Identiteti i Peshkut?

A ka Peshku nje identitet ose qendrim te caktuar politik? 

Dmth e kam fjalen Peshku si faqe/blog, jo administratoret e tij si individe/peshq, po permbajtja e ketij blogu, artikujt e medias qe zgjedh(in administratoret) per te publikuar, ose qe jane artikuj origjinale te Peshkut. Sipas administratoreve jo, Peshku eshte thjesht nje oaz qe percjell prurjet e ndryshme te peshqve, eshte nje faqe/blog pa qendrim dhe identitet te caktuar dhe qe eshte njesoj i hapur per te gjithe. smiley

Shtysa eshte nga tema rishtazi me fotot e Berishes ne Washington, ku pati diskutime rreth kesaj dhe ku disa prej nesh shprehen rezerva per tema dhe tendenca te tilla qe hasen shpesh tek Peshku, te shprehura keto (nga une te pakten) jo si akuza kuptohet, po si zhgenjim per nje faqe qe e frekuentoj(me) rregullisht dhe e vleresoj(me) padyshim, ndryshe s'do merrnim pjese ne te. Pa dashur te perseris ato qe shpreha tek tema ne fjale, ne lidhje me mendimin tim per kete, me cka lexoj gjate kohes qe e frekuentoj Peshkun rregullisht per mbi gjysem viti, mua PPU me rezulton si nje blog/faqe qe jo vetem ka nje identitet dhe qendrim te caktuar politik, dhe jo vetem qe shpesh ben propogande te paster politike (dhe kjo eshte e drejta e vet/tyre padyshim) por kritika ime eshte kryesisht ne berjen e kesaj propogande/sulmesh politike ne nivele mediokere, cheap shots, bazuar ne "skandale" te kategorise tabloid, te cilat qofte dhe pa qellim rezultojne ne uljen e nivelit te dabatit, ne insinuata dhe hedhje balte vetem per qellime safi politike, dhe per rrjedhoje anashkalojne gjerat dhe ceshtjet serioze per te cilat meriton te kritikohet jo vetem Berisha dhe qeveria aktuale, po dhe forcat e tjera politike, dhe bile dhe ato apolitike, ose "apolitike" me sakte.

Masmediat tona kutërbojne nga keto fenomene (fatkeqsisht), dhe kur veren te njejtat simptoma dhe tek nje faqe si PPU qe ne frekuentojme rregullisht, mbase kjo si nje perpjekje per tu "arratisur" nga keto palo-massmedia qe jane bere de facto vegla ne duart e politikaneve, pra per te gjetur nje medium me cilesor komunikimi dhe debati (dhe per artikujt e shtypit, per te gjetur ketu me te denjet e tij), atehere pra zhgenjimi lind natyrshem ne raste te tilla ku dhe ketu perballemi kaq dendur me te njejtat paçavure.

Identiteti i nje faqe/blogu, si dhe i nje media, apo cdo gjeje tjeter, eshte dicka qe shprehet/duket nga puna, ne kete rast permbajtja, jo dicka qe thjesht mund te argumentohet ne nje bisede/debat se eshte keshtu apo ashtu.

Per ta bere me konkrete kritiken (nese do e quaja te tille) rreth kesaj pyetje, ja disa nga temat/artikujt qe gjenden tek kategorite kryesore te Peshkut, te cilat mendoj se i perkasin pikerisht standarteve te uleta qe permenda. I hodha nje sy vetem diteve te fundit, nga 1 Janari e ketej, dhe behet fjale jo per kategorine e shtypit te Peshkut, ku ka me shume artikuj, dhe qe dhe ato jane artikuj qe botohen/miratohen nga administratoret e Peshkut, po per kategorite kryesore te faqes, dmth ato artikuj qe keta administratore i zgjedhin per ti faqosur/promovuar ne bash te faqes. Anash titujve eshte dhe burimi i artikullit, dhe ato qe jane "PPU" dmth qe jane artikuj origjinale te Peshkut, me autore administratoret ose ndonje peshk tjeter.

Faqja kryesore

Mos humbisni

Nga keta 14 artikuj, 5 jane origjinale te Peshkut, 3 nga Shekulli, 2 nga Gazeta Shqiptare, 1 nga Top Channel, 1 nga Shqip, 1 nga Tema, dhe 1 nga Mapo. Keto nuk perbejne shumicen mumerike te artikujve te ketyre kategorive gjate ketyre diteve kuptohet, po per mendimin tim jane 14 too many per kedo media (dhe jo "media&quotsmiley apo blog/faqe dinjitoze. Dhe flasim vetem per nje periudhe kohore prej nje muaji dhe nje jave. Gjithashtu, arsyeja ose justifikimi qe degjojme ndonjehere e tipit "ne sjellim dhe artikuj palaço per ti kritikuar" me duket si te thuash "ne varim here pas here njerez tek sheshi i qytetit per ti treguar popullit sa gje e keqe eshte ky fenomen".

A ja vlen bara qerane qe identiteti i Peshku te ulet/tjeteresohet ne kete fare niveli? Kuptohet kjo per ne te tjeret si pjesmares/komentues te thjeshte eshte kryesisht pyetje retorike. Per administratoret e faqes mendoj eshte nje pyetje reale.

 

P.S. Jam kurioz ta shikoj si do jete PPU mbas 1 apo disa viteve, dhe si do mbahet mend apo identifikohet nga lexuesit dhe ish-lexuesit si faqe, pertej/pervec (mos)identitetit politik. smiley

60 Komente

Une kam shume me teper kohe qe frenkuentoj peshkun...Mbi tre vjet...Pak a shume e sidomos ne dimer jam gati e perditshme.Mund te them se nga tre adminet,Penari ishte i vetmi me konture te qarta komunste.....LLukani ka mjaft koherence ...me periudhen e tij amerikane.Ka ndryshuar pak.Me skandalozi eshte Blendi...Kur shkruante nga Boston,ishte i ekuilibruar, nje djalosh i ri me deshire per te zoteruar boten.I lexoja me shume kenaqesi komentet e tija plot me sensibilitet per gjyshin ,motren...U kthye ne Shqiperi....Nuk e njoh me.Si duket e kapi n'dore Spiropalja me Ypin e ja krruajten deri ne fund ate shtrese te holle varaku te vene ne Amerike..Duket madje edhe i plakur...Po ...PPU,po ravijezohet gjithnje e me shume si zedhenes i G99,Mjaft-e i socialisteve.....smiley

Jeeb, peshku eshte pertej se majtes dhe se djathtes! smiley

Poshte kamunistat!

