A te ka prekur ty kriza ekonomike?

Lajme per krizen ekonomike ka plot, dhe pothuajse perdite ka njoftime per shkurtime nga kompani te medha e te vogla. Une jam kurioz se nese ka peshq qe jane prekur direkt nga kriza. Dhe me direkt kam ne mend dy pyetje: 

  1. A njihni njeri (shoqe/shok, farefis, koleg/e) qe ka humbur vendin e punes, ose qe punon me ore te shkurtuara si rezultat i krizes? (ishalla nuk njihni njeri)
  2. A ka ndryshime ne fushen e punes tuaj?

25 Komente

Kam qe ne fund te nentorit qe jam ne shtepi,njoh plot te tjere qe jane si une(nuk po ti them emrat se nuk i njeh).Megjithate nuk eshte ndonje tmerr,kam kohe plot dhe marr 20perqind me pak.Te paret tane nuk punonin ne dimer,keshtu qe edhe mua nuk me duket ndonje hata.

peshkun ma t'fresket paska kap kriza...   smiley

Ps: kriza t'ban peshk      

nje kolegu im i ka futur te gjitha leket e veta ne bono floriri (se sdi ca me i thon)...juve po te doni (jeni paranoid) mund ti konvertoni leket tuja ne tulla floriri prej Perth Mint - ne Australi.....

Mushku, pse s'thua ti qe s'paska dal keq ai kolegu jot, sepse pikerisht ne kete koh krize, vlera e floririt u rrit neper bursa.

Shum kushurinj te mij ne Itali me njoftuan se puna atje ka rene. Punojne me ore te reduktuar dhe tek-tuk jane shkurtuar vendet e punes. Flitet se per 2009 e 2010 nuk do te kete shtim vendesh pune perkundrazi vetem shkurtime.

Nje nga industrite qe nuk e ndjeu fare krizen ishte dhe ajo e energjise nga turbinat me ere dhe industria e paneleve diellore, vlera e aksioneve eshte rritur keto vitet e fundit deri ne 300%, pra 3 here. Lum ai qe ka investuar 1 mij euro  ne aksionet e paneleve (para 5-6-7 vitesh) per te marre tani nja 3-4 mij euro.  

Sot, e shtunë 14.2, ditën e Shën Valentinit... pronari më thirri në punë që të pastroja kamionin... dhe ta pastroja miiiirëëëë, se do të çojë në konçensionarien ku i ka blerë, dy nga 4 kamionët që bleu vjet...

O bini dakort që të punoni të gjithë me nga pak orë, ose kush mundet, të shkojë e të punojë në ndonjë vënd tjetër... këto qenë fjalët e tij.

Nëse shtoj që akoma nuk na ka paguar rrogat e dhjetorit... llogaritë bëji vetë Penar se deri sa e ka prek kriza një prej peshqve të tu .

Direkt jo por me kthese,se po perpiqet te me prishe planet e 2009-tes...

Fjala qe degjohet ketu tek ne asht ''Contingency plans''..

Tani si po me duket vetja qe po them 'fare' mbas asaj qe lexova mesiper. Biles ne fushen ne te cilen punoj sikur eshte rritur kerkesa. Mesa duket kriza ekonomike iu ka shtuar deshiren njerezve per t'u shkolluar me tutje(per fatin e mire te neve qe ofrojme sherbimet e tilla e per fatin e keq te atyre qe duhet te zbrasin xhepat per te paguar per keto sherbime).

Une mund te jem nga te paret qe me ka prek kriza.Kam nja tre vjet qe punoj 6 muaj ne vit.Tani thash mjaft me do i futem shkolles.Keshtu qe te javen tjeter filloj shkolle

po moj shoqe po 

na ka prek me i llaf

Canart, suksese dhe kurajo me aventuren e re qe po ndermerr! smiley

Ca llafi eshte ky ?  Te gjithe i ka prek. Te humbesh punen nuk eshte e vetmja menyre per tu prekur. Ne shqiperi psh, per sa kohe ne shkembejme me boten perjashta kufirit dhe per sa kohe ne si plotesojme dot nevojat tona ketu brenda patjeter qe jemi prekur. Tani varet se ku e ndien, ke paret qe teprojne ne fund te muajit, ke frenimi i sipermarrjeve, ke kursi i dollarit, ke ankthi i njerezve apo ke dashnori refugjat qe ste ka ble gjo per SV smiley  smiley 

Kriza mua personalishte nuk me ka prekur por ajo qe eshte bere e ndjeshme eshte mardhenia me klientet?

Ka ankime te tmerreshme dhe kjo ka si pasoje  mos qendrimin korrekt te tyre karshi kompanis ne detyrimet valutore.

Gjithashtu im vella fluturoje per ne u.s.e para nje viti me llotari familjarishte, ai vete thot sikur edhe mund ta perballoje disi ne punen qe eshte ndersa  bashkeshortja tije ketu e dy muaj punon dy me tre dite ne jave dhe sic e shikon ajo gjendien munde te mbesi pa pune!

Pse kujtoni ju se kam nja 1 jave pa shkrujt ke Peshku pa Uje?? Se me kan heq Adminat?? smiley Jo jo...me ka kap kriza ekonomike dhe mua smiley

Po hec per me mire...smiley Tani do kem kohe edhe me shku ne Shqiperi smiley hehe

PS: Pjer...qeka per me u fut dhe une me panelet djellore smiley Po bie ndesh me PARIMET e mia Pjer...si tja bej?

