Cila parti e meriton te udheheqe shqiptaret ne zgjedhjet e ardhshme dhe pse?

Meqenese zgjedhjet elektorale ne Shqiperi jane duke u afruar, dhe duke konsideruar faktin qe temat me te nxehta dhe me kontradiktore njekohesisht, jo vetem te PPU po te gjithe shqiptaret ne pergjithesi jane me background politik, them se do dali nje teme interesante ku arma me e forte do jete arsyetimi dhe jo sharja ose imponimi. Nje teme qe mund te na krijoje mundesine te mesojme me shume rreth bindjeve tona dhe politikaneve tane, (te mire te keqinj, keta kemi) dhe ku i dihet mbase ti ndryshojme ato nga kendveshtrimi dhe arsyetimi i oponentit politik.
"Pse?" dhe "Kush?" jane arsyet qe ju kane shtyre ne zgjedhjen e tuaj? A jane ato te bazuara ne vlerat dhe aftesite drejtuese te"Liderit"? Apo eshte inercia e militantizmit te mbartur nga rrethanat, ose thjesht interesat personale (eshte mese normale) qe kane ndikuar ne zgjedhjen tuaj?
 

p.s. kjo pyetje kerkon brac dhe pasterti ne pergjigje

55 Komente

Eshte nje pyetie qe qendron, se ne shqiptaret sado qe themi qe nuk meremi me politik apo nuk i perkasim ndonje force politike, genjejme? Se ne te vertet meremi shume me te, jemi militante dhe te gjithe vullnetin e kthejeme ne fanatizem!

Persa i perket mendimit tim personal une jame me shume pro Edit, dhe e them gjithmon nisur jo nga mendimi im  por nga opinioni i gjer qe degjoj e ne veshet e mi dominonjne me shume pro Edistet dhe shume her kete e faktojne?

Persa i perket krahut te diathte jo se jame kundra por fatekeqesishte me kane zhgenjyer shume dhe pesimizmin tim ata e kane forcuar me shume!

Ndersa per xhaxhi Saliun.,.,.,,.,.,,.????

 

Ate se kush e meriton nuk e di. Por ka gjasa qe te fitoje Koalicioni per Integrim. Peshkataret e Tiranes duhet te dine diçka me shume per kete.

mendoj se gara do te jete e veshtire, por jam i bindur se partia demokratike do fitoje.

o LEFT, ti vete e thua qe gara do jete e veshtire, si mund te jesh i bindur per fitimtarin?
Do ishte me produktive per temen nqs do jepje arsyet qe te shtyjne ne  bindjen tende. Cfare sheh ti te Lideri i PD-s qe te ben te bindur se ajo do fitoje?

p.s. eshte per te respektuar sinqeriteti i pergjigjes se Shkinaks!

e pranoj qe gara do jete e veshtire, e them qe dhe fitorja do jete e veshtire.e them kete jo se un jam me kte bindje politike, por bazohem vetem ne arritjet e ne potencialet e pd. nuk eshte vetem kryetari ai qe ndikon, por eshte i gjithe grupi, ai qe perben nje siguri per nje politike progresive dhe te sinqerte. sdua te bej krahasim me figurat e ps, fakti se shumica jane njerez te rinj dhe me integritet moral dhe me kompetenca te afirmuara me ben  te besoje se do punojne drejt. spo them disa ndryshime duhen bere, por keto do te jene te kushtezuara nga rezultati.me beso se as ne si simpatizante nuk duam te kemi ne qeveri xhuvelra etj. sala mund te jete ai qe thuhet se eshte, por ama di nje gje, qe kur sales i tiposet nje gje ne koke,ska burre nene tja heqi.a s'ishte kjo vendosmeri e cila ne tre vjet beri qe te arriheshin rezultate te menjehershme ne luften kunder krimit(banda e lushnjes, durresit etj qe ne 2005). qe u arriten rezultatet ne luften kunder korrupsionit, u 2fishuan te ardhurat nga taksat edhe pse shume taksa u pergjysmuan. vepra te rendesishme infrastrukturore(rruget qe i di dhe vete mos te perseritem).u krijua nje klime e favorshme per biznesin, imazhi i shqiperise jashte eshte ndryshuar shume per mire apo jo. anetaresimi ne nato, vizita e bushit, msa-ja ne kohe rekord, vendi kandidat per be se shpejti etj. qe nga 2007 ska me nderprerje energjie(pranoje ishte kalvar ky i shoqerise sone per vite me rradhe);investime te rendesishme ne fushen e energjitikes(tece, hidocentrale etj). u bera i bezdisur me duket, por jane shume pune e kantiere te hapura sa spo me kujtohen. 

qe sala ka bere pune, kte sdo ndonje zgjuarsi te madhe ta kuptosh. a skan qene shqiptaret qe i dhane voten rames sepse beri pune? kur sala po ben pune, pse mos tja japim voten? pse mos tja japim voten kur sala ka bere  arritje jo ne nivel lokal, por kombetar. te gjitha kto qe thashe me lart mos i gjyko si fjalet e nje reklame qeveritare, por gjykoji me qetesi. me thuaj pastaj pse s'duhet tja jap voten pd?

do te ma kishte qejfi qe edhe kater vite te tjera ta mbante saliu. ashtu si edi rama beri tiranen ne dy mandate e pastaj nisi ti dale boja kur u pa se s'kishte ca bente me. ta leme edhe saliun qe kete makroprojektin qe ka ndermarre me energjine dhe rruget ta nxjerre me krye e masandej te shohim.

nje nga arsyet me te medha qe me shtyn te jem me salen eshet edhe se nuk do te doja qe edi te behej kryeminister. sepse nga s duket edi eshte administrator i mire por jo ne gjendje per me u marre me fatet e kombit. bilez do te thoja se nga deshira per te qene modern ka rrezik te kthehet ne antikombetar.

pastaj te them te drejte ka edhe do gjana te tjera qe pasqyrohen ne ate ca me tha nje dite nje miku im tropojan qe rri ne madrid: "nuk e di se sa te verteta jane qe saliu u mban anen verioreve dhe se socialistet u mbajne anen jugsve. e vertete eshte qe qe kur mori sala pushtetin vellezerit e mi kane gjetur pune."

