Ca po bohet kshu me temat e peshkut ??

Po mire, ti them dhe une ca si shume fjale meqe shqetesimi po me bren  smiley  smiley
Dua ti drejtohem me teper 2 admineve qe rrojne dhe punojne prej ca kohesh ne Shqiperi, sepse ata qe jane perjasha jane jashte orbites fare.
Te dashur cuna, si po behet perzgjedhja e temave qe vijne ke peshku ???
Juve keni ndonje kontribut real ne kete apo i jepni vetem nje sy para se te flini gjume ?
Jo, se, une cuditem shume, sidomos kohet e fundit me natyren e shkrimeve qe JU fusni ne peshk.
Psh, pa paragjykuar asgje dhe duke zgjedhur krejt ne menyre te drejte dhe te rastit, le te marrim temat e sotme. Nje e treta e shkrimeve qe ju importoni nga shytpi jane traplliqe te llojit : satelitet u perplasen ne orbite dhe pune emrash jo Mahmut po Mehmet.
Tani, me falni, kushdo nga ju qe i zgjedh temat, si e ka gjykuar prezencen e ketyre dy temave ketu ?  Dhe kush eshte dobia, informacioni qe sjellin, apo cfare debati mund te nxisin keto tema ?
Ju e dini mire qe me shume se 75% e komentuesve jane nga jashte shqiperise, dhe qe presin nga blogu nje fotografi me diciture korrekte dhe te pananshme te Shqiperise dhe ngjarjeve te saj te dites.
Juve qe rroni ne shqiperi, nuk eshte se punoni ke Furra e Bukes ore cuna. Ju punoni ne institucione ku informacioni hyn, apo akoma me keq : prodhohet !!! Juve jeni te rinj dhe keni angazhime publike, keni shoqeri, familje pra keni kontakte me gjerat dhe informacionin. Ose me e pakta fare, juve shifni naihere TV apo jo ???
Atehere si ka mundesi kjo shkeputje e madhe e temave qe sillni nga realiteti i perditshem qe ju e prekni me hunde  ???  Keto dite dhe ne vazdhim, politika do jete teme e nxehte. Po e perjashtoj ate nga diskutimi dhe pse jeni sjelle tmerresisht cuditshem me komentet ne temat e nxehta te kesaj jave. Tani, prape ne menyre te rastit, me 3 sekonda te menduar une po ju jap juve 2 ide per ca mund te ishin tema ne vend te sateliteve dhe llagapeve. Tema qe afektojne jeten e shqiptareve seriozisht. Psh, mbreme tek TV Klan ne ora 10.00PM  kishte nje interviste shume interesante te drejtorucit te spitalit amerikan (turk dmth) qe ka zene godinat e spitalit ushtarak ne Tirane. Ky djaloshi tha ca gjera shume te lezetshme, qe mund te ngrenin debate reale si psh : Kerkoi pa gajle fare leke nga shteti, shiti mend per sherbimin e hemodializes qe po i knaq me pare nga xhepi i shtetit tone dhe shume ceshtje te tjera interesante ne lidhje me shendetesine private. Sigurisht qe intervista ishte e kontrolluar nga Fevzija, prandaj une do doja shume nje debat me lirshem mbi ato qe u thane aty, pse jo dhe ne peshk. Dhe intervista eshte krejt publike ne format video ne faqen e TV Klan.
Nje tjeter qe me vjen ndermend tani, psh, eshte qe ka pak dite qe u publikua programi i matures shteterore per 2009. Do thoni ju, po ca na intereson neve kjo ?? Po ju e keni haberin sa familje dhe femije dhe shkolla shqipare te mesme e te larta preken nga ky program. Apo per arsimin dhe detajet e tij do flitet sa here qe del Ledi Shamku dhe derrdellit ??? Shif, se me ket programin e matures se sivjetshme pati dhe nje gje interesante. U botua ne Shtyp dhe u botua GABIM. Une do desha me dit me teper, si ndodhi kjo ? Nga e mori shtypi programin e matures, kur ai nuk kishte dale ne website e ministrise, kur nuk ishte shperndare akoma neper qendrat arsimore neper rrethe Dhe si ndodhi qe ne fakt programi i vertete kishte ndryshime te shumta nga ai qe doli ne shtyp.
Tani une mora dy shembuj kot fare, qe me vrane veshin mbreme ne TV dhe tavolinen e darkes. Po krejt te rastit eee. Mirepo nga keto gjera, ketu, ka pernate e perdite. Dhe me duket e cuditshme shume qe ju qe jetoni ketu, nuk i perzgjidhni dot.
Apo keni presione qe mos publikoni tema te ndonje lloji te caktuar ??
Apo thjesht nuk keni kohe ?  Jo se,nga ana tjeter, une shof qe keni kohe per te sjelle analiza idiote pa fund qe si hyjne ne xhep askujt. Dhe jo vetem ato te llojit Cavo. Por qofte dhe analiza ekonomike qe duken sikur kane c'te thone brenda tyre, por qe ne fakt nuk eshte keshtu.
A mendoheni juve ndopak kur sillni analiza e komente, se nga kush burim i merrni. Patjeter qe e keni idene qe shume burime qe ju perdorni kane konflikt interesi me informacionin qe sjellin apo analizojne apo jo ?
Andaj, une do preferoja me shume LAJM sesa brrockullisje ne peshk. Dhe lajme qe te jene te hajrit, lajme qe meritojne vemendje dhe qe informojne. Analizen me te mire, pastaj e prodhojne vete peshkataret. Juve sillni LAJMIN !!
Dhe e fundit, nqs juve thjesht sja keni ngene temave, si ka mundesi qe ja keni ngene me fshi komente ????

 

(P.S. Jua fal te gjitha ama, nqs arsyeja e coroditjes tuaj ne lidhje me peshkun, mund te vije se psh jua ka heq petllen nai femer seksi ne tajrone, dhe i jeni pershkushtuar dashurise dhe seksit  smiley )

smiley

 

90 Komente

 

Images Like This One

 

Tushe, mo u merzit e mo u deshpero. Ki shprese, kurajo dhe optimizem. Te jesh e sigurt qe me pune dhe perpjekje ne...

Do t'ia dalim!

smiley

Une nuk mund te komentoj me, eshte profili i trete qe me fshijne,

komentat nuk numerohen,

edhe ky koment do te vetefshihet si me magji.

Njerez ju lodheni kot,

shikoni flamuret e postuesve dhe te admineve.

Dikur ishin amerikane (adminet), tani jane Shqiptare, gjeten nga nje vend pune edhe ata dhe nxjerrin rrogen me Peshkun.

 

Ne jemi njerez qe rrogen e nxjerrim me djersen e ballit, jemi emigrante qe punojme dhe mbajme edhe familjet, nuk jemi njerez pa dinjitet qe per te marre rrogen i lepijne bxxxn Erionit apo Edit.

 

Kaq kisha, reflektoni nje here dreqi e mori.

ti sikur nuk do komentoje me apo jo ???

 

Varet nga permbajtja, kuptohet.

 

Pastaj ate qe fshihet ti nuk mund ta shohesh, apo jo?

Tushe, ti mu m'ke morr inot dje (jo krejtesisht pa te drejte), po une po te pergjigjem se ke ngrit nje pytje me vlere. Cunat qe jane ne Shqiperi s'e kane shume te kollajte me shkrujte, ose me kriju materiale per faqen. Nuk e di sakte fare pse, po kam pershtypjen qe eshte nje kombinim gjerash.

Mbase s'kane kohe, jo se kane shume pune, po se ritmi i jetes ne Shqiperi eshte ndryshe, dhe eshte me veshtire te gjesh ca kohe qetesi individuale per te shkrujt dicka.

Tjetra arsye, edhe kjo hipotetike kshu nga perjashta, eshte se jane shume afer realitetit, teper afer. Cerek ore nga kryeministria, 5 minuta nga blloku, 10 nga Partia Socialiste. Ene, mendoj une gjithmone, nuk eshte kollaj qe te jesh kaq afer edhe te ruash ate pavaresine tende. Kshuqe, rezultati eshte njefare bukosje.

Po ajo e para, e mungeses se hapesires personale, me duket me e rendesishme.

Nejse, ide kot nga larg.

Per fshirjen e komenteve, muhabet tjeter. Mjafton me thon qe kena pas ca emaila te brendshem per ate pune, edhe ka mundesi qe gjonat te permiresohen. Me interesant ai muhabeti i pare. (Dhe, meqe po flasim per fshirje komentesh, Xhib, ta fshiva ate komentin tat sepse o gjunof qe ne cdo rast te fusim g99-en. te lutem, plako, mos e 10 muhabetin se ska lezet.)

