Fabula e Buxhetit te Tiranes ...

Miratimi i Buxhetit te Tiranes eshte shnderruar ne legjende te vertete, sepse ka 2-3 muaj qe po zgjat perderisa eshte rrezuar posht 2 here rrjesht. Dje supozohej te ishte votimi i trete dhe i fundit, pas te cilit, ose buxheti miratohej, ose kalohej ne zgjedhje te parakohshme per keshillin bashkiak.

Mirepo legjenda u shnderrua ne "fabul" per mos te thene ne "gallate" ! Plasi sherri e shamataja, kush e kush te çirrej i pari. Kuptohet, Kryetari, s'duron dot kundershtite dhe fillon te "çoroditet" (per mos te thene "shkalloje&quotsmiley. Ngrihet ne kembe, bertet, ben me duar e me kembe; perdor fjalor banal, ofendon kedo qe i kerkon llogari; zgurdullon syte e hallakatet, shan lart e posht, por ama mendjen e ka te fjetur, sepse eshte i sigurte se buxheti i tij do kaloje ! Eshte i sigurte, perderisa duke qene ne minorance ne Keshillin Bashkiak, nuk denjoje te plotesonte disa kushte te "opozites" (dmth te LSI e PD), ne menyre qe te pakten LSI te votonte buxhetin. Hiç fare : tamam si diktator, ai s'levizi asnje centimeter nga pozicioni i tij i pare, por kesaj here, e kishte te sigurte voten. E kishte te sigurte, sepse kishte BLERE 6-7 keshilltare te partiçkave te vogla ne Keshilli Bashkiak, qe siç e pane te gjithe, votuan bashke me PS-ne (gjoja, ne te mire te Tironsve).

Mirepo gallata s'perfunoje ketu : Rama i beri llogarite shpejt/ para - kohe -  "1,2,3, 29 = kaloi!" Mirepo harroi i shkreti se llogarine e ben Kryetari i Keshillit Bashkiak. Problem i madh : gjithe çeshtja deçizivo-morale e asaj pune varej nga nje vote, e cila per me teper kishte ndryshuar. Keshilltari ne fjale (me duket i LZHK), ne numerimin e pare votoje PRO, kurse ne numerimin e dyte, e ktheu kartonin dhe votoje JO ... çeshtja u be "CORAP FARE" !!! Si perfundim : Kryetari i Keshillit tha se votimi u anullua per shkak te amullise ne salle, ndersa sot Rama pretendon se e hodhi lumin.

Cili eshte mendimi juaj per kete çeshtje ?

23 Komente

 


 Buxheti kaloi

 

Ordineri : "Buxheti kaloi !"

Të gjithë e kanë parë një natë më parë sjelljen prej ordineri të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edvin Rama. Nuk ka kaluar as 24 orë dhe ai të pretendojë të gënjejë përmes medias qytetarët për kalimin e buxhetit të tij. Nuk mund të kalojë një buxhet dhe ndërkohë propozuesi i tij të jetë në kulmin e mërzisë të kaluar deri në marrëzi sa të ofendojë me gishtat anëtarët e këshillit bashkiak. I vetmi njeri që mund ta bëjë një gjë tillë është Edi Rama. Ishte një shprehje shumë e bukur ajo e mbrëmshmja e tij teksa numëronte me gisht 1.2.3... 29. Edhe në kohën e Ilirëve kështu numërohej 1.2.3.. dhe shumë..., edhe Rama kështu numëron.

 

Por vetëm një ditë, pas asaj që ndodhi në mbledhjen e këshillit, sallë prej se cilës doli duke u sjellë si rrugaç, sot doli para kamerave dhe tha se buxheti kaloi. Ndërkohë mbrëmë iu tha në sy nga kryetari i Këshillit se votimi është i pavlefshëm.

 

Nga Edi Rama çfarë nuk pret. Madje mund të pritet që thotë se hartuesi i buxhetit ka qenë Obama. Apo e ka thënë edhe këtë. Po sigurisht e tha sot: “Ky nuk është buxheti im dhe as 29 këshilltarëve që votuan pro. Ky është buxheti i atyre mijërave njerëzve që na kanë votuar. Me kët

ml; votim i thanë jo pakicës PD-LSI. Nuk e kam parë bashkinë e Tiranës dhe punën e saj si pjesë e lojës politike. Ky është buxheti i mijërave qytetarëve të Tiranës, të majtë, apo të djathtë qofshin ato. Me këtë buxhet do të përfitojnë të gjitha ata njerëz, nga qendra e deri në periferi. Bashkimin përtej së majtës dhe të së djathtës, një ide amerikane kjo e hedhur nga Barack Obama” tha sot Rama.

 

Sipas Ramës PD dhe LSI janë pakica në bashkinë e Tiranës, ndërkohë PS vetëm është shumica.