Per mendimin tim fiton akoma Sali Berisha. Jo me shume per merite te tij, por merite te Edi Rames, qe ka sabotuar te majten.

 

Pastaj edhe une mendoj, qe Sala e meriton akome edhe nje mandat tjeter, se po mundohet te beje gjera te medha, projekte qe kerkojen me shume se nje 4 vjecare.Edhe do te ishte ne te njejta pozita qe kerkoi Rama,per Tiranen qe donte kohe te bente projekte. nsj

 

 

Fiton Sala, pak me leke, por mendoj qe do te jete Fushata me e kushtuar se kurre. Lufta per pushtet do te jete me e ashper sesa kurre.

 Ne fakt per momentin, ku per 18 vjet  nga qeveritaret, politikanet shqiptare, ka  mbushje xhepash, interesim per firmat e tyre, (t'familjarve te tyre), me shume se sa pune per ekonomine shqiptare,  mendoj se, Shqiperise i duhet nje qeveri me eksperte, njerez te paanshem, te ndershem, dhe te pa lidhur me qarqe ekonomike apo politike (vendase apo te huaj). Ajo qe eshte e rendesishme, eshte qe reformat te persosen me teper, jo te shkaterohet ajo qe eshte ngritur, si p.sh. ligji per administraten, apo ajo per forcat e rendit, qe duhet te jene pa parti (t'panshem dhe mundesisht te mos jene te detyruar te votojne). Ushtria nuk ka pse te votoje, sepse gjer me sot eshte vene re qe kontigjente te saja jane perdorur nga qeverite per vota pro saj.  

Ajo qe eshte vene re gjer me sot eshte dhe, se; qarqet me armiqesore ndaj vendit tone, kane investuar dhe investojne (ketu nuk flitet vetem per para) vetem tek PD dhe PS dhe struktura pran tyre, vetem e vetem qe te mos ndryshohet statu-quoja, pra qe Shqiperia te ngelet keshtu e dobet dhe e varfer gjithmon. Prandaj eshte e rendesishme nje mos fitore e ketyre dy partive dhe sateliteve te tyre, te pakten per 8 vjet, sa te fuqizohet Shqiperia. 

Se cila/kush parti meriton te drejtoje vendin, une do te thoja nje grupim i trete, i pa lidhur me PD e PS, i pa lidhur dhe i pandikuar nga qarqet armiqesore kundra ekonomise shqiptare. Kjo po do ti plotesonte te pakten kushtet , jo vetem te miat por dhe te ter shqiptarve te ndershem qe mendojne dhe vuajne per Shqiperine. Futja ne qeveri dhe strukturat shteterore (pas zgjedhjeve) te specialisteve/eksperteve te makro-ekonomise, juri-sprudences, eko-mjedisit, do te ishte nje pike plus per zgjedhesit dhe ekonomine shqiptare.

Koalicioni i majte me PS ne krye. Eshte alternativa e vetme per momentin. PD-ja duhet te riformulohet nga fillimi, dhe ne pergjithesi te djathtet duhet te krijojne me te vertete polin e tyre si dhe shtresen e popullsise qe duhet te perfaqesoje. PD-ja fare mire mbas ristrukturimit, pershkak te elektoratit qe e mbeshtet, mund te konkuroje bindshem brenda spektrit te majte, por kursesi nuk mund te vazhdoje me te predendoje se eshte e djathte me nje elektorat qe perbehet nga shtresat me te varvera te popullsise ne kuptimin me te gjere te fjales.

Shume e vshtire eshte te japesh nje pergjigje ,se te gjithe jane provuar dhe ne nje shporte qendrojne ku me shume e ku me pak,te gjitha partite ..

G99 parti e re ,nafake e re , do zoti te vij ne pushtet ,brez i ri pa komplekse!...se bashku me Edi Ramen,panvarsisht se si eshte .

Deri tani nuk kemi njerez te paster se jane beri si ai shkopi i rene ne balte dhe sdi ku ta kapesh!

asnje parti nuk e meriton.

Toko, provo me ktë skemën ktu:

sondazh.jpg

o e, skema e lezetshme.

Artian!! Nuk do e them cfar do thoja, se do ma fshin postimin smiley

(bile do ma fshine se perdora dy pikcuditse...dhe eshte gabim drejtshkrimor!...dhe tani se perdora 3 pika ndarse. )

Une do them ate qe kam then plot 1 vit me pare, afersisht ne kte date. Kosova te pushtoj Shqiperine. EULEX ne Tirane. Armet i prodhem ne Gerdec te gjitha, kshuqe s'besoj se do ishte gje e veshtire. Ne s'jemi per te qeverisur veten tone. Me mire per nja 20 vjet, te na qeverisin te tjeret. Te vjedhin ca te duan. Te bejne ca te duan. Vetem mbas 20 vitesh te na lene mbas nje mentalitet sado te dobet te Punes.

Ne jemi si zezaket ne Zimbabue (ish Rhodesia). Nganjehere, edhe nuk e meritojme vet-qeverisjen.

Vendet e tjera perreth nesh kan pas fatin e qeverisjes nga te tjere, nganjehere ne menyre te drejtperdrejt, nganjehere me proxy. Ndersa ne kemi pat fatkeqsine e vet-qeverisjes per 65 vjet.

Une votoj per ate Parti qe ka kte si plan elektoral. Ti shkojne ati Obames e ti thone...aman na i sill ata te burgosurit ne Guantanamo, dhe si shkembim ne behemi territor i Amerikes si Puerto Rico. Nuk dum perfaqsim ne qeveri. S'ka problem. Aman vetem na qeverisni.