1. Une smarr njeri inat. Largqofte Penar. Ktu hudhim nai llaf, lexojme nai rresht. biem dhe nuk biem dakort pune tjeter. Kemi aq shume halle ne jeten e perditshme, sa me duket qesharake fare te marr ndonje personazh inat ketu. Seriozisht !!!!

2. Nuk thashe qe Blendi dhe LL te shkruajne vete shkrime. Fola per perzgjedhje.

3. Mos me bej mua muhabete email-esh te brendshem sepse nuk ka lezet, dhe as me interesojne. Skam bere kurre asnjer email te brendshem apo te jashtem qe te kete pasur lidhje me temat apo komentet ketu, ndaj nuk ja kam haberin se si funksionon kjo skeme underneath.

 

E kisha fjalen qe u diskutua puna e komenteve mes nesh admineve.

(Dhe, meqe po flasim per fshirje komentesh, Xhib, ta fshiva ate komentin tat sepse o gjunof qe ne cdo rast te fusim g99-en. te lutem, plako, mos e 10 muhabetin se ska lezet.)

Penar, meqe fole per komente, mjafton te mos kete censure. smiley  Kurse keto komentet per shaka apo jashte teme normal qe s'e kemi ose s'duhet ta kemi problem kur fshihen.  Bile ndjese kur bejme ndonje te tille per gallate jashte teme, po fajin e ka Manja se na i ka fut ajo mikrobin e figurinave dhe qisim dhe ne nodnje here pas here. smiley

Bashkohem plotesisht me shqetesimet qe ngre Tushja dhe shpresoj qe adminet e PPU-se te korigjohen ose dhe te kerkojne dihme per tu permiresuar, nese nuk e bejne dot vete nje gje te tille.

Shume e drejte!

Kritika nga nje anetare e vjeter dhe e vyer e peshkut ( megjithe huqet e veta) duhet marre seriozisht dhe minimumi te respektohet.

Personalisht me duket e pakuptimte mos paraqitjen si artikull kryesore leshimi i flete-thirrjeve per Gerdecin, tragjedine me te madhe njerezore te Shqiperise.

Penar nuk e kam me ty sepse kam shume respekt per ty, sepse ke treguar gjithnje ekuiliber, dhe me aq sa kam lexuar  me ka bere te mendoj qe je nje djale i zgjuar.

Blogu eshte ne emrin tend, me vjen keq qe po ta prishin dhe une e di se sa mund duhet per te bere nje site, sepse jam vete programator dhe kam nje website.

 

Suksese ne jete.

Vlora, flm per respektin. Per Llukanin dhe Blendin gabohesh.

Tushe, te kam zili per kohen e lire, pa hile ta them. E kuptoj qe e ke nga e mira - edhe pse do kisha preferu qe si shoku i mire te na kishe terheq menjane kur do me na shkul veshin , desha me thon, nuk  bo me fleterrufe. Gjithesesi justifikimi im eshte 1. nuk kam kohe me perqafu nonen time aq fort sa dua dhe 2 kam xanun i femer seksi 3. Une punoj 2 pune, rreth 13 ore ne dite, fle 7, dhe per 4 te mbeturat mundohem te shpetoj njeriun brenda meje (me te dashurit e mi e kam fjalen). Ne ket kuader te mungesave te shumta bej autokritike para gjithe peshqve: 1. duke nisur nga pasditja sot do ulem te shkruj ca gjera qe per mungese kohe nuk i kam shkrujt prej javesh, dhe 2 do zgjedh tema sic i meriton peshku.

PS. Nese shgqetesimi yt eshte i sinqerte bujrum silli temat tek peshku se dal garant une qe do te te botohen te gjitha pa perjashtim.

Kohen time ti se di fare Blend, dhe ske pse e permend sepse ta dhjes fare pergjigjen qe pa e nisur.

Mirepo meqe ju jeni kalamaqe spo e bej sepse duhet me u be shoqe e mire smiley

Nuk te bona fleterrufe, por nje terheqje vemendje miqesore qe ta kuptoni si te doni. Ose po te doni mos ta kuptoni fare.

E perseris : Nuk tha njeri qe te shkruash ti ndonje gje !!!!!!

Nuk jeni shkrues objektive as ti as LL !!!  Fola vec per perzgjedhje temash.

Madje ju pyeta, nese ju keni dore ne kete, sepse po e imagjinoja qe nuk merreni fare me PPU, dhe kjo eshte krejt normale. Spo ju kerkon njeri hesap.

Shqetesimi im sigurisht qe eshte i sinqerte, pse duhet te mos jete ???? Une skam asnje arsye mossinqeriteti ketu, bile bile as qe me TM fare fare. Por me pelqen te lexoj info e te vjel opinione te hajrit sepse me hapin dhe mua trurin.

Une se kam ndermend te sjell tema ketu, sepse po te kisha aq nge, kisha bere vete nje blog, forum, apo ku di une, isha bere opinioniste ne gazete. Juve jeni me te stervitur dhe me te zotet ne kete, sepse mbajtja ne kembe e ketij blogu e tregon kete.

OK baby ?

Hik tani dhe enjoy ato gjonat e mira qe te kane ra nga qielli smiley

(se vete sbesoj se ke kap dot gje ti po heee smiley smiley&nbspsmiley

 

 

 

Ti permend personin tim, spekullon nje faqe te tere por une s'e permend kohen tende se ti ma dhjet pergjigjen fare...

Tani, nuk ndjej se ka ndonje arsye per te vazhdu ket muhabet.

Edhe mua ma shpifi kjo pergjigja...smerresh vesh a e ke menjen me fut kunja a me dhone sugjerime.

Cuna, centrohuni icik.

Kur nje zot shpije i thote mysafirit "lumsi ti per ket kohe te lire qe ke", kjo shkakton nje ngerc te papam logjik dhe shoqnor...

Mos harroni qe jeni zot shpie... s'boeni dot si ne te tjeret, si dhe anasjelltas.

PS never defiant, pls... not you guys! That's smth for us, the gallery here....

Shume e drejte ankimi Tushes.

Po me ndihmen qe kerkova tek peshku pse e fshin?

Mjaftonta te fshihej komenti i Dorit, nuk e kishte kuptuar pyetjen time, me kishte sjell disa probleme me numera, thuajse une kerkoja ndihme per detyra matematike.

Me sqaroni admin pse-n?

Une nuk kam inat askend dhe uroj qe te gabohem(perfshire Ll dhe Bledin), por faktet jane kokeforte,

sigurisht qe me sa kam pare menyra ime e te menduarit eshte me afer tendes sesa e Ll, te pakten nga sa shkruan, une ne jeten reale nuk e njoh.

e vetmja gje qe me shqeteson eshte censura e tepert sapo preket ndonje fakt rreth G99.

Mire pra, Penari tha qe e kane diskutuar kete punen e censures, so give them a chance ta tregojne kete ne te ardhmen. Mos ti biem te njejtes gozhde gjithmone se u ngul ajo, s'ka ku shkon me. smiley

As te mos shfrytezojme rastin qe hapet nje teme kritike dhe te qellojme te gjithe me tulla pa dallim feje dhe krahine, si ata greket ne protestat e Athines. smiley

vlora,

shif si eshte ky muhabeti i g99: asnje nga neve nuk ka lidhje me g99. por i njofim, se jane jo pak njerez brenda g99 qe jane mosha jone, kane qene ne shkolle me ca nga neve, e me the e te thashe. dhe nuk eshte cudi qe ca prej nesh te preferojne g99 perpara ca partive te tjera. por keto jane preferenca individuale, dhe ndryshojne nga njeri tek tjetri.

si njeri qe harxhon kohe dhe pune te peshku, nuk e ke idene se cfare tmerri eshte te cilesohem une (apo dikush tjeter qe punon ketu) si rrogetar i g99, apo mjaftit, apo edi rames, apo ku di une se kush. eshte shpifje e tmerrshme, si ne ato raste qe thuhet trashe, si ne ato raste qe thuhet me stil (si foto e xhibit me siper).

Kshuqe, sensibiliteti im personal per kete muhabetin e g99 ka te beje shume me kete paragrafin me siper. sepse nuk ka, per mua, gje me te qelbur se te me quash rrogetar te filanit.

O Penar po leri ore idiotat si vlora.. Ate muhabet kane.. Jo G99 jo Sorros! Idiota te lindur!

Mos e anashkalojme temen e shkrimit. Autorja e shkrimit ka sjelle ne vemendje dicka dhe nuk duhet anashkaluar kjo gje. Thelbi i shkrimit nuk ka lidhje me Politiken por me menyren e funksionimit te peshkut.

 

 

 

Penar, une jom dakort qe postimet qe ju akuzojne se paguheni nga ky apo ai, t'i fshini apo shartoni (per te qene koherent me Cimin po them qe nuk i shkohet tjetrit ne shpi me e ofendu kshu). Po nuk keni pse fshini postime ku kritikohet G99 apo ndonje parti tjeter politike. Qofshin keta edhe shoket tuj.