 

 

Identiteti peshkut?

Blog i hapur per te gjitha idete, pikepamjet dhe mendimet. Me nje spekter te gjere tematikash.Por nese disa peshq politiken dhe komentet per temat e nxehta politike i kane si buken dhe oksigjenin e perditshem,  ky nuk eshte faji admineve. Ky kryekampioni komenteve per temat me pulitike ankohet per prurjet prej shtypit.Po pse qenka njeanshmeri zotni? Ky eshte spektri i shtypit te pavarur. Kush tjeter ka mbet? Ah po, 55! Po gazeta partiake ZP< >RD dhe altoparlante te PD e PS nuk do lexojme ketu aman.

 

Zana: PPU po rivajezohet gjithnje e meshume si zedhenes i G99, Mjaft e socialisteve

Eshte e kunderta Zana. Une skam pare ndonje artikull apo shkrim nga shtypi q ete levdoje hapur G99 ose Mjaft. Perkundrazi.Kur vjen ndonje artikull ku analizohet/kritikohet G99/Veliaj e Mjaft/Spiropali peshqit kalojne ne orgazemen e urrejtjes, komentet arrijne ne top, gjuha behet  e drunjte, arsyeja erresohet, toga e pushkatimit behet gati, polici jep urdher: Zjarr dhe Xhibi thote lutjen e fundit per Mjaftistatsmiley 

Peshkun e politizojne njenashmerisht peshkataret fanatike, kokegdhenj, mendje mbyllur, militante, ushtare te bindur te partise dhe sherbetore te verbuar te Liderit.

Fola dhe shpetova shpirtin tim.Amen.

Shpetove edhe shpirtin tim me konture te qarta komuniste...eh çër na ka gjet!

te them te drejten ne fillim hyra tek peshku sepse me thane qe behej gallate. pasi u futa, u impresionova me thene te drejten, sepse ne vend qe te gjeja shakara te uleta per te shtytur kohen,sic me ishte thene se beheshin tek peshku, gjeta njerez te kultivuar, deri diku intelektuale, qe mbronin mendimet e tyre, dhe te them te drejten me pelqeu.

tani ka kaluar pak kohe qe prej atehere, dhe peshku tani me shume sesa vend "gallate", eshte kthyer ne nje vend cimbisje nervash. pyes veten se pse vazhdoj akoma te lodh trurin e te stresohem ktu. dhe kjo lodhje vjen pikerisht nga metamorfoza e peshkut, te cilin e ka shnderruar ne nje organ propagandistik te majte, i bindur dhe besnik ndaj udhezimeve partiake. eshte kthyer ne nje laborator emigrantesh, ku testohen produktet e reja te industrise se mbrapshte majtiste, efekti qe sjellin tek kaviet(ne), ku hartohen analiza te detajuara  te bazuara ne grafiket e sjelljes se komenteve, ku hartohen me pas strategji te mirefillta per te implementuar me pas kto produkte ne shoqerine shqiptare. 

tek peshku tashme synohet te krijohet nje njeri i ri, fryt i nderhyrjeve ideologjike te majta, te kanalizuara tek peshku nga adminet, pas udhezimeve te herr.doktorreve mjaftiste.kta frankenshtajne, te betuar perpara hiresise se tij, jane te gatshem te arrijne me cdo kusht e pa asjne lloj skrupulli,suksesin ne detyren e tyre per te krijuar ate njeri te ri, emigrant, koshient per detyren qe e pret, besnik deri ne vetemohim, i programuar sipas ideologjise markiste-cifute-leniniste. por puna qe i pret kta admine, s'eshte e thjeshte. ata duhet qe perballe veshtiresive te shumta, rreziqeve qe ju kanosen, shiut ,bores, mosgrenies, fjetjes me ore te kufizuara, ushqimit te keq te perbere kryesisht nga sanduice, te arrijne te zbulojne, me ane te teknikave te cilet vetem ata jane te afte te zoterojne, arsye per te cilen dhe jane zgjedhur ne funksionin e herr.doktorr admin,  ate kavie e cila paraqet disa tipare te aferta me njeriun providencial, dhe me pas, te vazhdojne misionin e tyre ne zbutjen e kesaj specieje per ta shnderruar ne te vetmin, ne unikun, ne te shumepriturin, obama shqiptar! po pra me degjuat mire, misioni i ri i peshkut te metamorfozuar eshte te arrije te zbuloje obamen shqiptar, i cili me pas, ne saje te indoktrinimit mjaftiste e majtiste, te kthehet ne shqiperi(mos harroni qe kjo kavie eshte emigrant), si nje mesi, mundesisht i zi.me pas misioni i obames shqiptar nuk eshte me kompetence e peshkut, por e hiresise se tij. deri tani kam mundur te zbuloje 2 nga kandidatet e mundshem per obama shqiptar, idrizi dhe berberi. la suite c'est pour plus tard...

xhib,

ups and downs... nje pjese e mire e atyre lajmeve qe permend ishte scoop'i i dites. Tek disa e tepruan pak, po mos u kap shume nga burimet... ishte nje kohe qe silleshin vetem artikuj nga Tema dhe Tema ne ate kohe nuk njihej as per e majte e as per kundra qeverise...

Ja psh tani duket sikur ka marre identitetin e nje spitali pikiatrik

Xhibo, hidhi një postimeve në arkiv rreth zgjedhjeve të 2005, besoj se do të kishe opinion tjetër (p.sh. këtë, më duket se ca komente kanë humbur, por shkrimet jan&eumlsmiley. Kur qeveria jo vetëm s'mban premtimet që bëri para zgjedhjeve, por edhe na kthen mbrapa në një farë niveli, kuptohet që njerëzit s'kanë për ta trajtuar më me dorashka.

Jam dakord që shtohen ca si shumë artikuj nga burime të njëjta. Por problemi është më thelbësor. Përpara se të publikohet një shkrim, administratori duhet t'i bëjë disa pyetje vetes: A ja vlen të shtohet ky shkrim? A thotë ndonjë gjë të re për lexuesit? A mund të merret me mend tërë shkrimi vetëm nga titulli dhe burimi? Dhe më në fund, çfarë do të bënte Brian Boitano?

