Rikthim ne vitet studentore. Nostalgji per cfar dhe perse?

Duke lexuar shkrimin "Dy epoka te nje qyteti" per nje cast u ktheva mbrapa ne vitet e largeta te jetes studentore.Kam qene konviktor.Aty kam kaluar edhe disa vite mbasi mbarova studimet. Nostalgjia,  si kthim mbrapa ne vite nuk eshte domosdoshmerisht glorifikim i se kaluares por edhe mall, brenge, buzeqeshje me capkenlleqet e moshes, hidherim per  kufizimet e kohes. Secili ka kujtimet e veta ne ate univers brenda nje universi me te gjere. Si vjen  ne kujtesen tuaj ajo kohe?

22 Komente

Duke pare qe punoj ne fakultetin ku kam studiuar(dhe ne te cilin vazhdoj te kualifikohem me tutje), pra 'vajze e tyre', nuk kam ndonje nostalgji te theksuar. Sdq, ajo qe me mungon me teper eshte ajo periudha tranzicionit profesional dhe emocional qe njeriu perjeton. Ashtu sic me mungon prania e miqeve te mi ne leksione dhe ne njefare mase me mungon dhe mungesa e pergjegjesive.

La _rosee qenke fringo dhe normal qe nostalgjia do nje distance ne kohe qe te piqetsmiley  Si konviktor kujtoj Peshk-opaten , "bursen" e latave, kovat me uje qe hidhnim nga kati peste mbi koken e gocave qe kalonin poshte, te qeshura & te shara.Dhe plot episode te tjera.Ja nje:

Ishim ne vitin e pare.Nje shok i kursit  kishte mbaru te mesmen me medalje ari. I zellshem, skurpuloz, tip studjoz..Ne cdo seminar qe behej cdo jave ngrihej dhe diskutonte.Kishin kaluar disa muaj dhe prof. -nga ata te matufepsurit nje dite hodhi pyetjen dhe askush s po ngrinte doren me fole. Ky shoku pas pak ngriti doren si me drojtje dhe prof. ju drejtuasmileya   he mor djale,   se  nuk na ke fol asnjehere smiley

Ne vitin e pare, e kemi bere praktiken te Uzina e PVC-se ne Vlore. Mbej mend andej nga fundi, ne tre tiranasat e grupit ishim fshehur tu pi cigare, tu bo muhabet, kur vjen Prof. Pavllo nga Tirana per kontroll..... Sic ishte me bllok ne dore gati per te shkruar, i drejtohet Benit: "Si e ke emrin ti?". Beni nga sikleti po diqte duart per te fshehur cigaren (aty ndalohej duhani) dhe e vonoi pergjigjen, Prof. nuk priti dhe mu kthye mua: "Ty?". Une ne vend te thoja emrin tim, thashe te Benit.  Per ta rregulluar i thashe: "ne fakt edhe une Beni quhem; ne nje grup jemi tre Ben-a dhe dy Tan-a..." Qeshi dhe Pavllo me ne; nuk ishte aq gogol sa na e kishin bere... Mua me mbeti shprehja "tre Ben-a, dy Tan-a".

(mbase me del  ktu te PPU ndonje Ben apo ndonje Tan) 

Ne kohen tone thuhej se po te jesh tirans probabiliteti qe te quhesh Tani, Cimi ose Beni eshte 99%.

Spiritus smiley Keni jetuar ne kohera te tjera ju(inkluziv dhe prinderit e mi). Keni jetuar ne kohen e sodisfaksioneve te medha me gjera te vogla. Keni jetuar me idene e gjetjes te gruas/burrit ne universitet pa i mbushur akoma 22 vjete. Keni jetuar me kenaqesine e frekuentimeve larg familjeve te perzgjedhurit/perzgjedhures ne kinemane e qytetit, parqeve,... Keni jetuar me ballot qe organizoheshin te shtunave ne mbremje. Ndoshta keni jetuar ne kohen e pasioneve ku ndryshimi i 'te perzgjedhurve' per te studiuar ishte aq drastik ne krahasim me pjesen tjeter te popullsise punetore.

Ne ditet e sotme eshte aq e veshtire te ndjesh ate sodisfaksion qe juve ju ofronte e 'ndaluara' ose jo e zakoneshmja; s'jetojme ne nje shoqeri me shume tabu. Deshira per te pasur me shume ne forme konstante. Shtyrja e vendimeve. Nje ndjenje egoizmi dhe individualizmi...