Shabano (= Llukani) me hy m'G99-t tina ke me felliq grune, familjen, shoqnine, peshqit kudo si ndodhen dhe mbi te xhifa  Policin e Konminsariatit!

Pa fol masnej qe do vertetosh trillimet e mija.

Kurse ti Blendo mos na hajde ktu me na deftu se sa seksi e ke dashnoren se prej inotit una bohem grup me Tushen ene te hapim llafe neper peshk qe ti rre dhe s'ke dashnore fare. Ene duke mos pas kohe ke me msu si Shaboni qe ala nuk e ka fshi ate trillimin qe i kom bo te ajo tema e votimit.

Me falni per numrin e modh te "mençurinave" sot, po kom pas aq shume pune sa qe thashe po dal te c'stresoj pak anej ka PPU.

 

Une vdes per keso temash. Shikoni tani c'rrotullim do t'i jap analizes :

1 - Njeri me lart i thote njeres edhe pak me lart qe "ah sa zili te kam per kohen e lire qe me ke".

Per mua, kjo eshte te tallesh paq me tjetrin. Ama paq ! Me kete, eshte njelloj sikur i thua qe ti zonje e mbare, ke gjithe ate kohe te lire dhe vjen e humbet tek PPU ! Ne nje kohe qe kjo s'eshte aspak e vertete. Njerezia punojne ne kompjuter dhe klikojne ndonjehere kendej. Por asnje prej ketyre kapove te mos mendoje qe dikush ketu ska ku te shkoje tjeterkund dhe e ka zene nata tek ju.

2 - Kane ardhur ca ketu per te mbeshtetur njeri-tjetrin, si ne kohen e babaqemos : jam plotesisht dakort me cka foli brigadieri, dhe pak me lart, sekretari i organizates. Dhe paf ! ulet ne stol.

3 - Hapesja e temes, me vjen pak cudi se ajo rralle shkarravit dy rreshta, dhe nuk lexon gjate ngaqe a) i vjen bezdi, b ) kush ka nge c) e c'te thuash aman.

4 - Edhe une kam derguar ca emaile te brendshme, por pas tre ditesh, merrja kete pergjigje nga Yahoo : "Te na falni shoko, por i kemi rene botes kryq e terthor dhe asnje kuticke nuk na e pranoi kete emailin tend. Tjater here, korigjo shenjestren."

5 - Une kam qene i persekutuar ne kohe te xhaxhit, dhe haja shume pak, me triska. Keshtu qe jam mesuar me shkurtimet : nga puna, nga festimet, nga numri i mesazheve.

6 - Nje admin. i thote hapeses se temes, diku : "ti mu m'ke morr". Nuku mora vesh gje, por nejse, ja se po ulem tani e po ndjek ngjarjet "live".

ps : hoqa nje turicke qe me kishte dale ne mesazh. sorry.

O Vlora po qe se ju jepni fakte si ato te gazeta 55, Sot e ndonje tjeter, beni mire te mos lodheni kot duke i postuar ne kete blog sepse shumica ketu nuk i honeps dot. Dhe sigurisht per te ruajtur shijet e shumices se anetareve te ketij blogu, pacavuret dhe shpifjet gjithmone do te fshihen.

Blend, nuk ke ca shpeton... shpirtin ja shite peshkut diten qe e hape :smiley
 

dakort me parafolesit. mendoj se eshte me mire t'i kushtohet vemendje cilesise se artikujve sesa sasise se artikujve qe qarkullojne ne site. Ose mund ta ndash ne dy pjese... nje llogje ku perfshihet shtypi i dites dhe pjesa tjeter te jete me me cilesi. Shume nga ne mund te kontribojne per seksione te vecanta ne perzgjedhjen e artikujve

Shiko ca i ben Tushja veshit te Blendit :o

http://img502.imageshack.us/img502/8899/tushjablendimz4.jpg

 

Manje, modifikoje ca kete foton se s'me vjen dorjesh. smiley

Malukat femije.  Edhe ben autokritike me lart qe te ka fut xixat Manjua, edhe ia leshon vete me top smiley

Presim dhe xhevap serioz nga admin-et pastaj.  Apo s'i kane dhe telat dobet sot, edhe nje humor te vogel te Tushes, s'e pertypen dot, jo me keto llogjet e ilustrume.   

Tashti dhe ti; te gjithe e moret pak si skic hyrjen tek kjo tema me duket; mos ka gje akull tek pragu? smiley

Kjo fotoja e dyte ishte kastile, pak humor per nje break, se mori pak si kot tema. Ca nga ndonje ferkim i paqellimte, ca ngaqe sa hapet nje teme e tille vjen cdokush dhe zbrazet pavaresisht se sa ka lidhje me temen, e cdokush gjithashtu pozicionohet ne llogore, ca me partizanet ca me gjermanet ca me ballistet, ca me anakronistet, ca me violinistet, si refleks, jo se vertet po behet lufte.

Kshu qe kjo pune e kesaj fotos, per pak break the restart, qe me bere te ta sqaroj dhe ty. smiley

Shqetesimi qe ngre Tushja qendron, persa i perket larmise dhe cilesive te temave. 

Por duhen marre ca gjera ne konsiderate, si jeta romantike e Blendit smiley, ok j/k, dmth jeta reale e admineve, pertej akuariumit virtual.  Dhe e njejta gje me vete peshqit.  Dmth jashte pellgaces virtuale. 

Pastaj, Tushe, gjithe faji eshte i parajses, me gjithe engjejt qe ka, dmth me ne peshqit e tjere te pafajshem.  Psh per ato dy ceshtjet qe ke permendur ne shqetesimin e pare, une apo peshq te tjere jashte memedheut, as qe e kemi idene, sepse nuk shikojme TV Klanin (pervec ndeshjes dje Malte-Shqiperi, qe na hoqi trute e kokes.)  Duken vertete te rendesishme per t'i diskutuar, por s'mund te pres nga admin te mbajne komplet barren e prurjes se info-s.  Tani, i bie qe te kritikojme edhe peshqit e tjere me flamur kuq e zi. 

Tushe,

Nuk mund te mohohet qe ka gjithnje vend per permirsim por natyrisht qe edhe per ne nuk eshte e lehte, ose te pakten jo aq e lehte sa ka qene me pare (kot thone qe ne ShBA jeta eshte me e zene) smiley 

Besoj se te gjithe ne do ta vleresonim cdo ndihme qe mund te jepej nga te gjithe pjesemarresit e faqes. Nje ide mund te jete caktimi i nje grupi qe te pakten njehere ne muaj te sillte ne faqe materiale me ato qe dikur postoheshin tek Ezeta dhe qe te shmangnin varesine nga shtypi i perditshem dhe ethet e castit.

Ll.

 

per t'i dhene pak rruge muhabetit ( mund te me korrigjoje Tushja)

eshte nje shqetesim pak a shume i ndare nga te gjithe, jo per fshirjen e mesazheve por per cilesine dhe larmishmerine e temave.

1. larmishmeria:

nje nga arsyet sepse une prej kohesh kam frekuentuar bllogje ose forume eshte se shikon interpretimet e ndryshme te shtypit te dites dhe krijon nje ide me te sakte. Kohet e fundit ka patur nje mungese percjelljeje te shtypit te dites.

2. Cilesia

pervec shtypit te dites (qe nenkuptoj lajme, jo opinione), mendoj se pjesa tjeter e peshkut duhet t'i kushtohet cilesise. Le te kete me pak tema dhe t'i diskutojme me gjate sesa te merremi me pacavure. Sipas seksioneve dhe interesave, shume peshq mund te ndihmojne ne perzgjedhje. Mendoj se mund te realizohet edhe pa u bere te gjithe admina.

Peshku eshte dhi me i mut qe kur keni sjelle nje admin te ri.

Eshte e pagatshme te perballoje temat ne peshk dhe nuk arrin te kuptoje se kush eshte problematika qe duan peshqit te diskutojne.

Fshin komente, nuk kupton temat, redakton shkrimet e anetareve duke modifikuar shkrimet ne brendi.

Beni bilancin e temave te zgjedhura prej saj dhe shikoni numrin e komenteve qe leshojne peshqit. Eshte per faqe te zeze. Aty i keni prvojeni.

Shkurt, faji qendron ne dy gjera :

01. Admini i ri qe administron peshkun eshte e paafte per ta bere kete pune

02. Hiqni dore nga komunikimi ne privat per te orientuar temat apo tendecat , aleancat e gjera te ngjashme. Po doni shembuj ju sjell  me dhjetra. Dhe per kete pune e ben shpesh adminia e re.