P.S. Penari komunist?? smiley

Peshku eshte i anshem politikisht, kjo eshte lehtesisht e kuptueshme nga permbajtja e tij.  Problemi eshte qe kjo anesi politike, qe sigurisht i perket krahut te majte ku dallohet fort fryma e G99 dhe Mjaftit etj, te jete disi e gelltitshme dhe jo dicka qe te mbetet ne fyt.

Mendimet dhe shijet e administratoreve e bejne kete blog te tille, jo se keta nuk duhet te flasin dhe debatojne, por nuk bejne ndarjen ndermjet nje komentuesi si gjithe te tjeret dhe adminstratorit qe ka te drejte per shume gjera ne kete blog.  Ketu fillon gjithe abuzimi.

Burimet e lajmeve dhe shkrimeve ne mbi 90% jane nga media te njohura te majta (per kete me shume dallohet administratorja e bere e tille se fundi).  Faqja kryesore gjithashtu eshte thjesht nje altorpalant anti-qeveri, anti-LSI etj.

Keta mund te zgjedhin cfaredolloj ngjyre politike per peshkun, por paanesine dhe rrjedhimisht edhe lexues qe vijne me kete mendim, nuk mund te pretendojne.

 

O Xhib, pse mer çun i humbet ato dy pikë që ke fituar deri më sot?

Shif mer dreq flamujt e frekuentuesve të peshkut dhe do të shikosh që vetëm Tushja, Kothi e nja 2-3 të tjerë komentojnë nga Shqipëria... Pse bëheni kaq debila që të mendoni se Peshku mund të influencojë lexuesit kur shumica e lexuesve as që ju bije ndërmënd se kush është G99 e Veliaj (dhe të më besosh, edhe ta shikoj në fotografi nuk e njoh).

Peshku, nëse ka si qëllim në vetvehte që të ndihmojë Mjaftin apo Veliajn, jam i bindur që, me artikujt që kanë ardhur dhe që janë diskutuar këtu, më shumë i ka prishur punë atyre.

Nëse dyshon në objektivitetin e komentuesve në trajtimin e argumenteve, atëhere me të vërtetë që është për të ardhur keq... sepse nëse ka kokrra që dallohen që larg që janë të lidhur me politikën, ata mund t'i njohësh që nga larg... dhe është ndoshta militantizmi i tyre që bën edhe shumë prej komentuesve që të apasionohen pas debatesh të pavlefshme.

P.s: Unë e ndjek blogosferën shqiptare në të gjitha drejtimet... nëse ti, Thought apo cilido tjetër, përgatisni ndonjë plataformë më asnjanëse, më dërgoni fjalë... nuk mund të humbas gallatën që shpesh e ofroni gratuitamente smiley

Nuk je per kete debat ti o Edrus!  Ty te te shash peshkun eshte njelloj si te te shash komunistet!

Ja te te bej nje pyetje te thjeshte:  nuk eshte e vertete qe faqja kryesore e peshkut eshte teresisht anti-qeveri me fytyre G99 dhe Veliaj?  Referoju inventarit te temave qe ka bere ai qe ka hapur temen.

Nuk eshte e vertete qe edhe shkrimet ne seksionet e tjera pothuajse plotesisht vijne vetem nga 3 media, Shekulli, GSH, TCH?

Ka te drejte lefti qe thote me siper se po ju perpunojne ju emigranteve, meqe e permende kete fakt.

E keni vene re qe Shqiperine nuk e njihni me syte tuaj, me kritikat apo lavderimet tuaja, por vetem me syzet e peshkut qe ju jep ushqimin e perditshem, mjaft te zgjedhur?!

 

Thought, nëse do të flasësh sinqerisht, këtu është lavdëruar e kritikuar/sharë gjithkush (Shiko Ypi, Lubonja, Edrus, Xhib etj etj)... pra kur është për të lavdëruar:LAVDËROHET dhe kur është për të KRITIKUAR kritikohet.

Ti thua se është i majtë sepse është antiqeverisë ky blog, por po ta them, meqë e di shumë mirë që më kupton, jo vetëm që kjo qeveri KA TË METAT E VETA, por edhe sikur të mos kishte të meta do të kritikohej dhe, flas për vehte, ashtu si çdo qeveri tjetër.
Italjanët kanë një thënie: piove? governo ladro ... pra në çdo rast, sado që qeveria nuk ka gjë në dorë rreth asaj që i ndodh "popllit", populli njësoj do ta ndjejë qeverinë: Si diçka që kërkon ta shfrytëzojë (taksa) dhe që nuk plotëson dëshirat e tij (që natyrisht nuk mund të gjesh asnjëherë të kënaqur).

Nëse kemi kritikuar vetëm qeverinë e Berishës, të na shikosh pas zgjedhjeve se si do ta bëjmë pleh qeverinë e Ramës smiley (e mos thuj t'hongërt goja noi gjo se ja kam sha i pari smiley&nbspsmiley

Nje gje nuk kuptoj une, pse duhet trajtuar peshku patjeter sikur krijohet dhe mbahet ne hene dhe jo ne toke, e aq me tepr nga shqiptare.
Me sa shoh, komentuesit jane nga te tera llojet dhe u lihet sheshi pothuajse pa kufizim per nje forum kaq te idologjizuar sa thuhet ketu. Fakti qe nje antikomunist ndihet aq rehat sa te komentoje artikujt e nje komunisti dhe anasjelltas, mua me duket tregues demokracie.
Administratoret jane njerez me bindjet e trute e tyre prandaj do postojne ato qe iu pershtaten atyre. Nuk e kuptoj pse duhet te abuzojme keshtu ngaqe dime se kush jane e ku hane buke.
Blendi eshte plakur, Llukani eshte shitur, Penari eshte komunist. Kini parasysh se po flisni per njerez qe meritojne respekt ngaqe ngrihen mbi parimet e tyre per te lejuar komente te tilla pabukse. Bile ndonese ata mund ta perdorin lehtesisht informacionin qe kane per secilin nga ne, nuk po e thyejne integritetin e tyre ne kete drejtim, megjithe sulmet personale qe lexojne e fshijne cdo dite.
Sindroma “I kuja je ti a te keqen?” qenka ende gjalle e shendoshe.

Identitetin e peshkut nuk e di, atë të hapësit të temës, po.

   Ky që ka hap temën psh, është ankues profesionist. Hidhi një sy çka ka shkruar, sa kohë ka harxhuar për t'i mbledhur, për t'i bërë lidhjet me artikujt etj. Vetëm imagjinoni sa kohë i është dashur këtij njeriu për tu ankuar, që të kuptoni në ça gjendje mendore ndodhet.

