Permbledhje e masave qe po merr apo mendon te marre Shqiperia per pasojat e probleve financiare qe linden ne US dhe EU

Kemi diskutuar gjere e gjate per pasojat e krizes ekonomike ne Shqiperi. Nje renie e rritjes ekonomike eshte e paevitueshme. Arsyet jane, ulja e eksporteve, ulja e kredise, ulja e te ardhurave te emigranteve, etj. Kjo do zbuloje shume probleme te brendshme te ekonomise shqiptare qe vitet e fundit u mbuluan disi nga nje ere e mire ne rritjen boterore dhe nga investimet publike. Nga ana financiare, problem qe lind natyrshem eshte renia e vleres se lekut. Sistemi bankar (mund te themi dhe financiar me zhvillimin qe ka ne Shqiperi) eshte ne dukje i shendetshem, por nuk perjashtohet mundesia qe paniku ta coje ne krize. Ky panik mund te vije jo vetem si shkak i pasigurise se brendshme, por edhe te asaj se jashtme. Prandaj, pervec informimit te publikut nevojitet dhe nderhyrje ne sistemin bankar ose me pergjithshem ne ekonomi per te shmangur krizen.

Nje perzierje masash dhe deklaratash nga zyrtare te ndryshem i kemi pare te nderthurura ne artikuj te ndryshem, por mendoj se mungon nje pasqyre e plote se cfare masash ka marre Banka Qendrore dhe Qeveria ne dy aspekte:

1) Evitimin e panikut financiar dhe

2) Rekuperimin e rritjes ekonomike

 

Nje permbledhje e shkurter e atyre qe kemi degjuar deri tani do ishte (mbeten per tu konfirmuar):

a. Garantimi i depozitave ne leke ne 2-2.5 milione leke te reja (mbetet per te konfirmuar shifra e sakte)

b. Dje ishte nje lajm per kredi me interesa te perballueshme per nje numer njerezish. Nuk e mora vesh pse gjysma ishin ish-pronare dhe gjysma persona ne nevoje.

c. Rritje e investimeve publike (ne cfare mase, ne cfare kohe dhe a ka projekte??)

d. subvencionimi i kredive ne sektorin e eksportit (duket si ide e mire)

e. subvencionimi i sektorit te ndertimit ( personalisht do isha kundra )

13 Komente

mungon nje pasqyre e plote se cfare masash ka marre Banka Qendrore dhe Qeveria ne dy aspekte:

1) Evitimin e panikut financiar dhe

2) Rekuperimin e rritjes ekonomike

Per kete te paren s'e di c'po ben qeveria, po media po perpiqet dite-nate, me mish e me shpirt, ketu e kater-pese muaj, qe te evitoje perhapjen e panikut te krizes. PPU gjithashtu kontribuon me sa ka mundesi.

Pervec gjerave interesante qe shkruan ti Gre, une gjithashtu jam kurioz per pergjigjen e pyetjes ne lidhje me komentet e tipit "krizen e ndjejme  dita-dites me shume ne jetet tona"; si/sa/ku konkretisht ndihet kriza ne jeten individuale te shqipove qe jetojne ne Shqiperi? Dmth efektin real te saj (nese) ne jetet e tyre ne krahasim me 6 muaj apo nje vit me pare, + ca frike/pasigurie kane njerzit atje aktualisht. Them njerzit konkrete, reale, jo specialistat mjafto-peshkiste qe bejne propogande dhe analiza spepullative ne media per "mos perhapjen e panikut", meqe kemi zgjedhjet sivjet.

xhib,

perceptimi eshte gje e keqe por edhe e vertete. Nese disa njerez ndihen te pasigurte per ekonomine dhe per te ardhurat, kjo nuk eshte e pazakonte. Por puna eshte se nuk tregon asnje gje. Tjeter gje eshte se nje shprehje e tille i drejtohet me shume problemeve ne ekonomi. Por per momentin duhet te ndajme problemet me ekonomine dhe problemet e sistemit bankar.