 

P.S.  Kush u be sebet qe ma zhbllokoi llogarine time  qe ma bllokoi adminia per faktin se i thashe ne nje shkrim duke cituar se kjo eshte teze serbe, dhe ti admin ke problem me te kuptuarit ?

Hajt edhe njehere o per situaten,
po behem gati me nxjerr shpaten !
________________________________

Koth,

Per ta qelbur mire ketu, ke treshen musketjere : P, LL, B. Keta jane te gjindshem ngado, nje vershellime dhe ia mesyjne me teorite e tyre pacifiste alla Zai Fundo.

Problemi eshte i thjeshte : tre zoterinjte ne fjale, pervec nje niveli teper te mjere mendimi, kane trasheguar nga nuk e di cili personalitet dhe cila kohe, nje mani te theksuar per futje hundesh deri dhe ne kokat tona.

Zoterinjte nuk ia pertojne : mbyllje llogarish, deklarime si abuzues, fshirje postimesh. Madje, ajo qe ben muuuuuuu eshte se ata e shohin veten si me te MENCURIT E BOTES. Ketu eshte problemi i tyre : ketyre iu mungon PASQYRA. Jo pasqyre fizike, sepse nuk kam asgje me paraqitjet e tyre, por nje PASQYRE IMAGJINARE ku ata te shembellehen. Dhe pasqyra imagjinare eshte TJETRI.

Zoterinjte ne fjale kane nje urrejtje te tmerrshme ndaj konceptit te TJETRES. Ky term nuk ekziston ne fjaloret e tyre. Nese per ata ekziston vetem Dielli, atehere gjithcka ne univers eshte Diell. Tjetra nuk ekziston, ngado sundon E NJEJTA.

E NJEJTA eshte mbytja e frymes nga TOTALIZUESJA, nga dicka qe perfshin gjithcka. E NJEJTA ESHTE MALLKIMI YNE.

Zoterinjte nuk arrijne te kuptojne konceptin e MENDJES SE HAPUR, te SHKEMBIMIT ndermjet mendjeve.

Por keto gjera, zoti Koth, nuk zbresin nga qielli me urdher te Peshkut. Ato nguliten dhe kultivohen ne kohe, duan vite, dekada, dhe stervitje te rrepte. Nuk eshte e lehte ta duash TJETREN, E NJEJTA te tundon kahmos.

Jane te rralle ata qe nuk bien pre e tundimeve te se NJEJTES.

Dhe zoterinjte tane jane te lumtur qe shllapuriten ne batakun e se PALEVIZSHMES, pra se NJEJTES.

Po te me degjonin mua, do t'i keshilloja te hapnin librat dhe t'i hynin nje studimi te thelle teorise se TJETRES.

Kaq per musketjeret.

Koth, ti shan e fyen vazhdimisht qofte ne si admine e qofte anetare te tjere. Dhe pothuajse cdo koment eshte i tipit "shikoni sa i mencem jam une, e sa te trashe jeni ju te tjeret."

Une s'kam ne mend te pranoj asnje sugjerim qe vjen me nje percmim te tille.

Emigrant, ajo metafora e te zotit te shpise dhe mysafirit nuk ecen ketu. Se mysafiri nuk te peshtyn ne surrat.

OK Penar. Ty nuk ta prish un sikur te permyset. Isha un gabim.

Une s'kam ne mend te pranoj asnje sugjerim qe vjen me nje percmim te tille.

Kush po te sugjeron ty mer ? Ku e pe sugjerimin mer ?

Une konstatoj cer iu ben vaki juve mer dhe mos kujto se po flet me Sol bejtexhiun.

Per mu bej/ni cer t`ju doje qejfi. Eshte e veshtire t`i arrini ti manipuloni robte me shkrime qe gjenerojne automatikisht. Se nuk eshte as zgjuarsi pa jo per gje.

Une jam duke thene qe adminia qe keni vendos eshte teresisht e paafte. Ky eshte mendimi im. Kaq.

Nuk jam duke te kerkuar gje,  as kam ndermend. Po iu them disa penave ketu mendimin tim.

P.S. Tek mendimi im ti ke vetem nje gje ne dore : ta fshish, me shume eshte e veshtire te arrihet.

Peshku eshte dhi me i mut qe kur keni sjelle nje admin te ri.

Kothi ka të drejtë për këtë.

Përveç atyre më lart, adminesha e re ka aq shumë respekt për një analisto-opinionist, sa i mungon respekti për gjithë të tjerët që e kritikojnë atë.

Kët analisto-opinionistin ia ngjitën në ballë peshkut për ca kohë, pastaj e goditën me shkrimet e këtij majë kokës peshkun, e tashi kët analistin po e përdorin si supostat nga poshtë; duan tia fusin peshkut nga hëm...

Këto gjëra të "vogla" sepse bëhen me vogëlsi mendore, janë vërtet të bezdisshme... ndonjëherë.

Puna e censures eshte e domosdoshme ne kushtet kur nje pjese e madhe e njerezve shkruajne pa kontribuuar me argument. Nje pjese e madhe e njerezve vijne e thone psh - "Faj i qeverise" ose "Sa i poshter ky Rama", ose "Erioni piu kafe me Gramozin, pra eshte armik i Ilirit" - dhe kjo eshte fillimi i degjenerimit te muhabetit. Komente te tilla, paranojake, paragjykuese, joargumentuese, apo teori konspiracioni ku Sorosi vjen e perdhunon femijet e vegjel te shqiptareve, Bushi nxjerr shpaten e na mbron, austriaku nxjerr si synim kombetar eliminimin e konceptit "skenderbe", keto patjeter qe duhen fshire - se te bezdisin intelektin. Duhen fshire gjithashtu banalitetet. Duhen fshire akuzat e paprovuara, sepse rreziku eshte i madh qe te jene shpifje.

 

Nuk duhet te fshihen argumentat e provueshem, qe i qendrojne logjikes. Qofshin keto kritike ndaj kujtdo.

 

Sa per temat, nuk kam ankesa, e shoh qe vijne tema joimpenjative per anetare qe s'kane nerva te impenjohen, ashtu sic vijne dhe tema thelbesore e te rendesishme, qe kalojne pa asnje koment te seksioni shtypi, sepse anetaret ndodh t'i ket kapur spammania tek ndonje teme paranojake.

Administratoret me duken komplementare, dhe mendoj qe kane krijuar nje platforme te mire. Duhet bere me shume per te kufizuar lirine e komentimit te idioteve apo personave ekskluzivisht kontrapedal.

Varini lesht fare, zereni se nuk e thashe.  Ose fshijeni fare me mire dhe postimin dhe jemi ne rregull.   Une se marr vesh kete, une bej nje pyetje dhe ngre nje shqetesim pa ofenduar dhe pa permendur asnjeri dhe asnje gje personale, vetem faktin se ju jeni admina. Dhe jeni admina apo e kam gabim ?? Se une per vete nuk jam. Dhe po te isha do prisja qe te me adresoheshin si admin bashke me gjithe implikimet qe kjo sjell. Se kuptoj pse prekeni ju ?  Dhe si mund te me akuzoni mua se spekulloj nje faqe te tere ?? Ku eshte spekullimi ketu ore ??? Une fola krejt normalisht, sikur te isha duke folur me nje mik. Dhe nuk dhashe mend, thjesht shpreha nje shqetesim dhe bera ca pyetje qe me teper synonin te merrnin nje pergjigjje ne lidhje me angazhimin tuaj ne peshk. Dmth qe ta merrja vesh se nqs ju nuk merreni fare me peshkun, te mos ju shqetesoja fare as me sugjerime as me kritika e as me levdata e sidomos te mos kisha pritshmeri.

Juve nuk ju takon ta ktheni debatin personal me ate qe ju pyet apo kritikon per dicka. Sepse ne fund te fundit une nuk pyeta ne emrin tim dhe duke menduar vetem per vete, por per nje shqetesim qe jam e bindur e kane dhe te tjere. Besoj se nje pyetje per ju duhet te konsiderohet si "pyetje nga salla" dhe jo "pyetje nga Tushja" dhe o burra plasja me cinizem, por perkundrazi. 

Nejse, se nuk u be qameti. Message Received !!!!!Une i terheq te gjitha kurdo qe te jete pasi fundja nuk jam e zonja e shpise. Si te doni. Une me te miren jua uroj dhe jua dua si ne peshk ashtu dhe jashte tij. Dhe jam prape very grateful per eksperiencen qe na keni mundesuar ta jetojme ketu. 

 

 

 

 

Sol thote;

Duhen fshire akuzat e paprovuara, sepse rreziku eshte i madh qe te jene shpifje.

Sipas kesaj logjike gazeta Tema , nuk ka vend tek peshku.