@ La Rosee: Na marrsh t'keqen neve që e kemi gjet nuse që 22 vjeça smiley

@ Spiritus, Sinqerisht, as që do të më kalonte ndërmënd që ta ripërsërisja jetën konviktore në Qytetin e studentit... shumë sakrifica për asgjë smiley

As mua e !

Dhe nuk do doja kurre ta coja femijen tim ne nje vend te tille ! 

Tushe, këta kalamajt e sotëm bëjnë be të gjithë se janë në konflikt gjeneracional me brezin e prindërve të tyre... por të gjithë i ke që në darkë shkojnë e fshihen nën fustanin e mamasë për të patur gjellën e ngrohtë dhe rrobat e hekurosura... unë kam dalë që 14 vjeç nga shtëpia... dhe akoma nuk jam kthyer smiley

Dikur thuhej që ushtria të bën burrë... por edhe të kalosh 10 vjet adoleshencë nëpër konvikte, ta garantoj që është një eksperiencë që ndikon medoemos në formimin e karakterit dhe shpirtit të lirë të mendimit me kokën tënde smiley ... larg ndikimit të familjes, pa humbur ato vlera me të cilat të kanë ushqyer, je në gjëndje të njohësh botën në mënyrë direkte... për këtë i jam shumë mirnjohës atyre viteve (edhe për faktin që ato vite jam njohur me mamanë e kalamajve... dhe mbi të gjitha duke "fituar" ndaj konkurrencës së gjithë të tjerëve (vetëm 4 goca në gjithë grupin smiley )

Ed,

Sot ska nevoje me ik ne konvikt per te xane dashnor/e mer burre smiley

Edhe une jam dakort per ndikimin qe ka, sidomos ne fashitjen e cdo lloj naiviteti nga trute.

Por, smund te harroj qe na dhembin kockat nga lageshtia qe kemi thithur etj.. etj.. se na ankohet Monda pastaj.

Jo , une prape sdo ta coja kalamanin tim atje. Vec nqs sdo kisha zgjedhje ..

E, hahaha!

Nuk thashe qe eshte diçka negative, perkundrazi, iu kam zili per forcen e vendosjes. Fundja, une kam mengjese qe e kam te veshtire te zgjedh ngjyren e çorapeve qe do vesh pale te tjerat. Brezat e sotem ushqehen me idene shtyrjes te vendimeve te rendesishme; personalisht ne moshen 22 vjeçare s'do me kishte rene nder mend t'i çoja babit burre ne shtepi(e natyrisht as atij s'do i kishte rene nder mend t'i hapte deren e shtepise nje mashkulli smiley ), mirepo ju...ah ju, çak-fak, gruan/burrin ne shtepi. smiley Hajde kohe e arte, hajde!

Mendoj se njeriu behet nostalgjik i ketyre te kaluarave(aspak gloriose shpesh)kur e sotmja çalon keqas.Mendoj se eshte si arratisje nga .....kush e di nga...  smiley

Per te marre ca vendime kaq terribile eshte e domosdoshme te jesh 22 vjeç.....Normale.....

Aman dhe ju mos na shkaterroni imazhin e jetes studentore te tipit "Ne cdo stine" smiley.   C'paskeshit qene, njerez mizor smiley.

smiley Sta prishin ne moj,

Eshte prish qekur Ben Imamit ju trash qafa  smiley

Amon mi Tushe po s'paskeshit qeder fare sonte mi smiley.  Po rri o goce, se vetem ashtu e mbaj mend Benken une, qafeholle lol. 

PS: Aq shume i eshte trashe? lol.  Kshu eshte kur le artet per pulitik smiley

hahahahahahahahahahahahahaha.  Tushe kom qesh me t'modhe smiley

 

Monde, nga konvikti ne Tirane une kam vetem histori qe kam pas nejt gjithe noten te shoket duke bo detyrat e kursit, se i lejshim per diten e fundit. Dhe ky zakon me ka ngel akoma, urdho ene sot pranej jom akoma zgjut, se po punoj per i gjo qe e ka afatin neser dhe kam pas 1 muaj n'dispozicion e se kam prek hic smiley