Pikerisht Gre, ngaqe perceptimi ne keto raste eshte nje faktor signifikant me pasoja reale, prandaj e kisha ate ironine me lart, me keto pacavuret te ashtuquajtura media qe kane rreth gjysem viti qe shkruajne pacavure te tilla spekullative per te bere pikerisht kete; per te injektuar panik ne popull, me shpresen qe kjo do shkaktoje ose do rrise efektet reale (njerzit te vershojne ne banka te terheqin parate, etj), gje e cila ne mendjet e tyre te qelbura dhe cinike dhe amorale perkthehet si pike kunder qeverise aktuale dhe shanse me shume qe padroni i tyre Rama te vije ne pushtet. Jane te njejtet monstra (disa prej tyre te pakten) qe bene te njejten gje ne '97 kur e pane qe populli ishte i zemeruar me firmat piramidale; i hodhen benzine zjarrit. Rendesi per keta monstra ka qe te vije iksi apo ypsiloni ne pushtet dhe bashke me te dhe ata vete si shpurra e tij, ndersa kusuret qe i paguan populli ne keto dallavera per ta jane nje collateral damage i justifikueshem per te cilin s'ja vlen te mendohesh dy here.

Ndaj thashe dhe tek tema tjeter, qe keta kane me muaj te tere qe nje here ne jave bejne nga nje fushate te kordinuar me alarme te tipit "sapo na kapi kriza financiare dhe ne ne Shqiperi, sapo na hyri kriza financiare ne palce". Sa here na ka sapo-paralizuar kriza deri tani? smiley

Dmth ne kete nuk i referohem njerzve si ty qe mundohen vertet te vene re jo vetem efektet reale ne Shqiperi te kesaj krize boterore, po dhe te fokusojne vemendjen tek cka duhet bere. Kjo eshte per tu admiruar vertet.

E kisha me palacot per te cilet qellimi justifikon cdo mjet; perhapje paniku, perpahje lajmesh te genjshtra ne bote qe perflasin gjithe kombin, hedhje benzine zjarrit qe djeg njerzit, aleanca me ata qe deri dje i gjuanin ne veze se i kishin zene karrigen, etj.

Xhibi, kemi folur disa here per kete pikepamjen tende, qe pret qe politikanet tane te jene me safi se te tjeret.  Apo qe cuditesh qe ne nje vit zgjedhjesh nuk "do perfitohet" nga rasti me situaten ekonomike. 

Por mos shko me lart o burre i dheut.  Disa guvernatore republikane po refuzojne te ardhura per shtetet e tyre nga bailout package, nen premisat se eshte kunder kushtetutes.  Dhe te gjithe keta guvernatore, "rastesisht" kane pretendime per 2012. 

Ndersa per perceptimet vs realitetit ne Shqiperi, peshqit atje mund te shkruajne me konkretisht.  Ama, sikur shkruajta diku, por meqe e do rasti po e perseris, qe kunatit, mallri qe i shitej brenda nje dite, tani i duhen dy-tre.

Po s'pertove pastaj tek tema e krizes, kam vene dicka ne anglisht sesi behet strumbullari, apo rrethi vicioz krize-perceptim-krize.  Hidhi nje sy se e di qe do te te pelqeje smiley.

Monda, keto justifikimet tende me krahasimet me Ameriken po behen si ato muhabetet e tipit bosi im e ka makinen me te madhe se bosi yt, keshtu qe makinisti i trenit eshte 42 vjec, prandaj ne nuk ka kuptim te bejme me debat. smiley

Une nuk e kisha fjalen per politikanet ne komentet e mesiperme, po per shpurrat e tyre ne media dhe gjetke, per keta analistet e pafund dhe keta "specialistet" e midhje-peshkut te shoqatave "te pavarura" qe perhapin panik ne menyre jo vetm spekullative, po sistematike dhe te kordinuar, me qellim perkeqesimin real te gjendjes dhe shkaktimit te krizes reale, pikerisht se jemi ne prag zgjedhjesh. Tani sikur mediat amerikane te ishin ne ekuivalenten e mediave shqiptare, dmth ne mbizoterim, ne kordinim, ne paturpesi etj ne fushata te tilla panik-perhapje, sot Amerika (qe eshte epiqendra e krizes, ne ndryshim nga Shqiperia) do ishte literally on fire, sic u be ato dit ne New Orleans po ne gjithe vendin. Per efektin e perceptimit te njerzve ne situata te tilla mbase flet dhe Gre qe mbase eshte i fushes ekonomike dhe di me teper, ose ndonje tjeter. Po per nje miniefekt te tille mjafton te kujtosh falimentimin e asaj bankes ne Cali dhe disa te tjera si ajo, pjeserisht ngaqe njerzit shkuan te terheqin te gjithe parate ne te njejten kohe pasi u be panik ne media per ate banken, gje e cila e beri spekullimin realitet mbas reagimit te njerzve.