 Kritika miqesore e Tushes eshte me vend, dhe mendoj si Koth, se ketu ka pakez faj dhe administratorja e re. Dy nga tre moskotieret, qe jetojne ne Shqiperi kuptohet qe kane shum pak kohe, i treti qe jeton pertej Antllatikut, ndoshta vazhdon studimet, keshtu qe administratorja e re duhet ti kushtoje me shume vemendje gazetave te tjera, si p.sh. "Ekonomia" dhe "Biznesi", dy gazeta ku mund te gjesh plot informacione ekonomike.

Jam i mendjes se PPU ende i qëndron besnik synimeve të tij, të afishuar diku në faqen e tij hyrëse (apo dalëse):

    • krijimi i një hapësire për zhvillimin e mendimit kritik dhe medias qytetare e të pavarur

    • përmbledhja e ngjarjeve kryesore të kohës duke përfshirë materiale nga burime të ndryshme në një faqe të vetme

    • krijimi i hapësires publike për komente, përgënjeshtrime dhe informacione të mëtejshme nga publiku i gjerë

    • komentimi i lajmeve dhe shfaqja e gabimeve dhe influencave të interesave të ngushta të medias komerciale

Debatet e mësipërme (dhe të tjerat pararendëse) prekin pikërisht fjalën " e pavarur". E pavarur nga kush? Nga pushteti, sigurisht - si edhe nga mendimi politik predominant. Thjesht, ai nuk është zëdhënës as i qeverisë as edhe i shtabeve të atyre që synojnë pushtetin. Por, a mund t'i kërkohet atij të jetë "i pavarur" edhe nga orientimi apo preferencat politike të "autorëve" të tij? E pamundur - dhe e panevojshme. Pikërisht për këtë shërben edhe mendimi i lirë i komentuesve dhe publikut, që të korrigjojë adminët.

Përse atëhere adminët fshijnë komentet e këtij publiku? Ja një nga fushat e mundshme të demokratizimit të mëtejshëm të kësaj hapësire virtuale. E pra, megjithëse kolektiv, PPU mbetet një blog dhe aspak një mbledhje nga të Frontit me të deleguarin në Presidium; aq më pak një miting militantësh që sipas rastit bërtasin "Rroftë Kryetari", "poshte Kundërshtari". Diku, pa atë lloj "disipline" adminësh ai shëndrrohet shpejt në një ring boksi...

Më shumë larmi - shumë dakord; më shumë cilësi - edhe më shumë dakord. Por, e dyta kërkon përzgjedhje, krahasim - pra kundërshton të parën ndërkohë që që të dyja mbeten atribute të adminëve që jemi duke i kryqëzuar. Si i bëhet?

Sado të përmirësohet - edhe me gjenetikën mendeliane, edhe me kryqëzimet miçuriniane, bile edhe me përzgjedhjen natyrore darviniane, Peshku mbetet peshk, i lumit apo i oqeanit. Kush do mish, mendoj se ka ngatërruar tregun. Fundja më mirë Peshk se ngjalë.

Tema serioze, me sa kuptoj une dhe jo se une kam ne dore te mbyll tema, mbyllet me kete koment te Xixes. Te tjerat jane spekullime personale, shpejt mund te filloj ndonje bejte, apo ben vaki te shohim edhe fytyren e katerfishte te Koth Karagjozit. Dilema eshte e thjeshte, dhe jam dakord me Xixen, Larmi, apo Cilesi. Tushja ia fut kot, megjithese do doja te isha me Tushen ne kete rast, se kur Blendi i tha, bujrum, se t'a garanton Blendi qe cfaredo teme te sjellesh do kaloje, mjafton qe pak nga ajo kohe qe harxhon neper komente t'a harxhosh duke perzgjedhur tema, Tushja i tha, t'a dhjet Tushja muhabetin, po mos m'trego kohen ti mu mer se te nxjerr per zhelesh perjashte.

Sa per problemet e Policit dhe te Usaidit, jane te pazgjidhshme, pasi konflikti qe kane me Sorrosin apo me G99, eshte konflikt brenda llojit, ku i drejtuar nga jashte, ku nga brenda Shqiperise.

O Tushe, kur ka noi lajm që ja vlen të shikohet prej të gjithëve, ashtu siç hape ktë shkrim, mund të sinjalizoje edhe lajmin interesant.

Jam shumë dakord me Tushen kur thotë që duhet të mbizotërojë LAJMI dhe jo ANALIZAT... dhe pasi shikon lajmin, gjithsekush i nxjerr konkluzionet vetë pastaj.
Se, dhe këtu i jap të drejtë edhe Kotheres, po të vijnë vetëm analiza (e sidomos nganjëherë edhe pa mundësinë e komentimit) atëhere duket sikur bëhet vetëm për acarim nervash dhe të talleni me lexuesit.

P.s: Meqë ra rasti, a nuk na e bëni Tushen redaktore të seksionit: Lajme nga Tirana?  Të paktën e dimë që do të na e rrisë shumë    interesin smiley

Dhe jam prap very grateful per eksperiencen qe na keni mundesuer ta jetojme ketu.   

....me keto fjale te vete Tushes eshte per ti vene "kapak" ktij muhabeti.

A ta them i llaf si peshk relativisht i vjeter? Tushja ka te drejte, cilesia e temave ne pergjithesi ka rene. E kam shume te qarte qe Blendi dhe Llukani nuk kane mundesi ta administrojne me njesoj si ne kohen kur ishin ne US, po gjithsesi mendoj qe duhet pak me shume kontribut, shume modest edhe nga ata peshq qe vertet kane nje fare "dobesie" per kete faqe, pak fare, copy-paste lajmet qe secili mendon qe jane te rendesishme nga mediat e ndryshme, dhe se paku le te plotesohet ne kete menyre pjesa e shtypit te dites. Ato artikuj qe marrin komente le te rrine atje te shtypi i dites edhe 3 dite po paten interes, ne fund te fundit "lajm i dites" nuk besoj se dmth lajm qe botohet ate dite, por ai qe ngjall interes. Kaq iher per iher. Pershendetje admina, dhe gjithsesi faleminderit shume per mundimin per te mbajtur kete faqe.

Personalisht besoj se tema e haur sot te PPU tregon se m... eshte bere kapice dhe tani po i del era. 1 vit me pare (per 1 muaj "festoj" 1 vjetorinsmiley) u perjashtova ng peshkupauje sepse ngrita pretendime per Veline, Ramen, Soros qe eshte nje pikepamje e imja dhe e shume te tjereve mbi realitetin politik ne Shqiperi. Rezultati i shprehjes se pikepamjeve te mia ishte pikerisht heqja e logimit te PPU! Une mesa e njoh veten jam ne gjendje te bej nje debat te pakten ne te njejtat standarte me repkikuesit e tjere por une u "zhduka" tek PPU pikerisht ne kohen kur nje nga administratoret e faqes na u be edhe Drejtor Administrator i MJAFT dhe dihet se MJAFT eshte spinoff i Soros dhe ushtar i bindur i Rames. Heqja e logimit tim nga PPU natyrisht qe ka lidhje me kete pozicionim te hapur te PPU dhe kjo quhet censure. Une i bera nje mesazh tre muskutjereve dhe iua thashe se rasti im ishte tregues i nje simptome te qarte dhe te sigurte se nje dite PPU do te pefundonte me nje reputacion te rene duke humbur pikerisht besimin e anetareve. Sot erdhi dita dhe "shperthimi i furtunes ne aquarium" tregoi se sa poshte ra PPU sapo u kompromentua me MJAFTG99 dhe tutoret e saj. Dhe kjo ndodh gjithmne sa here dikush kompromentohet me ta: rrenohet ne imazh pavaresisht se mbush xhepat! Ceshtje zgjedhjeje (ne te gjitha kuptimet!).

Ene prape kjo PPU-ja ku na qenka bere m... kapic eshte akoma ketu, e vazhdon te punoje, e vazhdon te kete anetare te vjeter e te rinj, njerez qe shofin pertej propagandave e budallalliqeve si keto qe po thua ti.

O Altin me cfare nick name logoheshe tek PPU-ja ne ate kohe? Po tani pse te lejojne te logohesh? Ke ndruar emrin apo ke bere autokritike?

Shife shife Altinin ke dudushi tani ne Top-Chanel.

O Altin, je atje apo ktu ti tani hihihihih

Eshte dhe nje peshkatar tjeter kastravec aty ke dumdushi tani berbero.

Vreje vreje smiley

 

O Tushe po dudushi i ka te regjistrume bisedat. Nuk eshte live. Pastaj ky Altini tek dudushi osht bo njesh me nje cun te Mjaftit. Ketu ka ardh me cilesine e pionerit debatikas . Hahhahahahahahah

po pra ...

Hihihih e madhe fare...

P.S. Po e di mer qe i ka te regjistrume..me ke kujton se po flet ti smiley

Tushe, do te marr perdore e te dalin andej nga stanet e Laberise, se kjo pune vate.  smiley.