 As më shkon dot në mendje të rri në një faqe të caktuar interneti për orë të tëra me qëllimin e vetëm për tu ankuar dhe protestuar rreth saj, rreth qëndrimit politik apo kulturor që mban ajo, identitetit etj. Këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i sëmurë.

  Peshku vetë si faqe është 1 e disa miliardta e nyjeve të rrjetit internetor mbarëbotëror. Mundësitë për të shkruar edhe shprehur mendime në faqe të tjera janë me miliarda më shumë sesa të rrish e të ankohesh te peshku. Shifni ça mendjengushtësiepo shfaqet këtu!! I janë qep peshkut dy tre kokrra edhe duan me e shqep se s'bën! Çfarë mentaliteti i sëmurë!!

    Arsyeja që shkruaj unë tani është se pikë së pari kjo faqe më pëlqen siç është dhe nëse prishet, prishet prej temave të tilla. Edhe këtë adminë, merreni seriozisht, po flas prej eksperiencës time. Po mundohem tua shpjegoj thjeshtë fare... Në rast se dikujt i bëhet pyetja: A është filani njeri i ndershëm? Kjo formë pyetje, i vë në dyshim direkt ndershmërinë personit të përgojuar dhe prej këtij debati, nëse filan person do të përfshihet, nuk ka mundësi tjetër veç të dalë i humbur!

 Arsyeja tjetër është se unë i njoh personalisht dy nga çunat e peshkut edhe me të vërtetë, po më vjen keq që përgojohen në këtë mënyrë.
 

Identiteti i peshkut ?

OK, shpejt e shpejt :

Sa per keto zenkat partiake, copa u befshin. S'me interesojne fare. A jane komuniste a jane fashiste, who cares ! Mjafton qe te mos jene idiote.

Por identiteti i peshkut eshte ky :

RRALLE GJEJ VEND KU TE THUREN KAQ LAVDE SA KETU. Peshku eshte nje vend ku te vjen te vjellesh nga lavdet, himnet, solemnitetet, pasthirrmat dashurore, etj.

Vjen nje poezi. Shume bukur. Hidhen nja dy shoke a shoqe te poet/poetes dhe shiko c'thone :

"Jam me fat qe ndodhem ende ne jete per te lexuar poezine tende."

"Kjo poezi eshte nje Perla e poezise, poetet me te medhenj te botes do ta kishin zili."

"Ky tregim eshte fantastik ! Nje nderthurje e mrekullueshme e se tashmes me te djeshmen dhe me te ardhmen qe vjen pas se tashmes. Falemnderit autor qe me bere te ndjej fuqine marramendese te ajkes se letersise boterore !"

"Une do te flas shkurt : kete skice do ta kishte zili dhe vete Gogoli !"

"Po me vjen per te qare kur lexoj mrekullira te tilla, jam me fat qe rashe mbi tekstin tend, falemnderit Zot qe me bere te mbushem me nje ngazellim te tille !"

E plot e plot te tilla.

Seriozisht i keni keto ? Nuk dini ju te flisni me fjale pertoke ? "Degjo poet, mire me duket poezia jote, nuk eshte keq", ose "Tregim i kendshem, diku-diku i tepert dhe pa lidhje, por ne pergjithesi, ka brume".
____________________________________________________

Te shkruaj une ndonje poezi keshtu dhe te me komentojne ne kete menyre, e marr ate letren e poezise dhe fshij menderen me te. Me keto komente, ju vetem sa e neverisni autorin apo autoren, e beni qe t'i vije turp kur te shikohet ne pasqyre.
____________________________________________________

Ky eshte identiteti i Peshkutpauje. Shoqeri pa hesap, ikona me qindra mijera, te folura si me qene ne kinemane Partizani, ose ne autobusin e Laprakes, gallate me nje fjale.

Images Like This One

Manje, mos deksh kurre ti jarebi. smiley

Ke harruar te vesh qe Director of Photography eshte Mrs Kodak. smiley

"Jam me fat qe ndodhem ende ne jete per te lexuar poezine tende."

... smiley

e drejte antirrota, edhe komentuesit kane nje rol te madh... mbi te gjitha na merziten duke dhene gjykime per komentuesit, mire per autorin...

admin, mos e merrni shume seriozisht se do ngecni ketu dhe atehere do prishet bllogu fare... vazhdoni postimet e temave se keto qe jane tani nuk po ngrene dhe prandaj merremi me keto tema smiley

Ky që ka hap temën psh, është ankues profesionist. Hidhi një sy çka ka shkruar, sa kohë ka harxhuar për t'i mbledhur, për t'i bërë lidhjet me artikujt etj. Vetëm imagjinoni sa kohë i është dashur këtij njeriu për tu ankuar, që të kuptoni në ça gjendje mendore ndodhet.

Xhib, te kuptoj shqetesimin -- me beso. Problemi eshte se ato (admin-at) e kane "topin e tyre" dhe penalltine do e gjujne vete. Dhe kane te drejte per kete, nuk ia vlen te ankohesh shume. Ajo qe me bezdis me teper eshte kur pjesemarres te ketij blogu, ca prej syleshllekut, ca prej militantizmit nuk duan aspak te pranojne njeanshmerine e peshkut. Jane vendosur disa rregulla sa per sy e faqe per te justifikuar prerjen e komenteve, por cdokush mund te vereje fare lehte se kush jane ofenduesit me te medhenj te atyre rregullave e kush denohet realisht. Po kujtoj vetem dy ish-peshq, AL-in dhe XYZ (ABC-ne) te cilet i kane detyruar te largohen prej peshkut ne menyre perfundimtare, duke mos i lejuar me postimet e tyre... Merrini dhe krahasojini shkrimet e tyre kundrejt rregullave qe jane vendosur ketu -- Nuk mund te krahasohen me ligesine, urrejtjen, apo dhe ofendimet e radikaleve te pales tjeter, por nganjehere edhe nga te ashtuquajturit "elitiste te peshkut" -- nje grup mediokrish e sharlatanesh, qe me shume se faktet apo e verteta u intereson imazhi i tyre ne kete blog. Nuk e kuptojne sa qesharake qe behen. Ngaqe jane kryesisht te deshtuar ne jeten e tyre reale, kerkojne te bejne te famshmin tek peshku. Mos me thoni qe dikush qe eshte i sukseshem ne jete, ne shkence, art, apo fusha te tjera, ka kohe te shpenzoje nga 5 ose me shume ore perdite tek peshku. Vertet e beson njeri kete?