(gazeta "55&quotsmiley

 

Dhe une u habita, se po lexoja lajmet mbreme (me oren e Shqiperise) dhe te gjitha mediat, dhe keto zedhenet e PS-se (Shekulli, GSH, Top Qeni, etj) po thonin qe nuk u be miratimi, se ishin votat gabim dhe kur i rinumeruan nuk dolen aq sa duhej. Sot ne mengjes te gjitha njekohesisht thone qe buxheti u miratua, simbas deklarates se Rames.

Ec e merre vesh si qendron e verteta. Po dhe 55 nuk i besohet per artikuj politike, se eshte njesoj e anshme, bile duke i thene me troc, se keto mediat e Rames te pakten i kamuflojne pakez qe te duken si lajme te pavarura.

Vazhdojnë paqartësitë për miratimin e buxhetit të Tiranës

Armand Mero, Tiranë
Zëri i Amerikës
04-02-2009

Në Shqipëri mbledhja e Këshillit bashkiak të Tiranës për votimin e buxhetit të kryeqytetit është mbyllur në kaos dhe sot kanë nisur debatet nëse buxheti mund të konsiderohet apo jo i miratuar. Kryetari i bashkisë, Edi Rama, e konsideroi këtë një kapitull të mbyllur, pasi siguroi mbrëmë shumicën e nevojshme të votimeve. Por kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se e kishte shpallur të pavlefshëm votimin për shkak të shkeljeve të procedurave. Buxheti i Tiranës u rrëzua pak javë më parë për shkak të votimit kundër të LSI-së.

___________________________

Kush e ka autoritetin, nga ana ligjore, mbi proceduren e numurimit te votave, qe ta quaje si te perfunduar/legjitime ose jo miratimin e buxhetit,  Rama apo Dervishaj?

Dervishi te iki te haje ndonje tullum me Ilirin.Buxheti kaloi.I numeroi Edi dhe dolen fix 29 smiley

Lexoni ndonje media tjeter mor jahu.Merrni informacione nga te gjithe.une psh pashe lajmet e Vizion plus.Kishin votuar pro 22 anetaret e PS dhe PSD plus 6 anetare te partive te vogla

1 LZHK

Ky doli ne TV dhe deklaroi voten pro si vendim politk te partise qe perfaqson

2 PAD Arben Demeti

3 PDI Tahir muhedini

4 PBDNJ Andrea Marto

5 PR

6 PDK

 

Keta te gjithe kane deklaruar se do votojne perseri pro buxhetit.Votimi u quajt i pavlefshem nga drejtuesi i keshillit pasi nuk u deklaruan votat kunder dhe abstenim sepse pati konfuzion se PD istat dhe LSI stat nuk e prisnin kete votim ,madje kishte edhe pamje qesharake kur Gazmend Dibra dhe Flamur Noka mundohesin ti ulnin kartonin pro perfaqesuesit te LZHK.Po keshtu edhe Monika qe i uleriste Sokol Dervishajt ti numeronte mire .Sokoli i shkrete ishte bere zeher dhe i thoshte Monikes "Jane o Monika jane 28 jane" me nje ze sikur qante.LOL

Ndersa une e ndoqa te gjithin nga sekonda e pare ne te fundit.

Versioni i Vizionit eshte shume i sakte.

29 vota te deklaruara qe diheshin qe me perpara. Levizje e bukur nen rrogoz per te marre vota nga e djathta pa qene nevoja per akuza te kalibrit PS bashkon votat me PD.

LSI ra brenda. Ca kokra qe jan te qut aty i kan duart e lidhura dhe ndjehen goxha keq sot.

Votimi u be ne prani te kamerave dhe Live.

Asnje nga votat e lekundura nuk shkon me per LSI-ne. Gafe e madhe shume dita e djeshme per ata.

 

Koth TV është më i besueshmi prej gjithë leftoxhibërllëqeve. smiley

 

canart mos shif vizion plus se eshte me socialisti nga te gjithe televizionet. kta bejne llam-llam kot, kryetari i keshillit e cilesoi votimin si te pavlefshem dhe do beje nje votim tjeter ne seancen e rradhes. kaq mbaron puna.

shif alsatin, eshte tv me patriot, ka lajme te balancuara,  sbesoj te jete i kapur nga politika sepse bosi i alsatit e ka me shume mendjen tek kosova e maqedonia sesa shqipria.

Si perfundim, kur te mbaronin spinning the news dhe militantizmat tuaja te zakonshme peshkore smiley mund te me thote ndonjeri, nese e dini, se kush e ka autoritetin qe te quaje numerimin e votave te ligjshem ose te paligjshem?

