nga politika deri te mjedisi dhe 1001 problemet e botes shqiptare.

Hapsiren e PPU nuk e kam pare si menyre per kalimin  kohes, as thjesht si engledisje, pauz antistres dhe pak humor (qofte dhe te zi apo thumbues)  por si nje nevoje per te shkembyer mendime  me te tjeret, per te verifikuar kendveshtrimin tim per gjerat rreth e rrotull dhe brenda meje.

Edhe sikur bakllava te ishte PPU vjen nje cast dhe velesh. Kersheria besoj eshte ne fillim kur zbulon karakteret, profilet, stilet, pozicionet, manite, fiksimet, frustimet, deliret dhe virueset kontaminuese te kesaj faqeje qe, gjithsesi, mbetet tunduese dhe ndjellese.Me kete moza-ik ka nje duzine tipash simpatike, me kulture, bonsens, humor dhe qytetari komunikimi. Edhe drunjte e shtrember i japin bukuri stives.smiley Pjesa femrore e PPU eshte nice(duke perfshire dhe admineshen). Qe nga A.. Nexhi e deri te Zanfi-Zana.

Humori, shamata, grindjet, akuzat, kunderakuzat , sulmet dhe britmat kur vjen fjala per temat e nxehta politike ..me falni por me duket sikur takoj MERGATEN VIRTUALE TE QYQEVE.

Ne hyrje te PPU nuk shkruhet si ne hyrje te  Ferrit : Kush futet ketu nuk del me. Ose kerkon te shkeputet per ca kohe per ti provuar vetes se nuk eshte bere dipedent. smiley Rikthim here pas here qofte edhe pa komentuar. Duke ndjekur prej monitorit pulsin e peshkut pa uje.

Dhe une si disa te tjere qe thane, nuk e di fiks se si jam prezantuar heren e pare fare me Peshkun, mbase duke kerkuar per ndonje artikull shqipar ne google, po e kisha parasysh si faqe mbase dy vjet me pare; lexoja shume rralle atehere dhe vetem artikujt kryesisht, komentet vetem ndonjehere.

Impresioni i pare fare ka qene emri i blogut dhe logoja e peshkut jashte akuariumit, dhe pa e lexuar blogun po vrisja mendjen c'ka dashur te thote autori me kete emertim, qe do te thote ne vetvete emri ishte i gjetur se me beri te vras mendjen per pak sekonda, dmth good marketing choice, catchy. smiley

Me pas vjet fillova ta lexoj rregullisht, dhe komentet, dhe pothuajse ne te njejten kohe fillova te komentoj dhe u bera peshk i rregullt; it's not fun vetem te lexosh. smiley

 

P.S. Penar, flm juve per punen tuaj per te krijuar nje faqe dhe nje ambient ndryshe nga shumica e faqeve shqiptare. Dhe na tregoni dhe juve per fillesat e Peshkut, si shkoi nga ideja derisa u be blog i mirfillte publik, dhe gjithashtu bashkepunimi fillestar midis juve te treve. smiley

Me peshkun u njoha nja 5 vjet perpara.

Qysh atehere nuk e kan ndare shamaten me gruan.

S'paska pase me njohje te tjera Peshku? smiley

 S'paska pase me njohje te tjera Peshku?

Po po ka jam edhe une e filloj diten me PESHKUN dhe e mbaroj PA UJE. U be rreth nje vite qe e lexoj peshkun dhe me pelqen shume. Jeni shume te mire te gjithe. Respekte dhe dashuri nga as e vogel moj as e madhe, qenke cupe moj namuz qare, ah sa te  desha moj sa te dua, moj e miraaaaaa Tongue 

Ketlina   Smile

Ouff .. po germoj ne kujtesen time

 Ishte nje kohe ku po shetisja nga nje forum francez ne nje grek, padashje aty lexoj per blogun e N.Ago (s) dhe nga ai tek PPU smiley

Ajo qe me pelqeu ketu ishte vertet ndryshimi nga burimet e tjera shqipfolese te informacionit, sikurse me pelqeu dhe fakti qe nuk  ka chat,  dhe  mbi te gjitha nuk eshte nje  flirting  blog smiley

 ka çat ketu sa te duash, mbi 50-60% vetem çat eshte. mos them qe edhe atje ku shkrimet duken serioze ato behen ne forme çati, dmth diskutuesit pak u intereson tema, ata vazhdojne te kryejne po te njejtin dialog "te shurdhet" mes tyre.

ajo qe "peshkun" e ka bere popullor e simatik si faqe, eshte koncepti i tij i thjeshte ne funksionalitete por gjithashtu grafizem (ndertimi mbi nje blog sesa forum). ne kohen kur peshku u krijua kishte veç forume diskutimi tek shqiptaret.

dmth forma e thjeshte, tre-kater shkrime te reja ditore dhe njerezit qe diskutojne mbi to rreth tre-kater dit. me tej gjithçka harrohet e rifillon i njejti cikel. 

ndersa tek forumet, pas nje fare kohe te duket sikur te gjitha u thane dhe veçse perseritet, kjo lodh dhe largon njerezit. vetem se tek forumet diskutimeve mund tu shkohet me gjate e prej tyre perfitimi mund te jete me i madh. 