 Une e kam pare dhe vazhdoj ta shikoj peshkun thjesht si nje vend komunikimi apo dhe shkembimi mendimesh me bashkepatriote, por  duhet thene se peshku ka marre udhen e m... prej kohesh. Mediokriteti dhe militantizmi i majte jane bere tejet te bezdisshem (perjashtuar ndoshta rubriken e letersise, por mediokriteti edhe aty s'mungon). Jane te perhershem ata te grupi-shurupit qe kane merak shume ate imazhin e tyre, radikalet e militantet qe u genjen mendja se do t'i mbushin mendjen njeriu me propagande -- dhe te tjeret qe hyjne e dalin nganjehere me henez per kuriozitet... Sa vjen e me pak shihen diskutime apo komente qe ia vlejne... Militantizmi i majte (shume me pak i djathti), mburrja e hapur apo e fshehur, ofendimet nga ato qe shohin rrezik per imazhin e tyre, po behen trend per ket blog...

Sa per adminat nuk ia vlen te vecosh njerin apo tjetrin, megjithate nga te tre do te vecoja Penarin, per mire. 

 

Përmetar, nëse të ka marrë malli për ndonjë nga ata që përmënde, lexo disa nga komentet këtu dhe do ta kuptosh se bari i keq nuk humbet kurrë smiley

Une e kam pare dhe vazhdoj ta shikoj * peshkun thjesht si nje vend komunikimi apo dhe shkembimi mendimesh me bashkepatriote, por  duhet thene se peshku ka marre udhen e m... prej kohesh. Mediokriteti dhe militantizmi i majte jane bere tejet te bezdisshem

* Dhe ben mire deri sa ke nga 4-5 ore kohe  po a nuk me jep nje pergjigje per kete pyetjen tende :

Mos me thoni qe dikush qe eshte i sukseshem ne jete, ne shkence, art, apo fusha te tjera, ka kohe te shpenzoje nga 5 ose me shume ore perdite tek peshku. Vertet e beson njeri kete?

... Se tema interesante nuk mund te quhet vetem sikleti i Shashkes apo i Biberajt shume gjere dhe hollesisht te debatuara ketu, perfshire ty brenda  . Po lere tani se nuk te ka pengu as te sjellesh ndonje teme as dhe te diskutosh dhe as te jesh i djathte  po deshe meqe e ke me aq qejf.

P.S. Se dhe vetem me shijet mediatike te Xhibit nuk shkohet gjekundi. smiley

 

Vetem shkrimet e nje mjaftisti si Ervin Qafmolla kane bllokuar gjithmone seksion kryesor te peshkut ose "mos humbisni", leri te tjerat. 

Sinqerisht qe keto kembana jane per te miren e peshkut; shpetimi i tij nga shnderrimi ne nje faqe propagandistike virtuale te Mjaft qe sigurisht se eshte organizata baze e G99, sic kane vershuar ne hapesiren e rrjeteve sociale si facebook-a a ku di une, mjaftistet e Veliajt.

Shikoni se ka per t'u bere e padurueshme propoganda mjaftiste ne sherbim te Veliajt, prandaj vecanerisht Penari, i cili ka respektin tim, si person dhe per punen qe ben, te mos i injoroje keto shqetesime si gjera te paqena apo qe po i thone "te djathtet".

Penari apo ndonje admin. tjeter, ne bindjet e tij politike te jene komuniste dhe cfare te doje, kam kenaqesi te bej debat me te, por peshkun ta drejtoje jo ne menyre komuniste apo mjaftiste.

Penari apo ndonje admin. tjeter, ne bindjet e tij politike te jene komuniste dhe cfare te doje, kam kenaqesi te bej debat me te, por peshkun ta drejtoje jo ne menyre komuniste apo mjaftiste.

Hallall !

Blog i hapur per te gjitha idete, pikepamjet dhe mendimet

PERVEC...smiley

Eh lere fare se do ma fshine idene, pikpamjen e mendimin, se mbase bie ndesh me...rregullat e drejtshkrimit smiley

He gropo se i kane sofistiku rregullat e censures, tani t'i fshijne postimet edhe kur ben gabime drejtshkrimi... lol

Dmthn mos e vras mendjen shume une per tre-pikshat? Shyqyr o zot...se s'ma mbante me me shkrujt...fjale...me...fjale...pa...e...ndare me tre-piksha.

me artikujt që kanë ardhur dhe që janë diskutuar këtu, më shumë i ka prishur punë atyre.

Edrus po ajo vjen si rezultat i gabimit qe bejne ata. Pra, e hapin gojen dhe flasin smiley Pra kur vjen Leart Kola ne mbrojtje te ndonje artiklli nga BOLL-i, mua me behet qefi shume smiley Sepse e di, qe brenda 2 postimeve, do ta ket degjeneruar BOLL-in pikerisht ne...buke e djath.

Xhibi, ta thashe dhe te tema tjeter, si s'perton mer burre lol.

Edhe une jam e re te peshku, megjithese e lexoja here pas here, por pa u regjistruar.  Keshtu qe nqs s'merziten peshqit qe kane arritur vitet e vjetersise se ppu per pension smiley po them nja dy gjera per te ashtequajturin identitet:

Per nga temat, shumica vijne nga media te tjera shqiptare.  Ato qe shiten dhe blihen ne Shqiperi.  Ta kam thene dhe ne nje teme tjeter, eshte fushate.  Ne cdo vend te botes, dhe ne kete republiken perfaqesuese ku jetojme ne te dy, ne kohe fushate mediat orientohen drejt skajeve te nje bindje apo tjetre duke iu larguar qendres, apo asnjanesise (nqs e kishin ndonjehere.)  Nuk e di c'ka per t'u habitur ketu.  Keto skajime reflektohen rrjedhimisht te peshku, si mbartes i mediave shqiptare. 

Per temen ne fjale nga te lindi shqetesimi, ankesa u be, titulli u ndryshua, mbaroi ajo pune. 