Po shqyr qe ne Shqiperi keta palaco kane efekt me pak dhe qe s'ja vene veshin shume, pasi populli eshte zhgenjyer jo vetme nga politika po dhe nga palo-mediat dhe fushatat e tyre mediatike.

Kshu. So spare me krahasimet dhe analogjite e tipit te gjithe jemi njesoj, kudo behet njesoj, etj., se ne fakt jemi kaq ndryshe sa s'behet fjale.  Artikllin do ta lexoj patjeter. smiley

Po diskutojme miqesisht, si gjithmone dmth, e jo me banalitete, apo llogje makinistesh.

Une po marr rastin e US (si shembull e jo jystifikim) ngaqe te dy jetojme ketu.  Me edrus ta zeme, do i referohesha me Berluskonin (qe psh sa beri nje ligj te ashper per emigrantet, te tipit rrofte sebepi, po tjeter muhabet.)

Ndersa per mediat ne US per kohe zgjedhjesh, mos ta hapim hic se i ka ik koha.  Por edhe tani .... Nejse. 

PS: Nuk te thashe per artikullin, por per nje postim tjeter.  Por meqe je ... hidhi nje sy dhe atij.

Po miqesisht padyshim, s'eshte nevoja te permendet, po si justifikim mu duk pra, pasi ne kete rast ne te dy e njohim realitetin shqiptar te medias, dhe ate amerikan njekohesisht, dhe kjo s'ka fare te krahasuar. Ku ke pare ti fushata mediatike te organizuara nga nje sere mediash kryesore kombetare ne Amerike (networks + cable news p.sh. do ishte ekuivalenti ketej) per te perhapur panik ne popull ne kete menyre me artikuj spekullative dhe me thirrje te tilla te zgjase me muaj te tere? Apo dhe per shume raste te tjera shume me flagrante se kjo, ne te shkuaren e larget dhe ate te afert, qe ke thene disa here kur i kam kritukuar qe 'fushate eshte dhe behet dhe ketej' e gjera te tilla. Per kete pra ishte pergjigjja, qe medemek fajin e kisha une qe po habitesha nga mediat shqiptare pasi njesoj ndodh kudo dhe s'ja vlen te vecosh keto maskarralleqe dhe palacolleqe, qe nese do ndodhnin ne Amerike rrezik nje pjese e tyre do ishin jo vetem jashte medaive, po dhe ne burgje, per fushatat e tyre qe nga '96 e ketej.

Dmth qe ta dish ku e kisha fjalen, nese s'e kuptove, jo qe te na inatosesh.  smiley

Do ta lexoj pastaj ate artikullin qe solle dhe do flasim me gjate. smiley

xhib qetesohu se erdhi e premtja smiley

kete teme e hapa qe te kemi te gjithe nje ide me te qarte se ku qendrojme. Gjerat nuk jane vaj dhe eshte shume e lehte te marri per keq. Banka dhe qeveria nese po marrin masa mund te mundohen te bejne dhe PR'in. Psh, per masat ndaj krizes une kam degjuar vetem disa deklarate te Bodes, ca informacione nga Koth dhe ca keshilla nga Qafmolla. Do ishte mire te dinim cfare po behet dhe publiku duhet te informohet. Heshtja (qe edhe vjen nga mungesa e idese) hap rruge per artikuj gazetash jo shume te sakte qe perhapin panik.

Rritja e shumes per garantimin e depozitave deri ne 2 milion leke (te reja) do te ishte nje mase e zgjuar per te frenuar terheqjen e depozitave nga individet. Por kjo duhet bere sa me shpejt! Muajin e fundit disa banka kane rritur me nga 1-1.5 pike perqindjen e interesave per depozitat me afat 1 vjecar (te cilat kane shkuar deri ne 7.8% nga 6-6.5% qe ishin 1 muaj me pare), nderkohe qe BQ uli me 0.5 pike perqindjen e interesi baze.

Subvencionimi  eksporteve ne parim eshte nxites per ekonomine, por te lutem me thuaj se cfare po eksportojne firmat shqipetare? Pothuajse asgje. Pra eshte nje perpjekje donkishoteske sa me fshi b.......

Monda; ".....Disa guvernatore republikane po refuzojne te ardhura per shtetet e tyre nga bailout package,...."

 

Monda a mund t'ia sqarosh publikut se ç'eshte kjo fjala e fundit; Bailout package,  qe te dali kuptimi i plote/tamam  i tere fjalise.

