Sa përqind e vdekjeve në Shqipëri vijnë prej aksidenteve rrugore?

Sipas ca studimeve (shiko këtë lidhje), aksidentet rrugore në vende të varfra përbëjnë 3.7% të vdekjeve, që llogaritet të jetë 2 herë më shumë se vdekjet nga malaria. Jam kurioz të di se çfarë statistikash ka (nëse ka) mbi këtë gjë në Shqipëri.

3 Komente

statistikë kur nuk dihet numuri i popullsisë.....

Po, ne fakt nuk ka nevoje te dihet numri i popullsise, mjafton te dihet numri i vdekjeve ne pergjithesi. 3.7% me siper perfaqeson vdekjet nga aksidente rrugore si pjese e vdekjeve ne total.

OK, Penar.

para disa muajve ishte dita nderkombetare e sensibilizimit per fenomenin e vetvrasjes.

Në shqipëri foli një ministër. Tha: në vëndin tonë vinë për shkak të moskontrollimit të mirë të pesticideve. as numër ,as përqindje asgjë tjetër. Të paktën sipas shtypit të atyre ditëve.

I njëjti shtyp jepte dhe të dhënat për republikën e Kosovës. shifra, përqindje që prej vitit 2000

e tepërt të theksoj që shqipëria është shtet i pavarur për pothuajse 1 shekull e kosova ende jo.

për mua nji shtet që nuk di sa banorë ka, sa banorë ka kryeqyteti i tijë (600 mijë apo 900 mijë apo ec mo plot....) nuk është shtet.

statistikat e tjera meret vesh kollaj....

PS: në klas të katërt të fillores kemi mbajtur statistikat e motit. kishim për detyrë që çdo mbrëmje, pas lajmeve të shënonim në fletore temperaturën, rreshjet, erën etj..

për 9 muaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).