Per anetaret, adminet dhe bindjet e tyre politike personale, per mua jane personale.  Nuk mendoj se ndonje ka te drejte apo superioritet moral t'i ve ne pikepyetje.  Nga ana tjeter, nuk mendoj se jane aq bardhe e zi (me ndonje perjashtim.)  Ne rastin tim psh, jam e djathte ne filozofi, e zhgenjyer nga e djathta apo e majta shqiptare dhe e paidentifikuar me ndonje parti atje.  Dhe c'eshte me e rendesishmja nuk votoj ne Shqiperi (shkelje e kushtetutes ndaj votes se emigranteve lol.)  Rrjedhimisht, duke pasur parasysh dhe flamujt e shumices prej anetareve ketu edhe nqs ppu ne teresi mund te kete tendenca te nje krahu politik apo tjetrin, ne realitet apo "te perkthyera ne vota" per nje parti ose tjetren, efekti eshte i paperfillshem.  Shkurt dmth, akuza per platforme te ppu eshte shume zhurme per asgje.

Monda, dhe ti e djathte qenke? Po te gjithe te djathtet qenkan mbledhur tek Peshku xhanem? smiley

Tani nga keto qe thua me duket sikur s'e ke lexuar ose kuptuar se ca kam thene, se keto qe thua ti me duken straw arguments, me nje llaf argumenta kashte. smiley Une nuk kam thene kund qe administratoret s'duhet te kene bindje politike, apo qe PPU ka aq influence ne Shqiperi sa po behet qameti smiley (as mediat kryesore s'po kane aq influence, jo nje blog/forum, nga mijra te tille qe egzistojne) e te tjera si keto. As nuk po them ketu qe PPU s'duhet te kete tema politike, apo qe duhet patjeter te behet asnjanes, bile as nuk po shpreh shpreha tek shkrimi i mesiperm ndonje kritike per faktin qe PPU eshte bere azili i preferuar i komunisteve ne internet; fundja ky eshte realiteti shqiptar, ka akoma shume syresh, dhe ata jane pjese e tij dhe do ta gjenin veten diku dhe ne internet, kete shipkje te djallezuar kapitaliste. smiley

E kam tek luhatja e shpeshte e blogut ne vulg, qe kuptohet nuk eshte e rastesishme po per mendimin tim pasoje e dhjetra artikujve si ato qe permenda te cilet faqohen kaq shpesh tek kategorite kryesore ketu. Ne kete rast eshte vulg politik, dhe vulgu vulgun do sjelle/percjelle, dhe per rrjedhoje do ndikoje jo vetem tek permbajtja e faqes, po dhe tek kush komenton dhe ca komenton etj, pra ne nivelin e pergjithshem te faqes dhe debatit. Ndryshimi vihet re fare mire ne ato tema qe jane vertet 'me buke' dhe qe s'jane te ketij niveli, packa se tashme perberja e lexuesve/komentuesve te PPU eshte pak a shume e konsoliduar, si rezultat i cka thashe.

Dhe kete pra e shpreh(a) nga pozita modeste e nje pjesmarresi tashme te rregullt te faqes, pra nga pikpamja personale, si nje peshk qe noton ne nje pellg te caktuar dhe komenton mbi cilesine e ujit, persa eshte dhe ai aty. smiley Jo si qamet apo ankese apo kanalizeme te tjera te ketij lloji. Nese une nuk do isha pjesmarres i rregullt i kesaj faqe, as do me shkonte mendja te harxhoja 2 sekonda me nje teme apo koment te tille. Dhe kaq, ketu mbyllet kjo, se nuk po bej ankesa, protesta, thirrje per varje ne litar, apo per ti vene zjarrin faqes. Nuk e kuptoj pse kjo eshte kaq shqetesuese/kercenuese per disa peshq, ose me sakte e kuptoj, po varja, se s'ja vlen.

Kjo sa per ty, adminat, dhe ndonje peshk tjeter qe vertet mund ta kete keqkuptuar cka kam shkruar, mbase dhe nga disa komente te tjera ketu (dhe harrojne qe cdokush ka mendjen e vet) apo ku di une, megjithese mendoj une e kam bere shprehemisht, dhe qellimisht, te qarte ku e kisha fjalen, pikerisht per te evituar te tilla kanalizime dhe degjenerime te debatit dhe ketu.

Kurse per disa peshq te tjere qe idiotizohen duke e bere personale dhe duke bere sikur e keqkuptojne qe ta kanalizojne simbas oreksit (mbase ngaqe me pelqen ti them gjerat troç, sic mendoj se jane, dhe ketu preken shume kuptohet nga komente qe kam bere here pas here, sic eshte bere evidente nga shpalosja e vulgut dhe idiotizmave qe kane vijuar ne te tilla raste) nuk po e marr mundimin ti replikoj, se sja vlen te besh çizmet pis.

Monda makaronxhie! Jam dakord me ty. Bindjet politike, jane personale. Po ashtu me nuanca te ndryshme.

Tani si thu ti Monda...a mbetet me personale bindja politike, nese dikush merr persiper te SPASTROJ mendimet e dikujt tjeter te ky blog, per faktin se perbejne nje qendrim politk te kundert me tendin?

Eshte ne fakt dicka aq karagjoze, sa nje parti komuniste te dali ne zgjedhje demokratike. Eshte karagjozllek, sepse po ti fitoj ajo parti komuniste zgjedhjet demokratike...s'do ket me zgjedhje demokratike smiley

Po ashtu edhe kur tjetri gerthet gjith diten qe, "bindjet tona politike jane personale! Mos i vini ne dyshim, se eshte ceshtje plotesisht personale", dhe sa mbaron se shkruar kte fjali...shkon e fshin mendimet politike te dikjt tjetri sepse bien ndesh me "bindjet politike PERSONALE"...te adminit smiley

Grupi spagetoxhi smiley.

Nuk e di cfare te kane fshire mer lal.  Tek temat qe te has une ty, (ato te energjise psh) 1/2 (apo ne raste ekstreme 2/3 lol) e postimeve jane te tuat lol.  Mua personalisht, s'me eshte fshire ndonje postim, keshtu qe mbase nuk jam "ne kepucet e tua" smiley.   Por, lexoj gjithashtu lart e posht ne ppu mendime qe mund te jene kryekeput kunder me te ashtequajturen bindje personale politike te x admin apo tjetri.  Dhe perderisa i lexoj, dmth s'jane fshire. 

grupo,

ke filluar te shkruash shkurt tani smiley do dhe nja dy jave sa t'ia marresh doren, pastaj do i falenderosh adminet..degjo mua smiley

Eshte e veshtire kjo pune per mua Gre. Me zor. Duhet te shkruaj si Titoja...duhet te mbyll syrin e djatht qe te mos e shikoj "piken".

cunat te heqin censuren e ta lene debatin te marre fryme, perderisa e kane lene regjistrimin te lire duhet te len edhe mendimin e komentuesve te lire.

e kam then dhe me perpara, po ma fshine komentin, qe fakti qe adminat jane identifikuar me emer e mbiemer dhe dy prej tyre jetojen ne shqiperi i ben ata te varur dhe vulnerabel nga komentet e peshkut sepse prish balancat alla shqiptarce qe ata i kritikonin me neveri kur ishin ne Amerike.