Andej nga 2003... nuk e mbaj mend kur eshte krijuar, po e kam marre vesh nepermjet nje sajti tjeter ku lexoja lajmet, dhe kishte dhe thashetheme forumesh.

Mbaj mend qe aty thuhej qe peshku kishte dicka te perbashket me foruminshqiptar... dhe qe sapo ishin ndare. Me duket se tip mosmarreveshjesh, po nuk e mbaj mend mire.

ne ate kohe mbaj mend qe ne ekranin tim komentet dilnin te gjitha ne te majte te ekranit. gjithashtu atehere nuk ishte e nevojshme te regjistroheshe per te shkruar; e megjithate prape mbaj mend qe nicku im, psh, dhe nicket e shume peshqve mbeteshin te njejte edhe pse te paregjistruar. jo se askush nuk shkruante me dy emra, por qe e shihja tendencen qe kishin disa te ktheheshin dhe te shkruanin po me te njejtin emer.

Nuk e di pse, por kam pershtypjen qe dhe adminet asokohe ishin me te relaksuar; jo kaq nevrike si kohet e fundit; ishin me te kuptueshem dhe me e rendesishmja, ishin edhe me te perfshire... shkruanin me shpesh, e jo thjesht duke sjelle ndonje teme per diskutim apo ndonje artikull... Pra benin dhe komente dhe merrnin pjese ne diskutim.

Sot nderkohe, duket sikur nervoziteti eshte i ngritur, qetesia humbet shpejt; shume veta marrin fleterrufe dhe dalin abuzive, ca te tjere dhe perjashtohen... nejse kjo ka pak ose hic rendesi, varet nga cila ane e sheh.

Pra peshku nga sa e mbaj mend une ne fillesat, ka ndryshuar shume. Interfejsi eshte dhe mbetet shume ergonomik (yes), nuk ofron gjithshka qe mund te ofroje interneti, po mjaftueshem brenda nje llogjike te mire.

Nuk e di nese ka gje per te rregulluar apo ndryshuar, varet nga kendveshtrimi dhe pritshmeria e individeve... sigurisht ulja e nervozitetit do ishte nje fillim i mire, sjellja e disa artikujve me interes per shoqerine shqiptare, hapja e ndonje rubrike te re te munguar deri tani... thjesht ndoshta duhet te presim te shohim rrjedhen natyrale evolutive qe mund te marre ky blog. kushedi ku do jemi pas 2-3 vjetesh? Idrizit mund t'i ofrohet ndonje post madhor ne kryesine e PD-se, Realistit ndonje vend ne qeverine Rama, ndoshta pas 4-5 vjetesh hiqen dhe vizat e ndoshta shqiptaret do ndihen me te stakuar nga problemet e perditshme qe shkakton trajtimi i tyre neper Evrope dhe Shqiperi, duke sjelle nje fryme te re rifreskuese; ndoshta dhe adminet nuk do na shohin me sikur te ishim rrugecer ordinere (ne raste).

Une kete temen e paskom pas humb, po meqe u rihap po "jap llogari" ene una para kolektivit.

Une m'Peshk u futa (e hongra) prej Flokshit kur boni artikullin "Uau Solis". Sigurisht me acaroi jashte mase dhe u ziva e u kacafyta me nje "per gjynof" qe s'e dite as vete pse e mbrote artikullin e Flokshit.

Me Flokshin u merrsha vesh mo mire e debatojshim normalisht, megjithese ai nuk ju pergjigj kurre disa pyetjeve te mia per Mjaft!-in e Veliajt.

Maj men qe i here duke qene i ri m'peshk i kom thone Tushes, kamuniste. Iiiii sa tuuuurp! Nejse si tha ai, dy çapa buke, i fusim edhe nje gote vere dhe do kaloi. Qe atehere ajo nuk ma fal. Vetem se s'ka çar t'i boji simpatise per matematiken se do me kishte degjeneru fare! lol

Pastaj grricje e sherre kom bo pa fund. Po tema ime e "preferume" per sherr ketu eshte ajo qe do hapim prape per dy jave kur te festojne ca ketu 65-vjetorin e çlirimit te Jugosllavise. hahahahahaha

Po ketu (te kjo teme) nuk lejohen sherret pranej hajde nji "me fun" per te gjithe peshkataret!

jo degjeneru, por digjineru smiley

une e kam njoft nga ish- i dashuri...(nqse te kalon rruga akoma ktej : çkemi ça bo mire ??? smiley
e shifsha kshu (me nje sy nga larg) qe futej ktu....pastaj thash ti fus i here i te spiunume , se si dihet...  smiley ...edhe ja ngela ktu, duke prit trenin e ores 7pa5...

ne ndryshim me forumet, kishte me shume nivel, serjozitet, rregull ( ata qe te rrafin ata do me shume ere...)
edhe ja kshu muhabeti........ku e lam e ku na mbeti, vaj vatani e mjer mileti, anes detit te palare, anes drites te papare, prane sofres te pangrene, prane dijes te panxene......ketu jemi te gjithe smiley 


