Se shpejti shen valentini.Cfare deklarate dashurie..

Goca dhe cuna te peshkut , erdhi shen valentini e harruat..smileyUne per vete besoj tek  Shen Valentinini sepse  dashuria edshte nje ndjenje aq sumblime saqe ka nevoje per diten e saj .

Kujt nuk i ka rastisur te bredhi si i cakerdisur neper dyqane per te gjetur nje dhurate te denje per te zgjedhurin e zemres. Kush eshte ai qe nuk ka dashur ti tregoje(nepermjet kesaj dhurate)sa i cmueshem eshte ai ose ajo per te dhe nga ana tjeter kush eshte ai qe nuk ka harruar(normalisht i llojit mashkull) dhe ne momentin e fundit e ka shpetuar nderin me nje tufe lulesh.

Do te doja te dija a ka menduar dikush se cfare do ti thote atij apo asaj ne kete dite ...

Dhe meqe dashurine e shprehim perdite , dashuria ka nevoje per gjera konkrete. Pse nga vlera e dhurates varet dashuria ?A e ke menduar cfare do ti thuash ???

 

30 Komente

 

Dashuri vlonjate...

Djali-Te dua moj qene...

Vajza-Te dua mor zagar...

Perralla ne lesh, shendeti prej nesh...

ohoooooo.....fillun temat e forumeve...
St Valentini o fest komerciale mi shoqe, ska nevoj per nje dite te veçant me bo deklarata mallengjyse apo me tregu dashnin.

futi i : o plako un t du ty......

...edhe je m rregull, se kur qet shume xixa, vjolinra, lajkra bohet shume e sajume si gjo.

eee e shoh qe jeni shume te zene me politike po dashuria ka nevoje per mirembajtje.

Eh ... si shume e shkurter lol zgjate nje cike se i behet qejfi.

Puna eshte se me shume se nje feste komerciale shen valentini po kthehet ne DIta e Fajesimit te meshkujve( te ndjerit fajtor).Apo jo...smiley

Mua me ngjan pak si festa e 8 Marsit kjo dita e te dashuruarve.Do te me bente shume me teper qejfin nje dhuratez apo xhest ne nje dite anonime sesa te bredhurit si e nderkryer me 14 shkurt per te gjetur dhuraten e pershtatshme.....Cilado dite eshte perfekte per te dashuruar e per tu ndjere te dashuruar.

Dhe dashuria ka nevoje per cike komercialitet, xhanem.  E persa i perket asaj pietjes se nese dashuria varet nga vlera e dhurates, ti natyrisht qe pret qe te pergjigjemi me ndonje shprehje te tipit'jo miii shoqeee, buke, kripe e zemer' por e verteta eshte qe ne tani me meshkuj qe s'jane ne gjendje te ngrene pantallonat e tyre ne jete(barkbosha) s'do merremi. Ketu s'mbizoteron vlera por idea qe po frekuenton nje mashkull qe s'eshte ne gjendje te çaje ne jete. Nese je femer qe eshte mesuar ne jete me ca standarte te caktuara, mese normale qe s'do biesh nen mjetet e tua financiare me nje njeri.Eshte e pamundur te ecesh krah-per-krah ne jete me nje njeri qe s'ka suksesin tend(financiar, social,...).

Dhe jo, s'kam vene nder mend te bredh dyqaneve, i kam idete e qarta se c'dua te dhuroj ashtu siç kam idete e qarta per ato buqetat e luleve 10 euroshe!(s'ka bo vaki te hyje nga dera ajo smiley )

Un bacino per la ragazza sensibile e romantica, puo valere un regalo??

Te ne mando due se la risposta e si!

 smiley

Ed, ma anche 3, tesoro!(Kendej i kemi ose nje, ose tre, s'kemi una via di mezzo smiley )

 

Zana, vallai ajo puna e zemres dhe kolibes s'ka qene ndonjehere e vertete perveç ne kohet e para te koleres(dashurise) ku je akoma nen efektin e endorfines, kur kthjellohesh kupton qe deti ne kembe s'kalohet, aq me pak me kembe qe s'te pershtaten.

Atëhere, dhe më fal se më paska shpëtuar italisht ai komenti tjetër, të Uroj një Shën Valentin që ta mbash mënd për lumturinë që do të të sjellë... dhe puthje e përqfime, të shoqëruara me tufat me lule në të gjitha numrat e mundshëm me përjashtim të atyre që la cabala nuk i pranon smiley

Percio ti amo, per la tua parola che non sa mai pensar male... Ti voglio bene picola!

Preferisco bello e stronzo smiley

 

mille lire ci compravi anche la luna

belle done e vellociferri a motore

ma no la gloria gli amici e la fortuna

non si compra con la borsa il primo amore

mille lire, mille lire traditore.