Ja, meqe mu kujtua nje histori konvikti e vertete. Punonin nja tre bij nenash naten, benin detyrat dihet. Njerin na e merr uria nga ora tre e nates, i zoti i dhomes normal qe s'kishte asgje ne dhome, student inxhinierie. Ai thoshte "kam uri" ky i thoshte "pi ca uje", nja gjysem ore ky muhabet e i than burri i botes nja tre litra uje. Kur s'po ndihej me te kerkonte buke, e pyet ky mjeshtri "he mo, ke me uri?" - Jo ore, thote ky, s'kam me. Ja kthen prape kopetenti "po ti paske qene duke vdekur per uje o tu mbyllte e mendjes" smiley

Nje histori konvikti ,

Ishin mbledh me nje dhome 5 shoke dhe kishin da menjen me pi raki ,Rakine e kishte sjell njoni nga Permeti ,pak buke te zeze ,djath hudhra domote ,sa per me bo i dore muabet.

Ngrihet njeri dhe thote, meqense jemi te gjithe cuna te rinje, te tregojme secili historine e vete ,se kur ka bere dashurine e pare dhe si ?

Fillojne te gjithe me radhe,dhe tregojne se si e qysh kishin rene ne dashuri dhe se si e kishin bere dashurine,...Kater te paret e kishin treguar historine e tyre ,dhe i pesti nje nga Veriu..nuk po tregonte gje ..

Po he mo na trego edhe ti kur e ke bere ,per here te pare..dashurine?

-Un perhere te pare ,kom ci i dhi -tha miku dhe te gjithe ja plasen te qeshmes!

He Monda,

What do u think ?

Te pelqyen tani "historite" sajume/perjetume/te shtume te  konviktit  ??? 

 

Po zborin dhe aksionet e misrit i ka kap no njoni prej jush?

Ne ne zbor ne vit te pare fakultet kishim per oficer nje student te vitit te katert. E ngacmojshin ate t'shkretin gjithe cunat e klases se ku t'ra bixha ty mer qen, me femna? Ai jo sikur e kishim komandant, po si hamall. Na mbante automatiket, cantat e maskave te gazit. Ne i blejshim i shishe me konjak dhe ai shkonte konvikt e mburrej se ja kishin sjell tironcet.

Kuptohet qe teori dhe praktite nuk beme as nje dite per dy jave rresht. Komandntet kur benim rreshtoren ne mengjes thoshin kompani da da da , do shkoj nga krahu i lindjes se liqenit. Ne kastile shkojshim nga krahu i kundert qe mos na gjejshin. Nje dite i pame presorat nga larg tu na kerku. Vejshim ne roje me pa kush po kalo. Kur vjen roja jone edhe thote: Jane tu sha me non e me bab se nuk na gjejne dot.

Diten e fundit na gjeten dhe na ben nje si tip rreshtore me pyetje. Nxjerr komandanti njonen nga rreshti dhe e pyet: Julinda ca eshte kjo qe ke ne krah? Ajo shifte nga ne po asnji nuk tregote dot. U mundua, e u mundua dhe ja plasi: Mitraloz presor (per automatikun).

Jo po tank - ja ktheu komandanti.

E ngeli te shkreten ne ushtarake.

Ene mos filloj me aksionet pastaj....

 

Se na kujtove zborin

Po zborin dhe aksionet e misrit i ka kap no njoni prej jush?

E si jo? Mamurrasin, gjithe fakulteti i shkencave aty... Na pelqente se ka qene kohe e relaksimit, e gradonim ne zero, me keq se ushtaret. Pastaj ato mbremjet deri naten vone...

Me kujtohet ne nje prej ketyre zboreve me caktuan komandant toge. Kishim nje oficer, nje toc, por megjithate ne krahasim me ato te toges tjeter ishte mall... Kishim dale nje dite neper ato kodrat dhe ai, oficeri, na jep situaten: Nje batalion grek nga lindja, nje batalion amerikan nga perendimi, nje jugosllav nga veriu, e nje tjeter nga lindja me forcat e perziera te NATOs. Kishte dhe ca aeroplane taljone qe vinin verdalle, qe armiqte mund t'i perdornin ne rast nevoje...  - Cfare do bejme? -- pyet "gringua".  Hic njeri pergjigje. -He mo komandant -- me drejtohet mua -- si do ta zgjidhje situaten. -- Une dorezohem! -- iu pergjigja -- Qysh more? - m'u hakerrye toci mes te qeshurave te shokeve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).