 

tani rrezik jane ndryshuar rolet, mbase te spiunon ai smiley

ncuq, ncuq...(the psycho isha une smiley )

ndersa une kur e hasja aksidentalisht kete faqe e lexoja peshkapuje dhe thoja me vete do jete faqja e ndonjerit nga peshkopia smiley

....Ne fakt, kshu si emer nuk eshte se...te bie ne koke me shikim/lexim te pare.....dashuria dhe urrejtja vijne dale nga dale smiley 
 

me c'shoh paskam qene e vetmja qe jam futur per arsye jo-romantike ketu smiley

menyra sesi e kam njohur une pekshun pa uje eshte nje cike me ndryshe se e tjereve

shume (e shume) vite me pare me vjen nje mail kercenues nga nje firme qe quhej ezeta (e ftohta e ndryhta apo dicka e tille) ku me kercenojne qe tu leshoj nje domain qe kisha blere per nje shoqate, sitit e te ciles po pregatisja,  me ca argumenta pa lidhje fare e duke permendur avokate e trapdhiqe te tjera

kuptohet qe nje gje te tille se mora seriozisht, e menjehere mendova "keta duhet te jene monista e bij monistash se ndryshe do kishin pasur nje cike me shume njerzidhek"

per sa kohe peshku ishte me nje logo te vjedhur (apo me mire te themi nje foto qe e gjen ne google ne 10 sek) e kam injoruar, deri kur e hoqen peshkun qe kercente si trap (biles u kam sygjeruar edhe nje logo tjeter http://img2.pict.com/cd/66/b4/2014130/0/... por se moren ne konsiderate)

 

Po juve qe njiheni me Peshkun vetem gjate kohes se fushatave si e perjetoni fenomenin e dezhavuse? Shikoni mace te zeze?

Bere mire qe e ngjite siper kete pyetje. Une ne fakt s'kam qene kendej gjate kesaj kohes "se arte" qe pershkruajne njerezit me siper. Po ketu vij prej ca kohesh ne intervale te çrregullta; per here te pare e kam pare si lidhje tek xhaxhai.wordpress.com.

Sa per kohe fushate, ja vlen ta frekuentosh si blog, qofte edhe per te pare si mendon popullata shqiptare dhe sinqerisht shpesh here kam pare edhe mendime shume te mprehta. Duhej nje pike takimi keshtu. smiley

 E çuditeshme, shum veta shprehen se jan futur kot apo per gallate, mirpo ngelen duke lexuar tema e komente interesante dhe inteligjente. Kjo tregon se, Peshku, me teper se gallate, eshte sajti me serioz ku njerzit shprehin bindjet e tyre. 

Une vete, ketu jam veteran, ndoshta duhet te kem lene ndonje koment se si jam futur/njohur me Peshkun tek libri "Vizione te qarta", gje qe tani, pas nje kamioni me uiski, nje kamioni me konjak, nje kamioni me raki, dhe nje treni me vere (pa permendur pijet e tjera, me pakice), truri nuk mban mend se si jam njohur me Peshkun smiley 

Ma ka sugjeruar Kelti ose Plaku_Prej_Tirone se di ca emri ka tani.

 Hahahahahahaha, o tullac, o t'hongshit qent... u bone ti per dhonderr? E shkreta vajze smiley

 

Te perqafoj e te uroj nga zemra per dasmen. Qofsh i lumtur e gazmor si perhere.

 

Po me ftove tek dasma, dua vetem nje PEPSI (u morem vesh besoj). Qiao!

E mora vesh e mora ke humb , fare mire qe u hap kjo tema me ee more vesh qe je ti.

Akoma ne Itali je ?

 S'me le Italia te iki. Por po me ftove ti, vij une ke dasma (bej fotografin aty, falas smiley)

Rastesisht nga Google jam lidhur me PPU. Ndonese kam vetem disa muaj ketu, e me shume lexoj sesa shkruaj (duhet mesuar nga me te vjetrit) shpresoj qe nje dite dhe une te jem informuar mjaftueshem mbi situaten ne memedhe per te bere nje diskutim te vlefshem. Deri atehere, rrofte kafeja, leximi dhe orari i punes.

Mua me peshkun me ka "prezantuar " Arian Cani smiley

Kur po ndiqja emisionin e tij ,fill pas ngjarjeve te 21 janarit ,Cani tha :Te peshku Pa Uje ,po behet nami ..........me beri pershtypje emri dhe per te hyre jam kujtuar me 6 mars .............

 Dmth gjerat me mungese lengjesh, s'te pelqejne. Ok smiley

Nga google. Ne fiilim e kam lexuar pa qene anetare, u regjistrova me vone. Mbaj mend qe ketu kam lexuar nje nga historite qe me ka bere te qeshim me lot, mua e shoqeri. E ka treguar Emigranti dhe akoma qesh me fjaline: Avashni mi gra se na caperlut! smiley

une rastesisht,po kerkoja nje foto ne google dhe me solli ketu.nuk kam qene shume aktive fillimisht dhe nuk e lexoja shume

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).