Berber, mbase s'mu drejtove mua ... he xhan, se jam me te mira sot smiley

Aman.  Edhe nje teme me sygjerim miqesor, behet sallate.

Shkruani fleterrufete tuaja ne qoshe me vete.  Per tjeter u nis, per tjeter u bitis kjo pune.

Per aq sa vlen mendimi im... them cdo forumi ose komuniteti virtual i duhen ide.. gjerat po ecin shume shpejt, gjithcka po evoluon, kshtu qe duhet vete komuniteti ose forumi ose dialogu... ky, cfare do qofte, PPU, nqs ka nje identitet, duhet te evoluoj ne menyre qe ti pershtatet realitetit te se tashmes e te se ardhmes. Sic thot shprehja. “Change is the only constant”.

Shpresoj qe drejtuesit e ktij forumi, blogu ose dialogu, te mos e shohin pozicionin e tyre si nje ofiq, sic tha dikur Bato. Dmth ky koncepti i transparences ne raportin e drejtuesve te nje forumi me pozicionin e tyre.. (a eshte i shendetshem a jo?).. eshte nje teme qe na ngacmon kuriozitetin, dyshimin e cinizmin.. si, tek tuk, pse, sa, kush.. etj etj... sidomos neve shqiptareve.. (ajo Manjola ka thene nje shprehje qe me ka pelqyer, “gjithkush ka nje diktator te vogel ulur kembekryq ne koke..” desha me kete rast ti them autores se e kam perdorur nja dy-tre here pa te cituar..).. kshtu qe ne kemi nevoje te besojme ne qellimet e aftesite e drejtuesve. Nqs psh thot dikush “me duket se ti filan paguhesh nga filani”, ti mund te pergjigjesh “per mua ky eshte ofendimi me i perulet”.. ok.. mire, ke te drejte, ky mund te jete nje ofendim shume i peruleshem, por pyetja ende mbetet, “paguhesh a jo prej filanit..?”.. dmth s’ka shume rendesi se kush e ben pyetjen, e se cmendim ke per pyetjen, rendesi ka se pyetja eshte bere e se kerkon pergjigje.

Personalisht e vleresoj kete vullnetin e hapeses se temes (Tushes), sepse its nice, dmth eshte gje e mire, pozitive, sido qe ta shohesh.. por kam pershtypjen se ne pergjithesi kto forumet virtuale vjen nje kohe kur plasin brenda vetevetes, implodojne si me thene... edhe kjo vjen kur nuk kane me energji te djegin.. dhe kam frike se ky eshte efekt i nje fare stanjacioni ne ide, ose stanjacioni intelektual. Kete te fundit nuk e di se nga vjen, por kam pershtpjen se edhe ky fenomeni njerezor, teper njerezor... i protagonizmit, ka gisht me te.

Mendoj se duhen sjellur perspektiva te ndryshme ne nje dialog.. dmth nje ceshtje te vihet ne kontekste te ndryshme te jashtme.. te shihen nga jashte gjerat, jo nga brenda. E them kete sepse nje forum si ky, qe kerkon te jete pjese e medias alternative, duhet te jete i afte te balancoj e influencoj dy entitete te kunderta, te spektatorit e protagonistit ne te njejten arene.. ne ate drejtim qe gjykon se eshte i shendetshem per dialogun dhe mendimin kritik... dhe kam pershtypjen se kjo eshte nje ide kyce e medias alternative. Perhere anetaret fillojne si spektatore, e me pas kthehen ne spektatore e protagonist, e kto te dyja jane ne nje raport zero-sum me njera tjetren, dmth sa me shume te jesh protagonist aq me ak do jesh spektator.. kshtu qe vjen nje moment kur ky raport nuk eshte me i shendetshem e rezultati, mendoj, eshte stanjacioni intelektual. Eshte dicka shume e lehte te behet e te gjithe jemi fajtor.

Nga ana e drejtuesve them se kerkohet shume intuite e perkushtim... dicka qe drejtuesit e forumit ndoshta nuk munden ta bejne, por tani s'ke ci ben.. ajo qe duhet bere duhet bere.. Ne nje fare menyre eshte deshtim i drejtuesve te forumit nqs nuk munden, sepse ne nje fare menyre ke nje imperative morale te mirembash standartet e nje projekti sic eshte ky forum... nuk mund ta lejosh me nje fjale ti degjenerohet cilesia e dialogut e mendimit kritik, nqs e ke dashur ndonje here. Kshtu qe nqs nuk mundesh vete atehere ndoshta duhet te marresh masat e tja besosh dikujt tjetri ose te tjereve me te ngeshem qe kane te njejtin vizion me ty.

Kam frike se kto jane shqetsime e pa-kenaqesira ne thelb ekzistencialiste, me te cilat hasen forume e komunitete dialogu me mendim me te sofistikuar se ky i PPU. Por arrihet nje fare balance e nje fare konfigurimi organik ne kto forume.. nje fare etike e kodi pjesemarres qe i lejon ato te jene funksionale.. gjithmone me filozofine e forumit parasysh. Por ky forum sikur eshte turbulluar disi. Nuk e shoh mendimin kritik ne te.

Nuk besoj se ka zgjidhje absolute... dmth kto jane subjekte me te cilat perhere ke per tu perplasur, psh censura... ose seleksionimi i materialit... ose ankimet... qysh mund te jesh tolerant e t'i qendrosh parimeve kryesore te fjales se lire, e nderkaq te ndiesh nevojen te nderhysh e te censurosh.? Ckuptim ka censura pa edukimin, pa mirekuptimin e anes se censuruar? Jane gjera te nderlikuara fort me nje fjale.. e kur i mendon thua, "ej, po une ca leshin dua ktu o burre.. pse s'iki ne pub ose te iki te luaj futboll po rri thartoj trute me kto gjera...", por fakti eshte se ktu ka vizitore e ka njerez qe postojne e investojne KOHEN e tyre ne kete blog.. e qe presin dicka mbrapsht nga ky investim.. ktu ka ankesa.. ka pakenaqesi.. kshtu qe do s'do duhet ti zgjidhesh edhe kto dilema. Zgjidhjet nuk munden te jene absolute, por nuk eshte e nevojshme te jene... ato duhen te jene zgjidhje te mjaftueshme, qe do te benin nje komunitet ose forum funksional.

Desha te shtoj se kto jane thjesht idete e mija dhe reflektojne gjendjen (kornizen) time mendore ne kete moment.. if you feel like disputing them, please do so.. I will enjoy it more than you.. Smile

flm per vemendjen.

Plotesisht dakord me 23. Gjithashtu dakord me sol-noxin qe thote se roli i admineve duhet te jete komplimentare. Personalisht mendoj se sa me pak protagonizem nga ana jone aq me i shendetshem behet Peshku.

Ky eshte nje blog kolektiv ku te gjithe jane te mirepritur te kontribuojne. Sa me te shumta prurjet aq me te mira gjasat qe te publikojme gjera vertet te bukura. Detyra dhe PRIVILEGJI yne si admine mbetet te qemtojme me te mirat. Kjo ne vetvete eshte nje forme censure se ciles nuk i shpetojme dot. Se do thote dikush, "ku e gjen te drejten ti te vendosesh cfare vlen e cfare nuk vlen?" Pergjigja e kesaj do ishte dicka ne vijat... kete te drejte e kam fituar me shume pune... Gjithesesi pa prepotence, pa vetekenaqesi.

Tema ne vetevete eshte shume e drejte. Ka vetem nje mangesi, kerkesa e llogarise duhet te jete ne perpjestim te drejte me kontributin.  Faqja ka mijra vizitore ne dite, mijra komentues aktive - por ka vetem 5 apo ndoshta 6 vete qe (jo rregullisht) sjellin shkrime. Tani, gjykoheni sesa e veshtire behet qe 4 vete te permbushin pritshmerite, shijet, interesat e te gjitheve.

Dy fjale per kumt, harroini keto te tjerat: "Blog Kolektiv"

Me sa ka vu re ashte rritur ndjeshem numri i temave duke ndiku shume edhe ne cilesine e tyre. Asht e paimagjinushme qe 10-15 postime temash  te reja ne dite nga adminet, nuk mund te ndikojne negativisht si ne cilesine e zgjedhjes se tyne por edhe te komenteve qe do te vijojne. Ma mire per adminet  me humbe kohen ne perzgjedhjen max 2-3 temave ne dite se sa hajt te plotesojme planin prodhues 115% apo te festojme se u hodh me sukses dora e trete e nitratit.....

Mirmjesi e me te mira. Blendi flm edhe per ate artikullin qe kishe shkruar. Une them behemi bashke nje dite dhe kapim rrahim policet e trafikut, per mua te parin ate te televizioni dhe te dyten ate bjonden te liceu.