 

20 vjet me koncesion smiley

Nje nga arsyet pse e bera kete pyetje eshte brenga e shume shqiptareve; Pse ndodhemi akoma ne gjendje tranzicioni edhe pas 18 vjet demokraci? Kush eshte shkaktari, dhe cilet jane faktoret kryesore ne status quo-ne e kesaj gjendje per te qare hallin?
Besoj se sa me shpejt ti japim nje pergjigje objektive ketyre pyetjeve aq me shpejt do ti zgjidhim problemet dhe hallet e vendit tone, dhe aq me shpejt do ta cojme ate aty ku duhet te jete, ne familjen evropiane!
Ne si vend, i kemi te tera resorcet dhe kapacitetet e nevojshme qe i duhen cdo vendi per ndertimin e nje shteti te forte ekononmikisht, dhe rritjen e mireqenies se popullit te tij (madje jemi te bekuar nga nje ane)!
Pergjigja e kesaj gjendje qe e dime te gjithe eshte; Aftesia menaxhuese dhe integriteti i politikaneve tane!!
Po si mund te arrijme ne nje gjykim dhe analizim sa me objektiv te liderave dhe politikaneve tane, ne nje ambjent te infektuar deri ne palce nga korrupsioni, militantizmi, interesi individual dhe bindjent e trasheguara familjare ose krahinore??
Ketu, pervec aftesise minimale gjykuese te cdo njeriu ne nje shoqeri civile te nivelit tone, duhet medoemos sensibilizimi i shoqerise me informacion te sakte dhe i percjelle nga njerez e media qe nuk kane damke ne integritetin e tyre dhe nuk kane konflikte interesi te cfaredo lloji me sistemin,
Kjo me duket se eshte e pamundur ne shoqerine tone!(flas per shqiptaret ne Shqiperi) Sepse ky korrupsioni gabim ose jo, pervec pasurive marramandese te pushtetareve eshte kthyer ne mjet jetese ose mbijetese per pjesen me te madhe te vendit dhe eshte i pranueshem nga cdo qytetar. (qe nga polici ne rruge, nga fshatari qe shet prodhimet pa takse, e deri tek doganat e tenderat e famshem...) 
Dhe nga ky moment, i vetmi mjet i dispounueshem qe mund ti referohemi dhe ti japim pergjigje pyejeve me lart eshte biografia e liderave tane dhe historia politike e gjate ketyre viteve te tranziocionit! Qe te arrish ne nje konkluzion sa me drejte pastaj, hyn integriteti dhe vlerat individuale ne peshimin e fakteve te referuara! Mbasi i balancon ato, arrin te kuptosh se kush eshte e me e rendesishme dhe sa peshon per ty; Integriteti dhe paraja, dinjiteti apo servilizmi, vazhdimi  i bindjes familjare ose krahinore, apo braktisja e saj dhe perqafimi i politikes se re, etj...

Une personalisht dua dhe shpresoj te fitoje e majta! Ne gjykimin tim personal duke konsideruar dhe faktin qe Edi Rama s'eshte i rene nga qielli, ka te metat e tij dhe nuk eshte i paperlyer, me doli se sido qe te jete ai eshte shume me shume i pranueshem se Sali Berisha dhe koalicioni i tij!

taras, te lexova me vemendje sepse prisja nje argumentim disi te arrire te bindjes tende(te majte apo jo?), por vura re se ne tere shkrimin tend argumentat mungonin. behu me konkret dhe mos ju rrotullo pyetjes per te thene ne fund thirrjen e luftes se cdo militanti, sepse vetem ajo kushte dicka te peshuar. kur me kerkove te sqarohesha per bindjen time, u mundova te argumentoja, beje dhe ti.pse mendon se ps duhet te fitoje?

o left, ja te behem me konciz me ty meqe s'e ke kuptuar thelbin e asaj qe nenkuptoj me lart:" bindjen time e nxorra nga referimi i te mirave dhe te keqijave, i arritjeve dhe deshtimeve te politikes dhe liderave tane gjate ketyre 18 viteve demokraci"
dhe me sa mbaj mend une jane:
premtimet dhe mbajtja e tyre, mashtrimit elektoral me to, reformave ne administrate, ligjet e miratuara pa aprovimin e opozites dhe te kontestuara nga perendimoret per qellime te dyshimta, Gerdeci, Trebicka, Mediu, NATO, autostrada Durres-Kukes me meriten dhe hijen e korrupsionit, hetimit te Lulezim Bashes per korrupsion, Fazllic, Gazetes Tema, djegies se te vetmes gazete opozitare"Kohes Jone", lejeve te ndertimit te Rames, kthimin e Parkut Rinia ne identitet, Lanes dhe gjithe Tiranes, karakterin publik te tyre, moralin, dinjitetin, takimin me Ramiz Aline, levizjen studentore, Teseren e partise Komuniste dhe poziten si sekretar, shkaterrimin e cdo gjeje te trasheguar me me pretekstin e antikomunistit, Heronjte e Vigut, varrezat e ushtareve greke, integritetin e tyre, korrupsionin, berjen e opozites me bojkote dhe shkaterrime, fajdet, 1997-en me pasojat rrenqethese te saj, Azem Hajdari dhe 1998-a, eleminimin politik te kundershtareve ne mendim brenda partise, drejtimin me dore te hekurt te saj, kualifikimin per poste drejtuese ne shume dikastere jo nga aftesite profesionale po nga bindjet e tyre, hashashi, nene Ferideja, Lazarati, shitja e ARMO-s dhe monopolizimi i D2-shit, spastrmit politik ne cdo nivel administrate, uji, dritat, papunesia, fjalori i perdorur ne publik, menyra e sulmit ne forme shpifjeje ndaj kundershtarit, pronat dhe ish pronaret, perdorimin e dhunes ndaj opozites, levat ne koken e Edi Rames, Arben Imamit e shume te tjereve, thenien E.Selamit qe;do kthehem ne Atdhe kur te krijohet atmosfera e pershtatshme", vjedhjen e votave, vrasja e shpreses ne popull, varferia, dinjiteti i kombit dhe i emrit shqiptar sot, gjendja e mjerureshme qe kemi akoma sot pas 18 demokraci,..... e shume e shume fakte qe mund ti kem harruar ose nuk jam ne dijeni.
Jane te tera keto qe me bejne te behem me PS dhe Edi Ramen pa hezitim, sepse andej me anon peshorja e se drejtes dhe me te mires per vendin tim!
Jam shume i bindur o left, qe cilido njeri qe i do te miren atij vendi i majte apo i djathte, verior apo jugor, kurveleshas apo tropojan, nga familje e "Madhe" apo e "Vogel"  dhe eshte i cliruar nga komplekset gjykuese qe e bejne te jete sa me objektiv ne gjykim, do bej te njejtin veprim si une!

