E drejta e autorit. Çështë ?

Në Peshkun Pa Ujë

Vjedhja. Përvetësimi i komenteve të mija. i ideve të mija justifikon bukur qënien time jo vetëm në këtë blog por dhe më gjërë.

Kjo dhe pa më cituar.

Natyrisht citimi fort ma përkëdhel sedrën. Veshët më nxehen dhe fytyra merr ngjyrë shege. Ndriçon. Ndriçon aq shumë sa para disa kohësh kur më citoi Mathuzalem,

Nata u bë ditë. Kapitalistia u zgjua e më pyeti: Çbëri vaki ? Më cituan i thashë. Tashmë ajo e di. Sa herë që ndriçon dhoma, dikush i ka cituar proletarin.

Me një fjalë ndihem i lumtur.

Nga ana tjetër, në se nuk më citojnë nuk do të thotë që fytyra më bëhet si funpesmediçi*

Në se komentet e mia duken të shkurtëra, janë qëllimisht të shkurtëra. Në se fjala, mendimi, idea e ime të pëlqen, merre. Çoje më tej. Dikush ta marrë e prap ta hedhë që ta marr unë përsëri. Si lojë volejbolli me një fjalë. ( truri është organi më lluq se shumë pak lozim me t&eumlsmiley

 

Tej Peshkut

Disa prej shumë gjërave që nuk kuptoj.

  • Si mund të vidhet një poezi, tregim vepër letrare me nji fjalë.
  • A mund të vidhet nji pikturë.
  • Nji shkrimtar, gazetar duhet të kontrollojë ndër të tjera tërë Webin para se të shkruaj.
  • Shkencë teknologjinë e ka frenuar e drejta e autorit apo e kundërta.

* Dikur inteligjencia, ata që sot quhen thjesht buxhetorë, klasa punëtore dhe fermerët shpërbleheshin dy herë në muaj për punën aktivitetin e tyre. Një herë në

pesëmbëdhjetë ditë. Një pjese sidomos të dy kategorive të fundit, tre katër ditë para marrjes së shpërblimit, fytyra u merrte nji ngjyrë karakteristike. Diçka si bezhë, o si tavë dheje. Kakì.

Fshatarësisë kooperativiste kakìja  i vinte nji herë në vit  por e mbante më gjatë.

 

12 Komente

Mos u merzit Zanfi.  I luv ju

smiley

http://www.digikids.co.uk/digikids-site/image/funny-hugging-cats-picture.jpg

ui luv ju tuu Nexh    

Edhe dhoma ime ndricon, zanfille. Por nga nervat smiley

Idene me gjithe titull e me permbajtje ma kishin pervetesuar. Me ftuan ne nje krah tjeter, edhe pashe rreshtat e mi t'i lexonte dikush tjeter.

Po me pelqenin shume. Por kur fjalia niste "une mendoj"...edhe mendimi qe ndiqte ishte imi, jo i asaj qe po mendonte, une s'dija ca te mendoja me pare.

Nejse, te dy mendimet jetuan "te lumtur" me pas.

sjua ka fajin njeri qi i hudhni menimet sheshit smiley

Majini per vete ene sjua vjedh njeri smiley

Une per vete, i maj per vete ene flej rehat nate, bashke me menimet e mija smiley

t_red, llafin më sipër e kisha për shkrimet në formë komenti. jo për shkrimet e mirëfillta publikuar këtu ose në blogje personalë.

Ka njerez qe anojne me shume nga kreativiteti (pra jane krijues), por ka edhe te tjere qe jane kopjues ose imitues. Keta te fundit e kane me te zhvilluar organin e kujteses si dhe nuk e kane problem te bejne si te tyren cdo prurje interesante. Kuptohet boten /shoqerine njerzore perpara e cojne njerzit kreativ qe jane pak, shpesh here shume pak, por meritat gjithmone i marin ata kopjacet se trurin e vene ne pune per te rembyer meritat e tjetrit si dhe per te zbatuar te rejat e zbuluara. Keshtu eshte e ndertuar natyra njerzore dhe ne jemi te pafuqishem per ta ndryshuar ate.

Hmm, përveç përvetësimit (nuk mund të quhet vjedhje përderisa ti ke një kopje), të ngrejnë edhe bubat. Për të parën s'ke faj, por të dytën ja jep vetë.

Shkencë teknologjinë e ka frenuar e drejta e autorit apo e kundërta

 

 

E kunderta.

Por ne nje fare menyre edhe e ka "liruar."

Shih Creative Commons p.sh

e kamë parë CC - në, desaparesidos, e kamë parë.

unë e kisha fjalën sikur e drejta e autorit të kishte lindur bashkë me njeriun.

si do të ishte njerëzimi sot ?

teknologji e shkencë.

në ç'stad zhvillimi do të ishte njerëzimi sot, në se do të duhej të paguanim të drejtën e autorit sa herë që përdorim rrotën ( thonë që është shpikja më e madhe)

llafollogji

sa herë do të mendoheshim para se ti thonim dikujt të dua ?. do kërkonim para borxh për të paguar të drejtën e autorit po të ishte fund 15 ditshi? dhe kjo vetëm për ta deklaruar.

po për ta konkretizuar do paguanim akoma K.Amasutrën ?

e njëjta gjë vlen dhe për sharjet.

do paguanim të drejtën e autorit pasardhësve të P.Ypit ?

Dikush ka pat idene qe te patentonte gjithe melodite qe krijohen nga tastjera e telefonit. Dhe te kerkonte nje fee sa here qe njerezit marrin ne telefon. Diskutohej qe ligjerisht ai ishte ne rregull. Nuk di si u vazhdu me pas ai muhabet.

Nderkaq, Majkell Xhekson eshte bashku me Sony-n pronar i te drejtes per publikimin e katalogut te bitellsave (afersisht cdo kenge e tyre, sa here luhet, duhet te perzihet gjithesesi ai zarbo). Yeah, Shit Happens.

O Zanfi, na i shpjegon dot ne nje paragraf, mundesisht, se kush esht qellimi i ksaj temes?

e drejta e autorit. pro O* kontra ?

*këndvështrime, sfumatura të ndryshme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).