Cfare pritet nga Peshku?

Meqenese jemi ne kohe krize, dhe helbete kemi kohe, e meqe jemi duke diskutuar mbi cilesine e Peshkut, a mund te thote secili se cfare pret nga Peshku Pa Uje? Mbase keshtu do kemi mundesi edhe te gjykojme mbi rruget qe duhen ndjekur per permiresimin e ketij mexhlisi.

Vete, arsyeja qe hyj tek Peshku eshte te lexoj noj vjershe te mire, por edhe te lexoj ndonje batute te lezetshme mbi ndonje teme pikante.  Ne keto terma, PPU nuk me duket se ka ndonje ulje; perkundrazi, gjej shume njerez qe shkruajne me mire.

 

16 Komente

batuta? po sigurisht. ato nuk mungojne asnjehere. Mbi to ndertohet gjithe politika shqiptare.

Kujdes kur flet se i jep mundesi per batuta. Gjej ndonje batute te pershtatshme per momente te veshtira dhe e hodhe lumin. Mendo batuten e dites ne mengjes dhe mbi te nderto egzistencen tende sociale e strategjine e zhvillimit te vendit.

Edhe batutat i kane ardhur ne maje te hundes shqipetareve qe vuajne dhe nese qeshin e bejne se nuk eshte mire te qash ne publik (apo se le vend per batuta)

 

Mua personalisht batutat me pelqejne vetem ne ambiente te ngushta kur flitet "me zemer ne dore" per ceshtje pak a shume "shoqnie" (jo shoqerore apo sociale) e kane lezet vetem te thena (verba volant)

 

Une nga PPU pres krijimin e nje hapesire te lire diskutimi, furnizimin me tema interesante dhe, here pas here, me informacione ne mbeshtetje te debatit mbi to. Pres gjithashtu nje kontroll te rrepte te etikes se komunikimit.

 

Keto qe thashe me lart, ne fakt, i presim te gjithe nga cdo platforme debati online apo offline. Nga PPU pres nje nivel te mire te kontrollit edhe mbi permbajtjen e diskutimeve (te ekuilibruar ndermjet nevojes per te mbajtur debatet te gjalla por edhe te vlefshme).

Personalisht nuk e konsideroj PPU si nje mundesi per te gjetur kenaqesi shpirterore por si nje mundesi per mprehur mendimet. 

 ndersa une pres qe te lejohen te hyjne dhe antare te tjere, te mos demoralizohen .

 O FH-jo! Ke harru fjaline mer burre! smiley

smiley Asht nji ven ku te vret o Zoti, o Ndergjegja, o Kpuca... Nji vend ku te kruhet o koka, o hunda, o ... smiley Mbase do kem deshur me thoshja.

se dija qe ishim ne kohe krize. smiley

Pres si gjithshka ne Ekonomine e Tregut .Te shitet dhe krijuesve te Talentuar tu siguroje te ardhura te Majme . Por me qe e do adeti si anetar te PPU po e shtyjme dhe me tej ...

1 .- Kur ta shisni ose te afroni bashkeaksionere Ju LUTEM te na Lajmeroni ne c'raporte me sqeprit e Saliut do ti kini aksionet ( P. TH besoj do e fuse ne Burse smiley ) .... dhe ne se mundeni mos e shisni qe te beni te bjere ne Nivelin e " Koha Jone " . Si doqofte paci fat .

2.-Ne se do vazhdoni te Ini Ju kreu sic ishit ne Fillim , ndikoni tek keta qe kini afruar me te drejten e fshesaxhiut , Te heqin DORE Njehere e Pergjithmone nga qendrimi Obskurantist mesjetar e K/Injorant i Perjashtimit ose Kufizimit me ...ABUZIM ..si mentalitet super DIKTAKTORIAL e ABUZUES me te paturit ne dore !

Fshirjet  dalin  e mjaftojne dhe ....... teprojne  per te ruajtur ekuilibrat !

3 . - Mbajeni GJALLE ... kunder Megallomaneve , Pordheve te Medhaja ,Mashtruesve dhe atyre qe te tregojne se

"baba jot s'ka musteqe , se ashtu e kishte nxjerre gazeta "

Nje kerkese Personale ..Ju Lutem me Lejoni pa paragjykime kur vijne SQEPER dhe Lope ! Mos cmoni askend me shprehjen " na ofendoi " smiley .... se eshte jo vetem komplex inferioriteti nga viktimat e virtualitetit autosugjestionues , por ka edhe idene  SIKUR po Bejne Historine e ndertojne te Ardhmen nepermjet diskureve ne PPU , jo vetem te Shqiperise e Ballkanit , por edhe ne Rajon e me Gjere smiley

Kurdohere FAT qe me mencuri e zgjuarsi keni Krijuar kete Blog te Kendeshem edhe per ne Shqiptaret e Emigruar !

 

 

tani qe lexova ket komentin nuk kam me frike nga vdekja.
Se nuk ka ca m'ben me shume...

Nje kerkese Personale ..Ju Lutem me Lejoni pa paragjykime kur vijne SQEPER dhe Lope ! Mos cmoni askend me shprehjen " na ofendoi " Tongue ..

Shruhet gje aty kur vine te Tredhur ???? ... "Kush humb kohe me te dekur e te pakallur "

Te behet nje vend ku tu jepet ndihmesa shqipove te edukohen te kuptojne kush jane dhe si te behen si gjithe bota e qyteteruar

O flamujsa amerikon, a i pate daljet e obames dhe bejnerit sonte per borxhin? Ncuncuncu... Car bohet kshu?!

Pse mer fh .... PPU mba pergjegjesi per kete smiley

Nji shqetsim po ndajsha si koren e bukes. Masanej juve ju, ua rriti i MADHI i Shqiprise pencionet, po me knej qe po na lejn si ltyra e gogozhareve ne kavanozin bosh, shqetesohemi shqeto.

gerrqia falimento per pune 3 mujsh; u next on mah list US!
Du me e pa 1CDN = 2USD...masanej le t'vdes!

po te rren mendja se ka per te ndodhur ai raport 1 me 2..smiley

Cfare pritet nga Peshku?

Dhe me e rendesishmja, cfare hidhet nga Peshku, pervecse pak buke, pak seks dhe pak kripe?

fh, don't worry bro, per inat te bredharakut do ja ngrejme Amerikes tavanin e borxhit sic ja ngrnite Skenderbeu breneveket dashnores ne Turqi naten para betejave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).