Apo s'ka shume rendesi ligji? Apo eshte me gjatesi trupi?

xhibo me vjen keq por faktet jane fakte .Drejtuesi i seances ishte Sokol Dervishaj i cili i numeroi votat pro dhe i dolen 28 .ne qofte se ka ndonje paligjshemeri atje e ka bere vete drejtuesi i seances qe nuk tha "KUSH ESHTE KUNDER"?"ABSTENIM"?Ai mund ta beje prape te njejten gje edhe rradhen tjeter  dmth te anuloje votimin se nuk u numeruan votat kunder dhe abstenimet por si do ti numeroje ai kur nuk i njofton keshilltaret qe te votojne.

Shume i interesuar me dukesh qe te mos miratohet buxheti i Tiranes ti xhib apo e ke nga pavaresia e madhe qe te ka pushtuar keto kohet e fundit

Kshtu eshte kur jeni te gjithe kaq te politizum, na shikoni dhe ne te tjereve, sic e shikonte Bushi boten, with us or against us. smiley

Une thjesht desha te di ligjin. Dmth meqenese laviret, m'fal mediat tona, jane po kaq militante sa juve, dhe e sperdredhin lajmin sic perdredhin prapanicen velinat e Fiksit, dhe ne keto kushte s'ke nga te maresh vesh asgje, ju drejtova mediave shqiptare ne dhi-as-pore, po dhe ky lajmi i Zerit te Amerikes vec thoshte qe pati mosmarrveshje.

Keshtu qe thjesht desha te di cili eshte ligji ne kete mes,  meqe ka mosmarrveshje te tilla ku njeri i bie potkoit dhe tjetri i bie Nallbanit qe s'i ka sjelle gozhdet akoma.

Juve militanteve kuptohet ligji eshte gjeja e fundit qe ju intereson, keshtu qe vazhdoni me tjerrjen e leshit dhe sperdredhjen e lajmeve, sikur po beni triko dhe corape leshi per partizanet e Peshkut qe do luftojne ballistet para votimeve. smiley

ca ligji do mor xhib.Ligji thote se po nuk e firmosi kryetari i keshillit nuk e pranon prefekti.De jure ligji nuk ka kaluar

Hej, perseri keto te  LZHK e shiten voten? si atehere ne 2001 me nanon, qe rezikonte te binte qeveria. Ordinerat e dreqit.

 

Pse nuk i blen Rama keto, si bleu Sala per Bamirin presindet,? 6 cope sala, 6 cope te blej rama tani? ma merr mendja ketu me 100mij euro mund edhe te korruptohen,se ska aq peshe sa presidenti. Pastaj ai i Lzhks nje plak ordiner ishte edhe me 100miljon mund te terhiqej.

 Vertet per te ardh keqe me LSI-n.. 

Asnjehere nuk e mora vesh se c'fare dreqin paten qe i hyne ketij budalleku?

Buxheti i Tiranes edhe sikur mos te miratohej dje do vinte dita do miratohej sepse nuk mundet te qeveriset nje qytet si tirana pa buxhet!!

Jane me mijera vende pune qe rrezikohen dhe shume firma te rendesishme humbin nje sasi te madhe leku.. Eshte cmenduri te mendohet dhe fantazi e shfrenuar tip Xhibi & Lefti se Tirana mund te rrinte pa buxhet!!

LSI ja beri gropen vetes keqe fare.. Dje ishte nje teater i vertet ku Poni dhe gruaja e Ilirit ishin Bufonet !!

Vertet menduan trutharet se Rama mund te rrinte 4 ore para kamerave duke debatuar pa fitur gje???   smiley  

 

 

lexoni kete, qe te merrni vesh sesi jane rregullat dhe se ç'fare ndodhi :

 