Kompania ku punoj une nuk eshte prekur nga kriza. Perkundrazi, me mire po i ecen. Personalisht, gjithashtu (nuk eshte merite kjo, thjesht pune fati). Nderkaq me c'degjoj e shoh rreth e rrotull, shoh big problem me punesimin (humbje vendi pune dhe veshtiresi per te gjet vend tjeter). Kriza me shume kap fuqine punetore te pakualifiuar. Vete vazhdoj te marr oferta punesimi (edhe pse ne pune) nga agjenci te ndryshme recruiters. Disa shoke te mij, e njejta gje.

Emo ne ndryshim nga krizat e tjera kjo me shume ka kapur ata me kuaifikim. Sidomos ne sektorin fianciar. Njerez qe mernin mbi 100 mije sot jane pa pune. Ndersa ata me me pak kualifikim ( data entry)  per cudi jane me te sigurt. Perseri kjo nga observimi tim ne sektorin finaciar. Ne sektorin e prodhimit eshte ndryshe . Fabrika e mbyllur le pa pune shume punetore te thjeshte.

Nuk mendoj se kush jeton ne perendim te jete i paprekur nga kriza.Sepse krize nuk eshte thjesht humbja e vendit te punes....Eshte ankthi...se po te zgjase edhe aq edhe klinika ku une punoj nuk mund te kete me subvencionime nga shteti....Eshte pasiguria per te ardhmen tone e te femijeve....Eshte problemi i madh social.....Njerezit behen me agresive e kafsherohen....Askush nuk ka te mire kur ka krize...Jemi te gjithe ne nje rreth vicioz.Flitet per rreth 3 vjet recessione....shpresoj qe jo....Flitet per nevojen e etikes ne rregullat qe rregullojne financat ...Inshallah....

Po..ndjej se po punoj per te paguar vetem fatura pafund smiley

Kriza me shume kap fuqine punetore te pakualifiuar.

I kap te gjith o emigrant...edhe ne inxhinjerot smiley  Po hic mos e vrisni mendjen....se kto gjera kshu ndodhin. Sot s'ka tregti...neser ka.

Une hic nuk po e rruj. Gjerat rregullohen me kohe...edhe sikur 1-2 vite me teper.

Vec here tjeter mend ne koke dhe mos i besoni Wall Street-it bankave apo kreditorve...se do na merrni TE GJITHE ne qafe (e kam per ju Amierikanet idiot)

PS: Idris si gjithmon, s'te marr vesh fare cfar thua.

Grupi,

Nje firme mjaft e fuqishme inxhenerike (JCB) shkurtoi 800 e ca vende pune kete muaj..

Keta jane te gjithe njerez me "Skill" te vecante.

Shume afer kesaj firmes bashkia nxori lajmerim ne gazete per 37 vende pune. Bin collectors !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Kishte 840 aplikime per keto 37 vende pune. Nje mase e madhe e aplikanteve jane ish-inxhineret e JCB!!!!!

Ne Angli Brown i "shkau" goja dhe nuk e quajti me "recession" por "depression"..

Ka shume te tjere te cilet e krahasojne me deep depression e 1930!

Me e keqja akoma s'ka mberritur !!!!!!!

Eshte klasa punetore ajo qe vuan me teper. Edhe emigrantet me shume se kushdo tjeter.

Nese plani amerikan don't work we all fuckt big time!!!!!

Nje kolegun tim e pushuan ( shkurtuan) nga puna Te gjithe jemi me frike. Ne punen  e gruas u shkurtuan dy vende une. Te gjithe edhe atje jane  ne ankth

Puna ka ndryshuar. Njerezit jane bere me te eger ndaj njeri tjetrit, sejcili kerkon te ruaj vendin e punes. Po keshtu dhe madheniet me klientet (departamentet qe kontrolljome) te gjithe kane frike nga gjetjet ne gabim, ose behen te eger dhe nuk pranojne azgje ose premtojne so do ti korigjojne sa me pare por "pleaseeeee!!!! don't make it high finding" High do te thote te raportushme tek bordi i drejtoreve. Me pare ishte nen parimin hajd te punojme bashke ti bejme gjera me mire, faleminderit per ndihmen per te permirsuar punen.

Shume gjera kane ndryshuar.

o Grupo, pse mer ti edhe ing. kane filluar te licencojne? boboboobob , ne sapo e mbarojme kete shkolle mer ti. Ta leme fare thua ti?

 

smiley

kompania ku punoj eshte ne proces te shkurtimit te rreth 20% te forces punetore ne te gjithe boten... dept. i jone e kishte per te dhene lajmin para pak javesh dhe ate dite te gjithe kishin nje telefonate me shefin e tyre ne nje ore te caktuar...ket rradhe shpetova por me ket ekonomi nuk i dihet...

Castor...diten qe me hoqen mua hoqen dhe 300 te tjere...shumica inxhinjer smiley Ishte gallat e madhe ajo dite...

Po ju fute inxhinjerise elektrike...dhe me mire ndertimit...do jesh ne rregull. Kshuqe une te them kudo qe te jesh...transferohu ne inxhinjeri ndertimi (se per elektrike s'besoj se ta mban bytha smiley )

Po mos ki merak shume se kshu shkon kjo pune...vitin tjeter me mire do jet. Po just to be safe...futju dhe nje master-i tjeter smiley

grupo, ju dhan na i severance package apo direkt ne unemployment line? ishalla e para..po dhe e dyta, me mire se hic eshte

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).