Shqetesimi i Tushes eshte i drejte dhe une mendoj se:

1- ngaqe mendoj se mungesa e kohes se adminave e ka demtuar peshkun, sugjeroj te shtohen 1 ose 2 admina te rinj - per kohen si dhe per ide/menyra te reja administrimi;

2- mund te kete nevoje per riberje te nje politike redaksionale (psh maksimumi 3 shkrime ne jave nga Tema) - por ti Tushe duhet te pranosh qe cfaredolloj qendrimi redaksional do te jete i gjere dhe i larmishem dhe nese do nje lloj artikulli apo teme me te evindentuar, dergoje, madje dergo edhe ndonje mesazh shpjegues (nuk besoj se merr kaq shume kohe, sidomos nese te intereson). Kjo vlen per te gjithe, edhe per mua smiley.

Cheers!

my pleasure..

Te nerum admin .Ju pergezoj personalisht etj etj (sikur jom no i gjo)...dhe duke qene se me i llaf na lejohet t'ju kapim per dore me ju thone c'eshte mire e c'eshte keq ,etj ,etj ( sikur nga keshillat e mija varet morali juaj)....Them se ajo qe ka rendesine me te madhe ne kete marrjedhenie te pambarimte mendimesh eshte nje teze e larte sa vete bota por qe eshte kuptuar per gjysem tani ne Memedhembje " Te gjithe njerzit nuk jane te njellojte. Nuk na mbetet vecse te pershtatemi ne kete bote" dhe kjo them sa per te mos krijuar konflikte kot se koti ..sidomos virtuale smiley. Ajo qe dallon epersine tuaj te nderuar admin ndaj NESH eshte vetem e drejta e fshirjes ..... persa i perket ziqeve te matjes se cilesise apo perzgjedhjes se TEMES akoma nuk ka dale njesi matjeje . Do te isha PLOTESISHT DAKORT me KOTH qe thote se nje admin i RI po e 10 me fshirjet duke treguar nje nivel edhe te ulet intelekti ne mardheniet e komunikimit. MJAFT paragjykus dhe ARBITRAR. Nen nivelin Logjik te raporteve komunikuese midis Peshqerve, duke i shndruar ne 100% te rasteve prurjet ne forme monologjesh te pakuptimte. Kontrollajani dhe kufizojani kete te drejte. Ne se keni mundesi te kufizoni autoqejfet e tipit chat ose shperndarjen e tufave me lule per njeri-tjetrin kur jane per gjera personale.

 1-Personalisht do te isha dakort qe PPU duhet te mbetet sic eshte patjeter me gjetje te reja , por pa nderhyre ne mendimet e prurjet e njeri-tjetrit , perjashtuar rastet e Sharjeve nga familjet etj , qe fyejne rende personalitetin e nje rrethi te gjere dhe ndotin intelektualisht ambientin peshkor.

2-Nivele si nje me AG ose nje tjeter qe shpesh shquhet se eshte kryerrote ose edhe te nje tjetri qe flet sikur te jete babai i institucioneve dhe mema e te gjith personaliteteve , them se duhen lejuar por me KUSHT te MOS na nderhyni sepse jane nje objekt i pelqyshem per te larguar stresin nepermjet gjinise se te TALLURIT me feminine e sejcilit ne te shprehur.

3 -PERSONALE .... e ku ka privilegj me te madh ne nje BLOG se te kesh anetare te nivelit Lefko-Policor .Vetem rasti i lenies se hapsires per keta "te dY" eshte shembulli me i dukshem qe kete Blog nuk ka per ta marre asnje lloj Lumi , por do te jete i hapur per te gjithe Temat e prura . Ndoshta edhe per Gazeten e Handikapateve mendore - Gazeta 55.  

 

Kondrapedal, kritikat me vend dhe konstruktive jane shume larg atyre aprirori, apo cinizmave te pafund apo per force zakoni, pavaresisht nese keto te fundit shoqerohen me vargje te lezecme ne forme proze apo poezie.

PPU eshte ne fakt nje success story, keshtu mendoj dhe une. Nuk po themi (as Emo nuk tha me ca lexova) qe cliruan Shqiperine apo bene ndonje hata te tille. Ne jemi aktualisht ne nje faqe/blog/forum virtual, dhe ketu i bejme keto diskutime, dhe flitet pra ne kete kontekst. Gjithashtu te qenit success story eshte padyshim ne kontekstin me te gjere, te faqeve te tilla shqiptare ne internet ne pergjithesi. Po te kishte te tjera te ketij lloji ku e ku me te mira, PPU mbase nuk do renditej fare ne kategorine e faqeve te sukseshme.

Nejse, bjeri ti biem behet muhabeti ndonjehere, sikush vegles se vet muzikore, pavaresisht melodise, orkestres, apo audiences. Dmth vari teneqen, sic the dhe vete. smiley

 

P.S. 23osho, qe mos bej koment me vete.  Ajo qe the eshte me vend, nje analize vertet e mire e situatave te tilla ne pergjithesi, dhe e PPU si nje faqe e tille. smiley

Tre musketjeret nuk mund te vleresohen sipas qejfeve vetjake! Por sipas suksesit qe kane arritur. Qe ju bejne te vini serisht e serisht te faqja e tyre.

Tre musketjeret, pavarsisht cdo debati, e kane siguruar, edhe sikur PPU te mbyllej neser, qe jane "A success story". Kaq mjafton per t'i respektuer; kur nuk respekton suksesin, ky eshte tregues domethenes per shume gjera (jo te mira).

""""""jane "A success story". Kaq mjafton per t'i respektuer; kur nuk respekton suksesin, ky eshte tregues domethenes per shume gjera."""""Ja mer kaq duhet !!!!!!!! Rri rri ti dhe thu nga i "llaf per rahmet" ose "gur themeli"

Rri rri ti dhe thu nga i "llaf per rahmet"

smiley

smiley

 

Nje shoku im ne NYC perdor nje shprehje:

E shkreta zemer c'vuan nga thika e mprehte e shpirtvogelsise!

Katunarizmi literat dhe "sans culottet" shqiptare jane e keqja me e madhe e Shqiperise se 100 vjeteve te fundit!

Pasi numurova komentet vura re se kam akoma per te shkrujt sipas rregllave smiley Em i dashtun ? A je ti sot , apo te kane ngatrru nikun ? Nje i ushqym me karucuj misri (kollomoq) qe lexon libra pas moshes 17 vjec, qe habitet se ka njerez qe mendojne dhe mundte flasin pashkopij"nenrrota",  kur i bejne nder dhe e qasin ne "sofer"cfare pret ti te thote ? Pervec vergjeve me gomere mos prit ndonje gje tjeter . Do shkoj soi me sua thote ajo kenga nga Tepelena . Per kete duhet pergezuar PPU dhe adminat qe na lejojne te "hyjne" keta perrej te gjallerueshem gjiF fantazi ! Pa keta jeta virtuale do te kishte kuptim te ZYMTE ! Dhe kete e kam me gjith mend ! Qetsohu pak dhe mendoje kete BLOG pa POLIC-LEFKOFENE se sa monoton qe do ishte . Kur vijne dhe nga keta te tjeret kjo e KALON KUFIRIN e PRIVILEGJIT !

Pak biologji...

Peshku yne  ka dy shtylla vertebrore: politiken dhe letersine. Ka nje koke qe eshte Admin. Ka nje nevigacion-sistem, ka velezat qe pastrojne prurjet e  komentet nga skorjet, ka fileto, ka hala, ka luspa, ka krahet dhe bishtin qe realizon notimin,  por  ka edhe zorre e te perbrendshme...

 

 

 

 

Pse komentet e Tushes u bene me sfond tjeter ketu? smileyuspect:

U be gje Tushja qiviri? smiley

Sa i vemendshem qe je mer xhib!

Jo, tushen se kena korruptu akoma. Po beme nje ndryshim te vogel: komenti i autorit fillestar te temes (si tushja ketu) do kete nje ngjyre pak me te forte, qe te dallohet kur pergjigjet.

Cheers!

Cudite me te madhe lexohen ketu

1. ne Shqiperi personat nuk kane kohe???????? Cfare behet atje?Kete une nuk e di. Por   une degjoj nga miq e te aferm ne shqiperi se ma qajne hallin mua ne amerike  qe punoj gjithe diten dhe vetem naten mblidhem ne shtepi. "Ne " me thone miqte "vec kafeneve dhe haqngjeve"  Mbase kjo u a ha kohen edhe  admin.