Nuk e kuptoj se ç'i ka kapur shqiptaret keshtu. Mos ndoshta kujtojne se ter njerzit rrotullohen rreth anglishtes, vetes se tyre, apo termave qe perdorin vetem ekonomistet anglisht-foles. 

Pjer, ke te drejte, dhe brenda mundesive mundohem te evitoj perdorimin e ketyre termave ne anglisht.  Ne kete rast i rashe shkurt se ishte nje pergjigje ndaj xhibit.  E megjithate, do ta kem parasysh here tjeter smiley.

bailout-package=pakete e stimulimit te ekonomise (mbase s'ke problem me fjalet pakete, stimulim dhe ekonomi smiley)

Si fillim  te lexojne kete artikull. Shqiperia eshte pjese e botes.

Kriza ekonomike rezikon stabilitetin ne bote

 

 

Nga Tom Gjelten

 

Mare dhe shqiperuar nga National Public Radio

Edicioni i mengjezit

18 shkurt 2009

 Sot ne bote papunesia eshte ne  rirtje, te ardhurat financiare  te qytetareve jane ne renie dhe nuk eshte e qarte sa kohe do te zgjate kjo krize e rende ekonomike. Situata ekonomike globale eshte bere aq serioze, sa kreret e sherbimeve te fshehta amerikane tani pranojne se rreziku i krijuar nga situata ekonomike  ja kalon rrezikut te terrorizmit

 

 

Raporti dramatik i drejtorit te National Inteligjence ( sherbimi informativ kombetar SHBA) Dennis Blair javen e kaluar theksonte se   kriza ekonomike eshte sot per SHBA-ne  ne krye “te shqetesimeve te momentit per  sigurine” Megjithese se ky raport ishte nje surprize per shume antare te kongresit amerikan nuk eshte pa kuptim:

 

 Rania e ekonomike globale shume lehte mund ndryshoj mardheniet ne  bote. Vende qe me pare kane qene te stabilizuara mund te behen jo stable. Kufijte gjeopolitike mund te ndryshojne renjesish, disa vende mund te behen te fuqishme ndersa te tjerat mund te dobesohen. Aleatet mund te behen armiq

 Dhe asnje nuk e di me siguri si do te zhvillohen ngjarjet.

 Reziku eshte kur renia ekonomike (recessioni ) te zgjate per shume kohe

 Kjo eshte nje pike ku parashikimet nuk perputhen” thote David Gordon, nje ish punojes i sherbimeve e sekrete,  tani drejtor i grupit te kerkimeve politike Euroasia Group. Deri ne muajin e kaluar ai ishte drejtori planeve te politikave ne departamentin e shtetit amerikan.

 Nje mundesi eshte qe papunesia te ritet me shume dhe te behet aq keq sa ne disa vende kjo te rezikoje rendin publik dhe stabilitetin e ketyre shteteve. Blair e permendi kete skenar ne analizen e rreziqeve qe i parashtrohen SHBA-se javen e kaluar ne Kongrers.

“ Kriza ekonomike rit rezikun e destabilizimit te rregjimeve ne qofte se kjo krize do te zgjate per nje apo dy vjet”

 Faktori kryesor eshte zgjatja kohore  e krizes. Gordon pranon se nje krize ekonomike e gjate do te jete shume e veshtire per disa vende te menaxhohet.

 “Shumica e per te mos thene te gjitha vendet e medha kane mundesi te perballojne krizen ekonomike, pa krijuar destabilizm politik, ne qofte se kriza ka nje jetegjatesi normale. Por – vazhdon ai – ne qofte se ajo zgjat me shume se normalisht dhe atehere ska me siguri se si do te zhvillohen ngjarjet”

 Nevojitet me shume kooperim

 Gjate historise, lufterat kane shoqeraur  krizat serioze  ekonomike . Lufta e dyte boterore,  per shembull, erdhi pas krizes ekonomike te njohur si “Great Depression”.

 Me kete shqetesim ne mendje senatori demokrat  i shtetit te Massachusett John Kerry  qe eshte dhe kryetari i komisjonit per mardheniet me jashte, ftoj eksperte per mardheniet nderkombetare te deshmojne para komisjonit, ne nje tavoline te rrumbullaket, ne lidhje me implikimet qe kriza ekonomike krijon ne politiken e jashteme.