Dikur ketu ishte shume e modes shprehja "due cuori e una cappana",dy zemra e nje kasolle.Tashti thone....dakort....eshte shume e rendesishme te gjendesh dy zemra e nje...pastaj pas ca ditesh fillon ,ua po kjo kasollja sikur eshte e ftohte,e lagesht....Fryka shume ere ketu...Andej nga fundi....S'qenka edhe aq e vertete kjo e dy zemrave.....Po kthehem te mami me mire...  smiley

Ah mi Zana, sot nuk dinë se ç'është dashuria e vërtetë... që me pak fjalë, fillon me vuajtje, vazhdon me lumturi, por që kërkon mijëra sakrifica për të mbijetuar... vuajtje që kur je larg mamit e papit janë të 100fishuara.

Gëzuar Shën Valentinin për të gjitha gratë shqiptare që sakrifikojnë për familjet jashtë Shqipërisë!

Mua me ngjan pak si festa e 8 Marsit kjo

ju du 364 mbi 365, pra thujse totalisht,

me lule, unaza, byzylyqe, varse...

vec "flokpermanentet" me kan ngjethur misht,

o gra, s'un ju dojsha ne 8 marse...  smiley   smiley 

PS sol, a jena per bejte?   smiley  

eh, per shen valentin! ka qene dikur nje kohe qe per cdo shen valentin i dergoja lule e cazzate nje goceje. pata arritur deri aty sa me punu kamarier gjithe veres me i ba nje dhurate nje liber dedikuar asaj. e kam ndejte krejt vitin duke ngrane buke kur shitsha nji liber. e ajo s'me ka pranu asihere ashtu si isha e se mora dot vesh si dojte qe une te isha. ishte e nje shtrese popullsie te mesme, une kajde fukarai qe kisha shku ne shkolle se kisha fitu gjithmone konkursin e i vinte keq babes me ma pre shkollen. nuk me pranoi goca. tash kane kalu do kohe. ndoshta tash i kam pak ma teper mundesi me i ble dhurata per ditelindje e me ia rrejt mendjen me tufe me lule 30 mije lekshe, e ku e di une me noj darke te efendi restorant, por cuditerisht e mora ne telefon diten e ditelindjes dhe ... harrova ta uroj.

per shen valentin, kush eshte ne rome mundet me ba nje xhiro deri ne terni se asht dite pazari. blen byzylyke te marokint me 4 euro copen. per me ia dhane te dashures se rradhes qe ke. ose mundesh me marre edhe te dashuren me vete e me ngrane fritelle se i bajn te mira.

personalisht smiley jam anti st valentin, tashme nuk eshte gje tjeter veçse nje patetizem komercial

kjo dita e sh.valentinit eshte si dita enverit kur boshim aksion me pastru Tiranen(s'ishte keq si ide mqs ne per pastrim s'ja themi fare) smiley

ç'do njeri prej nesh besoj se ka sh,valentinin e vet,ato rrahje zemre qe jane me te njejtin intensitet akoma sot kur e kujton personin e zemres(dhe tashti qe shkruaj),ato shikime vjedhese,takim duarsh te djersitura,dridhje gjunjesh,marrje fryme....

eshte feste komerciale sepse jane ca si la-rosèe (shkruar me lart) qe mezi e presin kete feste per te shikuar cfare restoranti ka prenotuar i dashuri(i cili duhet te fitoje patjeter 5- 6 mije euro ne muaj) dhe cfare dhurate i ka blere. Nga ana tjeter ajo ska qejf te blere dhurata sepse ...nuk ulet ne ato nivele ajo.... Ja meshkuj ,nese keto femra eksistojne eshte ne sajen tuaj gjithashtu...Prandaj mos u qani po merrni frenat ne dore. Per shen valentin ne femrat presim nga ju meshkujt qe te na konfirmoni(njehere e me shume po ca ti besh fati i shtepise) sa shume na doni kjo eshte puna , dhe ajo vajze qe sheh cmimin e dhurates mmmm ka nje gje qe nuk shkon........

Ne fakt, s'e ke keq ti. Totalisht me paske pis-kologjisur. Mgjth ke harruar te shtosh qe une jam nga ato femra qe dhe pse mund te prenotosh ti, llogarine e paguaj une me cdo kusht. Pra i bie te hyj ne kategorine e femrave ku me pelqen te di qe ai qe kam perballe mund te paguaje por ne fund, paguaj une. smiley

Ngrit cike standartet mashkullore zemra. Mjaft me te gjoren me barkthate smiley se kjo barkthatesia ka nje te keqe, kthehet ne nje institucion mendjethatesie; ai qe eshte mesuar te luftoje per te plotesuar nevojat primare s'ka kohe per prashitje truri. (ah Maslow horri!!)