Pse Adminat kane qene ne USA pastaj jane kthyer per te rimekembur atdheun tone?

 

 

Qenkan per tu lavderuar, se ne te tjeret, me te verte flasim ketu,po per tu kthyer andej, asnjeri se luan b....

 

 

Respekte Adminat.

Castor...po me dha BOLL-i dhe mua nje pune ku rri duar kryq...dhe paguesh per te hedhur veze ne fytyrat e njerzve...edhe une do kthehesha me gjith qef smiley Edhe ti besoj.

 

PS: Monda...ti vetem me ke hasur ke temat rreth??...TEC-eve dhe porteve smiley E pranoj qe ne ato tema e teproj...po 2 tema te qelbta jane...dhe po s'folem ne qe te pakten marrim vesh ca...kush do flasi?? Penari?? smiley

Ti Grupo vallaj, ishe mirë ca kohë më parë.

  Ishte kënaqësi me shkëmby mesazhe, apo thjesht me të lexu. Që kur iu fute TEC-eve si jevgu sumës e 10ve krejt.

 

Edhe ti J...edhe ti ashu ishe smiley

Antirrota vetem ka dhene pergjigje te sakte per pyetjen.

Nuk mund ta thosha vet me bukur.Eshte per te ardhur gjynah qe s'gjendet nje blog per te bere muhabet persembari ne Shqip.Ky blog eshte vetem per keta moderatoret dhe disa miq-injorante te tyre per te shitur pordhe lart e poshte,duke i bere qejfin njeri-tjetrit.Megjithate jane disa qe kane dicka per te thene,per postimet e te cileve kam respekt.

Mire e ke kap antirrota - te kujtojne ato kalamojt qe ja bejne: Ky eshte shoku im - dhe e terheqin fort drejt vetes shokun smiley

Xhibi, nganjehere ndoshta duhet pyetur vetja nese ajo qe "kerkojme" nga Peshku eshte e tepert, per te mos thene jorealiste.

Une e di qe ky diskutim ka te beje me anembajtjen qe Peshku "ka" ndaj ketij apo atij kahu politik, por ky ngjan te jete nje muhabet pa bereqet per disa arsye.

E para, e majta apo e djathta politike ne Shqiperi, lene mjaft per te deshiruar per vete emrat qe kane marre persiper te perfaqesojne. Interesat dhe bashibozuklliqet jane aq te nderthurura ne te dyja anet, saqe nganjehere te vjen gjynah per patosin qe harxhojne njerezit ndersa i hakerrehen njeri tjetrit me gjithe dashurine e mundshme shqiptarore.

E dyta eshte se, persa kohe ketu ne kete forum hibrid lejohet fjala e lire (kur nuk eshte e ballkanizuar me insinuata personale dhe fjalor shtepie), une s`do behesha shume merak per simpatite politike te admineve. Te gjitha keto po i them pa marre parasysh faktin shume domethenes qe se fundi ky eshte nje forum ku na eshte dhene mundesia te "mblidhemi" bashke, dhe ku nese dikujt s`i pelqen menyra e administrimit, eshte gjithmone i/e lire te drejtohen per nga "greener pastures."

Gjithmone do kete te pakenaqur, te cilet do hidhen perpjete e do akuzojne per padrejtesi apo do gjejne rast te shfryjne frustracionet e tyre imcake e meskine, po kush po ja ve ne pulle.

 

 

kam pershtypjen se eshte keqkuptuar tema, ndoshta sepse titulli eshte corientues, nderkaq qe shqetsimi nuk ka shume lidhje me identitetin e PPU, e nuk kerkon as te adresoj pikepamjet ideologjike te PPU, (ndonese per ne mund t kene edhe vlere subliminale kto tre germa).

Thelbi i shqetsimit me aq sa kuptoj eshte cilesia e debatit, sdq problemi i vertete eshte se kjo e fundit eshte nje dicka shume eluzive... apo jo? Kush?

Dmth titull corientues per nje send eluziv.

Eshte si me i hyp nanje Fiati, pa dere shoferi e pa stopa edhe mundohu te kalosh kufirin Gaza-Izrael... hahaha... its just too much... duhet te rruhesh, te lahesh, te veshesh kostum, edhe hypi te pakten ndonje Volksvageni, ose Opeli... edhe hiqe deren qe ke vene tek kasollja per dritare e vija prape Opelit... edhe stopat duhet ti kete ne vend te gjithe.

Xhibi e ke vene titullin per arsye marketingu me duket. smiley

23sho, s'ishte titull per marketing mer se s'po shes gje; kemi plot shitsa te PPU, c'ti shtohem dhe une. smiley Ishte vazhdim i atij debatit qe filloi tek tema e fotove, dhe per te mos e zgjatur aty e vazhdova ketu.

Kurse disa pergjgje qe shikon qe s'kane te bejne fare me ato qe kam thene nuk jane keqkuptime, dmth jo se s'e kane lexuar ose kuptuar ku e kam; jane thjesht peshkërime, ose idrisërime. Dmth pak a shume si ato qe ka thene antirrota po ana tjeter e medaljes. smiley

"""""kete shipkje te djallezuar kapitaliste.""" I talle te gjithe smiley .Bjer nga keto shprehje ti ,vur ne balle Policin dhe Leftin dhe ndonje "fytyre gri" si B.e Lisit smiley e ...bertisni tere diten PPU eshte i majte. Me bindje te Plote them, ne se e Djathta ne inteligjence perfaqesohet nga Ky LLOJ niveli si ne ndertimin e frazes ashtu edhe ne argumentimin e saj si Lefkofeja me Policin dhe "rralle ne te dendur" nga ata qe pasi bien nje prurje bejne 100 komente me pas qe si kane kuptuar....si nje xyz e me pas abc e tani kushedi se me cfare niku por qe dallohet.....e perseris me bindje te plote NJE BLOG ka NEVOJE edhe per LOLO! Mos e merr persiper ate rrol Xhibi ! Deri ketu nuk ishe cfaqur ! E kam thene edhe me pare dhe po e perseris nje blog i kujtedo krahu apo perfaqesimi qofte, nuk ka nevoje per me shume se dy LOLO ..dhe keta te dy e kane formuar Profilin  L-P. Kjo mund te jete rastesi qe perfaqesojne (sipas tyre ) te djathten .Tentoi dhe "nje me krye" me brryla e peshtyma te zinte vend por PPU e flaku si antikorp. Lavdi PPU qe zgjedh e bie tema te shumllojta dhe te zgjedhura pavaresisht se ne cilin shtyp perfaqesohet .Kujdes presionit te Qeverise qe kam paralajmeruar qe do SHTOHET me kontigjente te shkallezuara dhe me te "ngritura " e me "naive" e "apolitike" por cuditerisht ne sintoni per ta etiketuar kete blog te dashur si Te Majte!!!!!!!!!!!