Just for the record;Une nuk kam patur edhe s'kam asnje teser te asnje partie dhe nuk jam militant i PS.

p.s. Edi Rames nuk mund ti ve fajet e Nanos.

e, faleminderit per konsideraten,
po jam i sigurt mik, se ti dhe kushdo tjeter qe i ka ke jetuar dhe ndier nje pjese te tyre dhe e ka pare e gjykuar realitetin me syte dhe mendjen tij do ta bente..

p.s. akoma s'arrij ta kuptoj se me c'sy e mendje e shohin dhe gjykojne realitetin e atjeshem ata qe akoma perkrahin dhe bejne tifo per Berishen dhe PD (hiq militanet dhe ata qe kane perfituar ose perfitojne nga sistemi).

Taras...shume dakord me ato qe ke then.

Problemi per mua s'eshte aq ke "politikanet". Politikanet..nuk na e sollen mllefin dhe injorancen. Ate e gjeten midis nesh smiley

Pra, kjo "shoqeria civile"...eshte cfar prodhon gjithmon kta lloj politikanesh dhe kto politika. Pra eshte semundje qe ka infektuar pothuajse te gjithe...dhe e ardhmja duket keq e me keq me kta "politikanet e rinj" qe pjellim cdo 3 dite.

 

Problemi i Shqiperise eshte i thjesht. 500 vjet Osmanlli...qe e la vendin me nje kulture qe shperblen injorantin me te forte. 80 vjet diktature mbas diktature...njehere diktature Matiane, pastaj diktature Muniste, qe e la vendin me nje mentalitet kullote. Pra eshte e kuptueshme qe per 18 vjet ne kemi zgjedhur vetem injorantet me te forte per ti ndjekur si kope dhishe.

Si popull...si kulture...si histori...s'kemi asnje PIKE REFERIMI ne memorien kolektive qe na ka mbet...per nje kulture dhe tradite dhe mentalitet PUNE, meritokracie, demokracie etj. Kto s'jan veti qe shfaqen brenda dites. Duan kohe dhe pune.

Edvin Rama i shfaq disa nga kto veti...por ai eshte vetem nje njeri. Problemi eshte ke te gjith ne.

 

Prandaj nuk ja fut kot une kur them...Shqiperia duhet dhen me koncesion per 20 vjet...ndonje vendi perendimor me tradite dhe kulture PUNE dhe DEMOKRACIE. Amerika, ose Gjermania pershembull.

Rreziku i mbetjes ne "tranzicion" te perhershem, dhe rreziku i mbetjes nje popull i deshtuar dhe gjysmak...pra sic jemi...eshte shume real. Mjafton vetem te vazhdojme te bejme ate qe kemi bere deri tani, qe te perfundojm si nje vend Afrikan ala-Zimbabue.

aman mor vetem per zogun mos fol, sepse a ka pas ndonjeher krenari dhe dinjitet shqiptari ane e mbane botes ne kohen e tij ka qene. ai per aq pak kohe arriti te bente ate qe kta spo e bejne per kaq vite e per shume vite skane per ta bere. po kulmi na nxirrke ramen sikur qenka figura me e mire e gjithe ketyre 100 viteve te fundit!!

Ke harruar opsionin kryesor, per mua te pakten, ne krye te tabeles. E shprehur thjesht: Do votoj se mendoj se kjo parti/person/aleance do sjelle me shume te mira per popullin sesa te tjerat.

Te ndjerit i perfaqsuar politikisht eshte thjesht per militantet dhe ideologet, dhe s'ka shume kuptim ne nje vend si tonin, me forca politike si tonat, ku partite s'kane ndonje ndryshim ne ideologji, dhe ku ka nevoje qe te behen shume gjera. Kryesorja eshte kush do krijoje me shume vende pune, ngritje rrogash e pensjonesh, investime, ulje korrupsioni, etj. Ky opsioni i te ndjerit i perfaqsuar politikisht do kishte kuptim per nje vend si Amerika mbase.  Po dhe ketu s'do (s'duhet te) ishte pyetja kryesore.

Qeveria zgjidhet per te menaxhuar dhe drejtuar vendin. Dmth populli puneson nje menaxher nepermjet zgjedhjeve. Keshtu mendoj duhet pare, kush e ben punen me mire. Te tjerat, ideologjia, apo per inat te mulluxhiut, dmth partise tjeter, etj si keto, s'i sjellin gje bereqet popullit.

Dhe abstenimi nuk mendoj se eshte opsion. Votimin e shikoj si detyre te qytetareve (packa se me pare s'e shikoja keshtu smiley). Po te mos votonte askush, si i behej, ku katandisej demokracia ne nje vend?

P.S. Nje sondazh i tillle, i formuluar mire dhe bere nga nje organizate me kredibilitet, do ishte interesant ne Shqiperi; dmth dicka e tille: Do votosh apo jo, per ke do votosh nese po, dhe pse, dhe ca ndryshimi shikon midis Rames, Berishes, Metes, etj. dhe midis platformave te partive te ndryshme.