Dervishaj: Kreu i Bashkisë pengoi këshilltarët të ushtrojnë të drejtën e votës

Numërimi me zë të lartë që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i bëri votave të këshilltarëve bashkiakë është shkelja e procedurave, që zhvlerëson të gjithë votimin e djeshëm, për projektbuxhetin. Duke rikonfirmuar anullimin e votimit, Sokol Dervishi, kryetar i Këshillit Bashkiak, theksoi se shumica e këshilltarëve nuk e kanë ushtruar të drejtën legjitime të votimit. "Votimi i djeshëm, e përsëris edhe njëherë, bëhet nul. Ka ndodhur një anomali e pazakontë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sepse nuk janë respektuar procedurat dhe rregullorja e këshillit. Neni 19 i rregullores përcakton detyrat e sekretarisë së Këshillit Bashkiak. Pika 2 sqaron që, sekretaria ka këto detyra, të njoftojë kryetarin për pjesëmarrjen e këshilltarëve në mbledhje, numëron votat e këshilltarëve që marrin pjesë në votim të hapur dhe njofton kryetarin për rezultatin e tij. Praktikisht, kjo procedurë nuk është zbatuar, sepse kryetari i Bashkisë mori përsipër dhe detyrën e sekretarisë së këshillit, ndërkohe që në sallë u shkaktua një kaos dhe votimi nuk përfundoi", tha Sokol Dervishaj, kryetar i Këshillit Bashkiak, përmes një bashkëbisedimi me gazetarët. Kryetari i Këshillit Bashkiak ka kërkuar negocim mes palëve dhe gjetjen e një zgjidhjeje emergjente. Dervishaj u shpreh se, do të kërkoj votim nominal në mbledhjen e radhës. "Palët të ulen në dialog, të gjejnë zgjidhjet më të mira të mundshme, të reflekohet për aq sa është e nevojshme dhe e domosdoshme dhe sa më parë të vijnë përsëri në këtë sallë dhe me një kulturë të ndryshme komunikimi", vijoi ai. Një ditë më parë u votua për herë të tretë për projektbuxhetin e Bashkisë së vitit 2009. Pas katër orë e gjysëm debatesh, votimi u shpall i pavlefshëm. Ndërkohë, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi dje se, me arrogancën e tij, Edi Rama dëshmoi se buxheti i Bashkisë së Tiranës nuk është buxheti i qytetarëve, por buxheti i tij personal. Duke folur një ditë pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Vasili tha se Rama përdori blerjen e votave në mënyrë abuzive dhe korruptive. "Dje, qytetarët e Tiranës u përballën me një fakt tjetër shumë të rëndë, sepse panë një kryetar bashkie - kryetar partie njëherazi, i cili dikur përjashtonte deputetët e tij para ca kohësh, sepse transferonin votat për të zgjedhur Presidentin e Republikës, mbrëmë ai nëpërmjet një tentative manipulative, synoi të përdorte të njëjtin skenar, pra të blinte votat tek e djathta për të kaluar buxhetin e tij abuziv dhe korruptiv. Për ironi të fatit, edhe mënyra se si u tentua të konsumohej ky manipulim, nëpërmjet votimit të drejtpërdrejtë të këtij kryetari që bënte njëkohësisht dhe sekretarin dhe numëruesin e votave, për ata që kanë memorie dhe kanë kujtuar sadopak Teatrin Kombëtar shqiptar, është i njohur ky lloj numërimi që Rama kreu në stilin alla Arturo Ui, kur votohej për trustin e lulelakrës e kur të gjithë votonin në presion dhe me imponimin e dhunës dhe të korrupsionit klientelist", u shpreh Vasili. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ishin në të vërtetë 28 vota pro në favor të buxhetit, Vasili tha se Arturo Ui mund të numëronte dhe 48 kartona pro. "Këshilli Bashkiak ka procedurën e tij të votimit, sekretarinë e cila numëron votimin dhe shpall votat. Nuk është Edi Rama që edhe numëron, edhe miraton, edhe nxjerr rezultatin e votimit. Më vjen keq por, kjo diktaturë që Edi Rama kërkon të stabilizojë është për të, por nuk është për ligjin", theksoi më tej sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Pra, Rama shkeli rende rregulloren, sepse mori persiper detyren e sekretariatit, i cili dohej te numeronte votat. Si diktator qe eshte, Rama nuk priti qe votimi te behej sipas ligjit, por sipas MALIQIT dhe i numeroi vet votat, e domosdo, nxorri veten fitues !!! KULMI !

Ky njeri pretendon te na drejtoje ne ? Skena e djeshme eshte TURPI i rradhes per kete te mjere !

"Këshilli Bashkiak ka procedurën e tij të votimit, sekretarinë e cila numëron votimin dhe shpall votat. Nuk është Edi Rama që edhe numëron, edhe miraton, edhe nxjerr rezultatin e votimit. Më vjen keq por, kjo diktaturë që Edi Rama kërkon të stabilizojë është për të, por nuk është për ligjin"

Kjo shprehje e permbledh te gjithe çeshtjen

O Lefter,

Perse nuk hap vete nje blog dhe nderoje ashtu sic do te kishe per qejf e deshire. Jo per gjo, por besoj se edhe Polici e ndonje tjeter me kete rast do te frekuentonin me shume ate blog-un tend. Me kete rast ne beje edhe neve nje nder te vogel. E kupton besoj se per cfare nderi behet fjale. Nuk do na cash me by........

car te nderoje mor, un spo bej avdes asnjerit ktu, thjesht po them ate cka thote ligji, nqs sju pelqen tjeter pune pastaj.

sa per blogun, e njejta gje vlen dhe per ty, apo se jeni shumice ktu tek peshku dhe paskeni me shume te drejte a ca. prape sdo kishte interes pastaj pa pak oponence, do beheshe bajate, komunizem hesapi pastaj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).