Shkurt fare ja nje lloj prurje tip POLICI qe e quan edhe veten te djathit smiley

ThoughtPolice_ - 7 Shk 2009 - 1:07am

Po ti vetem po shkruan kot moj zemer, se nuk eshte se po thua ndonje gje. 

Nuk acaron dike jo.  Hajt tani shko dhe shkruaj per rrezikun anglo-amerikan versioni muhabet dyleksh kur nuk ke pune me te mire per te bere.""""""""- E nxiva o XHIB e nxiva qe te shikosh vete se kush perfaqeson te djathten biles biles  si "xhupkuq" smiley Hiqju  ketyre . Qendro sa me larg smiley dhe fol lirisht si mendon, pa trazuar PPU-ne por......... tek PPU .

Eshte se c'na eshte,

nje mori njerezish qe i japin vetes zor te peshku 

cfare eshte?

 

 

Per mua nuk ka shum rendesi bindjet politike te administratorve, se sa liria qe ekziston dhe duhet te ekzistoje tek Peshku. Deri diku , kjo liri eshte arritur, pra ne arrisim ti shprehim mendimet tona, por ne disa raste dhe na eshte marre apo cunguar,  ju kujtoj fshirjen e komenteve. Sa per ate qe AL dhe XYZ qenkan perjashtuar, (siç e tha nje komentator ketu), kjo gje nuk i nderon administratoret e Peshkut. Une kam nje respekt te veçante per tre moskotieret e Peshkut (siç quaj une Llukanin, Blendin dhe Penarin), jo vetem se na e kane hapur kete dritare por dhe se kjo dritare gjer me sot eshte nje nga faqet me te bukura (si ne anet teknike, kompiuterike, ashtu dhe ne gjallerine e komenteve).  Mua me vjen keq vertet qe ne disa raste, si administratoret ashtu dhe disa nga komentatoret ketu, nuk i lene menjane emocionet negative, nxitimet, sharjet etj.

Mendoj se per nje teme nuk duhet lene me shume se 2-3 komente, sepse me shume se kaq do te thote te mos shkruash per temen por per komentatorin tjeter, autorin, interesat e tua personale, etjera gjera te panevojshme,  nderkoh qe per administratoret do te thoja sa me shum tema ekonomike, sa me pak politike, dhe sa me pak fshirje. Sidomos komentine pare qe tjetri le, nuk eshte dinjitoze t'ia fshish. Mund ti fshish komentin e trete a 4, kur shihet qe ai perserit gjera te njejta, por jo komentin e pare apo te dyte kur ai i pergjigjet tjetrit.  

Mendoj se per nje teme nuk duhet lene me shume se 2-3 komente

 

Uu? Atehere ku vajti fjala e lire me 2-3 komente? Fjala e lire eshte fjala e lire.

Une falenderoj PPU-ne (duket si ndermarrje e kohes muniste me kte emer) qe eshte mbase dhe i VETMI medium interneti Shqiptar ku mund te behet dikutim i nje niveli te larte.

 

Megjithate, problemi vazhdon te qendroj se Adminat ne disa raste mbajen qendrime te qarta politike dhe perdorin ne disa raste metoda komplet ANORMALE...sidomos ne rastin tim smiley Jo per gje por argumentat se, "Grup ti kemi fshire postimet se ne nje teme ke pas me shume se 20 komente, dhe se perdor pika te shumta dhe fjale me bold", sikur nuk qendron sidomos kur ato postime qe fshihen...cuditerisht...jane te tipit Politik dhe zakonisht per NJE politikan ne vecanti smiley Ose kur shkrimet e IDRIZIT ku perdoren pika dhe presje pa hesap, me shume se mua bile, nuk preken smiley

Pra metoda ARBITRARE, por me qellime POLITIKE, thjesht bien ndesh me parimin e "fjales se lire"

Digjut Admina? Digjum thoni...

Grup spagetoxhi, pikes i ke rene me lart, pa perdorur dhe aq shume pika smiley

Ja te te pershendes me kete Viva la (el peshku) Vida smiley

PS: Sa te gjata i kane reklamat keto Grammy's, Emmy's, Oscar's & Co lol.  U lexofshim ne reklame tjeter smiley.

Grup spagetoxhi, pikes i ke rene me lart, pa perdorur dhe aq shume pika

Une fatkeqsisht shkruj ashtu sic flet Edvin Rama smiley...pra me nderpreje te shumta ne mendime (por per fat te mire nuk flas si ai). Por ati nuk i thot njeri "boll fole o njeri se s'te degjome dot kur flet!" (megjithse ati Sokol Balles ja ngre nervat ne maksimum)

Identiteti i peshkut.Une per vete e di po nuk e them.

peshku "palaço" kur nuk flet për politikë, është njeri

Ndersa po lexoja komentet po mendoja fundja shyqyr qe e kemi kete blog. Tani edhe po te mos ishte nuk do kishim ndonje dem te madh por nuk do e kishim marre vesh qe keta admin a peshkut e kane cik,cik fare,te majten shqiptare (dmth komunistat se nuk njof ndonje te majte personalisht).

I them ketyre admin ti lexojne kete komentet me noj birre te ftohte perpaara edhe te shohin nese ekziston ndonje mundesi per ta bere kete blog me te lexueshem edhe me te suksesshem gjithmone pa cenuar interesat e admineve.Te ja mshtjellin popullit po qe nevoja.

Per ta mbylle me fjale te mira sidoqofte faleminderit admin qe erdhet me idene e peshkut.

Hajt gezuar edhe mos u ngutni keto pune jane per pas zgjedhjeve se e di se jeni te zene tani. Eshte kohe lufte!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).