Sa per te ditur ca mendojne shqiptaret ne Shqiperi, me teper jam kurioz per arsyet qe do jepnin, se per te votuar rrezik shumica votojne per inerci, per te njejtet qe kane votuar ne zgjedhjet e meparshme.

Xhib analisti smiley , besoj se e ke të qartë që po të bëheshin anketime të tilla prej kujtdo (dhe unë jam një si gjithë të tjerët) nuk do të kishte arsye që të egzistonin firma në botë që jetojnë vetëm me sondazhe smiley .

Në fakt edhe unë, në fillim doja të bëja diçka serioze, por meqë nuk arrita që të mund të fusja të gjitha opcionet e mundëshme, më në fund vendosa t'i jap një çikë humor situatës.... "Na rujtë zoti nga budallenjt" thuhet diku nëpër të smiley

se kush parti apo koalicion e meriton te qeverise shqiperine kete nuk mund ta them,por nje gje eshte e sigurte pd fiton ne zgjedhjet e qershorit bindshem .jane gati 300 milion euro ne dispozicion vetem per zgjedhjet ku pjesa derrmuese do tju shperndahet zgjedhesve kesh.

Esigurte qe fiton koalicioni i majte! smiley

 Ajo parti qe do te mund te siguroje transport falas per femijet ne shkolla nese jetojne mbi 20 min. larg ne kembe. !   smiley

Edhe 141 dite na ndajne nga analfabetizmi!!  

 

 Pyetje e veshtire per dite te diele smiley

Me sa duket Edi dhe Iliri do u futkan ne PD se PD-ja ka pas nje slogan te tille "me ne fitojne te gjithe!"

Lumsi ne lumsi ne car fati si kena!

Do dale i humbur vetem ai qe nuk merr pjese....

me ke je moj Zane, dhe kush mendon do fitoje?
...hidhe edhe ti nje cope mendim ne vazhden e perpunimit te ideve, qe te kesh dhe ti meriten tende ne "arritjen" e racionalitetit.  s'i dihet mbase mund te na thuash dicka qe s'e dime dhe te na besh ti veme pikepyetje ca gjerave qe besojme se jane ashtu sic i kemi gjykuar... mendjen e kemi te hapur!

Taras!Do te ishte shume me i besueshem komenti yt sa rreshti i problemeve te ketyre 18 vjeteve te shtyhej me tej,,,para 90-es.Sepse keshtu me kete nikc qe ke e me kete kendveshtrim qe i ben situates  ndonje dyshim ne objektivitetin tend natyrshem do me lindte.Nga shkruan ti Taro?Si ka ndrruar jeta jote gjate ketyre 18 vjeteve.Po te tuve ne Shqiperi si u eshte ndrruar jeta per keto vite?

me vjen keq moj Zane, po mua nuk me ka mbetur ora ne vitet para 1990-s.
e kaluara tone ka shume te erreta qe po ti referohemi nuk do ti shmangemi dot paragjykimit te mendimit te tjetrit, keshtu qe une mendoj per te gjithe ne eshte mire te ecim me koken dhe mendjen para!
Pyetjeve te tua i takon nje teme me vete Zane smiley
 

nejse Taro(ne ne Shkoder i kemi therritur Taro ati qe e ka emrin Tarcizioe jo Taras bir vrases  smiley.Nuk iu pergjigje atyre qe shkruaja me siper.Tashti pa shaka.Une nuk do te kish votuar sivjet ne Shqiperi .Pra une jam per abstenim.Jam mjaft skeptike me mazhoranvcen e mos o zot me opoziten.Berisha kete mandat ka punuar,goxha madje.Shqiperia ,Tirana e Shkodra kane ndryshuar shume.Kam qene ne shtator ne Shqiperi.Punohet ,ka shume ferment.Njerezve iu eshte kthyer deshira per pune e per te permiresuar jeten e tyre.Ngaqe punojne ke deshire te rrish me ta sepse iu jane ndrruar shume ide ,botekuptime te mbrapshta.Nuk flas per klubet i ish bllokut.Por Berisha ka mekatin e jo demokratikut,e formave te eleminimit te kundershtareve te vet politike(te djathte te vertete keta)me metoda aspak legale e demokratike.Kur flas per Topallin ,flas se e njeh personalisht,heret.Eshte nje person me nje spesor te rralle njerezor,grua shume e zonja,punetore...me nje inteligjence kulture e intuite jashte normales.Eshte krejt natyrale te jete atje ku eshte.E me beso se nuk do kete qene hiç e lehte per te te gjendet perballe dinosauresh te se keqes si Gramoz Ruçi me shoke.Per PS,as qe e ve ne diskutim...Nuk eshte aspak ne asnje sens e ndryshuar.Komuniste e per me teper e drejtuar nga nje person me mungese te theksuara bindjesh e e kuilibri...Eshte per te ardhur keq se alternativa nuk po ka.Jam e bindur se me siguri fiton Berisha......

ok, e respektoj mendimin tend...
verej se ti je shume e hapur ne mendime dhe ke nje te mire qe s'e vret mendjen fare per alternativat e mundshme, keshtu qe je rehat. hallall!

p.s. globi rrotullohet, po jo rreth Shkodres moj Zane! smiley

p.p.s po per Tarasin dhe Pompaciun e "south park shqip" ne youtube c'mendim ke?

mendoj..uroj..shpresoj..fitoren e edi ramès,pèr motivin se nuk ka asgjè tè pèrbashkèt me sali berishèn,ilirin metèn e  fatos nanon!!