2. Temat perzgjidhen keq (Sipas Tushes dhe mua ne kete pike) . Patjeter qe perzgjidhen keq. Mos haro Tushe admin jetojne ne shqiperi dhe ne shqiperi me e pakta ha nje dru te mire po hape tema te papelqyshme nga "ATA" dhe  me e shumta te hiken koka po nga "ATA".  Fakt eshte se keto zgjedhje te keqia  nuk beheshin kur admin ishin ne Amerike. Ndryshimet Koth kane filluar jo kur erdhi admin e re por kur admint e vjeter shkuan ne shqiperi

3. Duke qene ne shqiperi admin i duhet te bej yzmet/gati tu/Yes Sir/ servilizem/lepirje kembesh/ etj te atyre qe i kane punesuar dhe ne shqiperi nuk ka punesim pa pulitike. Temat kane dryshuar qe kur admin vajti ne shqiperi

3. Ne linjen e zgjedhjeve te temave. Duke qene ne shqiperi i zgjedh temat me metalitetin shqiptar ( Gazeta Team, 55, Shekulli etj) qe eshte ndyshe nga mentaliteti yne jashte. Perseri Koth shiko ndryshimi i peshkut filloj kur admin shkua ne shqiperi.

4.Ne thjesht bejme verejtje miqesore ndyshe ikim se me detyrim nuk na kane sjelle ketu.

It is up to you my dear PPU Admin 

 

Faleminderit

ne shqiperi nuk ka punesim pa pulitike

Ti toko shqiperise as ja ke haberin fare. Kshu qe mos hudh fjali te tilla.

Sepse te jesh i sigurte qe une, plot te tjere, por dhe adminet punesohen fale faktit qe munden dhe dine  dhe duan ta bejne punen per te cilen paguhen. Perndryshe na hudhin ne rruge qe neser Toko. Ktu nuk je duke folur me njerez qe shesin shpirtin per nje pune.

Ajo qe ndodh ne shqiperi, duke qene se eshte vend i vockel fare fare fare dhe cdo gje eshte e perqendruar ne Tirane, eshte konflikti i interesit. Dmth, une, admini apo ku di une, jemi te rrethuar ne pune, familje apo jete shoqerore, nga ngjarjet qe diskutohen apo postohen ketu. Ngado te rrotullohesh, do gjesh nje teme qe flet per punen qe ti ndoshta ben, per shkollen ku ti studion, per punen qe ben nona/baba/vllai/motra/burri/gruja jote, per muhabetet qe ke nigju nje nate perpara ne tavoline, per punen qe ke pas bere me perpara, per komshiun, per kusheririn, per krushkun, per mikun dhe armikun tend. Andaj, ajo qe duhet te administrojne mire adminet, por dhe ne komentuesit nga shqiperia, eshte pikerisht qendrimi ndaj temave/autoreve me te cilat kane lidhje. Keto tema mund te shmangen ose te pakten aty mund te jepet ndonje info dhe jo qendrim personal.

Dhe ketu mund te hyje ne pune dhe ajo qe ti dyshon, qe temat mund te lendojne apo sulmojne dhe ate qe te paguan rrogen ne fund te muajit. Po toko ,mund te ndodhe. Por kjo nuk ka lidhje me politiken. Prandaj fjalia jote thjesht ti con nervat.

smiley smiley dhe une e bera ket postim thjesht qe te kapte 100 komente tema ime .. Yahoo smiley

 Prandaj fjalia jote thjesht ti con nervat.

E pastaj? kujt i plasi? smiley

Per te tjerat nuk huj ne debt Ti mbaj tenden une mbaj timen.  

Vec mos haro se ai pronari qe te mer ne pune, do qe  te shkele ligjin per taksat, per doganen per qarkullim e trafikun. Ai ka nevoje per license e dhene nga pulitika , per leje ndertimi e dhene po nga pulitika. Dhe  per te gjitha keto ai duhe te thote "Une jam i partise ne fuqi" Une jam i  pulitikes" ose te pakten nuk do te mbaj ne pune nje qe ben kunder pulitikes ne shtyp apo ne blog.... . ne te kundert gjobat, taksat, doganat, burgu nga pulitikanet shkon firifiu.

Nejse ti e di moj xhane se ti je aty ( mali tend eshte me i larte) vec mos genje veten se ne qe nuk jemi atje e di dime si eshte atje. 

 

101 komente me ja çu pak më tepër Tushes.

Fati i jetgjatësisë së peshkut nuk është as përmbajtja e temave dhe as zotësia e adminëve që të bënin një faqe që më parë nuk egzistonte. Peshku pati fatin që të frekuentohej e komentohej prej jokujtdo (dhe jo se të"tjerëve" ju ndalua që të komentonin), por prej një grupi, ku shumica dërrmuese, ishte e një niveli edukate mbi mesataren.

Nëse gjuha e komunikimit është një nga tiparet për t'u vlerësuar në këtë blog, jo aq mund të jepet një gjykim i mirë dhe për nivelin e kontributit që duhej të jepte.
Peshku nuk mundi të dalë nga mediokriteti i diskutimit pasionant të temave të zakonshme (politikë, histori, letërsi), ku gjithksejcili, pasi ka konsumuar e stërthënë gjithçka që mund të thoshte, në pamundësi që të japë kontributin e tij në atë që DI MË MIRË, mezi pritet që të "plasë" skandali i rradhës që të rifillohet me diskutimet... Por, mbasi tani "gjithçka dhe çdo gjë na e kanë parë sytë", e vetmja gjë që do të na ngjallte kuriozitetin e diskutimit do të ishte smiley : Ndarja e Tushes nga burri i dytë ose eskluziviteti i fotove të dasmës së Blendit apo Llukanit...

Është turp dhe gjynah, që një komunitet si ai i frekuentuesve të peshkut pa ujë të ngelet duke gjykuar fjalët e "analistëve", kur shumë prej frekuentuesve të këtij blogu janë shumë më lart se Shmidat dhe e analistëve shqiptarë që bëjnë "kërdi" nëpër faqet e gazetave shqiptare.

A nuk do të ishte më mirë që krahas artikujve që vijnë nga mediat, herë pas here të merret një problem i caktuar (p.sh ai i trafikut që ngrinte Blendi tek artikulli i fundit) dhe gjithsekush të jepte idenë e tij se si mund të ndryshonte gjëndja.
Jo se fjalët tona do të ndryshonin si me shkopin magjik situatën, por duke grumbulluar idetë dhe përvojën më të mirë që mund të kemi ndeshur nëpër botë, ndoshta ata që mund të bëjnë diçka, të përfitojnë nga seleksionimi i ideve të lindura në debat... Këtu do të dukej niveli i vërtetë i peshqve që vërtet kanë diçka për të thënë.

Jeni ju pa jemi ne - kush e thot kete? Adminat e Peshkut apo kto robt qe postojne nga 45 here ne dite?

 Do te shtoja djema e vajza se, nuk do te ishte keq (nga ne emigrantet) te perkthenim ndonje artikull ekonomik te gazetave apo rubrikave ekonomike dhe biznesi, e t'ua dergonim adm. per ta futur ketu. Une per vete kam marre mundimin te perkthej artikuj ekonomik (dy here) per çeshtjen e çmimeve te telefonave celular/mobel, dhe vendimet qe ka marre Komisioni Europian per kete pune, por adm. as qe e kane marre mundimin ta fusin ketu tek Peshku, duke harruar qe kjo teme prek dhe xhepat e konsumatorit shqiptar. Pra do te ishte me interes qe dhe gazetat aty ta botonin. 

Do e provoj dhe nje here kete vit tu çoj ndonje artikull (te shkurter) ekonomik, per te pare se sa te interesuar jane apo nese u eshte çuar/shtuar interesi per çeshtjet ekonomike. 

Persa i perket çeshtjes se pavarsise ekonomike te adm. qe nje komentator ketu e preku me te drejte, une do te shtoja se le te hapin nje numer llogarie ne nje nga bankat kryesore atje (numri i llogarise per organizata jo fitim prurse, eshte falas neper banka), ta publikojne dhe ne gazeta , qe dhe ne tu dergojme ndonje lek per ta fuqizuar sado pak kete faqe. Me kete rast, adm. do te kishin mundesi te blenin dhe mikrofone e paisje elektronike per te hecur me perpara. 

.... dhe slogani i PPU do te huazohet nga Musketieret, dhe le te jete: "Nje per te gjithe, te gjithe per nje"

P.s. ky koment shkon vetem pas komentit te Pjer Thomas.

 sa me shume fshirje (ose diktature) aq me shume shkrime do ket ketu.

liberalizmi e sjell vdekjen me shpejt. kjo ndodhi me albforumin qe drejtohej nga liberale. 

ndersa sa i perket cilesise mos prisni ta gjeni tek nje blog i pergjithshem (qe trajton gjithfare lloji muhabeti). pastaj aty ku ka cilesi nuk ka komentues, ngaqe keta nuk kuptojne gje te madhe, ose muhabeti i tejkalon sferat e interesit te tyre. 

ps: admino vendos google adsense te besh ndonje pare, lal. persa kohe qe blogjet jane ne mode. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).