“Cfare duhet te bej ShBA qe te dergoj nje mezash te qarte dhe te vendose besimin ne bote?” ishte pyetja qe ai ju drejtoj eksperteve

 Pergjigjet e eksperteve ishin jo shume optimiste. Hapat qe duhen ndermare dhe  qe te gjithe ekspertet i pranuan jane ato qe ne fakt jane me te veshtirat per tu realizuar politikisht. Bankat e rrezikuara amerikane duhet ne nacionalizohen, qofte edhe perkohesish, (kjo mbase jo si fillim).  SHBA duhet te udheheqe boten ne  rezistencen ndaj masave proteksioniste ( por paketa stimuluese e SHBA perfshin pjesen “shteti do te shpenzoj vetem per  mallara amerikane&rdquosmiley dhe… Qeverite ne bote duhet te punojne sebashku ( e kunderta ka ndodhurt deri tani

“Cfare kemi pare deri tani eshte mo kordinimi ( ndermejt vendeve te botes) ne politikat ekonomike qe kane te bejne me krizen globale ekonomike” thote Desdemond Lachman, nga American Institute Enterprise “ Po te vazhdohet keshtu do te shikojme te evidentuar qe disa  vende te ndermarin politika ne dem te vendeve te tjera ose  disa vende do te perfitojne ne kuriz te vendeve te tjera.”

 

Ne kohe krize ekonomike qeverite zakonisht mbrojne  prodhimin e tyre nga konkurenca  qofte edhe kur kjo mbrojtje  krijon deme  per ekonomine globale.

 Banka boterore parashikon se tregetia nderkombetare kete vit do te ulet me 2%. Disa analiste shkojne akoma me larg, duke parashikuar se bota do te kaloj ne nje periudhe te de-globalizmit pas shume vjetesh te ritjes se integrimit ekonomik global. Kjo rruge mund te acaroj mardheniet nderkombetare.

 Eshte detyre e sherbimeve  sekrete te fokusohen ne kete rrezik dhe pregatitin qeverite  e tyre per cfare mund te ndodhe ne bote. Eshte kjo arsyeja qe sherbimet sekrete amerikane po analizojne te gjithe skenaret qe mund te veshtiresojn krizen nderkombetare financiare

 Kjo do te jete dhe pjesa e dyte e emisjonit “ Lufta financiare midis shteteve”

 

Pjesa e dyte

 

 

Kriza ekonomike mund te behet shkak per nje lufte globale financiare

Sherbimet e fshehta amerikane theksojne se kriza globale ekonomike eshte tani ne krye te listes te rreziqeve kombetar qe i kanosen  amerikes. Renia ekonomike mund te prodhoje destabilizim dhe demtoj mardheniet nderkombetare. Sipas zyrtareve te sherbimeve sekrete amerikane “ Shtetet bile mund edhe te tentojne te futen ne nje lufte financiare”

Por ndersa CIA and agjensite e tjera jane tashme te bindura se duhet ti kushtojme me shume vemendje krizes nderkombetare financiare, nenpunesit e ketyre agjensive nuk  jane te pregatitur te analizojne keto rreziqe. Per kete ata kerkojne ndihme nga eksperte jashte strukturave te agjensive te tyre.

 James Rickards, nje nga ekspertet ne fushen e re te “rrezikut financiar” eshte nje nga konsulentet e drejtorit te sherbimit te fshehte kombetar “National Inteligence.”

 “Natyrisht ata (agjensite e fshehta)   kane ekonomiste” thekson Rickard  “Ata studiojne sa eshte GDP e Rusise apo e Kines, dhe nje analize e tille  e makroekonomise ka qene gjithmon e pranishme ne keto agjensi . Por kerkesat e sotme jane  ndryshe”

 Nje Pearl Harbor ne Dollar

 Shqetesimi tani nuk eshte fuqia ekonomike vendeve, por eshte se si keto vende levizin parate e tyre dhe se si keto levizje mund te perdoren ne nje lufte finaciare. Po te marim per shembull Kinen. Kinezet zoterijne tani $1 trilion te borxhit amerikan, ne formen e  bonove te  thesarit, apo dhe te tjera siguracione bankre amerikane. Kjo u jep kinezeve nje fuqi te madhe mbi ekonomine amerikane. Sikur ata te vendosin dhe ti  shesin keto siguracione bankare, ky veprim  do te  sillte nje renie te ndjeshme te dollarit amerikan.

Rickards those se Kina mund te perdore kete si nje menyre per te te nenshtruar ameriken, ose thjesht per fitime ekonomik.