e di  kush eshte e keqja me ju tifozet e rames? e shihni shqiperine ne nivel lokal, e shihni si bashki. thoni, rama "beri" tiranen, do beje shqiperine. keni gjetur nje teknike te kollajshme per tu treguar te "rinj".i fusni ne nje thes te gjithe, meta, berish e nano, dhe thoni kta sjane si rama! por harroni qe kryetari vetem ska cfare ben, duhet te mbeshtetet ne qeveri, ne parti. mendoni se tani qe erdhi rama gjithcka do rregullohet me ps ne pushtet! harroni se ps eshte dhe ruc e brace &co.koka nuk e leviz dot trupin kur ky paralizohet! dhe paraliza ketij trupi do ti vije nga keta dinozaure interesaxhinj!

i fus nè 1 thes tè gjithè(meta,berish e nano) pasi kèta janè njèsoj....jo se kèshtu them unè por se kèshtu e ka treguar koha,dhe fakti qè ekziston ky koalicion i çuditshèm i tyre kundèr edi ramès ,mè bèn mua tè mendoj se diçka tè mirè e ka ky edi rama!!!

Ptu! t'ia .... pse s'me shau ene mu ai Sala? Do isha bo kryeminister ne qeshor! kshu ma ka heq fatin nga duret gjithmone ai mu!

Amon o Arb a e lexo çar ke shkrujt? Pse me kshu votohet e?

Kurse ti Left ja ke fut kot. Edi Rama nuk e boni Tironen. Tirona u bo me paret tona dhe po te doni mund t'ju jap nje mal me gjera qe Edi i ka katranos (perveç vjedhjes) dhe qe nje njeri normal (jo nje i zoti po nje normal fare, mesatar) do kish bere shume me teper e shume me mire.

Nga ana tjeter Edi Rama ka tregu qarte qe nuk ka aftesi per te zgjidh probleme te thella qe kerkojne nje plan afatgjate (e s'ka nga t'i kete se nje piktor i deshtuar eshte dhe nqs do qeheshin aftesite rrugve ne dipllomat do i grisnim te gjithe).

E shumta di te shofi nje grope dhe te beji tender qe ta mbylli Koço. Apo di te lyej pallatet e ta beje Tironen si dekor per filmat e Kusturices (thuj shyqyr qe nuk kishte fonde me na vone muzike rrugve se do ishim "knoq" me gabelistike)

po pse si votohet??...tè votoj duke ndjekur verbèrisht bindjet e mija politike?po mè kanè zhgènjyer o lizandèr...tè votoj atè qè mè premton mè shumè??po nuk e bèj dot,se mè kanè premtuar aq shumè sa nuk mè befason dot asgjè mè..tè votoj ata qè kanè qenè njèher??po i provova,i provova deri nè neveritje...jua pimè lèngun atyre....do tè votoj edi ramèn pasi mendoj se e meriton njè shanc...po mè zhgènjeu edhe edi..do ta ndèshkoj edhe atè pas 4 vjetèsh,pa mè tè voglin dyshim!!!p.s. ato qè thotè e nuk thotè sala mua ka vite qè nga njeri vesh mè hyn e nga tjetri mè del...

eshte e qerte qe rama as e ka haberin nga menaxhimi i bashkise o plak, po une u mundova ta zbusja pak sepse ndryshe ste lexojne fare kta peshqit ramiste, te fusin ne nje thes me fanatiket e maloket! e kam thene qe rama ska bere asgje per tu levduar kaq shume e per tu mbajtur mend kaq gjate. sepse tiranen e ka bere  biznesi privat. bashkia me aq buxhet sa ka ne vit, do ishte bere tirana shume here me e jetueshme.

taraso, ti ke mendimin tend dhe ste gjykoj, sic kam dhe une timin. e vetmja gje qe sme pelqen eshte arsyetimi qe ben per te shprehur kte mendim.me kupto nuk dua tani te mbush mendjen qe te ndryshosh mendim. dua vetem te them se arsyetimi yt i shtrire ne 18 vite demokraci, per te "justifikuar" bindjen tende, me duket pa vend. sepse duhet te dish nje gje, asgje s'behet pa shkak e pa nje qellim te caktuar. asgje ne politike nuk eshte ashtu sic duket. gjithmone duhet te kesh parasysh prapaskenat, te cilat jane ato qe ndikojne ne marrjen e nje vendimi, sepse aty luhen interesat e fshehta, dhe kto interesa kane fuqine te shtremberojne dhe aftesine legjitime te ndonje organi apo individi per te gjykyar, vendosur, ne shume raste per te legjiferuar. prandaj te bazosh arsyetimin tend ne fakte politike qe kane ndodhur ne 18 vjet, duhet  te kesh nje pergatitje e madhe, njohje nga afer dhe te mos i besosh gjithckaje cfare thuhet a duket, sepse mund te mos kete qene ashtu e verteta. eshte shume e rrezikshme te besh te tilla arsyetime, sepse ka shume gjasa qe ne te shumten e rasteve te gabohesh. fakte qe kane ndoshur ne 18 vjet,njerezit jane munduar ti sqarojne  ne  libra te tere, emisione etj, smund ta besh ne nje diskutim te vetem sikur po pi kafe. un them ta gjykosh me thjesht situaten, gjykoje per te ardhmen, mos u bazo ne te shkuaren afatgjate. kush mendon se do te udheheqi me mire per te ardhmen, duke u bazuar ne nje te shkuar afatshkurter, por mbi te gjitha bazuar ne potencialet e cdo grupimi? un mundohem qe gjykimin tim mos ta bazoj vetem tek nje njeri. nuk jemi ne sistem presidencial ku do votjme nje president qe perfaqeson gjithe ekzekutivin. mbi te gjitha po zgjedhim nje grup, qe perfaqeson nje elite ne te dy kampet, i cili do te udheheqi. nuk eshte sala dhe rama gjithcka. gjithcka eshte pd dhe ps. tani shiko dhe analizo perberjen e qeverive te ardhshme te dala nga keto 2 parti. tek pd shoh relativisht fytyra te reja, ministra qe skane pasur lidhje me te shkuaren afatgjate, qe kane treguar potencial dhe seriozitet per te permbushur detyren e tyre, qe e kane permbushur ate. drita tani ka, bandat kryesore u denuan, rruge po behen dhe shume te rendesishme, investime ne energjitike po behen, politika e jashtme ka qene shume e mire sepse ka bere te mundur msa, naton, ka ndikuar ne pavaresine e kosoves.pra jane gjith kta elemente qe une gjykoj se po sjellin ndryshim.tani te vesh gjithe kto arritje ne dyshim per disa akuza mediatike, me duket cinike. tek ps cfare shoh, nje rrokade kryetari, dhe po ai ruc, ai gjinush, ai milo, ai malaj, ai blush, ai brace etj. fytyra qe qeverisen per 8 vjet dhe i pame si ishin. gjyko vete tani.