Ah, dhe dicka, hiq dhe dore nga meshkujt qe te ofrojne te shkoni ne resto per Shen-in. Jeta eshte teper e bujeshme per t'a shpenzuar ne ate forme...kreativiteti mashkullor...ja dhe nje pike tjeter qe duhet te vesh re tek nje njeri. smiley

vitin e kaluar takova njeren ne bar te shkolles, edhe muhabet muhabet... i them hajde luajm bilardo, sa per variacion... e nejse... i futem dy birra edhe fillova duke i mesuar bilardon... duhet me e mbajt kshtu... hapi gishtat... edhe perkulu me teper... steken ferkoje per ullukut te mjekres... nje sekonde ta dal nga ana tjeter, ok bjei... hallall! bjei ktij topit tjeter tani... ok bjei kujt te duash... por shume e shperqendruar, here ishte aty here sishte aty... e embel vecse, joshese... kur qeshte tundej e tera... mua me dukej sikur po bente termet... une kisha problem te kontrolloja ku me shkonte shikimi... edhe nuk ishte kocke e lekure... nejse. S'arrita as ta kuptoj e as ta zberthej. Kam qene e fejuar mthot, por s'besoj ne seks para marteses... tani jam duke levizur plackat nga shpija qe patem me te fejuarin... kshtu qe nqs e ke medjen per seks me thot, ske shanc... s'besoj ne seks para martese... po hec moj i thosha, se shohim e bejme... jo jo... ska shohim e bejme... ska problem i thosha, ca halli ke, shohim e bejme... po me te fejuarin pse u prishet? ai, mthot, donte te bente seks me mua... ashtu e? sa kohe ishit bashke? 18 muaj. puuuuu... me iku truri.... edhe kur do martoheshit? ne vere! Po pse sbere seks ti me te...? Jo JO!... Nuk ka seks para marteses! Ashtu e? po e ke pare veten si je bere? po te plas estrogjeni nga veshet.

Erdhen pastaj e morren dy binjake... po kta komplet lindje e mesme... kush jane kta? jane kushurinjte e mi... po ti nga je? mamin e kam nga Siria, babin Suedez... jam me shkolle me tha, jo ktu por andej larg... mdha numrin edhe iku... sarrita as ta puth jo me ti heq bluzen qe po me dukej sikur do plaste... kurse kta vazhdonin te me shihni mua kshtu sikur donin te me merrnin fotografi. Ne tel pastaj nje here e morra nje here me mori. E mora prape e me thot se i ftohej darka... ok vl lesht... mar prape te nesermen, por mvjen mami thot per vizite... ok atehere mer vete here tjeter kur te duash, se spo te mar me... kaluan ca dite edhe smori, nja jave me pas me dergon mesazh e mthot "kjo eshte adresa ime..."... Une po mendoja se e ka derguar gabimisht... "edhe?", i kthej pergjigje, "ca tbej une me adresen?" "po deshe", me thot, "mund te me dergosh ndonje dhurate per shen valentin..."... hmmmm, mendova... ti ke ik per lesh! Ja fshiva numrin.... po vallahi u bera pishmend se pata kete punen e te fejuarit ne mendje, por pastaj me ra ne mendje se ska pat faj ajo... se ska mundesi te rri robi 18 muaj me femren... ose mka rrejt ajo... tip enigme... por kta binjaket mu bene si morra, i shoh edhe sot e ksaj dite e vazhdojne te me shohin sikur duan autograf por sguxojne te pyesin.... kurse kete se kam pare me, me siguri do jete "martuar" me dike...

....m terezi e paska pas ajo.... smiley  pse habitesh ti....me ashiqare ska, dhurata po, seks jo....kshu fillojn te gjitha call girl-et smiley

Beh... e vetmja deklarate qe mund te bej kete vit eshte t'i them "shyqyr qe u ndame" smiley

Pse ca njerez jane kaq te fiksuar me sh. Valentinin? Pse ndjejne akoma nevojen per konfirmime te nje ndjenje qe ndoshta u konfirmohet 364 dite ne vit ne menyra nga me te ndryshmet? Mah!

23 ishte e forte kjo historia jote, me kenaqe!

sa per temen, dikush ka thene se zemra e nje femre fitohet me nje dhurate te papritur ne kohe te papritur. tani kjo dhurata e planifikuar e st valentinit me duket sikur sbo shume efekt nejse, eshte nje klishe qe ndonjehere hyne dhe ne pune.

Po mire mo lefti ..si tha ai kaq te humbur ju djemte e fisit tone..smiley

Po pse mi la_rosèe,  dashuria "nje dhurate "eshte..?

Dashuria eshte kur vetem prania e atij tjetrit te mbush dhe te ben te ndihesh ne qiell te shtate.

Po lere cte te tregoj une ty. Me shume se institucion mendjethatesie ti e ke kthyer ne prostitucion dashurie...

23...meqe ra llafi ti ca do besh per 14 shkurt lol

Pse, lepurushe, dashuria cfare qenka? Thekur-thekur, prostitucion ekskluziv ne natyre eshte.

PS. Dashuria eshte kur vetem prania e atij tjetrit te mbush dhe te ben te ndihesh ne qiell te shtate

Le te shpresojme qe dathunia eshte me teper se kaq ndryshe do jesh ne probleme smiley

Zevzeke ne daten 14, e shtune, do dal neper prej ores 9 te darkes neper baret e qytetit, e do u them femrave se me quajn Valentin... hahaha, mundesisht polakeve sepse i kam fiksim... (mgjths heren e fundit desh u zum me ca polak).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).