 “Mund te imagjinoni  nje skenar kur nje shtet tjeret te ndermare nje sulm financiar ndaj amerikes– te themi  nje lloj Perl Harbori ndaj fuqise se dollarit” thote Rickards. “dhe keto jane gjera qe une  mendoj se profesionistet e sherbimeve te fshehta me te drejte i mendojne. Por mund te mos jete kjo. Mund te ndodhe qe Kina te veproj thjesht per interesat e saj ekonomike ne nje menyre le te themi  pershembull qe ne nje monent asaj i intereson te rite normat e interesit dhe kjo te coj qe dollari te bjere.

 Sikur kinezet te shisnin ne te njejten kohe tere siguracionet banakre ata do te demtoheshin edhe vete ekonomikisht po aq sa do te demtoheshin edhe amerikanet, sepse vlera e ketyre aksioneve do te binte shume. Por Rickards mendon se Kina mund te ndermare veprime  gjysmake.  Kina mund te shkembej pershembull borxhin amerikan afatgjate me letra me vlere    afatshkurtera.

 “Mos mendoni se kinezet nuk jane te sofistikuar ne fushen e financave”.thote Rickards ” Ata kane shume ekonomiste qe kane mbaruar MIT , Harvardin apo Universitetin e Cikagos, dhe qe dime me shume se cdo njeri tjeter. Keto jane lojra te vogla ne nje skene te madhe qe njerezit nuk po i kushtojne vemendje por qe jane me potencial reziku te madh.

 Shqetesimi per Evropen Lindore

 Nje rajon  tjeter  me rendesi  eshte Evropa Lindore. Qeverite nga ajo Polake tek ajo Rumune po perjetojn nje renie te theksur te vleres se monedhes se tyre ndaj dollarit apo euros, kjo ka sjell renie te nivelit te jeteses. Pas rezimit te bllokut komunist, keto vende u larguan nga socializmi dhe u drejtuan drejt  tregut te lire dhe demokracise perendimore.

 “Per keto vende kjo eshte e para here qe ndodh nje krize e kasaj natyre” thote Daivd Gordon nje ish officer i sherbimeve te fshehta per ceshtjet ekonomike “ Keto vende kaluan shume ndryshime qe nga koha e renies se komunizmit, por per ta eshte e para here qe ballafaqohen nje nje krize te tille kaq te rende e te kesaj natyre, krize qe shume lehte mund te ndryshoj orientimin e tyre pro perendimor dhe pro tregut te lire”

 Rusia eshte  goditur nga kriza ekonomike me shume se amerika. Por Gordon qe tani drejton EuroAsia Group, thote se renia ekonomike ka forcuar pozitat e elementeve konservative ne Rusi, duke i bere ate me te vendousr per tu perballur me fuqine politike dhe ekonomike te SHBA-se

 Rreziku nga Al Qaida

 Nje tjeter fushe e luftes financiare eshte ajo me Al Qaeden. Osama Bin Laden e ka bere te qarte se ka si synim te shkateroj sistemin financiar amerikan.Por ai nuk ka as mjetet,  as ekspertizen dhe as kapitalin ekonomik qe te manipuloj tregun fianciar amerikan ne ate menyre qe mund ta bej pershembull  Kina apo lojtare te tjere ne fushen financiare

 Gordon eshte me pak i shqetesuar per kete skenar

 “Une mendoj se ata ( Al Qaeda) e shikojne kete me shume ne forme  simbolike,”  thote ai ” Une mendoj se vizioni i tyre per te shkateruar ekonomine amerikane eshte si te perplasin ndonje avion ne Fort Knox (vendi ku mbahet thesari amerikan)  Ata nuk mendoj se ata nuk  kane ndonje pikamje me praktike per kete. “

 Rickards pajtohet me kete mendim te Gordon. Por ai thote se  Al Qaeda mund te demtoje ekonomine ameriane thjesht me nje sulm ne kohen e duhur

 “Ne qofte se ata ndermarin nje sulm terrorist ne kohen kur ekonomia eshte ne lulezim, ne mund ta perballojme, “ thote Rickard,” por ne qofte se sulmi behet ne kohen kur ekonomia eshte e dobet kjo mund te shumfishoje krizen dhe mund te shkateroj tregjet shume me shpejt dhe shume me gjere.

 Mbildhini te gjitha keto bashke dhe do te kuptoni se kriza ekonomike  e gjen ameriken ne nje siutuate shume te vecante.

toko je i papam. flm per prurjen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).