jane gati 300 milion euro ne dispozicion vetem per zgjedhjet ku pjesa derrmuese do tju shperndahet zgjedhesve kesh.

smiley Cfar duhet e bej te marr dhe UNE nje cop nga kjo torte? Per 300 milion dollar FCB...behem PD-rast e ca te dush ti smiley Hudhi ndonje llaf Birishes per mu smiley

Ti i do dhe te gjitha o burre!

O FCB, thuji Birishs qe per 250 milione bohem une! lol

O Grup a e di ate barcaleten me zvicerrionin, italionin dhe portugezin per tenderin e nje muri qe do ndertote B.E.

Shko portugezi edhe thote : "Mu me duhen 600 euro per ta bo. 500 bojne materialet, 100 bo haku i pounes."

Shko italioni ene i thote : "Mu me duhen 1000. 600 materialet se jone italione. 400 haku i punes"

Shko zvicerrioni ene i thote : "Per mu bo 3000."

"Si me 3000?! car muri do boke ti?"

"Muri do jete njesoj, po llogarite jone kshu. 1000 ti, 1000 une, 400 italionit qe te mylli gojen dhe 600 portugezit qe te boji murin"

Kshu qe Grupo mos ma prish pazarin se ke 250 milionshi ka me more sa te dush ne te dy e me gjet nji qe per shume me pak pare bohet PD-rast. Edhe kryetar opozite po e deshe! hahahahaha

Vallaj Lizander qeke me i zgjut se mu....

Lene mer zgjuarsine ti po hajde i hyme mik adminve qe te shujne komentin e Dejvit t'Pupit se na felliqi. Do na qisi nomin se jena bo te dy PD-rast-esor.

Jo me Adminat nuk flas! Jemi zene!!

Morali i fabules : PD-rast ka sa te duash, vetem leke nuk ka...

jane gati 300 milion euro ne dispozicion vetem per zgjedhjet ku pjesa derrmuese do tju shperndahet zgjedhesve kesh.

 

 

hahhahahaha gjithe keto leke mer amon? Rama thone qe ka 80 milion, spaska shonc te konkuronka me PD.

 

 

 

Per ju te zgjutit qe flisni per menaxhime e per paret e popllit heorik.

Ne 2000 kur e kishe ne dore Bashkine...Partia Dhemoktarike...buxheti i Tiranes ishte...2 milion dollar.

Ne vitin 2008...buxheti i Tirones ishte...76 milion dollare

 

Pa kuptuar kte fakt MINIMAL...s'keni baze refereimi nga ta nisni per te folur per "menaxhime" apo per "paret e popllit" Institucion qe funksionon ne menyre me profesionale dhe me menaxhim me te mire se Bashkia e Tirones...NUK KA ne ate vend. Megjith problemet dhe te METAT (perfshi ktu edhe Ilirin) qe ka...edhe qe ka nuk mohohen...perseri mbetet si shembulli ME I MIRE I MENAXHIMIT ne Shqiperi ne kto 18 vitet e fundit. Pra, kthimi nga nje institucion absolutisht parazit dhe as me fuqite me minimale...deri ke institucioni me menaxhim me te mire ne vend dhe me punen me te mire ne vend.

Ankesat tuaja vine si rrjedhoj qe edhe ky menaxhim...nuk eshte i niveleve "Evropiane" pershembull. Jam plotesisht dakord qe nuk eshte. Por gjerat rregullohen hap mbas hapi...dhe ne krahasim me pacauret e Partise Dhemokratike...nuk ka asnje pike krahasimi. Permirsimi eshte 170%.

Tani ne e dum 200%. Patjeter! Po le ta marrim kte 170%-in njehere...pastaj shohim e bejme mbas 4 vitesh...mbase dalin dhe ca me te mire (jo nuk e kam fjalen per fut-BOLL-istat...po Une e Lizandri pershembull smiley )

...edhe FCB-ja kuptohet (se duhet me mbajt mire me te se ka 300 melona ne dispozicion smiley )

Une do ta merrja disi me rregullen e perjashtimit.

Duke patur parasysh qe "semundja" e Shqiperise eshte korrupsioni qe ka arritur nivele te larta, do ta shikoja kete si prioritet dhe do votoja ate qe te me jepte nje minimum sigurie qe korrupsioni do te ulet disi.

Sali Berisha nuk ma jep aspak kete pershtypje. Ne 4 vite nuk ka dhene as sinjalin me te vogel se ka qellim luften ndaj korrupsionit. Perkundrazi, ka share njerez aty ketu per korrupsion, por asnje baze ose asnje prove, thjesht per motive pa lidhje me korrupsionin. Nga ana tjeter,  mbron Mediun, Fasllicin, Bashen.. Ky esthe nje nivel me Nanon, ndoshta me keq. 

Edi Rama ka treguar qe di te beje gjera, ne menyrat e tij, por te pakten ka dhene prova serioziteti. Nga ana tjeter nuk kam shume besim te kapacitetet e Erjon Veliaj, por me pelqen sepse  do te terheqe drejt vetes njerez te rinj qe mund te kene me shume deshire te bejne Shqiperine  (tip Blendi Salaj apo Llukani).

Dhe se fundi do me pelqente qe sistemi i drejtesise te liberalizohej nga gjithe ky tension i shkaktuar nga Beri dhe te ripristinoheshin pushtetet e pavarura.

kohajone.com/html/artikull_37365.html

 

Sondazhi, PD fituese me 48%

E Marte, 10 Shkurt 2009

 

Partia Demokratike rezulton fituese me 48% te votave, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. Keto te dhena jane paraqitur nga sondazhi paraprak, i realizuar ne dhjetor te vitit te kaluara nga fondacioni "Gani Bobi". Por nga te dhenat e publikuar rezulton se asnje nga dy partite kryesore nuk mund te krijojne nje qeveri pa aleate. Drejtori i qendres, Shkelzen Maliqi, deklaroi dje se marzhi i gabimit, llogaritet ne kufijte 2-4% dhe eshte me i larte per partite e vogla. Sondazhi paraprak i realizuar ne dhjetor te vitit paraardhes, bazohet ne 747 anketimet e kryera ne te gjithe Shqiperine dhe ofron nje panorame te qarte te predispozicionit te elektoratit, per voten drejtuar partive politike. Qendra e studimeve humanistike, "Gani Bobi", me seli ne Prishtine dhe e mbeshtetur nga nje agjenci amerikane e specializuar ne fushen e sondazheve (Asociacionin Penn, Schoen dhe Berland nga Uashingtoni), jep perqindjen pasi i ka perseritur tre here te njejten pyetje, nese zgjedhjet do te mbaheshin te dielen e ardhshme, per ke do te votonin. Behet fjale per muajin dhjetor 2008. Puna ne terren eshte kryer nga nje ekip i studenteve, qe i ka perzgjedhur Qeveria Studentore e Shqiperise. Trajnimi i anketuesve eshte bere nge ekspertet e Qendres per Studime Humanitare "Gani Bobi". Keshtu sipas ketij sondazhi rezulton se e djathta do te fitonte nje mandat te dyte te qeverisjes, me 48% te votave, nderkohe qe Partia Socialiste do te merrte vetem 37% te votave te qytetareve dhe LSI arrin te marre vetem 6.1%. "Si edhe per partite, te kesh simpati per nje personalitet nuk do te thote se voton per te. Me i popullarizuari ne kete pikepamje eshte Bamir Topi", beri te ditur Maliqi. Sipas tij, ne pyetjen se cili prej personaliteteve do te ishte kryeministri me i mire per Shqiperine, dallimi midis Edi Rames dhe Sali Berishes eshte shume i vogel, ne favor te liderit socialist. "Ne kete grafik ndoshta me shume pasqyrohen votuesit me besnik, qe te partia cmojne liderin", sqaroi drejtori i qendres "Gani Bobi". Vlen te permendet se ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005 dhe ne zgjedhjet lokale te zhvilluar ne vitin 2007, sondazhet paraprake te fondacionit "Gani Bobi", kane nxjerre rezultate pothuajse identike me ato te zgjedhjeve, me nje mase shume te vogel gabimi. Denis Dedej
 

pastaj te them te drejte ka edhe do gjana te tjera qe pasqyrohen ne ate ca me tha nje dite nje miku im tropojan qe rri ne madrid: "nuk e di se sa te verteta jane qe saliu u mban anen verioreve dhe se socialistet u mbajne anen jugsve. e vertete eshte qe qe kur mori sala pushtetin vellezerit e mi kane gjetur pune."

 

Ehe, jane bere te gjithe police  ne Tirane, Durres. smiley

Kjo ide e perhapur ne mase se PD mbeshtet veriun kurse PS jugun, eshte si gjarpri ne jastek. smiley Prandaj mendohuni mire para se t'i meshoni  qofte edhe me naivitet dhe te nxirrni nga goja gjera te tilla.

 Nje gje di ta them:

Kushdo fitofte, populli vetem me humbje ka per te dale. Per kete nuk kam pike dyshimi.

Se kush do fitoje, X, per mua; por di qe zgjedhjet e lira dhe te ndershme, NUK KANE PER TE QENE. Hajdutet dhe qafleshet jane pergatitur mire nga Berisha, madje hajdutet do jene eksperte nga te dy krahet; se harbutet ne Shqiperi, nuk kane ngjyra politike.

Dhe nje gje te fundit, - vaj medet per ate popull, se pervec injorant dhe e lige e vetvetes, po pranon edhe te sundohet nen thundren e kafsheve... kohe te veshtira keto.

Pa e thene fare se cila parti do t'i fitoje zgjedhjet e Qershorit (une kam bindjen time se kush do ti fitoje dhe pse), pytja shtrohet e thjeshte: Cila parti meriton te udheheqe?   Mendimi im eshte se partia e Edi Rames meriton te fitoje.   Arsyja per mua eshte se ne  dy partite kryesore ne Shqiperi ka forca perparimtare dhe ndertuese nga njera ane e seciles parti, dhe forca regresive e shkaterruese nga ana tjeter.    Pikerisht ky raport i forcave brenda seciles parti me ben te besoj se partia e Rame per shkak te raportit ne favor te forcave ndertuese, meriton te udheheqe ndertimin e Shqiperise demokratike perkundrejt partise se Berishes e cila ka nje raport negativ (per ndertimin por shume pozitiv per te marre here pas here pushtetin) ne favor te forcave regresive te erreta dhe revanshiste.    Nuk mendoj se Rama eshte nje njeri i paster (kjo, kurre nuk egziston) por ne ndryshim nga pala kundershtare qe vjedh dhe nuk le asgje, ky vjedh vete, le dhe per te tjeret.  

Dikur ne Socializem egzistonet nje shprehje: Mos ha si ariu por ha si miu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).